2011-06-23

Nga Flori Bruqi:Njeriun ynë i ka kthyer librit shpinën ...


Poezitë e librit të Shqipe Hasanit“Akuareli i dhembjes” (me ciklet“Akuareli i dhembjes, “Ndoshta jam Rozafa”, “Ike në pranverë” dhe “Motive me atdheun”), degëzohen në tre motive kryesore, që do të mund t’i ripagëzonim: kangjelet për atdheun, kangjelet për nënën dhe kangjelet për dashurinë. Aty gjithmonë ka prushimë lulesh, lot zemrash, rekuieme nostalgjish, klithma, yje, zezona, luftëra, qëndresë, morte, ngadhënjime, psherëtima, të qara të lumtura etj., që së bashku ndërtojnë filozofinë e lashtë të njeriut për vendlindjen, mallin për nënën jetëdhënëse dhe artin e të dashuruarit. Të gjitha këto në vjershën e Shqipes tingëllojnë më të ngrohta, më intime, më spontane e më të natyrshme, ngaqë në zemrën e gruas mëmëdheu, nëna e dashurimi gjithmonë lëshojnë rrënjë më të thella. Në vargjet e Shqipes në përgjithësi dhe në vjershat e këtij libri në veçanti, drita e këngës vjen nga brenda, ndërton natyrshëm motivin duke pleksur lirikën, filozofinë e asociacionin dhe duke formësuar po kaq natyrshëm piramidën semantike me një bazë që rri mbi mbi etnopsikilogjinë e etnisë dhe me një majë që prek qiellin e një përgjithësimi modern.
Të themi në fund se kangjelet e këtyre tre motiveve në librin “Akuareli i dhembjes” i Shqipe Hasanit, janë shkrirë natyrshëm në tërësinë semantike duke i dhënë diaonisë së tij shumësinë e simboleve dhe duke ruajtur mëvetësinë e një zëri të avancuar të poezisë sonë. 

SHQIPE HASANI u lind në Prishtinë më 18 dhjetor 1971. Në prishtinë mbaroi fakultetin filologjik (gjuhë e letërsi shqipe). Qysh si nxënëse nisi të merrej me letërsi. Shkroi për fëmijë e të rritur dhe botoi poezi në revistat “Pionieri”, “Jeta e re” etj. Poezitë e Shqipes u përkthyen edhe në anglisht, kroatisht, turqisht etj. Përveç poezi, kohëve të fundit Shqipja ka nisur të shkruajë edhe dramë e prozë. Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Deri tash Shqipja botoi këto vepra: 
“SHIU I VETMISË”, “Pena” (1997) 
“QIELLI I VARREVE”, “Rilindja”, (2000) 
“AKUARELI I DHEMBJES”, (2008)
 “PREMTIMI I LËNË PENG”, LSHK (2009) Etj. 

 Punon në QKUK të Prishtinës-teknike-radiologe.

 Motivet në vëllimet e botuara janë të ndryshme. Secilës kohë i kam bërë përpjekje, t’ia përshtatë vargjet e mija, veç është e vërtetë se origjinaliteti i hapur, në secilën vepër, ka bërë jehonë, dhe është dalluar universi im ndaj botës reale. Për këtë, edhe lexuesi i cili nuk ma njeh personalitetin, përmes vargut del në pah, me dhembjen e kohës, me mërgimin e shekullit, me luftën e atdheut dhe me lirinë e shumëpritur, si dhe me lirikën, qoftë me atë patetike apo erotike etj,. Vetëm se, mund të them se çdo motiv e ka vlerën e vet me tema të nduardurshme. Mund të na flisni për vështërsitë, por edhe për efektet pozitive? Vështërsitë e krijimtarisë, sidomos për një krijuese, flas (femrën) e stome, janë ato të theksuara, sepse për ta siguruar kohën e shkrimit apo leximit, duhet ta derdhësh mundin. Duhet të kujdesesh që fëmijët ti mbash pranë si nënë, nëpunëse, amvise, kështu që gjithçka lobohet rreth meje dhe përgjigjet për mua, por të gjitha për t’i arrit nuk është vështirë kur e ke ndjenjën dhe vullnetin e punës, dhe nga ajo të dallohesh me suksese të arritura, është diçka shumë e madhe dhe shumë pozitive, por edhe efektive, si dhe kërkimtarë në hyjninë e letërsisë. Në cilin zhanër ndiheni më rehat? Poezia më fle më shumë në shpirtë. Përveç poezive për të rritur, shkruaj edhe për fëmijë. Mandej, edhe prozë, novela, por ajo që rri varrë i varur në qerpikë syri dhe lëvizë gjaku nëpër vrullin e trupit, është poezia që mund ta quaj pjesë e shpirtit. A keni përshtypjen se disa krijues bëjnë art vetëm për emër apo duhet ofruar vërtetë vlerë lexuesit? Shikuar në hollësi, apo në përgjithësi, secili krijues i cili identifikohet me emër, që rrugëton nëpër labirintet e letërsisë, nuk duhet të mbështetet në faktin se ka botuar vepra dhe është i njohur, mirëpo duhet krijuar hapësirë tek çdo lexues se nga ato vëllime veprash, qoftë me një apo me më shumë vepra, mund të citohet vlera artistike e veprës së krijuar është bazike që arrin kulminacionin për të fituar përshtypje nga lexuesi. Me një fjalë, them se vepra me vlera hap shtigjet e botës që marrin karakter pozitiv, dhe me zë kumbues jehon. Thjeshtë, për ta njohur emrin, duhet ta njohin arritjen efektive të veprës, e për këtë le t’i mbetet kohës. Shkruani për të rritur apo edhe për fëmijë? Deri tani kam botuar vëllime për të rritur, krahas kësaj duke u nisur nga realiteti që ta njoh botën e fëmijëve, shkruaj edhe për fëmijë nga se të kompletuar e kam një përmbledhje që mendoj ta botoj në fillim të vitit të ardhshëm, sipas planit që e realizoj. Cili është idoli juaj prej krijuesve të mëdhenj? Në letërsi idol i kam shumë krijues të mëdhenj botëror, ndërsa nga ata të letërsisë së sotme me kënaqësi lexoj veprat e shkrimtarit Qerkin Ismajli, Ramadan Haziri, Reshat Sahitaj, Ragip Sylaj, Rushit Ramabaja, etj,. Çka planifikon Shqipja për të ardhmen? Po e ardhmja ime ka një spektër të gjerë në letërsi, deri në fund të këtij viti shpresoj të botojë romanin që jam në përfundim të tij, dhe ta shoh një perspektivë më të madhe në botën krijuese të letërsisë. Bashkëpunimi Juaj me krijues të tjerë? Shumë pak i lë hapësirë bashkëpunimit me krijues, sepse vet natyra ime femërore, përmban në vete një mori obligime, angazhime të jetës personale, ditëve të përditshme, sepse një pjesë e kohës më ngel në punë, e pjesa tjetër në përkushtim të familjes. Vetëm sa i përket kohës së lirë, qoftë në bashkëpunimin me krijues jam shumë e mangët. Sa po trajtohet apo (ndihmohet) në shoqëri krijuesi? Në rrethanat e sotme, çdo krijues ka vështërsitë e veta në ekstazë të hapur, po flas për botën krijuese të femrës që, ajo që më preokupon është mospërkrahja e plotë, e cila hasë në sfida të ndryshme dhe vështërsia e saj defilon nëpër sakrifica të një botimi. Çka do t’u kishit sugjeruar krijuesve të rinj? Me rrjedhën e kohës, me njohjen e krijuesve të rinj, citoj: “Sa më shumë të lexojmë, aq më shumë do të pasurohet shpirti jonë krijues, ngase edhe arti ka vlerën e vet që stimulon ndjenjat emocionale e shpirtërore dhe të japim botës mesazhe të qarta për mes vokacionit të bukur poetik”. Mesazhi Juaj? Më shumë përkrahje për krijuesit, më shumë përkrahje për femrën krijuese, më shumë origjinalitet! Shqipe Hasani tashmë është një emër poetik i ardhur deri këtu pa stërmundime dhe shtyrje, por me një profil vetiak, falë talentit linës dhe që ka energji për të sprintuar më tej... ë për të rivalizuar, pasi ka një botë shpirtërore dimensionale dhe një përkushtim dinjitoz... Kujtesa e udhëtares Sonte s’kam ikur nga nata e thikave vetëm kujtimeve që ma bluan veten reliket e përziera baladat rrënqethëse ma plasën mallin Rrugës së Kombit Më shpërthyen dhimbjet e moçme përtej valixhes së shpirtit përtej mallkimeve që prishin heshtjen var i lash në kryqin e fundit. Aty mbeti një stinë e plagosur një atdhe robërimi një fëmijëri e mitur nën këmbanat e frikëshme me njërën dorë Kosovës lindore tjetra nën Ibrin e shtrirë Vallë a ishim nafakë e djallit apo marsh nën shpresat e pritjes veç ky qiell Shqipërie më ngushëlloi m’i kremtoi ëndrrat m’i ushqeu muzgut të mbrëmjes midis ofshamave të lindjes ma fali emrin, dritën e syve të shoh kufirin me gjak të njëjtë. Psalm i Kleopatrës Të mërkurën e shenjtë do të më vënë në skenë si Kleopatrën pse erdha në shekullin e Pegasit pse lava sytë ëndrrave që i pashë pse i fala vargun e zemrës pse putha pa mëshirë diellin dashurisë të enjtën do të më këndojë si Kleopatrën Aq më bën, xheloze se të premten e zhvirgjërimit do të më zgjosh me fustan të gjakut do të më bësh roje nën flokun e gjatë do të më fshehin në shtratin e trëndafiltë derisa të të dua gjithë natën e mos të nginjem. Gjithë javën tjetër qaj dhe gjykohem që s’të kam njohur më parë që s’të kam gjetur në peng të dashurisë me shpirtin e Çezarit Dikur të pijmë: veren e dasmës atë ditë të dehemi, ngjallemi për vitet e ikura. Shtatë netë dashuri Shtatë ditët e fundit dua të lumturohem nëpër netët e zhveshura në një karrocë druri apo diku mbi gjethe të lagura nate të shtrirë në vals të dashurisë Të frymoj në sfidën e epsheve të prek qimet e mjekrrës së thinjur derisa rrënqethet ashti im lirik. Do ta hap tunelin e dritës do të dashurojë shtatë netë përrallore në daç më përbij të tërën apo më kryqëzo mureve të prillit orgazma e dashurisë digjet në gjakun – dhembjes sime. Me sy pi buzëqeshjen Midis kënaqësive sekrete nganjëherë droj nga mëkatet me fatin e së cilës gjuha nuk e heton sikur të jetoj në shekullin e verbër të Homerit Përgjoj eklipsin në qiellin e sferave me sy pi buzëqeshjen e parë akullin e dymbëdhjetë dimrave shkrij në shpirtin djaloshar të të kafshoj të tërin pa i shpall arsye dhimbjes E tillë jam në pranverë të dergjem në strehën e dashurisë derisa lulen e puthjes sate në zemrën time ta çelësh botën nuk ta lë qetë nga dita e lindjes ndjej dashurinë s’mund ta frenojnë as dallgët e kohës. Lëkurë djersëve lirike Sa herë t’i ngjitem trupit fustanit m’i nxjerret nga një fije të mbështes në parmak të dritares me perdet e lëvizjes krijojmë hartën e kujtimeve me imazhe të shtrydhura ndjenjash. Loja e dikurshme harron fundin zanafilla nis me prekje duarsh derisa gjinjtë më rrjedhin qumësht dashuror orkidën ofshamave e lë në pikënisje Vazhdo natë e mallshme nëpër lëkurë të djersëve lirike nëpër gjak të dashurisë ndalu aty ku ndizet zjarri të bukurën shpirti di ta shijoi. Ngjyrave të mërgimit Pres të qetohen shirat e vjeshtës me hijen ngushëlluese mbështetem murit si një lozonjare t’i shoh gishtërinjtë e mi njëzet vite më parë ku e prekja zemrën tënde. Në secilin kënd mbeti një gjurmë në kepe të shpresave një lule lagjeve të dashurisë një kujtim ecjeve njëmijë mrekulli dashurish. Nuk pashë gjurmë lojës askund as trëndafila që rriteshin me riga shiu në trup mbaja vetëm bluzën e zezë plot mall, me ngjyra mërgimi robëreshë bëhesha në akuarel midis zgjëndrrës dhe pritjes duke luftuar vetminë e hidhur.

Natë e Shën Valentinit

Të ndiej
Më pushton natë e të dashuruarve

Mbeta udhëtare
Horizonteve alpine

Digjet yll i yllësisë
Një çikë drite bie
Mbi murin e portës

Në ekstazë vetmie jam
Vargjet avullojnë ngjyrë blu

Qytetit enden fatet
Ndiej shpëtim përballë dimrit të yjve
Kambana bie ilirisht
Ditarit tim i rrëqethen fjalët

Më gjej mjegullës së dendur
Duke rrëfyer për shqetësimet
Aty jemi


PELLUMBAT E JUGUT

Kjo ikje pertej kontinentit
Aziatik,Afrike,Afganistan,Iran
Eshte rruge hapafrues e faqes se internetit
Kjo shigjete e thepisur prek ashtin
pertej ujerave te shpirtit
Larg mallit pa adrese
Syte ngrijne ne shikimet
e djemve te Kosovës
Amshohem me klithje rrenqethese

A ka nje cope toke
Pa u rrenjezuar ky popull
Shkretetirave te qiellit te zjarrte
Shkembinjve pa nje pike uje

Peng zemren e kam ne Jug
Harton vulen e punes me dhimbje golgote
Heshtja amorfe fryt neteve pa gjume
Muzgut me shpresa te grisura
Uni shtrihet ne beteje djerse
Pasqyres shpaloset loti dhe malli
Anktheve te kohes 
Le te bekohet jugu
Qiellit te hapur te shenjte
Te kthehen pellumbat e Kosoves

LOTI NE PENTAGRAM

Rane copa granatash
Kulles se gurit
Digjej shuplaka e djathte
Nuk munda t i pergjigjesha
As skulptures se qelqte qe me thirri
Zhgaravitej harkut mbi shtrat

Dic me vrau syte e etur
Ndoshta qielli i kuq
Qe lengoi ererave te ciklonta
Me nje pike loti

Tani po hesht
E kerkova veten gjithkah
Pranveres se vonuar
Pritjen e mijera hereve
E gjeta udheve te gozhduara
Shigjetat e dhembjes rrembyen
Si kurbanin e gjakosur

Tani po pres
Liria erdhi kah une
Ne unaze identifikimi
Me pagezuan fat
Ne gjakun e gjenit shqipetar

Ora dymbedhjete ishullit te paqes
Nje lule gjaku qeli mbi murane
Nje kenge si loti ne pentagram
Mbaroi aktin e fundit
Varkes se clirimit nje diell u be sfilate


MA SHPALOSNI SHAMINE

Ejani
Sonte me gjeni
Ne pellgun e lumturise
Melodite ezjarrta
Ma perkdhelin gjirin
per ti falur Frymezime
Ma shpalosni shamine 
Nta bredh ne mua

Festoj mbi murane
Zemra si nje daulle e mbuluar
Kap nje cope qiell
Sonte jam triumfuese
Te leviz gajllerisht
Me shume dashuri
Qe s thuhet me fjale

Ejani 
Me shikoni
Te varur ne cengele te bukurise
Heshtja ka fjetur,mjegulla verbohet
Si nje notuese e mire hidhem ne vale

Pertej kufijve te tempujve
Te miren cmoj
Ma shpalosni shamine e kuqe
Origjinale harkut qiellor...


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...