Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/12/26
Zbulohen emrat e 62 shqiptarëve të varrosur në veri
Një dokument për vrasjet dhe vendvarrimet e personave të vrarë i policisë serbe, i cili është zbuluar nga shoqata për të pagjetur “Zëri i Prindërve”, ka alarmuar familjet me të pagjetur të komunës së Mitrovicës. Sipas këtij dokumenti, të cilin e ka bërë publik kryetari i kësaj shoqate, Bajram Çerkini, 42 shqiptarë të vrarë në pjesë të ndryshme të Mitrovicës janë varrosur në varrezat myslimane, ndërsa 20 të tjerë janë varrosur në një varr masiv në Kolludër të Zubin Potokut.
“Kemi të dhëna të konfirmuara nga një dokument i ushtrisë dhe i policisë serbe, se në varrezat e myslimanëve që ndodhet në dalje të Mitrovicës, për në Zveçan, nga 4 maji i vitit 1999 e deri me 20 qershor po të njëjtit vit janë varrosur trupat e 42 personave. Sipas dokumentit, ata janë varrosur veç e veç, jo në varr masiv. Gjithashtu sipas këtij dokumenti, në Kolludër të Zubin Potokut janë varrosur edhe 20 shqiptarë të ekzekutuar në lokacione të ndryshme në Mitrovicë”, ka precizuar Çerkini.
Ai ka shprehur shqetësimin e familjarëve me të pagjetur, të cilët alarmojnë të gjitha institucionet që të bëjnë diçka që të dhënat nga ky dokument të zbardhen. “Kjo tregon se nuk ka më shpresa se ndonjëri nga të rrëmbyerit nga policia dhe ushtria serbe të jetë gjallë. Si shoqatë, ne anashkalohemi dhe injorohemi plotësisht. Ky dokument i gjetur do të thotë vrasje e dytë për familjet me të pagjetur. Ka 14 vjet që përballemi me përpjekjet për zbardhjen e fatit të tyre, ndërsa tani nuk na lejohet t’i marrim eshtrat e më të dashurve tanë. Tani, pasi që dihet se trupat e 42 shqiptarëve të ekzekutuar ndodhen në varrezat e myslimanëve në dalje të Mitrovicës, për në Zveçan dhe të 20 të tjerëve në fshatin Kolludër të Zubin Potokut, pse atëherë ndërkombëtarët nuk na lejojnë që të shkojmë e t’i zhavarrosim ata dhe t’i sjellim në token e tyre. Kjo është një lojë që po luhet me ne”, ka shfryrë me mllef z. Çerkini.
Ai ka shtuar, se bazuar në dokumentin e gjetur të policisë dhe ushtrisë serbe, e di saktësisht se ku ndodhet vendi i shqiptarëve të vrarë, të cilët janë varrosur në veri të Mitrovicës dhe në Kolludër të Zubin Potokut.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve të shtetit që të koordinohet me ato ndërkombëtare dhe të nisin menjëherë procesin e eshkumimit të mbetjeve mortore të 62 shqiptarëve të vrarë në anë të ndryshme të Mitrovicës, e të cilët janë varrosur nga autorët e krimeve në veri të Mitrovicës dhe në Kolludër të Zubin Potokut.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment