2012-12-26

Serbisë t'i bëhet e ditur se...

Ju zotërinj, që në atë kohë e kishit njëfarë autonomie nga turku dhe vepronit si shtet i pavarur dhe ju lejohej që në atë kohë të bënit largimin me dhunë të shqiptarëve, zbrazjen e tokave tona, nga Nishi e këtej, po ju në të njëjtën kohë i kishit gjeologët, historianët, të aftë për të përvetësuar e vjedhur tokë e histori. Po ne? “Luftonim” për mbijetesë, të shpëtojmë shpirtin e gjallë...


Shkruan: Fahri Xharra


Jam shqiptar, shqiptar i Kosovës ,Zot e krenar, Zot e bujar, mbi këtë dhe, mbi këtë Kosovë që e kam si fe, e përmbi fe. E kam Vatan, e kam Atdhe. Që gjysh e stërgjysh, që brez pas brezi, e që gjithmonë...
Serbisë t’i bëhet e ditur se...” Se jam këtu kur s'kish njeri, kur s'kish kufi, as fqinjëri ” e serbë jo që jo. Serbisë më në fund t’i bëhet e ditur se “jam këtu kur nga një det në tjetrin det, isha zot vetë. Unë jam këtu nga moti, kur vetë Zoti e bëri fushën fushë, e malin mal.(M. Koteli).
Duke lundruar nëpër histori, e posaçërisht në historinë tonë të bujshme dhe kolosale, më shkoi mendja tek ”Kultura e Vinçës ”,”Kultura e Komanit” dhe ”Shasi ilir i 365 kishave”. Ju bëjmë të ditur se pronarë dhe trashëgimtarë të këtyre kulturave jemi ne. Dikur nja 45 shekuj para Krishtit, Vinça dhe kultura e saj janë shuar dhe pastaj kanë ardhur kulturat e neolitit të rinj, që e kanë marrë emrin e Vinçës (burimet serbe). Ju nuk e dini se si është quajtur Vinça në gjuhën e të parëve? Sigurisht që jo. 7 mijë vjet para Krishtit fillon ”optimumi klimatik” atëherë kur fillojnë shkrirjet e masave të akullta. Klima bëhet më e këndshme, më e nxehtë dhe fillon rritja e pyjeve gjetherënëse.
Edhe pse Vinça për herë të parë përmendet më 1893, kur në takimin e Shoqatës së Gjeologëve të Serbisë, Jovan Zhujoviqi, iu tërheq vëmendjen kolegëve të vet për këtë vend historik. Dhe kur më 1897 u gjetën eksponatet e para, u vërtetua që aty, pra në Vinçë (afër Beogradit) gjendet një lokalitet parahistorik.
E dini ju zotërinj që në atë kohë ju, Serbia, e kishit njëfarë autonomie nga turku dhe vepronit si shtet i pavarur; dhe ju lejohej që në atë kohë të bënit largimin me dhunë të shqiptarëve, zbrazjen e tokave tona nga Nishi e këtej, po ju në të njëjtën kohë ju i kishit gjeologët, historianët e aftë për të përvetësuar e vjedhur tokë e histori. Po ne? “Luftonim“ për mbijetesë, të shpëtojmë shpirtin e gjallë . Sidoqoftë, ishte kohë e vështirë. S`ishte fryma në anën tonë. Kush kishte kohë nga ne të interesohej për Vinçën?
Jemi te Shasi. Jemi te 365 kishat e Shasit, të cilat u munduat të na i përvetësonit. Në këto vendbanime kemi të bëjmë me një popullsi albane – shqiptare autoktone, vazhduese e popullsisë së hershme ilire, e formuar historikisht shumë shekuj përpara depërtimit sllav dhe atij osman në këto treva. Këto të dhëna të dorës së parë kundërshtojnë dhe hedhin poshtë hipotezat ”shkencore” dhe antishqiptare të disa autorëve të huaj, e sidomos të atyre sllavë, të cilët mundoheshin të paraqitnin popullsinë shqiptare të kësaj ane si joautoktone, si të ardhur nga tokat e brendshme shqiptare më vonë, aty kah fundi i shek. XVII dhe fillimi i shek. XVIII, pas luftërave austriako-turke (1683-1690). Edhe shumica e toponimeve të Anës së Malit janë dëshmi se ato i kanë emërtuar për herë të parë shqipfolësit, që i kishte shënuar administrata e kohës, në frymën e gjuhës shqipe.
Gjetjet arkeologjike e provojnë se qytetin e Shasit të panjohur deri në shekullin VIII në të vërtetë e prek krishterimi i hershëm në periudhën ilire. Ilirizmi i kësaj kulture dëshmohet veçmas nga njëjtësia tipologjike e objekteve të kulturës arkeologjike të Shasit me kulturën iliro-arbërore të Komanit.
Serbia kot e ka që të mashtrojë botën me ato çfarë shkruan
Ju bëjmë të ditur dhe kot e keni që mundoheni të përvetësoni të huajat e gjetura aty ku u vendoset me dhunë; Konstandini i Madh ishte perandor ilir, Konstandini i Madh lindi në Naissus (Nish) më 27 shkurt 272. Vdiq në Ancyra (Ankara) më 22 maj 337. Perandor nga viti 306 deri në vitin 337.
Babai i Konstandinit të Madh ishte perandori Konstanci I, e ëma Helena, e shpallur shenjtore, e cila u njihte botërisht si Shën Helena. Nga martesa e parë me Minervinen pati një djalë, Krispin, ndërsa me gruan e dyte, Faustën, vajzën e perandorit Maksimian, pati tre djemë: Konstandini II, Konstanci II dhe Konstanti I, si dhe dy vajza: Konstantina dhe Helena. Që të arsyetohen pushtimet e tokave, që të arsyetohet ardhja juaj shumë e vonshme në këto anë ja se çka shkruani:
“ Ç`farë faktesh e arsyetojnë lidhshmërinë historike në mes të shqiptarëve dhe ilirëve, a ekziston ndonjë lidhje gjenetike në mes tyre? Asnjë. Nuk gjendet asnjë dokument historik, i cili e vërteton qëndrimin e shqiptarëve në Ballkan deri në shek. XI. Nuk ka indikacione arkeologjike për praninë e tyre në këto anë. Të gjitha toponimet shqiptare vërehen pas shekullit të mesëm; ndërsa sipas formave të saja strukturore gjuha shqipe nuk ka asnjë gjë të përbashkët me Ilirishten”. (Shqiptarët e Kaukazit… J. Deretiq.)
"Sipas studimeve të historianëve rusë, Artamanovit dhe Pletnjevit, si dhe atyre serbë, Jovan Deretiqit, Mihajlo Stanishiqit; disa fise shqiptare, dikur në mes të shekujve 8 -të e 9-të, pas presionit të fqinjëve të tyre kaukaz Hazarëve, u larguan nga territori i tyre i lindjes në brigjet e Liqenit Kaspik (në Azerbajxhanin e sotëm dhe në Dagestan), me anën e arabëve mbërritën në jugun e Italisë. Aty në atëkohë bëhej një luftë e ashpër në mes të normanëve, bizantinasve dhe arabëve. Shqiptarët erdhën si ndihmë ushtarake për një kalifat arab. Një pjesë e këtyre shqiptarëve në vitin 1043 mbërritën në tokat tona (Serbisë-fxh) në brigjet e Adriatikut dhe në marrëveshje me serbët ata jetuan në male, kurse serbët në rrafshina si bujq të mirë që ishin… Dhe me kalimin e kohës e populluan Kosovën e Metohinë”. (Shqiptarët-Ilirë të rrejshëm)”. Serbia kot e ka që të mashtrojë botën me ato çfarë u shkruan më lart
Radoniq:"Gati të gjitha kishat ortodokse në Kosovë kanë qenë shumë më parë atje, para që serbët kanë ardhur në këto troje"
Serbët mundohen që me rrenat e tyre të certifikohen edhe në historinë e vjetër, nuk lënë guri pa lëvizur që të gjejnë të kaluarën e tyre (!) nuk lënë histori pa u futur në të dhe si për përfundim e duan certifikatën e falsifikuar të lindjes shumë e shumë shekuj para se të kishin lindur. “Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët”. (Johan Tunman, 1774, Leipzig). Kush e solli këtë mendim të zotit Tunman? Serbët dhe turqit.
Për përshkrimin e ndërgjegjshëm të pandërgjegjshmërisë serbe në trillimet e saja në historinë e saj i mora për analizë (zbërthim) tre libra, të cilët të japin një ide të vërtetë se deri ku shkon imagjinata e tyre për gjetjen e vetvetes ( sllavizmit- serbizmit) në të kaluarën historike në këto toka: “Homer’s Blind Audience, An Essay on the Geographical Prerequisites for the Site of Ilios. San Antonio: Scylax, 1984 të Roberto Salinas Price-it; “O trojansko-slovenskoj Misteriji “2003 (Misteri trojano –sllav) të Branko Vukosiqit (ish-ambasador i Jugosllavisë në Meksikë) dhe “Montenegro– Cradle of Homer” (Mali i Zi ,djepi i Homerit)«Troyan language is Slavic) ‘Gjuha trojane është sllave) të Novak Andesilić-it. Branko Vukosiq, mbi misterin trojano-sllav, 2003 ,f. 189)e mbron qëndrimin se Troja dhe tokat e Trojës janë në Ballkan, por se Troja është në lidhje me civilizimin sllav, duke e potencuar mendimin e meksikanit Robert Salinas Prajs, i cili gjithashtu thotë se Troja është në Luginën e Neretvës, vendi i quajtur Gabela ,por duke shkuar edhe më larg: Iliada dhe Odiseja u përkthyen nga sllavishtja në greqishten e vjetër (?) Lokaliteti i Trojës përmendet edhe në vitin 1872, kur historiani serb, Milosh S. Milojeviq, në faqen 173 të librit të tij “Fragmente nga jeta e serbeve”(1872), thotë se “trojanët ishin serbë”. E bukur kjo, apo jo? Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit, Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj., prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç tregon ”bulla e artë” e mbretit Stefan Deçani (1330), Dr. Rizaj do të konstatojë se ata ishin shqiptarë dhe në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto treva. Kështu kuptojmë, shton Dr. Skënder Rizaj, se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj: Nemanasit,-Nimanasit (nga shekulli XIX- Nemaniqët), Stefan Nimani, Shën Sava, Stefan Deçani, Millutini, Dushani dhe Llazarasit, despoti Stefan etj., që të gjithë ishin ilirë, ishin tribullë (fis pellazgë-iliri-ballë= tri ballët e maleve që ndodhen në luginën e Moravës së Madhe, pra ishin shqiptarët, një herë katolikë e pastaj nga Millutini e këndej skizmatikë (shqiptarë të sllavizuar), sqaron autori, për të shtuar se është plotësisht e natyrshme që edhe kishat edhe manastiret e këtij ambienti gjeografik, si institucione të shenjta fetare të kësaj popullate dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar nga shqiptarët dhe ato atyre t’u takojnë. E shihni, pra, zotërinj të Serbisë, se nuk vidhet historia dhe trashëgimia e saj. Ja edhe disa fakte:”J. Radoniq, 'Rimska Kurija', 1950, "gati të gjitha kishat ortodokse në Kosovë kanë qenë shumë më parë atje, para që serbët kanë ardhur në këto zona. Ato u ndërtuan nga shqiptarët në kohën e sundimit bizantin. Janë, pra, objekte kulti të një kulture tjetër, të cilat sot i ka përvetësuar Serbia dhe ia prezanton botës si monumente të vetat historike. K. Jericek, 'Istorija Srba I', 1952. "sunduesit serbë të Dinastisë së Nemanjiqëve kanë rindërtuar, apo zgjeruar, mirëpo nuk i kanë ndërtuar prej fillimit (themelit). P. Slijepceviq 'Ogledi', 1934, "serbët nuk kanë pasur as mundësi, as aftësi arkitektonike për të ndërtuar kisha të tilla, të cilat nuk ishin të tyre, por i takojnë një kohe në të cilën ata as që kanë qenë në Kosovë".

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...