2011-06-20

nga Mr.sci. Lukë Junçaj :“Hoti përballë pabesive Serbo-Malazeze në dekadën mbas Kryengritjes së vitit 1991”


“Hoti përballë pabesive Serbo-Malazeze në dekadën mbas Kryengritjes së vitit 1991”


Te nderuar studijuas, te nderuar musafire, vedhezer e motra. Kam kenaqesi dhe privelegj  qe sote te gjinden ne mesin tuaj dhe te prezentoj nji pjese te historise se lavdishme te Malesise se Madhe apo me konretisht te historise se Hotit, bajrakut te pare e fisit legjendare te Malesise se Madhe te  Mbi-Shkodres, pra kumtesen e titudhuar “Hoti Perballe Pabesive Serbo-Malazeze ne Dekaden Mbas Kryengritjes se Vitit 1911”.
Eshte kjo nji teme kryesisht e re edhe pse ka te bej me ngjarjet e ndodhura ne Hot pothuaj njiqind vjet me pare. Nji teme kjo e pa trajtuar nga studijuesit malesore ngase ishte teper e nxehte, ishte tabu per historianet vendas qe se bashku me gjithe shqipetaret nen Mal te Zi jetonin te subjektuar represioneve, diskriminimeve dhe vetmohimeve te vazhdueshme. Megjithate keto ngjarje nuk u harruan por mbeten plage e hapur per shumicen e Hotjaneve.
Eshte e cuditshme qe burgimi masiv dhe masakrat e Hotit nuk figurojn kund ne librat e shkruara mbrenda kufirit te shtetit shqipetare por u injoruan padrejtesisht nga sistemi monist, regjim ky qe ishte aleat dhe pjedhe e komunisteve Serbo-Malazez qe objektive pesedhjete vjecare pati shtypjen, izolimin e dominimin e plote te shqipetareve mbrenda kufijve, kurse injorimin e indiferencen ndaj shqipetareve jashte kufijve administrativ ku shqipetaret e rrethonin Shqiperine ne cdo pellembe te kufirit te saj.
Kryengritja e Malesis se Madhe e vitit 1911 ishte nder kryeveprat shqipetare te kohes se Rilindjes Kombetare dhe nji hap gjigant per popullin tone drejt Vlores dhe Independences se Shqiperise. Ngritja e flamurit te Kastriotit ne Bratile mund te quhet nji mrekulli kombetare qe Malesia e Madhe Me Ded Gjon Lulin ne balle beri per kombit e vet.
Kryeveprat e mrekullite nuk ndodhin rastesisht askund ne bote por mbidhen, kultivohen, ngriten e konstruktohen me mund, gjake e sakrifice. Keshtu ndodhi edhe ne Malesine e Shkodres e cila shkelqeu si asnjiher me pare duke flijua shume bij te saj ne ate kohe kur Shqiperise i duhej me se tepermi, ateher kur do te vendosej se a do te kishte Shqiperi apo ku do te fillonte e mbaronte Shqiperia. Malesia e Madhe kesaj ceshtjeje dhe kesaj epoke vendimtare i dha cdo gje, ku si rezultat pesoi humbje titanike njerzore e materiale para, gjate krynengritjes dhe mbas kryengritjes se vitit 1911.
Hoti si katalist i shume betejave te vitit 1911 doli nga kjo kryengritje i djegur, i shkaterruar, dhe me nji numer qe shkonte ne qindra te vrare e te plagosur.  Ato peseqind shpi Hot luftuan ne disa fronte, ne Bratile, Rapshe, Qepurr, Traboin, Qafe te Kishes, Suka te Moksetit, Qafe te Ugles etj,  ku luftetaret  mund arrinin ne dy-tre mij hotjan mbasi aty luftonin pothuaj te gjithe ata qe mund te mbanin pushken.
Kjo gjendje teper e mjerueshme dhe pothuaj e padurueshme do te thedhohet edhe me teper ne vitet mbas kryengritjes.
Ne vitin fill mbas kryengritjes se Malesis se Madhe Hoti digjet dy here nga  Malazezet. Se pari ata befasisht e pabesisht e sulmojne Hotin ne vjeshten e vitit 1912 i cili detyrohet te lej cdo pasuri mbrapa per te shpetuar me jete. Malazezet sulmojne ne kete kohe per te ju marrur Hotjaneve drithrat te cilat posa i kishin harvestua. Plackisin cdo gje, deri edhe vargojte e gjarmit, vegla bujqesore dhe te gjitha bagetit qe u kishin mbete mbrapa. Ky ishte spastrime etnik ne formen me ekstreme.
Gjate djegjes se Vuksanlekajve te Hotit qe gjinden ne pjesen fushore te Hotit ku shkiet arriten se pari dhe ne suprize te plote sulmuan familet qe jetonin aty duke djeg, plackite e sulmua banoret e ketij fshati. Ketu Malazezet vrane Gjon Nike Prelocin dhe Pretash Nike Prelocin Camaj. Ketu poashtu u plagosen Nike Preloci,Tom Preloci dhe Luc Nika.
Ne Spi, njeri nga fshatrat e Hotit Malazezet kishin djegur te gjitha shtepijat perpos tri kullave ku ata kishin siedhur kolone, pra famile malazeze. Ne shtepin e Pjeter Zekut vendosen kater famile malazeze, ne shtepi te Ujk Gjietos Nicaj poashtu kater famile dhe ne shtepine e Lek Lulit Camaj dy famile. Keshtu vepruan Serbo-Malazezet edhe ne fshatrat tjera gjate kesaj kohe e sic do te shofim kete e bene edhe me vone.
Ngjarja qe e tronditi Hotin si asnji gje me pare ishte krimi historik qe ju be kombit te Gjergj Kastriotit, shpetitmtarit te Evropes kristiane, e kjo ishte aneksimi i gjysmes se trojeve shqipetare nga shtetet fqinje duke e lene te gjymtuar e te cunguar Shqiperine pa pjeset me vitale, pa gjysmen e territoreve dhe popullit te saj.
Fuqite e Medha Malit te Zi i falen gjysmen e Malesise e me te dhe gjysmen e Hotit. i gjithe Traboini dhe nji pjese te Rapshes se bashku me Gruden por edhe me pjese te tjera shqipetare si Koja, Trieshi e Luhari mbeten jashte asaj Shqiperie per te cilin kishin derdhur aq shum gjak. Shtepia e Ded Gjon Lulit e djegur shtate here sikur i gjithe Hoti tjeter poashtu mbeti jashte Shqiperise.
Hoti gjate Historise se tij qindra vjecare kishte qene i pandare e bijet e tij kishin qene grusht te bashkuar rreth familes se bajraktareve si Çun Mules e te tjereve te cilet bajraktare ne cdo kohe ne menyre absolute mbrojten interesat e vendit dhe te kostituenteve te tyre.
Bajraku i Hotit ishte specific dhe ndryshonte nga te tjeret ne zonen e Malesise mbasi qe te gjithe vinin nga nji famile, te gjithe kishin rrenjet nga kater vdhezer te bijt e Lazer Keqit nga e cila shtepi tani ishin be 500 shpi. Ky fakt e bente edhe me tragjike ndarjen e mundshme te Hotit qe Hotjanet e kosideronin si nji famile te madhe qe pabesisht dhe plotesisht kunder vudhnetit te tyre donin ta ndanin ne dy shtete. Hoti megjithse shkonte ne ate kohe ne 13-14 breza ata kurre nuk kishin bere martesa mes veti por te gjithe konsideronin njeni tjetrin si vedhezer e motra i cili fenomen krijonte kompaktesi e unitet te pashoq. E gjithe kjo e bente te pa imagjinueshme, te kuptueshme dhe teper te palogjikshme ndarjen e Hotit.
Hoti qe ishte shqua per vetembrotje gjate gjithe historise se tij, edhe pse i rraskapitur nga luftrat e meparshme nuk do rrinte duarkryq, nuk mund te kaperdinte kete kafshate kaq te hillur qe fqinjet e pa bese sllav dhe Evropa intrigante e asaj koha do tja impononte.
Hotjanet lidhen besa- bese qe mos ta lejojn Hotin te ndahet,
dhe kembengulin qe i gjithe Hoti te mbetet me Shqiperine.
Nga viti 1912 deri ne vitin 1921 Hoti ishte i perfshire ne konfrontime te vazhdueshme me Serbo-Malazezet.
Malazezet mund te depertonin ne Hote por veshtire mund ta mbanin ate nen kontroll mbasi pothuaj te gjithe burrat kishin dale ne male apo ne Shqiperi dhe benin lufte guerile e ne disa raste edhe lufte frontale me pushtuesit sllav.
Ne vitin 1914 Ded Gjon Luli vojvode i Hotit organizon rezistencen e Hotjaneve ne bashkpunim me Stak Brecin Lucgjonaj nga Nerhelmi nji vojvode tjeter i Hotit. Ata organizojne  te ikurit nga Hoti qe strehoheshin ne vende te ndyshme te Malesise se Madhe. Ded Gjon Luli u mundue te fitonte perkrahje nga shkodranet dhe zonat  e Malesis per te luftua kunder Serbo-Malazezeve por perkrahja nuk qe aq substanciale per te bere ndoni kthese positive.  Ne perpjekjet qe vijojn hotjanet paten konfrontime te ashpra me Malazezet ne Bardhaj dhe ne Rapshe te Hotit. Aty mbeten te vrare Kole Prel Nicaj nga Nabomi i Traboinit, Zef Mark Gjoka nga Spia,  Gjek Prel Ceku nga Nabomi, Marash  Gjek Preka nga Rapsha, Martin Gjek Preka nga Rapsha, Mark Hanxhija nga Shkodra e te tjere.
Kjo situate e krijuar e brengoste shume Kral Nikollen, mbretin e Malit te Zi i cili smund te gjente formule te zgjidhte situaten e Hotit. Ai i ftone te gjithe perajniket apo keshuilltaret e tij ne takim urgjent ne Cetine. Tema kryesore ishte se si mund ta nenshtronte e ta fuste ne dore Hotin. Ne Cetine paraqitet vudhnetare per tu marre me kete ceshtje Sav Pjetri nga Kuçi, i cili Mbretit Nikolle i propozon se pak me pushke por meshume me kopili duhet marre Hoti. Save Pjetri kerkon ushtare dhe arme qe ta realizonte detyren me te cilen ngarkohet. Mbreti Nikolle atij i premeton se ne dispozicion do ti kete te gjitha risurcet ushtarake Malazeze.
Hotjanet e ikur ne male ne anen tjeter te Hotit, apo refugjat ne zona tjera ne Malesi e Dukagjin, ishin ne gjendje katastrofale dhe ishin nxene gusht e smund ti lenin ma familet e tyre, pleqet e femijet rrugave pa shpi e me barke thate.
Opcioni me kuptimplot ishte kthyerja ne votrat e tyre ne Hote. Ne te njejten kohe Sav Pjetri hape fjalen nder malesore se Mali i Zi  do tu jepte amnisti atyre Hotjaneve qe luftuan kunder tyre. Ai dele me moton “Ne bese te zotit e Save Pjetrit”. Ai ju premton Hotjaneve se nese dorezojn armet te kisha e Traboinit te dielen mbas meshes ateher do te jane plotesisht te lire te kthehen ne tokat e votrat e tyre.
Nji numer i konsiderueshem Hotjanesh te manipuluar nga besa e rrejshme e Malazezeve dhe shtyre nga nevoja e madhe do te pajtohen me oferten e tyre. Keshtu do te bjen ne kurthin e Save Pjetrit te pa bese. Malesoret nuk mund ta besonin se dikush mund te vepronte ashtu pabesisht mbasi ata vete kur jepnin besen jeten e jepnin ma pare se ta thenin ate bese.
Save Pjetri me nji numer te konsiderushem ushtaresh Malazez dele te kisha e Traboinit simbas marreveshjes me Malesoret dhe takohet me ta. Save Pjetri ishte me origjine Shqipetare andaj edhe malesoret i besojne per te bere takim me te. Aty dorezohen pake arme te cilat as nuk funksiononin, por shumica e burrave te Hotit aty shkojne pa arme sepse armet i kishin lane te fshehura dhe as sju shkonte nder mend tja dorezonin ndokujt. Por Sav Pjetri i Kucit nuk kishte ardhe ne Hot per arme por per te lidhur e burgosur sa me shume nga leket e Hotit ata burra qe si kishte nenshtrua as kral as mret.
Ne periferi te Kishes se Traboinit, ne Bri te Modhes kercet nji pushke qe simbas te dhenave te disa traboinseve ishte ajo e Gjon Nik Pllucit, majorit te Kral Nikolles qe ishte ushtarak malazez qe merrte rroge te majme nga Cetina. Ai me siguri ishte future ne lojen dhe pabesine e Save Pjetrit sepse sa u ndegjua ajo pushke Save Pjetri thote me ze te larte “na gjuejten  ti kapim ti lidhim”. Ushtaret Malazez ju kthyen armet Hotjaneve te pa armatosur e nga xhepat nxoren konopet e pregaditur per ti lidhur te pranishmit te kisha e Traboinit. Aty arrestohen rreth njiqind vetash dhe te eskortuar nga ushtria malazeze i nisin per Tuz.
Brutaliteti i malazezeve fillon mu te kisha e Traboinit ku sulmohen ne koke me Kodak pushkesh e u infliktohen lendime te renda trupore disave qe u munduen te reziztojne arrestimet. Ata udhtojne ka Skorraqi, Kerlogoshi, Bratila e Gjeleviku. Kur kane hasur ne brija te pjerrta, aty malazezet ju japin te shtyre disa te lidhurve duke perfunduar me gjymtyre te thyera e te pergjakura.
Kur mberrijn ne Tuz, Hotjanet i vejne ne karroca me kuaj dhe i transportojn per ne Podgorice. Keta nuk dergohen ne burgun e Podgorices por per ta fshehur krimin e fidhuar dhe qe ta realizojne ate plotesisht gjere ne eksterminimin e tyre Malazezet i vendosin ne Zabjelle pake sa jashte qytetit te atehershem.Te burgosurit i vendosin ne nji kulle apo shtepi te madhe dy kateshe,ku ju lidhin hekura ne kemb e duar per te mos patur asni mundesi per tu arratisur.
Ne baze te rrefimeve te disa Hotjaneve qe mbijetuan kete pabesi sic ishin: Lek Zef Tarri Dushaj, Prel Kola Gojçaj, Ded Doka Junçaj, Luc Gjoni Gojçaj, Marash Doka Gojçaj etj. aty ishte si nji kasaphane ku coptoheshin trupa njerzish. Rradhe mund te kalonte ndoni dite pa patur te vdekur. Ju vritnin vdhezerit apo kusherijt para syve e smundeshin te ju delnin zot. Te vetmen gje qe mund te benin ishte te ju luteshin ushtareve me mbyte mue e jo vedhane sic kishte be ne nji rast Ded Doka nga Ploça e Drumes.
Hotjanet kalojne disa muaj ne burge ku numri i tyre zvogelohej vazhdimisht. Nga afro njiqind malesore, te gjadhe dolen vetem 13 veta. Te vdekurit hidheshin ne nji varreze masive eshtrat e te cileve jane humbur me vone ne kohen e komunizmit kur vendi ku preheshin trupat e te burgosurve u eskavua me bulldozdere per ndertimin e disa pallateve shteterore. Nder te tjere ne burg vdiqen nga torturat apo semundjet Zef Mati Nicaj, Lek Tom Keri Camaj, Lek Preli Camaj, dy vedhezer te Ded Dokes Junçaj, Tome Prëku Camaj e dhjetra te tjere.
Ata 13 Hotjan shpetuan fale ankeses se At Gjergj Fishtes priftit te Hotit qe i kishte be Evropes. Ne Podgorice kishte ardhur nji komision Anglez por me shume veshtiresi e kishin gjetur vendin ku mbaheshin Hotjanet mbasi apostafat e kishin zgjedhur Malazezet ate vend per ta mbajtur sekret gjithe kete ngjarje. Anglia urgjentisht kerkon lirimin e te burgosureve qe kishin mbetur te gjadhe, dhe kjo ndodhe mbrenda 24 oreve.
Shumica e te burgosurve qe dolen ne Hote te gjadhe nuk jetuan gjate mbasi fiziologjikisht i kishin shkaterruar torturat dhe semundjet e kontraktuara ne ate burg qe nuk kishte as kushtet minimale per akomodim njerezor.
Kjo nuk ishte pabesia e pare e as e fundit qe Malazezet do ti benin Hotit.
Ne vitet qe vijojn Kral Nikolla zgjedh xhandaret Malazez me te urryem qe te sidheshin neper Hote per te nenshtruar, intimiduar e terrorizuar vendasit. Ne konkusin qe ai kishte hapur kerkonte xhandare fizike, te padhibshem, te jene ne gjendje me rrah e edhe me vra shqipetare. Shume shpesh kishte perleshje nemes xhandarmarise e Hotjaneve. Ne nji rast Zef Kol Martini Gojçaj vret tre xhandare malazez kur ata ja vrasin mikun ne shpi qe ishte nga Katundi i Kastratit. Ne nji rast tjeter xhandaret maltretojne nji plak Hotjan Luce Mak Camaj qe ishte ne moshen 70 vjecare. Kur ndegjojne per kete rast Tom Prela nga Vuksanlekajt dhe Lukë Deda nga Rranxa e Qafës i kapin te njejtin xhandare i carmatosin dhe torturojne ne te njejten menye sic kishin bere ata me plakun duke ju  thyer dhembet atyre.
Ne zingjirin e pabesive Malazeze mendoj se mund te renditet edhe vrasja e heroit kombetar Ded Gjon Lulit ne Orosh te Mirdites ne vitin 1915. Mali Zi i kishte ne shenjester te gjitha ata qe dhane kontribut per pavaresimin e Shqiperise. Duke qene aleate i perbetuar i Serbise, gjasat jane te mira se asgjesimin e Dedes e donte me teper Cetina sesa Beogradi dhe urdheri per eradikimin e tij me pare mund te origjinonte nga kryeqyteti Malazez sesa ai I Serbise. Fakti qe Kral Nikolla e preu ne bese Isa Boletinin e te tjere patroite te Rilindjes Kombetare me bene te besoj se ai kishte dore edhe ne asasenimin e Ded Gjon Lulit.
Vetem pake vite me vone kemi formimin e shtetit te ri te quajtur Jugosllavi i cili vazhdoi ne te njejtin drejtim dhe me te njejtin ritem anti-shqipetare. Perpjekjet e para per kontakte me Hotin Serbo-Malazezet i bejne ne vitin 1919 ku ata tentojn te hapin shkollen ne Hote ne gjuhen Serbe te cilen vendasit e refuzojne dhe kerkojne shkollat ne gjuhen Shqipe por kerkesa e tyre nuk realizohet.
Ne te njejtin vite Serbo-Malazezet cojne flete thirrje Hotjaneve te ulen ne Tuz per tu regjistrua ne ushtrine Jugosllave te cilen kerkese ata e injorojne. Ishte kjo koha kur Serbo-Malazezet benin pregaditje per te gllaborua pjese te tjera te Shqiperise.
Ka fundi i ketij viti pra i viti 1919 Hotit do ti behej edhe nji pabesi tjeter te cilen une do ta quaj Masakra e Hotit. Aty per nji dite kapen e ekzekutohen pabesisht 74 Hotjan kryesisht nga Drumja, Kushja e Hotit, e Rapsha ne pergjithesi. Disa dite para kesaj masakre neper Drume kishin ardhur disa Malazez qe njifeshin me vendasit per ti informuar ata por edhe per ti tradhetua ata qe mos ta leshonin vendin sikurse keta kishin bere me pare kur digjej Hoti. Mesazhi i tyre ishte se neper Hote do te kaloj ushtria Jugosllave e cila done te shkoj per te pare dhe bere demarkimin e kufirit dhe qe sesht nevoja te trazoheni mbasi kjo ekspedite do te beje punen e vete shume shpejt dhe do te largohet.
Ky ishte nji kurth tjeter qe i behej Hotit per ta zhdukur ate nga faqja e dheut. Serbo-Malazezet te pa provokuar dhe ne befasi u futen neper shtepijat e Hotianeve diten e Krishtlindjes. Ata grumbullojn te gjithë burrat qe munden ti kapin.  Ushtaret kishin ardhe ne disa drejtime dhe futen ne disa fshatra ne te njejten kohe per te kapur sa me shume nga banoret e tyre.
Ushtaret Serbo-Malazeze lidhen shume burra malesor te cilet i muaren me vehte ne drejtim te Shqiperise. Te lidhurit nga Drumja i cojne ne afersi te kufirit ne vendin e quajtur Hamall. Aty kolaboracinisti e shishakziu nga Drumja Ujk Gjoka i binte mustakut per te aprovuar ekzekutimin e te kapurve.
Forcat sllave nuk ndalojne ne Drume por vazhdojne ne territorin mbrenda kufirit te shqiperise ne Kushe te Hotit ku poashtu kapin kend munden dhe aty afer lagjes se Prek-Aliajve ndertuan nji kamp te perkohshem te rrethuar me tela. Aty u mbajten Hotjanet te cilet nji dite me vone do te eleminoheshin. Gjate asaj nate disa nga te kapurit iken mbasi qe njeri nga rojet ishte dejur me raki qe kishin marre gjate bastisjeve. Nder te ikurit ishin Gjeto Gjeka Junçaj e Dod Preci Junçaj nga Drumja qe shpetojn nga kthetrat Serbo-Malazeze dhe jetuan ne vendin e tyre per dekada te tera duke lene famile te gjera qe sot jetojne ne atedhe dhe ne Amerike.
Shumica e te kidnapuereve smunden te iknin dhe te nesermen eskortohen nga ushtaret sllav ne afersi te vendit te quajtur Gjytetze afer Kushes se Hotit ku i priste skuadra vrastare Serbo-Malazeze. Aty u ekzekutuan 74 veta. Te masakruarit ishin te gjithe nga Hoti, kryesisht nga Drumja dhe nga Kushja e Hotit me perjashtim te dy Kastratesve qe kishin ndodhur musafire ne Hot. Trupat e te gjithe te vrareve perfundojn ne nji grope gelqereje e cila u be vendpushimi i perjetshem per viktimat e Masakres se Hotit.
Çdo famile e Hotit ka nji histori te veten. Kjo eshte e vertete edhe per familen time. Dile Lekja, gjyshja ime e pershkruente me shume dhimbje kete ngjarje. Ne familen tone kishte ardhur nji shkja nga Kuci qe fliste Shqip me emrin Novak. Ai i kishte thane gjyshit tone Marash Çunit apo sic e quanin te gjithe Maça Çunit se ushtria vetem do te kalonte ne kete drejtim dhe nuk do te keni asnji pasoje mbasi ata vetem duan te shofin se ku eshte kufini me Shqiperine. Ne shtepin tone ishin present dhe Zef Vuji e Bacë Elezi. Ushtaret  i marrin te tre Maçin, Zefin e Bacë Elezin dhe su kthyen ma. Ushtria poashtu na mori grurin kurse Novaku i perzuni bagetine dhe i mori ato per vehte. Gjyshja jone ateher shkone ne Pas-Shkalle ne Grude per disa muaj sepse ne Drume smund ta perballonte jeten me tre femij te vegjel. Baba ime Ujka lind kater muaj mbas vrasjes se babes se tij Maca Cunit.
Ne Masakren e hotit te vitit 1919 nder te tjere u vrane nga Drumja te fisit Juncaj: nga Nikgjokajt; Maça Çuni, Zog Alia, e Zef Vuji. Nga Luksmajlajt u vra Gjeto Luka. Nga Prekajt Zef Vaseli. Nga Nikprelajt Bace Elezi. Nga Ploca u vra Tom Kola.
Nga Drumja te fisit Gjonaj u vrane: Gjeto Zefi e Lulash Zefi nga vendi Ferrkuqe, Tom Preci e Gjon Preci prej Rrodhet, Martin Keqi nga Vatnikajt. Nga Drumja i fisit Lajcaj u vra Zef Mark Lumi.
Nga pjesa e Hotit mbrenda Shqiperise u vrane nji numer me i madhe Hotjanesh,e disa nga ata ishin Gjon Preka, Prel Gjoni, Gjeto Preka, Zef Gjetja, Nikoll Gjetja, Nike Gjoni e te tjere. I revoltuar nga masakra e kryer Gjon Luc Nika Gjonaj nga Prek Aliajt e Hotit ju nxen prite ushtrise okupatore ku vret tre shkie. Kjo ngjarje ishte kthye edhe ne kenge. Kenga e tij fillone me fjalet:
“Aferim o Gjok Luc Nika
Vret tre serb per pese dekika”
Nje shkine qe vizitonte ushtrine sllave ne Hote i vajton hotjanet e pushkatuar dhe ajo tregon ndjenjat qe Serbo-Malazezet kishin per Hotjanet. Disa nga fjalet e saj ishin:
“ Hoti, Hoti pesto skoti,
danas jedan sjutra sedam,
do godine po stotine
u livadu po hiladu”.
Fjalet e shkines cfaqin deshiren e madhe te Malazezeve dhe planet e tyre per ta cfarosur Hotin. Tregojne urrejtjen e tyre te thedhe shpirterore per fisin shqipetare qe asniher nuk munden ta mposhtin. Thenja e saj tregon ate absesionin te cfrenuar te Malazezeve me Hotin dhe me eliminimin e tij.
Ne vitin qe vijon forcat Serbo-Malazeze sulmojne Shqiperine. Shqipetaret e Shkodres dhe zonave per rreth perseri sikur vite me pare luftuan heroikisht kunder forcave pushtuese sllave. Ne luftimet e viti 1920 Hoti beri luftime te forta ne Malesi te Madhe ne Bardhaj, Suka te Moksetit dhe ne Koplik.
Ne keto beteja mbeten te vrare hotjanet Zef Prel Martini nga Kushja e Hotit “Deshmor i Lirise” qe u vra ne Koplik ne Shtator te vitit 1920. Zef Prel Martini ishte ne moshen e re 19 vjecare dhe i vetmi burre i asaj shtepi por smundi kush ta ndalte as nana e vet qe skishte djale tjeter pa ju bashkangjite forcave Shqipetare ne lufte kunder shkjaut. Ai luftonte vetun fillikat nga nji shtepi guri ne Koplik prej ku kishte vra pese ushtare serb e nji oficer te larte. Serbet mendonin se ne ate shtepi ishin shume luftetare ne baze te shtenave dhe rezistences se bere.  Zef Prel Martini merre disa plag gjate luftimeve e nji ushtarake shqipefoles qe luftonte ne anan e shkjaut i premton atij se do ta shpetoj nese dorezohet. Zef Prel Martini tradhetohet e mandej torturohet per kohe te gjate por i riu Hotjan nuk thehet por vdes pa ja tremb syrin forca e tortura e shkjaut.  Ati I premtojn tja falin jeten nese e shan Shqiperin por ai nuk pranon nji gje te tidhe. Ne vend te saj pranon vdekjen.Kenga e popullit e pershkruan kete ngjarje me keto vargje:
Ishte koha kur Serbia
Vuri Flaken neper shpia
Dogji e poqi net e kater ane
Theri nanat me shtatezane
Pleq e femi ne flake te mullarit
done me e shua faren e Shqipetarit.
Zef Prel Martini ngusht eshte nxane
Kerkon uje e i japin rane
Shaj  Shqipni  e shkel flamure
Jate shtypem gure per gure.
Tu thafte goja o Serb i zi
Se kurr se shaje nanen  Shqipni
As nuk shkeli mbi flamure
Pa mi pre mu kambe e duar.
Gjate ketyre luftimeve poashtu u vrane Gjon Lulashi  nga Kushja e Hotit qe u vra ne Koplik, Luc Nik Pllumi nga Brigjia e Hotit poashtu u vra ne Koplik, Prek Dak Nika nga Brgjia e Hotit u vra ne Bardhaj, Luc Nish Gjelosh Luli i lindur ne Bardhaj ishte komandant i ushtrise shqipetare u vra ne Suka te Moksetit, Lek Keqi nga Traboini u vra ne Suka te Moksetit, Gjon Vat Mashi nga Nabomi u vra ne Bardhaj te Hotit, Zef Ded Luli nga Arza u vra ne Suka te Moksetit, Luc Nik Gjeloshi nga Bardhajt u vra ne Suka te Moksetit,Pjeter Kol Ujka nga Traboini u vra ne Bardhaj, Milan Mustafa nga Traboini u vra ne Bardhaj te Hotit.
Lufta e vitit 1920 kunder Serbo-Malazezeve eshte e dhe ngjarja qe konludon kete dhjetevjetesh te  mbushur plot me ngjarje tragjike.  Ishte ky nji dhjetevjetesh i pergjakshem dhe katastrofal per Hotin. Hoti pesoi humbje e shkaterrime edhe me ekstreme se gjate kohes se Shevqet Turgut Pashes. Hoti tani kishte me teper femij jetima sesa femij me te dy prindet. Gjate kesaj kohe disa famile u shuan pergjithmone e shume te tjera e leshuan Hotin dhe u vedosen ne zonat e ndryshme te Shkodres ku pasardhesit e tyre jane edhe sot si ne Hot te ri e gjetiu.
Ato te pesqind famile Hot qe shkjau I pati ne shenjester te vazhdueshme jo vetem se mbijetuan por u shendrruan ne mijera famile qe jetojne ne atedhe e diaspore.
Hoti i Ded Gjon Lulit e i Çunmules e kaloi edhe kete dekade tragjike si shume para saj e sa te tjera mbas, duke ruajtur identitetin e krenarine e vet ashtu sic i ka hije cdo vendi e fisit shqipetare. Hotjanet sot ne atedhe por dhe ane e mbane botes me krenari e ruajn ate emer te shtrejte, dashurin per atedheun, flamurin dhe shpresen per Bashkimin Kombetare.
Ju falenderoj te gjitheve ne kete njiqindvjetore qe me prezencen e punen tuaj po nderoni ata qe boterisht nji shekull me pare nderuan dhe ngriten larte emrin e Shqipnise, atedheun e vetem te te gjith shqiptareve.
Per kete kumtese dua te falenderoj disa Hotjan qe jetojn ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes apo qe nuk jetojne me, pa kontributin e te cileve ky projekt nuk do te realizohej.
Zef Palok Gojçaj
Nikoll Lulaj
Zef Gjonaj
Prek Marash Dedvukaj
Nikoll Junçaj
Mr.Lukë Junçaj

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...