2011-06-19

"Xixa" qershori (Cikël me poezi lirike )


Nga    Përparim   Hysi

                    1.Letër nga një mike


Të dua më tepër se mund ta përfytyrosh:
-Këtë nuk dua që ta harrosh kurrë!
E di që një tjetër,fare mirë mund të"njohësh"
Por jo si "ajo" që njohe dikur.



Në qeshë e çiltër dhe gazmore si Moxarti,
Për dashurinë tënde nuk di ç'është vdekja.
Të kam qenë aq besnike,si Hamletit Horati
Dhe mos u çudit në se bëj siç bëri për Romeun,Xhuljeta.,



                     2.Ti nuk e di


Ti nuk e di dhëmbjen time
As që e di se sa më dhëmb zëmra
Ah,ta dish,o moj mikja ime!
Për ty fle e zgjohem me ëndrra.


Fle e zgjohem me ëndrra
Se mëndja vjen veç andej nga ty
Për ty,moj,më regëtin zëmra
Se aq e shtrenjtë për mua je ti.


                   3.Një mike që shkoi


Një kundërmim i trëndafiltë më pushtoi
Pastaj m'u bë si një erë jasemini të egër
Të gjithë këtë parfum ma "dha" një mike që shkoi
Tek më kaloi përbri,e shpejtë si një ketër.


Më mbuloi kllapia...dhe,për një çast,humba
Duke thitthur me qejf gjithë atë kundërmim
Oh,kush më pa atë çast  tek rruga.
Më ka marrë për një "tuaf" që humba gjëminë.


"Gjëmia" m'u mbyt...shkoi,e përrlau dallga
Qëkur kundërmimi i trëndafilt më pushtoi
Tek rruga,"tuafi" po shihte ëndrra të bardha
Ndaj dhe këto vargje:për miken që shkoi...



              4.Pashë një lule tropikale


Pashë një"lule tropikale" si të mbirë mbi një gëmushë
Dhe u mbusha me aq malle,sa nuk mbushet as kurkush.
Dua t'i marrë asaj ca "sythe" që t'i mbaj ato yrnek
Por kjo lule qe"nazike" dhe më tha mua:- Mos më prek!


Natyrisht,që nuk e"preka",se jam burrë që unë kam qibër
Nga qëndrimi i saj u preka, në qershor sikur erdhë "dimër"
E pa "lulja tropikale" që më ra  hunda përdhe
Dhe më dha ca"petale"... vetëm kaq,ndryshe  se...


                5.Kam frikë të të puth


Kam frikë që të të puth
Se mos shkoqesh si thërrime
Ta dish mirë,o moj çupë
Je e hollë,pothuaj si "qime!"


Mu si qime je e hollë
Dhe kam frikë se mos këputesh
Edhe zë më nget një kollë
Siur mbyem kollës mes gulçes.


Je si një degë shelgu
E hollë,po plot me lëng
Më lojti,moj,tepeleku
Dhe të putha në vënd.


I madh qe gëzimi
Se hiç nuk u "shkoqe"
U çudit,moj Përparimi,
Se qe si mbi shoqe.


                     6.Dashuria


Qe si "dhimbje" në stomak
Dhe si"lëmsh" mu në grykë
E,pastaj,pak e nga pak
Dhimbje mu në rrënjë:tek sytë!


Një dremitje si një ëndërr
Një kapitje me gjithësej
Drithërima mu në zëmër
Edhe s'kam seç them më tej.


                 7.Propozimi i parë


Si viktimë që i pushon zëmra
Si një shtangie:top në vënd!
Një rrënqethje:e zu cërma!
Si një ikje:dalë nga mëndtë.


Si t'i hidhje ujë të ftohtë
Mbi një trup që qe"kallkan"
Sikur ujë "rrëshqet" më kot
Fjalë s'pati:as xhin...as  xhan...


                   11-   19 qershor      2011

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...