2012-02-24

NË TIRANË, RIBOTOHET ROMANI“VRASËSIT E LIRIDONËVE”




Prof.Shyqri Galica  

Pas vëllimit poetik me titull “Zjarri i Diellit” dhe romanit “Ndërgjegjja” që i botoi vjet në Prishtinë, Flori Bruqi nxorri edhe një vepër tjetër, romanin “Vrasësit e Liridonëve”, që u botua kohë më parë në Prishtinë. Ky roman do të ribotohet së shpejti edhe në Tiranë.
Tema e romanit “Vrasësit e Liridonëve” është interesante: aktet barbare të pushtuesve për t’i likuiduar martirët e ditëve tona, vëllezërit Jusuf dhe Bradhosh Gërvallën, Kadri Zekën, Enver Hadrin, etj.Aludimi në figurat të caktuara dhe shqetësimi që krijojnë vrasjet tmerruese krijojnë një atmosferë të tendosur që është faktikisht një përshkrim i gjendjes së sotme nën pushtuesin serb.
Një formë herë e çlirët e rrëfimit e herë-hërë më një organizim të dialogut krijon bagazhin e mundimshëm të ambientit nën pushtim .Asociacionet që zgjojnë dialogjet, toni që u jep proceseve jetësore nëpër situata të veçanta dhe rrethanat e krijuara e zgjojnë kërshërinë e lexuesit.Pa dyshim se tema është provokuese dhe jep mundësi konstruktimi artistik të situatave që e bëjnë për vete lexuesin.

13.03.1996
                                                                      

PROZË E NJË KOHE TRAGJIKE




Bedri Halimi

Sa herë që vjen janari më vete sjell edhe 17 janarin e vitit 1468, ditën e vdekjes fizike të Skënderbeut. Por ky janar, që sapo shkoi, si në koincidencë solli edhe 17 janarin e vitit 1982, ditën e vrasjes së tre martirëve të Kosoves:Jusuf Gërvallës,Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës. Dhe jo vetëm kaq! Janari pra është përplot kujtesa e data të hidhura. Janari është përplot flakë! Prandaj, çdo janar, kudo në Kosovë, sjell me vet FLAKËN E JANARIT, ku pothuaj nuk ka vend që ndonjë forum, institucion e asosiacion që nuk organizon diçka rreth përkujtimit të shembëlltyrave të historisë sonë më të re. Janari është akuzë, është mesazh për “zgjimin e ndërgjegjes së ndryshkur”-si do të thotë shkrimtari i shekullit tonë Ismail Kadare. Kësiosoi më 15 janar të këtij viti, Forumi i krijuesve të artit, organizoi në Prishtinë, promovimin e romanit më të ri të Flori Bruqit “VRASËSIT E LIRIDONËVE”.Po të mos ishte shkruar për “Vrasësit e Liridonëve”, Zjarri i diellit do ta vriste Ndërgjegjen-kështu e hapi aktin promovues të këtij libri, folësi dhe gazetari i BBC-së, Besim Abazi, duke bërë shetitje sintetizmi nëpër titujt e tri veprave të Flori Bruqit. Në këtë promovim merrnin pjesë shkrimtarë, artistë të teatrit, këngëtarë, por edhe veprimtarë, miq e të afërm të shkrimtarit, si dhe shokë e bashkëluftëtarë të kryepersonazhit të romanit- Jusuf Gërvallës. “Kush dëgjon vetëm, një këmbanë, dëgjon vetëm një zë”.- Kështu e nisi fjalën e tij, redaktori i këtij romani, shkrimtari Mehmet Kajtazi, duke iu referuar kësaj thënie të Frang Bardhit e thënë këtu e para 30 vjetësh. Me këtë ai ndërlidhi këtë mendim me të sotmën se as sot, pra as nesër nuk është koha të dëgjohet vetëm një zë. Tematika e romanit nuk është imagjinuar, siç bëjnë disa prozatorë, është reale, por edhe brenda reales e fsheh emrin e vërtetë të personazhit kryesor të romanit. Fshehja e këtij emri nuk e lëndon romanin. Përkundrazi i jep forcë, ngase edhe akademiku, edhe bujku, e njëkohësisht edhe kritiku letrar që vraponë pas hijeve dhe ngjarjet përeth nesh i merr si vogëlsira, do ta kuptojë se personazhi kryesor është poeti dhe romansieri, Orfeu me kitarë, që u vra pikërisht më 17 janar 1982 nga dora e cerebrëtve të kuq komunistët jogusllavë.
Nëse jeta në përgjithësi ka kuptim,atëherë edhe kuptimi e ka rrjedhën e vet të kuptueshme kur ka durim.Ky mendim i Viktor Franklit qysh më 1962 është përkthyer në 25 gjuhë të botës, e Kosova mesazhin e durimit e ka edhe para 1962. E kur durimi shndërrohet në dëshirë për jetë,atëherë liria ec drejtë tij me hapa miklues.Hapat e tillë duhet të lëvizin edhe drejtë Flori Bruqit për ta frymëzuar prapë për ndonjë roman të ri, port ë suksesshëm si ky me simbole,krahasime dhe plot figura të tjera që e pasuruan gjuhën e veprës-theksoi Mehmet Kajtazi.
Shkrimtari Rushit Ramabaja, shok i ngusht i Jusuf Gërvallës, pos të tjerash theksoi se periudha e fundit, njëra ndër më të përgjakshmet që filloi pikërisht para 15 vjetësh, siç ndodh me të gjitha stinët e stuhishme e të historisë, nxjerr edhe personalitetet e veta . Ata prijnë si zgalemi dhe zbresin në rrënjën e pavdekësisë sonë, që pastaj të jëtojnë përgjithmonë në kujtime, duke u bërë kështu bartës të përhershëm e të pagjumë të të gjitha kohëve që do të zbardhin duke marrë pjesë tok me në në të gjitha gazet, festat e hidhërimit, në të gjitha përleshjet,gulmet e ngadhnjimit. Ata përherë  zënë vend pranë nesh në tryezat e të kremtave, gjithnjë na ndihmojnë t’i pakësojmë barrët e hidhërimeve,gjithnjë na ndijmojnë të rrëmojmë terrin e historisë që të mësojmë nga pësimet e saj.Dhe ata krejt natyrshëm, siç zbret dielli në një mëngjes magjik në prozhmë, zbresin në vjershën tonë, në tregimin tonë, në romanin tonë, në notën shkundulluese të operës, në hijedritën e pikturës.I tillë ishtë ndër të tjerë edhe Jusuf Gërvalla që u bë frymëzim dhe kryepersonazh edhe i romanit të Flori Bruqit.Në raste të tilla, përpara krijuesve shtrohet përgjegjësi e dyfishtë, të shqiptohet deri në shterim heroikja dhe e bukura, pra që arti të ushqeje heroiken, dhe heroikja artin për të krijuar vepren monumentale, që sadopak t’i shëmbëllejë heroit, i cili me këtë rast, pothuajse me të njëjtin shpirt të shenjtë e kendoj baladën e jetës sonë.E shkroi atë, e pikturoi, për t’u martirizuar më në fund në të gjitha ngapak dhe për t’u bërë përmendore e përjetshme e të gjithave.Më pastaj, autori i këtij shkrimi theksoi se “Militantët e çështjes kombëtare dhe përpjekjet e tyre për liri vazhdimisht i kanë provokuar krijuesit e fushave të ndryshme të artit.Në këtë drejtim edhe Flori Bruqi, ka gërshetuar metodën e përjetimit shpirtëror dhe atë filozofik, dukë dhënë një realitet të çmuar në bazë historike, për fatin e kryepersonazhit, fati i të cilit dje ishte anatemë për t’u shëndërruar në simbol të rezistencës praktike.Vetë rrëfimi i veprës, qasja ndaj subjektit dhe në tërësi personazheve, duke i ikur dialogut intensive, krijon një dramatizëm dhe atmosferë të problemit të kohës së re, të cilën e merr në shqyrtim autori.Gjuha e figurshme, lirizmi dhe komponentët e tjerë që e përbëjnë strukturën e veprës, shquhen me natyrshmërinë psikologjike të personazheve me mendime të thelluara rreth fatit ekzistencial të kolektivitetit, duke t’i kujtuar kështu edhe ngjarjet aktuale…
Në këtë promovim sa krenar aq shqetësues fjalën e mori poeti Esat Loshaj.Romanin “Vrasësit e Liridonëve” e cilësoi si një simbolikë të stojcizmit tonë në rrjedh të shekujve, që me gjithë pësimet dhe humbjet, një ditë do të kurorëzohet me sendërtim idealësh të liridonëve.Autori në këtë vepër gjakon jo vetëm të portretizojë tragjikën dhe rrugën e përndjekur të robërise kombëtare, që është mbizotëruese në këtë vepër, por këtë gjendje e gërsheton me të kaluarën e lavdishme…Portretimi i këtij dëshmori është emocionalisht i thellë dhe moralidht i drejtë.Ana impresive a autorit del në përpjestim të harmonizuar në anën ekspresive të tij.
Poeti Jakup Ceraja për këtë roman tha: “Romani ka një zhvillim tekstor gati spontan,ku terësia del si një poemë liriko-epike.Romani ndjek deri në fund dy vijat kryesore Alban dhe Liridon (vija positive) dhe Sundimtari i Kuq (dykuptimësi) e Vidiç (vija negative). Romani shquhet edhe për mendime origjinale dhe shprehje të reja. Prandaj, ky roman mbi të gjitha është akuzë e rëndë, jo vetëm kundër vrasësve kriminelë, që s’arsyetohen me asgjë, por edhe kundër atyre që mbajtën dhe ushqyen këta vrasës të dyfishtë (të personit të lirisë)”.
Shkrimtari, Gani Xhafolli, i impresionuar, këtë roman e cilësoi si një faturë të ligjërimit dokumentar.Ethet e ndjekjeve të një tragjike, dhe të një shqetësimi krijojnë një tensin të lartë, që shpeshherë këputën siguriesat e një loje dramatike.Montazhi i baladës për vdekjen e Jusuf Gërvallës, romanit i jep një dimension të ri të ligjërimit modernë.E përditshmja dhe imagjinarja krijoi një harmoni universale të modelimit.Shqetësimi si nocion merrr formën e një figure të thellë...duke i dhënë kësaj proze një dimension teatral…
-Ka vdekur- tha ai.
-Ndoshta jo.
Të gjitha personazhet jepen në evolucion dialektit…Karakteret zbulohen përmes veprimit dhe dialogjeve…
-Të thash njëherë, kanë vdekur që të tre.
-Ç’po thua rrezikzi,-thirri i panjohuri.
Edhe pse romani ka konflikte dramatike, herë-herë nuk mungojnë as episodet komike as ironike, që krijojnë variacione në stil, përmes të cilave autori fillon sistemin e ligjërimit.Romani mbyllet: “Kush e vrau Liridonin?”- tha ai prapë, ndonëse asgjë  nuk kishte mbetur enigmatike.Figurat e djellta lëvizin drejt derës, dielli ngjitej lart.Me sa duket, ky është romani i parë i një autori që për personazh kryesor e merr njërin ndër fatosat e kombit, të kohës së re, prandaj do të ishte mirë që edhe krijuesit e tjerë të merrnin tema të tilla në shqyrtim.
12.01.1996

LIBRI “VADEMECUM DDD”,I AUTORIT FLORI BRUQI,I VEÇANTË NË FUSHËN PROFESIONALE




Mr.sc.Ajshe Qorraj

Autori i tetë veprave letrare dhe i dy veprave shkencore, Flori Bruqi,nga Isniqi i Deçanit, këto ditë, doli para lexuesve me librin më të ri shkencor me titull: “Vademecum ddd”. Siç thotë autori në parathënien e librit “Vademecum ddd”, në dekadën e fundit në Kosovë janë regjistruar afro 200 epidemi lokale dhe masive, si dhe rreth 250.000 të sëmurë, nga të cilët më së 1400 kanë vdekur.Problem në vete në Kosovë, sipas këtij autori, paraqesin sëmundje ngjitëse transmisive, të cilat barten nëpërmjet artropodeve dhe ato që përhapen nëpërmjet brejëseve.Zhvilimi në lëmine e preparative DDD(dezinfekruese,deratizuese dhe dezinsektuese) është veçanërisht dinamike në 10 vjeçarin e fundit dhe përcjellja e risive në drejtimin e DDD-së është imperative i kohës,ngase pothuaj kemi një situatë alarmante epidemiologjike, sëmundjët ngjitëse në Kosovë dhe më gjerë në rajon këta 3 vjetëve te fundit.Sëmundjet ngjitëse të traktit digjestiv, sipas këtij autori, janë zbuluar më kohë në Kosovë,ngase afro 40 për qind e popullatës furnizohet me ujë të pijshëm nga ujësjellësit rajonalë, ndërsa 60 për qind e popullatës së vendit tonë pi ujë jo aq të sigurt. Doracaku udhëzues i F.Bruqit “Vademecum DDD” mbërthen 61 preparate më të njohurat në botë, që përdoren sot në rruzullin tokësor duke i prekur deri në detaje nohuritë e autorit në punën e tij afro 20 vjet,për ta përpiluar një libër të tillë të patjetërsueshëm-profilaktik dhe kundërepidemik, që u dedikohet mjekëve, stomatologëve, veterinarëve,teknologëve të industrisë ushqimore, agronomeve, hotelierëve,si dhe profesioneve te tjera, ku përdoren me të madhe këto preparate të DDD-së, që shërbejnë si ndihmë në procesin parandalues të shumë sëmundjeve ngjitëse, për mbrotjen e higjenës personale asaj kolektive, higjenës së objekteve (spitaleve, shkollave, foshnjoreve, hoteleve, kazermave ushtarako-policore etj.) për zhdukjen , shkatërrimin permanent të viruseve, bakterieve, parazitëve, brejtësve e qenieve të tjera të gjalla, të cilat e dëmtojnë mjedisin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi. Siç thonë edhe shkencëtarët botërorë të kësaj  lëmie, si dr.Gert Schonberger-redaktor konsultat i këtij libri nja Vjena, si dhe ing.Rozha Ladislav, recensent- kordinator, “Vademecum DDD”, i Flori Bruqit, nga Prishtina, është i shkruar në mënyrë profesionale, më një  gjuhë të rrjedhshme (versioni anglisht dhe shqip) dhe i kuptueshëm jo vetëm për ekspertët e këtij lëmi, por edhe për zbatuesit e këtyre masave”…

Prishtinë,20.05.2002



VEPËR ME INTERES TË GJERË LETRAR



                       
Dr.Lumturie H. Haxhiaj

(Rreth opusit letrar të autorit Flori Bruqi)

Shkrimtari Flori Bruqi, nga Prishtina, që në periudhën e kaluar kishte bërë emër më tepër si gazetar dhe atë prej kronisti, iu rrek edhe fushës së letërsisë, duke botuar kështu poezi, tregime, novella, romane, dhe libra shkencor. Vepra  e tij kap një volum prej 10 librash “Zjarri i Diellit”(poezi,1995), “Ndërgjegjja”(roman, 1995), “Vrasësit e liridonëve”(roman, 1996), “Ringjallja”(roman, 1996), “Gjarpërinjtë e pallatit” (roman, 1996),”Dorezëza”(roman, 1997), “Tokë e djegur” (roman,1998), “Burri dhe gruaja” (libër-publicistiko-shkencor,2000), “Pallati i Akreonit”(roman,2000), “Vademecum DDD” (libër shkencor,2002).
Duke lexuar këto vepra, siç shprehet edhe kritika që e ka përcjellë botimin e tyre, shprehja e autorit është mjaft e lirshme, kemi të bëjmë me ngjarje të vërteta, të përjetuara, gjithmonë bazuar në realitetin objektiv, veçanërisht gjatë periudhave të ndryshme, që nga shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi, e cila jepet në romanin “Ringjallja” e gjer te temat politike, që e kanë shtyer njeriun të demostrojë, të rebelohet dhe më në fund të bëjë sfidë kundër regjimit, spiunëve dhe kukudhëve të ndryshëm çfarë kanë vepruar në Kosovë dhe në shtetin amë Shqipëri (veprat:Ndërgjegjja,Gjarpërintë e pallatit, Pallati i Akreonit).

Vepër me motive të ndryshme

Romani “Ndërgjegjja”(1996) është më tepër një kronikë e sublimuar, thotë shkrimtari Rushit Ramabaja, dhe vazhdon:Ajo ka një gjuhë specifike të viteve të hidhura, kur Beogardi në sy të botës proklamonte ndryshe dhe mabnte nën okupim popullin shiptar, ndërsa këndej shtypte lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve, në mënyrë më barbare.Ndërkaq, romansieri Mehmet Kajtazi për këtë roman shprehet se “disa gazetarë sevilë, të cilët të vërtetën e mbulonin me gënjeshtra, emrat e të cilëve diheshin-atëbotë,  mirëpo, autori Flori Bruqi nuk bie në ujëra të turbullta dhe nuk është hakmarrës”. Dy autorë, kritikë dhe mbase njëri botues apo redactor, kurse tjetri recensent për romanin “Gjarërinjtë e Pallatit” (1996) shprehen mjaft pozitivisht. Z.Nikolë Frangaj, nga Shkodra, shkruan kështu: “Autori për më tepër në këtë roman i bën një kritikë të hapur atyre gazetarëve qyqarë, që i përshtaten regjimit, shënon për më tepër aktet absurde të tyre, del përballë tyre dhe sfidon”. Ndërkaq, Prof. Arian Blushi, nga Tirana, thotë se “Ligji i fortë”, anathema dhe censura që u bëhet shkrimtarëve dhe njerëzve të penës nga regjimi komunsit është temë e romanit “Gjarpërinjtë e pallatit”, të Flori Bruqit”. “Uran Dukagjini, një intelektual i pavarur, një shkrimatar bie ndesh në regjimin komunist jugosllav dhe argatët e tij, i cili vrojton pjesën më të shëmtuar të një shteti të çoroditur”, shkruan Blushi.
Romani”Pallati i Ankreonit”(2000) është i ndarë në 18 kapituj të lidhur në mënyrë kontinuele me një mesazh të qartë, që të flakën dukuritë e shëmtuara, si thashëthemet,  përgojimet, klanet,sepse krijuesi duhet të merret vetëm me anën  letrare dhe figurative.Prof.Selim Krasniqi për këtë roman thotë:”Vetë titulli i romanit tregon se”Pallati” është i mbushur me mjaft kukudhë e cerberë të nëntokës, sepse vet Akeroni, sipas mitilogjisë greke, është emri i lumit dhe mbretërisë së nëntokës. Krahas persiatjeve të shumta të Uranit,autori me mjaft mjeshtri, e përshkruan luftën e UÇK-së në tërë Kosovën, si në Drenicë,Dukagjin,Llap,Shalë,shkruan për “Kosova-press”-in (2000), Prof.Krasniqi. “Romani që ka zgjuar interesin më së shumti të lexuesit është pa dyshim romani “Vrasësit e liridonëve”(1996),roman ky që pas botimit të tij në Prishtinë,u ribotua edhe në Tiranë e Nju-Jork.
Autori Bruqi, që e shkroi një roman të tillë,në radhë të parë shpreh jo vetëm talentin e tij,por edhe guximin,që t’u rreket temave të tilla”…shkroi në “Fjala e jonë” shkrimtari Bedri Halimi. Romani”Vrasësit e liridonëve” është një lloj apologjie kushtuar Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës , si dhe disa patriotëve të tjerë si Enver Hadri e ndonjë tjetri.Vetë tema e romanit”Vrasësit e liridonëve” thotë shkrimtari dhe shkencëtari dr.Shyqri Galica(“Zëri i Kosovës”,1996) është sugjestive, e kapshme për lexuesin.Aktet barbare mbi popullin shqiptar nga regjimi serbian nuk pushonin, u desh të ngihet një gjeneratë e re intelektualësh, mërgimtarësh që të sfidonin mbi këtë katrahurë të së keqës.Kush tjetër pos një Jusufi,Bardhoshi,Kadriu dhe Enveri, si dhe shumë të tjerë.

Vrasësit e Liridonëve apo synimet baladeske

Autori Flori Bruqi,thotë shkrimtari Gani Xhafolli,(“Fjala e jonë”,1996) nuk kufizohet shumë vetëm në jetën e tyre,por bën  një paralelizëm midis të keqes,barbararisë dhe aktit të vetëflijimit,një synim ky baladesk, plot guxim , një ndjenjë e mosnënshtrimit çfarë është veprimi i vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës,Enver Hadrit e shumë e shumë të tjerëve, të cilët i vrau UDB-ja. “Romani “Vrasësit e liridonëve” është një roman më tepër politik dhe pikërisht trajton një peridhë shumë të ndieshme,shumë tragjike,atë të viteve 80-ta , kur regjimi i Beogradit shtypte demonstruesit shqipëtarë, i ndiqte, i burgoste dhe i vriste më në fund.Për të shtruar duke zgjedhur një temë të tillë, autorit Flori Bruqi, iu ka dashur të njohë më mirë shpirtin revolucionar të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës,natyrisht,nëse nuk ia ka arritur gjer në pikën më të ndieshme,mjafton që i ka hyrë kësaj teme dhe mendoj se është vepra e parë që iu kushtohet këtyre patriotëve të lëvizjes kombëtare”,shkroi për këtë roman (“Rilindja”,1996) poeti Esat Loshi.




TRAGJIKA E SERVILËVE TË NJË KOHE TË PERËNDUAR




Arlinda Meksi
Valdet Hoxha

“Pallati i Akeronit”botoi Shtëpia Botuese Butrinti – Tiranë, 2000

Romani “Pallati i Akeronit”, i shkrimtarit Flori Bruqi, është një zë i guximshëm mbi një periudhë të dhembshme, të mbrapshtë, por edhe të stërkequr, që e krijoi regjimi dhe kukudhët e tij.Ky shkrimtar ka prekur disa nga pikat më të qenësishme te veprimit të disa gazetarëve dhe të atyre politikanëve apo njerëzve të UDB-së.Por në këtë libër që ka edhe elemnte të një romani kriminalistik ku kapet një periudhë e rëndë e shqiptarëve, sidomos, të atyre që punonin për çështjen shqiptare që ishte shumë tragjike.Romani është i ndarë në kapituj, një ndarje kjo formale, porn ë epiqendër është narratori i gjithëdijshëm Uran Dugagjini,që përqendrohet kryesisht rreth veprimit të disa gazetarëve të pandërgjegjshëm, spiun të nëntoks së Beogardit, të zier me regjimin,duke përgjuar njerëzit që nuk i shkonin për shtati atij apo diqka ngjashëm me “kundërrevolucionarët”,të cilët ndiqeshin, largoheshin nga puna, dënoheshin gjer në likuidim fizik, siç ndodhi me Jusuf e Bardhosh Gërvallën, Kadri Zekën, Enver Hadrin e shumë të tjerë.Në roman shihet se ky shrimtar prek edhe çështje të tjera si ato të luftës , heroizmin e disa luftëtarëve e shumë çështje të tjera që për lexuesin do të jenë mjaft interesante.Alergjia e shkrimtarit është e ndjeshme,sepse atij i ndalohet botimi i shkrimeve, si i shumë kolegëve të tij, ndiqet si dhe nuk i lën vend në asnjë shtresë nga veprimi i kukudhëve.Është pra, Uran Dugagjini që njësohet me shkrimtarin, i cili perjeton gjarje të hidhura para dhe gjatë luftës dhe, ende e ndjen veten të “lënë në harresë”, ngase kukudhët janë vendosur në poste të ndryshme,sidomos në mjete të informimit dhe vazhdojnë t’u teket, por tani kuptohet, kinse në emër të “demokracisë”, të cilën deri dje e shkelën apo nuk guxonin ta përmendin.Janë mjaft rrënqethëse disa skena të ndjekjes së tyre që e bëjnë, me ndihmën e UDB-së, qoftë duke përgjuar veprimet e inteligjencisë, qoftë duke i denoncuar në mënyrë mafioze përmes “bajraktarëve” të Pallatit të Lavireve”, të atij të Kuq dhe në fund atij më famëkeqit të Akeronit. Në dhomat speciale, në ato labirinthe shkilej dinjiteti i intelektualit shqiptar, aty bëheshin plane pr ndjekje, denigrime dhe burgosje, e ç’është më e keqja ata shkonin aq larg sa edhe me ndihmën e kriminelëve edhe kryheshin aktet më barbare të krimit. Romani “Pallati i Akeronit” është një qortim publik ndaj atyre që deri dje vepronin me nofka e shifra veprojnë edhe sot; ishin pjesëmarrës të dhënies së informative UDB-së, i nënshkruanin me shifra dhe shumë nga ato përgaditeshin në dosjet speciale për ndjekje e gjyqësi. Autori ka qitur disa fakte, ndërsa është dashur t’i materializojë akoma më tepër, sidmos të dhënat nga dosjet, siç i quan ai “Sekret”. Së fundi duhet thënë se ky roman është sa artistic, aq edhe politik, për vetë faktin se prekë pika të ndieshme të shpirtvogëlsisë së individëve qyqarë, kukudhëve, të cilët të kanë vepruar dhe akoma nuk i vret ndërgjegja mbi veprimet verbuese të tyre në një kohë dhe regjim të caktuar. Rrëfimet e Uran Dukagjinit rikujtojnë një kohë të zymtë, që për shumicën e lexuesve janë të njohura, dhe u ndihmon atyre t’i ndiejnë e përjetojnë akoma më thellë, e ndoshta edhe me keqardhje.
Tiranë, qershor 2000                                       

PROZË E REALITETIT ARTISTIK




Shpend Ruci

Duke lexuar prozën e Flori Bruqit, të duket se sheh njerëzit në betejë, tat trima të lirisë, që nuk frikësohen nga vdekja. Kapedan Malësori, në frontin e luftës, bën një romancë me Drenushën, por çdo gjë është e matur, njerëzore. Linjën tjetër e përbën, për çfarë i jep mish dhe gjak romanit dashuria e Albanit dhe e Doruntinës, që aq janë të mishëruar mes vete, me luftën, sa që s’ka kush që i ndanë. Autori është i qartë, konkret, bën përshkrimin e ngjarjeve, individëve dhe jep tablo të gjalla nga lufta . Është një prozë e realizuar për këto momente mjaft të vështira për kosovarët…

Tiranë, 07.08.1998                        

SFIDIMET PËR LIRINË





Arian Blushi

NGPG”Rozafa”Shkodër 1998
NTP”Flomed”Prishtinë 1998


Romani “Tokë e djegur” bën fjalë për luftën në Kosovë, që bëjnë njerëzit e përvuajtur, njerëzit e robëruar, të etshëm për liri.Autori sjell atmosferën e kësaj lufte dhe të luftëtarëve të lirisë, të cilët nuk kursejnë as jetën për liri. Duhet të kihet parasysh se kjo prozë e Flori Bruqit e mban lexuesin të interesuar gjer në fund, meqë krijohet një atmosferë e lehtë, për një çast harron ankthin dhe pret se ç’po ndodh si në zonat e luftës, ashtu edhe në takimet në mes të Albanit dhe Doruntinës, në njërën anë, dhe Kapedan Malësorit dhe të Drenushës në anën tjetër.
Së fundi duhet thënë se ky është një roman që do të lexohet, kap emocione të luftëtarëve, të njerëzve të thjeshtë, të cilët qëndrojnë vigjilentë në luftën e pakompromis për gjënë më të shtrenjtë-Lirinë.

Shkodër, 10.VIII.1998                                       

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...