(
E ëmbël dhe e bukur
është të vdesësh për atdhe / dhe të lirë të lësh pas vetes / fëmijët,
shtëpinë dhe çdo gjë tjetër. )
Homeri
Fjala kryengritëse
peshën e saj e ka në çastin kur thuhet.
Njëri nga zërat më kryengritës të fjalës kryengritëse në TVP
( Televizioni i Prishtinës ) padyshim se ishte Bashkim Ramadani,
redaktor në disa redaksi në Televizion. Bashkim Ramadani u lind në vitin 1947
në Jezerc afër Ferizajit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të
mesmen në Ferizaj. Pas shkollës së mesme Bashkimi regjistrohet në SHLP në
Gjakovë, drejtimi Histori Gjeografi, ndërsa diplomon në Fakultetin e
Historisë, të Universitetit të Kosovës. Bashkim Ramadani shquhej për dijësi
dhe korrektësi. Mirëpo jeta e intelektualëve shqiptarë në vitet 1970 e
mëpastaj ishte me plotë të papritura.Vlimet e brendshme për një Kosovë jashtë
prangave të serbit zienin në mesin e intelektualve të formuar. Harta e
Kosovës nën pushtimin serbë kudo pikonte gjak. Bashkim Ramadani ishte gazetar
me taban të fortë kombëtar. Ai nuk jepej përpara asnjë furtune. Bashkimi e
dinte saktë adresën e armikut,
dhe s´i do të çlirohej Kosova. I
rrethuar me shokë dhe miq të mirëfilltë, Bashkim Ramadani nuk ndalon kryengritjen e tij kundër fjalës së
burgosur. Në Televizion atë kohë kishte një grup gazetarësh dhe redaktorësh,
dhe teknikësh në televizion, që nuk i përfillnin urdhërat nga lart të pushtuesit serbë, dhe i
kundëviheshin politikë gjenocidiste serbe, ata ishin; Bashkim Ramadani, Rrustem Geci, Ismet
Begolli, Sherif Konjufca, Hamdi Gërvalla, Tahir Desku, Sylejman Shaqiri,
Hamdi Sopa, Shaqir Foniqi, Skënder Durmishi, Besa Çeku, Minire Fetahu ,Rexhep
Kasumaj, Florie Veselaj, Adem Gashi, Sejdi Bylykbashi, Ismail Kurteshi,Arif
Demolli, Xhafer Krasniqi, Adem Salihaj, Ekrem Kryeziu, Mustafë Xhemajli, Sami
Islami, Sinan Kamberaj, Ali Sh. Berisha, Nuhi Bytyqi, Isa Kadriu, Llukman
Halili, Shaqir Sadiku, Asllan Bajrami, Shihrije Ramoqi, Avdush Canaj, Musa
Tolaj,dhe shumë e shumë të tjerë, që kurrë nuk reshtën në publikimin e së
vërtetës, por edhe në veprimtaritë ilegale për Kosovën Republikë. Në
Televizion, tregon Bashkim Ramadani atë kohë, dorë më dorë ( kuptohet në
fshehtësi të madhe ) lexonim trakte, broshura, dhe thirrje të grupeve Ilegale
për vetëdijësim të popullatës për një kryengritje të ardhshme. Televizioni i
Prishtinës, tregon Bashkimi, ishte ai që e bëri të shuhet Lidhja e
Komunistëve të Kosovës. Televizioni i Prishtinës, vlerëson Bashkimi, ndihmoi
në pajtimin kombëtar, në Faljen e Gjaqeve, në Unitetin e masave popullore. Në
vitet 1981-1991, Kosova po kalonte një nga periudhat më kryengritëse dhe më
të përgjakshme të saj. Demonstratat e studentëve, Grevat e minatorëve ,
Demonstratat e punëtorëve në ndërrmarrjet e Kosovës për kushte të këqija në
punë, Marshi i madh i Kosovës, dhe demonstratat për rrogat e pa paguara,
vlonin në gjithë Kosovën. Në të tërë ato vite Kosova po absolvonte në drejtim
të shkëputjes prej Sërbisë. Liria as s´ falet, e as
s´blihet, më thoshte shpesh baba Munish, por liria fitohet. Familja e Bashkim
Ramadanit, ishte në vëzhgim të vazhdueshëm nga hafijet e rexhimit serbë.
Babai i Bashkimit, Munish Ramadani, me profesion mësues, ishte shumë aktiv në hapjen e shkollave të
reja në Kosovë. Për shkak të këtij aktiviteti, Munish Ramadani, dënohet me 15
vjet burg të rëndë, me adresë burgu, Goli Otok. Një burg famëkeq për vrasjen
e intelektualëve dhe patriotëve shqiptarë. Bashkimi i vogël u rritë pa babanë
e tij të dashur, derisa gati u burrërua. Në Televizion Bashkimi kryen detyra
të shumta. Në të gjitha detyrat, Bashkim Ramadani kurrë nuk u lëkund nga udha
e të qenit shqiptarë i vërtetë. Në shtëpinë e Bashkim Ramadanit në Neredime,
po edhe në Prishtinë, miqtë dhe shokët e tij ishin intelektual të formuar dhe
patriotë të mirëfilltë. Bashkimi në TVP bënte punën e redaktorit në redaksi. Në redaksinë për
punëtorët jashtë vendit, Bashkimi ka punuar shumë në ngritjen dhe
vetëdijësimin e mërgatave tona, në Evropë, Amerikë dhe Australi. Unë bashkë
me Rrustem Gecin, Hasan Kadriun dhe Fetah Bakiun, në emisionet për
Bashkëatdhetarët, kemi bërë thuaja të pamundurën për të shpërndarë të
vërtetën, pse janë ngritur shqiptarët kundër serbit, pse Kosova shtypet dhe
burgoset, pse Kosova është vendi më i varfër, çfarë do tani Kosova, et, etj.
Televizioni i Prishtinës në ato vite tregon
Bashkimi ishte ekrani i vërshëllimave të stuhisë. Nga ajo dritare
magjike e Televizionit, Kosova edhe qahej edhe zemërohej. Nuk ishte e lehtë
rrëfen Bashkimi t´i transmetoje lajmet me 13 polic në studio. Por, njeriu
heroizohet sipas rrethanave. Ne ishim të vetëdijshëm për veten tonë, nëse nuk
shpërbëhet Jugosllavia, do të mbaronim ose në burg ose të pushkatuar, amnisti
as që parashikonim. Një gjë mund ta themë me plotë përgjegjësi, se Televizioni
i Prishtinës pati absolvuar suksesshëm edhe në ngjarjet e vitit 1981, edhe në
grevat e minatorëve, edhe në helmimin e nxënësve, edhe në pajtimin e gjaqeve,
edhe në afirmimin e këngës popullore dhe folklorike e çka jo. Në ngjarjet e
vitit 1981 shumë punëtorë të RTP-së, ishin pjesëmarrës të demonstratave të
vitit 1981, në mesin e tyre ne patëm edhe një të vrarë, Gazmendin. Komenti i
RTP-së i shkruar nga Rexhep Kasumaj, dhe Komenti i Bashkim Ramadanit, për
braktisjen e shqiptarëve nga Lidhja e
Komunistëve të Jugosllavisë, që populli i Kosovës të merr udhë të duhur ishin
dy majat të fjalës kryengritëse në Televizion, që tundën jugosllavinë. Njeriu
i Kosovës në periudhën 1981- 1990 ishte një njeri me luftë të brendshme dhe
të jashtme. Njeriut tonë atë kohë i digjej shpirti për atë që po ndodhte në
Kosovë. Shqiptarët në atë peridhë nuk gëzonin kurrfarë të drejtash. Harta e
Kosovës kudo kullonte gjak. Këtë e kemi parë dhe ndjerë të gjithë. Mbi 8 qind
mijë të dënuar, të rrafur e të poshtëruar për të vetmen kërkesë, „Kosova
Republikë! Në vitet 1981-1990 i gjithë sistemi komandues në Kosovë ishte në
duar të pakicës serbe. Demonstratat e pandërprera të studentëve, Grevat e
minatorëve, grevat e të burgosurve shqiptarë në burgjet serbe, vrasjet e
ushtarëve shqiptar në ushtri, maltretimet e çdoditshme, helmimi i nxënësve,
dhe poshtrimi shqiptarëve vetëm pse ishin shqiptarë, bën që zëri i fjalës
kryengritëse dhe fotografisë në Televizion të jetë më i hapur dhe më i
drejtpërdrejt. Si sot më kujtohet më
thotë Bashkimi, Marshi i madh i popullit, ose bashkimi i tyre për të
mbijetuar në trojet e veta, ishte një heroizëm i paparë i popullit tonë.
Televizioni i Prishtinës në atë kohë kudo ishte me popullin. Ekipet e
televizionit brenda dhe jashtë në teren, bënin punën e duhur.Punonim ditë dhe
natë. Koha s´priste për asgjë. Jugosllavia pritej të shpërbëhej. Në gjithë
atë katrahurë, Kosova do paguaj çmimin më të lartë; 17 mijë të vrarë, mbi 1
milion të ndjekur e të dëbuar, mbi 1 qin e 5 dhjetë mijë shtëpi të djegura,
25 mijë vajza e gra të dhunuara, dhe një popull i tërë i plaçkitur dhe i
poshtëruar, nga ata që vrasjen kishin mësim. Në tërë atë situatë, TVP-ja bëri
atë që duhej bërë, u mbështet fortë në krahët e popullit.Kontributi i Televizionit dhënë lirisë dhe pavarësisë
së Kosovës, është për tu vlerësuar. Ne s´bëmë asgjë më shumë seç kërkonte
populli i Kosovës, dhe atë që na lejonin rrethanat. Ky është komenti im për
atë kohë, shprehet Bashkim Ramadani. TVP-ja ra dëshmor si gjithë dëshmorët e
kombit. TVP-ja u rraf, u ndëshkua, u vra e u
Rrustem Geci - Dortmund
|
2011-06-22
FJALA KRYENGRITËSE NË TELEVIZIONIN E PRISHTINËS
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...