…brenda syrit poetik të Flori Bruqit
NJE SYTH SHPIRTI NE AKUARELIN E NJE KOSOVARI
ZEF PERGEGA
Nanat janë krijesa e krijesave njerëzore. Asnjë hije
muzgu me fluturim korbash nuk zë vend në shpirtin e tyre. Stoicizmi human dhe
krenar është sfida e natës. Ata linden prej dhimbjës dhe dhimbjës së rritjës i
kënduan gjithë jetën. Me këngë e thurin djepin e dashurisë dhe me shallin e
ylberit i shërojnë ethet e forta. Asnjë art nuk mund ta shëmbë tempullin e
shënjtë të tyre. Nanat janë bota e qiellit dhe e tokës dhe krah u japin
foshnjave të bëhen ëngjëjt e jetës.
Sa herë ngjitësha shkallëve të drunjta
të kullës së vjetër, nana ime që thurte bukur çorape me luledele apo me degë
ulliri, pa më parë me therriste me emër. Me njihte nga hapat e
ngjitjës…Ndërkohë që arti i sotëm e ka shpërfillur fytyrën dhe visarët e
shpirtit të nanës dhe është mbërthyer si rriqën ne kërthizën e vibrimeve nudo,
ngrihet një bir kosovari i lindur në vatren e lisit të tamlit dhe lisit të
zjarrit, një flori-florë poetike mbi kurorë të
gurrës së parë me emrin njerëzor Flori që me pathosin e tij të vlugut e ngre simbolikën e nanës mbi rrezët e dritës asaj drite që ajo i përket.
Rastësisht e me saktë në mënyrë periodike e lëxoi krijimtarinë e këtij poeti dhe si anija
që e hedh
spirancen në
molon e ankorimit ma mbajti vështrimin një cikel poetik e këtij fisniku të fjalës
së lirë. Duke lëxuar poezinë “Rreze drite” njeriu
dhe në mënyrë të veçantë emigranti s’ka sesi të mos ngrohet nga këto rreze dhe të na kujtojë që sado që jemi larg shpinë kthyer, nana kurrë s’e harron birin apo bijen
e saj. Që
ajo të mos rrijë
duke pritur mbas dere nga këto mbrapështi,
Flori Bruqi si një
thurës vargjesh me mbjellje zambaku e tredofilesh në ballkonin dhe kopështit të mevehtësisë së Kosovës, shkëput nga trungu i shpirtit
një petale meraku prej vazos së kujdesit të nanës
drejt adresës
tonë, si pëllumbi
që këkon bregun…
“…Natën e mirë bir
Çelësin mos ia vë derës
Se do të vijë nana
Gjumin e paprishur
Me hapat e pranverës
Mos je shpluar
Kur ike…!”
Poeti Flori
Bruqi e ka thënë me një ndjenjë të thellë atë që shumëkush e
ka harruar madje e ka mbraktisur nga shpirti këtë kumt njerëzor.
Këtë
thesar që rrjedh në lumin e turbulluar të jetës, Flori e
nxjerr nga fundi si varken e mbytur. Shumë i
kanë kënduar
nanës që ngjajnë me
tinguj nostalgjie, por motivi i autorit në
fjalë ka atë
rreze drite që nuk shterr në shpirtin e nanës pavarësisht
se koha po i josh brezat me harresën dhe përzierjen e gjakut. Bash kur hollohet e ndryshohet
gjaku aty nana loton me sytë nga qielli për pak shpresë
dhe respekt për prinderit.
Lajmotivi
i poetit Flori Bruqi ka eren e theut të parmëndës dhe e lëron
vargun në ngohtësinë e qiellit pa patur nevojë të marrë miell hua, por gruri i arës së tij piqet me afsh trualli.
Shpirti poetik me të cilin ka rrethuar tokën e mushtit të vargjeve bashkë me fantazinë dhe dhuntinë rri në
dritaret e një
kalaje, si zogu që
sjell lajmin e begatisë, lidhur guret me metafora dhe ushqyer me qumështin e zanave të kthyera përseri pas shumë motësh ikjesh ndër valë. Poeti kosovar u këndon atyre që nënçmohet, atyre që shkelen me të padrejtë,
atyre që
u flet puna dhe dikush ua mohon me guna, I këndon urtisë, mençurisë së
popullit të tij, bekimit të ballit dhe nderit të nëpërkëmbur. Ai i thërret nanat, vashat të vijnë në këngë se me këngë janë rritur djepat e trimërisë se pa ata djepa Kosova do të ishte përseri e shtypur ndaj
dhe poezia e tij “Lajtmotiv e
sinqerte” është një zgjim dhe një kurajo, nje hov dhe një tingull i ri në piskamë se prej tyre ne morëm këmbë…
“…Ejani
në këngë
Nana dhe motra
Ne lindëm nga këngët tuaja
Nga zëri juaj
Morëm këmbë…!”
“…Mos
vallë në qytetin tënd ilirik
të ndjekin qentë e tërbuar
Ndonjë hije nate…?!”
Flori
Bruqi, si në
jetë dhe në krijimtari nuk thyhet nga
pushteti i prangave të pritjës
dhe as nuk e kapin ethet e padurimit edhe kur e ndjen vetvlimin në damarë. Me krah dallendyshe ngjit
muret e heshtura, ku jeta merr serume të hidhura e ai ulet në karriken e sallonit të pallatit të ëndërrave rinore pasi shiu e ka
bërë qull fletoren e vargjeve pa
e ndjerë
shterrjen kur shkruan poezinë “Qyteti ku të prita”
“…Unë jam aty ku me ke lënë
Vallëzoi me hijet
E nuk di cilën të përkedhel
Pres dashurinë tënde
Mbi buzët e tua të zë një
ëndërr…!”
Një poezi e veçantë me një gurrë me metafora dhe me një kopësht me krahasime është ajo me titullin “Akuareli
i diellit”
Ajo
iku në moshë të njomë, pa pasaportë e pa adresë. Ndoshta pa mësuar mirë emrat e malit, lendinës, lumit e bregorës që jetës i japin blegerime. Nxori në rrugë në atë shteg të ngushtë nga gjoksi i paprekur
fletoren me vjersha dhe shkroi për mëngjesin e Prishtinës, të
vetmin kujtim mori më vete nga majat e ikjës dhe ai ngushtim shpirti e tokë i kujtoi nanen. Në xhamat e retinës vizatoi portretin e baces
plak dhe pastaj e fshiu me dorë dhe dorën
e puthi me bekimin e vetvetës. Eshtë
gjaku që
ndjen gjakun, e kush me bukur se Flori Bruqi e përcjellë këtë
penelatë,
si visari me i çmuar
i shqiptarit e i kosovarit. Dikur ajo vashë u kthye ne vendlindje. Autori nuk u bën thirrje dallendysheve të kthehen, por ai nga një kënd i syrit të tij vëzhgon fluturimin e tyre nga
qielli që
u laguan dhe e stolis tablonë kur vasha e ngjeu penelin në akuarelin e hënës në mbrëmjen e majit dhe pikturoi
rrugen. Kishte çelur
pranvera e kthimit. Ky motiv është
thënë nga Flori Bruqi në mënyren me mjeshtrore. Në fshat vasha që kishte ikur, por atdheu i
ishte mbledhur galuc si një gur në zemër e në
shpirt, me të
cilin ajo kuvendoi gjithë kohën
e largimit duke gjetur në ato themele hijet e vetmisë dhe të heshtjës dhe me tej melodinë e draperit në duat e fahtarëve të tokës së
saj. Flori është i dashuruar
pas së bukurës, ai e ushqen atë që të mos vyshkët dhe të mos shkilet. Madje ai është një triumf rrënjësh që larton trungun e inditetit
njerëzor. S’ka
gjë më të bukur kur femra e ruan
feminitetin e saj sa edhe pemet kërkojnë ti ngjajnë.
“…Shpirti
i saj
Një lëndinë
qërshori
Selvitë ndanë rrugës
Trupin
e saj imitojnë…!”
Ndesha
një krahasim që e vellon se tepërmi stofen e vargun dhe e
llamburit mesazhin tek poesia “Mendim e kredhur” Nuk e di nëse ky poet me një fizionomi të konturuar në brumin e farës kombëtare ta këtë provuar mërgimin. Ai me nota trishtimi
e vizaton portretin e shekullit që ndau familjen duke u çirrur nëpër tribuna e konferenca për liri e lëvizje të lirë. Sa nana e motra mbetën pa burra, pa fëmijë
e autori thotë se
nuk paten një gur ku të qajnë!
Vejusha
pa fat me prehera të thatë.
Djepa që
nuk lidhën
dhe as nuk zgjidhen. Kënga Nina-nana e ngrirë në
mure të akullta
dhe siç
thotë Flori, në shpresat e djegura vret e
qan trishtimi. Tonelata vujtjesh që mbytën
mbi dallgët e mërgimt
mekatar dhe poeti i dhimbshur thotë:
“…Shikimi i nënëmadhës si shqiponjë/ Pas e ndjek/ Klithma
djemsh/ Mbetur ikona nëpër pragje…!”
Në akuarelin e dritës së shpirtit të tij që rri në pëllëmbë të vargjeve, një ditë në Amerikë dallova ylberizimin e
figurave letrare dhe artistike të këtij poeti që e shikoj si kurore magjike mbi ballë të tokës
kosovare për
t’ia zbukuruar fytyren lirisë dhe gjithçka
që është shqiptare.
zefpergega434hotmail.com