2012-12-26

Nga: Prof. Murat Gecaj-Një libër, me mendim e thirrje, për bashkim…


Një libër, me mendim e thirrje, për bashkim…
Nga e majta: H.Hako e M.Gecaj

(“Kosova, ëndrra ime”, nga prof.dr. Hulusi Hako)

Këto ditë, u zhvillua në kryrqytetin Tiranë, Festivali i 51-të i Këngës në Radiotelevizion. Por ai, fare mirë, mund të organizohej dhe të pritjej me shumë kënaqësi edhe në Prishtinë, Shkup, Ulqin e Preshevë. Këtë gjë e theksuan, me të drejtë, edhe dy paraqitesit e programit. Kjo, sepse, edhe pjesëmarrja në të ishte nga të gjitha trojet shqiptare. E rëndësishme është se aty u kënduan këngë të bukura, të cilat vijuan të jepnin mesazhe paqeje, mirëkuptimi e dashamirësie dhe bashkimi, në këtë 100-vjetor të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Pra, ai ishte pjesë përbërëse e misionit dhe detyrës sonë për bashkimin e fortë dhe të panadër shpirtëror të të gjithë shqiptarëve, kudo që ata ndodhen.
E nisa me këto radhë, kur kam në dorë një botim fare të ri, nga prof.dr. Hulusi Hakon. Ai e ka titullin, ”Kosova, ëndrra ime“ (Komb-shteti i shqiptarëve, vepër e atdhetarëve të përkushtuar e vizionarë). Nga faqja e parë e hyrjes, që e ka shkruar vetë autori dhe deri në të fundit, me numër 290, atë e përshkon një ide dhe një mesazh i palëkundur: Medimi e thirrja për bashkimin tonë kombëtar. Tashmë, në vitin e 100-të të krijimit të shtetit tonë të parë, shqiptarët lipeset të ndërgjegjësohen, se ka ardhur koha, kur ata të jenë me shumë se kurrë të bashkuar. Për këtë qëllim e për këtë ideal të shenjtë e të lartë, luftuan e u përpoqën, me të gjitha udhët e mjetet, rilindësit tanë zemërzjarrë, që nga epoka e lavdishme e Skënderbeut, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe rilindësit tanë tanë të shumtë. Për këtë detyrë madhore historike marshuan për në Vlorë, në atë fund-nëntori 1912, delegatët e popullit tonë, nga të gjitha trevat mbarëshqiptare, që nga Kosova, Shkupi, Mali i Zi e deri në Çamëri. Rreth plakut të urtë e të mençur Ismail Qemali, u mblodhën sa e sa trima e luftëtarë, të pushkës e të mendjes, ndër ta edhe Isë Boletini, Luigj Gurakuqi, Dom Nikollë Kaçorri, Sali Gjukë Dukagjini e të tjerët. Ata e shpallën, para gjithë botës, Shqipërinë e Kombin tonë të lirë dhe të pavarur, pas pesëqindë vjet robërie, nën Perandorinë Osmane. Por, fatet e tij u nëpërkembën nga shtetet grabitqare europiane, të cilat iu turrën furishëm, me armë e diplomaci dhe trupin e shëndoshë ia ndanë, përdhunisht, në disa pjesë.

Kopertina e parë e librit të prof.Hulusi Hako
I tronditur shpirtërisht, para kësaj të vërtete historike, por mjaft të hidhur për gjendjen e Kombit tonë, por dhe me deshirën, mendimin dhe shpresën për një zgjidhje të shpejtë, autori prof.H.Hako, që në faqet e para të librit të tij shkruan: “Siç ka ndodhur edhe me krijimin e shtet-kombeve të tjerë, kudo në botë, ashtu po e sjell koha edhe për ne shqiptarët rrjedhën e gjërave, në atë pikë, që ta realizojmë këtë ligjësi dhe aspiratë“. Ky mendim është zbërthyer, me fakte e argumente të pakundërshtueshëm, në të gjithë kapitujt e këtij botimi me mjaft interes. Ata janë shumë domethënës, si: ”Bashkimi bën fuqinë’’,”Vëllazërimi, integrimi, bashkimi, ja ç’na duhet, sa dielli, uji dhe ajri”, “Institucionalizimi i çështjes sonë kombëtare, ja ç’kërkohet në mënyrë imperative”,”Fitorja e re juridike e Kosovës, sanksionim i të drejtës së shqiptarëve, hap vendimtar i zgjidhjes së çështjes shqiptare në Ballkan”, ”Çamëri, më takon dhe mua të jetoj e mendoj për ty”, “Mirë integrimi europian, po ai shqiptar?”, “Pse ky sindrom antishqiptarizmi në Masqedoni?” etj. Pra, autori përmendë dhe trajton me dashuri e atdhetarizëm disa “pika të nxehta” të çështjes kombëtare shqiptare. Veçse, ai nuk paraqitet vetëm në rolin e shikuesit të thjeshtë ose renditësit të fakteve e dukurive, por jepedhe mendime për zgjidhje të shpejta e afatgjata të çështjes shqiptare në Ballkan, që është pjesë përbërëse e atyre europiane e më gjerë.
Pra, faqe pas faqeje, të ngjan se përmes tyre ai ka përmbledhur mendimet e shqetësimet e tërë bashkëkombësve tanë, kudo që ata jetojnë, në këtë fillimshekulli të ri. Natyrshëm, lindë pyetja: “Vallë, a kanë të drejtë shqiptarët e të gjitha trojeve etnike, për të qenë të bashkuar dhe në një shtet, siç janë edhe popujt e kombeve të tjerë?” Ndërsa fallsifikatorët e historisë ballkanike dhe asaj europiane, përpiqen t’ia mbushin mendjen vetes, se shqiptarët duan e kërkojnë “Shqipërinë e madhe”, se kështu ata “do ta rrezikojnë paqen e stabilitetin në Ballkan e më gjerë”!? etj. Po faktet “lakuriqe” ose “në dritë të diellit” janë krejt ndryshe. Pra, shqiptarët vetëm dëshirojnë, kërkojnë dhe u takon të jetojnë në paqe dhe miqësi me të gjithë fqinjët e tyre, në “Shqipërinë e vertetë” ose “Shqiparinë natyrale”. Ndërsa ata harrojnë ose nuk duan ta pranojnë, se shqiptarët, kurrë në historinë e tyre mijëravjeçare, nuk kanë qenë as nuk do të jenë agresivë, sulmues as pushtues. Përkundrazi, kurdoherë janë venë në mbrojtje të të tjerëve, kanë zhvilluar luftëra mbrojtese dhe gjithnjë janë përpjekur e kanë sakrifikuar për mbijetesë.
Jo me kot, autori prof.Hako, e ka venë në titull dhe e ka trajtuar gjerësisht edhe çështjen e Kosovës, të martirizimit të saj, nën regimin shumëvjeçar serb, luftën e përpjekjet e saj për liri, pavarësi e demokraci. Ka marrë shembull njërin nga bijtë e saj, atdhetarin e luftëtarin gjakovar, Myrteza Nagafci. Ashtu si mjaft kosovarë të tjerë, ai përjetoi vuajtjet dhe tmerrin e rregjimit të kaluar edhe pse erdhi në “shtetin-amë”, i cili vetë vuajti nga diktatura e egër afër 50-vjeçare. Megjithatë, ndodhi mrekullia, nga pak kush e parashikuar, me përpjekjet titamike të popullit të saj, që u mbështet fuqishëm nga NATO-ja dhe Bashkësia Ndërkombëtare. Pra, Kosova u çlirua njëherë e përgjithmonë nga rregjimi barbar shumëvjeçar i Serbisë, fitoi lirinë e pavarësinë dhe hyri në udhën e pandalshme të demokracisë e përparimit. Siç shkruan edhe autori, “Libri “Kosova, ëndrra ime”, vjen, kështu, edhe si një përgjigje e merakut dhe amanetit të madh, me të cilin u nda nga jeta, ky bir i Kosovës”.
Por edhe kur prof.Hulusi Hako trajton tema, në dukje, ta palidhura me zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, përsëri “çekanin” e rrahë në atë pikë. Kështu, lexojmë recensione për disa libra të kolegëve ose për veprimtari të zhvilluara, sidomos në kryeqytetin Tiranë dhe bindemi më së miri këtë gjë. Ja, shkrime të tillë janë edhe këta: “Krijohet lidhja mbarëkombëtare e shoqatave shqiptare”, “Një libër, që tregon shumë dhe apelon fuqishëm” (është fjala për botimin e të ndjerit, Dr. Ibrahim Gashi, “Shqiptarët, Slloenia dhe Ballkani i trazuar, sipas një diplomati”), “Rusia dhe Kosova”, “Kjo botë interesash, kur do të bëhet pikërisht një botë të drejtash dhe vlerash njerëzore?”. “Po Republika e Kosovës, pse nuk u përfshi në kampionatin ballkanik të Judo-s?” etj.
Një vlerë të veçantë përmban në këtë libër pjesa e fundit e tij, të cilit autori i ka venë titullin interesant e domethënës, “Nëpër shekullin tonë tëpërgjakur”. Janë plot 50 faqe, meditime të prof.dr. Hulusi Hakos, për udhën, nëpër të cilën kanë kaluar shqiptarët, gjatë 100 vjetëve të fundit. Sigurisht, kjo analizë e një intelektuali atdhetar është edhe një mësim ose “leksion” për brezin e ri. Synimi është që të gjithë bashkëkombësit tanë, në trojet e tyre amtare etnike, të bëhen të ndërgjegjshëm, se historia është treguar e pamëshirshme, pra si një “njerkë e keqe”, me popullin tonë. Këtë gjë autori e ka shprehur dhe analizuar me kujdes, në disa nëntituj të kësaj pjese. Duke shfrytëzuar aktualitetin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, ai ka shkruar me nderim e respekt për “jubileun e madh të krenarisë dhe reflektimeve të thella”. Përmbledhurazi, na kujton të gjithëve, se janë bërë sakrifica mbinjerëzore nga shqiptarët, në këtë shekull: “Gjak për liri e identitet, për gjuhën e diturinë, për një shkollë e universitet, për germën dhe llojin e alfabetit; edhe për institucionalizimin e kësaj demokracie moderne; gjak në Kosovën Lindore, Mitrovicë e Tetovë, Shkup e Kumanovë,; gjak shqiptari në Mal të Zi, edhe në Çamërinë shqiptare, nën Greqi!” Pastaj përmendë me dhimbje “flamën” e gjakmarrjes dhe të vrasjeve ordinere, prej krimit të organizuar e të paorganizuar. Ndërsa, jep alarmin dëshprues, që: “As një garanci nuk ka, se përgjakja nuk do të vazhdojë edhe më tej!”
Një vemendje i kushton autori çështjes së objektiviteteit, korrektësisë dhe respektit ndaj historisë sonë kombëtare, një detyrë kaq atdhetare kjo për brezin tonë. Afirmimin e të vërtetave lipset ta bëjë historiografia jonë, e pandikuar nga politika, se: “Pa vijimësi, s’ka histori; pa shkallë, s’ka ngjitje”. Duke u ndalur në rezultanten kryesore të udhëtimit shumëshekullor të shqiptarëve, prof. Hako e vë theksin te vitaliteti dhe mbijetesa e jashtëzakonshme e racës, e genit shqiptar, si sfidë ndaj shumë furtunave dhe rrebeshave të egra shfarosëse e asimiluese. Janë kaq domethënëse edhe fjalët e francezit Pouquecville, i cili ka shkruar, për shqiptarët: “Ky popull heronjsh, të cilit gjatë shekujve, shpesh herë, iu desh të mbrohej në malet e tij të paarritshme, i shikonte nga lart perandoritë, se si lindnin e vdisnin dhe ri-zbriste për të fituar tokat e veta”. Lindë pyetja e natyrshme: “Po sot, ne pasardhësit e tyre, çfarë duhet të bëjmë?” Përgjigja është edhe në fjalët e gjeneralit në pension, Rrahman Perllaku: “Sot po bije kambana e lirisë dhe e bashkimit kombëtar. Mjaft na kanë mbajtur të ndarë, më se një shekull!”
Në vazhdimësi, ky autor ndalet në disa faktorë me rëndësi, që e përcaktojnë jetën dhe forcën e Kombit tonë, siç janë: niveli ekonomik; zhvillimet arsimore e kulturore, me gjuhë letrare të përbashkët dhe me programe e tekste mësimore të njësuara, në të gjitha trojet shqiptare e në diasporë etj. Vëmendje u kushon, në këtë pjesë, edhe çështjeve të shumta të tranzicionit të stërzgjatur në Shqipëri, lirive e të drejtave demokratike, etjes për pasurim dhe pushtet të një pjese të shoqërisë. Në një faqe të meditimit të tij, prof. Hako shtron pyetjen: ” Këtë tranzicion tonin, si ta quajmë, një revolucion demokratik paqësor, apo ai është thjesht një restaurim i kapitalizmit?” Në këtë logjikë të mendimit e fakteve, ai flet edhe për “doktrinën komuniste”, që sipas tij, mbeten flozofia dhe projekti i ndryshimit më të thellë të jetës shoqërore; po ashtu edhe për “përpjekjet e ethshme të antikomunizmit” etj. Në këtë kuadër, ai analizon dhe mbron vlerat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe, së fundi, ndalet në thesarin kombëtar të tolerancës fetare në Shqipëri, si një pasuri shumë e çmuar, për të gjithë ne.
Parë në tërësi, ku botim i ri i autorit të 12 librave të mëparshëm, prof.dr. Hulusi Hako, na sjell në vëmëndje problemin më themelor të çështjes shqiptarë, në ditët e sotme, që është ai i bashkimit tonë kombëtar. Festimet e jashtëzakonshme, në Shqipëri dhe në trojet tjera amtare e në disporë, të 100-vjetorit të krijimit të shtetit të parë shqiptar dhe shpalljes së Pavarësisë sonë Kombëtare, na e bënë shumë herë më të pranishëm këtë ideal dhe aspiratë të rilindësve tanë, gjë që është dhe do të mbetet përherë altual për të gjithë ne, deri në zgjidhjen e tij përfundimtare, pavarësisht udhëve e mënyrave.
Në mbyllje të këtij shkrimi, meqenëse më duket me interes për lexuesin dhe lidhet me tematikën e këtij libri, po shënoj këtu një pjesë nga mesazhi, që më dërgoi këto ditë kolegu e miku, Hysë Hasa, emigrant në Filadelfia të Amerikës. Pasi informonte se, më 28 Nëntor 2012, u ngrit për herë të parë në histori, në qendrën e atij qyteti, Flamuri ynë Kombëtar, vijonte:
“Kam kënaqësinë t’u përshëndes, në këtë fund viti, si viti i 100-vjetorit të Pavarësisë, i krijimit të Shtetit të parë Shqiptar dhe i ngritjes së Flamurit tonë Kombëtar. Ishte koha, kur plaku i Vlorës Ismail Qemali, i mbështetur mbi gjokset e Isa Boletinit, Luigj Gurakuqit, Dom Nikollë Kaçorrit, Vehbi Dibrës, Thanas Floqit, Abedin Dinos e te tjerëve, ngriti Flamurin e kuq shqiptar, me shqiponjën dykrenare në mes; Flamur, i cilië shtë shpirti dhe zemra, ku marrin frymë lirisht të bashkuar shqiptarët, që nga Preveza e deri në Nish. Ky Flamur, pas 100-vitesh, më 23 Nëntor 2012, i mblodhi shqiptarët të festonin së bashku në Shkup. Aty, fjala e mençur e diplomatike, aspak nacionaliste dhe me guximin burrëror e trimëror, e Kryeministrit, Prof. Dr. Sali Berishës, i entusiazmoi dhe i bashkoi, si asnjëherë shqiptaret, duke u treguar të gjithëve, se historia: vlerëson-duron-toleron-vonon, por nuk harron! Ky flamur kulmoi në Vlorën heroike, më 28 Nëntor 2012, ku të gjithë shqiptarët festuan së bashku”.

Promovohet në Shkodër dokumentari “Dinastia Tedeskini”

 U promovua sot në qytetin e Shkodrës filmi ri dokumentar "Dinastia Tedeskini", prodhim i Radio Televizionit Shqiptar.

Dokumentari i kushtohet njërës prej familjeve  të njohura të Shkodrës, që për gati 3 shekuj, kontriboi në fushën e diplomacisë, mjeksisë dhe drejtësisë.

Realizimi i filmave të tillë, vlerësuan të pranishmit, ndihmon në  njohjen e historisë kombëtare. 

Hari Mata Hari: Shqiptari më mësoi muzikën


“Hari Mata Hari" është një grup muzikor shumë popullor nga Bosnja. I formuar në Sarajevë, grupi ka dhënë 1 000 koncerte dhe ka shitur 5 milionë albume. Mbrëmë, ata performuan në skenën e Pallatit të Kongreseve, në natën e dytë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Lideri i grupit, Hari ka qenë edhe herë tjetër në Shqipëri i ftuar nga "Miss Albania". Përshtypjet që kishte ruajtur kishin qenë të mira dhe frymën pozitive ua kishte përcjellë edhe kolegëve. Hari dhe Zhelko Zuber folën në një internistë për Gazetën Shqiptare.

Në pyetjen se a njohin shqiptarë apo ky është kontakti i parë, Zuber tha: “Kam njohur shqiptarë, por jo nga Shqipëria. Kur kam qenë ushtar në ish-Jugosllavi, kam pasur mikun tim më të mirë shqiptar. Quhej Fatmir, ishte nga Prishtina, dhe kemi qenë si vëllezër. Përpos kësaj, njeriu që në fakt më prezantoi mua me muzikën ka qenë Shefqet Hoxha. Ai më mësoi si të luaja muzikë. Isha 18 vjeç dhe ai ka qenë mësuesi im i parë. Ai atëherë jetonte në Sarajevë. Ka qenë ai njeriu që më bëri artist”.

Trashëgimia shpirtërore - e përjashtuar nga lista e pasurisë që mbron shteti

 Ka më shumë se dy vjet që kur shteti publikisht u dha përkrahje atyre që iniciuan futjen e “Eposit të kreshnikëve” në mbrojtje të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë - UNESCO. Në janar të vitit 2010, me vendim të Qeverisë, ishte formuar komisioni qeveritar i Republikës së Kosovës për kompletimin e dosjes, me të cilën Kosova e Shqipëria bashkërisht do të prezantonin projektin në UNESCO. 



Por trashëgiminë shpirtërore, së cilës Kosova synon t’i sigurojë mbështetje nga UNESCO-ja, nuk e mbron as vetë pos me ligj i cili në përgjithësi mbron trashëgiminë. Lista e trashëgimisë kulturore për mbrojtjen të përkohshme, e miratuar në shtator të vitit të kaluar nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit nuk e përfshin trashëgiminë shpirtërore. Aktualisht shteti i Kosovës nën mbrojtje të përkohshme ka më se një mijë monumente arkeologjike dhe etnologjike. Edhe pse mbrojtja e trashëgimisë shpirtërore, si një nga pesë segmentet e trashëgimisë (bashkë me trashëgiminë arkitektonike, arkeologjike, të luajtshme dhe peizazhe kulturore) përcaktohet me Ligjin për trashëgimi, Kosova nuk e mbron asnjë element të trashëgimisë shpirtërore.

Serbia me platformë të epokës së Milosheviqit për Kosovën, drejt Evropës

‘’Kosova e ka platformën e saj, ajo është Kushtetuta e Republikës së Kosovës, çfarëdo platforme tjetër e re do ta shtynte Kosovën në labirinte të diplomacisë qorre, të cilat do të përfundonin me kompromise të dhimbshme për Kosovën dhe qytetarët e saj. Republika e Kosovës nuk duhet të lëvizë asnjë shkronjë nga Kushtetuta e saj dhe Plani i presidentit Ahtisaari. Kjo është vija e kuqe’’
Kosova është shtet i pavarur sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm. Kjo nuk është njëra prej prononcimeve të ndonjë përfaqësuesi institucional të vendit tonë para mediave apo në ndonjë manifestim patriotik, por është dispozita e parë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, është dispozita që i jep kuptim shtetësisë dhe ekzistencës jo vetëm juridike të shtetit të Kosovës, por është dispozita e cila do ta ruajë rajonin nga konfliktet e reja etnike, në rast se respektohet.

Qytetarët e Kosovës dhe më gjerë janë dëshmitarë të promovimit të shumë projekteve/ideve/ veprimeve/platformave e planeve për shtrirjen e sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës në veriun e vendit, sikur edhe të ekzistimit të një plani shtetëror të Republikës së Serbisë për rregullimin e “çështjes së veriut të Kosovës’’.

Republika e Serbisë si një vend i cili synon anëtarësimin në BE në vend se të përzihet në rregullimin e brendshëm shtetëror të Republikës së Kosovës, duke financuar struktura ilegale të sigurisë, shëndetësisë, arsimit etj., si dhe struktura kriminale dhe terroriste të cilat merren me krim të organizuar/kontrabandë dhe terrorizim të popullatës civile joserbe, duhet të hartojë plane për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE, ose të rishqyrtojë politikën e mbajtjes së dy kurorave në të njëjtën kohë, atë të djallit dhe engjëllit në raport me fqinjët në rajon.

Të dy shtetet duhet të kryejnë detyrat e tyre të shtëpisë; Republika e Serbisë përmbushjen e kritereve të Kopenhagës; Kosova përmbushjen e detyrimeve kushtetuese për shtrirjen e sovranitetit shtetëror në veri të vendit dhe garantimin e tij me çdo mekanizëm që bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.

Në vend se të hartojë platformë e cila kërkon formimin e Parlamentit dydhomësh në Kosovë, Serbia duhet të mendojë për një parlament të tillë në Serbi dhe për garantimin e ulëseve për: hungarezët, shqiptarët, boshnjakët, kroatët, romët dhe komunitetet e tjera joshumicë në Parlamentin Serb. Republika e Serbisë në vend se të mundohet të dezintegrojë serbët e Kosovës nga institucionet e Kosovës duke ideuar institucione autonome, duhet të hartojë platformë për integrimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe komuniteteve joserbe në institucionet e Serbisë, ngritjen e nivelit të përfaqësimit të tyre, rritjen e fondeve dhe investimet për shqiptarët dhe komunitetet joshumicë në Serbi, kriter ky po aq i rëndësishëm për anëtarësim në BE.

Platforma serbe kërkon demilitarizimin e Kosovës, duke harruar se autoriteti final për çështje ushtarake në Republikën e Kosovës është NATO-ja, në një kohë që Serbia është ajo që duhet të demilitarizojë Luginën e Preshevës dhe të largojë strukturat paralele të sigurisë nga territori i Kosovës.

Lidershipi i Republikës së Serbisë nëpërmes krahasimit të propozimit të tyre për autonomi për veriun, me autonominë e Katalonisë, mundohet të relativizojë krijimin e një republike serbe në Kosovë, për shkak të konotacionit negativ (real) të kësaj republike, si dhe të paraqesë veriun si Katalonia: një pasuri e madhe e Spanjës. Serbia nuk duhet të harrojë një gjë: Krahinat serbe nuk kanë pasur kurrë fatin e tyre të mirë! Për më tepër, Serbia duhet të angazhohet për të gjetur zgjidhje për çështje me të vërtetë të brendshme të saj, në kohën kur janë rritur zërat për pavarësimin e Vojvodinës dhe autonominë e Sanxhakut nga Serbia.

Kosova e ka platformën e saj, ajo është Kushtetuta e Republikës së Kosovës, çfarëdo platforme tjetër do ta shtynte Kosovën në labirinte të diplomacisë qorre, të cilat do të përfundonin me kompromise të dhimbshme për Kosovën dhe qytetarët e saj. Republika e Kosovës nuk duhet të lëvizë asnjë shkronjë nga Kushtetuta e saj dhe Plani i presidentit Ahtisaari. Kjo është vija e kuqe! Pasi që kjo Kushtetutë dhe ky plan iu siguron komuniteteve joshumicë (veçanërisht serbëve në Kosovë) të drejta që nuk i gëzon asnjë pakicë tjetër në botë në një shtet demokratik, ndërsa Ballkanit i siguron stabilitet dhe normalizim. Pasi që hapja e kësaj kaptine në çdo rast nuk do të ishte në favor të askujt tjetër më shumë se popullit shqiptar, i cili ka sakrifikuar shumë nga vetja, për paqen e rajonit.

Serbia mundohet të politizojë/destabilizojë çdo gjë në Kosovë dhe në raport me të, duke shfrytëzuar çdo mekanizëm çoftë edhe OKB-në. Edhe (mos) ndërtimin e një kanalizimi në një fshat shqiptar, Serbia mundohet ta vërë si pikë të diskutimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së! Por lidershipi i Beogradit nuk duhet të harrojë një gjë, se për anëtarësim në BE Serbisë i duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj pasi që aty shkruhet për sovranitet mbi një pjesë të cilën Serbia nuk qeveris dhe nuk e kontrollon, de-fakto dhe de-jure, për më tepër kjo paraqet pretendim territorial ndaj një vendi fqinj, në një kohë kur Serbia duhet të përmbushë njërin ndër parimet më thelbësore për anëtarësim në BE, atë të fqinjësisë së mirë.

Çfarë do të ndodhte në rast se vendet e rajonit ideojnë platforma për bashkëkombësit e vet, të cilët janë pakica në vendet fqinje: Shqipëria dhe Kosova për shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, Serbi e Greqi; Greqia për grekët në Shqipëri e Maqedoni. Ballkani do të hynte në një krizë të re rajonale, krizë e cila për dallim prej të mëparshmëve mund të ndodhë në kohën kur flasim për procese integruese dhe globalizim. Republika e Serbisë nuk mund të hyjë në Evropë me gjuhën e Milosheviqit dhe bashkëkohësve të tij, pasi që ishte po kjo gjuhë e cila e futi atë në luftë me gjithë rajonin, e në fund me gjithë botën.

Ashpërsimi i gjuhës nacionaliste të liderëve të Ballkanit duhet të jetë kambanë për rritje të përqendrimit të politikës amerikane dhe evropiane në rajon, me rritje të fuqisë politike/ushtarake dhe strategjike dhe njëherësh, me rritjen e investimeve dhe vënien në prioritet të çështjes së integrimit të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Bashkësia Ndërkombëtare veçmas BE-ja duhet të ushtrojë më shumë trysni mbi Republikën e Serbisë, për të shmangur ide luftënxitëse, gjë që nuk do të kursehej ta bënte për një kryeministër shqiptar në raport me deklarata nacionaliste që i referohen vetëm historisë. Serbia po bën jo vetëm deklarata, por edhe hapa nacionalistë me doktrinë të Milosheviqit, e cila çdoherë ka dalë e humbur.



(FISNIK  GASHI është ligjërues në Kolegjin ISPE. Qëndrimet e shprehura në artikull janë qëndrime profesionale të autorit, jo të institucionit)

Serbisë t'i bëhet e ditur se...

Ju zotërinj, që në atë kohë e kishit njëfarë autonomie nga turku dhe vepronit si shtet i pavarur dhe ju lejohej që në atë kohë të bënit largimin me dhunë të shqiptarëve, zbrazjen e tokave tona, nga Nishi e këtej, po ju në të njëjtën kohë i kishit gjeologët, historianët, të aftë për të përvetësuar e vjedhur tokë e histori. Po ne? “Luftonim” për mbijetesë, të shpëtojmë shpirtin e gjallë...


Shkruan: Fahri Xharra


Jam shqiptar, shqiptar i Kosovës ,Zot e krenar, Zot e bujar, mbi këtë dhe, mbi këtë Kosovë që e kam si fe, e përmbi fe. E kam Vatan, e kam Atdhe. Që gjysh e stërgjysh, që brez pas brezi, e që gjithmonë...
Serbisë t’i bëhet e ditur se...” Se jam këtu kur s'kish njeri, kur s'kish kufi, as fqinjëri ” e serbë jo që jo. Serbisë më në fund t’i bëhet e ditur se “jam këtu kur nga një det në tjetrin det, isha zot vetë. Unë jam këtu nga moti, kur vetë Zoti e bëri fushën fushë, e malin mal.(M. Koteli).
Duke lundruar nëpër histori, e posaçërisht në historinë tonë të bujshme dhe kolosale, më shkoi mendja tek ”Kultura e Vinçës ”,”Kultura e Komanit” dhe ”Shasi ilir i 365 kishave”. Ju bëjmë të ditur se pronarë dhe trashëgimtarë të këtyre kulturave jemi ne. Dikur nja 45 shekuj para Krishtit, Vinça dhe kultura e saj janë shuar dhe pastaj kanë ardhur kulturat e neolitit të rinj, që e kanë marrë emrin e Vinçës (burimet serbe). Ju nuk e dini se si është quajtur Vinça në gjuhën e të parëve? Sigurisht që jo. 7 mijë vjet para Krishtit fillon ”optimumi klimatik” atëherë kur fillojnë shkrirjet e masave të akullta. Klima bëhet më e këndshme, më e nxehtë dhe fillon rritja e pyjeve gjetherënëse.
Edhe pse Vinça për herë të parë përmendet më 1893, kur në takimin e Shoqatës së Gjeologëve të Serbisë, Jovan Zhujoviqi, iu tërheq vëmendjen kolegëve të vet për këtë vend historik. Dhe kur më 1897 u gjetën eksponatet e para, u vërtetua që aty, pra në Vinçë (afër Beogradit) gjendet një lokalitet parahistorik.
E dini ju zotërinj që në atë kohë ju, Serbia, e kishit njëfarë autonomie nga turku dhe vepronit si shtet i pavarur; dhe ju lejohej që në atë kohë të bënit largimin me dhunë të shqiptarëve, zbrazjen e tokave tona nga Nishi e këtej, po ju në të njëjtën kohë ju i kishit gjeologët, historianët e aftë për të përvetësuar e vjedhur tokë e histori. Po ne? “Luftonim“ për mbijetesë, të shpëtojmë shpirtin e gjallë . Sidoqoftë, ishte kohë e vështirë. S`ishte fryma në anën tonë. Kush kishte kohë nga ne të interesohej për Vinçën?
Jemi te Shasi. Jemi te 365 kishat e Shasit, të cilat u munduat të na i përvetësonit. Në këto vendbanime kemi të bëjmë me një popullsi albane – shqiptare autoktone, vazhduese e popullsisë së hershme ilire, e formuar historikisht shumë shekuj përpara depërtimit sllav dhe atij osman në këto treva. Këto të dhëna të dorës së parë kundërshtojnë dhe hedhin poshtë hipotezat ”shkencore” dhe antishqiptare të disa autorëve të huaj, e sidomos të atyre sllavë, të cilët mundoheshin të paraqitnin popullsinë shqiptare të kësaj ane si joautoktone, si të ardhur nga tokat e brendshme shqiptare më vonë, aty kah fundi i shek. XVII dhe fillimi i shek. XVIII, pas luftërave austriako-turke (1683-1690). Edhe shumica e toponimeve të Anës së Malit janë dëshmi se ato i kanë emërtuar për herë të parë shqipfolësit, që i kishte shënuar administrata e kohës, në frymën e gjuhës shqipe.
Gjetjet arkeologjike e provojnë se qytetin e Shasit të panjohur deri në shekullin VIII në të vërtetë e prek krishterimi i hershëm në periudhën ilire. Ilirizmi i kësaj kulture dëshmohet veçmas nga njëjtësia tipologjike e objekteve të kulturës arkeologjike të Shasit me kulturën iliro-arbërore të Komanit.
Serbia kot e ka që të mashtrojë botën me ato çfarë shkruan
Ju bëjmë të ditur dhe kot e keni që mundoheni të përvetësoni të huajat e gjetura aty ku u vendoset me dhunë; Konstandini i Madh ishte perandor ilir, Konstandini i Madh lindi në Naissus (Nish) më 27 shkurt 272. Vdiq në Ancyra (Ankara) më 22 maj 337. Perandor nga viti 306 deri në vitin 337.
Babai i Konstandinit të Madh ishte perandori Konstanci I, e ëma Helena, e shpallur shenjtore, e cila u njihte botërisht si Shën Helena. Nga martesa e parë me Minervinen pati një djalë, Krispin, ndërsa me gruan e dyte, Faustën, vajzën e perandorit Maksimian, pati tre djemë: Konstandini II, Konstanci II dhe Konstanti I, si dhe dy vajza: Konstantina dhe Helena. Që të arsyetohen pushtimet e tokave, që të arsyetohet ardhja juaj shumë e vonshme në këto anë ja se çka shkruani:
“ Ç`farë faktesh e arsyetojnë lidhshmërinë historike në mes të shqiptarëve dhe ilirëve, a ekziston ndonjë lidhje gjenetike në mes tyre? Asnjë. Nuk gjendet asnjë dokument historik, i cili e vërteton qëndrimin e shqiptarëve në Ballkan deri në shek. XI. Nuk ka indikacione arkeologjike për praninë e tyre në këto anë. Të gjitha toponimet shqiptare vërehen pas shekullit të mesëm; ndërsa sipas formave të saja strukturore gjuha shqipe nuk ka asnjë gjë të përbashkët me Ilirishten”. (Shqiptarët e Kaukazit… J. Deretiq.)
"Sipas studimeve të historianëve rusë, Artamanovit dhe Pletnjevit, si dhe atyre serbë, Jovan Deretiqit, Mihajlo Stanishiqit; disa fise shqiptare, dikur në mes të shekujve 8 -të e 9-të, pas presionit të fqinjëve të tyre kaukaz Hazarëve, u larguan nga territori i tyre i lindjes në brigjet e Liqenit Kaspik (në Azerbajxhanin e sotëm dhe në Dagestan), me anën e arabëve mbërritën në jugun e Italisë. Aty në atëkohë bëhej një luftë e ashpër në mes të normanëve, bizantinasve dhe arabëve. Shqiptarët erdhën si ndihmë ushtarake për një kalifat arab. Një pjesë e këtyre shqiptarëve në vitin 1043 mbërritën në tokat tona (Serbisë-fxh) në brigjet e Adriatikut dhe në marrëveshje me serbët ata jetuan në male, kurse serbët në rrafshina si bujq të mirë që ishin… Dhe me kalimin e kohës e populluan Kosovën e Metohinë”. (Shqiptarët-Ilirë të rrejshëm)”. Serbia kot e ka që të mashtrojë botën me ato çfarë u shkruan më lart
Radoniq:"Gati të gjitha kishat ortodokse në Kosovë kanë qenë shumë më parë atje, para që serbët kanë ardhur në këto troje"
Serbët mundohen që me rrenat e tyre të certifikohen edhe në historinë e vjetër, nuk lënë guri pa lëvizur që të gjejnë të kaluarën e tyre (!) nuk lënë histori pa u futur në të dhe si për përfundim e duan certifikatën e falsifikuar të lindjes shumë e shumë shekuj para se të kishin lindur. “Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët”. (Johan Tunman, 1774, Leipzig). Kush e solli këtë mendim të zotit Tunman? Serbët dhe turqit.
Për përshkrimin e ndërgjegjshëm të pandërgjegjshmërisë serbe në trillimet e saja në historinë e saj i mora për analizë (zbërthim) tre libra, të cilët të japin një ide të vërtetë se deri ku shkon imagjinata e tyre për gjetjen e vetvetes ( sllavizmit- serbizmit) në të kaluarën historike në këto toka: “Homer’s Blind Audience, An Essay on the Geographical Prerequisites for the Site of Ilios. San Antonio: Scylax, 1984 të Roberto Salinas Price-it; “O trojansko-slovenskoj Misteriji “2003 (Misteri trojano –sllav) të Branko Vukosiqit (ish-ambasador i Jugosllavisë në Meksikë) dhe “Montenegro– Cradle of Homer” (Mali i Zi ,djepi i Homerit)«Troyan language is Slavic) ‘Gjuha trojane është sllave) të Novak Andesilić-it. Branko Vukosiq, mbi misterin trojano-sllav, 2003 ,f. 189)e mbron qëndrimin se Troja dhe tokat e Trojës janë në Ballkan, por se Troja është në lidhje me civilizimin sllav, duke e potencuar mendimin e meksikanit Robert Salinas Prajs, i cili gjithashtu thotë se Troja është në Luginën e Neretvës, vendi i quajtur Gabela ,por duke shkuar edhe më larg: Iliada dhe Odiseja u përkthyen nga sllavishtja në greqishten e vjetër (?) Lokaliteti i Trojës përmendet edhe në vitin 1872, kur historiani serb, Milosh S. Milojeviq, në faqen 173 të librit të tij “Fragmente nga jeta e serbeve”(1872), thotë se “trojanët ishin serbë”. E bukur kjo, apo jo? Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit, Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj., prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç tregon ”bulla e artë” e mbretit Stefan Deçani (1330), Dr. Rizaj do të konstatojë se ata ishin shqiptarë dhe në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto treva. Kështu kuptojmë, shton Dr. Skënder Rizaj, se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj: Nemanasit,-Nimanasit (nga shekulli XIX- Nemaniqët), Stefan Nimani, Shën Sava, Stefan Deçani, Millutini, Dushani dhe Llazarasit, despoti Stefan etj., që të gjithë ishin ilirë, ishin tribullë (fis pellazgë-iliri-ballë= tri ballët e maleve që ndodhen në luginën e Moravës së Madhe, pra ishin shqiptarët, një herë katolikë e pastaj nga Millutini e këndej skizmatikë (shqiptarë të sllavizuar), sqaron autori, për të shtuar se është plotësisht e natyrshme që edhe kishat edhe manastiret e këtij ambienti gjeografik, si institucione të shenjta fetare të kësaj popullate dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar nga shqiptarët dhe ato atyre t’u takojnë. E shihni, pra, zotërinj të Serbisë, se nuk vidhet historia dhe trashëgimia e saj. Ja edhe disa fakte:”J. Radoniq, 'Rimska Kurija', 1950, "gati të gjitha kishat ortodokse në Kosovë kanë qenë shumë më parë atje, para që serbët kanë ardhur në këto zona. Ato u ndërtuan nga shqiptarët në kohën e sundimit bizantin. Janë, pra, objekte kulti të një kulture tjetër, të cilat sot i ka përvetësuar Serbia dhe ia prezanton botës si monumente të vetat historike. K. Jericek, 'Istorija Srba I', 1952. "sunduesit serbë të Dinastisë së Nemanjiqëve kanë rindërtuar, apo zgjeruar, mirëpo nuk i kanë ndërtuar prej fillimit (themelit). P. Slijepceviq 'Ogledi', 1934, "serbët nuk kanë pasur as mundësi, as aftësi arkitektonike për të ndërtuar kisha të tilla, të cilat nuk ishin të tyre, por i takojnë një kohe në të cilën ata as që kanë qenë në Kosovë".

Kapiten Lulzim Ibishi, Komandant “Luli” duke i bërë thirrje dje për tërheqje Ivica Daçiqit, ka deklaruar sot se ish luftëtarët e UÇPBM-së siç i kanë lënë pushkët, uniformën, shumë lehtë edhe mund t’i marrim ato sërish, nëse Serbia nuk ndryshon kursin e saj politik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.


Zoran Stanokoviq ka deklaruar  se do të ngritë kallëzim penal kundër përgjegjësve që ngriten pllakën përkujtimore për pjesëtarët e rënë të UÇPMB-së në Preshevë.
Kryetari i trupit Kordinues të Qeverisë së Serbisë për Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq në konferencë për media ka thënë se pllaka përkujtimore është ngritur pa lejen e Institutit për mbrojtjen e përmendoreve nga Nishi, i cili është përgjegjës për ndërtim në atë shesh, i cili, sipas tij, nuk ka qenë i informuar, shkruan O.I
Duke komentuar deklaratat e kryeministri të Kosovës dhe Shqipërisë, Hashim Thaçi dhe Sali Berisha mbrëmë në Shkup për bashkim kombëtar të shqiptarëve, Stankoviq ka thënë se “jugu i Serbisë është pjesë e pandashme e Serbisë”.



Kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar sot se, në rast se autoritet në Preshevë dhe Bujanovc nuk i largojnë vet përmendoret e pjesëtarëve të UÇPMB-së, shteti do ta bëjë këtë me forcë.

Daçiq iu ka thënë gazetarëve në Banjallukë të Republikës Serbe se për përmendoren para Kuvendit Komunal në Preshevë është informuar edhe bashkësia ndërkombëtare dhe se është provokim i hapur pasi “që më këtë po tentohet të tregohet se Serbia nuk e respekton një pjesë të territorit të saj”.

“Kjo absolutisht është e pamundur dhe mund të kërcënoj kush të dojë, shteti është më fuqishëm se çfarëdo kërcënimi dhe pres që kjo çështje të zgjidhet në javët e ardhshme. Mund të jetë zgjidhur brenda një ditë, por kemi treguar mirëkuptim që mos të hedhim benzinë në zjarr. Por, nëse nuk e bëjnë me të mirë, atëherë ne do ta bëjmë me forcë”, ka thënë Daçiq.

Ai tha se iu ka bërë thirrje dhe sërish iu bën autoriteteve të Bujanovcit dhe Preshevës që vet t’i largojnë përmendoret, në mënyrë që, sipas tij, mos të nxiten konflikte ndëretnike.

“Nëse nuk e bëjnë ata, shteti do ta bëjë”.

Nëse preket përmendorja, UÇPMB gati t’i rrok armët

Kapiten Lulzim Ibishi, Komandant “Luli” duke i bërë thirrje dje për tërheqje Ivica Daçiqit, ka deklaruar sot se ish luftëtarët e UÇPBM-së siç i kanë lënë pushkët, uniformën, shumë lehtë edhe mund t’i marrim ato sërish, nëse Serbia nuk ndryshon kursin e saj politik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ndërsa, Shefket Hasani, Komandant “Poeti” ka thënë se në rast se preket përmendorja e UÇPMB-së, Daçic do të ballafaqohet me 500 ushtarë të gatshëm nga përendemi, raporton preshevajonë.

Hasani, i cili i kishte kthyer i pari pushkën Serbisë pra 13 vitesh në Dobrosin, paralajmëron autoritet serbe që t’i japin përparësi dialogut për t’u takuar më mirë sot në tavolinën e bisedimeve, se sa nesër në mal.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...