Ali Podrimja u lind më 1942 në Gjakovë,Republika e Kosovës ,
ku pati një fëmijëri të vështirë.Ali Podrimja është autor i më shumë se
dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më
tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në
shkallë kombëtare. Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një
sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën)
dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie.
Nga Flori Bruqi
Ali Podrimja lindi e u rrit në Gjakovë. Studjoi gjuhë dhe letërsi
shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jeton aktualisht.
Periudha vendimtare për formimin shpírtëror dhe intelektual të poetit
janë vitet pesëdhjetë. Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën "Jeta e
Re". Ishin vitet kur shqiptarët në Kosovë përjetonin njërin nga terroret
me të egra të pushtuesit serb, kohën e aksionit famëkeq për mbledhjen e
armëve dhe të shpërnguljeve më drámatike të përmasave tragjike për
Kosovën dhe shqiptarët (rreth treqindmijë të shpërngulur dhunshëm në
Turqi). Poeti rritej dhe piqej në këto kushte, në këtë atmosfere agonie,
që e kishte mbërthyer Kosovën. Qyteti i Gjakovës, ku kishte lindur dhe
shkollohej, qytet me traditë të pasur patriotike, ishte më i godituri
nga kjo vërshimë policore e UDB-së serbe. Poeti i përfshirë në këtë
përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë, të kundërvihet dhe ta
stigmatizojë tërthorazi synimin e pushtuesit:
- Qaj rrafshi im i dashur, qaj! (fjala është për rrafshin e Dukagjinit,)
- Diellin tënd verbuar e kanë tytat
- E vatrat shkimbur deri më një...
Vargjet janë shkëputur nga poemthi lirik ,Hija e tokës", të cilin Ali
Podrimja e shkruajti në vitin 1960, kur ishte gjimnazist. Një vit më
pas, më 1961, Ali Podrimja botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake
Thirrje. Më pas vijnë përmbledhjet Shamijat e përshëndetjeve (1963),
Dhimbë e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri në veprën e
tij mjeshtërore Lum, lumi, (1982), që shënoi një kthesë në poezinë
bashkëkohore kosovare.
Në vitet '80 e '90 ai do të vazhdojë të botojë libra poetikë si Zari,
Buzëqeshje në kafaz etj., deri te dy librat në prozë: Burgu i hapur
(1998) dhe Harakiri (1999).
Kur për një poet themi se nuk është konvencional, pra është modern,
këtë duhet ta kuptojmë kështu: Ali Podrimja e çliron poezinë shqipe nga
disa rregulla metrike, siç është: vargu i thurur, apo nga përmbajtjet si
fryma apologjike, brohoritëse e poezisë së pasluftës etj. Por, ai
vendos parime të tjera krijuese, siç është vargu i lirë, shqiptimi
metaforik, gjuha e ironisë, efikase për të shprehur zona më të errëta
apo më të fshehta të natyrës së njeriut. Synimi i poetit për t'u fshehur
përmes reflekseve ezopike dhe për t'i përcjellë ato, duke shmangur
ndalesat e jashtme, e nxjerrin në plan të parë mesazhin dhe në plan të
dytë atë pjesë të vlerës artistike që arrihet përmes ritmit dhe
euforisë. Me rëndësi është të kuptohet, nëse këto parime poetike të Ali
Podrimjes, janë parime të një brezi dhe të një kohe dhe duhet të njihen
si përvojë. Pa to nuk mund të kuptohet dhe të zbulohet arti poetik nëpër
kohë, sidomos për krijuesit e rinj, poetët e mëdhenj janë shkollë, nga e
cila mund të mësojnë; janë përvojat, nga të cilat do të nisin ata të
krijojnë parimet e tyre poetike. Poezia e Ali Podrimjes, e përkthyer në
shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se
në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të
veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar,
të ndryshëm nga të tjerët.
Publikimin e parë e bëri në vitin 1957 në revistën letrare Jeta e Re kur ishte në gjimnaz.
Rrethanat e vështira politike gjatë viteve ´60 dhe ato familjare më
pas, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në poezitë e tij. Vdekja e të
birit, Lumit, rezultoi me veprën më të bukur të tij gjer më sot, Lum Lumi.
Poezija e tij ka bërë që poezia shqiptare në tërësi të respektohet në
të gjithë trojet shqiptare, si dhe të përkthehet në shumë gjuhë të
huaja. Vargu i Podrimjës karakterizohet nga thjeshtësia, rima e
padukshme, dhe simbolet e papritura.
“Unë,
para se të merresha me shkrime, merresha me sport. Isha notues, një
ndër më të njohurit, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës. Por,
unë rastësisht kam hyrë në letërsi. Një mik i imi shkruante poezi dhe
ai vinte të më shihte mua kur kërceja nga shkëmbinjtë e lartë, nga
lartësitë e mëdha. Një ditë më thotë: “po shkruaj poezi”, unë i thashë:
“mirë, edhe unë një ditë do të shkruaj poezi”. Dhe ashtu ndodhi. Ishte
ajo poezia ime e parë që e botova në “Jetën e re”, në numrin 4, në
vitin 1957”.(Flori Bruqi)
-----------------------------------------------------------------------------
Ali Podrimja: Përballemi me krim kulturor
Bisedoi: Vera Pelaj
Cila kohë është koha e fillimit të shkrimeve?
Kam filluar të shkruaj që në vitet ’60. Poezinë e parë e kam botuar në
revistën letrare “Jeta e re”, në numrin 4 të saj, në vitin 1957. Por,
puna ime më e dendur dhe që ishte më e vrullshme, fillon nga vitet ’60.
Atëherë isha nxënës i gjimnazit të Gjakovës dhe më kujtohet si sot, pas
disa numrave që ishin botuar te “Jeta e re”, që mbarte Esad Mekuli, të
cilin unë e kam quajtur në shkrimet e mia diskurseve, edhe “Engjëlli
im mbrojtës”, më luti të dërgojë një poemë për Kosovën. Unë vetëm e
kisha shkruar poemën, e cila kishte hasur në keqkuptim te organet e
pushtetit të atëhershëm. Dhe kështu, ata i kishte kapur tmerri, shkaku i
një vargu, i cili gjendet në poemë, “Kosova është gjaku im që nuk
falet”. Do të thotë, para 50 vjetëve, e kisha thënë këtë varg dhe si
nxënës isha bërë problem për shtetin e atëhershëm. Prandaj, atë kohë,
vështirë se do ta harroj ndonjëherë, sepse ishte me shumë të papritura.
Me ç’farë problemesh u ballafaquat për shkak të shkrimeve tuaja në atë kohë?
Problemi kryesor ishte poema por, pas poemës kisha botuar edhe disa
poezi të tjera. Posaçërisht problem më kishte sjellë edhe poezia
“Bukuria”. Për këtë poezi më thonin, kush është ai fqinji yt, që ende
nuk e ke takuar? Në atë poezi kisha një varg që thoja: “Zgjata dorën ta
këpus lulen, mos, më tha fqinji im”. Fjala ishte për bukurinë dhe
mirësinë në jetë por, ata (pushteti i atëhershëm) e kuptonin krejt
ndryshe. Ata e kuptonin nga rrafshi politik dhe më thonin se ke menduar
për Shqipërinë. Unë nuk mund të thosha se ishte ashtu, sepse mund të
dënohesha, ashtu siç kishin paraparë ata. Mirëpo, megjithatë, mua më
përjashtuan nga gjimnazi dhe unë u detyrova që privatisht ta mbaroj
gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë.
Drejtori im i shkollës ishte Ibrahim Zherka, i cili ka qenë një njeri
zotëri, historian dhe njeri diplomat. Më bëhej se ai më lexonte në sy
dhe përgjigjet e mia atij i pëlqenin. Atij i pëlqente që unë dëshiroja
t’ju bishtnoj gjërave më të këqija. Posaçërisht ishte ra në hall Esad
Mekuli, sepse Komiteti Krahinor i atëhershëm e kishte ftuar në bisedë
informative dhe e kishte pyetur për poezinë time. I kishin thënë: “çka
është kjo poezi, çka është ky varg “Kosova është gjaku im që nuk falet”,
sa vjet i ka ai poet që e ka shkruar….?” Esadi, ishte përgjigjur se
është djalë i ri dhe kishte treguar që jam gjimnazist. Mirëpo, komiteti
në atë kohë, kishte thënë se ky poet nuk mund të jetë gjimnazist dhe se
nëse është kështu, ai gjimnazist, nuk meriton që ta vazhdojë shkollën
më tutje. Ai qenka njeri i revoltuar, rebel etj.etj.
Pas atyre bisedave, Esadi arrin në Gjakovë dhe gati sa nuk qante. Unë
i kërkova falje dhe i thashë: “më fal baca Esad, unë ashtu e shoh dhe
mendoj se “Kosova është gjaku im që nuk falet”. Të tjerët mund të thonë
që Kosova nuk është gjaku i tyre, por gjaku im, është”. Ai filloi të
shqetësohet dhe më tha: “nëse më dëgjon, nëse më kupton dhe nëse
dëshiron që “Jeta e re” të mos mbyllet, a bën ta shkruash një vjershë
për Titon?” Unë buzëqesha dhe i thashë: “baca Esad, unë nuk kam qenë në
luftë dhe as që jam takuar me Titon.
Nuk e di as çka të shkruaj”. Ai më tha, se do të jetë mirë edhe për
ty dhe se do të shërbejë poezia për Titon ty, edhe si mbrojtje. Më
kujtohet, se me të ishte edhe Nehat Islami. Nehatin e donte shumë dhe të
dy bashkë kishin ardhur te unë në Gjakovë, me qëllim që të më bindnin
që të shkruaja një poezi për Titon. Iu thashë se nuk di ta shkruaj atë
poezi. Esad Mekuli më tha: “shkruaj ti tre-katër rreshta, e unë i
rregulloj”. I thashë se atëherë nuk është poezia ime. Më tha: “të lutem,
ose duhet ta shkruash një poezi për Titon, ose përndryshe do të na
mbyllin revistën “Jeta e re”. Atëherë ishte gjallë Dushan Mugosha.
Në atë kohë, dëgjoheshin ngapak edhe shqiptarët por, ai i kishte nën
komandë të gjithë. Baca Esad nga ai kërcënohej, por unë bacës Esad i
thashë: “për besë nuk di të shkruaj poezi për Titon”, por ai më tha:
“për hatrin tim, duhet ta shkruash”. U binda dhe e shkrova poezinë, por
jo aq të gjatë. Dhe ai më tha se do t’ia vinte titullin vetë. I thashë,
mbasi ndodhi kjo punë me poemën time dhe pasi dëshiroj që unë të mos
jem shkaktar për mbylljen e revistës “Jeta e re”, po e vë në peshojë
edhe nderin tim dhe i thashë se unë nuk mund t’i shoh lotët e tu. Më
tha: “mirë, dhe kështu do të bëjmë”. Mirëpo, ajo poezi në gjuhën shqipe
kishte kaluar shumë mirë dhe udhëheqësit shqiptarë thonin për mua se
ky qenka djalë i mirë, ne i paskemi ra në qafë etj., etj. Por, poezia
ime, përkthehet në gjuhën serbe, me rastin e ditëlindjes së presidentit
të atëhershëm të Jugosllavisë, Titos. Ata duhej patjetër të shihnin se
çka kanë shkruar shqiptarët, sllovenët, kroatët, maqedonët etj., dhe e
bëjnë një antologji. Në atë antologji, e përkthejnë edhe poezinë time.
Poezi për Titon kishte nga të gjithë poetët e Kosovës, duke u nisur
nga Enver Gjergjeku, Rrahman Dedaj, e nga të gjithë sepse koha ishte e
tillë dhe nuk mund t’i bishtnoje punës atëherë sepse në atë kohë,
themelohej edhe Universiteti, krijohej edhe Akademia e shumë
institucione të tjera, e të vinte turp ta pengoje, prandaj është dashur
që në njëfarë mënyre, të bësh lojë edhe me fatin tënd edhe me fatin e
shoqërisë. Dhe, e marrin atë poezinë time për Titon, e analizojnë dhe
përsëri thonë se, ky njeri është tallur me ne sepse në poezi e ka vargun
“Trimi im”. Kur i drejtohesh dikujt me “Trimi im”, është pezhurativ
dhe ata thonë se ky i thotë Titos “Trimi im”. Sekretari i Fadil Hoxhës
më thotë: “na trego pse e ke shkruar këtë poezi dhe këtë varg?!” Unë i
pata thënë: “i kam thënë trimi im, asgjë tjetër”. Ai më thotë: “jo, ky
varg është shkruar në mënyrë pezhurative”. Unë iu përgjigja: “jo, jo.
Unë kam menduar se është trimi im dhe asgjë tjetër”. Dhe me kaq u mbyll
ai proces rreth asaj poezie. Mirëpo, Esadin, vërtet e kam pasur një
“engjëll mbrojtës”, sepse ai më ka mbrojtur shumë shpesh dhe vërtetë më
ka ndihmuar shumë.
Deri tani na treguat për problemet që i keni pasur në të
kaluarën për shkak të krijimtarisë tuaj. A mund të keni probleme edhe
tani p.sh. me poezinë “Zero” që e keni shkruar në vitin 2004, meqenëse
edhe kjo poezi është për korrupsionin?
Krijuesi, është turp të heshtë para korrupsionit. Është turp të heshtë
para injorancës dhe para të keqes, që mund ta kaplojë shoqërinë. Kam
përshtypjen, që ai sindromi i Shqipërisë, ka kaluar edhe tek ne. Tani
neve, na kanë kapluar këto “Zerot”, e ato zero në realitet, mund të
ishin kafshatë e shumë njerëzve të varfër. Nuk ka asnjë funksionar sot,
nga më i vogli e deri tek ai më i madhi, që nuk i ka disa makina. Ato
makina janë bërë tmerr për opinionin, për ata që çdo ditë enden me duar
në xhepa. E kjo është e turpshme. Mirëpo, krijuesi duhet ta luftojë
këtë, duhet t’u tregojë njerëzve, kur një popull siç jemi ne, ende
kërkon veten, kur një shoqëri ende bredh në një hapësirë ballkanike dhe
ende nuk e ka marrë veten në dorë, e jo të tregohesh një shoqëri e
pasur, kur je një shoqëri e varfër.
Shikoni vetëm sa universitete private janë ndërtuar këtu, e ndërtimi i
gjërave private ka vetëm qëllim përfitimin, e asgjë tjetër. Studentët
më të dobët janë nëpër universitete private. Por edhe profesorët në
universitetin shtetëror, janë të hutuar sepse ngasin edhe nëpër
universitete private, në të gjitha anët sepse ngasin për përfitime. Unë
shoh shumë intelektualë që janë në nivel e që kanë emër por, ata nuk
bëjnë ashtu, sepse turpërohen pikësëpari nga familja e vet dhe nga vetë
populli.
UÇK-ja, e ka pasur për betim vargun tuaj “Kosova është gjaku im që nuk falet”. Si e ndieni veten për këtë nder?
Për mua ky ka qenë nder sepse shumë nga ata të rinj që dolën nëpër male
dhe kapën pushkët për ta mbrojtur dinjitetin dhe Kosovën i kam njohur.
Për mua është interesant edhe një rast në Tiranë, ku ishte mbajtur një
demonstratë e madhe në vitin 1998, për lirinë e popullit të Kosovës.
Dritëro Agolli, siç e ka zakon ai me atë humorin e vet, më tha: “Ali, na
ke bërë telashe”. E pyeta: për çka? Më tha, qindra vetë e kanë mbajtur
vargun tënd lart dhe kanë bërtitur: “Kosova, është gjaku im që nuk
falet”. Unë i thashë se nuk kanë bërë gabim, mirë kanë bërë. Edhe i
thashë, ky është nder për mua. Edhe ky varg i imi që ka qenë për betim
të luftëtarëve të UÇK-së, është nder për mua.
Në cilësinë e poetit kombëtar, ju e keni përfaqësuar poezinë
kosovare nëpër festivale të ndryshme. Një ndër këto festivale ka qenë
edhe Festivali Interkontinental i Artit dhe Letërsisë. Cili ishte roli i
juaj, në këtë festival?
Unë kam qenë në shumë manifestime të tilla dhe kam pasur shumë takime me
poetë. Në takime të tilla, çdo krijues mund të kontribuojë për
çështjen shqiptare. Mund të kontribuojë për shumëçka, mirëpo, takimet e
Mediteranit janë ndër takimet më të mëdha që mbahen çdo vit në Evropë.
Aty kanë marrë pjesë edhe miqtë e mi, Fatos Arapi, Agron Tufa, Visar
Zhiti etj. Më ftuan dhe unë shkova.
Kishit thirrje direkte nga Roma?
Po, direkte. Mirëpo, ishte shumë qesharake për mua, që në ato takime
ishte edhe nobelisti kinez, për të cilin unë kisha shkruar shumë keq.
Inatosesha se si një krijues kinez, për të cilin nuk kisha dëgjuar
kurrë, ishte nderuar nga Stokholmi me çmimin Nobel. Dhe duhet ditur se
secili intelektual duhet ta mbrojë intelektualin e vet, e jo t’i shkelë
vlerat e veta. D.m.th. është e turpshme. Unë edhe sot kur i shoh
intelektualët që grinden mes vete, mua me vjen turp, sepse ne secili
kontribuojmë në mënyrën tonë për çështjen kombëtare, për kulturën
kombëtare dhe për afirmimin tonë. Ato takime kanë rëndësi shumë të madhe
për afirmimin e secilës kulturë, të secilës letërsi. Kryesisht aty
tubohen letërsitë e Mesdheut mirëpo, ftohen edhe poetë nga Kina, nga
Vietnami, nga Australia, nga Amerika.
A do të mund të organizohej në Kosovë një festival i poezisë,
çfarë është Festivali Interkontinental i Artit dhe Letërsisë në Romë?
Ne kemi pasur Mitingun e Poezisë që është mbajtur afër 50 vjet në
Gjakovë dhe mbahet ende. Por, krijuesit filluan të grinden me veti. Ka
mbetur Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, por u formua edhe Pen Qendra e
Kosovës. Realisht, organizator i Mitingut të Poezisë në Gjakovë ka qenë
Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”. Atëherë Gjakova ishte shumë e
fortë ekonomikisht dhe Gjakova e financonte, mirëpo e ndihmonte edhe
Ministria për Kulturë. Tani më duket se janë harxhuar fjalët në mesin e
krijuesve, u harxhuan xhepat dhe pasuria për të mbajtur një manifestim
të tillë.
Tani vazhdimisht manifestimet tona duken të zbehta. Nuk të merr malli
edhe të marrësh pjesë, sepse nuk e kanë atë bukurinë që e kanë pasur
dikur. E mbaj mend që atë kohë vinin poetë jo vetëm nga Kosova e
Shqipëria, por edhe nga e tërë bota. E tani shkaku i mjeteve, nuk kemi
mundësi t’i thërrasim. Tani mblidhen vetëm poetët e Kosovës, ata që
dëshirojnë të shkojnë. Përndryshe jeta letrare në Kosovë vjen
vazhdimisht duke u varfëruar. Dhe kjo është një nga të zezat më të
mëdha, që e ka plagosur letërsinë shqipe.
Sa jeni i kënaqur me Ministrinë e Kulturës, me atë që ju ofron shkrimtarëve?
Ministria e Kulturës, mirë që ekziston dhe mirë që ka njerëz të kulturës
aty, por Ministria e Kulturës duhet të ketë edhe mjete më shumë. Mjete
më shumë sepse nëse kjo ministri nuk financon revista, nëse nuk
financon fletushka letrare, nëse nuk financon manifestime të ndryshme
letrare, nëse nuk i ofron dhe i bashkon krijuesit, atëherë nuk është
në funksion të kulturës. Kjo ministri kurrë nuk ka pasur më pak para se
tani. D.m.th., shumicën e mjeteve që i marrin ata, i shfrytëzojnë për
të paguar personelin që punon aty. D.m.th. mjetet tjera që mbesin aty,
janë të pakta për një zhvillim normal të kulturës në përgjithësi tek
ne.
Nga këndi juaj, si e keni shikuar polemikën Qosja-Kadare?
Ajo polemikë që ka ndodhur në mes këtyre dy krijuesve, ndoshta ata i ka
dëmtuar më së shumti, sepse ka qenë shumë e acaruar dhe një polemikë e
tillë, ka ndodhur një kohë kur Kosova ende nuk e kishte shpallur
pavarësinë dhe nuk dihej ende se çka po bëhej me të. Ndoshta do të ishte
më mirë të heshtnin, mirëpo, ata të dy janë krijues dhe e kanë thënë
mendimin e tyre. Është mirë që e kanë dhënë mendimin e tyre, mirëpo nuk
është mirë kur e shkelin njëri-tjetrin. Kjo është më e dhimbshme.
Sa jeni i kënaqur me poetët e rinj?
As poetët e rinj nuk kanë sot hapësirë ku mund të botojnë dhe ku mund të
paraqiten për arsye se mungon shumëçka. Mua më vjen keq që shumica e
poetëve të rinj, bredh në margjina. Nuk gjen vend sepse nuk i ofron
shoqëria. Shoqëria është fajtore për këtë dhe shumëçka tjetër. Shoqëria
duhet ta dijë se një popull duhet ta ketë një kulturë të madhe. Me atë
kulturë, duhet t’i prijë edhe shumë programeve kombëtare dhe t’u prijë
edhe shumë projekteve kombëtare. Nuk mund të bëjnë projektet kulturore
njerëzit që janë jashtë sferës së kulturës.
Ali Podrimja u lind më 1942 në Gjakovë,Republika e Kosovës ,
ku pati një fëmijëri të vështirë.Ali Podrimja është autor i më shumë se
dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më
tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në
shkallë kombëtare. Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një
sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën)
dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie.
Nga Flori Bruqi
Ali Podrimja lindi e u rrit në Gjakovë. Studjoi gjuhë dhe letërsi
shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jeton aktualisht.
Periudha vendimtare për formimin shpírtëror dhe intelektual të poetit
janë vitet pesëdhjetë. Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën "Jeta e
Re". Ishin vitet kur shqiptarët në Kosovë përjetonin njërin nga terroret
me të egra të pushtuesit serb, kohën e aksionit famëkeq për mbledhjen e
armëve dhe të shpërnguljeve më drámatike të përmasave tragjike për
Kosovën dhe shqiptarët (rreth treqindmijë të shpërngulur dhunshëm në
Turqi). Poeti rritej dhe piqej në këto kushte, në këtë atmosfere agonie,
që e kishte mbërthyer Kosovën. Qyteti i Gjakovës, ku kishte lindur dhe
shkollohej, qytet me traditë të pasur patriotike, ishte më i godituri
nga kjo vërshimë policore e UDB-së serbe. Poeti i përfshirë në këtë
përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë, të kundërvihet dhe ta
stigmatizojë tërthorazi synimin e pushtuesit:
- Qaj rrafshi im i dashur, qaj! (fjala është për rrafshin e Dukagjinit,)
- Diellin tënd verbuar e kanë tytat
- E vatrat shkimbur deri më një...
Vargjet janë shkëputur nga poemthi lirik ,Hija e tokës", të cilin Ali
Podrimja e shkruajti në vitin 1960, kur ishte gjimnazist. Një vit më
pas, më 1961, Ali Podrimja botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake
Thirrje. Më pas vijnë përmbledhjet Shamijat e përshëndetjeve (1963),
Dhimbë e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri në veprën e
tij mjeshtërore Lum, lumi, (1982), që shënoi një kthesë në poezinë
bashkëkohore kosovare.
Në vitet '80 e '90 ai do të vazhdojë të botojë libra poetikë si Zari,
Buzëqeshje në kafaz etj., deri te dy librat në prozë: Burgu i hapur
(1998) dhe Harakiri (1999).
Kur për një poet themi se nuk është konvencional, pra është modern,
këtë duhet ta kuptojmë kështu: Ali Podrimja e çliron poezinë shqipe nga
disa rregulla metrike, siç është: vargu i thurur, apo nga përmbajtjet si
fryma apologjike, brohoritëse e poezisë së pasluftës etj. Por, ai
vendos parime të tjera krijuese, siç është vargu i lirë, shqiptimi
metaforik, gjuha e ironisë, efikase për të shprehur zona më të errëta
apo më të fshehta të natyrës së njeriut. Synimi i poetit për t'u fshehur
përmes reflekseve ezopike dhe për t'i përcjellë ato, duke shmangur
ndalesat e jashtme, e nxjerrin në plan të parë mesazhin dhe në plan të
dytë atë pjesë të vlerës artistike që arrihet përmes ritmit dhe
euforisë. Me rëndësi është të kuptohet, nëse këto parime poetike të Ali
Podrimjes, janë parime të një brezi dhe të një kohe dhe duhet të njihen
si përvojë. Pa to nuk mund të kuptohet dhe të zbulohet arti poetik nëpër
kohë, sidomos për krijuesit e rinj, poetët e mëdhenj janë shkollë, nga e
cila mund të mësojnë; janë përvojat, nga të cilat do të nisin ata të
krijojnë parimet e tyre poetike. Poezia e Ali Podrimjes, e përkthyer në
shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se
në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të
veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar,
të ndryshëm nga të tjerët.
Publikimin e parë e bëri në vitin 1957 në revistën letrare Jeta e Re kur ishte në gjimnaz.
Rrethanat e vështira politike gjatë viteve ´60 dhe ato familjare më
pas, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në poezitë e tij. Vdekja e të
birit, Lumit, rezultoi me veprën më të bukur të tij gjer më sot, Lum Lumi.
Poezija e tij ka bërë që poezia shqiptare në tërësi të respektohet në
të gjithë trojet shqiptare, si dhe të përkthehet në shumë gjuhë të
huaja. Vargu i Podrimjës karakterizohet nga thjeshtësia, rima e
padukshme, dhe simbolet e papritura.
-----------------------------------------------------------------------------
Ali Podrimja: Përballemi me krim kulturor
Bisedoi: Vera Pelaj
Cila kohë është koha e fillimit të shkrimeve?
Kam filluar të shkruaj që në vitet ’60. Poezinë e parë e kam botuar në revistën letrare “Jeta e re”, në numrin 4 të saj, në vitin 1957. Por, puna ime më e dendur dhe që ishte më e vrullshme, fillon nga vitet ’60. Atëherë isha nxënës i gjimnazit të Gjakovës dhe më kujtohet si sot, pas disa numrave që ishin botuar te “Jeta e re”, që mbarte Esad Mekuli, të cilin unë e kam quajtur në shkrimet e mia diskurseve, edhe “Engjëlli im mbrojtës”, më luti të dërgojë një poemë për Kosovën. Unë vetëm e kisha shkruar poemën, e cila kishte hasur në keqkuptim te organet e pushtetit të atëhershëm. Dhe kështu, ata i kishte kapur tmerri, shkaku i një vargu, i cili gjendet në poemë, “Kosova është gjaku im që nuk falet”. Do të thotë, para 50 vjetëve, e kisha thënë këtë varg dhe si nxënës isha bërë problem për shtetin e atëhershëm. Prandaj, atë kohë, vështirë se do ta harroj ndonjëherë, sepse ishte me shumë të papritura.
Me ç’farë problemesh u ballafaquat për shkak të shkrimeve tuaja në atë kohë?
Problemi kryesor ishte poema por, pas poemës kisha botuar edhe disa poezi të tjera. Posaçërisht problem më kishte sjellë edhe poezia “Bukuria”. Për këtë poezi më thonin, kush është ai fqinji yt, që ende nuk e ke takuar? Në atë poezi kisha një varg që thoja: “Zgjata dorën ta këpus lulen, mos, më tha fqinji im”. Fjala ishte për bukurinë dhe mirësinë në jetë por, ata (pushteti i atëhershëm) e kuptonin krejt ndryshe. Ata e kuptonin nga rrafshi politik dhe më thonin se ke menduar për Shqipërinë. Unë nuk mund të thosha se ishte ashtu, sepse mund të dënohesha, ashtu siç kishin paraparë ata. Mirëpo, megjithatë, mua më përjashtuan nga gjimnazi dhe unë u detyrova që privatisht ta mbaroj gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë.
Drejtori im i shkollës ishte Ibrahim Zherka, i cili ka qenë një njeri zotëri, historian dhe njeri diplomat. Më bëhej se ai më lexonte në sy dhe përgjigjet e mia atij i pëlqenin. Atij i pëlqente që unë dëshiroja t’ju bishtnoj gjërave më të këqija. Posaçërisht ishte ra në hall Esad Mekuli, sepse Komiteti Krahinor i atëhershëm e kishte ftuar në bisedë informative dhe e kishte pyetur për poezinë time. I kishin thënë: “çka është kjo poezi, çka është ky varg “Kosova është gjaku im që nuk falet”, sa vjet i ka ai poet që e ka shkruar….?” Esadi, ishte përgjigjur se është djalë i ri dhe kishte treguar që jam gjimnazist. Mirëpo, komiteti në atë kohë, kishte thënë se ky poet nuk mund të jetë gjimnazist dhe se nëse është kështu, ai gjimnazist, nuk meriton që ta vazhdojë shkollën më tutje. Ai qenka njeri i revoltuar, rebel etj.etj.
Pas atyre bisedave, Esadi arrin në Gjakovë dhe gati sa nuk qante. Unë i kërkova falje dhe i thashë: “më fal baca Esad, unë ashtu e shoh dhe mendoj se “Kosova është gjaku im që nuk falet”. Të tjerët mund të thonë që Kosova nuk është gjaku i tyre, por gjaku im, është”. Ai filloi të shqetësohet dhe më tha: “nëse më dëgjon, nëse më kupton dhe nëse dëshiron që “Jeta e re” të mos mbyllet, a bën ta shkruash një vjershë për Titon?” Unë buzëqesha dhe i thashë: “baca Esad, unë nuk kam qenë në luftë dhe as që jam takuar me Titon.
Nuk e di as çka të shkruaj”. Ai më tha, se do të jetë mirë edhe për ty dhe se do të shërbejë poezia për Titon ty, edhe si mbrojtje. Më kujtohet, se me të ishte edhe Nehat Islami. Nehatin e donte shumë dhe të dy bashkë kishin ardhur te unë në Gjakovë, me qëllim që të më bindnin që të shkruaja një poezi për Titon. Iu thashë se nuk di ta shkruaj atë poezi. Esad Mekuli më tha: “shkruaj ti tre-katër rreshta, e unë i rregulloj”. I thashë se atëherë nuk është poezia ime. Më tha: “të lutem, ose duhet ta shkruash një poezi për Titon, ose përndryshe do të na mbyllin revistën “Jeta e re”. Atëherë ishte gjallë Dushan Mugosha.
Në atë kohë, dëgjoheshin ngapak edhe shqiptarët por, ai i kishte nën komandë të gjithë. Baca Esad nga ai kërcënohej, por unë bacës Esad i thashë: “për besë nuk di të shkruaj poezi për Titon”, por ai më tha: “për hatrin tim, duhet ta shkruash”. U binda dhe e shkrova poezinë, por jo aq të gjatë. Dhe ai më tha se do t’ia vinte titullin vetë. I thashë, mbasi ndodhi kjo punë me poemën time dhe pasi dëshiroj që unë të mos jem shkaktar për mbylljen e revistës “Jeta e re”, po e vë në peshojë edhe nderin tim dhe i thashë se unë nuk mund t’i shoh lotët e tu. Më tha: “mirë, dhe kështu do të bëjmë”. Mirëpo, ajo poezi në gjuhën shqipe kishte kaluar shumë mirë dhe udhëheqësit shqiptarë thonin për mua se ky qenka djalë i mirë, ne i paskemi ra në qafë etj., etj. Por, poezia ime, përkthehet në gjuhën serbe, me rastin e ditëlindjes së presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë, Titos. Ata duhej patjetër të shihnin se çka kanë shkruar shqiptarët, sllovenët, kroatët, maqedonët etj., dhe e bëjnë një antologji. Në atë antologji, e përkthejnë edhe poezinë time.
Poezi për Titon kishte nga të gjithë poetët e Kosovës, duke u nisur nga Enver Gjergjeku, Rrahman Dedaj, e nga të gjithë sepse koha ishte e tillë dhe nuk mund t’i bishtnoje punës atëherë sepse në atë kohë, themelohej edhe Universiteti, krijohej edhe Akademia e shumë institucione të tjera, e të vinte turp ta pengoje, prandaj është dashur që në njëfarë mënyre, të bësh lojë edhe me fatin tënd edhe me fatin e shoqërisë. Dhe, e marrin atë poezinë time për Titon, e analizojnë dhe përsëri thonë se, ky njeri është tallur me ne sepse në poezi e ka vargun “Trimi im”. Kur i drejtohesh dikujt me “Trimi im”, është pezhurativ dhe ata thonë se ky i thotë Titos “Trimi im”. Sekretari i Fadil Hoxhës më thotë: “na trego pse e ke shkruar këtë poezi dhe këtë varg?!” Unë i pata thënë: “i kam thënë trimi im, asgjë tjetër”. Ai më thotë: “jo, ky varg është shkruar në mënyrë pezhurative”. Unë iu përgjigja: “jo, jo. Unë kam menduar se është trimi im dhe asgjë tjetër”. Dhe me kaq u mbyll ai proces rreth asaj poezie. Mirëpo, Esadin, vërtet e kam pasur një “engjëll mbrojtës”, sepse ai më ka mbrojtur shumë shpesh dhe vërtetë më ka ndihmuar shumë.
Deri tani na treguat për problemet që i keni pasur në të kaluarën për shkak të krijimtarisë tuaj. A mund të keni probleme edhe tani p.sh. me poezinë “Zero” që e keni shkruar në vitin 2004, meqenëse edhe kjo poezi është për korrupsionin?
Krijuesi, është turp të heshtë para korrupsionit. Është turp të heshtë para injorancës dhe para të keqes, që mund ta kaplojë shoqërinë. Kam përshtypjen, që ai sindromi i Shqipërisë, ka kaluar edhe tek ne. Tani neve, na kanë kapluar këto “Zerot”, e ato zero në realitet, mund të ishin kafshatë e shumë njerëzve të varfër. Nuk ka asnjë funksionar sot, nga më i vogli e deri tek ai më i madhi, që nuk i ka disa makina. Ato makina janë bërë tmerr për opinionin, për ata që çdo ditë enden me duar në xhepa. E kjo është e turpshme. Mirëpo, krijuesi duhet ta luftojë këtë, duhet t’u tregojë njerëzve, kur një popull siç jemi ne, ende kërkon veten, kur një shoqëri ende bredh në një hapësirë ballkanike dhe ende nuk e ka marrë veten në dorë, e jo të tregohesh një shoqëri e pasur, kur je një shoqëri e varfër.
Shikoni vetëm sa universitete private janë ndërtuar këtu, e ndërtimi i gjërave private ka vetëm qëllim përfitimin, e asgjë tjetër. Studentët më të dobët janë nëpër universitete private. Por edhe profesorët në universitetin shtetëror, janë të hutuar sepse ngasin edhe nëpër universitete private, në të gjitha anët sepse ngasin për përfitime. Unë shoh shumë intelektualë që janë në nivel e që kanë emër por, ata nuk bëjnë ashtu, sepse turpërohen pikësëpari nga familja e vet dhe nga vetë populli.
UÇK-ja, e ka pasur për betim vargun tuaj “Kosova është gjaku im që nuk falet”. Si e ndieni veten për këtë nder?
Për mua ky ka qenë nder sepse shumë nga ata të rinj që dolën nëpër male dhe kapën pushkët për ta mbrojtur dinjitetin dhe Kosovën i kam njohur. Për mua është interesant edhe një rast në Tiranë, ku ishte mbajtur një demonstratë e madhe në vitin 1998, për lirinë e popullit të Kosovës. Dritëro Agolli, siç e ka zakon ai me atë humorin e vet, më tha: “Ali, na ke bërë telashe”. E pyeta: për çka? Më tha, qindra vetë e kanë mbajtur vargun tënd lart dhe kanë bërtitur: “Kosova, është gjaku im që nuk falet”. Unë i thashë se nuk kanë bërë gabim, mirë kanë bërë. Edhe i thashë, ky është nder për mua. Edhe ky varg i imi që ka qenë për betim të luftëtarëve të UÇK-së, është nder për mua.
Në cilësinë e poetit kombëtar, ju e keni përfaqësuar poezinë kosovare nëpër festivale të ndryshme. Një ndër këto festivale ka qenë edhe Festivali Interkontinental i Artit dhe Letërsisë. Cili ishte roli i juaj, në këtë festival?
Unë kam qenë në shumë manifestime të tilla dhe kam pasur shumë takime me poetë. Në takime të tilla, çdo krijues mund të kontribuojë për çështjen shqiptare. Mund të kontribuojë për shumëçka, mirëpo, takimet e Mediteranit janë ndër takimet më të mëdha që mbahen çdo vit në Evropë. Aty kanë marrë pjesë edhe miqtë e mi, Fatos Arapi, Agron Tufa, Visar Zhiti etj. Më ftuan dhe unë shkova.
Kishit thirrje direkte nga Roma?
Po, direkte. Mirëpo, ishte shumë qesharake për mua, që në ato takime ishte edhe nobelisti kinez, për të cilin unë kisha shkruar shumë keq. Inatosesha se si një krijues kinez, për të cilin nuk kisha dëgjuar kurrë, ishte nderuar nga Stokholmi me çmimin Nobel. Dhe duhet ditur se secili intelektual duhet ta mbrojë intelektualin e vet, e jo t’i shkelë vlerat e veta. D.m.th. është e turpshme. Unë edhe sot kur i shoh intelektualët që grinden mes vete, mua me vjen turp, sepse ne secili kontribuojmë në mënyrën tonë për çështjen kombëtare, për kulturën kombëtare dhe për afirmimin tonë. Ato takime kanë rëndësi shumë të madhe për afirmimin e secilës kulturë, të secilës letërsi. Kryesisht aty tubohen letërsitë e Mesdheut mirëpo, ftohen edhe poetë nga Kina, nga Vietnami, nga Australia, nga Amerika.
A do të mund të organizohej në Kosovë një festival i poezisë, çfarë është Festivali Interkontinental i Artit dhe Letërsisë në Romë?
Ne kemi pasur Mitingun e Poezisë që është mbajtur afër 50 vjet në Gjakovë dhe mbahet ende. Por, krijuesit filluan të grinden me veti. Ka mbetur Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, por u formua edhe Pen Qendra e Kosovës. Realisht, organizator i Mitingut të Poezisë në Gjakovë ka qenë Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”. Atëherë Gjakova ishte shumë e fortë ekonomikisht dhe Gjakova e financonte, mirëpo e ndihmonte edhe Ministria për Kulturë. Tani më duket se janë harxhuar fjalët në mesin e krijuesve, u harxhuan xhepat dhe pasuria për të mbajtur një manifestim të tillë.
Tani vazhdimisht manifestimet tona duken të zbehta. Nuk të merr malli edhe të marrësh pjesë, sepse nuk e kanë atë bukurinë që e kanë pasur dikur. E mbaj mend që atë kohë vinin poetë jo vetëm nga Kosova e Shqipëria, por edhe nga e tërë bota. E tani shkaku i mjeteve, nuk kemi mundësi t’i thërrasim. Tani mblidhen vetëm poetët e Kosovës, ata që dëshirojnë të shkojnë. Përndryshe jeta letrare në Kosovë vjen vazhdimisht duke u varfëruar. Dhe kjo është një nga të zezat më të mëdha, që e ka plagosur letërsinë shqipe.
Sa jeni i kënaqur me Ministrinë e Kulturës, me atë që ju ofron shkrimtarëve?
Ministria e Kulturës, mirë që ekziston dhe mirë që ka njerëz të kulturës aty, por Ministria e Kulturës duhet të ketë edhe mjete më shumë. Mjete më shumë sepse nëse kjo ministri nuk financon revista, nëse nuk financon fletushka letrare, nëse nuk financon manifestime të ndryshme letrare, nëse nuk i ofron dhe i bashkon krijuesit, atëherë nuk është në funksion të kulturës. Kjo ministri kurrë nuk ka pasur më pak para se tani. D.m.th., shumicën e mjeteve që i marrin ata, i shfrytëzojnë për të paguar personelin që punon aty. D.m.th. mjetet tjera që mbesin aty, janë të pakta për një zhvillim normal të kulturës në përgjithësi tek ne.
Nga këndi juaj, si e keni shikuar polemikën Qosja-Kadare?
Ajo polemikë që ka ndodhur në mes këtyre dy krijuesve, ndoshta ata i ka dëmtuar më së shumti, sepse ka qenë shumë e acaruar dhe një polemikë e tillë, ka ndodhur një kohë kur Kosova ende nuk e kishte shpallur pavarësinë dhe nuk dihej ende se çka po bëhej me të. Ndoshta do të ishte më mirë të heshtnin, mirëpo, ata të dy janë krijues dhe e kanë thënë mendimin e tyre. Është mirë që e kanë dhënë mendimin e tyre, mirëpo nuk është mirë kur e shkelin njëri-tjetrin. Kjo është më e dhimbshme.
Sa jeni i kënaqur me poetët e rinj?
As poetët e rinj nuk kanë sot hapësirë ku mund të botojnë dhe ku mund të paraqiten për arsye se mungon shumëçka. Mua më vjen keq që shumica e poetëve të rinj, bredh në margjina. Nuk gjen vend sepse nuk i ofron shoqëria. Shoqëria është fajtore për këtë dhe shumëçka tjetër. Shoqëria duhet ta dijë se një popull duhet ta ketë një kulturë të madhe. Me atë kulturë, duhet t’i prijë edhe shumë programeve kombëtare dhe t’u prijë edhe shumë projekteve kombëtare. Nuk mund të bëjnë projektet kulturore njerëzit që janë jashtë sferës së kulturës.