Topless, askush s’u çudit





Rozana Radi në një intervistë ka thënë se nuk ndihet e dëmtuar me fotot e botuara “Topless” në një media shqiptare. Bukuroshja ka thënë se edhe reagimet e fansave kanë qenë të mira në lidhje me këtë gjë. Rozana thotë se Rrezarta i shirit ato për 20 000 lekë.
 

Rozana, si u ndjetë kur patë fotot tuaja topless në shtyp?

Kam qenë e lajmëruar para dy muajsh, që janë marrë këto fotot, janë vjedhur më saktë nga kompjuteri im. E di personin që i ka mbajtur fotot, pasi ky person i ka thënë dikujt që përpara se të bëhej gjyqi, që unë të tërhiqja denoncimin që të mos dilnin këto foto. Ky ishte thjesht një provokim, sepse edhe në momentin që unë do tërhiqja denoncimin, sërish këto foto do të dilnin, pasi unë e njoh natyrën që ka ky person.

Rozana Radi 




Kujt i referoheni, kur thoni “personi”?
Rezarta Shkurta, kë tjetër! Unë nuk e di kur do ndalojë ajo femër.

Pra, ajo i ka publikuar këto foto?

Ajo i ka marrë fotot, ajo i ka fotot e mia. Ajo ha bukë duke shitur fotot e mia!

Pse këto foto janë shitur?!
Po. 200 mijë lekë të vjetra!

Ju po thoni që R. Shkurta paska nevojë për këto lekë?
Po, mesa po shoh. Shqiptarët që kanë vula në pasaportë, ma merr mendja që nuk gjykojnë një plazh topless, që është 800 mijë kilometra larg nga Tirana.

Fotot thuhet në fakt se kanë dalë prej miqve tuaj…
Unë emrat e miqve të mi që kanë qenë me pushime nuk dua t’i përmend, se është jeta ime private, por që miqtë e mi nuk janë hajdutë. Miqtë e mi janë të rrallë dhe miqtë e mi, që unë zgjedh për të shkuar me pushime, janë miqtë e mi për kokë. Nuk janë njerëz që bëjnë shantazhe!

Thatë që ka qenë plazh topless, edhe miqtë tuaj, personazhet e tjerë kanë qenë topless?

Të tërë personazhet, si të njohur si jo, kanë qenë topless, kush dëshironte sigurisht!

Si do ta komentonit veprimin e saj…
Nëse do të ishte një personazh tjetër do të thoshte që janë fotomontazhe të bëra, por në fakt po ju them se ato janë fotot e mia personale. Unë pushimet e mia i bëra larg, në një plazh topless, dhe nuk u shqetësova për pushimet e mia. Nëse do të doja të dilja topless për publikun shqiptar, do kisha dalë në Shqipëri. Gjë që nuk e bëra. Vjen një njeri dhe më vjedh fotot, më vjedh jetën time… se ky njeri mundet që edhe kur unë shkoj bëj plazhin të vijë e të më gjëmojë nëpër ferra… imagjino sesa diskriminuese është kjo, një njeri që në ka një mashkull, që në vend që ta ndalojë të bëj këto gjëra, s’reagon, sepse nuk mund t’i prishësh jetën një njeriu ti, se doli topless.

Si kanë qenë reagimet e njerëzve për këtë ngjarje? Dhe keni frikë mos ajo do të vazhdojë me këto gjëra kundër jush?
Unë nuk e kuptoj se çfarë mund të fitojë një njeri të më bëjë këto gjëra. Karrierën nuk ma prish dot, sepse unë karrierën nuk e bëra as në plazhe topless, as nëpër liqene, ku më dalin përpara për të më kërcënuar apo për të më goditur. Unë karrierën e kam bërë që 15 vjeçe dhe vazhdoj ta bëj shumë fort. Për sa u përket njerëzve, fansat e mi janë njerëz që e kanë shëtitur botën, janë njerëz që i pëlqejnë performancat e Rozanës, janë njerëz si unë, që po të ishin në të njëjtin vend e plazh si unë, do të bënin po plazh topless.

Për sa i përket gjyqit me Rezartën, në ç’fazë është ai aktualisht?
Gjyqi është duke përfunduar. Zonjusha në fjalë, apo zonjë qoftë, është e pandehur me akuzën goditje me dashje. Gjyqit do t’i shkoj deri në fund. Do t’i thosha asaj, boll se nuk çudit njeri me këto gjëra. Shqiptarët e kanë vizionin shumë larg. Alba Parieti ka thënë një shprehje shumë të bukur, kur e fotografuan për herë të parë toplees, tha nëse fëmijët tuaj shohin një film horror, ju i mbuloni sytë dhe i thoni mos u çudisni se nuk ka asnjë gjë të vërtetë, thjesht janë të ribërë. Edhe gjoksi im, nuk ka asnjë gjë për t’u çuditur se është i ribërë. Madje, shumë femra pasi kanë parë fotot e mia më kanë kërkuar t’u tregoj ku i kanë bërë se duan të shkojnë vetë.

Po për sa i përket shëndetit, keni qenë më e shëndoshë vjet…
Jo aspak. Po të shihni mirë, fotoja që qarkullon në internet është fotoja e zgjeruar me dashje, ndërkohë që fotot e tjera jam me të njëjtin trup, por që nuk jam aq e shëndoshë. Pra është bërë me dashje, zgjerimi… por vitin tjetër, kur të shkoj për pushime po e ftoj Rezartën të marrë avionin dhe të vijë me mua se do pozoj për të. Mesa kuptoj, ajo ka një obsesion me mua, ndoshta më dashuron!

Çfarë mesazhi do të donit t’i jepnit Rezartës pas kësaj ngjarjeje?

Unë nuk kam kohë për Rezartën, ajo ka për mua. Unë e kam kohën flori, kam biznesin tim për t’u marrë, kam videoklipin që do të dalë shumë shpejt, jam duke punuar që tani për Këngën Magjike, jam në një kulminacion të koncerteve që nuk di ku t’i çoj dhe kam një favor shumë të madh, që kam një publik që më do shumë dhe u them që ajo që panë nuk kishte asnjë gjë të çuditshme. Ju e dini të gjithë që nga bukuroshja e Durrësit, e gjithë femrat e Butrintit, janë me topless. Unë dola për qejfin tim, isha me pushime. Në botë bëjnë kalendarë topless…

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)