Nga Flori Bruqi
PORTRETI I NËNËS
“Nënë për ta shpëtuar
jetën Ty,dhashë lëkurën e do ta jepja edhe shpirtin”(Prof.dr.sci.Mirlin Bruqi)
Nga qytetet e
fshatrat e largëta vijnë
Banorë(të përkohshëm)në
Prishtinë
Pleq
Plaka
Të reja
Të rinj
Me shporta të vogla në
duar
Vijnë çdo të diel
Vijnë(ndoshta)çdo
ditë
Te dera e Spitalit
Në orën 14
Gumëzhijnë korridoret
Nga hapat e tyre
Zhurmojnë pavijonet
Korridoreve…
Zvarritët rrëqanthi
vdekja
Në dhoma hyn shqetësimi
Secili me de(r)t
Për të afërmin e vet
Kështu çdo të diel
Kështu çdo ditë
Në orën 14
Burbuqja kurajon Nënën
Mirlindi jep lëkurën
e vet
Për ri(ngjalljen)e
Saj
Të afërmit shërim i dëshirojnë
Të tjerët shpresojnë…
Ja dhoma…
Ora mbi radio
Trëndafilat e freskët
Mbi tavolinë
Tok(gati) e gjithë
familja
Babai qëndron e
mejton
Ndoshta…
Kujton profiling e dhëndrrit
Ja rrudhat e nënës
sime
(Kujtoj zënkën e
prindërve për mua)
Tik-taku i orës
Dikur pushon
Në orën 4 të mëngjesit
Një qetësi…
Unë
Kam parasysh
Profilin e fëmijëve të
mi
Shoh në sy
Profilin e Granitit e
Diamantit
Mullarët e sanës
Në oborrin e
braktisur
Ja(gati) e gjithë
familja
Mungon(vetëm
fizikisht)Ajo
Mungon Nëna ime
Në dhoma hyn:
Ajri
Drita
Dashuria
Jeta
Shokët
Shoqet
Babai
Të dashurit….
****
Dhe një hije
Më ndjek pas
Shëndijë kohe
Profil i Nënës
Zjarr i Diellit!