2011-06-20

Topless, askush s’u çudit





Rozana Radi në një intervistë ka thënë se nuk ndihet e dëmtuar me fotot e botuara “Topless” në një media shqiptare. Bukuroshja ka thënë se edhe reagimet e fansave kanë qenë të mira në lidhje me këtë gjë. Rozana thotë se Rrezarta i shirit ato për 20 000 lekë.
 

Rozana, si u ndjetë kur patë fotot tuaja topless në shtyp?

Kam qenë e lajmëruar para dy muajsh, që janë marrë këto fotot, janë vjedhur më saktë nga kompjuteri im. E di personin që i ka mbajtur fotot, pasi ky person i ka thënë dikujt që përpara se të bëhej gjyqi, që unë të tërhiqja denoncimin që të mos dilnin këto foto. Ky ishte thjesht një provokim, sepse edhe në momentin që unë do tërhiqja denoncimin, sërish këto foto do të dilnin, pasi unë e njoh natyrën që ka ky person.

Rozana Radi 




Kujt i referoheni, kur thoni “personi”?
Rezarta Shkurta, kë tjetër! Unë nuk e di kur do ndalojë ajo femër.

Pra, ajo i ka publikuar këto foto?

Ajo i ka marrë fotot, ajo i ka fotot e mia. Ajo ha bukë duke shitur fotot e mia!

Pse këto foto janë shitur?!
Po. 200 mijë lekë të vjetra!

Ju po thoni që R. Shkurta paska nevojë për këto lekë?
Po, mesa po shoh. Shqiptarët që kanë vula në pasaportë, ma merr mendja që nuk gjykojnë një plazh topless, që është 800 mijë kilometra larg nga Tirana.

Fotot thuhet në fakt se kanë dalë prej miqve tuaj…
Unë emrat e miqve të mi që kanë qenë me pushime nuk dua t’i përmend, se është jeta ime private, por që miqtë e mi nuk janë hajdutë. Miqtë e mi janë të rrallë dhe miqtë e mi, që unë zgjedh për të shkuar me pushime, janë miqtë e mi për kokë. Nuk janë njerëz që bëjnë shantazhe!

Thatë që ka qenë plazh topless, edhe miqtë tuaj, personazhet e tjerë kanë qenë topless?

Të tërë personazhet, si të njohur si jo, kanë qenë topless, kush dëshironte sigurisht!

Si do ta komentonit veprimin e saj…
Nëse do të ishte një personazh tjetër do të thoshte që janë fotomontazhe të bëra, por në fakt po ju them se ato janë fotot e mia personale. Unë pushimet e mia i bëra larg, në një plazh topless, dhe nuk u shqetësova për pushimet e mia. Nëse do të doja të dilja topless për publikun shqiptar, do kisha dalë në Shqipëri. Gjë që nuk e bëra. Vjen një njeri dhe më vjedh fotot, më vjedh jetën time… se ky njeri mundet që edhe kur unë shkoj bëj plazhin të vijë e të më gjëmojë nëpër ferra… imagjino sesa diskriminuese është kjo, një njeri që në ka një mashkull, që në vend që ta ndalojë të bëj këto gjëra, s’reagon, sepse nuk mund t’i prishësh jetën një njeriu ti, se doli topless.

Si kanë qenë reagimet e njerëzve për këtë ngjarje? Dhe keni frikë mos ajo do të vazhdojë me këto gjëra kundër jush?
Unë nuk e kuptoj se çfarë mund të fitojë një njeri të më bëjë këto gjëra. Karrierën nuk ma prish dot, sepse unë karrierën nuk e bëra as në plazhe topless, as nëpër liqene, ku më dalin përpara për të më kërcënuar apo për të më goditur. Unë karrierën e kam bërë që 15 vjeçe dhe vazhdoj ta bëj shumë fort. Për sa u përket njerëzve, fansat e mi janë njerëz që e kanë shëtitur botën, janë njerëz që i pëlqejnë performancat e Rozanës, janë njerëz si unë, që po të ishin në të njëjtin vend e plazh si unë, do të bënin po plazh topless.

Për sa i përket gjyqit me Rezartën, në ç’fazë është ai aktualisht?
Gjyqi është duke përfunduar. Zonjusha në fjalë, apo zonjë qoftë, është e pandehur me akuzën goditje me dashje. Gjyqit do t’i shkoj deri në fund. Do t’i thosha asaj, boll se nuk çudit njeri me këto gjëra. Shqiptarët e kanë vizionin shumë larg. Alba Parieti ka thënë një shprehje shumë të bukur, kur e fotografuan për herë të parë toplees, tha nëse fëmijët tuaj shohin një film horror, ju i mbuloni sytë dhe i thoni mos u çudisni se nuk ka asnjë gjë të vërtetë, thjesht janë të ribërë. Edhe gjoksi im, nuk ka asnjë gjë për t’u çuditur se është i ribërë. Madje, shumë femra pasi kanë parë fotot e mia më kanë kërkuar t’u tregoj ku i kanë bërë se duan të shkojnë vetë.

Po për sa i përket shëndetit, keni qenë më e shëndoshë vjet…
Jo aspak. Po të shihni mirë, fotoja që qarkullon në internet është fotoja e zgjeruar me dashje, ndërkohë që fotot e tjera jam me të njëjtin trup, por që nuk jam aq e shëndoshë. Pra është bërë me dashje, zgjerimi… por vitin tjetër, kur të shkoj për pushime po e ftoj Rezartën të marrë avionin dhe të vijë me mua se do pozoj për të. Mesa kuptoj, ajo ka një obsesion me mua, ndoshta më dashuron!

Çfarë mesazhi do të donit t’i jepnit Rezartës pas kësaj ngjarjeje?

Unë nuk kam kohë për Rezartën, ajo ka për mua. Unë e kam kohën flori, kam biznesin tim për t’u marrë, kam videoklipin që do të dalë shumë shpejt, jam duke punuar që tani për Këngën Magjike, jam në një kulminacion të koncerteve që nuk di ku t’i çoj dhe kam një favor shumë të madh, që kam një publik që më do shumë dhe u them që ajo që panë nuk kishte asnjë gjë të çuditshme. Ju e dini të gjithë që nga bukuroshja e Durrësit, e gjithë femrat e Butrintit, janë me topless. Unë dola për qejfin tim, isha me pushime. Në botë bëjnë kalendarë topless…

SHQIPËRIA, KOSOVA DHE GJUHA SHQIPE NË BOTIMET ENCIKLOPEDIKE


Nga prof.dr.Begzad Baliu-Prishtinë
Vitet e fundit është diskutuar mjaft shumë lidhur me paraqitjen e shqiptarëve dhe historisë, gjuhës e kulturës së tyre në Enciklopedinë maqedonase. Por, a është kjo vepra e vetme ku shqiptarët dhe kultura e tyre paraqiten në mënyrë të pakënaqshme. Kjo është arsyeja pse vitet e fundit kemi gjurmuar në disa vëllime enciklopedike të gjuhës, historisë, kulturës dhe traditës, të botuara kryesisht në Europë dhe në Amerikë, ku shqiptarët, për fat të keq, kryesisht me fajin e tyre, përfaqësohen pa ato konditat elementare të një populli të lashtë dhe pa atë pasuri materiale e shpirtërore që kanë trashëguar deri në kohën tonë.
  
Dy vjet më parë në Shkup u botua Enciklopedia maqedonase, kundër së cilës reaguan shumë individë, shoqata dhe organizata të tjera joqeveritare, institucione kulturore, arsimore e shkencore kombëtare e ndërkombëtare, institucione qeveritare e diplomatë shqiptarë në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, si dhe diplomatë perëndimorë, kryesisht amerikanë dhe anglezë, për shkak të deformimeve të të vërtetave politike, ushtarake e diplomatike.

Në të vërtetë mënyra se si u organizua reagimi kundër Enciklopedisë maqedonase tregoi gjithë amullinë tonë, gjithë mosorganizimin tonë institucional kulturorë, arsimorë e shkencorë, për t’iu dhënë përgjigje veprave shkencore e enciklopedike, të cilat më parë se sa pretendime individuale e institucionale kanë përmbajtje intelektuale, akademike, kombëtare e shtetërore të fqinjit tonë të parë. Pas reagimeve ‘kryesisht për shtyp’ të institucioneve tona akademike, u desh të merrte iniciativën një Organizatë Joqeveritare, për të mbledhur një grup studiuesish të vullnetit të mirë, që t’i jepte përgjigje kësaj vepreje, e cila më parë se sa për shkak të reagimit të opinionit shqiptar u ndalua për shkak të reagimit të diplomacisë anglo-amerikane.


Por, a është kjo vepra e vetme ku shqiptarët dhe kultura e tyre paraqiten në mënyrë të pakënaqshme. Kjo është arsyeja pse vitet e fundit kemi gjurmuar në disa vëllime enciklopedike të gjuhës, historisë, kulturës dhe traditës, të botuara kryesisht në Europë dhe në Amerikë, ku shqiptarët, për fat të keq, kryesisht me fajin e tyre, përfaqësohen pa ato konditat elementare të një populli të lashtë dhe pa atë pasuri materiale e shpirtërore që kanë trashëguar deri në kohën tonë.

Kumtesën tonë e kemi realizuar duke u mbështetur në disa botime të karakterit enciklopedik gjithëpërfshirës anglo-amerikan, në disa botime enciklopedike të fushës së linguistikës së përgjithshme, në një botim historik të Lindjes, në dy botime historiko-enciklopedike për shqiptarët në Europë dhe Amerikë, në një botim historiko-letrar për Ballkanin, në një botim për emigracionin etj. Vlerësimi për shqiptarët, gjuhën shqipe, historinë dhe kulturën materiale e shpirtërore në këto botime, dhe për Kosovën në veçanti, do të mbështetet në parametrat metodologjikë të njësive apo sytheve enciklopedike, vëllimin e tyre, formatin e tyre, përbërësit e të dhënave dhe kuptimet e tyre, proveniencën e mbështetjes së të dhënave, bibliografinë, respektivisht referencat dhe autorët e teksteve të tyre, si dhe krahasimet e diskutueshme me shtete, popuj dhe kultura të fqinjëve, po në të njëjtat botime.
SHQIPËRIA: Zëri Shqipëria në botimet enciklopedike të dy dekadave të fundit përgjithësisht del në forma të ndryshme, por në të gjitha rastet e varfër, si vëllim, si përmbajtje, si koncept gjeografik, politik, historik, etnografik, kulturor e bashkëkohor. Në Enciklopedinë e përgjithshme të Oksfordit, siç thuhet, njërën prej enciklopedive më të besueshme në botë, me mbi 20.000 zëra, botimi i vitit 2005, i të cilës është përkthyer edhe në gjuhën shqipe një vit më vonë, Shqipërinë e paraqet në katër paragrafë, si një vend të varfër, me tokë kënetore, me ekonomi të paplanifikuar dhe me një histori po kaq të varfër, e cila fillon me shekullin XIV, Perandorinë Osmane, përkatësisht Ali Pashë Tepelenën dhe poetin anglez Bajronin, për t’ia dhënë gjysmën e hapësirës kohës së komunizmit dhe postkomunizmit, deri në vitin 1997 (vëll. VI. f. 1207-1208). Deri sa Serbia, në më pak hapësirë paraqitet si një shtet që paska qenë “i pavarur që ë shekullin IV”( vëll. VI. f. 1121), por “u pushtua nga turqit në shekullin XIV” (vëll. VI. f.1121), për Shqipërinë nuk thuhet asnjë fjalë për antikitetin, mesjetën, periudhën e Skënderbeut, Pashallëqet autonome Shqiptare etj.
Zëri Shqipëria, nuk ka fat më të mirë as në Enciklopedinë britanike, njërën prej enciklopedive më të vjetra në botë (1768), ndërsa ne e kemi konsultuar botimin e vitit 2002, versionin alfabetik të referencave themelore, versionin tematik dhe versionin elektronik të vitit të fundit.
Në Enciklopedinë britanike zëri Shqipëria (f. 206-208) paraqitet në rreth pesë shtylla. Brenda tekstit të vëllimit alfabetik ka një hartë të Shqipërisë së sotme, por as edhe një fotografi të vetme, ndërsa në versionin tematik (vëll. XIV. f. 612-618) është botuar një fotografi nga qyteti muze i Krujës. Shqipëria po kaq errët prezantohet edhe në versionin elektronik, si shtet i përbërë prej dy nëngrupeve kryesore: gegëve në veri dhe toskëve në jug.
Ndonëse një botim mjaft bashkëkohor dhe kapital për nga përmbajtja dhe vëllimi, me autorë dhe tekste të dekadës së fundit, Shqipëria si nocion gjeografik dhe politik e historik, nuk është për tu lakmuar as në një nga botimet e fundit akademike në Lindje. Fjalën e kam për botimin enciklopedik të veprës Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman,  në të cilën Shqipëria nuk mund të krahasohet jo vetëm me vendin dhe përmbajtjen që i është dhënë Serbisë, po ndonjëherë edhe Maqedonisë e popullit maqedonas.  Në kronologjinë e pasur historike të këtyre vëllimeve vendi i personaliteteve shqiptarëve theksohet vetëm në vitin 1463, kur shënohet ekspedita shqiptare e Mehmetit II dhe me vitin 1656, kur fillon periudha e sundimit të Familjes Qypriliu dhe heshtet deri në vitin 1910, kur theksohen Kryengritjet shqiptare dhe viti 1912, kur veçohet Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Le të kujtojmë se po në këto vëllime vlerësohen si ngjarje të karakterit historik: fillimi i rebelimeve serbe (1804), autonomia serbe (1816) dhe madje “problemi armen” e “problemi maqedonas” (1878), Kryengritja e Ilindenit (1902) dhe viti kur Maqedonia fiton autonominë (1903). Për akademikët turq, në historinë e Perandorisë Osmane nuk ka asnjë domethënie as vlerë historike periudha e Skënderbeut, Pashallëqet Shqiptare të Janinës e të Shkodrës, apo së paku vlerë rebeluese, të cilën  ua njohin serbëve po në këtë periudhë, Rrethimi i Krujës, si një prej momenteve të rëndësishme shtetërore, pushtimi i Shkodrës, si një prej momenteve të përcaktimit të kufirit perëndimor në Shtetin Otoman, dorëzimi i Ulqinit, si një prej fillimeve të ndryshimit të kufirit Perëndimor të Perandorisë Osmane me ndihmën e aleatëve europianë  etj.
KOSOVA: Duke qenë një shtet i ri dhe me një moshë tepër të re të shpalljes së pavarësisë, që për botimet enciklopedike është pothuajse e papërfillshme, së paku si nocion gjeografik dhe historik, për Kosovën do të duhej të bëhej më shumë, që dobësitë të mos na dalin, qoftë edhe vetëm në gjuhën shqipe, ashtu sikur nuk del në botimin jo vetëm anglisht, por edhe në botimin shqip të Enciklopedisë së përgjithshme të Oksfordit. Enciklopedia më e besueshme në botë, e cila duket të jetë jo vetëm në vitrinat akademike, por edhe në tavolinat e publicistëve të botës, edhe në vitin 2005, përkatësisht edhe në vitin 2006, kur botohet në gjuhën shqipe në Tiranë, zërin Kosova, e fillon me fjalinë “Krahinë në Serbinë Jugore” (f. 660). Brenda një paragrafi prej 12 rreshtash sa ka zëri për Kosovën, përjashto fjalinë e parë që përmban një mesazh gjeografik dhe historik njëkohësisht dhe fjalinë e dytë të karakterit gjeografik dhe etnik, pjesa tjetër është krejtësisht politike dhe paraqitet me gabime të mëdha lëndore e metodologjike, si këto: “Kosovës iu dha një shkallë autonomie nga qeveria e ish-Jugosllvisë më 1974, mirëpo pas konfliktesh etnike midis shqiptarëve (që përbëjnë mbi 75% të popullsisë) dhe serbëve (për serbët nuk thuhet përqindja, v.j.), qeveria serbe e shpërndau Kuvendin e Kosovës dhe imponoi sundimin e drejtpërdrejtë”.(660). Për autorin e këtij zëri, Kosova nuk ka qenë as nuk është nocion historik, gjeografik, politik dhe madje kulturor e etnik, por qenka vetëm një provincë serbe në jug, si edhe të gjitha provincat etnografike dhe kulturore serbe. Prej citatit të mëtejmë del se Kosova nuk paska qenë nocion historik, gjeografik dhe madje etnokulturor që nga antikiteti e mesjeta dhe shtetëror nga periudha e Perandorisë Osmane, si dhe etnolinguistik, politik e ushtarak që në periudhën e Jugosllavisë mbretërore, por vetëm në vitin 1974 iu paska dhënë një autonomi, për t’iu marrë, jo si rezultati i përpjekjeve historike të shqiptarëve për çlirimin e saj dhe bashkimin me hapësirën tjetër etnohistorike, etnokulturore e etnogjuhësore shqiptare, por si rezultati i “konfliktit etnik mes shqiptarëve dhe serbëve”. Dhe për më tej, e shqiptarëve, që paskan një përbërje prej 75% të popullsisë së saj. E palejueshme apo jo për një botim bashkëkohor, të cilit i beson bota dhe të cilin po me këtë gjendje ne kemi pranuar ta botojmë e ta shpërndajmë si një botim tepër të besueshëm edhe në gjuhën shqipe e për lexuesit shqiptarë.
Ndonëse më gjerësisht, apo me karakteristikat historiko-gjeografike dhe etnike të një shteti, Kosova nuk e ka pamjen e duhur, as vendin e duhur dhe madje as vëllimin e duhur, as në Enciklopedinë britanike. Për zërin Kosova për nga vëllimi, kjo enciklopedi ka më pak tekst se sa bie fjala për secilin nga tre pashallarët e familjes Qypriliu (vëll. XIV, f. 955). Zëri Kosova (955) ka tre paragrafë dhe shënohet në trajtën Kosovo, me vërejtjen “dikur (1946-71), KOSOVO I METOHIJA, or. KOSMET, outonomus pokrajina (province), brenda Republikës së Serbisë, Jugosllavi” (969-970). Për autorin e këtij teksti, Kosova nuk paska pasur trajtë tjetër, as trajtë tjetër në gjuhën shqipe, as organizim tjetër politik, ekonomik, shtetëror dhe madje ushtarak para vitit 1946, gjatë gjysmës së parë të shekullit XX, kur Kosova kishte strukturë organizative ushtarake dhe territoriale, as gjatë shekullit XIX, kur Kosova kishte organizim shtetëror të Vilajetit në Perandorinë Osmane dhe madje as në antikitet, kur Kosova ishte e organizuar në shkallë të mbretërisë ilire të Dardanisë. Përkundrazi, në këtë enciklopedi historia fillon me mesjetën serbe dhe trashëgiminë ortodokse të tyre, kryesisht kishat dhe manastiret, ndërsa, sigurisht për të shquar edhe më shumë përmbajtjen etnolinguistike të saj, të gjithë emrat e qyteteve shënohen në trajtën sllave: Deçan, Pec, Graçanicë etj. Është edhe një fakt në këtë zë, i cili rrënon besoj të gjithë parametrat e një enciklopedie me përmasa historike dhe besueshmërie e reference në botën e shkencës e të humanizmit njerëzor 200 vjeçar. Derisa në të gjitha rastet e prezantimit të hapësirave toponimike, ojkonimike dhe regjionale këto vende a vendbanime paraqiten me harta apo pamje vendbanimesh, për zërin Kosova, jo vetëm mungon harta, por në vend të saj prezantohet një pamje e Manastirit të Graçanicës, foto e Tanjugut, me një legjendë të pakundndodhur në raste e tjera: “Manastiri i Graçanicës në provincën autonome të Serbisë” (696). Në këtë zë vetëm në paragrafin e tretë apo të fundit, përmenden shqiptarët katër herë, prej të cilëve, dy herë me cilësorin shqiptarë myslimanë.
Dua të theksoj këtu se pas zërit Kosova, po në këtë enciklopedi kemi edhe zëra për dy Luftërat e Kosovës (1389 dhe 1448). E para (970) prezantohet në tre paragrafë, si luftë serbo-otomane, ndërsa e dyta krahas imazhit krejtësisht të luftës serbo-turke, kujtohet edhe pjesëmarrja e Gjon Huniadit dhe Skënderbeut, si lider i shqiptarëve (970).
Po në këtë seri të Enciklopedisë britanike, emri i Kosovës jo vetëm nuk përmendet te zëri për Shqipërinë, po përkundrazi përjashtohet edhe aty ku do të duhej të theksohej doemos, apo aty ku në rastet e tjera emrat e shteteve theksohen edhe në kontekst të gjendjes së tashme të organizimit politik të tyre. Kështu, tek paragrafi për gjuhën shqipe, brenda zërit Shqipëria, thuhet se gjuha shqipe shtrihet edhe në pjesë të tjera të Ballkanit, por nuk përmendet emri i Kosovës, pavarësisht se theksohet emri i Greqisë, për të vazhduar më tej edhe me Italinë dhe madje Ukrainën! (207). Që Kosova vërtet përjashtohet në të gjitha mënyrat dëshmon edhe fakti se kur përmendet vendi i mbajtjes së Kongresit të Manastirit, të cilin autori e identifikon vetëm në kontekst të udhëheqjes së tij nga Gjergj Fishta, madje jo si një Kongres po si një tubim intelektualësh në Bitol, shton shënimin (Maqedonia e sotme), ndërsa kur përmend Lidhjen e Prizrenit, edhe kësaj radhe jo si ngjarje e veçantë historike, po në kontekst të drejtuesit të saj, nga njëri prej vëllezërve Frashëri, nuk e shton emrin e Kosovës, si hapësirë historike dhe gjeografike a shtetërore.
Përveç në botimin alfabetik edhe në botimin tematik të Enciklopedisë britanike emri i Kosovës shënohet krahas shpjegimit si regjion i Serbisë (vëll. XIV: 612).
Pozita e Kosovës është edhe më e varfër dhe madje më e shpërfytyruar në botimin elektronik të Enciklopedisë britanike. Shikoni vetëm sythat që e shquajnë përmbajtjen hyrëse të kërkimit për Kosovën, sipas radhës: Një histori e Ballkanit, vështrim i veçantë i konfliktit të Kosovës (1998-99), Beteja e parë (1389) dhe Beteja e dytë e Kosovës (1448), Konflikti në Kosovë, Muzeu i Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, UNMIK-u, Prishtina, Peja, Prizreni, Hashim Thaçi (kryeministër), Mali i Sharrit (trajta latine), Dobrica Qosiq, Artet (referencë e marrë nga enciklopedia për Serbinë), Ismail Kadare, Ivan Meshtroviq, Rrafshi i Dukagjinit, Kulla, Fatmir Sejdiu (president), Manastiri i Graçanicës, Universiteti i Prishtinës, Malet e Gjeravicës, Kisha e Bogorodica Levishkës (Prizren), EULEX, Ibrahim Rugova (si shkrimtar kosovar dhe politikan), Qeveria (serbe), Konflikti në Kosovë (versioni i enciklopedisë serbe), Grupet etnike (nga zëri për Serbinë), Trendet demografike (nga zëri për Serbinë), Shteti (nga zëri për Serbinë), një artikull për vitet ’70, nga zëri për Josop Broz Titon, Stefan Nemanja, Ati Pavle, Trendet demografike (nga zëri për Shqipërinë), Sigurimi (nga zëri për Slloveninë), Mali i Zi, Marti Ahtisari, Lugina e Ibrit, Shëndetësia dhe mirëqenia (nga zëri i Serbisë), dhe Lufta e Dytë Botërore (nga zëri për Shqipërinë).
Prej zërave të paraqitur kur më gjerësisht e kur vetëm formalisht, jo të zakonshëm për botimet enciklopedike të këtij formati, nuk është vështirë të kuptohet Kosova si një trashëgimi serbe dhe si një vend i dyzuar mes Serbisë dhe Shqipërisë. Si është e mundur që prej historisë së Kosovës të fshihet periudha e pasur e antikitetit, ndërsa prej Luftës së Parë (1389) dhe të Dytë (1448) të Kosovës, të mos ketë asnjë ngjarje tjetër deri tek e ashtuquajtura Lufta e Dytë Botërore (1941-1945)! Si është e mundur të përjashtohet pozita e saj shtetërore në kuadër të Perandorisë Osmane, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Luftërat Ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore, pozita e saj juridike në ish-Jugosllavi etj! Si është e mundur që në Kosovë të identifikohen vetëm tri qytete, të cilat nuk përfaqësojnë njëkohësisht edhe të gjitha veçoritë e saj dhe si shpjegohet fakti që pothuajse të gjitha faktet e prezantuara (qytetet, krahinat etnografike, malet, fushat, etj.) janë marrë nga zona jugperëndimore e Kosovës, dhe si të shpjegohet fakti se të gjitha toponimet, ojkonimet etj., janë shënuar në trajtën latine?! Nuk paska Kosova fusha të tjera (si Fusha e Kosovës), nuk paska Kosova male të tjera në verilindje të saj (si Mali i Albanikut), nuk paska qytete antike (si Ulpiana) e mesjetare (si Artana - Novo Berda), nuk paska Kosova vende të tjera turistike (si Shpella e Gadimes), të cilat do të duhej të zinin vendin e tyre në enciklopedi, krahas atyre që janë paraqitur! Janë më se të çuditshëm edhe përbërësit e tjerë të Kosovës. Në Kosovë paska vetëm kisha dhe manastire serbe, por jo edhe institucione të tjera fetare: xhamia e teqe; në Kosovë nuk paska asnjë shkrimtarë, pra nuk qenkan shkrimtarë Esad Mekuli, Azem Shkreli, Din Mehmeti, Nazmi Rrahmani, Ali Podrimja, Rexhep Qosja, Hivzi Sylejmani, Jusuf Buxhovi, Mehmet Kraja, Emin Kabashi, Ymer Shkreli, Reshat Sahitaj etj. po u dashka të sillen shkrimtarë nga Serbia (Dobrica Qosiq), nga Shqipëria (Ismail Kadare) dhe madje një tjetër serb nga Amerika (Ivan Meshtroviq). E ndarë mes Serbisë dhe Shqipërisë edhe në këtë enciklopedi Kosova vazhdon të identifikohet sa me njërën sa me tjetrën po asnjëherë me vetveten. Artet, shfaqen si pjesë përbërëse e arteve serbe, trendet demografike, si pjesë e zërit të Shqipërisë (sigurisht për të identifikuar lindshmërinë e lartë) ndërsa grupet etnike, si zë i Serbisë, shëndetësia dhe mirëqenia nga zëri i Serbisë, ndërsa Lufta e Dytë Botërore, sigurisht për të dëshmuar anën e kundërt të lëvizjes çlirimtare. E marr me mend një zë në botimet enciklopedike për Kosovën edhe për Marti Ahtisarin, po Josip Broz Tito dhe nostalgjia për të, Stefan Nemanja, Ati Pavle dhe biografia e tyre, çka duan në këtë vëllim? Po Ibrahim Rugova si shpjegohet të paraqitet vetëm si politikan dhe shkrimtar, po jo edhe si president? Çka do të thotë njësia për Sigurimin nga zëri i Sllovenisë? Pse në strukturën e Kosovës duhet të hyjë Mali i Zi, por jo edhe Shqipëria apo Maqedonia. Pastaj, çka kërkon zëri Qeveria/ serbe, në Kosovë? Si e tillë Kosova nuk mund të thuhet se paraqitet as përafërsisht në qarqet intelektuale dhe shkencore të botës, e cila Enciklopedinë britanike e konsulton me shumë se asnjë botim tjetër të kësaj natyre.
Emri i Kosovës, si edhe më parë në botimet perëndimore nuk ka atë përmasë historike e gjeografike, të cilën e njohim ne, as edhe në njërin nga botimet enciklopedike të dijes Lindore, në veprën Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman. Në kronologjinë e ngjarjeve më të rëndësishme të shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman emri i Kosovës identifikohet me Luftën e Kosovës (1389), të cilën autori i këtij teksti e ka shënuar si Fitorja e Kosovës, përkatësisht Martirizimi i Muratit I dhe Fitorja e dytë e Kosovës (1448). 
GJUHA SHQIPE: Në botimet enciklopedike të karakterit politik, historik, gjeografik e kulturor, ajo që nuk mund të arrihet me përbërësit e tjerë, në një mënyrë a një tjetër arrihet me gjuhën shqipe dhe përmasën e shtrirjes së saj, sado edhe gjuha shqipe jo njëherë bie viktimë e koncepteve kur metodologjikisht të paqëndrueshme, kur politike, e madje edhe koncepteve nihiliste a konceptualisht krahinore, ideologjike e klanore të autorëve të zërave për të.   
Gjuha shqipe, në zërin për Kosovën shënohet si gjuhë zyrtare krahas serbokroatishtes në faqen elektronike të Enciklopedisë britanike, ndërsa në zërin për gjuhët në Shqipëri, në faqen elektronike sillet versioni i shtypur i saj, në të cilën thuhet: “Gjuha shqipegjuhë Indo-Europiane e folur  Shqipëri dhe me numër më të vogël shqiptarëve etnikë në pjesët e tjera  Ballkanit jugorpërgjatë bregdetit lindor  Italisë dhe  Sicili Greqinë jugore dhe  GjermaniSuediShtetet e Bashkuara,Ukrainë, dhe në BelgjikëShqiptarët janë të vetmit pasardhës modern  një dege të veçantë  familjes gjuhësore indo-evropiane”. Por sikur dihet, gjuha shqipe më shumë se sa në Jug të Ballkanit shtrihet në Veri të tij, e kjo do të thotë në Kosovë dhe në Maqedoni, Mal të Zi e në Serbi, që këtu mënjanohet jo pa qëllim. Brenda saj është për të vënë re një ngulmim të autorit të tekstit për të shquar zonën gege dhe toske të Shqipërisë, identitetin gegë e toskë të shqiptarëve dhe dialektin gegë e toskë të gjuhës shqipe.
Megjithëse në zërin për gjuhën shqipe, duket sikur është shkruar më shumë në Enciklopedinë e përgjithshme të Oksfordit,  edhe këtu janë një varg lëshimesh, të cilat kanë të bëjnë me afrinë e saj në lashtësi me gjuhët e vjetra, me ndikimin e saj në familjen ballkanike, me të ashtuquajturën mungesë të letërsisë së saj të vërtetë deri në shekullin XVII etj.(455)
Botimet me karakter shkencor ku shqipja zë një vend të merituar po i fillojmë me veprën më të popullarizuar të dy dekadave të fundit për gjuhësinë, të linguistit amerikan Dejvid Kristal, The Cambridge encyclopedia of language. Brenda këtij vëllimi gjuha shqipe diskutohet në mënyrë shumë serioze krahas gjuhëve të tjera për çështjen e arealit, si mjaft të definuar (33); për gjuhën shqipe në Kosovë, si për një gjuhë me pozitë autonome në nivel krahinor (37); për vendin që ia ka bërë në studimin krahasues gjuhëtari gjerman Franc Boppi, në rrethin e gjuhëve indoeuropiane (296); për citimin e lutjes në gjuhën shqipe: “Ati ynë që je në qiell”, krahas gjuhëve të tjera indoeuropiane (298); për shqipen e radhitur në vendin e parë në mesin e dhjetë familjeve gjuhësore indoeuropiane (300); për barrierat gjuhësore, përkatësisht gjuhët në gjendje kritike; për e radhitjen e gjuhës shqipe në mesin e 169 gjuhëve të rrezikuara në botë, që më 1985 (342); për pozitën zyrtare të saj në Shqipëri, por jo edhe në Kosovë e në Maqedoni (357) etj.
Gjuha shqipe zë një vend të merituar nga të gjitha anët edhe në një vëllim enciklopedik të gjuhësisë, botuar kohëve të fundit: Enciklopedia e gjuhësisë (Encyclopedia of linguistics), në të cilën gjuha shqipe përfaqësohet si për përmasën e paraqitjeve të veçanta të zërave për të, ashtu edhe për përmasën e referimit të saj në kuadër të gjuhëve, arealeve gjuhësore, familjeve gjuhësore, strukturave dialektore, morfologjike, sociolinguistike, leksikore etj. Në zërin Shqipja (31) gjuha shqipe përkufizohet, si një nga gjuhët e familjes indoeuropiane, e dëshmuar kjo shkencërisht që në shekullin XIX, përmes zgjedhimit të foljeve të saj dhe të krahasuara edhe me foljet e gjuhëve simotra të indoeuropianishtes. Gjuhës shqipe i përshkruhet edhe koncepti tashmë shkencor i pranuar në dijen e linguistikës, se ajo është pasardhëse moderne e ilirishtes, ndonëse tërhiqet vërejtja për mungesë dokumentesh të arealit shqiptar, por arsyetohet kjo me praninë e krahasueshme të fjalësit të shqipes së sotme me gjuhët e tjera indioeuropiane. Përshkrimi historik dhe aktual i shqipes në këtë vëllim enciklopedik do të mund të shquhej edhe për dy veçori, të cilat mungojnë në botimet e tjera simotra apo të përafërta me to. Në këtë vëllim, si rrallë kund tjetër, theksohet se shqipja flitet edhe në Turqi dhe jepet një numër aproksimativ për të gjithë folësit e sotëm të shqipes, prej 700.000 frymësh në Mal të Zi, Greqi, Turqi, Itali dhe Shtetet e Bashkuara.  Po në këtë vëllim kujtohet se shqipja standarde është miratuar edhe në Kosovë më 1968, por nuk theksohet as shënohet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972), edhe pse kujtohet në fund të artikullit se shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri kanë braktisur plotësisht dialektet e tyre.  Për njësinë historike dhe gjeografike, e sociokulturore të saj ka rëndësi edhe përkufizimi i unitetit të saj: “Shqipja, thuhet në këtë vëllim, shtrihet në Shqipërinë e Veriut dhe bashkë me të folmen e Kosovës përbëjnë tërësinë e saj” (31).
Gjuhës shqipe i është bërë një vend i duhur dhe i merituar edhe në një enciklopedi posaçërisht të rëndësishme, botuar dekadën e fundit në tre vëllime. Fjala është për veprën Encyclopedia of language and linguistics, me redaktor Keith Brown (University of Cambridge, UK), në të cilën gjuha shqipe (zëri për Shqipërinë), përkatësisht gjendja e tashme e saj, është përshkruar duke filluar nga pozita e saj e sotme sociolinguistike, krahas zhvillimeve shoqërore e politike të popullit shqiptar, numrit të folësve të saj në Shqipëri dhe jashtë saj, shtrirjes gjeografike të saj, përdorimit të saj në institucionet elektronike dhe të shkruara, etj.
Autori i këtij zëri, kujton se gjuha shqipe është anëtare e trungut të familjes së gjuhëve indoeuropiane, por përpjekja e studiuesve për ta parë atë si të vetmen gjuhë të prejardhur nga ilirishtja ende nuk mund të thuhet se është vërtetuar, pasi mungojnë dokumentet në shkruara në lashtësi nga shqiptarët, prandaj të gjitha arsyetimet e saj deri më tash janë bërë duke u mbështetur në përmasën e përbërësve të saj në strukturat e përbashkëta të gjuhëve të familjes indoeuropiane.  
Sigurisht, jo në të gjitha botimet enciklopedike gjuha shqipe e ka fatin e saj të mirë, që zërin për të ta shkruaj një mjeshtër i paanshëm i linguistikës. Fjalën e kemi për vëllimin enciklopedik An encyclopaedia of language, në të cilin shqipja, edhe kur injorohet, në paragrafin krahasues të grupeve gjuhësore, krahas grupit antolian, madje edhe në kuadër të figurës që e përcjell, nuk arrihet të injorohet në sythin për prejardhjen indoeuriopiane të gjuhëve. Në këtë vepër mjaft të vëllimshme shqipen e gjejmë vetëm në pak shembuj, por shumë të rëndësishëm, siç është fjala shqipe motër e krahasueshme me anglishten mother, gjermanishten Mutter, greqishten mātēr,krahas shqipes së sotme mëmë.
Në vend të përfundimit
Duke e parë gjendjen aspak të denjë të Shqipërisë, Kosovës, gjuhës shqipe dhe trashëgimisë materiale e shpirtërore të popullit shqiptar e të qytetërimit të tij në disa botime shumë të rëndësishme enciklopedike, disa prej të cilave u përfshinë në këtë kumtesë të shkurtër për Javën e shkencës, të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e quaj të rëndësishme që t’i theksoj disa rekomandime të veçanta dhe gjithëpërfshirëse:  
         - e para, shkencëtari shqiptar, duhet ndihmuar që të dalë nga praktika e angazhimit të tij vetëm mbi paradigmën e vullnetit të mirë, në dekadën e fundit të shekullit të kaluar dhe nga pozita sociale e dekadës së fundit që po e jetojmë;
        - e dyta, institucionet, sidomos ato me karakter kombëtar, duhet nxjerr nga praktika e punës vetëm individuale e studiuesve të tyre, dhe prej tyre duhet kërkuar që të marrin detyra të veçanta për nevoja të ngutshme të interesit kombëtar;
       - e treta, Universiteti i Prishtinës, sa më parë duhet të fuqizojë angazhimin e stafit akademik sa në mësimdhënie, po aq dhe në hulumtime shkencore, duke i përkufizuar qartë nevojat e kërkimeve edhe të kandidatëve për master e studime të doktoratës edhe në interes të popullarizimit të shkencës kombëtare;
       - e katërta, institucionet shkencore dhe arsimore të Kosovës dhe ato të Shqipërisë, sa më parë duhet krijuar programet afatshkurtra dhe afatgjata për realizimin e projekteve me karakter kombëtar dhe me ndikim ndërkombëtar, duke filluar me projektet e vogla (bie fjala me zërat enciklopedikë, për Fjalorë apo Leksikonë të përgjithshëm a të veçantë), deri te botimet enciklopedike të formatit të përgjithshëm;        
       - e pesta, meqenëse projektet e tilla realizohen shumë ngadalë dhe ndikimi ynë në veprat e karakterit enciklopedik ndërkombëtar mund të jetë i vonuar, duhet bërë përpjekje që t’i ndihmojmë kolegët tanë të angazhohen në projekte të kësaj natyre te botimet serike, sikur janë enciklopedia britanike, franceze, gjermane etj.
       - e gjashta, institucionet tona akademike sa më parë duhet të vejnë kontakt me institucionet akademike europiane, që, për sa është e mundur, të plotësojnë, përmirësojnë dhe ndryshojnë disa artikuj të karakterit enciklopedik, së paku, të shpërndarë në formatin elektronik për Shqipërinë, Kosovën, historinë, gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë materiale e shpirtërore të tyre. 
      E nëse vërtetë duam t’i arrijmë këto qëllime, që në parim janë shkencore, ndërsa në koncept janë politike, presim që institucionet tona, të cilat i ndërtojnë politikat e shkencës kombëtare të lirohen prej instalimit nepotist, klanor dhe krahinor të shkencëtarëve për nevoja ditore, ndërsa nga shkencëtarët presim që angazhimin e tyre ta bëjnë mbi parimet etike të kërkimit shkencor. Vetëm kështu mund të realizojmë me kohë dhe në nivel kërkesat që shqiptarët dhe trojet e tyre kanë ndaj shkencëtarëve dhe institucioneve të tyre.
(Fusnotat i hoqi redaksia Floripress )

Vdiq deputetja Nekibe Kelmendi











Pas një sëmundje të rëndë në disa muaj të fundit, dje  ka vdekur deputetja në Kuvendin e Kosovës, Nekibe Kelmendi. 
Në qeverinë e kaluar të Kosovës, Kelmendi ishte ministre e Drejtësisë, si dhe ka kryer funksione të larta partiake në LDK. 

Në vitin 1999, ditën e parë pas fillimit të bombardimeve, forcat okupuese serbe ia vranë bashkëshortin, avokatin e njohur dhe aktivistin e të drejtave të njeriut, Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e saj, Kushtrim e Kastriot Kelmendi. 
Varrimi i të ndjerës bëhët sot në Prishtinë.

Nga REXHEP SHAHU: Lis i vetëm në fushë

2011-06-19

Fjalët e shpirtit




( Hënëz moj, ku je sonte / a ma sheh shpirtbukurën time / ah, ma pushto moj lozonjare  me rreze / dhe ma puth me përkdhelime!..)









Libi i poetit Llemadeo, „Fjalët e shpirtit“ është një vepër e mirëfilltë poetike. Llemadeo është bir i Alpeve të Dugagjinit të Shkodrës, dhe të kombit shqiptar. Vendlindja e tij Alku, është një fshat i vogël në breg të detit në Lezhë. Llemadeo është bir i çdo fshati dhe qyteti të kombit tonë. Poeti Llemadeo në librin „Fjalët e shpirtit“, si duket ka punuar shumë vite. Me këtë vepër poetike lexuesi ynë mund të mburret me të arriturat e krijuesve tanë në poezi. Prandaj s´është rastësi titulli i librit „Fjalët e shpirtit“. Dhimbja dhe vuajtja vazhdojnë edhe në kohën tonë. Por krahas vuajtjes dhe dhimbjes Llemadeo ndjen të bukurën, të ndjeshmen, sublimen. Jeta është e çuditshme thotë poeti, me vuajtjet dhe dhimbjet e mia unë bëj jetën time. Shpërthimet në poezi nuk janë pa dhimbje; si një pishtar, ky shpirt për ty/ do të qëndrojë ndezur nëpër shekuj/ ti shkëlqe lartësive, o ylli im…/ se unë i yti jam edhe i vdekur…/. Këto dhe 12 mijë vargje të tjera në librin „Fjalët e shpirtit“ tregojnë për fuqinë dhe pjekurinë poetike të poetit Llemadeo. Ky libër tekstament i poetit Llemadeo përmbysë ato forma dhe klishe që zgarravaqin poezinë. I gjithë libri „Fjalët e shpirtit“ të poetit Llemadeo, është lirikë e një jete të rëndë, e një jete që edhe vriste.Në një çast tek po bisedoja rreth poezisë, ai u shprehë, unë në poezi përpiqem ose vetpërpjekem të kapi jo vetëm motivin, po dhe përfytyrimin e së bukurës. / ku je ti o zot / që artin më ke mësuar/ dhe ti këndoj të bukurës/ më të ëmbles dashuri/. E thashë që në fillim se kemi të bëjmë me një poet të mirëfilltë të kohës sonë. Alien! O zot i yjeve/ ti eja më pranë/ të shohësh nga afër / shumën e dritës këtej/. Makina e jetës në poezinë e Llemadeos bluan më të pabluarën, ose më të ndjeshmen. Gama e poezisë së Llemadeut kap gjerësi, thellësi dhe lartësi nga më njerëzoret. Libri poetik „Fjalët e shpirtit“ është një përmbledhje e 4 qind poezive. Bota poetike e Llemadeos është përplotë ngjyra, shije dhe aromë vargjesh. Ndalej aq herë në pikën askund…/aty ku zanafillën e ka gjithësia/ aty ku çdo gjë heshtë për së fundmi…/ dhe shuhet pa zë sa herë shtohet largësia…Në këto dhe mija vargje të tjera, poeti Llemadeo me „Fjalët e shpirtit“ na shfaqet si një meteor me lirikat e tij të bukura. Një bukuri e mirëfilltë poetike në „Fjalët e shpirtit“, janë poemat, dhimbjet e përgjakura të popullit tonë. As të sotmen e rëndë, as të kaluarën me luftë nuk dua ta dramatizojë. Por ndjeshmëria ime ndaj ngjarjeve të të gjitha kohrave reflekton. Në poemat „ Ilirët “ , „ Unë“, „ Dhimbjet e plagës“, „Krishti para zotit“, „ Psherëtimat e mbrëmjes“, „Skënerbeu“, „ Nënë Tereza“, „ Kështjella“,etj… ndjejmë nga afër, pulsin e poezisë të Llamadeut, aromën e jetës, të bukurën e pashprehur , shijen më sublime të saj. Në humnerat e pafund të kësaj jete, poeti Llemadeo, është marrë vesh me poezinë të mos bie pre e të mbjellave në erë. Midis dhimbjes dhe vuajtjes merr frymë poezia, arti më me ngjyra i jetës. Llemadeo është një i dashuruar i poezisë. Lirikat e „Fjalëve të shpirtit“ të tij, janë një dhuratë e bukur për letërsinë tonë. Gjaku gjuhësor i poezisë te Llemadu është epiko- lirik. Po, po. Poezia e Llemadeut brenda ka ujin e të gjitha burimeve të atdheut tonë. Unë nuk po i shtyjë largësitë, thotë poeti, por, ato po shtyhen vetë. Në frymën time poetike shprehet Llemadeo, unë kapi brendinë e kohës që jetoj, fjalën time herë-herë të përlotur, dhe herë-herë të përgjakur . Në kraharorin brenda meje, në një pikë të askundshme, aty ku zanafillën e ka fillimi, nis e fryn poezia, muza pa të cilën s´mund të jesh poet. Poezia është shprehje e së bukurës, shprehje e jetës së përditshme, shprehje e frymëzimit artistik të jetës. Bërja poezi, ose këndimi  i një pejsazhi artistik në asnjë çast nuk bëhet pa dy përsonazhët e përjetshëm në art, Dashurinë dhe dhimbjen. Unë kujtoj shprehet poeti Llemadeo, se poezia që unë krijoj frymën e merr nga të dyja, midis dhimbjes dhe dashurisë, midis dy oqeaneve të pafundme të shpirtit. Lavdi atij që e ndjenë dhe e shkruan poezinë! Shëndet autorit, Llemadeo.


                                           Rrustem Geci - Dortmund

"Xixa" qershori (Cikël me poezi lirike )


Nga    Përparim   Hysi

                    1.Letër nga një mike


Të dua më tepër se mund ta përfytyrosh:
-Këtë nuk dua që ta harrosh kurrë!
E di që një tjetër,fare mirë mund të"njohësh"
Por jo si "ajo" që njohe dikur.



Në qeshë e çiltër dhe gazmore si Moxarti,
Për dashurinë tënde nuk di ç'është vdekja.
Të kam qenë aq besnike,si Hamletit Horati
Dhe mos u çudit në se bëj siç bëri për Romeun,Xhuljeta.,



                     2.Ti nuk e di


Ti nuk e di dhëmbjen time
As që e di se sa më dhëmb zëmra
Ah,ta dish,o moj mikja ime!
Për ty fle e zgjohem me ëndrra.


Fle e zgjohem me ëndrra
Se mëndja vjen veç andej nga ty
Për ty,moj,më regëtin zëmra
Se aq e shtrenjtë për mua je ti.


                   3.Një mike që shkoi


Një kundërmim i trëndafiltë më pushtoi
Pastaj m'u bë si një erë jasemini të egër
Të gjithë këtë parfum ma "dha" një mike që shkoi
Tek më kaloi përbri,e shpejtë si një ketër.


Më mbuloi kllapia...dhe,për një çast,humba
Duke thitthur me qejf gjithë atë kundërmim
Oh,kush më pa atë çast  tek rruga.
Më ka marrë për një "tuaf" që humba gjëminë.


"Gjëmia" m'u mbyt...shkoi,e përrlau dallga
Qëkur kundërmimi i trëndafilt më pushtoi
Tek rruga,"tuafi" po shihte ëndrra të bardha
Ndaj dhe këto vargje:për miken që shkoi...



              4.Pashë një lule tropikale


Pashë një"lule tropikale" si të mbirë mbi një gëmushë
Dhe u mbusha me aq malle,sa nuk mbushet as kurkush.
Dua t'i marrë asaj ca "sythe" që t'i mbaj ato yrnek
Por kjo lule qe"nazike" dhe më tha mua:- Mos më prek!


Natyrisht,që nuk e"preka",se jam burrë që unë kam qibër
Nga qëndrimi i saj u preka, në qershor sikur erdhë "dimër"
E pa "lulja tropikale" që më ra  hunda përdhe
Dhe më dha ca"petale"... vetëm kaq,ndryshe  se...


                5.Kam frikë të të puth


Kam frikë që të të puth
Se mos shkoqesh si thërrime
Ta dish mirë,o moj çupë
Je e hollë,pothuaj si "qime!"


Mu si qime je e hollë
Dhe kam frikë se mos këputesh
Edhe zë më nget një kollë
Siur mbyem kollës mes gulçes.


Je si një degë shelgu
E hollë,po plot me lëng
Më lojti,moj,tepeleku
Dhe të putha në vënd.


I madh qe gëzimi
Se hiç nuk u "shkoqe"
U çudit,moj Përparimi,
Se qe si mbi shoqe.


                     6.Dashuria


Qe si "dhimbje" në stomak
Dhe si"lëmsh" mu në grykë
E,pastaj,pak e nga pak
Dhimbje mu në rrënjë:tek sytë!


Një dremitje si një ëndërr
Një kapitje me gjithësej
Drithërima mu në zëmër
Edhe s'kam seç them më tej.


                 7.Propozimi i parë


Si viktimë që i pushon zëmra
Si një shtangie:top në vënd!
Një rrënqethje:e zu cërma!
Si një ikje:dalë nga mëndtë.


Si t'i hidhje ujë të ftohtë
Mbi një trup që qe"kallkan"
Sikur ujë "rrëshqet" më kot
Fjalë s'pati:as xhin...as  xhan...


                   11-   19 qershor      2011

LOJA E DYFISHTE E PAKISTANIT NE LUFTEN KUNDER TERRORIZMIT


June 3rd, 2011

Peter Tase
Graduate Student
The Institute of World Politics,
Washington, D.C.


ALEATI MORTAL I SHTETEVE TE BASHKUARA
LOJA E DYFISHTE E PAKISTANIT NE LUFTEN KUNDER TERRORIZMIT

Shumë studjues dhe qytetarë të thjeshtë në gjithë botën nuk e kuptojnë pse Pakistani sillet në një mënyrë të pazakontë, por fatmirësisht ata e kuptojnë se ka ardhur koha që ky vend të konsiderohet më shumë si armik se sa aleat i Shteteve të Bashkuara.  Ky transformim i perceptimit amerikan dhe atij botëror filloj përpara se të zbulohej që Osama Bin Laden kishte filluar një jetesë të rehatshme dhe të “fshehtë” përpara hundës së ushtrisë Pakistaneze në periferi të Abbottabad-it.

Forcat e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara kanë bindjen e plotë se Pakistani është shumë aktiv dhe financon Taleban-ët në Afganistan edhe pse në krahun tjetër asiston trupat aleate duke lejuar transportimin e furnizimeve të gjithanshme ushtarake të kalojnë në territorin e tyre me destinacion Afganistanin.

Niveli i kësaj mbështetje është më shumë se treguesit aktual, duke tejkaluar parashikimet e inteligjencës dhe mbeshtetur vetëm në fakte reale.
Pasi kane kthyer ndonjë dopjo Uiski, është më se e sigurtë të degjosh oficer të lartë pakistanez, të pranojnë me krenari se ushtarët e forcave speciale të Pakistanit janë duke drejtuar një inisiativë për të pastruar Afganistanin nga forcat e NATO-s dhe SHBA-s në mënyrë që të ri-instalojnë në Afganistan influencën e tyre të paraluftës në fqinjin e tyre verior i cili realisht konsiderohet si koloni e Pakistanit.  Kjo vjen si rrjedhoj e asaj që Jonathan Foreman e quan “lidhje e thellë strategjike” në luftën kunder Indisë dhe si rrjedhoj ata janë duke koordinuar jo vetëm strategjinë, logjistikën por edhe taktikën e Talebanit në Afganistan.  Në të vërtetë ata mund të jenë edhe më efiçent në këtë drejtim por po presin momentin e duhur; ky konflikt i kamufluar ka qënë për një kohë të gjatë praktika dhe specialiteti i Pakistanit.
Ashtu sic mund të pohojnë edhe oficerët që dehen me Uiski (të cilët nuk kanë simpati personale për Islamin por vetëm devotshmëri për konceptin e tyre lidhur me interesat strategjike të Pakistanit në rajon) do të thonë se në të vertetë ishte Pakistani ai që dëboj forcat dhe tanket sovjetik nga Afganistani.
Me qindra në mos me mijra oficer Pakistanez të veshur si civil drejtuan Muxhahedinët drejt fitores.  Ky është një fakt që tingëllon si i vërtetë, po të kemi parasysh historinë e ushtrisë Pakistaneze. Pushtimi i Kashmirit nga fiset Pathan me 1947 i cili provokoj luftën e parë Indo-Pakistaneze u drejtua gjerësisht nga oficer civil Pakistanez.

Shërbimi i Inteligjencës së Pakistanit filloj konfliktin në Kashmir dhe sponsorizoj sulme terroriste në teritorin Indian.  Ushtria pakistaneze nuk dallohet për aftësi në luftime konvencionale; në krahun tjetër, nuk ka asnjë vend me ushtri më të përgatitur se Pakistani, në gjëndje për të kontrolluar aq mirë forca ushtarake të një vendi tjetër dhe mbi të gjitha e aftë për ti manipuluar ato.  Kjo gjë ka ndodhur edhe gjatë viteve të fundit në luftën në Afganistan  ku forcat armike luftojnë ashpër kundër forcave të ISAF-it dhe SHBA ndërsa në krahun tjetër “partnerët” pakistanez manipulojnë dhe disinformojnë “aleatin” e tyre.  Përdorimi i këtyre trupave dhe Loja e dyfishtë e ushtrisë Pakistaneze ka sjellë një valë sulmesh teroriste edhe në vetë selinë qendrore të shërbimit të Inteligjencës në Islamabad dhe në baza të tjera ushtarake.  Sidoqoftë forcat pakistaneze mbeten të patundura në qellimin e saj për të kontrolluar këta monstra që kanë krijuar vetë, të cilët janë të dobijshëm.

Në disa raste, maska e kamuflimit të operacioneve kundër trupave aleate në Afganistan bie.  Përpara disa vjetësh ishte një incident ku trupat amerikane afër kufirit afgan, ishin sulmuar nga forcat Talebane që po gjuanin nga pozicionet e ushtrise Pakistaneze në krahun tjetër të kufirit.  Trupat Amerikane hapën zjarr për vetmbrojtje dhe vranë jo vetëm agresorët taleban por edhe majorin Pakistanez nga Punxhab-i i cili po drejtonte këtë sulm mbrapa kuintave.  Ky incident bëri që autoritetet e Islamabad-it të ankoheshin për shkelje të integritetit territorial prej forcave amerikane. 
Ky ishte një nga momentet ku autoritetet Amerikane më në fund mund të deklaronin hapur ndihmën qe ushtria Pakistaneze i jep vazhdimisht forcave terroriste të Taleban-it dhe elementëve të mbetur të Al-Qaeda-s. Por zyrtarët amerikan nuk reaguan; ata mund të jenë  hutuar nga pandershmëria e palës pakistaneze ose kanë patur ndërmend bashkëpunimin pakistanez në gjetjen e disa antarëve të Al-Qaeda-s.

E vërteta e ngatëruar është se pakistani eshte aleat dhe armik i Shteteve te Bashkuara: interesat e tij strategjike, ashtu siç kuptohen nga  lidershipi i lartë ushtarak, kërkojnë të luhen teknika të ndryshme që të para nga jashtë duken skizofrenike. E vetmja levizje e qëndrueshme është se ata në ç’do moment mund të tradhëtojnë njerën palë apo tjetrën.  Kur momenti e kërkon, Islamabadi me dinakëri të shkëlqyer mund të tradhëtoj aleatët e tij, Taleban dhe Al-Qaeda ashtu siç mund të bëj edhe me forcat Amerikane dhe të NATO-s.  Kjo mjeshtëri dy – faqëshe mund të shihet fare qartë edhe në marrëdhëniet e Pakistan-it me partnerë të tjerë strategjik.
Kina është furnizuesi kryesor  ushtarak në Pakistan, ndërtuesi i rrugëve në Himalaje, partner në ndërtimin e avionëve të rinj luftarak dhe arkitekti i portit të ri detar në Gwadar. Por Pakistani gjithashtu është krah hapur ndaj guerilasve islamist ujgur që vijnë nga Kina.  Pekini nuk është aspak i kënaqur me këtë manovër, por ata mbi të gjitha duan bashkëpunimin e Islamabad-id për të realizuar objektivin e tyre afat gjatë, për të rrethuar Indinë.

Pastaj vjen bashkëpunimi i Pakistanit me Arabinë Saudite.  Që prej pushtimit të Afganistanit nga Trupat Sovietike,  Arabia Saudite ze vendin e dytë (në vend të parë është SHBA) për sponsorizimin financiar të pakistanit dhe forcave ushtarake.  Çmimi i mbështetjes Saudite përfshin pranimin e misionarëve Wahabi dhe terroristët e Al-Qaedas të financuar nga Riyadh-i.  Por megjithëse ka hasur revoltë nga elita Uahabiste Saudite, perseri shërbimi sekret Pakistanez ka dorëzuar disa nga teroristët më extremist të mbështetur nga Sauditët, përfshi këtu edhe Khalid Sheik Mohammed.
Elita Ushtarake Pakistaneze bënë keto lëvizje me aleatët e saj për të realizuar qëllimet e saj afatgjata. Ata kane nje llogjikë koherente por janë të mbështetura në iluzione të një sulmi të mundshëm nga India. Duhet patur parasysh se Pakistani ishte i pari që ka filluar të tre konfliktet e armatosura me Indinë.  Amerika dështoj të kuptonte se Pakistani e shikon ç’do gjë në lidhje me konfliktin territorial që ka me Indinë, ç’ka bëri që të nënvlerësohej  roli negativ i Islamabad-it kundrejt projekteve perëndimore në Afganistan dhe strehimi i teroristëve në teritorin pakistanez.
Zbulimi i Bin Laden-it në Abbottabad tregon qartë se shërbimi sekret dhe intelligjenca ushtarake Pakistaneze nuk do të kishte pranuar kryeteroristin të jetonte atje nëse trupat amerikane nuk do të bënin një sy qorr dhe një vesh shurdh ndaj provokimeve të jashtëzakonshme të ushtrisë pakistaneze.   Nuk mund të konsiderohet më ‘sekret’ fakti që Mullah Omar dhe lidershipi i tij janë duke jetuar lirshëm pranë qytetit Quetta, ku gjithashtu është kolegji ushtarak i komandës pakistaneze.  Ndryshe nga njësitë e Talebanit në Uaziristan dhe në veri të vendit, Omar dhe liderët e tjerë nuk janë sulmuar asnjë herë nga ajri.  Sipas Pakistanezëve, CIA është në dijeni të presencës së Omarit por ka arsyet e veta që nuk ndërmer një sulm ajror, kjo mbetet e paqartë por ndoshta ka lidhje me marëdheniet e afërta që CIA ka me Shërbimin Sekret Pakistanez (ISI). 

Në ç’do rast qëndrimi amerikan ndaj lojës së dyfishtë pakistaneze duket se ka frymëzuar më shumë vazhdimin e një loje të tillë.  Jo më largë se dhjetë vjet përpara (2001), një raport jo sekret i Agjensisë se Inteligencës në Pentagon (Defense Intelligence Agency) konfirmon lidhjet e ngushta të Bin Ladenit me shërbimin sekret pakistanez. Baza e Bin Ladenit në Zahawa u ndërtua nga ndërtuesit Pakistanez me fonde Pakistaneze në bashkepunim me grupin Muxhahedin Haqqani.
Vrasja e Bin Ladenit tregon hapur se SHBA i ka dhënë fund tolerancës ndaj lojës së dyfishtë Pakistaneze.  Kuptohet fare mirë se ky vënd me armë bërthamore nuk rënohet nëse Uashingtoni nuk plotëson dëshirat e gjeneralëve.  Më në fund Shtëpia e Bardhë e ka kuptuar se pakistani ka nevoj për më shumë ‘dajak’ se ç’do gjë tjetër. Ushtria pakistaneze, ashtu sic pritej po ankohet për dhunimin e sovranitetit, dhe bërtet duke thënë se më mirë është të humbasin biliona dollarë ndihma se sa të mbajnë një aleancë me një superfuqi arogante dhe të pabesë. Por mundësia e një reagimi agresiv nga pala amerikane ndaj sulmeve pakistanze është më i nevojshëm se kurrë per ti dhënë përgjigjen e merituar atyre që ngrehin dyfekun kundër forcave amerikane.
Është shumë e rëndësishme që SHBA të vazhdoj rrugën e nisur dhe ata zyrtar që kanë rënë në dashuri me Pakistanin të mos cënojnë qendresën e duhur ndaj forcave Pakistaneze. Pa dyshim që për sa kohë do të ketë trupa amerikane në Afganistan, Islamabadi do të ketë rëndesi te veçantë, por edhe amerika ka disa pika të forta në lidhje me ruajtjen e balancave në Azinë e jugut.  Do të ishte mirë për SHBA të bënte të qartë se në qoftëse vazhdon ky duplicitet atëhere ndihmat ushtarake do të ndërpriten  dhe jo vetëm kaq por Uashingtoni është në gjëndje të ndryshoj ekuilibrat strategjikë drejt Indisë. Gjeneralët dhe Spiunët pakistanez nuk jane gjë tjetër veçse realist, dhe për të ndaluar Indinë të blej teknologji të avancuar që bën të mundur sulmin e parë bërthamor ndaj Pakistanit, ata për një herë do të shisnin Talebanin dhe shokët e tyre terrorist pak a shumë ashtu siç kanë shitur aleatët e tyre Amerikanë.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...