2012-12-19

Letërkëmbimi i Igballe Rugovës me të dashurën e saj




Aktivistet për të drejtat e grave, shqiptarja nga Kosova Igballe Rugova dhe aktivistja serbe nga Beogradi Lepa Mladjenovic, kanë bërë një letërkëmbim për numrin e katërt të revistës Kosovo2.0, e cila i është kushtuar seksit, e që ka nxitur jo pak reagime te grupe të caktura.

Igballe Rugova ka treguar publikisht për orientimin e saj seksual, duke u bërë kosovarja e parë që e pranon se është lesbike.

Më poshtë po i botojmë të dy letrat, fillimisht atë të Igballe Rugovës, e më poshtë edhe atë të Lepa Mladjenovic.

Dashuria përtej kufijve: Një letër për Lepën, mentoren time feministe.

E dashur Lepa, Draga Lepa,

Kosovo 2.0 më ka kërkuar të shkruaj si personi i parë ‘haptazi’ lesbike në Kosovë. Për më shumë se një muaj kam pasur një luftë të brendshme: çfarë të shkruaj? Kam një imazh për të mbajtur si gruaja e parë e martuar me një grua në ish-Jugosllavi.
Igaballe Rugova

Ti ishe në dasmën tonë në 1996, të kujtohet? Partnerja ime aso kohe Rachel kishte një kurorë me lule dhe një fustan. Unë kisha veshur pantallona. Ne kërcyem me gëzim në shi, si çdo çift në ditën e tyre të dasmës. Por ata që dikur i konsideroja miq në Kosovë e përdoren historinë tonë të bukur. Unë doja ti shkruaja hapur Kosova 2.0 për hipokrizinë e të ashtu quajtureve ‘aktivistët e të drejtave të njeriut’ dhe gazetarëve që i harrojnë këto të drejta kur bëhet fjalë për homoseksualitetin.
Ata shkrojtën informacione të pasakta, duke u tallur dhe e quajtur historinë tonë një orgji nën shi. Ata desh shkatërruan çfarë do të ishte një nga momentet më të bukura të jetës time.
Shpatulla të ftohta dhe shikime të ashpra na pritën mua dhe Rachel kur u kthyem në Kosovë, ndryshe nga buzëqeshjet dhe urimet.


Vetëm me mbështetjen e familjes unë munda të përballesha fort me paragjykimin. Nëse familja ime nuk do të më kishte mbështetur në 1996, nuk do isha këtu ku jam sot si shumë gej dhe lesbike të cilët kanë kërkuar pranimin jashtë Kosovës. Kjo më bëri të shkruaja për familjen time, dhe sa e rëndësishme është mbështetja familjare për njerëzit LGBT…
Por e dashur Lepa, jam akoma jo e bindur për të ndarë këto histori. Sot në Kosovë ne kemi akoma media homofobike që kërkojnë të mashtrojnë. Kam frikë se njerëzit do të keqpërdorin historinë time. Gjatë luftës time të brendshme për të shprehur veten si një skeptike, për lexuesin kurioz apo kushdo që e lexon më erdhi letra jote.


Lepa Mladjenovic


E kam lexuar qindra herë, dhe po aq herë më emocionon. Ti më kujtove për vitet e hidhura të ’90: lufta që kishim në Kosovë por edhe momentet e bukura që kaluam bashkë. Ndjeva frymëzim për të te shkruar ty. Nuk mund të them dot në dy faqe se çfarë je ti për mua dhe për lëvizjen e femrave në Kosovë por do të përmend disa histori të rëndësishme.



Më kujtohen këpucët e zeza që kishim veshur të dyja natën e parë që u njohëm. Ishte 1995 dhe vizita ime e parë në Beograd. Julie Mertus, një profesoreshë nga SHBA po shkruante një libër mbi eksperiencat e femrave në luftë në Kosovë, Serbi dhe Bosnje. Ajo më tha se gra aktivistë në Beograd dalin në rrugë përditë për të protestuar kundër politikave të rregjimit të Miloshevicit. Unë se besoja ta. Mendoja se e gjithë Serbia ishte kundra nesh , por Julia këmbëngulte. Ajo më bëri kurioze dhe të doja ta shihja vetë.
Erdhëm me autobus, por nuk ndihesha rehat. Këtu isha unë një shqiptare nga Kosova, duke shkuar në zemrën e monstrës Beograd, vendin nga i cili Milloshevici orkestronte dhunën e tij ndaj të drejtave të njeriut. ‘Pse po shkoj në Beograd kur Kosovarët po përjetojnë ferrin?, pyesja veten dhe ndihesha fajtore. Por aty u ca goma e autobusit. Gjatë kohës që po prisja jashtë autobusit Julia filloi të bisedonte më mua.
‘Ke një familje të mrekullueshme’ më tha. ‘’Çfarë?” Nuk të kuptoj. “Ti, Janet dhe djali i saj.” “JO”-iu përgjigja ‘’Janet është thjesht një mike, shoqe dhome. Nuk jemi bashkë.” Por pyetja e Julias më bëri të mendoj. Ndoshta mund të flisja me të për ndjenjat që kisha për një kohë të gjatë. “Dua të them…po” vazhdova unë “kam puthur një grua por jam e hutuar.” Julia ishte personi i parë me të cilin unë dola hapur për seksualitetin tim. Gjatë rrugës për në Beograd ajo më inkurajoi të pranoja ndjenjat që kisha. Më tha se shumë njerëz në botë jetojnë me këto ndenja e kanë krijuar marrëdhënie; se fermat mund të jetonin bashkë si një familje.



Kur mbërritëm në takimin e parë të Grave me të zeza, u ula pranë teje me këpucët e mija të zeza. I mbaj mend mirë fjalët e tua të para: “Këpucë lesbikesh.” Të pash, ndoshta e hutuar. “Si?” mendova, se kisha dëgjuar më parë. Nuk u përgjigja. Ishte takimi im i parë me gratë sërbe në Beograd, unë nuk të njihja, dhe nuk kisha besim tek ti.
Më pas shkuam në një protestë. Unë nuk mora pjesë por u ula të studioja mbi veprimet e grave sërbe. Doja të shihja nëse ato AKA Julia më kishte thënë ishin të vërteta. Vërtetë: ti qëndrove në rrugë me banera kundër Milloshevicit, kundër luftës në Bosnje dhe kundër veprimeve të Milloshevicit në Kosove, si mbyllja e shkollave në gjuhen shqipe. Baneri qe më preku aq shumë kur e lexova ishte ai qe shkruante: ‘gratë shqiptare janë motrat tona.’


Disa nga njerëzit që kalonin ishin të inatosur, ata të shanë dhe të bërtitën. Të tjerë të quajtën ‘kurvat e Rugovës’, pas liderit të rezistencës paqësore të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Por ti qëndrove fort, siç ke qëndruar çdo të Mërkurë që nga fillimi i luftës n Bosnje në 1992. Çdo javë ti qëndrojë aty për një orë në heshtje ndërkohe që trupat tuaj flisnin kundra luftës. Nuk do të harroj kurrë momentin kur një burrë erdhi dhe te pështyu në fytyrë. E pashë pështymën e tij që të rridhte në fytyrë. Ti nuk lëvize. Nëse do të më ndodhte mua do të kisha hequr dorën nga baneri dhe do kisha pastruar fytyrën. Por ti qëndrove fort. Me trupin tënd ti i the ati burri ‘ti nuk ekziston. Unë po protestoj me trupin tim kundër atyre që po ndodhin, dhe ti nuk më ndalon dot, e as pështyma jote.”


Ishte moment që të vlerësova ty e dashur Lepa. Ti me tregove modelin e një aktivisti në veprim. Deri atë ditë, veprimi për mua ishte bërtitja. Ti më tregove se disa herë trupi flet më shumë se sa fjalët. Ti më hape një botë të re të aktivizimit. Vite më vonë kur pesë mijë gra qëndruan në heshtje para qendrës kulturore të ShBA që shërbente si ambasada amerikane në Kosovë në 1998, ti më frymëzove me idenë për të qëndruar në vend me një çarçaf të bardhë: një anë përfaqësonte paqen dhe ana tjetër bosh, duke ilustruar se shqiptarët nuk kishin asnjë të drejtë, kështu nuk kishim çfarë të shkruanim.
Ti u bëre mentorja ime e para feministe Lepa. Me dhe libra si Audre Lorde, Alice Walker, Angela Davis. Ti më tregove metodat për tu përballur me shtypjen; të mos urreja të gjithë Serbët por të urreja regjimin serb.
Natën pas protestës time të parë të Grave me të zeza erdha në festën tënde. Dhoma ishte plot me mikesha të vjetra dhe të reja, shumica lesbike. Ne fillim kisha turp. Një vend i veçantë ishte krijuar aty ku motrat lezbike mund të kërcenin lirshëm.


Duke u munduar që t’ia thoja këtë lexuesve kosovar shumica nuk do e kuptojë. Ata do e lidhin lezbicizmin me seksin jo me solidaritetin. Ata mendojnë se ne organizojmë orgji. Nuk mundet të kuptojnë se Dashuria dhe Seksi nuk janë e njëjta gjë. Pse, heteroseksualet shkojnë në shtrat me këdo që takojnë? Jo. As gratë aty nuk po i hidheshin njëra-tjetrës. Ato po kërcenin të lumtura, të sigurta dhe të lira.
Pas dy orësh për herë të parë në jetën time e pranova veten për atë që isha. Ishte si “Bingo! Unë jam një lesbike.” E kuptova më në fund ndjenjat që kisha dhe domethënien e tyre. Ndjeva një shpërthim të papritur gëzimi dhe kërceva si nuk kisha kërcyer kurrë më parë. Trupi im ndihej i lirë nga hutimi që kisha ndjerë për shumë vite. Ndihesha e çliruar…e lirë.


Nuk ishte vetëm ajo natë. Ishte rrota e carë e autobusit. Ishte Julia që më lejoi të flisja për ndjenjat e mia dhe më shpjegoi se çdo të thoshin. Ishte magjia që ndjeja kur putha një grua për herë të parë në 1994, por se dija përse. Ishte solidariteti që ndjeva në një dhomë plot më femra që më pranonin ashtu siç isha…siç jam.
Ishte solidariteti i njëjtë që ekzistonte me motrat dhe mikeshat e mia në vendet e sigurta në bodrumet gjatë 1990, kur ti na vizitove. Është ndjenja në Provincetown. Historitë e tua në Provincetown me japin shprese se një ditë do të jetojmë në një botë ku solidariteti për njëri tjetrin vjen para homofobisë që na ka mbyllur ndjenjat për shumë vite. Kam shumë ndjenja te ndryshme, kur kujtoj atë kohë e dashur Lepa.


Më kujtohet 1999. Ndërkohë që bombat e NATOs binin, ti më telefonoje çdo natë. Mu lute: Largohu tani. E di se çfarë ndodhi në Bosnje. Serbët do të godasin më fort nga bombardimet e NATO’s. Ata duan të hakmerren. Nuk mund ti zësh besë as fqinjit tënd serb.’ Ti kishe shumë të drejtë.
E pabesueshme, ja ishe ti një grua serbe në Beograd të cilën sapo kisha njohur që po mundohej të më mbronte. Dhe aty ishin fqinjët e mi serb të cilët kisha një jetë që njihja, u rrita duke luajtur me djemtë e tyre. Që kur mora rrogën time të parë në 1984, u dhashë para sepse babi im na mësoi të ndihmojmë ata në nevojë. Gjatë bombardimeve, kur ne shqiptarët nuk mund të blinim gjë as bukë shkova dhe u kërkova nëse mund tu jepja lekë për cigare. Pak më pas, ajo gruaja që kisha ndihmuar gjithë jetën time, informoi policinë se familja jonë ishte akoma në shtëpi duke u fshehur.
Policia erdhi me armë, na nxorën nga shtëpia, na çuan te stacioni i trenit, dhe na detyruan të prisnim në shiun e ftohtë të marsit duke na shtyrë në tren si të ishim bagëti e duke na kërcënuar se do na digjnin të gjallë, përpara se të na detyronim te ecnim në fusha me mina ne ‘tokën e askujt’ mes Kosovës dhe Maqedonisë. Ne u bëmë refugjatë.


Edhe si refugjatë, ne aktivistët punuam me më shumë se 40,000 refugjatë në kampin Cegrane në Maqedoni. Ti erdhe të na vizitoje por nuk mund të thoshe se ishe Lepa nga Beograd, por u prezantove si Maria nga Italia. Kishte shumë rëndësi për ne aktivistët prania jote aty. Dhe ja ku jemi sot e dashur Lepa, 13 vite pas luftës. Ti qëndron akoma fort në rrugët e Beogradit me pankartat e tua. Ndërkohë që Kosova negocion me Serbinë, ne gratë qëndrojmë bashkë, duke i kërkuar qeverisë tonë dhe botës ‘ku është drejtësia?”.
Ku është drejtësia për atë që policët më bëne mua dhe familjes time?
Kur pamë fqinjin tonë sërb të na vidhte shtëpinë?
Ku është drejtësia për pensionet e humbura të shqiptarëve të Kosovës?
Ku është drejtësia për gratë që u përdhunuan, mijëra që u vranë, familjet me persona të humbur?
Ti ishe gruaja e parë nga Serbia që firmosi peticionin tonë që kërkonte drejtësi për krimet e kryera nga regjimi serb. Ti na qëndron pranë edhe sot në solidaritet e dashur Lepa. Tani disa mund të thonë që letra ime është politike. Është. Trupat tanë janë politikë. Seksualiteti jonë është politikë edhe nese e duam ose jo. Vetë jeta është politikë apo jo Lepa?
Dhe unë mundem vetëm të ëndërroj se një ditë politikat tona do të jenë si ato në Provincetown: ku njerëzit na përshëndesin në mënyrë të njëjtë pavarësisht gjinisë, etnisë apo seksualitetit.
S’do ta harroj kurrë çfarë ke bërë për njerëzit e Kosovës dhe për mua, mikesha ime lesbike, mentorja ime feministe, motra ime e shpirtit , bukuria ime.
Igoja jote.

Letra që Lepa Mladjenovic i dërgon Igballe Rugovës
Dragba Igballa, E dashur Iballe,
Nga Lepa Mladjenovic
Kosova 2.0 më kërkoi të shkruaja një ese mbi jetën si një lesbike dhe vendosa që këtë mundësi ta shfrytëzoj për të te shkruar një letër të hapur. Ti je mikja ime lesbike dhe sipas dijenisë time e para nga Kosova. Ti je mikja ime që në 1995, kur të pash për herë të parë me kepuce të zeza. Edhe gjatë viteve të luftës ne mbajtëm kontakte, duke mësuar nga një prej lezbiket e mia të preferuara, Audre Lorde: Nuk janë diferencat tona ato që na ndajnë por është mungesa për të njohur dhe për ti pranuar këto diferenca.
Do doja të kujtoja kohët me ty dhe disa nga historitë e lezbikeve në vitet ’90. Ti ke punuar me femrat rurale si një aktiviste feministe në Prishtinë në mesin e pushtimit Serb, ndërkohë që unë punoja me femra që i mbijetuan dhunës së meshkujve si një aktiviste feministe dhe si një grua e veshur me te zeza kundër rregjimit serb në Beograd (Women in Black eshte tashme nje organizate e fuqishme feministe ne Serbi, shenim i Historia Ime).


Së pari duhet të them se ku ndodhem aktualisht.
E dashur Igballica, mikja ime Igballinka! Unë mund të them se jam në kryeqytetin për lezbiket dhe gejte, ne Meken e tyre në SHBA – Provincetown, një vend i vogël me pamje nga oqeani ku gejtë dhe lesbiket janë vendosur për dekada.
Natyra këtu është e mrekullueshme, dhe tepër e veçantë. Për 50 vitet e shkuara ka qenë vendi ku artistët , gejte dhe lezbiket vinin per ta vizituar e ku disa prej tyre u shpërngulën për te jetuar këtu për shkak të lirisë dhe per shkak te komunitetit kaq të mirë qe jeton ketu.
Kam njohur shumë njerëz të mirë këtu. Nuk mundet ta besosh! Në fakt këtu kam kuptuar se kurrë ska patur një vend kaq mbështetës nga ana sociale dhe politike. Me pare as nuk mundeshim të ëndërronim që një vend i tillë mund të ekzistojë realisht. Një vend ku gratë mund të ecin përdore dhe meshkujt gjithashtu, familjet lezbike mund të luajnë me fëmijët e tyre, baballarët gej të mbajnë fëmijët e tyre ne krahe, dhe ku flamurët me ylber valëviten duke na mirëpritur gjithandej. Mikesha ime prej nje kohe te gjate Michelle, një lezbike e cila u shpërngul këtu 18 vjet më parë vetëm prej besimit të komunitetit thotë se ajo s’ka nevojë kurrë të kyçe derën e shtepise kur bie te flere.
Qyteti ka afro 3,000 banorë dhe në verë deri në 30,000 turistë. Martesat mes së njëjtës gjini kanë qenë të lejuara në shtetin e SHBA, Massachusetts që në 2004. Këtu janë disa nga imazhet qe une shikoj:
Dy lezbike po ecin para meje, kanë të njëjten gjatësi, të njëjtin model flokësh dhe syzet e njëjta. Njëra po shtyn një karrocë me binjakë. Unë i përshëndes fëmijët dhe të katërt më përshëndesin me buzeqeshje!
Pranë verandës së oqeanit, duke dëgjuar muzikë. Shoh një burrë të moshës së mesme gej, që i ngjason Elton John. Ai po këndon me zë të lartë pas muzikës, më pas merr qenin e tij dhe fillon të luajë me të dhe ta shijojë muziken nën diell! E prekur mendova, se nëse burrat ne te gjithe do të kërcenin me qentë me këtë lloj gëzimi, atehere lufta nuk do të ekzistonte më!
Hyj në një dyqan të vogël, shitësja pranë derës një lezbike në moshë të mesme qëndron me një buzëqeshje të madhe dhe më përshëndet! Ndihem sikur më ka goditur një rrufe në zemër! E turpëruar shoh rreth e rrotull dhe dal. Çfarë më ka prekur kaq shumë? Së pari, ndjeva vetëbesimin, paqen dhe lehtësine që ajo kishte me veten. Kisha ndjesinë e balancës se saj me veten dhe ambientin rrethues. Ajo dukej si pronarja e dyqanit.
Fantastike mendova, dikur ajo mori vendimin për tu shpërngulur në këtë qytet dhe të punoje me të tjerët duke qenë e hapur për atë që është. Me tej: Jo vetëm që ajo e ka pranuar veten si një lezbike por edhe komuniteti e njeh si të tillë. E ndjeva energjinë e saj jo vetëm nga përkëdhelja e të dashurës së saj por edhe nga fqinjët mbështetës. S’është çudi që u trondita pak, mendova sërish: Unë s’kam qenë kurrë në një vend ku lezbiket mund të rrethohen nga njëra-tjetra dhe nga pranimi i shoqërisë.
Një fuqi e tillë lirie në trupin e saj mund të përjetohet nga një lesbike e cila është e rrethuar me liri sociale dhe polikë. Aty mendova se si ndihesha unë dhe në këtë vend, eci në rrugë e ndërgjegjshme që jam një lezbike. Ky fakt më frymëzon trupin dhe i jep një energji të pashtershme. Lezbiket kane një formë tjetër te ekzistencës.



II
Ja ku jam duke menduar për këtë letër, e dashur Igballa. A je duke pirë kafen tënde tani? Unë kam çajin tim jeshil dhe çokollatë të zezë për ty. E di që s’të pëlqejnë ëmbëlsirat por havjari dhe djathi. Imazhet e para që më erdhen ishin nga festat e grave që ti organizove disa herë në Prishtinë në mes të një lufte të rrëgjimit serb kundër shtetasve shqiptare të Kosovës. Ishte në 1997 apo jo? Zakonisht dita e para do të ishte vajtja në një restorant, pronarin e së cilit e njihje, një vend të sigurt pra dhe do të ishim me gra, mikesha dhe motra.
Natën e dytë do të ishim në shtëpinë tënde. Më kujtohen ato ditë që partnerja jote Rachel Wareham, ti dhe unë një ditë bashkë na erdhi ideja për të festuar ditën C!
Po, nëse Eve Ensler mund të shpikte ditën V për vaginën ne mund të shpiknim ditën C për Klitorin! Dhe kështu ti organizove festa rreth Krishtlindjeve. Ti kërceje me balerinat orientale dhe këtë e bëje pasi kishe pirë pak, të cilën me shpjegove se vetëm meshkujt e benin në Kosovë! Ato ishin festa fantastike, ne tregonim histori lezbike, hapnim dhuratat që i kishim bërë njëra tjetrës, tymosnim cigare dhe pinim pafund. Më kujtohet që u ktheva në Beograd e entuziazmuar dhe miqtë më pyesnin se ku kisha qenë? Unë u thoja në një festë vetëm për femra në Prishtinë! Dhe ata më pyesnin ku? E habitur u përsërisja në Prishtinë! Por jo, ata nuk e kuptonin dot. Por unë isha krenare. Isha krenare për ty, për grupin tonë feminist, lesbiket në revoltë nga Beogradi, Prishtina, Budapesti, New Yorku dhe ne e dinim që kërcimi i grave ishte politik…
Një nga herët e para që ecëm në rrugët e Prishtinës unë isha tepër e lumtur që ndodhesha aty me ty dhe mikeshat e tua dhe të kërkova të këndonim këngë Shqiptare! Dhe ti më the: Të këndojmë shqip në rrugë!! Çfarë po më thua?! Duhet të jesh e çmendur! S’kam për ta harruar kurrë. Jo unë nuk isha e cmëndur por isha një injorante! Nuk e dija sa thellë dhe shpejt rregjimi serb po kontrollonte dhe pushtonte çdo segment të jetës në ato vite. Unë nuk e imagjinoja dot që ti nuk mund të këndoje në gjuhën tënde, në qytetin tënd!
Dhe këtë gjë as miqtë e mi në Beograd nuk e dinin! Regjimi serb kontrollonte median e në këtë mënyrë qytetarët e thjeshtë në Serbi ato ditë nuk duhet të dinin se shqiptarët në Kosovë u mohohej e drejta për të hyrë në institucione serbe, se fëmijët shqiptarë shkonin në bodrume të errta që duhet të ishin shkolla, se kontrollet mjekësore bëheshin në bodrume, se shumica e njerëzve të tu ishin pushuar nga puna, se terrori serb po prekte të gjitha dimensionet e jetës së përditshme ditë e natë. Siç ka thënë dhe Hanna Arend: Totalitarizmi ka zbuluar mënyra për të dominuar dhe terrorizuar njerëzit nga brenda sistemit.

III
Më kujtohet njëherë në ato vite rreth ’97 ti po ngisje makinën për në Prishtinë dhe unë isha ulur në vendin e pasagjerit pranë tjerë. Papritur ti nuk ishe më e qetë, ule muzikën. Unë se kisha idenë se çfarë ndodhi. Të pyeta ç’po ndodh? Ti mu lute të heshtja! I gjithë trupi yt po dridhej. Vetëm pak minuta më vonë do të zbuloja se ne po kalonim pranë një pike kontrolli serb për të hyrë në Kosovë. Atë ditë e ndjeva frikën e përhapur në trupin tënd. Ngriva , nuk do mundem ta harroj dot. Frika jote ishte aq e thellë dhe e ftohtë sa një hekur. Emocionet po të dukeshin në trupin tënd dhe mendja ishte tepër e përqendruar për reagim.
Më rikthehet imazhi i policisë serbe që kërcënonte shqiptarët. Historia jote e pasaportes kur të duhej të ktheheshe në rajonin e policisë serbe çdo ditë në orën 8 për të marrë pasaportën. Ata të linin të prisje në një dhome boshe deri në orën 2 pasdite. Më pas me një zë kërcënues ata do të thoshin të ktheheshe ditën tjetër. E kështu për 32 ditë me radhë, ndërkohë që pasaporta jote ndodhej në sirtarin e dhomës së një polici fashist.
Në teoritë feministe ne i quajmë këto ‘akte pa sens’, dhe ato njihen si pjese e dhunës në familje, si dhe në regjimet totalitare dhe ne kampet e përqendrimit. Të lodhësh qytetarët dhe ti poshtërosh me anë të këtyre ‘akteve pa sens’. Më kujtohet me luftën në Bosnje në vitet ’90 shpesh herë ushtarët sërb kërkonin nga meshkujt boshnjak të hanin bar para syve të tyre. Në gjenocidin në Burma gratë e burgosura dëshmojnë të kenë marrë urdhra për të ngrënë miza.
Në makinën tënde atë ditë, akoma e heshtur po mendoja në fakt se nuk e di sa net pa gjumë ti dhe familja jote ka përjetuar në këto vite terror. Dhe kjo ishte përpara luftës në 1999. Nuk mund ta imagjinoja, sepse frika në trupin tënd ishte diçka e re për mua, nuk të kam parë kurrë kështu. Kishte një ndryshim të madh mes nesh. Adrienne Rich dikur thoshte: Momenti që një ndjenjë futet në trup është politike. Sa e vërtetë është kjo! Imagjinoje, unë e mendoja gjithmonë këtë moment frike që na ndau në makinë. Unë isha e tendosur dhe po mendoja se kush ishte përgjegjësia ime në këtë situatë? Kur ka dy që i përkasin shtypësit dhe të shtypurit njëri ka nje detyrim. Një mënyrë për të parë identitetet tona përmes historisë së dhimbjes.
Më kujtohet tani ‘’Massacre Pride Belgrade 2001”, afro 800 burra neo fashistë erdhën për të na rrahur, dhe ne ishim 40 gra lesbike e meshkuj gej në Beograd atë ditë vere. Në gjithë mbijetuam dhe biseda e gjatë më pas na nxorri në përfundimin se ishte mirë të kishim pranë miqtë tanë hetero në këtë mënyrë ata nuk do të kishin të njëjtin nivel frike nga sulmet homofobe si lesbiket. Ne duhet të organizonim disa work shope me disa lesbike të cilat u traumatizuan atë ditë, në këtë mënyrë të lejonim që frika ndaj homofobisë të kalohet.

Në një ditë tjetër të viteve ’90 unë duhet ti jepja diçka një mikut Shqiptar nga një mik nga Prishtina, kështu shkova në stacionin e autobusit për t’ia dhënë librin më duket. Ne ishim ulur në një kafene të vogël pranë stacionit të autobusit dhe ai fliste me zë të ulët. Kuptova papritur që ishte një zë i trajnuar. Ai e njihte teknikën dhe unë se kisha hasur më parë, ka shumë mënyra për të folur me zë të ulët që të tjerët të mos dëgjojnë.
Ka një tekst feminist nga Alice Shwartzer, një shkrimtare feministe nga Gjermania shkruar vite me parë. Ndryshimet e vogla dhe pasojat e mëdha, ku ajo përshkruan shtypjen e gjinisë dhe e quan përmes fjalëve ndryshimi i vogël. Ky është ndryshimi e vogël mes teje dhe meje e dashur Igballe, historia e trupave Shqiptarë gjatë rrëgjimit të terrorit Sërb. Faktet duken të njëjta: ne jetojmë në një familje, të njëjtën rrugë por unë kam frikë nga përdhunimi dhe vëllai im hetero nuk e ka. Frika ime më mëson të eci nga rrugët me ndriçim natën, ndërkohë ai si një burrë i ilirë mund të ecë kudo. Unë jam këtu duke hapur temën e identiteteve të ndryshme-të qenit shtypur si shqiptare, si grua, si lezbike të gjitha këto sjellin emocione të ndryshme që na presin në momente të caktuara historike. Kur unë eci në një park në Beograd dhe ka racist aty mikja im rome më thotë jo, nuk do të shkojmë aty! Frika e saj I thotë të shmang vendet me racist. Si mësojmë për ndjenjat e njëri-tjetrit? Sepse nëse ti e di si ndihem unë, unë shoh dhimbjen tënde ti ke më pak mundësi të ndihesh e vetme. Ky takim i dy miqve me dhimbje të ndryshme sociale është cfarë më ka frymëzuar të shkruaj këtë letër ty sot Igballa.



IV
Të kujtohet kur ju më ftuat mua dhe lesbiken tonë feministe Bobana Macanovic për të qënë e pranishme në Konferencën e parë Të drejtat e njeriut në Prishtë të dhjetorit 1999. Ishte pasi lufta kishte ndaluar nga marrëveshja e Kumanovës, dhe më në fund shqiptarët mund të qetësoheshin pak nga regjimi serb. Atëherë ishte e qartë që regjimi serb gjatë luftës së 1999 kishte përdorur dhunë dhe terror për 850.000 shqiptarë. Edhe në ato kohe ne e dinim se më shumë se 11,000 vdekje në Kosovë janë raportuar në Tribunalin për ish-Jugosllavinë. Kjo është pothuajse dy herë më shumë se viktimat e Kosovës gjatë luftës së dytë botërore. Nga ana tjetër pas marrëveshjes së Kumanovës, mijëra qytetarë serb u detyruan të largohen nga Kosova, dhe në Prishtinë nga 45.000 serb dhe romë ngelën vetëm 400.

Kjo do të ishte konferenca e parë Kosovarë për të drejtat e njeriut në 10 Dhjetor 1999. Bobane dhe unë kishim vendosur të vinim por nuk e dinim si të shkonim në kufi ku miku jonë po na priste. Pas luftës së 1999 nuk kishte më autobusë Beograd-Prishtinë. Asnjë. Kështu ne morëm një autobus deri në fshatin më të largët serb dhe pastaj ecëm. Ky ishte viti i fundit i policisë së Milloshevicit. Ne nuk e kishim idenë se si duhet të silleshim në kufirin e ri. Ne pritëm para vendit të policë dhe një oficer na pyeti: Ku po shkoni? Unë i thashë në Prishtinë. Ai më tha atje, pse? Ai dukej sikur qëndronte në kufirin pranë fundit të botës dhe atje s’kishte gjë! Të gjithë ikin nga Prishtina dhe ti po shkon aty? Kjo të jepte ndjesinë sikur s’kishte njeri në Prishtinë. Pse po shkon atje? Aty më kujtohet se ndjeva frikë, pse dreqin po shkoja në Prishtine?
Ne ishim përgatitur të mos tregonim që do të shkonim për një konference për te drejtat e njeriut, por për një vizitë private që të siguronim që mund t’ju takonim. Prandaj kur ai më pyeti për herë të dytë, unë ju përgjigja i dashuri im është në Prishtinë! Pas të gjitha këtyre ai tha në rregull vazhdo. Pas kufirit ndërkombëtar me KFOR1 ne kishim aktivisten tonë më elegante Nazlie Bala që na priste në një makinë me shkëlqim, dhe një xhip të policisë ndërkombëtare pas njëlloj si në filma. Gjëra të ndryshme ndodhen ato tre ditë. Bobona kishte frikë të fliste serbisht në rrugët e Prishtinës, e kështu ne flisnim anglisht pa e ditur mirë atë. Në ato tre ditë ne fjetëm në banesën tënde dhe flisnim serbisht vetëm brenda, për të respektuar dhimbjen e fqinjëve. Unë dhe Bobana po dëgjonim histori të tmerrshme të grave të larguara nga shtëpitë e tyre në Kosovë, si ti dhe familja jote të friksuara dhe të fshehur në trena që më kujtonin deportimet me tren për në Aushvitz, ju morën dokumentat e identifikimit, ju pështynin në fytyrë, ju hidhnin në kufirin Shqiptar apo Maqedonas dhe ju linin të prisnit ditë e natë. Gjithashtu historitë dhimbshme gjatë luftës së ’99 në shtëpi nën terror të përditshëm, dhunë seksuale dhe kërcënime me jetë. Detaje pafund të poshtërimit. Sa turp për ata serb fashist që e kanë bërë sërish!

Në konference unë perceptohesha si ‘trupi serb’, dhe këtë e mora me përgjegjësi specifike. Dëgjova teksa një motër në të njëjtën kohë që unë e njihja si ‘motrat nga Serbia’ dhe ‘motrat shqiptare nga Kosova’. Historitë që dëgjova më bëne te përlotesha, të ndjeja turp dhe mllef. Krime të bëra nën emrin tim, nga burra të lagjes time, nga burra në uniforme me të njëjtën flamur që ndodhet në pasaportën time, luajtën me paratë e mia. Vetëm pak vite nga gjenocidi në Srebrenice! Serish nuk kam fjalë për ta përshkruar.
Pas kësaj në Prishtinë u ktheva me dy çështje esenciale në trup dhe në mendje. Se pari nuk mund ti largohesha dot dhimbjes që ndjeva nga Lufta e Kosovës, dhe nuk mund të ndaloja se menduari se çfarë mund të bëja unë? A nuk është shprehja e ndjenjave të mia tepër e trishtë? Çfarë është përgjegjësia ime si një aktiviste e feminizmit nga Serbia? Si një grua e veshur me të zeze si të sillesha për krimet e turpshme të kryera njerëzve shqiptare? Çfarë lloj kërkesash falje për krimet të bëra në emrin tim mund të besoheshin? Këto pyetje qëndruan me mua dhe shumë aktivistë për vite në aktivitete të ndryshme që ne organizuam për një qasje feministe mbi drejtësinë transnacionale.

Tek po shkruaja një raport nga konferenca dhe u qetësova disa jave kuptova se kam dhimbje për një tjetër çështje. Papritur u ngrit: Si mund ti gënjeja policit fashist në kufi për të dashurin tim? Për të kaluar pengesat nuk ndoqa zemrën time lesbike apo vizionin tim politik. Sa herë duhet ta fshihja veten? Jeta lesbike në një shoqëri lezbofobike do të thotë të jetosh në një gënjeshtër konstante. Të mund të isha vetëm gjallë, lezbiket në rrethana patriarkale duhet të gënjejnë shumë herë në jetë. Të gjithë shnderohemi në gënjeshtare. Unë e dija këtë. Por këtë herë thashë dakord, e kam bërë, kjo mjafton. Pas këtij kufiri unë i premtova vetes se nuk do të përdorja mashtrimin më. Jo më kufinë fashist, jo më policë lufte, jo më pika kontrolli që do më shkaktonin këtë gjë. Unë do mundohem të anashkaloj vështirësitë në dëgjim. E di që ti do te më kuptosh. Jetojmë në këtë botë dhe si aktivistë përfundojmë të ngecur ne ndonjë vend sepse kemi frike, por mundohemi t’ia dalim me rrethanat dhe të mbijetojmë. Më pas mësojmë dhe themi OK mjaft! Dhe ecim përpara.
Unë të dua shumë mikesha ime, mundet vetëm të imagjinojë sa herë ti je ndarë mes trupit tënd ‘shqiptar’ dhe ‘trupit lezbik’ në jetën tënde. Ndonjëherë qajmë, vetëm ose pranë të dashurave tona sepse e dimë që duhet të arrijmë kompromis, edhe pse nuk duam. Për lezbiket në kohë luftë kjo është një dileme e vazhdueshme. Lesbiket në Palestinë na kanë treguar histori dramatike. Kjo është një çështje për lesbiket dhe pa luftë: si të sinkronizojnë familjen etnike nga një anë dhe të dashurat lezbike nga tjetra. Myslimane, Meksikane, Afrikane, Aziatike…nuk do të pushojë kurrë së treguari sa shumë ju admiroj për kapacitetin dhe butësinë me të cilën kujdesesh për familjen tënde dhe komunitetin lezbik në të njëjtën kohë. Me zor po pres të kërcej me ty. Dhe sa për kujtim duhet që ta dish që je e vlerësuar nga të gjitha lezbiket e rajonit: Nese Igballe është në festë ne do të kërcejmë deri në mëngjes! Shpresojë që dielli të të puth fytyrën sot e dashur Igballe...



Igballe Rogova – Panelist, Security and Justice
Executive Director, Kosovo Women’s Network, Kosovo
Igballe Rogova is an internationally renowned women’s rights advocate. In 1989, she was the co-founder of the first women’s organization in Kosovo – Motrat Qiriazi, which she later directed. The organization focused on education of the rural women and community development with gender focus.
In 2000, she co-founded the Kosovo Women’s Network and continues to serve as its Executive Director. The Kosovo Women’s Network is a multi-ethnic network of 87 women’s organizations which are undertaking joint advocacy and initiatives to support, protect, and promote women’s rights and interests throughout Kosovo. She has mentored thousands of women in Kosovo, as well as representatives of international organizations serving in Kosovo.
She was a recipient of the Women of the Year Award from the International Network of Women’s Organizations and the Lydia Sklevicky Prize for her innovative work with women’s groups awarded by Mamacash.
Since 2006, Igballe has been a motor behind the establishment and initiatives of the Women’s Peace Coalition (WPC), which joins KWN and Women in Black Network – Serbia in an independent citizens’ initiative founded on women’s solidarity that crosses divisions of ethnicity, religion and state borders. Igballe has also helped secure support for and is a member of the Regional Women’s Lobby for Peace, Security, and Justice in South East Europe (RWL), a group of women leaders from political parties and civil society representing seven countries in South East Europe.
WPC and RWL have been the only voices bringing women’s priorities and political preferences into regional peace-making processes, especially regarding the final political status of Kosovo. Igballe has met with leading decision-makers throughout Europe, including Security Council delegations, to advocate on behalf of these coalitions.
Igballe has challenged the approach of UN peace and development initiatives in her region, and is a strident critic of reconciliation and reconstruction strategies imposed by the international community.
http://kosovowomenssummit.org/featured-bios/
Lezbejkja  Z.IGBALLE RUGOVA është e njohur edhe për diskutimet e nxehta në demostrata kundër liderit kombëtar IBRAHIM RUGOVA.

Po punojmë në OKB që Kosova ta marrë prefiksin telefonik ++355


Ministri për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit në Qeverinë e Shqipërisë, Genc Pollo, në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, thotë se, pavarësisht faktit se Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së, po punohet që ajo ta marrë prefiksin telefonik të Shqipërisë ++355.
Pollo: Po punojmë në OKB që Kosova ta marrë prefiksin telefonik  ++355

RADIO KOSOVA: Zoti ministër, Shqipëria paraqiti rezultatet e censusit. A vlerësoni se rezultatet përbëjnë me vërtetësi numrin e saktë të popullatës apo objekteve të mbledhura si të dhëna?

GENC POLLO: Mendoj se po, mendoj se po. Sepse, gjithçka është bërë me metodologjinë e përparuar, është bërë në bashkëpunim të ngushtë dhe me mbështetjen e EUROSTAT-it, i cili ka praktikat më të mira botërore, ose ndër to do të thosha. Është verifikuar më pas, është vlerësuar nga profesionistët më të mirë ndërkombëtarë dhe mendoj që kemi censusin më të saktë që është bërë ndonjëherë në Shqipëri. Mendoj se në përfundim kemi një bazë të mirë për të njohur veten tonë nga pikëpamje ekonomike dhe shoqërore dhe kemi gjithashtu një bazë shumë të mirë për të ndërtuar politikat dhe buxhetet në nivel qendror dhe vendor në 10 vitet e ardhshëm.

RADIO KOSOVA: Zotëri, nga rezultatet e censusit Shqipëria doli me një popullatë në rënie. Ju keni thënë se faktorë kanë qenë lindshmëria e ulët sikurse dhe emigracioni. A mos do të thotë kjo që Shqipëria po shkon drejt plakjes?

GENC POLLO: Shqipëria nuk i ka më ato ritme të rritjeje të popullsisë, atë nivel të lindshmërisë dhe atë moshë mesatare që ka pasur përpara 20 vjetësh dhe kjo është fare normale. Këtë rrugë kanë ndjekur edhe vende të tjera, që sot futen në kategorinë e vendeve të pasura dhe të vendeve të zhvilluara. Dhe, ajo që duhet të bëjmë ne, është që të përshtatim sistemet tona sociale me këtë trend. Kjo është e rëndësishme. Por, që ky është trendi, kjo është tendenca dhe kjo është e qartë për të gjithë e po ashtu do të ishte, mendoj e vështirë të shmangej e nuk do të kishte se si.

RADIO KOSOVA: Nëse i referohemi pakënaqësive paraprake për censusin, duket se në rezultate kjo nuk ka qenë edhe aq shumë e shprehur. Këtu përjashtoj përgjigjet e prera të tipit ‘nuk kam interes të deklarohem’, kupto etninë apo besimin. A mendoni se grupimet që ishin kundër censusit, përfshi shoqatat humanitare apo ato të pakicave, ndikuan në këto rezultate dhe njëherit - a përbëjnë shifrat e dala nga ky census në të vërtetë, saktësinë e grupeve etnike në Shqipëri?

GENC POLLO: Ka pasur një thirrje të një organizate të pakicës greke për mospjesëmarrje (organizata ‘OMONIA’). Por, për fat të mirë, ndryshe nga 10 vite më parë, pjesëmarrja e komunitetit, e pakicës greke, e cila jeton në jug të Shqipërisë, ka qenë në nivelet 80-90 për qind. Kjo është shumë pozitive, sepse tregon besimin e këtij komunitetit dhe të pakicave të tjera te shteti shqiptar dhe tek organizimi i i censusit. Ndërkohë, për ata që rëndom konsiderohen sharlatanë faqezinj që bënë thirrje për refuzimin total të censusit, do të thosha që ne kemi një shifër më të ulët edhe se vendet e Bashkimit Evropian të njerëzve që refuzuan të bashkëpunonin me anketuesit dhe që është nën nivelin 0,7 për qind, çka në një farë mënyre korrespondon me nivelin që thirrjet ekstremiste, apo me nivelin e përkrahjes që gjejnë në Shqipëri dhe në shoqërinë shqiptare thirrjet ekstremiste.

RADIO KOSOVA: Pra, duhet të themi se jemi të kënaqur me nivelin thuajse 99 për qind të popullatës shqiptare në Shqipëri?

GENC POLLO: Të kënaqur apo jo, mund të them se ‘po, të kënaqur’! Por, kjo është pak e rëndësishme. Fakti është që 99 për qind e të pyeturve, pra e banorëve të Shqipërisë, kanë deklaruar se kanë gjuhë amtare shqipen. Dhe, të gjithë e dimë që shqipja është elementi bazë i të ndjerit dhe i të qenit shqiptar. Të tjerat janë më relative. Ka një përqindje prej 14, pra 14 për qind që nuk i janë përgjigjur përkatësisë etnike, të tjerët janë shqiptarë. Por, këta 14 për qind janë të gjithë me gjuhën amtare shqipe, çka nxjerr një konkluzion shumë të qartë dhe që konfirmon atë që thamë. ‘Nuk do të kemi surpriza’, kam përsëritur unë në vitin 2010 dhe në vitin 2011 dhe surpriza nuk patëm. Edhe në censuset e para të përpara 20 vjetëve popullsia etnike shqiptare rezultonte diku te 98 për qind dhe tani e kemi 99 për qind. Ndoshta kjo edhe për shkak të emigracionit, që ka prekur kryesisht pakicat. Por, nuk është ndonjë ndryshim i madh në tërësi. Pra, kemi një kontinuitet të përbërjes etnike shqiptare.

RADIO KOSOVA: Posta Shqiptare ka filluar një projekt për linjën e internetit me Kosovën. Çfarë përfitimesh sjell dhe a ka probleme, a mund të ndeshen probleme me shtrirjen apo me kapacitetin transmetues?

GENC POLLO: Ne kemi nevojë për kapacitet të konektivitetit ndërkombëtar. Kemi nevojë për lidhje me Kosovën dhe me të gjitha vendet, në mënyrë që internetit i hyn, pra kapaciteti, apo ajo, që quhet ‘IT connectivity’, të jetë në vëllimin e duhur, sepse kërkesa e tregut shqiptar, kërkesa e përdoruesve shqiptarë është në rritje, madje është në rritje të shpejtë. Dhe, çdo iniciativë e tillë shërben.

RADIO KOSOVA: Si po ecën çështja e prefiksit të Shqipërisë që kërkon ta ketë edhe Kosova me rezolutën e 6 shtatorit të këtij viti të Kuvendit të Kosovës?

GENC POLLO: Kam biseduar me homologun tim, zotin Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, dhe jemi në prag të nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi në përgjithësi për fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit me Kosovën. Dhe, në kuadër të këtij memorandumi do të ngremë edhe një grup pune për të gjetur zgjidhje, që të tentojmë të gjejmë zgjidhje për prefiksin e Kosovës, përfshi edhe mundësinë që Kosovës t’i alokohet prefiksi i Shqipërisë.

RADIO KOSOVA: Pra, ky shans ekziston? Dhe, nëse deri tani nuk është bërë, çfarë e ka penguar tjetër, përveçse, po themi, aspektit politik?

GENC POLLO: Grupi i punës që parashikojmë të ngremë në të ardhmen, do të shikojë mundësitë teknike dhe juridike, ligjin ndërkombëtar dhe do të propozojë demarshet e caktuara që kjo të arrihet. Do të doja t’u kujtoja që prefikset alokohen nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve”.

RADIO KOSOVA: Po. Dhe, ju keni kontaktuar zoti Pollo me Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve?

GENC POLLO: Unë kam folur personalisht me Sekretarin e Përgjithshëm të ITU-së, apo të Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, për pranimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në këtë bashkim, çka do të zgjidhte automatikisht çështjen e prefiksit si dhe shumë çështje të tjera. Por, ata janë strikt, se pa u bërë një shtet anëtar i OKB-së, nuk mund të bëhet anëtar i këtij bashkimi. Kjo është përgjigja që më kanë dhënë sa herë që e kam ngritur këtë çështje. Ndërkohë, që për rastin konkret të prefiksit, meqë ka rregullore, ka statute të veçantë dhe ka edhe raste që mund të shërbejnë si precedentë, grupi i teknikëve Shqipëri-Kosovë, do t’i shqyrtojë ato dhe do të vijë me një material dhe me rekomandime për qeveritë e të dy vendeve.

RADIO KOSOVA: Pra, e thënë shkurt, pavarësisht pranimit ose jo të Kosovës për një periudhë kohe në Kombet e Bashkuara, kjo është e mundshme? Kështu?

GENC POLLO: Në rast se Kosova... Po kjo kërkon shumë mund dhe punë, dhe kërkon që të mos ketë veto, nga dy shtete që e dimë cilët janë, anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Por, në qoftë se Kosova anëtarësohet në OKB, atëherë nuk ka më problem as me ITU-në dhe as me organizatat e tjera. Dhe, kjo dihet.

RADIO KOSOVA: Mbi arsyetimin ekonomiko-financiar, përveçse interesit politik dhe kombëtar të kësaj çështjeje. Pra, bëj fjalë për prefiksin. A i shërben në tërësi mbajtja e prefiksit të Shqipërisë, Kosovës dhe anasjelltas?

GENC POLLO: Kjo është një çështje, që nëse akordohet ++355 si prefiks për Kosovën, do të kërkojë një rishikim të planit të enumeracionit. Duhet të shikohen, duhet të shqyrtohen mundësitë apo efektet që do të japë për çështjet e tarifimit, në të ardhurat nga minutat telefonike... Pra, është një çështje relativisht komplekse, e cila sjell avantazhe ekonomike. Mund të sjellë edhe disavantazhe ekonomike dhe është objekt i i një studimi specialistësh të telekomunikacionit, ekonomisë dhe të financës për të dalë me një parashikim të plotë, sepse përgjigjen e jep realiteti më saktë.

Intervistoi: Denion Ndrenika

"Reuters" si foto-lajm, publikon foton e një gruaje shqiptare

Në përzgjedhjen e fotove më mbresëlënëse nga agjencia e lajmeve 'Reuters', është përzgjedhur si foto e ditës ndër të tjerat edhe fotoja e një gruaje të moshuar nga Kukësi. Kjo foto është përzgjedhur si një foto, që flet shumë, fakti se si një grua në atë moshë, mban mbi kurriz një ngarkesë me kashtë, në një terren të vështirë e me borë. Ajo ka një pamje të zymtë, me fytyrë të ngrysur e trup të kërrusur nga mbingarkesa, pamje kjo që nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së mediave të huaja.

description



Ajo tregon gjendjen mjerane në të cilën jeton një pjesë e popullsisë në zonat e thella malore në Shqipëri. Fotoja është realizuar nga Arben Celi dhe është përzgjedhur mes të tjerash nga 'Reuters', si foto e ditës së datës 13 dhjetor. Përveç fotos nga Shqipëria, radhiten edhe foto të tjera origjinale e domethënëse, siç është ajo e mbretëreshës së Anglisë, Elizabeth II brenda një banke duke vështruar lingnotat. Tjetër foto që ka bërë përshtypje është ajo e sherrit të ndodhur në parlamentin e Ukrainës ku deputetët janë përballur fizikisht me njëri -tjetrin

SORRAT SHKINA NË SARAJEVË...


Qindra mija sorra “okupuan” Sarajevën
Qytetarët e Sarajevës mbrëmë janë befasuar me pamjet që mund të shihen vetëm në filmin “Birds” të regjisorit të famshëm amerikan të filmave të frikshëm, Alfred Hitchcock, pasi me qindra mija sorra kanë “okupuar” lagjen Otok, njofton portali :
 http://www.klix.ba/vijesti/bih/hiljade-vrana-okupirale-sarajevsku-otoku/121219001#5


Hiljade vrana okupirale sarajevsku Otoku

Foto: Nedim Grabovica/Klix.ba
Kjo ngjarje ka ndodhur pas mesnatës, ndërsa sorrat kishin zënë kulmet e ndërtesave, rrugët, telat, por edhe binarët e tramvajit. E tërë kjo ndodhi shumë shpejt, shkruan portali boshnjak.

Foto: Nedim Grabovica/Klix.ba
Kalimtarët e rastit thanë se jo vetëm që ishin të shqetësuar tej mase, por që nuk ishte lahtë as të kalohej rruga nga numri tejet i madh i sorrave.

Foto: Nedim Grabovica/Klix.ba

Foto: Nedim Grabovica/Klix.ba


RAKIA, HISTORIA E ZBULIMIT E DESTILIMIT TË SAJ


RIZA LAHI


Arabët janë zbuluesit e mënyrës së destilimit të alkoolit; thonë se edhe sot, ata janë më të mirët e nxjerrjes së zjarrit që rrjedh.
E…e cila, pra, është dhurata më e madhe që I kanë dhënë botës vëndet islame? Besimi te Kur’ani - thonë myslimanët pa menduar gjatë, ndërsa disa do të shtonin edhe gjuhën e tij arabike.
Mirëpo, mbase, trashëgëmia më e përhapur nga civilizimi islam nuk janë pikrisht shkrimet e shënjta, por arti mëkatar i distilimit të alkoolit.
Trashëgimia e madhe e civilizimit islam e shpërndau artin e distilimit anembanë globit , madje, në vëndet islame, edhe sot e kësaj dite, përgatitet alkooli më I mirë në gjithë botën.
Megjithse gëzimet e pijeve të fermentuara janë shijuar që tek njerëzit e shpellave, alkooli natyral që përmbajnë verërat primitive dhe birrërat nuk duhet t’I kenë kaluar 16 %. Fare herët, Kina e herëshme dhe Egjipti, në të njëjtën kohë, zbuluan teknikën e distilimit e cila mundet, po të jetë aplikuar në birrën e atëherëshme, duhet ta ketë rritur fortësirën e saj. Më vonë, ka qënë Aristoteli që ka përshkruar rrugën se si përftohet ujët e freksët prej avujve të ujit të kripur të detit. Romakët distiluan tërpentinën nga vaji I pishës . Më vonë, ishin dy zonja nga Aleksandria, Maria çifute dhe Hypatia që, në shekujt e parë pas Krishtit, shpikën mënyrën e ndarjes së lëngjeve duke I nxehur ata. Për më tepër, në atë kohë, bota e lashtë nuk duhet ta ketë shfrytëzuar pikat e ndryshme të vlimit alkoolit dhe ujit , për të përftuar nga vera e hollë pje më të forta ( mendohet nga disa historianë që indianët , me anën e kësaj metode, përgatisnin birrë të fortë në atë kohë, rreth vitit 800 para Krishtit).
Kërkohet një spiegim mbi faktin se alkooli, kur distilohet nga pijet e fermentuara, përmban zakonisht gjurmë të metanolit të helmët. Meqenëse metanoli avullon në temperaturë më të ulët nga etanoli që pihet, yçkla është me hedhë tej pjesën e parë të çfardo distilimi. Mjerisht, kushedi se sa pijetarë kanë vdekur përpara se arabët të përzgjidhnin teknikën. Ka të ngjarë që , shkenca e flluskimit ngeli në vënd për disa vite prej perandorit romak Diokleciani, I cili dekretoi djegien e dorëshkrimeve alkimiste në vitin 229 pas krishtit, nga frika se, zbulimet prej tyre, do ta shvleftësonin monedhën e tij.
Djegia e librave nuk qe plotsisht e suksesëshme. Shkenca mesjetare arabe, I kushtoi vëmëndje punës që kishin arritur grekët, siç presupozon në vetvete fjala alkimist. ( Ishte përcaktimi arab “ Aladded”, në vënd të “Kimia” që ishte në Greqinë e lashtë, I cili I referohet shkencës magjike në tokën e zezë të Kemetit, që do të thoët Egjipt).
Me saktësi të plotë, kur dhe nga kush është perfeksionuar distilimi I alkoolit, ende nuk dihet.
Disa mendojnë se mbase murgjit egjiptianë e kanë njohur këtë metodë në shekullin 6. Disa e faturojnë tezën e tyre drejt armenëve. Ende nuk ka ndonjë evidencë konkluduese për ndonjë teori tjetër. Ajo çfar dihet është se, andej nga shekulli 9, autorë arabë, si Xhabir bin Hajan, një polimatematikan iraken i njohur veçanërisht për përpunimet në shkencën e “al – jabr” apo “algjebër”, kanë përshkruar “avujt flakërues” në grykërat e enëve me verë të nxehtë.
Bashkëkohësi i Xhabir bin Hajan, poeti legjendar dhe sarahoshi i përmëndur Abu Navas, që ka vdekur në vitin 815 pas Krishtit, ka qënë më pak i matur. Në një ode poetike, që bën fjalë për një natë qejfi në njërën prej tavernave të Bagdadit, ai thërret t’i sjellin pije akoma më të fortë, ai e ka mbaruar se seancën e të pirës së asaj pije që e kish :nxehur, “si një pishtar i mbërthyer mes brinjve”. Përshkrimi bën aluzion të hapur se ai ka pirë dicka që e ka turullosur, sëpaku verë.
Etimologjia e distilimit jep prova për origjinën e vet arabe. Fjala “alkool” vetë vjen nga fjala arabe “alkohl”, fjalë e përdorur nga alkimistët arabë për të përshkruar një substancë “Puro” ( kështu, fjala e njohur pije “puro”- “khamr”, e ka hmologen e saj për pijet e fermentuara. Në arabisht majasë i thonë “khamira”.)
Alkooli është përgatitur në distileri apo në lambik . Fjala “lambik” është një tjetër fjalë alkimistësh që vjen nga arabët, e përafruar me fjalën greke “ambiks”, një lloj ene me grykë të lakuar. Një i tillë mjet është përdorur për marifetin në fjalë – për përgatitjen e “akua vitas” apo “eau de vie”. Emri I birrës së përshkruar në skenat e festimeve me të pira në përrallat mesietare arabe “ Të njëmijë e një netëve” është “ ma al – hayat” apo “ujët e jetës”.
Është një surprizë e vështirë për t’u besuar, por rasti i parë i përdorimit të distilimit në Evropë, vjen nga Siçelia e shekullit 11. Vjen pikërisht nga periudha kur ishulli ka qënë nën hyqmin e Kalifit Fatimid të Kajros.


KJO DJERSA E ËMBËL E ARABISË

Ndërsa murgjit përkthenjës të shkencës arabe e përhapnin terminologjinë e nga veriu në jug, arti I përgatitjes së “verës djegse” u përhap nëpër Evropë si një dallgë trallisëse me brandi, uiski, shnapsi dhe vodkë. Në të njëjtën kohë, karvanet arabe transportonin një tjetër lëng të shtrydhur e përvëlues drejt lindjes. Ishte “arak”u , apo si i thonin arabët tekstualisht – “araq” fjalës që shpreh djersën apo djersitjen. Kjo fjalë nuk i referohet efektit ngjitës të pirjes me fund të gotave përplot. Është saktësisht përmbajtja e procesit të distilimit.Kur një sasi vere apo brumi i fermentuar nxehet në një “alembic”, “araq” i i saj ka ende një rrugë të gjatë çurkërimesh përpara sesa të pikojë përjashta në formën e alkoolit që “ngrihet përpjetë”.
Në Mongoli, “araku “ presupozon një lloj pije të fortë që distilohet prej qumështit të fermentuar të pelave. Njihet përgatitja e tij që nga shekulli 14, siç edhe përshruhet në një traktat kinez ardhja e në Mbretërinë e Mesit e këtij ekstrati të ri të zjarrtë. Për Goanët, Sri Lankasit dhe Balinesët, e njëjta fjalë ka kuptimin e ujit të zjarrtë të përgatitur nga lëngësira e farëve të kokosit në lulëzim. Tamilët e nxjerrin atë nga kallamsheqeri. Indonezianët nga vera prej orizi, kurse iranianët e etur – nga gjithçka që avullon nëpër pëllëmbët e tyre duke u kënaqur me kondensantin.
Pija kombëtare e në Turqi, Shqipëri dhe Bullgari është e njohur me emrin raki. Sudanezët e quajnë në versionin e tyre “aragi” dhe, pavarësisht nga fakti që qeveria, mbi bazën e fesë, e ka ndaluar atë me dekret, ndër shtëpija “aragi” vazhdon të pikojë qënga vera e e vjetër apo brumi I sorghumit. Sauditët, fshehurazi, bëjnë edhe një pije tjetër që të vdes , me emra të ndryshëm, por, kjo pije pa leje që përgatitet konaqeve është më e sigurtë sesa metanoli I hidhur I sapotundur, nga I cili vdiqën para do kohsh njëmbëdhjetë festonjës të dëshpëruar në qytetitn e shenjtë.


“ARAKU”? JO MË FOBI

Për arabë të ditëve të sotme,me “arak” kuptohet të rrëkëllyerit të anisës ( Anisa është fara e anisës; ka formë vezake ,të valëzuar dhe aromatike nga e cila përgatitet edhe një ilaç për kardiakët, që quhet anisetta. Përdoret edhe në formë erëze gjatë gatimit.Vetë anisa hyn në familjen e karrotës – shën.imi, RL), një pije me bazë verën e cila përgatitet në gjithë lindjen arabe, qënga Bagdadi e deri në Bejrut. Tanimë ka prova shumë që flasin se, nën influencën e arabëve, të shijuarit e pijes së anisës është shtrirë nëpër vëndet mesdhetare e më tej.
Rakia, që turqit e quajnë “qumësht luani” është shumë e afërt me origjinalin arab. Uzoja greke dhe kushurirat e saja më e forta “tsikoudia” dhe “tsipouro” , nuk janë gjë tjetër veçse arak aniseje, nganjëherë e përpunuar edhe me rrëshirë apo barëra të tjera.
“Sambuca” italiane është një version më i ëmbël që pihet pak e në formën e qerasjes, por pija më e preferuar lokale në zonën e Marsejës është mirfillazi arak , dhe pihet shpesh, si në origjinal, e holluar me ujë. Spanjollët kanë eksportuar në Amerikën latine shijen e tyre për kësi pijesh, “ojen” dhe “anisado” , të cilat njihen atje si “Columbia ‘s robust aguardiente anisado “.
Franca, patjetër që ka pasionet e saja për “pastis” in . Ajo gëlltit nga shurupi viskoz shifrën hutuese prej 75 milion litro në vit.
Kuptohet që ka mjaft ndryshim mes arakut të Levantinës dhe “pastis’ it. Mirëpo, specialistët shikojnë paksa ngjashmëri mes tyre, përvec faktit se janë, që të dyja , pije të forta, kanë shijen e anisës dhe zbardhin në mënyrë misterioze sapo I shton ujë. ( Të zbardhurit shkaktohet nga përzierja e vajrave të anisës me alkoolin). Pastisi është I sheqertë dhe armoatik sipas barërave të ndryshme , përzier me esencë aniseje që importohet nga Indonezia. Me bazë alkoolike, kjo pije shitet lirë , si një gjë e distiluar tipikisht nga panxharsheqeri. Kjo konsumohet , me shumicë, si një aperativ pasdrekesh.
Nga ana tjetër, araku i vërtetë apo rakia, në kontrast të plotë me ‘të, ka vetëm dy përbërës - rrushin dhe farët e anisës mesdhetare. Ai nuk pihet as para e as pas buke, por duke ngrëne. Të holluarit e një porcioni arak me dy të tilla ujë, është ca më turullosëse sesa e njëjta sasi vere e fortë. Meqënëse araku ta qëron gurrmazin më me efikasitet nga vera, ajo shoqërohet me një komponent perfekt që në Lindjen e Mesme e që quhet “meze”. “Meze” ja serviret në pjata të vogla dhe njëra pranë tjetrës, që përmbajnë gjëra me shije kontraste, si ullinj të hidhët, almonde të frekëta ( “almondet” janë bimë të familjes së trëndafilit. I hahen farët. Gjethet e lulet e almondës ngjasojnë me ato të pjeshkës- shën. imi, RL).), qepë a hudhra të sapo shkulura, djathë të dhirtë, mish qingji të prerë hollë dhe pulastrena të pjekur ngadalë të servirura me shurup shege.
. Mirëpo, nga të gjithë, duhet veçuar rakia libaneze. Është më e miria, por ajo nuk është pija tradicionale libaneze. Për shumë, ai është një pasion; duhet nënvizuar se shumica e tij që konsumohet në vënd, prodhohet jo në fabrikë, por nëpër shtëpija. Tipke, ta zëmë, është fshati Maronikë, në malet e rajonit të Kesrouanit, ku së paku dhjetë familje distilojnë rregullisht rakinë e tyre.
Eliaz Fadili pjekë 1000 shishe në vit raki vetëm si eksluzivitet të resatorantit të faniljes së tij, që është I vendosur në një pull pishash përmbi qytetin Bikfaya. Ka shumë shpenzime, në kohë dhe në para, por rezultati, sic e tregojnë sytë e tij të shëndritshëm, është për bereqavers. Përcdo shtator, zoti Fadil blenë dhjetë ton rrush të pjekur mirë ; rrush safi libanez, që, sic thotë ai, është varieteti stërgjyshor I “chardonnay “. Pasi e shtyp lehtë , zoti Fadil e lë rrushin tri javë të fermentohet në vozat që I mban në bodrumin e restorantit. Më pas, vera e freskët, kalon në enët prej bakri. Mjeti i punës, i blerë nga bakërpunuesit myslimanë në pazarin e Tripolit, duket pothuajse krejt si modelet analoge mesjetare.
Distilimin e parë, ai e heq; ka përberje toksike dhe koncentrat të lartë shpirtoje. Me ujë të freskët, ai redukton përsëri nivelin e alkoolit,rregullon proporcionet, hedh anisën që e merr nga Hinehu, që është një fshat në pjerrinën siriane të Malit Hermon, dhe njomë buzët me pije,përpara se të nis ta pjekë edhe një herë .


I JEP PESËDHJETETRE GRADË

Jo si prodhuesit e tjerë bashkëkohorë të pijeve, si, ta zëmë, uiski, zoti Fadil nuk ndalon gjatë pjekjes së dytë. Ai vazhdon procesin e tij të distilimit për të tretën, madje, për të katërten herë , duke mbledhur raki që, me ujin, përmban 53 gradë alkool, aq sa është edhe standarti I lejuar nga qeveria Libaneze.
Lëngu I qelibartë tani e ka radhën të mbyllet ndër vazo argjili, për së paku një vit. Vazot e mëdha, që ngjajnë me amforat romake, janë paksa poroze. Zoti Fadil tregon se gjatë atij distilimi të disaherëshëm, kur humbet edhe 15 përqind e rakisë gjatë avullimit, kostoja e një shisheje pije del dhjetë dollarë, pa vënë në llogari mundin e tij.
Kjo gjë spiegon se përse rakia më e mirë libaneze është aq e shtrenjtë, edhe më e shtrenjtë sa pijet e importit. Konkurrenca, ndryshimet e vrullëshme të jetës libaneze, kanë bërë që në Bejrut të mos gjëndet sa herë do rakia, pasi edhe ka rënë shitja e saj. E njëjta gjë edhe në Greqi, ku uiski shitet më shumë nga uzoja. Mirëpo, këta vitet e fundit, ka nisur të kthehet vëmëndja te pija tradicionale…
Në El Massaya, po ka mbroth të shpejtë një kantinë e ngritur nga dy vëllezër që janë kthyer nga milicia që gëlonte në luginën e Bekaas , pasi ndenjën jashtë Libanit , në përëndim, në kohën e luftës civile 1975 – 89. “ Kryetari I bashkisë I ka thënë babait tim se djali yt është stërvitur për tjetër gjë, e tani dashka të bëjë alkool këtu”, thotë Sami Ghosn. “Më duhet të ngas makinën me kallash”.
… Sot , qilaret në El Massaya gëlojnë nga qindra amfora argjili përplot me raki. Në dyqanet përgjatë gjithë zonës, shishet blu me arak janë më të kërkuarat. Zoti Ghosn thotë se, herët apo vonë, pjesa tjetër e botës ka për t’I duartrokitur.
Në vëndin tonë kanë qënë numuruar me gishtrinjtë e dorës mjeshtrit e destilimit të rakisë, më të mirët e të cilëve kanë qënë e janë edhe sot, në zonën malorë të Skraparit dhe në gjelbërinën përmetare. Ata e kanë sekretin e tyre në përzgjedhjen e rrushit, në fiksimin brilant të nisjes së destilimit dhe realizimin e tij pa u nxituar dhe jo me shumë zjarr.
Sikurse kanë nisur dhe nxitojnë të botojnë poezitë e veta të ndijimeve personale në masë, po ashtu, në masë, janë shtuar destiluesit e rakisë në Shqipërië. Edhe në zonën e Shkodrës, ku zakonisht rakia nxirrej 16 gradë, dhe atje nxjerrin raki 19 – 20 gradëshe , të cilën, rishtarët e rakisë nuk arrijnë të dallojnë diferencën e saj, me atë që bëjnë mjeshtrat skraparrlinj dhe përmetarë.
Para islamizimit të tij, qyteti jordanez 5000 vjeçar para Krishtit - Irbid (مدينة اربد ), apo si quhej në Greqinë antike , Arabella , ka qënë si vëndi që prodhonte verën dhe rakinë më të shijëshme në pellgun e Mesdheut . Me islamizimin e saj, banorët atje, artin e pjekjes së rakisë e avancuan në përgatitjen e vajit të ullirit.
Në Shqipërinë me popullatë 70 përqind myslimane – gjëndje apo origjinë - rakia konsumohet në masë, megjithpasojat e rënda që ka dhënë përdorimi I saj kohë pas kohe. Edhe mes nesh, zakonisht teprohet përdorimi i saj nga pjesa e pakulturuar e popullit apo edhe e disa pretendentëve për t’u bërë poetë, aktorë a këngëtarë duke mësuar më parë se mjeshtrinë e vargut , fjalës a këngës, atë të pirjes së rakisë.
Nisur nga pasojat shumë të dëmëshme me teprimin e saj – ka njerëz që kanë vdekur gjatë përdorimit të rakisë, kanë bërë krime, kanë fyer, llapur dhe denigruar, shoferë që kanë vrarë e akdsidentuar njerëz, etj – feja islame e ka ndaluar në mënyrë kategorike përdorimin e saj, duke e shpallur “pije haram”. Në “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, në tre rastet e justifikimit të divorcimit automatic të gruas, krahas tradhëtisë bashkëshortore – një; vrasjes së fosnjës së vet pas lindjes – dy, rasti I tretë është “kur “ajo” pin venë pa prezencën e të shoqit”
Gjithsesi, edhe myslimanët besimtarë I kanë hyrë kohë pas kohe këtij mëkati – përdorimit të pijes haram – duke u lutur që, mes mëkateve që duhet t’u falë perëndia, le t’ua falë edhe këtë, përdorimin e asaj ”që të nxehë , si një pishtar i mbërthyer mes brinjve”.


Pergatiti RIZA LAHI

“Shqipëria u shpall e pavarur nga Preveza në Mollë të Kuqe!”.


Nga Flori Bruqi



Kryeministri shqiptar prof.dr.Sali Berisha për anulimin e vizitës së ministrit grek u mjaftua të thoshte  vetëm se “miqtë shkëlqenin me mungesën e tyre”


Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov ka refuzuar ftesën e bërë nga homologu i tij shqiptar, Bujar Nishani për të marrë pjesë në festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë, duke anuluar vizitën e tij në Tiranë.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë presidencës maqedonase të cilët nuk japin detaje të shumta lidhur me këtë, por ajo që dihet është se incidentet e shënuara gjatë vizitës së fundit të kryeministrit Gruevski në vendin tonë janë shkaku i këtij vendimi.
Makina e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski u sulmua me vezë pak ditë më parë në Tiranë, gjatë vizitës së tij zyrtare në vendin tonë, ndërkohë që disa flamuj maqedonas u dogjën.




Ministri i Jashtëm grek, Dhimitris Avramopulos ka anuluar në momentin e fundit vizitën e tij të planifikuar për ditën e sotme sot në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë.
Shkak për këtë janë bërë deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha gjatë fjalimeve me rastin e përvjetorit të njëqindtë të pavarësisë së Shqipërisë lidhur me Shqipërinë etnike.
Ministria e Jashtme greke njofton se shkak i anulimit të kësaj vizite është bërë pikërisht një deklaratë e kryeministrit Berisha ditën e djeshme në Vlorë ku citohej Preveza.
“Deklarata si këto nuk kontribuojnë në krijimin e një klime të miqësisë, besimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, dhe në zhvillimin e nismave të përbashkëta në fusha me interes të përbashkët, si në sektorin politik, ekonomik dhe energjinë”, – thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.
Zyra e kryeministrit të Shqipërisë ka reaguar pas këtij vendimi me anë të zëdhënëses Mëhilli, e cila ka sqaruar deklaratën e bërë nga kryeministri dje në Vlorë ku u citua Preveza.
“Deklarata e kryeministrit i referohet kontekstit historik të 100 viteve më parë dhe nuk shpreh asnjë pretendim territorial ndaj fqinjëve tanë të Jugut, Veriut apo Lindjes”, – thuhet në sqarimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.
PDIU: Avramopulos mos të merret me shtrembërimin e historisë, por të zgjidhë çështjen çame
Anulimi i vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos në vendin tonë me rastin e festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë, ka sjellë reagimin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila i ka bërë thirrje qeverisë greke, t’i japë zgjidhje sa më shpejt çështjes çame, e cila sipas PDIU, është e vetmja që pengon marrëdhëniet shqiptaro-greke”.
“Kryediplomati grek nuk duhet të trembet nga ndjenjat e pastra të patriotizmit shqiptar dhe aq më pak nga çështjet e drejta të kombit tonë, si çështja çame, të cilat janë nëpërkëmbur padrejtësisht nga shteti grek”, thuhet në deklaratën për shtyp të kësaj partie.
Më tej PDIU deklaron se ministri i Jashtëm grek nuk duhet të merret me shtrembërimin e historisë, duke krijuar incidente false.
“Për aq sa qeveria greke tenton të mbulojë diellin me shosh, marrëdhëniet shqiptaro-greke nuk mund të gjejnë përmirësim. Shqipëria u shpall e pavarur nga Preveza në Mollë të Kuqe! Ministri i Jashtëm grek, në vend të tentojë të shtrembërojë historinë, duke krijuar incidente false, duhet të kontribuojë që të gjendet rruga e përbashkët e zgjidhjes së çështjes çame”, – përfundon deklarata e PDIU-së.



Media greke njëzëri ka shkruar dhe komentuar  për anulimin e vizitës së ministrit të Jashtëm në Tiranë, duke e lidhur me rritjen e nacionalizmit nga ana e qeverisë shqiptare. Mediat e Athinës kanë komentuar përplasjen si rezultat i deklaratës së Berishës për territorin e Shqipërisë që shkonte deri në Prevezë, si të rrezikshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. E përditshmja greke, “Ta Nea” shkuan në faqen e parë “Tension i befasishëm me Tiranën”. Në faqen e parë “Kathimerini” ka titull “Referime irredentiste të Berishës”.


Gazeta proqeveritare “Eleftheros Tipos” e konsideron si “sfidë të pabesueshme” deklaratën e Berishës, sipas të cilit “Shqipëria e Madhe arrin deri në Prevezë”. Gazeta “Demokracia” shkruan se: “Lindi një temë e madhe me Shqipërinë”, ndërsa “Ellada”, me titullin “Berisha kërkon edhe Prevezën në Shqipërinë e Madhe”, komenton se “shpërthimi i nacionalizmit në Ballkan lind rreziqe për të gjithë fqinjët”.




Reagime ka pasur edhe nga partia e tretë e koalicionit qeveritar, e Majta Demokratike, sipas të cilës, “deklaratat zjarrvënëse të Sali Berishës janë jashtë çdo logjike bashkëpunimi në Ballkan, shembin themelet e një bashkëjetese të popullit shqiptar dhe atij grek dhe i japin ushqim nacionalizmit të tejskajshëm.



 Ato janë të rrezikshme dhe të dënueshme”. Po kështu, analistë, politikanë dhe qytetarë grekë i kanë konsideruar këto deklarata të bëra në kuadër të zgjedhjeve parlamentare. Në datë 27 nëntor në Vlorë, Kryeministri Berisha bëri një përshëndetje për qytetarët e këtij qyteti, për ta kthyer më pas në pergamenë dhe për ta vendosur në muze.




 “Do të lexoj këtu, para jush, këto pak fjalë që shkrova në këtë pergamenë: Vlorës, qytetarëve të saj, Ismail Qemal Vlorës e burrave të tjerë të kombit, që shpallën në këtë qytet të përjetshëm, në 28 Nëntor të vitit 1912, Pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e Shqipërisë etnike, Shqipërisë së të gjitha trojeve shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë.


 Nder përjetë babait të pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemal Vlorës, burrave që firmosën aktin e pavarësisë, qytetarëve të Vlorës e të mbarë Shqipërisë! Gëzuar 100-vjetorin!”. Kjo deklaratë solli dhe anulimin e menjëhershëm të vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, në Tiranë.



Në sqarimin e saj për këtë anulim, Ministria e Jashtme greke thekson se ai ka ardhur për shkak të kësaj deklarate të papërshtatshme të Kryeministrit Berisha, e cila ka prekur interesat e Greqisë. Menjëherë pas këtij anulimi, zëdhënësja e Kryeministrisë, Erla Mëhilli, sqaroi se “deklarata e Kryeministrit i referohet kontekstit historik të 100 viteve më parë dhe nuk shpreh asnjë pretendim territorial ndaj fqinjëve tanë të Jugut, Veriut apo Lindjes”.



Nuk dihet se cila do të jetë pasoja e vërtetë e kësaj deklarate në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke shtuar këtu faktin se një deklaratë e tillë kanë bërë që dhe Presidenti i Maqedonisë ta anulojë vizitën e tij për 28 nëntor në Shqipëri.



Bujar Nishani

“Kurrë nuk kanë pasur tentativë për të goditur fqinjët. Nuk ka asnjë lloj pretendimi territorial nga Shqipëria dhe shqiptarët për vendet fqinje, por natyrisht në raste të referimit të historisë dhe në momente të tilla kur kujtohet historia, dhe më shumë se kurrë në ditët e Pavarësisë dhe të 100-vjetorit mund t’u referohemi ngjarjeve historike dhe unë besoj që nuk përbën asnjë cenim të interesave territoriale apo kombëtare të kurrkujt tjetër”




Incidentet janë të papranueshme dhe të papërgjegjshme, ndërsa incidentet e fundit duhet të sanksionohen. Ky ka qenë vlerësimi i presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani pas takimit me homologun maqedonas, Gjorgje Ivanov gjatë mini–samitit të presidentëve që po mbahet në Budva të Malit të Zi.
“Politika e jashtme e Republikës së Shqipërisë është e orientuar në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe intensifikimit të bashkëpunimit rajonal. Shqipëria nuk ka probleme të hapura me asnjë nga vendet e rajonit. Interesave kombëtare të Shqipërisë i shërbehet mirë në një mjedis rajonal paqësor, të stabilizuar, demokratik, ekonomikisht të zhvilluar. Ne inkurajojmë dialogun dhe përpjekjet institucionale si të vetmet mekanizma për trajtimin dhe zgjidhjen e diferencave të brendshme dhe ndërmjet fqinjëve”, ka deklaruar presidenti Nishani gjatë takimit.
Ndërsa presidenti Ivanov theksoi se prioritet për Maqedoninë janë marrëdhëniet me fqinjët dhe zhvillimi i bashkëpunimit. “Marrëdhëniet ndërfqinjësore janë rrugë dykahëshe. Patjetër ato duhet të shkojnë në dy kahje, dhe jo vetëm në një kahje”, ka qenë përgjigja e presidentit Ivanov, i cili i është shmangur përgjigjes lidhur me anulimin e vizitës në Shkup me rastin e festës së 100 vjetorit të pavarësisë.




Ivanov - Presidenti i Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, refuzoi ftesën e homologut të tij Bujar Nishani për të ardhur në Shqipëri me rastin e 100-vjetorit

Marrëdhëniet - Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë kishin hyrë në një fazë të re bashkëpunimi dhe nuk dihet sesi do të vijojnë të jenë pas kësaj përplasjeje
Sebepi - Deklaratat e Berishës për territorin janë ato që kanë “nxehur” më shumë fqinjët tanë dhe për më tepër të artikuluara nga drejtues të qeverisë


Kryeministria: Deklarata ishte vetëm historike

“Shqipërisë së të gjitha trojeve shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë”


Deklarata që Kryeministri Berisha bëri dy ditë më parë në Vlorë për t’u shkruar në pergamenë dhe për t’u vendosur më pas në muzeun e këtij qyteti, krijoi dje një incident diplomatik mes Shqipërisë dhe Greqisë. Shkas u bë deklarata e Kryeministrit Berisha, e cila konsideroi si troje shqiptare ato nga Preveza deri në Preshevë. Pasoja e parë e këtij incidenti ishte anulimi i vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Dimitris Avramopoulos në Tiranë dje, ku ishte ftuar të merrte pjesë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme greke sqaron se vizita është anuluar, për shkak të deklaratës së papranueshme të bërë nga kreu i qeverisë shqiptare dhe se madje kjo çështje do të diskutohej edhe me Kryeministrin grek Antoni Samaras. Ky është rasti i dytë i incidenteve me fqinjët që krijohet me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. I pari ishte me anulimin e vizitës së Presidentit maqedonas, si rezultat i deklaratave që Kryeministri Berisha dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, bënë në Shkup pak ditë më parë. Kjo situatë është komentuar edhe nga mediat botërore. Agjencia italiane e lajmeve ANSA, deklaron se Tirana zyrtare riluan me kartën e Shqipërisë së Madhe dhe se kjo i shërben si një strategji Kryeministrit Berisha për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Incidenti

Çdo gjë ndodhi kur Kryeministri Berisha në datë 27 nga Vlora bëri një përshëndetje për qytetarët e këtij qyteti, për ta kthyer më pas në pergamenë dhe për ta vendosur në muze. “Do të lexoj këtu, para jush, këto pak fjalë që shkrova në këtë pergamenë:

Vlorës, qytetarëve të saj, Ismail Qemal Vlorës e burrave të tjerë të kombit, që shpallën në këtë qytet të përjetshëm, më 28 Nëntor të vitit 1912, Pavarësinë e Shqipërisë, Pavarësinë e Shqipërisë etnike, Shqipërisë së të gjitha trojeve shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë. Nder përjetë babait të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemal Vlorës, burrave që firmosën Aktin e Pavarësisë, qytetarëve të Vlorës e të mbarë Shqipërisë! Gëzuar 100-vjetorin!”. Kjo deklaratë solli edhe anulimin e vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, në Tiranë dje. Në sqarimin e saj për këtë anulim, Ministria e Jashtme greke thekson se ai ka ardhur për shkak të kësaj deklarate të papërshtatshme të Kryeministrit Berisha, e cila ka prekur interesat e Greqisë. Menjëherë pas këtij anulimi, zëdhënësja e Kryeministrisë, Erla Mëhilli, sqaroi se “deklarata e Kryeministrit i referohet kontekstit historik të 100 viteve më parë dhe nuk shpreh asnjë pretendim territorial ndaj fqinjëve tanë të Jugut, Veriut apo Lindjes”. Nuk dihet ende se cila do të jetë pasoja e vërtetë e kësaj deklarate në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Jehona

Përsëritja e një incidenti të tillë me fqinjët ka nxitur agjencitë e huaja të lajmeve të bëjnë një analizë në lidhje me shkaqet. Agjencia ANSA i konsideron këto përplasje rezultat i një politike të re që po luhet nga Shqipëria dhe Kryeministri Berisha për arsye elektorale. “Në dritën e analizës së analistëve, kjo rishfaqje e nacionalizmit më shumë se sa me një projekt real, lidhet me çështje të brendshme, me zgjedhjet që pritet të jenë të ashpra dhe të ngushta. Kryeministri Berisha po shfrytëzon çdo shfaqje publike për të fituar pikë popullariteti përballë rivalit të opozitës, Edi Ramës, me të cilin nuk ka mundur të qëndrojë përkrah as me rastin e këtyre ceremonive zyrtare”, thekson agjencia.

Ftesa - Ministri i Jashtëm grek, Avramopoulos, është ftuar në Tiranë nëpërmjet telefonit nga homologu i tij Edmond Panariti

Delavekuras - Lajmi i anulimit është bërë prezent nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregoris Delavekuras

Samaras - Kjo përplasje pritet të bëhet çështje shtetërore, pasi do të diskutohet me Kryeministrin e Greqisë, Antonis Samaras



Reagimi

PDIU: Athina nuk ka pse të trembet nga patriotizmi

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet deklaroi dje se qeveria greke nuk ka pse të trembet nga patriotizmi shqiptar i përligjur nisur nga faktet historike. Në deklaratën e ardhur nga kjo parti, bëhet e qartë se pala greke duhet t’i japë sa më shpejt zgjidhje çështjes çame. “Ministri i Jashtëm grek nuk duhet të trembet nga ndjenjat e pastra të patriotizmit shqiptar dhe aq më pak nga çështjet e drejta të kombit tonë, si çështja çame, të cilat janë nëpërkëmbur padrejtësisht nga shteti grek. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje qeverisë greke t’i japë zgjidhje sa më shpejt çështjes çame, e cila është e vetmja çështje që pengon marrëdhëniet shqiptaro-greke. Për aq sa qeveria greke tenton të mbulojë diellin me shosh, marrëdhëniet shqiptaro-greke nuk mund të gjejnë përmirësim”, theksohet në këtë deklaratë, duke shtuar se “Shqipëria u shpall e pavarur nga Preveza në Mollë të Kuqe!”.



Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopoulos, ka shprehur shqetësimin e tij në takimin ministerial të NATO-s rreth rritjes së valës së nacionalizmit në Shqipëri dhe deklaratave të pamatura të qeverisë shqiptare. Në një deklaratë për shtyp të Ministrisë së Jashtme greke, thuhet se “rritja e nacionalizmit dhe populizmit në disa nga vendet tona fqinje është një burim i madh shqetësimi”. “Unë e bëra të qartë në çdo drejtim që një sjellje e tillë është e papranueshme”, tha Avramopoulos. Duke shprehur kundërveprimin e Greqisë ndaj këtyre deklaratave, Avramopoulos kërcënoi me respektimin e standardeve të Bashkimit Europian për vendet që synojnë Brukselin. “Vendet kandidate (siç është Shqipëria), nëse ne po flasim për NATO-n apo BE-në, duhet të respektojnë parimet dhe vlerat e Europës. Niveli i kërkesave nuk do të ulet dhe të gjitha kriteret dhe kushtet do të duhet të plotësohen”, përfundoi Avramopoulos. Berisha ka rritur retorikën nacionaliste, i frikësuar nga një valë e mundshme elektorale pro Aleancës Kuqezi në Shqipëri. Ai, përveçse ka folur për kufijtë e Shqipërisë osmane deri në Prevezë, ka bërë thirrje të dekretojë 10 milionë shqiptarë shtetas të Shqipërisë, duke vënë seriozisht në dyshim lëvizjen e lirë të shqiptarëve dhe raportet me Bashkimin Europian. Ndërkaq, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, theksoi dje nga Mali i Zi, ku mori pjesë në samitin e krerëve të shtetit të rajonit, se marrëdhëniet e shteteve të Ballkanit Perëndimor janë të shkëlqyera dhe shtoi se Shqipëria nuk ka çështje të hapura me asnjë vend të rajonit. “Të gjithë fqinjët tanë kanë prioritet të veçantë, ndërsa Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë interes në prishjen e integritetit të shteteve të tjera”, u shpreh Presidenti shqiptar.




Ministri i Jashtëm grek, Dimitri Avramopoulos është shprehur i shqetësuar për atë që ai e quan rritje të nacionalizmit në Ballkan. Gjatë fjalimit të tij në ministerialin e NATO-s në Bruksel, Avramopoulos ka nënvizuar se vendet kandidate për në BE ose NATO duhet të respektojnë parimet dhe vlerat e Europës.
“Zgjerimi i NATO-s ishte një ndër çështjet më të rëndësishme për Greqinë në këtë ministerial. Shtimi i nacionalizmit dhe populizmit në disa vende fqinje është burim i një shqetësimi të madh. E kam bërë të qartë këtë dhe më parë, është e papranueshme. Vendet kandidate, si ato për në NATO dhe për në BE, duhet të respektojnë parimet dhe vlerat e Europës.
Për këtë çështje nuk do të bëhet zbritje dhe të gjitha kriteret e parakushtet duhet të përmbushen, duke përfshirë respektimin e rregullave të fqinjësisë së mirë”,-ka deklaruar Avramopoulos. Kryediplomati grek disa herë është shprehur i shqetësuar pas atyre që u interpretuan si deklarata nacionaliste të kryeministrit Sali Berisha, gjatë festimeve të jubileut të 100-vjetorit të Pavarësisë. Deklarata e Berishës, për kufijtë e trojeve etnike në kontekstin historik, nuk u mirëprit nga shtetit helen dhe Avramopoulos anuloi vizitës zyrtare në Tiranë.

Athina zyrtare ka deklaruar prerë se për Greqinë nuk ekziston çështja çame. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregori Delavekuras, ka deklaruar se kushdo mendon se ka ndonjë problem mund t’i adresohet drejtësisë greke. Madje sipas tij, ministri Dimitris Avramoupolos ia ka bërë të qartë këtë çështje edhe autoriteteve shqiptare.
“Z. Avramopulos e bëri të qartë që nga fillimi i bisedimeve se në Greqi nuk ekzistojnë çështje të tilla; çështje e territoreve etnike dhe në qoftë se dikush e konsideron atë një problem mund të adresohet tek gjykata greke”, ka thënë Delavekuras.
Ky është reagimi i dytë i fortë nga Athina zyrtare pas deklaratës së ministrit të Jashtëm i Greqisë Dimitris Avramopoulos, i cili tha se qëndrimet e Berishës për Shqipërinë e madhe ishin të papranueshme. Ai tha për mediat helene se i kishte kërkuar kryeministrit Berisha, që të tërheqë deklaratat e bëra mbi ‘Shqipërinë Etnike’, duke thënë se deklarata u tërhoq, por me vonesë, pas festimeve të 28 nëntorit. Ndërkohë në ministerialin e NATO-s në Bruksel, Avramopoulos “kërcënoi” Shqipërinë me bllokimin në BE. Ai deklaroi se vendet kandidate për në BE ose NATO duhet të respektojnë parimet dhe vlerat e Europës.

Ministri i Jashtëm Edmond Panariti është takuar sot me homologun grek, Dimitris Avramopulos, gjatë takimit që po organizohet në Bruksel mes Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s.


Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme sqarohet se gjatë takimit, ministri Panariti i konfirmoi homologut grek vullnetin e qeverisë shqiptare për të çuar përpara marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve. Të dy ministrat, gjithashtu, u shprehën se retorikat nacionaliste nuk mund të mbajnë peng marrëdhëniet ndërmjet dy qeverive dhe popujve.
Ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos anuloi vizitën e tij në Tiranë më 28 nëntor me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Shkak për këtë, siç shpjegoi ai nëpërmjet një deklarate për shtyp, u bënë deklaratat nacionaliste të kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, i cili në fjalimin e mbajtur në Vlorë ka përmendur kufijtë e Shqipërisë etnike. Megjithëse kryeministria sqaroi se deklarata ishte bërë në kontekst historik, ministri i jashtëm grek nuk pranoi të vizitonte Tiranën zyrtare në jubileun e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
PDIU paraqet rezolutën për çështjen çame, të cilën do ta dorëzojë sot në mëngjes në Kuvendin e Shqipërisë. Në një dokument të plotë dhe të argumentuar juridikisht prej 13 pikash, rezoluta për çështjen çame kërkon që Greqia të njohë gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve çamë, të njohë të drejtat themelore të tyre dhe të restaurojë këto të drejta sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar mbi gjenocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi bazë të kombësisë, e parimet e tjera të ndërlidhura me to, si dhe frymën e Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve. Në këtë projektrezolutë, gjithashtu kërkohet që nëpërmjet njohjes së të drejtave të shtetasve shqiptarë – ish-shtetas grekë, të rivendosen të drejtat, që nga riatdhesimi dhe njohja e së drejtës së pronësisë dhe së drejtës së pakicës etnike. Një tjetër pikë shumë e rëndësishme e draftit të rezolutës është kërkesa për shfuqizimin e ligjit famëkeq të luftës që ende Greqia e njeh në marrëdhëniet me Shqipërinë, që mban në sekuestro konservative të gjithë pronat e shqiptarëve nga krahina e Çamërisë. Në projektrezolutë, kërkohet që qeveria shqiptare të ngrejë menjëherë komisionet dypalëshe me Greqinë për të zgjidhur këtë çështje, duke detyruar Ministrinë e Punëve të Jashtme që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Greqi, të cilët janë të padëbuar nga spastrimi etnik që ndodhi në fund të luftës. Projektrezoluta kërkon gjithashtu që të ngrihen në dy qendrat e rëndësishme të krahinës së Çamërisë, Paramithi dhe Filat, dy lapidarë që do të përkujtojnë gratë, pleqtë e fëmijët, viktima të pafajshme të krimeve të kryera nga njësitë paramilitare greke. Pika e fundit e projektrezolutës ka parashikuar edhe kundërshtimin e Athinës, duke bërë të ditur se do të ngrihet padi ndërkombëtare. Në pikën 13 të dokumentit theksohet shprehimisht: “I rezervon vetes të drejtën që, në rast reagimi refuzues të palës greke, për ta konsideruar problemin në dritën e akteve ndërkombëtare mbi diskriminimin, lëvizjen e lirë, të drejtat themelore të njeriut në përgjithësi, ta paraqesë çështjen në instancat ndërkombëtare adekuate”.
Kuvendi
Pas dorëzimit në sekretarinë e Kuvendit, duhet që legjislativi të nisë shqyrtimet, pra ta fusë në kalendarin e punimeve, të shqyrtohet nga komisionet dhe më pas të votohet në seancë plenare. Parimisht të gjitha partitë politike kanë shprehur përkrahjen për zgjidhjen e çështjes çame, por sesa e mbështesin konkretisht rezolutën, do të merret vesh në qëndrimet që do të mbahen javën e ardhshme.
Tubimi
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Klubi i Patriotëve të Rinj dhe shoqata “Çamëria” zhvilluan dje një protestë përpara bllokut të ambasadave, drejtuar Ambasadës Greke në Tiranë, në kuadër të 9 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Gjenocidit. Në këtë aktivitet, ku u brohoritën thirrje kombëtare dhe kërkesa për zgjidhjen e çështjes çame, u paralajmërua se sot, dy deputetët e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri do të dorëzojnë zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë, Rezolutën për Zgjidhjen e Çështjes Servet Mehmeti, ish-kryetar i shoqatës “Çamëria” dhe një aktivist i çështjes çame i cili prej fillimit të demokracisë, deklaroi në tubim, se “grekët thonë se nuk u bë gjenocid mbi ne, por se ne ikëm vetë. Konventa Ndërkombëtare për Gjenocidin e miratuar më 9 Dhjetor 1948 ka dhënë disa përkufizime se ç’është gjenocid. Unë sot dua t’ju pyes juve, sipas këtyre përkufizimeve. A nuk pati mbi ne çamët, vrasje masive të anëtarëve të komunitetit tonë? A nuk pati mbi ne imponim kushtesh jete, që kishin për qëllim asgjësimin tonë? A nuk kishte mbi ne, shpërngulje të sforcuar të fëmijëve, grave dhe të moshuarve?”. Ndërkaq, deputeti Dashamir Tahiri, tha se “ne nuk kërkojmë shtëpi në Athinë, ne kërkojmë shtëpitë e baballarëve tanë në Prevezë, aty ku i kanë pasur. Kjo është një çështje e drejtë. Askush nuk mund ta quajë ndryshe. Hebrenjtë u kthyen në trojet e tyre amtare pas dymijë vjetësh dhe ne do të kthehemi shumë shpejt. Qeveria e atëhershme kuinslinge greke i dëboi dhe i vrau shqiptarët e Çamërisë, duke shfarosur 20 për qind të popullsisë. Por edhe qeveria e sotshme greke nuk po kërkon ndjesë, ndonëse e cilëson veten si demokratike”.


Dashamir Tahiri -  “Ne nuk kërkojmë shtëpi në Athinë, ne kërkojmë shtëpitë e baballarëve tanë në Prevezë, aty ku i kanë pasur. Kjo është një çështje e drejtë”
Servet Mehmeti - “A nuk pati mbi ne çamët, vrasje masive të anëtarëve të komunitetit tonë? A nuk pati mbi ne imponim kushtesh jete, që kishin për qëllim asgjësimin tonë”
Dy deputetët - Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri do të depozitojnë rezolutën sot, në Parlamentin shqiptar, për t’u diskutuar nga Komisioni i Jashtëm
2004 - Në vitin 2004, Kuvendi i Shqipërisë e rrëzoi një rezolutë të tillë. Në atë kohë, në krye të qeverisë ishte Kryeministri socialist Fatos Nano
Ligji i luftës - Në rezolutën e dy deputetëve të PDIU-së kërkohet që Greqia të abrogojë ligjin e luftës, i shpallur me dekret mbretëror në vitin 1940
Pronat - Rezoluta përfshin rikthimin e pronave, njohjen e së drejtës së riatdhesimit, njohjen e së drejtës së rimarrjes së shtetësisë, dhe të të drejtave të tjera të pakicave kombëtare
Konventa - Në Kuvendin e Shqipërisë po shqyrtohet drafti për aderimin e Shqipërisë në Konventën “Për konfliktet e ligjeve në lidhje me formën e disponimeve testamentare”


Dy deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri kanë dorëzuar sot në Kuvend rezolutën për zgjidhjen e çështjes çame, ashtu siç kishin paralajmëruar një ditë më parë. Në një prononcim për mediat, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka deklaruar se kjo rezolutë është një amanet dhe një testament i gjallë  i të gjithë atyre që u masakruan dhe nuk arritën të kthehen në tokat e tyre.
“Kjo është një rezolutë paqeje dhe jo një rezolutë lufte pasi ne nuk duam t`i shpallin luftë Greqisë por kërkojmë të hiqet ligji i luftës, një ligj absurd që afekton jo vetëm pronat e Çamërisë, por edhe të gjithë shqiptarëve”,- tha Idrizi.

Shpëtim Idrizi 


Kreu i PDIU-së ka theksuar se çështja çame, nuk është për axhendë politike, prandaj nuk i është drejtuar partive politike, por ndërgjegjes kombëtare të 140 deputetëve.  “Kjo nuk është rezolutë e PDIU, kjo është rezolutë e dy shqiptarëve çam që janë në parlamentin shqiptar dhe që i adresohet të gjithë deputetëve, i adresohet për mbështetje të gjithë popullit shqiptar. Çështja çame nuk është një çështje që duhet të futet në agjendat politike, kjo është arsyeja që ne nuk do i drejtohemi partive, por ndërgjegjes kombëtare të 140 deputetëve. Besojmë se Parlamenti i sotëm nuk është parlamenti i vitit 2004 që deputetët braktisën sallën e parlamentit të diktuar nga Athina zyrtare dhe anëtarët e Çamërisë u rrahën në dyert e parlamentit”,- shtoi Idrizi.
Në rezolutën e përbërë nga 13 pika kërkohet që Greqia të njohë gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve çamë, të njohë të drejtat themelore të tyre dhe të restaurojë këto të drejta sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar mbi gjenocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi bazë të kombësisë, e parimet e tjera të ndërlidhura me to, si dhe frymën e Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve.

Pavarësisht se deputetët e Parlamentit shqiptar janë shprehur pro zgjidhjes së çështjes çame, hezitimi për miratimin e rezolutës së paraqitur nga PDIU-ja në Kuvend është i dukshëm. Kjo, për shkak të presionit të madh që po bën pala greke në rast të miratimit të kësaj rezolute, presion i cili mund të përkthehet në përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, apo edhe me një presion me veton kundër integrimit në Bashkimin Europian. Pavarësisht se partia më e madhe e mazhorancës, Partia Demokratike, duhet të ishte në radhën e parë të mbështetjes së kësaj nisme, ende nuk ka një qëndrim zyrtar të shprehur nga kjo parti për mbështetjen apo jo të rezolutës. Nga ana tjetër, pavarësisht se disa deputetë të Partisë Socialiste kanë shprehur mbështetjen e tyre individuale ndaj kësaj nisme, ende nuk ka një qëndrim zyrtar pro apo kundër për votimin që pritet në Kuvend të kësaj rezolute. Partia e vetme, e cila është shprehur qartë se do ta miratojë rezolutën në Parlament, është Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës, e cila ka lidhur gjithashtu një marrëveshje të ngushtë bashkëpunimi me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit. Një tjetër çështje e lënë pezull aktualisht është dhe koha në të cilën kjo rezolutë do të miratohet. Aktualisht deri në fund të vitit miratimi i saj në Kuvend nuk është përfshirë në kalendarin e punimeve. Por një vullnet i përbashkët i forcave politike mund të bënte që me nismën e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, kjo nismë të miratohej brenda këtij viti. Por fakti që miratimi i saj konsiderohet si delikat, pritet që janari të jetë muaji kur Kuvendi do të kalojë “provën e zjarrit”.
PD
Partia më e madhe qeverisëse në vend ende nuk ka një vendim për sa i përket votimit apo jo të rezolutës për çështjen çame. I pyetur nga “Shqip”, nënkryetari i grupit demokrat, Edi Paloka, theksoi se ky grup ende nuk kishte marrë një vendim në lidhje me këtë çështje. Nesër, sipas burimeve, kjo çështje pritet të diskutohet në grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe aty pritet të kuptohet edhe qëndrimi i grupit më të madh të deputetëve në Parlament. Ende nuk dihet sesi do të jetë ky qëndrim, pasi kryetari i kësaj partie, njëkohësisht Kryeministri Berisha, duket se e ndien më shumë nga gjithë të tjerët presionin e palës greke për këtë hap që pritet të hedhë Parlamenti i Shqipërisë.
PS
Deputetë të Partisë Socialiste janë shprehur pro miratimit të një rezolute të tillë, por ashtu si në rastin e PD-së, do të jetë vendimi i grupit parlamentar ai që do të përcaktojë qëndrimin përfundimtar të partisë më të madhe në opozitë. Diskutimi i kësaj çështjeje është shmangur javët e fundit nga ana e lidershipit të PS-së dhe ende nuk mund të parashikohet me saktësi se cili do të jetë qëndrimi i socialistëve.
LSI
Lëvizja Socialiste për Integrim është treguar më e qartë në qëndrimin e saj ndaj rezolutës për çështjen çame. Drejtues të kësaj lëvizje kanë siguruar mbështetjen me votë ndaj një nisme të tillë, duke siguruar kështu minimalisht katër vota mbështetëse ndaj rezolutës, e cila aktualisht është e depozituar në Parlamentin e Shqipërisë. Ky qëndrim i LSI-së vjen dhe për shkak të faktit se mes kësaj partie dhe PDIU-së është nënshkruar një marrëveshje, e cila flet për një bashkëpunim të fortë parlamentar mes këtyre forcave dhe po kështu i jap rrugën një bashkëpunimit të tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Teksti
Në tekstin e rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame, kërkohet njohja e plotë e të gjitha të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë
Votat
Aktualisht, rezoluta e PDIU-së ka të sigurta gjashtë vota në Parlament, si rezultat i bashkëpunimit mes kësaj force me LSI-në
Pritshmëria
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka theksuar se ai pret që rezoluta çame të miratohet me 139 vota në Parlament dhe me votën e vetme kundër të Vangjel Dules
Nisma
 Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet inicion peticionin kombëtar për rezolutën

Idrizi: Ne, pjesë e qeverisë në vitin 2013 me çdo mazhorancë

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet pritet të jetë pjesë e çdo qeverie shqiptare, pa qenë besnike e asnjë force politike në vend, por vetëm e kauzës për zgjidhjen e çështjes çame. Kjo u bë e ditur dje nga ana e kryetarit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, ku u diskutua plani për projektrezolutën çame. Sipas Idrizit, kauza çame ishte qëllimi kryesor i kësaj partie, kështu që interesi për ta pasur atë afër qeverive shqiptare prevalonte mbi të gjitha të tjerat. Përpara përfaqësuesve të PDIU-së, Idrizi prezantoi strategjinë e zgjidhjes së çështjes çame, hapat e të cilës janë të përqendruara në vetvete në rezolutën për zgjidhjen e çështjes çame. Idrizi shprehu dje bindjen se rezoluta do të kalojë me vullnetin e të gjithë deputetëve, duke u ndalur te fakti se para së gjithash votat e deputetëve ishin vota individuale të qytetarëve shqiptarë. Ai theksoi se rezoluta është në përputhje me parimet ndërkombëtare dhe kërkon vetëm zbatimin e të drejtave dhe lirive kryesore të njeriut, duke respektuar raportet e fqinjësinë e mirë. “Sot jemi më të vendosur se kurrë ta çojmë amanetin tonë në vend. Sot, para gjithë kombit e botës, ky amanet ka marrë formën e rezolutës parlamentare. Aty janë porositë për t’u kthyer në tokën e të parëve, për të parë varret, për pronat. Ky tekst është sot publik në dritën e diellit, sot kemi detyrë ta mbrojmë. Ne bazohemi mbi konventat europiane të të drejtave të njeriut, bazohemi te vlerat që kanë ndërtuar botën demokratike. Ata që s’thonë asnjë fjalë të mira të paktën ta dëgjojnë rezolutën. Është akt bashkimi dhe jo ndarjeje. Është një platformë e studiuar mirë, është dokumenti më i rëndësishëm, që i vë kapak çështjes çame, kësaj plage të hapur të çështjes sonë kombëtare”, deklaroi Idrizi, duke shtuar se kjo rezolutë duhej të mbështetej pa hezitim nga çdo qytetar shqiptar. Presidenti i Nderit i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Tahir Muhedini, në fjalën e tij theksoi se të gjithë shqiptarët duhet të jenë të bashkuar rreth kësaj rezolute dhe mendimet kundër saj vijnë ndesh me çështjet e kombit tonë. “Dëgjohen zëra se përse rezoluta u propozua tani. Këta zëra janë pa kuptim. Sot janë ndërlidhur për herë të parë tri fakte, që të gjitha partitë kanë në program çështjen çame, që patriotizmi është në qendër të politikës dhe që komuniteti është më i bashkuar”, deklaroi Muhedini. Kryetari i shoqatës “Çamëria”, Ardian Tana, deklaroi se kjo rezolutë është në vazhdën e përpjekjeve 22-vjeçare të shqiptarëve të Çamërisë, nëpërmjet shoqatës së parë të regjistruar pas regjimit komunist, që ishte shoqata “Çamëria”.
Precedenti
Në vitin 2004, Parlamenti i Shqipërisë dështoi në miratimin e një rezolute për çështjen çame. Deputetët tetë vite më parë lanë sallën gjatë kohës së diskutimit të saj.
Kreu i PBDNJ
Dule: Historia nuk mund të ribëhet dhe parashkruhet
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, thekson se në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë nuk ka një kauzë çame. Në një intervistë për revistën “Java”, Dule kritikoi PDIU-në, duke theksuar se forcat politike që e propagandojnë këtë çështje, janë të orientuara drejt së shkuarës, që i hakërrehen të ardhmes dhe frymës së saj. I pyetur për kauzën çame, ai theksoi: “Për çfarë kauze e keni fjalën? Historia nuk ribëhet, nuk negociohet dhe nuk parashkruhet. Status quo-ja në Europën e sotme është produkt i vendimeve të forcave të mëdha fituese të Luftës II Botërore, ku fatet e secilit shtet, popull, apo individ u vendosën me kriter qëndrimin e mbajtur në ato momente…”, theksoi Dule.
Mediat greke
“Kathimerini”: Erërat nacionaliste po fryjnë fort shumë pranë nesh
Gazeta e njohur greke “Kathimerini”, në një opinion të shkruar pak ditë më parë, ka shprehur qëndrimin se nëse një rezolutë për këtë çështje do të kalonte në Parlamentin shqiptar, atëherë marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë do të rrezikoheshin. “Gjërat janë krejtësisht ndryshe tani. Erërat e nacionalizmit, që ka mbytur në gjak Ballkanin Perëndimor, po fryjnë në këtë vend. Aty po fitojnë terren partitë politike dhe organizatat që mbajnë lart flamurin kombëtar”, shkruan gazeta e njohur helene. Sipas saj, pala greke nuk do ta pranonte asnjëherë diskutimin e një çështjeje të tillë me palën shqiptare, pasi e konsideron atë të mbyllur dhe pa impakt te marrëdhëniet e sotme.



Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...