2011-07-21

Çlirim Uça: Lisi



Çlirim Uça
        LISI
I falem kunorës tande të bukur,
që na sjell të malit freskì
e aromë lule bjeshkësh,
e porsi shqiponjë
roje shekullore na rri përmbì. 
.
I falem qendresës tande
përballë furtunave,
që me vete sjellin 
kafshë shkretinore, 
që pa s’i kishim as n’kopështin zoologjik,
me hungurima “h”-shë të pafund,
leshnat postaqì,
erë trupi të zhigatun
në barkun e kalit të djersitun.
.
Kafshët duen të më hanë,
mue, zotin tand,
të birin e t`atit dhe t`amës
që mbjellë të kanë
e pranë teje me lanë 
shpresë për të ardhmen,
roja dhe nderi yt,
e që n’ gjuhën time të bukur 
të këndoj për ty kangë dashunie
kur qielli, 
i kthjelltë si loti,
të më ndezë frymëzimin,
e kangë kreshnike
kur moti sjell fortunë
që degët do të t’i shqyjë
e trungun të ta shkulë.
.
Dhe kështu,
unë me kangë,
ti me fishkëllima,
të thurim ballada
për kohën e pabesë
që do 
rrajët t’na i nxjerrë.
.
Po vdiqa unë
dhimbjen mbaje në shpirt
e fishkëllimën mos e ndal
deri sa
një brez i ri
luftëtarësh
të lindë.

Lefter Çipa, princi i dashurisë


Ai ka një talent të rrallë. Një talent të vërtetë artistik. Një talent të jashtëzakonshëm sa i përket lirizmit të thellë, bukurisë së vargut, figurës poetike, ngjyrimeve emocionale, fuqisë së dashurisë, kompozicionit të vargut, fuqisë së konvencionit, muzikalitetit të fjalës, të vargut, të poezisë, të gjithë krijimtarisë së tij. Të një krijimtarie tepër të pasur, të jashtëzakonshme, që përmbledh një kolanë më vete, shpalosur në 18 libra të botuar, në mijëra poezi të ngritura në këngë, me një lirizëm mahnitës, me një rrjedhshmëri vargu që i ngjet një vallëzimi perfekt. Një krijimtari e mbushur plot dinjitet dhe krenari, ashtu siç është vetë jeta e poetit… Është fjala për princin e dashurisë, Lefter Çipën, i njohur tashmë prej të gjithëve. Dhe si rrallë ndonjëherë, titulli i një libri mund të identifikohet në mënyrë aq të plotë dhe domethënëse me vetë autorin, sikurse është në rastin e librit të fundit poetik të Lefter Çipës, me titull “Princi i Dashurisë”. Diku kam lexuar se dallimi mes një artisti dhe një diletanti është se artisti interpreton bukur dhe qetësisht artin e vet, e bën këtë pa u përpjekur të shfaqë krenarinë e aftësisë dhe talentit të tij artistik, ndërsa diletanti bën të kundërtën e asaj që bën artisti. Lefter Çipa është një artist i vërtetë, madje një artist i madh i fjalës dhe i këngës, i vargut dhe i kompozicionit. Ai është një lirik i madh, që me ligjërimin e tij të bën të ndjesh magjinë se je duke dëgjuar një pyll të tërë zogjsh, një ansambël të plotë zërash dhe melodish, apo se je duke parë male dhe maja malesh që përkëdhelen prej reve, apo vende të bukura bregdetare që përkëdhelen përjetësisht nga valët e detit. Malet dhe deti, që në vendin e tij të origjinës janë aq pranë njeri-tjetrit, të tilla janë edhe në qindra dhe mijëra krijime poetike të Lefter Çipës. Ai, zëri i fuqishëm i Akrokerauneve dhe i Jonit me një blu magjepsëse, është gjithnjë atje, i pozicionuar mes malit dhe detit, i madhërishëm për nga ky identitet lakmues, virtuoz me magjinë e fjalës së krijuar prej shpirtit të tij, tepër krenar për këtë identitet lakmues. Më ka mahnitur një pohim i tiji, bash për të treguar identitetin e vet dhe të banorëve të trevës nga vjen, kur thotë se “ne jemi këtu, që pa ardhur deti”…  Ai është krenar për identitetin e tij, por është edhe virtuoz në mënyrën sesi e glorifikon vendlindjen e vet: Fshati sipër reve/ Ngritur përmbi maja/ Ç’u thotë rrufeve/ Pa rrini pak mbrapa!/… Në atë vend, që mund ta quash edhe “ballkoni i bregdetit”, atje ku “yjet zbresin mbi supet e vashave, lozin edhe qeshin mbi gjiret e zjarreve”, djaloshi Lefter Çipa njohu dashurinë “kur me brisk u rrojta”, ndërsa poeti Lefter Çipa u “burrërua” si poet, aq sa sot emri i tij është një majë e lartë poetike. Pa male nuk ka maja. Lefter Çipa është krenar edhe për artistë të mëdhenj të penës, lindur e ngjizur aq fort me trevën e Akrokerauneve, duke veçuar këtu shkrimtarin e madh Petro Marko, të cilit i kushton një poezi të mrekullueshme me titull: “Burri i bregut të bukur”, këtij emri të madh të letrave shqipe, shpirtrebelit të pashoq, të cilin ai e quan “o behar i pambaruar!”… Të gjitha strofat e kësaj poezie, që pikojnë mjaltë dhe dhimbje për shkrimtarin e madh dhërmias, por me dimensione europiane. Poezia për Lefter Çipën është anija e tij, me të cilën endet deteve jo si një pirat, por si një fisnik i vërtetë, si një princ. Poezia për të është fjala, shpirti, jeta, dashuria, “femra” e adhuruar e ëndrrave të tij. Ajo është princesha dhe skllavja e tij. Poezia e dominon Lefter Çipën dhe ai, njëherësh, e dominon poezinë. Vetëm poezisë ai ia beson dashurinë, gëzimin, fluturimin, të qeshurën, dhimbjen, lotin e tij. Poezia është dielli i tij i vërtetë. Në të gjithë librat e tij (plot tetëmbëdhjetë), por edhe në qindra e qindra poezi e ligjërime të tjera që ende nuk janë botuar, por që presin “radhën”, ndjehet i fuqishëm shpirti i zjarrtë i poetit, i këtij dashnori të madh të jetës, të dashurisë. Lefter Çipa e do poezinë ashtu siç do zogu fluturimin. Ky dashnor i madh, qejfli i jetës, i vashës, që e bën të ndjehet “si një zog ere”, që më shumë sesa prej verës dehet prej bukurisë dhe dashurisë, që gjithnjë “hyn dhe del nëpër qejfe”, me artin e tij të mrekullon, të zbukuron shpirtin, t’i ndez pasionet. Vetëm një dashnor i tillë i jetës dhe i bukurive që ajo i jep dhe ia fsheh burrit përmes figurës së hyjnizuar të gruas, mund ta bëjë atë që të këndojë me fuqinë dhe bukurinë e shpirti të dashuruar: “Puthja nxjerr një lumë,/ Zemra rrëzon male…”. Ai është po aq dinjitoz dhe krenar sa atëherë kur vashën e bukur e ka bërë për vete, aq edhe në rastin kur i lutet asaj me një përulësi prej fisniku. Dashuria dhe krenaria vrasin njëra-tjetrën, nuk e mbaj mend me saktësi se ku e kam lexuar këtë shprehje të bukur. Por di të them jo vetëm me saktësi, por edhe me bindje të thellë, se tek poezia e Lefter Çipës, tek vetë natyra e tij, dashuria dhe krenaria janë aq në harmoni me njëra-tjetrën, sa shpesh bëhen një e vetme, e pandarë…
Ka aq shumë vargje që të drithërojnë zemrën, të magjepsin për nga fuqia e mendimit dhe tonaliteti dramatik. Ky lirik i madh, ky dashnor i pandreqshëm, krijues i një atmosfere të gëzuar dhe i një klime ëndërrimtare, ky poet i ndjenjave dhe i pasioneve të mëdha, është, në të njëjtën kohë, edhe krijues i emocioneve të thella dhe të forta, ai di të jetë një princ i vërtetë edhe kur shpirti i tij dhemb deri në pafundësi për humbjen tragjike të djalit të vet në moshën e adoleshencës. Edhe në këtë rast ai është dinjitoz, ta bën zemrën të dridhet, të ndiejë dhimbjen e thellë, por edhe të këtë një fuqi mahnitëse tek i drejtohet me dhimbje të thellë mallit prindëror: “Trëndafil i njomë, fletët t’u bënë gjemba/ Kur qiejt vesojnë, çohu prapë nga kënga/…
Ai i beson aq shumë këngës, poezisë, sa edhe magjinë e ringritjes, të ringjalljes, ia dedikon jo perëndisë, por këngës, poezisë. Thamë se poezia, kënga, është dashuria e tij e madhe. Ajo është perëndia e tij. Epizmi i tij është tronditës për nga bukuria e vargut dhe thellësia e mendimit, e filozofisë që përcjell, shpesh me një dimension befasues, të paimagjinueshëm. Një epizëm i tillë, një dimension madhështor, tej çdo përfytyrimi, por që lidhet me identitetin e racës njerëzore, së cilës poeti i përket.
Panorama

Zef Mulaj: Ngjarje në vitet 1974 në Shqipëri


Roman“  TEPER  SEKRET “   Don Smith.   
( Me  agjentin e  CIA, Philip  Sherman.Misioni i 16, dhe personazhe   të spionazhit  shqiptare si Liri Treska e të  tjere
Ka  pak   ditë  që  sapo  lexova  në gjuhen italiane  romanin   me  titull    “TEPER SEKRET” me  autor  Don Smith i puplikuar         në  vitin 1974 , me 7 korrik. nga  Mondatori.         Me titull origjinal: The night  of   the  assassin.         Pothuajse  i gjith  romani pershkohet   me ngjarje   jo  te         zakonsheme te këtyre  viteve   në shqiperi. Ngarje te  vërteta.         Kishin ndodhur  ne vitet kur  nga shqiperia  largohet rusia ,         dhe shteti  shqiptare  lidhet me kinen e madhe   te  Maocedun.         Ne  thelbin e romanit  ështe  akuza  që  ishte ngritur  kunder         Shtetit shqiptare: -(  Në  shqiperi  eshte  ngritur  një impiant         nuklear  per prodhmin  e misileve   me koke  nukleare)         Suvencionato  nga  kina  e Maocedunit.Gjithë  kjo ishte bere        objekt i polotikes  mbare  ne  bote   dhe kryesishte nga URSS        Bashkmi sovjetik  dhe  SH.B.A.  dhe se  kjo  eshte e vertete        do bente  nje   rezik  te  madhe  per Europen  e   mbare , e  me        Shum per dy  koloset  e botes URSS  e Sh.B.A. Ashtu  siç thuhet        edhe   në  kopertinen e librit.Ketu  hyn  misioni  i madh  i agjentit        Të  CIA  Philip  Sherman. Hapi i pare  që  i ngarkohet ishte        Fotografimi  i misileve  ne  ishullin e  Sazanit    ne Vlore.        Dhe  vetem kjo  bente  te   mundur  te bindnin organizmat        qe te evitonin nje  nderhyrje  e cila  ishte programuar  ne  se  ishin        te verteta  keto. Personazhet  kryesore  jane :  Philip  Sherman        Vajza  shqiptare  Liri Treska  bashkpuntore  e spionazheve te        huaja  bashke  me te  jatin   Duk  Treska nje  ishe ushtarak i larte        ne bazen e Sazanit i liruar  pas  largimit te rusve ,si filo-rus,        per  qendrime  te  një anshme  ndaj rusve  të  cilet u larguan        nga  baza  me force.  Myzafer  Pogor , shqiptare  i larguar  nga        shqiperia , menjëher  mbase prishjes  me ruset  dhe ishte partizan        dhe  gjithnje  ka  qën në  krahun e djathte te  Enver  Hoxhes .         Bëhet president i lidhjes  Pan -  Balcanica    me   qender  në       Budapest, e cila  ishte trasferuar  pase  luftes  se dyte botrore       nga  jugosllavia dhe  ishte e subvencionuar  nga  Urss. Ne   kete       qendër  ishin  te   arratisurit nga  shtetet e  ballkanit dhe kryesisht       Pregatiteshin  per  veprimtari subversioniste ,  e sherbime  te       Spionazheve  te ndryshme.   Nje  tjeter  personazh  Hida kutaro       eshe ky  shqiptar ,  sekretar i   Myzaferit  ne  pan  Balcanica.       Personazh tjeter  eshte Ross Mccullogh  funzionar  i cia , dhe kapo       i Phil Sherman.  Koloneli  Gubichov   funzionar i GRU.       Përballe  këtyre  personazheve   qëndron kunderzbulimi  ushtark       Shqiptare.  Bëjn pjese  edhe ushtarak te liruar  dhe dikush    qe ishte       akoma  ne pun  ne bazene Sazanit  si ushtaraku  Cikora , mik i       i  Duk Treskes  qe  kishin punuar  ne bazë  bashke.  Agjenti        Philip  Sherman , mbasi  bien ne kontakt  me Myzafer Pogor ne      Budapest e me  Hida  Kutaren,  kerkon koperturen e tyre       nepermjet lidhjeve  ne qarqete  ndryshme. Myzaferi  i gatshem       Per te  ber gjithçka per te rezuar Enver Hoxhen  dhe me shpers      Per tu kthyer  ne shqiperi. Ai i jep adresen e Duk Treskes       i cili  do ta mbeshteste per ta mundsuar te hynte  ne bazen ushtarake        te  Sazanit per te fotografuar  misilet . Ai  me  mbeshtetjen e nje      Qëndre  ne itali duke e paisur dhe me harten e ishullit e zbarkojn me      një  motobarke  ne  zonen e vlores. Ai  bien ne kontakt      me Duk Tresken,  ai e  lidhi  me vajzen e tije   Liri Treska  qe      ishte perkthyese  e kinezve, njihte edhe gjuhen angleze  shum  mire.      Ata  e mbajten te fshehur  disa dite ,pastaj me  ndermjetsimin  e       Cikores ushtarak i bazes  i krijoi mundsi dhe e futi  ne baze  duke      Ralizuar  edhe  fotografimin  e bazes  dhe te  misilve.     Ishte  nje periudhe kure ishte arrestuar edhe gjenrali  i ushtris Sejko     dhe shum te tjer. Kunderzbulimi i ushtris  shqiptare mori sinjaline     hyrjes  se nje agjenti   ne baze, por  ata  mendonin gjithnje  per     Ruse , dhe me njëhre  arrestuan Duk Tresken , e   Liri  Tresken.     Por  Philip Sherman i mbeshtetur  nga lidhjet e tjera arriti t  nxirte    që te dy  nga  parburgimi  dhe munden te largoheshin nga kufit     me greqin  se bashku  me  Lirin dhe Duken. Ai    mbaroi  misionin     pas shum  ngjarjesh deri sa kaloi kufirin ku ju vun ne ndjekje si    nga toka  dhe   nga airi, dhe ketu  ai  tha: -Tash po  e kuptoj qe paska,                     aviacion   shqiperia   e vogel,     kur pa elikopteret    dhe aviont  mbi    kufirin grko-shqiptare. Dhe   nga agjenti Philip Sherman varej fati    i shqiperis  per  ndonje  nderhyrej  ushtarke  qe ishte programur  ne         raste  se  impianti nuklear prodhonte misile  me koka nukleare.       Dhe   ky  ralizoj  misionin e tije  por edhe  provoj akuzen e ber        Nga ruset .Ai u ndihmua  nga shqiptarja  Liri Treska  e cila eshte       edhe ne kopertinen e librit. Por  ngjarjet jan shum intersante        te luftes  që behej nga njerz  qe punonin ne  fronte te ndryshme       dhe  përall tyre ndodhej  policia sekrete shqiptare e kunderzbulimi       ushtarak  shqiptare  drejtuar  nga sigurimi i shtetit. Ne  kete misjon       ishte  Kapo  i policis  sekrete  i quajtur  Gurzi  i cili bëri arrestimim      e Dukes  dhe te  Liris   te cilet punonin me  keto  sherbime te huaja      por nukë  arriti  te qonte deri  ne funde  kapjen e Philip Sherman,      ata kishin krijuar lidhjet e brendshme  duke depertuar  ne stukturat     ushtarake  dhe sidomos   ata  të liruarit  pas  largimit te rusve, qe      shum prej  tyre te rekrutuar  me kohe . Dhe  ata  u vun  ne levizje     me njeherë te  mbeshtetur  nga grupet e arratisura dhe te perpunuar     per ti vën  kunder pushtetit   ne sjhqiperi. Ngjarjet  vazhdojn, duke      bere nje pastrim te ushtris  ku  shum njerz  shqiptare  dhe ne    strukturat  ushtarake  kishin ren  ne duart  e  kunder zbulimit  rus   i  cili  mbase largimit nga shqipria  ai  vuri  te  gjith potencialin, duke    bashkpunuar  dhe   me UDB  jugoslave  , dhe   disa  qarq  te tjera …    duke  krijuar  per  kohen rreziqe   ne shqiperi  dhe  komtare. Gjith kjo   vjen  duke u demostruar  ne  menyre  te shkelqyer  nga  autori      i romanit  Don Smith. Ne  rjetin e spiunazhit te  huaj  qe  luftonin    kunder    shqiperis  dhe politikes  se  saj  kishin perfunduar  edhe     ne nje forem a tjeter i benin deme  vendit. Romani  vazhdon  me ngjarje te tjera   te  cilat i përkasin perudhes  se eger te  luftes se ftohte.   Dhe per  kete sigurimit shqiptare  ne platformen e  tije  i duhej mrojtja   e  vendit  dhe politikes.  Ngjarjet  vazgdojn  në rom.

Veteranët e ish-UÇK-së në protestë gjithëpopullore

description
Nuk ka rezultuar me marrëveshje takimi ndërmjet ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe kryeministrit Hashim Thaçi, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Bedri Hamza. Takimi ishte i mbyllur për media. Por, në këtë takim, Thaçi dështoi t’i bindë ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë hyrë në ditën e 60-të të grevës. Edhe pse një delegacion i grevistëve është takuar me kryeministrin, ata janë të pakënaqur me sqarimet që ka bërë kryeministri për vonesën e Ligjit për Vlerat e Luftës. Përfaqësuesi i grevistëve, Xhevdet Qeriqi, tha se zyrtarët e lartë qeveritarë kanë kërkuar nga grevistët që të presin edhe disa ditë për procedimin e Ligjit për Vlerat e Luftës, gjë me të cilën ata nuk janë pajtuar, duke theksuar se greva do të vazhdojë edhe pas ditës së 60-të.
Ata gjithashtu paralajmërojnë protestë gjithëpopullore për të premtën, në orën 12.00, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Sa trima të çartun, Jemi ne,shqiptarët ndërveti ?

 Zeqir Lushaj


1.Amanet,mos e hup vorrin....

 -Bisedë në rrugë, me një të panjohur-
Gjinkallat, me ansamblin e tyre perfekt, e kishin “pushtuar” vendin. Vapë korriku, por, në malin e Shëngjinit, gjithësesi, nuk ndihet edhe aq shumë sikleti i saj. Kur sheh, nëpër hijen e pishave, perdën e tymit zhegitës në fushë, i thue vetes:-Ooo, sa mirë jam këtu!


Për mua, edhe atë ditë, vazhdonte riti i zakonshem i një paradite pushimi, në malin  me pisha, në shpat të Rrencit.Zbrita  shkallaren e gjatë nga depoja e ujit (pa uji), në një kand ,thikë – teposhtë e, rashë në asfalt, në portat e Fllotes, siç i thonë akoma atij trolli, sot, pa asnjë marinar!! Unë, jam katundar, por, si qytetar i kahvjetshëm, edhe në asfalt, e ndjej veten mirë.Aq ma shumë kur, je fiks, në nivelin “0” me detin. Të duket se je bërë Një, me tërë botën e sheshtë të ujit në këtë Glob. Dhe, nuk asht pak… Malet, me zgjojnë krenari, ndersa bregdeti-qetësi. Atje, jam ma afër qiellit, këtu, buzëujit, ma afër tokës. Asnjana pa shoqen, sikur nuk ban…!

…Dyqanet anash rrugës nuk më provokojnë aspak. Rrugës për tek qoshku ku e marr shtypin, mendjen e kisha në prakun e mikut tim të padivorcueshem, tash e rreth gjysëm shekulli: do të ktheja për një kafe tek “Oxhaku”, lokali i Prekës së “Rrokëve” te Razmes se Mbishkodres, miq të mi të vjetër, të paktën këtu e, mbase 45 vjete më parë. E vetmja gjë e re e ketij ritit tim të sotëm, e thuajse të përditshëm (gjatë pushimeve), ishte një malësor veshur kombëtarisht. Larg, kundruell, e shqueva siluetën e atij njeriu që ecte krejt në punë të vet, ndryshe nga bashkëkohorët bashkëvendas.
E shoqrova me simpati me sy, dhe u shndërruam me indiferencë, por Unë, thashë me vete:

-Akoma paska nga këta!? Oh sa mirë, dhe ndjeva një lehtësim instinktiv në shpirt. ….Njëkohësisht, po me botën time të brendeshme thashë:
-Sa keq që nuk e njoh këtë rob-zoti! Do të pija një kafe me këtë burrë etnik.
U shndërruan. Secili, në rrugën, në punën e në mendjen e vet. Si gjithë udhëtarët.
Te “Oxhaku”, nuk u vonova atë ditë. Rruga në kthim, ishte e njëjta. Thuajse hap pas hapi. Veçse, fushorja mbetet fushore si në vajtje edhe në kthim, ndërsa, disheza zbritëse e shkallarëve, tani është një malore, vërtet shumë e fortë!  Një “terren sportiv” shumë i mirë për të bërë testin e rrezistencës në ngjitje!

…E kam kaluar gjysmën e malores-thikë! Kur, fap, diçka, si për befasinë time, jo veç të asaj dite, malësori etnik, me të cilin u shndërrova panjofshëm në bulevard, ish ulë në mes shkallares, dhe mbante një dorë një flegër shalqini të kuq! Pa shkëmbyer akoma as shikimet, m’u duk se diçka, thellë në ndërgjegjen time, më tha:
-He, të mbeti merak parë, kur u shndërruat me indiferentizëm, poshtë, në qytet?                       
                                   
Ulu, tani. Do të bësh muhabet…!?
-A je burrë?,-i fola. Akoma pa ju afrue shumë, rreth 3-4 shkallë më poshtë.
-Te paça me nder,-sikur foli shkambi përballë e,jo ai portret burri, bash imponues.
Ngjasonte, aktor filmi i vertetë. I gjatë. Thatanik. I mbajtur me shumë kujdes. Tiparet e dukshme të fytyres, kapuçi i bardhë, mustaqet-grep, sikur e skalitnin dhe e bënin atë, sa interesant, aq edhe disi të largët,–një figurë folklorike!
-Nga të kemi, o burrë?-e pyeta me simpati.

-Ty, nga të kemi, se Unë, jam këtu, nga këto anë, të paktën qe 200 vjet!
I thashë se jam nga Tropoja, kam në Tiranë rreth 40 vjete që punoj e jetoj, e tash së fundmi, kam ba një shtëpi këtu në malin e Shëngjinit, pra, ndjehem edhe Shëngjinas… Por, kam 10 vjet që punoj e jetoj në Amerikë! Tani, këtu, jam me pushime.
 -Aaa, tash, po. Tek jena çift, te dy. Malësorë, te zbutun e të ramë në bregdeti…!
 Ai, ulur gjysëmkëmbëkryq në shkallen e lagjes që të ngjitë tek Vodafoni, Unë, në këmbë, por mbështetur mbi gjurin tim të këmbës së majtë, të avancuar, dy shkallë përpara, që të ndjehem më afër personazhit tim befasues, ose-ose, më sak, personazhit tim – frymëzues!

-…Jetoke në Ameriiikë, eee? Bukur!… Ç’thotë Amerika?
Pa pritur përgjigje nga unë, vazhdoi me shumë bindje monologun, thuajse Unë, as nuk isha ballë tij…
-Kujdes. Amerika është shumë e zorshme. Amerika të mbytë. Atje nuk ka zot. Ata, zot kanë vetëm punën …!

U befasova nga fjalët e tij, dhe si me nxitim e pyeta:
-Po Ti, ku i di këto gjana?
Buzeqeshi hijshëm. Në atë buzëqeshje, gati-gati, e, lexova përgjigjen e tij.
-Kam qenë more bir, kam qenë, në Amerikë, në Europë, në të gjitha kontinentet kam qenë…! I njoh, deri diku, të gjitha….

-…E, pra, sikur këtu, nuk ka! Ma thuej ndryshe, Ti, që paske 10 vjet në Amerikë!?
Ja ngula sytë, si me kureshtje, si me zhbirilim, dhe i thashë:
More zotni,-po, ç’farë të ka çue ty në tërë këto vende të botës që m’i përmende.
 -…-Pyeti ata, që më kanë thirrë!,-tha ai, me një nënqeshje të këndeshme, sikur po më thoshte,”gjeje vetë, se, nuk due të ta kallxoj”!…

…! Vetëm folklori, këngët e kreshnikëve, epika shqiptare…,-mendova me vete.
-Eca,-i thashë,-Do të më falësh. I kam do miq për drekë e me ka ra detyra që sot të marr edhe bukën… Shihe, në qese, dy gruni e dy kollomoqi. Do të kisha dëshirë të rri prapë me Ty.

-Hec, hec, se qenke me detyrë. Ju amerikanët, jeni gjithmonë të nxituar!
-Po, pasha Zotin,-i thashë me shumë çiltërsi, dhe mora te ngjisë shkallaren përpjetë. Kalova,4-5 shkalle,kur prap me thirri. Me thirri,pa e kthyer koken nga pas:
 -A ban me ta lanë një porosi? Më le lezet me këto fjalë që ndërruam. Me sapo shoh, tek je edhe njeri i shkrimeve, e nuk duhet me harrue… E, po s’të pelqej – harroji!
-Fol bre Bacë, he të lumtë goja, dhe të kërkoj falje për nxitimin…
E ktheu kokën gjysëmdjathtas. E drejtoi dorën nga unë, me gishtin tregues lart:
 - …Amanet,-mos e hup vorrin…!

 Shtanga. Nuk fala, ndoshta rreth dy minuta.
 Prapë, ktheu kokën pas e me tha, me një zë disi më të qetë, më prindror:
 …Hec, se të presin te shtëpia… Me duket se u kuptuam!
 …Guxova ta pyes:
-Kush je Ti,  e,-si e ke emrin? Tha vetëm dy fjalë:
-…Lahuta e Malesisë!

Eca, pa ditë asgjë më shumë, pra as emrin. Por tek e fundit, ç’e do emrin? Rëndësi ka porosia:
-Amanet: -mos e hup vorrin…! (Kjo, të duhet edhe Ty, lexuesi im i dashur, gurbetqar!)
 Eca, por shumë shpejt e ndjeva, se, në ato çaste, Unë, isha një gazetar i keq.     
 Gabova.
 Ate ditë, në shtëpinë time në Shëngjin, dreka, le të hahej, edhe pak ma vonë…!

2.Trima interneti


…!
 A e kini vu re,
Sa të dalldisur,
Sa trima të çartun,
Jemi ne,shqiptarët ndërveti ?
Të gjitha istikamet,
Bunkerët e strehimet e mëdha,
I shumëzoj me O (zero),
Mburoja spartane,
(…Ndorja,
Që s’ja ban kush cik !!)
…INTERNETI !!
 
 Këta janë…,trimat e mjedisit, …Shikoni dorën…,prapa bishtit !

…!
Ta luen gishtin,Tjetri,
Nga Finlanda,
Nga Australia,pallet si viç,
Anonimi, nga Afrika,të “ban batare”,
(Ndoshta,ndoshta,është kojshia…,
Që zgërdhihet  në dritare !)
Hajde kohë trimash,hajde !
Ku paskemi qenë më pare?
Si në Prishtinë ,
Si bash ,midis  Tirane,
Çohen Hiç-Kërkushët,
(Edhe) “Ballin e Kazanit”,
E bajnë…mutsihane !!
Ai,që deri dje,
Ecte “tuj kqyrë tokën”,
Sot “komentator=analist”,
( ta ban rrup-sup!),
“Thuaj se,-ja ke vjedhë lopën”.

O Zot,sa trima paskemi qenë,
(Ku s’na njeh kush,e vetëm ndërveti):
“Asht koha e të ligut,-vëlla”,
…Dorësi i fortë = Interneti !
         ./.



 3.-Ngjarje e jetuar…,në moshën time,10-vjeçare-      
                              
E shihja çdo ditë,dhe,çdo ditë më dhimbsej gjithnjë e më shumë.
 Dikurë,ka qënë ëmnes për mirë. Si gjogu i Filanit,-thoshin mileti. Çdo ditë kashagitej me kujdes .
Edhe jelet e bishtin ja shkrehshim me kënaqësi,ja bajshim-gojfil! Lene ma,bari e sana ma e mirë,lene ma,tagjia në darkë e një strajcë plot galinxha,me vete për rrugë…Po zilja në qafë? Po tufët e qendisura e pasqyra në ballë ? Po shala me shilte,e thirrja nëpër dasma? Sa nuset e reja e kanë marrë rrugën e martesës,mbi shpindën e gjokut tim…!

  Sot,ka mbet si i shkret. Mezi endet rrethit oborrit.Këmbët i merren. Kokën e mban ulët….Ka filluar t’i vijë edhe një erë e keqe…Hej,zot,si është katandisë Ai,ish gjogu i famshëm!
  Një ditë,e morëm ngadalë dhe e përcollëm deri në Arat e Epra. Rreth 500 metra larg shtëpisë. Atje,ishin korrur arat e,për të hangër në ponove kishte boll. Po,kush të hante? Ai,ish-gjogu i pashoq ,tani mezi ecte. Dikush tha:- Lereni atje ,tek arat ,te  Kisha. Ndoshta,ndonjë natë e han edhe ujku…-Ai,s’ka pse hyn ma në dimër. Se,nuk del ma në verë !

    Atje e çuam,atje e lam. E shikoja çdo ditë…me dhimbsej.Fort më dhimbsej.E kam dashur shumë at’ gjog. Ai ishte tepër i pashëm,i fuqishëm,fisnik e krenar.Në shpindën e tij,sa e sa herë jam ngjitur deri lart në bjeshkë,ne Morajë e në Shtyllë të Grisë. E kam nëpër vjersha…!
   …Aty,në ara të Epra,te ara e Vrellës,u gdhi dhe u ngrus rreth dy javë. Ashtu , cullak ,

(i xhveshur), për gjynah.Pa samar as shalë,pa fre as kerpesh,pa zile as pa patkoj në këmbë! Të gjitha i ishin hequr. Veç shpirti,akoma bënte vend brënda atyre brinjëve të thata. S’kishte ma grazhd,s’kishte ma tagji. Ditë-natë,vetëm,nën qiellin e hapur të asaj vjeshte të vonë…!

   Kur,ç’të shoh ? Një ditë,rreth akshamit,kish lënë arën e ish filluar me një çapitje tejet të lodhur e të ngadalëshme,drejtë shtëpisë.Tërë natës në vazhdim ,kish pas udhtuar,jo më shumë se 150 metra. Kish dalë në drumin e fisit,afër prronit të Gjollëve. Ecte në të tijen e pleqrisë , me ritmin e stërngadaltë. Që të mos rrëzohej. Që të arrinte diku. Kish edhe ai,një ide,një qellim…!

       I thirra babës dhe i thash se,- po vjen gjogu.
      -Ani. Mos e ngucni,babë. Po vjen të shtëpia.Tani,ai po e ndjen se nuk do të jetë ma. Nuk don që t’i mbeten kockat atje larg,don të jetë në oborrin e shtëpisë së tij…!
    Babai fliste,e Unë,vertetë dridhesha në shpirtin tim nga ato fjalë.
   …Ditën e dytë,në darkë,gjogu i rraskapitur,arriti në oborr. U ndal,mbas shtëpisë,në një lëndinë të vogël,tu lama,siç i thoshim,se aty viheshin ushqimet e dimrit. Ju afrova me kujdes. Ja preka jelet,ja lëmova e kruajta ballin e gjatë!…(Për mua,gjogu e kish fituar betejën e jetës ! )

   E kthej shikimin nga Unë. I tejlodhur,dashamirës. M’u duk se…,po më falënderonte.
   I thashë:- “natën e mirë” ,-gjogu im i dashur ! Bane shumë gajret që erdhe tu shtëpia jote. Na ban hallall gjog,se të kemi munduar jo pak në jetë. Me mundimin tënd kemi mbajtur shtëpinë,me mundimin tënd,jemi rritur. Qofsh i bekuar gjagu im i mirë,gjogu im i bardhë…!
  E preka lehtë,shumë miqësisht në shpatullë dhe…,u futa brënda.
 …I tregova babës për këtë veprim me gjogun dhe,Ai,më përqafoi:
-Shumë mire, babë,shumë mirë ke ba. Brravo! Edhe ai,ka shpirt…,shpirt,sikur Njeriu.
…!
 Të nesërmen në mëngjes,dola më heret së ditët e tjera në lamë.
 Në lëndinë,ishte shtrirë,sa gjërë-gjatë,trupi vigan,i pajetë,i gjogut të babës,i gjogut tim. 

Pasjoni i fëmijërisë, nuk u shqitka lehtë. NJ,USA 2008 (Foto:Vincent Montagna)
Shenim: Në kujtim të gjogut tim të bardhë,për të cilin lexuat me lart,u fotografova me këtë vraç të zi,
(me lejen e pronarit ),që kish ardhur afër punës time,për një ceremoni (të rëndësishme) mortore.
 

 *****
4. -NE MUAJT E FUNDIT TE 

JETES,1985


1.SHARKIA

- Sipas një bisede me Artistin e Merituar,
këngëtarin kosovar, Dervish Shaqa –
(Rrashbull – Durrës, Janar, 1985)
                                                                                                                        
                                                                                                                                                 
E para pemë, gjithnjë piqet mani,
Fëmijtë, gjithë ditën i varen nëpër degë,
Jeton kështu mani, me zërat e fëmijëve,
Kur, ende kokrrat mirë si ka pjekë.

Si në zgjua bletët, – zërat e fëmijëve,                                                                                                                                                
Në drurin e manit, hyjnë aq thellë,
I japin atij, një tingëllimë të ëmbël,
Sa, për sharki, mjeshtri e ka zgjedhë!

Del nga sharkia,zëri plot gas,
E, zemrat tona i gjen kaq lehtë,
Ka bërë vend, si dashuri e fëmijëve,
Ushqim zemrash, është bërë për jetë.
          ./.

2.SHARKIA-ZEMËR

- Një muaj para vdekjes së
DERVISH SHAQES –mars 1985-

Si lis kreshnik, ngulur në lëndinë,
Një copë shkambi, në mal me borë,
Martinë e ngrehur, gjithmonë plot,
Baca Dervish, me sharki në dorë!

Në skenë, kaq vite të kishim o Bacë,
Rrethuar me burra e djem të ri,
E pastër doli kanga kosovare:
– Asht kthye zemra asht ba sharki!

Bash si moti, rreh sharkia,
Rrjedhin fjalët e kanga rritet,
Fort pisket baca Dervish,
Zani i tij, nuk pyet për vitet.

Zemra–kanga, sharkia–zemër,
Bashkë u rritën, morën fletë,
Mbi gjashtë tela, t’u shkri shpirti,
Të mban gjallë, kanga përjetë .
       ./.

3.HIJE I PAT,NE DORE SHARKIA

-Prill,1985-

N’oda burrash, me sharki n’dorë,
Dervish Shaqen,kujtojmë gjithmonë,                                                            
Shkamb Kosove, lind për kangë,
Kombit tonë, shumë i ka dhanë.

Kur ja ngucën Kosovë – Nanën,
Kur kan dashtë me ja vra kangën,
Lamtumirë, vëllazën e thmi,
Asht’ kthye zemra asht’ ba sharki.

Hajde t’këndojmë,si ka këndue Baca,
Shtylla e kangës, asht’ Dervish Shaqa,
60 vjetë sharkinë se lëshoi,
Zemra digju e goja i këndoi.
Hije i pat, në dorë sharkia,
Në çdo perde, historia.

O kreshniku kosovar,
Shembull je për çdo këngëtar,
Si n’Shqipëri edhe n’Kosovë,
Baca këndon në zemrën tonë,
Do t’ia ruejmë kangën gjithmonë.
      ./.
 
          Në dasmën e Abedin Ramës, Gri-Tropojë,korrik 1982
-Zeqir Lushaj, Sadik Selmani, Dervish Shaqa, Lukë Rroku,Ali Hoti.
 Mbrapa Dervishit,majtas,Harajdin Ymaj,e djathtas,Ahmet Imeri-

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...