2011-06-20

Jeta në burg e shkrimtarit Mitrush Kutel




Dëshmia tronditëse e Efterpi Paskos përmbyll rrëfimin e të shoqes së poetit të persekutuar. Nga kujtimet e 88-vjeçares që ka ndarë për 20 vjet gëzimet dhe hallet me Kutelin.
E shoqja e shkrimtarit të madh Mitrush Kuteli bën një rrëfim tronditës në një intervistë në gazetën “Panorama”, që janë mjaft tronditëse.-Një javë pasi doli nga burgu e deri në gusht shkuam në Pogradec. Në Tiranë nuk kishim shtëpi, pasi “na kishte dalë urbanizimi”. Gjatë kësaj periudhe, Dhimitri, kohën më të madhe e kalonte me përkthime, të cilat ia dërgonin nga “Zëri i Popullit”, por edhe me krijime të tijat. Në gusht të vitit ’49 e emëruan te “Zëri i Popullit”, në sektorin e përkthimeve. Tanimë që u rregullua me punë, problem mbetej strehimi. Për disa kohë qëndruam te një i afërmi ynë. Më pas, kur na lindi vajza, shkuam në hotel…
Në atë kohë e morën sepse kishin nevojë të ngutshme. Kur gjetën një tjetër siç iu përshtatej, e hoqën menjëherë. Sa punoi te “Zëri i Popullit”, në përgjithësi kaloi mirë. Megjithatë, fakti që kishte qenë dënuar për agjitacion e propagandë, nuk e la pa telashe. Çdo komunikim, çdo sjellje e tij shikohej me kujdes të madh. Patjetër në emër të parimeve. I vënë në këtë vëzhgim, nuk do t’u shpëtonte kritikave e bile edhe goditjeve…
Raste ka pasur disa, por tani pas kaq vitesh, nuk më kujtohen të gjitha. Mbaj mënd rastin kur e nxorën në gazetën e murit në formë karikature me diçiturën “Amerikaniada e shokut Pasko”. Me anë të saj mundoheshin ta godisnin si intelektual borgjez…
Në atë periudhë nuk kishin dalë fletë-rrufetë. Në vende publike e në qendra pune kishte gazeta muri, ku goditeshin sjelljet e shfaqjet e papërshtatshme me kohën, me frymën e saj. Kjo fushatë me karikatura e bejte të ndryshme, drejtohej nga lartë e shitej si zëri i masës…Gjatë punës në redaksi, një moment Dhimitri kishte vënë këmbët mbi një karrige aty pranë. Që nga koha e burgut ai kishte probleme me gjymtyrët dhe vuante nga dhimbjet e reumatizmës. Dikush e kishte parë dhe i ishte kundërvënë menjëherë. Një qëndrim i tillë, sipas tij, nuk mund t’i falej askujt, dhe jo më Dhimitrit që ishte dënuar për agjitacion e propagandë. Kjo ishte e mjaftueshme që “redaksia” e gazetës së murit, brenda redaksisë së “Zërit të Popullit”, ta vinte në ballë të kritikave dhe goditjes. Këtë here me diçiturën e padëgjuar më parë, “Amerikaniada e shokut Pasko”…
Te “Zëri i Popullit” punoi gati dy vjet. Në vitin 1953 e transferuan në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, gjithnjë si përkthyes, por jo si nëpunës në bordero. Aty paguhej me normë sipas sasisë së faqeve të përkthyera. Ishte kjo një rraskapitje e tmerrshme. Punonte gjithë ditën e gjithë natën për t’i dorëzuar materialet sipas afateve. Nuk më kujtohet me saktësi sa lekë e vlerësonin për faqe, por di të them që këtë mënyrë vlerësimi, Dhimitri e quante qesharake. Kjo mbetej e vetmja mënyrë jetese. Pikërisht në këtë periudhë ka përkthyer nga disa gjuhë mjaft nga kryeveprat e kohës. Të gjitha pa emrin e tij, sepse vazhdonte të ishte “i padëshirueshëm”…Sa ishte në burg, por edhe disa vite më pas, as që bëhej fjalë për t’i dhënë të drejtë botimi. Pasi doli nga burgu, i dërguan një letër nga Lidhja e Shkrimtarëve, ku e njoftonin se nuk ishte anëtar i saj. Pra, duhej të vazhdonte me normën e përkthimit. Të drejtën për t’u bërë anëtar i Lidhjes ia dhanë shumë kohë më vonë, falë ndihmës së Drago Siliqit që bëri ç’ishte e mundur për t’i kthyer të drejtën e botimit. Në verën e vitit ‘66 më në fund i dhanë një leje krijimi njëvjeçare. U gëzua jashtë mase e shpresoi mjaft për t’u dhënë jetë subjekteve të ndryshme, por nuk zgjati shumë. Në fillimin e ‘67-s, kur kishte nisur fushata e letrës së hapur për “thellimin e frymës revolucionare”, Lidhja e Shkrimtarëve e pa të udhës t’ia ndërpresë lejen e krijimtarisë. Në dëshpërim e sipër, Dhimitri la në mes veprat e nisura dhe rifilloi punën me përkthimet e normuara…E tërë periudha pas burgut ishte e vështirë dhe plot ankth. Ca më tepër kur lindën fëmijët, Polikseni, Atalanta, Pandeliu dhe Doruntina. Megjithatë, Dhimtri, falë kurajës, gjente forca për ta përballuar. Ndodhi një periudhë që e renditën krahas Konicës, Fishtës e Koliqit, si poetë të padëshiruar. Bile-bile, kjo përmendej si vjershë kudo, sidomos midis krijuesve. Ç’bëhet kështu, i thashë një ditë e frikësuar. Nuk e shikon, ma ktheu ai me buzën në gaz, po më nderojnë shumë dhe duhet t’i falënderoj…Pak a shumë kështu ka ndodhur./BotaSot/

nga Frrok Çupi: Fundi ofron luftë




Shpesh herë, studiues a vëzhgues të ndryshëm kanë thënë se lufta sjell fundin. Në fakt, nuk mund të jesh aq determinand sa të thuash njërën apo tjetrën; por ajo që po shikojmë sot me sytë tanë dhe po prekim pa ndërprerje, është ana tjetër: Fundi ofron luftë. Sa më shumë afrohet fundi i mandatit të Edi Ramës si kryetar Bashkie, në atë moment ndjehet më afër rreziku i luftës. Ose mund të themi jo “sa më shumë”, por sa herë afrohet fundi i mandatit të tij, në atë moment njerëzve iu afrohet rreziku i luftës.
Pse them “sa herë” i afrohet fundi?

Sepse që nga momenti kur u shpallen zgjedhjet lokale të 8 majit, Edi Rama ndjeu humbjen dhe nisi të reagojë sipas humorit të tij të ndryshueshëm, jo një herë, por shumë shpesh. Sa herë e shikonte ose i fantaksej humbja diku në ëndërr, menjëherë ngrinte repartet e luftës dhe kërcëllinte dhëmbët. Një herë tha se nuk do të merrte pjesë në zgjedhje, një herë tjetër se nuk ishin kushtet për zgjedhje, një herë tjetër se nuk do të pranonte të largohej nga Bashkia etj. Që në fillim organizoi një demonstratë të dhunshme para selisë së qeverisë dhe shkaktoi katër viktima, me qëllimin e vetëm që të fajësonte Lulzim Bashën, i cili do të ishte kandidati për kryetar Bashkie. Kjo ishte periudha e humbjeve dhe e luftërave pas çdo humbjeje virtuale para se të vinte dita e votimit…
Tani, pas ditës së votimit, sa herë afrohet më shumë humbja, Edi Rama ngre pluhurin e luftës. Procesi i numërimit të votave po vazhdon nën mbikëqyrjen e imtë të publikut dhe institucioneve të Drejtësisë e të Perëndimit; por kjo shikohet shpesh si betejë e humbur nga Edi Rama. Dje, përsëri si një valë e ardhur nga thellësia e dëshpërimit për humbjen, u ngrit vala e tensionit mbi njerëzit dhe mbi institucionet. Sepse dje, edhe një herë tjetër, Rama shikoi se po i afrohet fundi. Në momentin kur Kolegji Zgjedhor vendosi numërimin dhe vlerësimin e të gjitha kutive të votimit, njerëz shumë afër Ramës thanë me entuziazëm: “Kështu po, këtë kërkojmë, kjo është drejtësi”. Secili mund të lexonte lehtësisht pas kësaj situate, shpresën e Ramës se në këtë rrugë të lodhshme numërimi mund të nxirrte kokë sado pak fitore për ‘të. Mirëpo, dje, pas numërimit të katër njësive, shikoi edhe një herë shtrigën Humbje. Në atë moment ngriti valët e tensionit. Dje u sulmua Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sikur “ka vjedhur kodin e pestë”; po dje një militante e Ramës desh shkatërroi kutinë e votimit; dje një militant deputet i Ramës e quajti “rrugaç” dhe “gangster” kryetarin e KQZ. Në përgjithësi, gjithë enturazhi i Ramës ka humbur toruan para humbjes së bosit. Sa herë shtriga Humbje iu shfaqet më afër, aq shpesh nxjerrin flakë nga sytë dhe kërcënojnë për luftë…
Sa shpesh herë fantazma e Humbjes së Ramës, brenda një muaji, i ka ngrirë gjakun njeriut të shkretë ose vetë popullit në Shqipëri! Gati një javë, njerëzit herë e hapnin e herë e shikonin fshehurazi prej fëmijëve, ekranin e televizionit ku shfaqeshin deputetët e Ramës duke u varur mbi kangjella të KQZ për të kapur fitoren e padukshme të Ramës. Sa pamje vulgare e të frikshme ishin ato. Në një moment Ramës iu duk se Humbja u largua, atëherë deputetët shqepën pantallonat nga heshtat e kangjellave metalike dhe u mblodhën nëpër kafene. Por përsëri në ëndërr i fantakset Humbja, prapë afër dhe e tmerrshme. Atëherë deputetët e tij dhe kryetarët e bashkive të rretheve ku kishin fituar, u lëshuan rrugëve të atdheut për të bllokuar lëvizjen. Zunë kryqëzimet e rrugëve, si në taktikat dhe strategjinë e Luftës së Dytë, mblodhën gomat e vjetra të makinave që janë me shumicë anës së rrugës, dhe iu vunë flakën. Një nga deputetët e Ramës, ndryshe nga shërbëtorët e luftës së kryetarit, ka thënë pardje se “nuk bëhet opozita me tym të zi”. Tymi i zi mbuloi imazhin e kombit, shkaktoi frikën se “do të kemi luftë” dhe e bëri njerëzimin e përparuar perëndimor të mendohet para se të hapë dritën jeshile për kombin shqiptar….
Gjithë lufta për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës… Sa herë ndjen humbjen, aq herë thërret luftë. Gjatë gjithë ditëve që po jetojmë, njerëzia jeton me ankthin çfarë do të ndodhë nesër. A do të ketë luftë?! Sepse ky ka kërcënuar se po humbi, kemi luftë. Nesër mund të shfaqet përsëri fantazma Humbje, dhe atëherë kush e mban?!… Kështu ka ndodhur në të gjitha luftërat e ndyta: Kur është afruar humbja e dikujt, në atë moment përbindëshi Luftë iu ka marrë jetën njerëzve që nuk kishin lidhje as me humbjen as me fitoren. Sa herë janë vrarë mbretër, sa herë dikujt i ka humbu mendja në nacionalizëm, sa herë i ka humbur mendja në madhështi, sa herë iu vjen fundi regjimeve, diktaurave dhe të këqijave të tjera; sa herë është shfaqur humbja e vlerës njerëzore, aq shpesh është shfaqur lufta..
Këtu jemi në kohën kur Edi Rama ka fituar vetëm neverinë dhe urrejtjen për popullin që e votoi kundër.

Në Takimet e Mërgatës “Azem Shkreli” (FOTO…)


Shkruan Mimoza Enver Dajçi


Në takimin vjetor të Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Ennepetal të Gjermanisë, e me rastin e ndarjes së Çmimit “Azem Shkreli” nga vetë Familja Shkreli, mes të ftuarve ndodhej edhe akademistja, poetja e humanistja  shqiptare Znj. Rita Saliu. Juria e zgjedhur e përbërë nga Dr. Basri Çapriqi, poeti i njohur e humanisti Hasan Qyqalla e Alma Papamihali vlerësoi  me Çmimin e Parë “Azem Shkreli” librin me poezi  “Engjëjt nuk jetojnë në tokë”  të  Znj. Rita Saliu.
“Ishte kjo, një ditë tepër e veçantë për mua, e ndihesha vërtetë e privilegjuar  –  thotë mes të tjerave Znj. Saliu, duke kujtuar mbresat e paharuara të atyre ditëve. U preka vërtetë emocionalisht – vijon më tej ajo – kur nipi i poetit tonë të madh Azem Shkreli – Genti më dhuroi lulet e festës”.
Megjithë emocionet e para nisjes për në këtë konkurs të rëndësishëm të letërsisë shqipe, edhe ne si mike e kolege gëzonim  për arritjet e sukseset e saj. E duke u nisur pikërisht nga kjo ngjarje e shënuar, si Organizatë e Gruas Shqiptare – Amerikane “Shpresë & Paqe” në SHBA i dërguam një letër  falenderimi “Lidhjes së Shkrimtarëv e, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, për zj. Rita Saliu.
Rita Saliu njihet gjithashtu nga lexuesi  ynë si krijuese e autore e disa librave me poezi, ku shquhet në botimet e saj me vlera artistike; “Ecje Vertikalisht nëpër Oqean”, krijime e skica të ndryshme letrare, si dhe “Engjëjt nuk jetojnë në tokë”.
Përveç ceremonisë madhështore të sponsorizuar nga vetë familja Shkreli , ku nuk munguan kumtesat, recitimet, këngët e vallet e bukura shqiptare, e cila u moderua nga znj. Blerta Kelmendi dhe Kryetari i Lidhjes  Z. Martin Çuni, Rita pati edhe disa takime si humaniste e grua me ndjenja të larta bamirësie. Në një nga këto takime do të veçonim vizitën e saj në një spital gjerman, pranë një djali  shqiptar, i cili vuante nga një sëmunde e rëndë.
Në këtë vizitë ajo u shoqërua nga ndihmësmjekët e bashkëshortët Hamide e Hasan Qyqalla, të cilët njëherësh njihen edhe për kontributet e tyre humane. Sigurisht Rita dhuroi diçka për fëmijën e personelin e spitalit, por vajtja e saj pranë vogëlushit të sëmurë, si  nënë me një zemër të madhe la shumë mbresa pozitive edhe tek pacienti i vogel nga Obliqi, i cili i a shtrëngonte dorën e nuk i a lëshonte.
Ja se çfarë thotë poeti Qyqalla; “Pas atij manifestimi letrar të gjithëve na duhej të shkonim në shtëpi e të pushonim, por unë me time shoqe Hamiden na duhej të shkoninm në spital për të parë djalin shqiptar të sëmurë. Znj. Saliu sapo mësoi se ne do të shkonim në spital për të pare një fëmi shqiptar, megjithë problemet e saj  shëndetësore dhe e lodhur nga rruga e gjatë, vendosi të vijë me ne në spital. Pra shpirti i humanists e tërhoqi Znj. Saliu edhe këtu. Ajo dhuroi diçka për fëmijën e sëmurë, e personelin e spitalit”.
Konkursi Letrar  “Azem Shkreli  – 2011 është kthyer tashmë në një traditë për  Familjen Shkreli, si një porosi e veçantë e poetit, i cili vazhdimsht theksonte: “Kujdesuni për gjuhën dhe kulturën, kultivoheni  e krijoni, se mbase kemi thesare të çmuara kombëtare”.  Në këtë veprimtari letraro – artistike anagazhohen çdo vit shkrimtarë e poetë të mërgatës shqiptare nga e gjithë bota, ku ata jetojnë e punojnë.


Rrëfimi tronditës për “testet e virgjërisë”



Ushtria egjiptiane u lavdërua për rolin e saj ndihmës për një revolucion paqësor në vend tre muaj më parë. Por,tani ata akuzohen se i kanë poshtëruar femrat e reja,duke i detyruar t’iu nënshtrohen “testeve të virgjërisë”,në atë që duket të ketë qenë përpjekje për të komanduar popullsinë. Një egjiptiane i ka rrëfyer tregimin e saj revistës “Der Spiegel”.
Para se ajo të përshkruajë se si ushtarët në uniformë e kanë goditur dhe e kanë shkelmuar atë dhe shumë femra të tjera të reja,duke i detyruar të zhvishen,të shtrihen në shpinë në sytë e ushtarëve të pakëndshëm dhe të hapin këmbët që një mantelbardhë të mund t’ua testonte virgjërinë – floktarja ndez një cigare dhe e thith tymin thellë në mushkëritë e saj.
Salwa Husseini Gouda është një femër e imët,me buzë të buta e të lakuara dhe sy eliptikë. Njëzetvjeçarja duket e lodhur këtë mbrëmje,e veshur me rroba moderne dhe e mbuluar me një shami myslimane. Ajo tymos një cigare pas tjetrës. Ajri është i rëndë,me një nxehtësi mesatare,dhe kryeqyteti egjiptian është i pluhurosur dhe i zëshëm,si gjithmonë.
Trajtim tronditës e poshtërues
“Nuk e di pse më arrestuan mua,nga të gjithë aty,në sheshin Tahrir”,thotë ajo. “Po rrija përballë një tanku në atë moment,mbase kjo është arsyeja”. Ajo mundohet të qeshë pak. “Nejse,njerëzit duhet të ruhen nga unë” – thotë ajo – “unë jam kriminele e rrezikshme!”.
Sipas dëshmitarëve okularë,disa meshkuj ia mësynë sheshit Tahrir,qendër e revolucionit egjiptian,në pasditen e 9 marsit,dhe sulmuan demonstruesit në dukje kot.
Ata nuk ishin në uniforma. “Dukeshin si banditë”,thotë Husseini Gouda. “Ata më quajtën kurvë dhe më goditën në fytyrë”. Ajo thotë se ishte tronditur kur ata e kishin tërhequr atë dhe nja 20 femra tjera drejt Muzeut Egjiptian dhe i kishin dorëzuar te ushtria. “Nuk mund të besoja se ushtria jonë ishte prapa këtij sulmi”,vazhdon Gouda. “Më pas,ata na dërguan në një burg ushtarak,dhe prej atij momenti,gjërat vetëm përkeqësoheshin”,rrëfen egjiptiania.
Kur Salwa Husseini Gouda arriti në burgun ushtarak më 9 mars,atë e çuan në një dhomë të vogël bashkë me dy femra tjera. Atje i detyruan të zhvishen cullak dhe ua kontrolluan rrobat. Më pas,ato vërejtën një ushtar duke shikuar përmes një dritareje të hapur e duke i fotografuar ato lakuriq.
“Kisha frikë se ata do të përdornin fotografitë për të na bërë të dukeshim sikur prostituta”,thotë Husseini Gouda. Atë natë,femrat u mbyllën në një qeli – atyre iu dhanë vetëm ujë dhe bukë të cilëve u vinte era vajguri. Ditën e ardhshme,ato panë një shtrat në korridorin pranë qelisë së tyre. Këtu,u tha një oficer,një mjek do t’i inspektojë femrat e pamartuara për të verifikuar nëse janë të virgjra apo jo. “Nuk mund ta besonim këtë”,thotë Husseini Gouda.
“Ne kërkuam nëse këtë procedurë mund ta bënte një mjeke të paktën,por ai na tha jo. Një vajzë e cila rezistoi u qëllua me elektroshok”.
Disa organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut janë duke i hetuar ngjarjet që kanë ndodhur në burgun ushtarak në Heikstep,në verilindje të qytetit të Kajros,ndërmjet 9 dhe 13 marsit.
“Amnesty International” u ka bërë thirrje autoriteteve në Republikën Arabe të Egjiptit që të ndërpresin “trajtimin tronditës dhe degradues të protestueseve”. Parlamenti Evropian i ka dënuar “testet e dhunshme të virgjërisë” si torturë ndaj femrave egjiptiane.
Mesazhi për popullin
Testet e virgjërisë,thotë psikiatria Mona Hamed,janë menduar si mesazh për popullin,sepse ushtria e Egjiptit dëshiron që të kontrollojë lirinë e lëvizjes së qytetarëve të vendit. Nëse një femër në një demonstratë do të rrihej apo arrestohej,thotë Hamed,familja e saj mbase do të mund ta pranonte atë – por jo akuzën se e bija e tyre është prostitutë. “Ky është një poshtërim i paimagjinueshëm për femrën dhe për familjen e saj”,shpjegon ajo.
Husseini Gouda nuk i rezistoi testit. Mantelbardhi zgjati duart drejt mesit të këmbëve të saj,dhe procedura nuk zgjati shumë. Ai e lejoi atë të mbulojë veten me një çarçaf,për t’u maskuar nga sytë e ushtarëve kureshtarë në korridor.
“Ishte diç tmerrësisht poshtëruese”,thotë Husseini Gouda. Pas procedurës,vazhdon ajo,të gjitha femrat duhej të firmosnin një formë që dëshmonte nëse ato ishin apo nuk ishin të virgjra. Por,pasi mjeku konfirmoi se himeni i saj ishte i paprekur,ushtarët e konfrontuan atë me akuza të reja,thotë ajo.
Dy ditë më vonë,Husseini Gouda u dënua nga një gjykatë ushtarake me një vit burgim me kusht për gjoja posedim të një arme,dëmtim të pronës dhe mospërfillje të orës policore.
Të martën e kaluar,pothuajse tre muaj pasi Husseini Gouda dhe të tjerat u arrestuan,një gjeneral ushtarak më në fund u prononcua. “Vajzat që u arrestuan nuk ishin si e bija juaj apo e imja”,ka thënë gjenerali.
“Ato ishin vajza që shoqëroheshin në tenda me protestues të gjinisë mashkullore në sheshin Tahrir,dhe ne kemi gjetur në tenda koktej molotovi dhe droga”,ka shtuar ai.
Testet e virgjërisë,sipas tij,janë kryer në mënyrë që femrat të mos mund të pretendonin më pas se ishin keqtrajtuar apo dhunuar në burg:“Ne deshëm të dëshmonim se ato nuk ishin të virgjra në radhë të parë”,ka thënë ushtaraku egjiptian.
Organizata joqeveritare “Amnesty International” e ka quajtur këtë reagim të gjeneralit si “justifikim plotësisht pervers të një forme degraduese të abuzimit”,dhe u ka bërë thirrje autoriteteve egjiptiane t’i gjykojnë personat përgjegjës. Përgjigjja e ushtrisë nuk u vonua shumë:Pretendimet e femrave,ka thënë një zëdhënës,janë të pabazuara. (Der Spiegel)/zeri/)

“Të ecësh vetikalisht nëpër oqean!”



Pierre-Pandeli Simsia
Nga Pierre-Pandeli Simsia
Poet! Sa fjalë e bukur dhe tingëlluese kur e dëgjon dhe e lexon!
Sa nder dhe vlerësim i jep ky emër poetit të vërtetë!
Sa thjesht është të shkruash vargje,vargje të thjeshta,të rimuara,vargje të lira,të komplikuara,vargje shumërokëshe dhe,shpeshherë,mundohemi që çdo varg të shkruar ta quajmë poezi dhe vetë vargjeshkruesin e të gjitha llojeve mundohemi ta quajmë poet,pavarësisht,nëse i afrohet ndopak poezisë apo vetë krijuesit poet që i thurr ato vargje.
Në kohën që po jetojmë,poezinë e kanë marrë dhe e kanë ulur këmbëkryq cilido krijues në vargjet e tij dhe të duket se poezia është aq e thjeshtë për ta krijuar,sa,ç’donjeri nga ne mund ta krijojë atë shumë thjeshtë,mjafton të hedhë vargje në letër.
Rita Saliu - Ecje vertikalisht neper oqean
Të bëhesh poet,të krijosh poezi,është shumë e vështirë,sepse,vetë poezia si zhanër,është po aq e vështirë për ta krijuar,sa edhe ajo vetë nuk të lejon ta shpërdorosh emrin e saj.
Ndryshe nga proza,që të lejon të hysh në të gjitha hapësirat e saja për t’i trajtuar ngjarjet,personazhet,dialogët,monologët…poezia dhe poeti vetë kanë sekretin e tyre për të hyrë në ato porta kaq të vështira,sikur edhe në katër vargje të shkruara,të përmbledhë atë,që një prozator mund ta përmbledhë në tregimin,novelën,romanin e tij. Kjo është mjeshtëria e poetit për të krijuar poezinë e tij…
Merr në dorë një libër me poezi për ta lexuar me një truk të jashtëm për ta patur zili dhe shfleton fletët,lexon vargjet që janë shkruar në të dhe…menjëherë e mbyll,i zhgënjyer…
Sot,emrat e “poetëve”janë shtuar aq shumë,sa është e vështirë të dallosh poetin e vërtetë me krijuesin e thjeshtë. E megjithatë,ne vetë kënaqemi,por edhe gënjejmë veten tonë dhe krijuesin bashkë,kur ia ngrejmë vlerat e tij krijuese edhe pse ndoshta nuk janë në nivelin e duhur…
Këto ditët e fundit,më ra në dorë një libër me poezi nga një autore krejt e panjohur.
Vetë titulli i librit:“Ecje vertikalisht nëpër oqean”më shtyti ta shfletoja,se si mund të ketë “ecur”autorja vertikalisht nëpër oqean.
Dhe ishin vargjet e para të poezisë në libër,që më tërhoqën,për t’i ndjekur njëra pas tjetrës të 44 poezitë e përmbledhura në libër nga autorja Rita Saliu,që të mos e ndërprisja leximin e tyre.
“Ditën kur u shpall Pavarësia”është poezia e parë në libër.
E kush nuk e ndjeu atë gëzim,ëndrrën e shumëpritur për ta parë Kosovën e robëruar për vite me radhë,të lirë e të pavarur!
Atë gëzim e shpreh edhe vetë autorja Saliu,kur këmba bëri qetësinë e parë kur shkeli në tokën e vet. E mes atij gëzimi,autorja ka një brengë…,brengë,që e ngacmon dhe pyet veten. Shqiponja! Ah Shqiponja…bukuria e skalitur në gjoks dhe e vulosur në shpirt…!
Autorja nuk e rri e qetë;kërkon të gjejë spjegimin,por…si duket ia kanë vrarë shqiponjën,të plasurit,të krisurit…përdhosën tokën e përgjakur shekujve,hienat…
Është ajo shqiponjë,me të cilën janë përcjellë trimat e rrënë për Liri.
Autorja e ndjen nevojën të ketë pranë një hartë të vjetër,të shohi shtetin që ishte shtet dhe,në krye të shqiponjës,do të vazhdojë miqësinë e vjetër…
Varg pas vargu e poezi pas poezie,autorja të tërheq në ato ç’farë ka shkruar dhe të bën të mendosh,se vërtet po lexon poezi dhe s’ke se si mund të mos i shkosh deri në fund fletëve të librit…
Ngrohtësia dashurore! Sa herë e kërkojmë atë ngrohtësi,duke u përplasur me gjykimet që bëjnë të paaftët,për t’i bërë ballë sulmeve të jetës dhe,përsëri nuk dorëzohen. Dhe për këtë shkruan poetja në vargjet e saja.
A ka më bukur që të shprehësh në vargje kërkimin e ngrohtësisë dashurore? Ato ngrohtësi,që herë na vijnë të shtirura,për të rënë,jo pak herë viktima të pafajshëm ndaj sulmeve të jetës që bëjnë të paaftët;ata,që me vetëdije mundojnë të shtrembërojnë realitetin edhe pse e kanë përpara syve të shkruar për ta lexuar…
Dhe,të gjitha këto,përgjigjen shumë bukur na i jep autorja,kur shkruan:“Nuk dorëzohem me plotësinë time,vuaj nga zbrazëtia njerëzore…”
Pikërisht,nga ai episod i gjatë,lind vlerësimi i hidhur me trupat e kufizuar,folës me sy gllabërues,që me majën e penës në dorën e tyre,harxhojnë ngjyrën e durimit të tyre…”
Rita Saliu,në vëllimin e saj të parë me poezi,nuk mundohet të ngrejë zërin e saj,siç ndodh rëndom me reklama,parathënie dhe pasthënie,herë të arrira,herë të lodhshme e herë të mërzitshme. Ta hajë dreqi këtë punë. Pse duhet të bisedoj rreth kësaj teme,kjo s’është që s’e njoh,natyrisht,që më kupton që jam në korrent të çështjes. Ç’farë të fsheh? Mendimet drejt së vërtetës…”Autorja të jep librin,krijimtarinë e saj poetike për ta lexuar dhe për ta vlerësuar dhe janë po këta,që flasin më shumë se një parathënie apo një pasthënie e librit,është vetë lexuesi që flet më shumë se parathënia apo reklama…
Do të më duket e tepërt të bëj komentet e mija personale si lexues i çdo vargu apo poezie,sepse janë vetë krijimet e Saliut,që flasin më shumë se komenti. Por dua të theksoj se,ajo që e bën më të bukur,më të plotë,më tërheqës dhe që e lartëson vëllimin poetik “Ecje vertikalisht nëpër oqean”dhe vetë poeten,është ajo ç’farë është shkruar në pasathënien e librit shkruar nga Isak Havolli,të cilën Rita Saliu nuk ka nguruar t’ia japi lexuesit për ta gjykuar vetë. Jo ç’do gjë është e përkryer në krijimtarinë letrare në librin e botuar:“…Megjithatë,mund të thuhet,se ka edhe ndonjë motiv,temë apo detaj,që nuk është realizuar në shkallën e vlerave të përgjithshme që sjell ky libër,i cili fakt,mund të arsyetohet me mendimin,se asgjë nuk është e përsosur,ndaj,as mjeshtëria poetike e Ritës nuk është e përkryer…”
E kush krijues-poet tjetër do të mud ta pranonte kët fakt të shkruar për t’ia dhënë lexuesit? Përkundrazi,shkruesi mendimdhënës,do të quhej xheloz,njeri me cmirë,sulm ndaj poetes…
Edhe pse Rita Saliu është lindur në Prizren,në një familje me tradita patriotike dhe i shkruan bukur vargje Kosovës,ajo nuk mund të heshtë edhe për një plagë tjetër të vjetër,që ende kullon gjak,Çamërisë. “…Deri kur me me litarë të shpresës do t’i lidhim qepallat e syve të blertë,që nuk mbyllen dot,pa e parë Çamërinë nuse,me ngjyrat e ylberit stolisur gërshetin,kur do të mund ta mundi frikën që të kam motër,deri kur më duhet ta ruaj emrin,mbi rrasat e moçme të varreve të rrafshuara nga stuhitë elene. Tash të ruaj në kujtimet e mallit që përvëlon dhe besoj si në Zotin,se,që të dyja jemi tokë arbërore”
Edhe pse “Ecje vertikalisht nëpër oqean”është libri i parë i autores Rita Saliu,ajo del para lexuesit si një poete e formuar dhe e kompletuar…
Libri ka 88 faqe dhe është botuar në Shtypshkronjën “TRENDY”Prishtinë.
Redaktorë janë:Enver Morina dhe Bedri Neziri.
Recenzent,Isak Havolli.
Lektor dhe radhitja kompjuterike:Isak Havolli.
Dizajni i ballinës:Visar Lutolli.
Botues:Klubi letrar “Fahri Fazlliu”–Kastrioti.
Urime autores Rita Saliu për këtë vëllim poetik që na ka dhënë.
Kush është Rita Saliu:
Rita Saliu
U lind në një familje me traditë të gjatë atdhetare në Prizren. U shkollua në Prishtinë,ndërsa të shumtën e kohës e kaloi midis Kosovës dhe Amerikës,ku kjo e fundit i krijoi të gjitha parakushtet të merrej më denjësisht me çështjen e Kosovës,për të cilën,nuk u ndal asnjëherë,sidomos,pas vitit 1981,kur kuçedra ballkanike i ishte sulur edhe njëherë Kosovës dhe po ia zinte frymën gjithnjë e më shumë,Rita nuk pushoi së vepruari,fillimisht në Kosovë e pastaj në Amerikë…
Në Amerikë,ajo shkroi shumë shkrime për Kosovën,të cilat u botuan në shtypin e lirë në Sh.B.A.
Rita arriti edhe sukseset e para në letërsi,pasi përvoja që fitoi e mbushi me frymëzim,ndërsa ngjarjet që kishte përjetuar vetë,nuk duheshin harruar.
Krahas shkrimeve gazetareske për Kosovën,Rita botoi edhe shumë poezi në shtypin e këtushëm,për të cilat morri edhe shpërblime të veçanta nga ato poezi.

Cikë poetik nga Rita Saliu


HAJ MEDET

Po më kumbojnë veshët
Nga përditshmëria mashtruese
Që ma shndërron jetën një stacion pritjeje
Si nje cirk që imiton vazhdimisht
përsëritjen e kotësisë

A po vazhdon dhembja e robërisë
Që të ma shpëjtojë mortin

Haj medet! do ta mund ankthin
si dhuratë e shfryrjes së merituar


E TREMBUR

U zhgjova tremshëm nga gjumi
Ëndrra s'më shqitej
Nga zhurma tankesh e bombarduesish
M'u duk se prapë ma kishin rrëmbyer dheun
Dhe lotët që më lagnin faqet e ngrira

Të gjithë  më shikonin habitshëm
Ngjyrën e syve ndjenjat ma kishin ndërruar

Kur ndjeva duart e forta të rrëmbimit
Të vetvetes
Ngrita kokën dhe në hapësirë vezulluan
Syzet që kisha harruar mbi sy
Me të cilat bëra gjumin e keq


ERDHA,ERDHA..!POR...

Pasiguria-banjë e ftoftë
Treni i zbrazur-mungon ti ose une

Gjithçka qenka bërë propagandë
Flamuri e kënga e lirisë të përdhosura
Në dashuri private qenka shndërruar atdheu

Vetëm për të vdekur
nuk pritka askush në radhë

Eci rendë-rendë nëpër rrugicat e ngushta
Mbishkrimet si ndotja e ujit të rrjedhshëm
Sipër mureve më presin si hije të maskuara

Mëngjez me supe në katin e parë
Dimër më speca në katin e dytë
Furtun dhe fërfëllizë në katin e tretë..

Treni rrëshqet pa patina
Me mua zhduket përtej brigjeve të panjohura

RITA SALIU
Rhode Island,  SHBA
Shkurt 2011

_____
Shoqata Kosova-Boston ne Middleton te Massachusetts me 19 Shkurt 2011 feston 3 vjetorin e Pavarsise se Kosoves
Poetet e mirnjohura te mbremjes Rozi Theohari e Rita Saliu
Poetet e mirnjohura te mbremjes Rozi Theohari e Rita Saliu

Rozi Theohari, Stefan Koci, Agim Sejdiu, Rita Saliu, Adem Saliu, Konzuli i Republikes se Kosoves Fatmir Zajmi dhe Kujtim Spahiu
Rozi Theohari, Stefan Koci, Agim Sejdiu, Rita Saliu, Adem Saliu, Konzuli i Republikes se Kosoves Fatmir Zajmi dhe Kujtim Spahiu

Gentian Spahiu ne perkujdesje dhe sherim ne Boston nga Kosova
Gentian Spahiu ne perkujdesje dhe sherim ne Boston nga Kosova




LULE PER TY... Leter nga Amerika per Ty moter Nekibe Kelmendi!!!


LULE PER TY




 Nga Rita Saliu



Leter nga Amerika per Ty moter Nekibe

Nuk ka pend, as penel, qe mund te shpreh sakrificen heroike te shpirtit luftarak e atdhetar. Humane, zemergjere, mendje mprehte e mirenjohese e madhe. Nuk u gjunjezove edhe atehere kur te shkrumbuan. Ashtu si trimereshe, liridashese e pa trembur, ne luftime ishe tingellim i paster Dardanie. Deshmi e gjalle, me dinjitet, e ditur, element i fuqishem burrerie. Me e fort se vet keshtjella.
Dije te na ngushelloje mike, moter. Nene ne prag te shtepise. Shpesh citoje LAMATRININ, KJO ESHTE TOKA E HERONJEVE E TE GJITHA KOHRAVE. Lirin e kishe rit te Shenjte. Rrugetuam bashke neper beteja, te sjellim pak drite ne ter moter e shtrejte
* * *
Me kujtohen si sot motra ime dy tre takimet tona pas Dites se Lirise, e Pavaresise se Kosoves, tokes sone te shtrenjte.
Ishte mengjez i fresket, 5 Tetor kur u organizua promovimi i librit tim me poezi "ECJE VERTIKALISHTE NEPER OQEAN''...Aty ne rendin e pare ne Biblioteken Kombetare si nje IKONE me thirre prane, e me the qete - shume qete: "Bija ime jam e semure, kemba me dhemb, kam ardhur me shkop, mora guximin te eci te jem prane teje si rrugetimi yt neper oqean". Mu mbushen syte me lot, qe pikuan ne varg,
Takimi tjeter ndodhi, me rastin e kremtimit te 100 vjetorit te NENES 
TEREZE dhe 20 vjetorit te forumit te gruas ku u dekoruam te dya NEKIBE KELMENDI E Rita Saliu. Me perqafoi fort me mallin e tokes, e i rridhnin lotet nga vargjet e shkeputura te poezise sime.
* * *

EDHE AEROPLANI MOS TI HAPTE KRAHET
NE KEMB DO TA KALOJA OQEANIN
DARDANIA ME BEKON....

Kishim shume takime, evokime moter, nene, ikone keshtjelle e gjalle do jesh.


TAKIMI ME KESHTJELLEN
{NEKIBE KELMENDIT}


SA TI SHPORIM TE …..
NGA TROJET TONA
DO BEJME DASEM TE MADHE
KUR KRYENGRITJA TE PERFUNDON
DO SHIFEMI TE FUSHA LULEKUQE
ME PRIT SE DO TE VIJ
KUR KOHA SI MBYLL PLAGET
TAKOHEMI TE LUMI VALBONA







Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...