Fishkellimi i nje nate shterpe.
Nata sapo mbuloi me petkun e zi catite e shtepive ne kete qytetez me drita te pakta. Stina e nxehte e veres shtrengonte pas vetes ankthe te ndrydhura,te perziera me nje pellge ndienjash te zhubrosura ne fund te gjuheve te flakta te saja.Ata ishin shtrire perbri njeri-tjetrit, ku perleshja e hormoneve here ngjiste deshiren dhe kacafytjen e tyre,here here rreshqisnin te zhgenjuer ne marshin e coroditur te peshtjellimit te humbur, ne nje labirint therres dhe te paqarte.
Ajo, mes errresires ndiente vetmi, dhe e gelltiste ate si nje mushk i kalbur dhe njekosishte te mberthyer pas nje shkembi ku tretej avash avash ne nje grope,qe i pergjante nje agonie e pandalshme, dhe, perfundimisht behej pjese e saj.Nuk ngutej te shtrengonte ngurtesine e tij te paket, sepse ,nje lengezim brenda vetes e shkundete nga prania e nje qenie e padukshme qe kishte muaj qe shqyente shqisat e veta tashme te kthyer, ne kthetra, qe gjakosnin muret e shpirtit.
Ai,nuk flinte,e ndiente afer vetes si nje perde te akullte,te larget, dhe, mendja e tij e mberthyer ne nje kurth pyetjesh, kerkonte nje pergjigje mohuse te te kundertes te asaj qe ndiente,e kishte kuptuar muajt e fundit.
Me vone, u degjuan ritmet e zakonshme te mbremjes ,qe klithte te zgjonte ndopak kete monotoni mjerane me pak kercitjesh takash bulevardeve qe rendnin pas hijeve te burrave me hap te rende.Nje kenge napolitane, qe kendohej gati cdo mbremje ne hotelin prane tyre,e trishtuar ,ku shtonte me shume ankthin dhe germimin e gropes se hapur.Nje lehje qeni,i leshuar nga te zotet te kryente nevojat e tij ,dhe te vagabonte tere mbremjen ne kerkim te nje mike bastarde ku te shfrynte epshin e cmendur te tij, si qen.
RRuget te kesaj qyteze ne kete fund vere dukeshin me te pasterta nga heret e tjera,ndoshta ishte nje vegim i mendjes se tij,ku nuk veshtronte asgje,po vetem mbikqyrte nje pjese te percaktuar e te zhveshur nga boshti i jetes,"Gruan e vet".U kthya rishtaz, perseri perball saj.Ajo nuk flinte,mermeriti disa fjale te coptuara si nje ere e shpejte ku mberthente rete duke i degdisur neper qiej te fshehte per te mos zbuluar kurre renien e loteve, si nje bresheri rrebeshi,te nje faji qe ndiente.Ai,nuk guxonte ta prekte..por me vone, nje mjagullim macesh ne kulmin e kenaqsise i zgjoi instiktin kersheror te mashkullit.Buzet e trasha ,ndienin nje terbim, si nje lehje te shkeputur nga kapricua e castit.Ne ballin me pak rrudha, djerset rridhnin curil.Mendonte kete perzierje te pashmangshme,ndoshta e sillte dhe vapa e padurushme,po ndiente qe perleshja ishte e pashmangshme.
Cfare po ndodhte pyeste veten??
Nder krahe kishte vetem nje statuje, qe heshte dhe mbiqyrte veshtrimin e vet ne nje hapesire tjeter.
Nata e kerrusur degdiste akoma mllefin e reve,ndiej shterp.Ngahere luftonte me disa pika te bardhe, qe shfaqeshin aty ketu,dukeshin si xixellonja te vonuara duke thene."Vegimi nuk humbet ngjyren e nje te vertete, eksiston akoma nje kasete ku e kaluara kerkon nje tendosje dhe zhvendosje te prezences ,qe shfaqet papritur ne sendukun e nje endrre"".
Ajo renkoi, nga zhvendosja e duarve te tij rreth kofsheve te mbushura,ishte nje renkim i castit,i verber,si ato orgazma te lehta qe here here vine pa u kuptuar duke lene gjurme te pakta dhe ikin pa asnje shije te prezences.
Ai, ndieu nje ngulc qe i pergjante nje kafshe te plagosur nga nje dore keqdashese qe po i shtrengonte shpirtin pa pushim.Syte u capeliten ne nje rrjete te thellshme,e te dendur merimange,nuk kishte dalje po vetem ngushtim.
U tkurr i teri ne nje guaske, sikur donte te mbrohej nga ky akull i papritur nga kjo dendje myshku qe nuk i pergjigjej rifleseve te tija.U zhyt thelle ne detin e tyre pa kthim ndoshta.....
Ajo u kthye rishtaz,e veshtroi vuajtjen e tij te binjakezuar me deshperimin.Nuk e percmoj.U ngrit,hodhi nje bluz te holle kraheve,keputi veshtrimin ne qoshen e dhomes,ku krijesa e tyre flinte e qete.U afrua prane komodines duke ndezur ambazhurin.Aty gjendej nje shishe me uje qe zakonishte e mbante per te bijen gjate nates kur zgjohej dhe kishte etje.E mbushi goten plot e perplot me uje.Piu nje gllek duke veshtruar perseri te shoqin.Pastaj pauze dhe nxorri keto fjale nga senduku i shpirtit te saj.PO me perpara u ndal, perballe fotos se Anamarise me te birin e gjakosur ne preher.
"Po fluturoj ne nje hapesire,ku krahet nuk ndiejne lodhjen e te kaluares..Ndoshta ne kete fluturim do te bie dhe krahet e mi do te kthehen ne spektera pa shprese,ku do te shuhen ne vijezime te dyanshme te horizonteve,ku sensi i te kuptuarit mbulohet me logjiken estreme te nje realiteti ndoshta mbijetesor ose ,ose......."
Ai perples,i shperqendruar nuk u pergjigje"Fluturimi tashme nuk ndalej,kjo nate i pergjante nje gruaje shterpe,ku llomotiste gjate e shtruar,ku lendonte carcafet qe tashme kishin pamjen e perkryer te paprekshmes.
Vjeshta kishte mberritur,po petku i saj ishte akoma gjysem i blerte.Gjethet dridheshin akoma nen mbikqyrjen e vales se ngrohte te ajrit qe pervidhej si nje kamzhik fishkellues mbi kurmet e tyre te brishta,edhe, pse ato ,e dinin fundin e tyre.Ishin ne pritje te nje agu gertheshem te te papritures.NJe renkim i thellshem cau kraharorin e tij perseri.U kthye permbys, dhe nen vete shtrengoj jastekun e bute,nen belbetitjesh e klithma te mbytyra, qe shkeputeshin si shkulme te bardha dallgesh te forta nga gjiri i nje shkembi ku nuk tregonte me krahet e veta te pritjes....
2.Koha e rënies
Ishte mbremje e kthjellet, muzgu dalngadal po zbriste me qetesine e tij te pazhurshme.Ai veshtronte rrugen e perzhitur nga pellgjet e panumerta te gjera me rrathe te shtrembeta pa kufizime, te formuara nga shiu i djeshem qe kishte rene papushim..Nje ere e lehte trishtimi mbuloj fytyren e vrare ligeshtsi nje arne ekzemi qe nuk gjendej ilac sherimi te mbylleshin keto plage,as me perde te holle mendafshi per te lehtesuar angoshen e ketyre diteve mjerane.
Makinat nuk pertonin te ngrinin ne kupen e qiellit ujerat e mbledhuraku ngahere ndotja ishte e madhe,sa pickitat te qelbura te pervilleshin ne fytyre sa here ato kalonin si lugatet e nates.Here te zbukuruara nga pastertia e castit,here-here shfaqeshin te shqyera te ndukura nga euforia e marrezise,"e embel," shtazarake per te shijuar rebelizmin e kesaj kohe gjysem te ngrene nga sedra e kalbur e tyre,"ndienjes se ploget",te perzier me semundjen e shekullit per te fituar ate qe dikur ishte mohuar nga forca e tiraneve, qe kishin cuar kete bestie te deshirave ne kurthe te erreta dhe shtremberimi te moralit , ezistences per te dalluar kufinjte dhe caqet deri ku ata mund te arrinin me kete rebelizem.Te kuptonin qe kokat e tyre ishin ndoshta me te shtrenjta se hakemarrja per te shijuar kohen e humbur.
Djaloshi mendonte," ishte kjo pikerisht", semundja e ardhur kaq papritur ne cdo porte te ketyre aneve.Ishte e pashmangeshme zgjimi i qelizave te fshehura vite e vite dhe tani kjo liri po gelltitej nga nje sens cmendurie nga te gjithe.Makinat klithnin si te marra, brenda tyre djem me pantallona xhinks deri tek fundi i shpines,ku here here dukeshin dhe te mbathurat shumengjyreshe.Me fytyra horrash , menget e perveshura te kemishave deri tek berrylat, ngisnin keto murtaja te kohes.Ne skutat e erreta mbas xhamave te mbrapme shfaqeshin floket e derdhura te ndonje"Mendje shkurtre",ku kjo deshmi e gjalle do te jepte nje lumturi te genjeshtert vetvetes dhe pastaj shalet e saja te mbuluara me nje minifund te shkurter mund te perfundonte ne nje cep te qyteteve llukzoze te Europes plake.Nuk mund te kuptonte se mbi supet e veta qendronin disa vite te brishta dhe te pafajshme.E rritur ne erresiren e perdes shtazarake dhe fustaneve te gjata,veshtrimit te eger te nje prindi te rrepte,i cili nuk kishte kuptuar kurre ngrohtesine e esistences se saj,qe kerkonte rrezet e dielilt jo ne kete menyre,te zhveshjes se ligesise, dhe te gjithe te mendonin se ishin krijesa qe deshironin jeten,jo renie ne kurthe qe ndoshta koha do ti shpetonte ose trupat e tyre kishin mundesi te gjendeshin ne nje grope aneve te rrugeve,ku me deshiren e lluksit,seksi i tyre mund te perfundonte nje nate tragjike dhe te kobshme,pa indetitet dhe rinjohje.
Me pas muzgu u nxi,filloi nje shi i lehte te mbushte perseri keto gropa te mallkuara.Ndaloi hapat dhe veshtroi kete mbremje te sapo rene ne melankoli mbi koken,trupin e tij te renduar me mendime dhe kerkime.Ishin te dy te egersuar nga kjo renie e papritur dhe e pritur ,qe kishte marre permasa e nje kucedre dhe nuk linte shteg te mendoje."Cfare do te bente ai me jeten e tij"",ne kete udhe te qendisur me gjilpera te shtrembeta dhe kercenuse ku shponin cdo pjese te trupit te tij dhe qytetit te mbuluar nga ankthi i kucedres.
NJerzit ecnin bulevardeve te kujdeshem nga terbimi i makinave qe nga here nuk pertonin te hidhnin vallen e vdekjes siper trupave tyre.
Te ngjeshur pas kapuceve ku mbroheshin nga shiu i imet shtrengonin qeskat e ushqimeve te gjendura diku ne nje qoshe te lagjes dhe nxitonin hapat per te arritur ne strehezat e ftohta e pa drita.
Ku here here,ky shtet i rene pertok leshonte nje fijez drite te mekur,sa as fytyrat e tyre nuk dalloheshin nga zbehja e kufizimit te te qenurit dhe mos te qenurit ne keto shtepira te mbushura plot e perplot me halle.
Qyteti po zhvishej nga petkat e ndergjegjes,si pemet e zhveshura nga vjeshta tinzare dhe e pamershirshme.
Krahet e tij hidheshin aty -ketu pa nje pike mbeshtetje.Asnje ekuiliber te kohes.Perhapeshin ne qiellin e zymte nga koha mjegull,ne llahtarine e bemave shpatethikash,ku derdheshin mbi to si nje shtrengate e lige nga mllefi i urrejtjes,jo te nje prindi te pervuajtur nga hallet dhe ngrysja e diteve prane pragut me veshtrime te thata e te perhimta per te.
KUr kalonte perpara e pashkujdesur per mungesen e hapesires se se largmes dhe te kuptuarit te ezistences se tyre,mes kurtheve,ligeshtive,ftohmes,poshte urave strehez kalimthi.
Trupa te shtrire dhe te mberthyer pas petkave te holla te varferise,ku shtrengonin token per te thithur ngrohtesine,nese ajo do te vendoste ti jepte,o ndoshta e nersmja do ta zgjonte te gjymtuar me nje boshllek ne kraharor si nje gangrene e perhershme dhe do te pyeste veten."Kjo dite a do ishte ndryshe nga te tjerat qe kaluan o ndoshta toka me deshiren e lindjes dhe te vdekjes do ta perpinte te terin ne brendesine e humneres se saj te thellshme dhe te panjohur.Ai te behej hiri i saj i ardhshem??".
Kemi lindur prej saj,nuk degjuam asgje pervec te qarave tona dhe ajo tani ka te drejt te rrembej dhe endrrat mes erresires se lindur nga caqet e kozmosit te gjalle dhe te paprekshem.
Djalioshi duke menduar te gjitha keto ishte kembekryqezuar ne nje shteg,prane kangjellave te veshura me hijen e zise.Ku nenat te kerrusura me lot te thare faqeve te vyshkura permblidhnin nje top te leshte per te arnuar dimrin qe avash avash po trokiste.
Murtaja e mjegulles kishte leshuar vetveten me genjeshtrat e saja qe parakalonin krenare prane kembeve te tyre qe ai dhe ato terhiqnin zvarre per te ndjekur udhen e kujt dhe ku??!!
Te makinave lluksoze,te barkave te peshkimit ku do te nxirrnin shpirtin per te paguar ate qe kerkonin.Udhen e shpreses ne shtigje imagjinare.
Apo trageteve qe ulerinin mbremjeve duke leshuar mllefin me shtellunga te zeza, neper rete e bardha qe kalonin aty rastesisht..
Kujt nje nenpunesi o nenpunese te korreptuar ne kufizimet e te dashurit te jetes te lehte mes kartmonedha fallcosh o shperdredhja e vidhjeve te tij o te saja ne ngushticen e nje rrjedhje te fryteshme.Mjaftonte te beheshin pjese e kesaj mjegulle ku te gjithe rridhnin jarge te bardha per te shijuar pabesine e kohes.
Lluksin qe derdhej si lume i florinjte mbe tavolinat e lokaleve llukzose te ngritura ne kohe rekord.Po te gjitha keto me nje shkembim sepse lakmia kerkonte sakrifica te medhaja.
Kush ishin mendoni ju.Morali i cili zhytej ne nje rruge te erret.
Do te hynte si nje ere e padukshme dhe e pa ndier ne portat e tyre.Ne fjalorin e gjuhes se botes do te fshihej me pluhurin e pendeses nje dite.
KOha shnderonte kedo.Ndoshta edhe palmat qe ishin varur si qyqet e nates dhe kendonin kengen e kurbetit.Vajtimi i tyre degjohej tutje varreve te hapura nga morali i shfarosjes.
Pllakash mermeri te qendisura me fije te arta te lengut te athet te nje baruti vdekjeprures.
Te virgjerise se virgjereshave qe shijuan kolltukun e makinave,rruget llukzoze dhe ngerdheshjen e pleqeve tinzar me duart e gjata dhe te coptuara nga gjaku i tyre.
Ai ecte drejt bregut me kohen qe i shkonte nga mbrapa si nje hiene shtrige qe mallkonte vitet e perjetesise.Qe lutej vdekjes se ngujuar ne shtratin e saj te mekateve.Ato vononin ta merrnin se mallkimi i ketij vendi eshte ngujuar ne shekuj.Sepse besimi eshte heretik dhe i zhveshur nga inoka e kohes.Sepse flaket e ferrit po lepijne rruget, tere qenien e qytetit te mbeshtetur pas shpatullave te genjeshtrave.
Renia,pritet renia,kur,ndoshta do te vi dhe kjo dite.Ai do te shoh strehezen e miligonave qe ndjekin njera -tjetren ne kerkim te ushqimit te jetes.Dhe perpara dimrit te kerrusura,ato do te shplodheshin te kenaqura qe udha e tyre e mundimeve te ishte frytedhenese.
Djaloshi donte te ishte mes tyre,nen driten e jetes qe vazhdonte edhe pse kurthet,hidherimet coptonin petkat e trupit te zhveshur nga mospranimi i tij per mjegullen.
Deti dhe bregu ishin
qetesia e shpirtit te tij.Ecte duke prekur reren e lagur .Ku kjo ndjesi i percillte nje deshire te brendshme,te shnderohej ne nje delfin e te humbiste ne thellesine e tij..Ndoshta atje ne te pertejmen ,ndoshta ku bota ndryshonte.
Me tutje degjoi zhurmat emakinave,nga zbrisnin njerez me valixhe ne duar.Gra me femije te sapolindur dhe ne doren tjeter nje pak me te rritur ku shterngonte nder duar nje loder.Renkime,lutje,frike dhe shprese shihte nder fytyrash te rregjura nga lodhja,kushedi nga c'skaj te vendit kishin mberritur ketu.Me tutje degjoi nje vajtim te sirenave te ngujuara neper shkembinj rocoz ku gervishnin te ardhmen e tyre.
Pjella e mjegulles,e keqja po ngerdheshet veshtron venger me sy te shqyer per gjak te ri, kete mase njerzish te mjere.
Veshtron horizontin gri dhe hedh mbi te fatin e tyre.
....... ..........
Te nersmen djaloshi shkoi per te pire nje kafe ne lokalin afer shtepise j.Degjoi peshperima te mbytyra fjale nen ze te paqarta, u afrua dhe dy burra ne nje tryeze ku pinin kafen dhe rakin e zakonshme te mengjesit po thoshnin pikerisht keto fjale.
-E more vesh Kujtim ajo gomonia qe u nis dje ne mbremje me 100 persona nuk dihet ku ka perfunduar.Asnje lajm nuk dihet po qe andej pertej detit nuk kane shkuar.Kjo eshte e sigurte.
Tjetri shtrengonte cigaren krejt i mpire nder gishtrinje. I tronditur per lajmin e sapo degjuar humbi ne shtjellen e fjolles se tymit qe shkonte larg duke u shuar ne ngjren e hirte te vdekjes.
Djaloshi u drodh i teri.Imagjinonte skenen makabre mes atij deti tallaz e kapricos.Mjegulla nuk dorezohej thithte helmin e vet dhe e shperndante mbi kokat e fatkeqve.
Kaluan dite.Asnje lajm,as nje klithje,lutje ,veshtrime ,pergjerime ne vazhdimesi,,,po asgje nuk vinte pertej humbetires gelltitese.
Ndoshta deti ishte treguar"bujar",i kishte gelltitur ne mbreterine e tij po jo si delfinet po si kufoma,ushqime per banoret e vet.Mbas tre diteve,deti dergoi lajm mbi bregun e shkretuar dhe mbi reren e lagesht gjendeshin copa kepucesh te ngrena nga kripa.Recka te copetuara ku ngjyrat e jetes kishin humbur sensin..me tutje nje kukull plastike e zhveshur,lakuriq dhe me fijeza flokesh ketu ketu.
Mjegulla u gerthesh me fytyren e saj shtazarake perseri dhe iku ne skutat e saja te erreta.Ishte e kenaqur nuk trembej me.Ishte zot ne kete qytet.Djali e mallkonte qe te humbte dimesionet e veta si nje hark qe shtrihej kudo pa meshire.Sa me shume ai uleriste aq me shume ajo merrrte permasa te nje dinozauri.PO ngrinte piramida me reren e lagesht dhe ujin e kripur te detit dhe ne themelet e tyre te vinte eshtrat e fatkeqeve qe do ti nxirrte nga varret edhe nga thellesia e detit qe dhe atje mos te kishin prehje si ndeshkim per qytetin dhe banoret e saj.
"C'njerezore- therriti djali-Dhe kete radhe ja arrite qellimit?!-
"Ajo buzeqeshte ligesht veshtronte ate me mosperfillje.IKte duke mbeshtjelle vetveten ne qoshet e ferrit.
Mund te thoni qe ja arriti qellimit.A mund te ndalej me kaq..??!!
........ ....
Qyteti diten shtrihej i qete ne krahet e saja,here hidhte veshtrimin tek mjegulla e here here tek dielli qe ndiconte mbytshem me rrezet e tij dhe ulte koken perpara tragjedive.
Po banoret cfare benin nderkohe?Ndoshta indiferentizmi kishte hyre ndermjet tyre dhe karshi mjegulles.
Grykesia,kjo cmenduri e lindur nga mosdija dhe joshja e vrerit te lluksit te mbrapshet,degjuan thirrjen e saj te kobshme te veshur me mjaltin e grenzave te ardhura kushedi nga cfare planeti ne ndihme te mjegulles e cila kishte arkitetuar piramiden e vdekjes.
Njerezia jetoj ne paqe dhe begati per pak kohe.Mbidheshin si bletet perpara piramides dhe i faleshin ZOTIT per kete dhurat." Pokujt Zot i faleshin atij te verberise"..Dhe kete here mjegulla u zemerua keq me shperfilljen dhe lutjet e tyre ne nje kend te universit te pa projektuar ndoshta te ardhmen qe po rreshqiste si nje ngjale ne toke te thate.
Ata kerkonin e kerkonin.Nuk shihnin agonin e ngjales te hedhur ne kembet e tyre.Preferonin ti jepnin shtytjen e fundit te agonise se saj therse.
PO, besonin ne nje utopi qe nuk ishte shkruar askund ne ditaret e jetes se kesaj bote ,po ishin shpikur per te shfrytezuar kete grumbull pa tru.
Mjegulla i denoi perseri ne mizerje dhe mes krismash dhe hasmerish nate per nate ngrihej ndeshkimi i tyre kundrejt njeri-tjetrit.
Atehere djaloshi beri pyetjen."Perse kaq trushkulur eshte ky vend qe beson fantazine e nje molle kaq te helmte.Mekati eshte shkruar dhe se e dinte qe ai nuk duhet te lejohet te hyj ne shtepite e tyre.PO Ata nuk degjuan.Nena qe "buzeqeshnin" me bollekun e para ve te qelbura te sjell nga bijte ku me vone sherbyen per ngritje lapidaresh ne kujtim te asaj qe bota nuk mund ta pranonte kurre.
Dikur ishte nje enigm pa kuptimin nga djaloshi ky realitet kryq trondites.Hija e mjegulles pershkonte gjithecka urdheronte, linte kudo vetveten dhe ata me deshiren e fitimit te shkalluar me permasa te pa matura sakrifikonin femijet e tyre ku perfundonin ne elikat e motoskafeve me kokat e prera te perfunduar ne thellesin e detit qe nuk pertonte ti perpinte dhe me trupin e shtrire ne shtratin e kesaj gomone te mallkuar ,ku perpelitej derisa jepte jete...per te paguar cmimin e mekatit.
Dhe sot ku gjenden ata "PRINDER",mes hotelesh llukzose duke pire uiskin dhe thithur nje cigare me hijen e varrit imagjinar ne themelet e zeza te te ardhmes se tyre te ngritur me trupat e femijeve dhe ndihmes se mjegulles.MIzoria dhe keqbersja triunfonte ne pamje t e tyre te zbrazeta dhe te shkuara ne abise te cmendurise se jeta ishte pervjedhur dhe ne shpirti e tyre nuk eksisto asnje molekul oksigjeni ,po jetonin ne tymin e verberise dhe te hakemarrjes se verber per te ngritur varre te reja me mjerimin e vobekte te pushtuar ne kete qytet sepse tashme sensi i gjykimit per te ardhmen e jetes kishte humbur nuancat qe kur femija e tyre ishte bere skeleter i padukshem ne kete hirozonte te pafaLSHME TE JETES.
Ky vend ,kjo mase e squllet njerzizh nuk po kuptonin perberjen fizike dhe kimike te tyre,ku dembelizmi kishte hedhur vallen e vet ne shpatulla te ngjitura me rreshire pishash qe ne te kaluaren e tyre.Ku neuronet nuk zgjoheshin ,po terboheshin pa kuptim.Kuptonin dhe degjonin vetem ate,mjegullen.Ajo joshej dhe nuk dorezohej po i mberthente rreth vetes dhe shfrynte shkaterim mbi ta.
SHiu binte i imet si litar i padukshem i pangjyrshem.ai shihte skena imagjinare ne endrra te frikshme cdo nate.Kur zgjohej pickonte mishin e tij dhe qetesohej duke thene"Jam ne enderr eshte korniza e jetes qe e rrethonte.Tiktaku i saj e cukiste si nje zog i deshperuar dhe i vetmuar nga shkaterimi i foles.Kerkonte te harronte egersine e mjegulles te humbte pak caste ne dicka te ndryshme .Ku frymarrja te merrte nocione te ngjeshura te te kuptuarit te vertet te kesaj jete.E cila ishte mbyllur ne nje kafaz shfaroses me varre te hapura cdo dite dhe mjerimi lengonte ne te gjitha portat e qytetit.
Ishte i lodhur me mendimet e palmave .Me ulerimat e te jemes qe nuk duhej te largohej me tutje se fishekellimat e armeve po fluturonin siper catise.
Ja nje plak e shkrete doli ne dritare dhe nje pallot i shpoi njeren prej vithjeve te trasha.Nuk eshte per te qeshur ajo vithje trashaluqe i shpetoi jeten dhe kjo plake e gjore ishte tezja e tij.
Oh,zot i pafuqishem,deshmtare i lirise sone makabre..nje dite fole dhe the keto fjale!"Ja ku e keni tani lirine,turruni sa me shume te rrembeni motrat ti coni rrugeve te evropes,vrituni me njeri
tjetrin ne hasmeri.Priten kokat dhe hidhen tutje mes plehrave dhe askush mos ti guxoi ti prek se dikush me arme ben rojen e cmendurise se fundit.
Oh,Zot sa shume varre pregatite dhe fushave nuk gjenden me vend..ja korteu si nje gjarper i goditur per vdekje po arrin malin e thate pa uje.Ku nuk mund te perciell as lotet e fundit per banoret e vet,nuk eshte e lejushme duhet flet kalimi nga mjegulla....
........ ....
Ai mengjesve zgjohej i pakenaqur qe nuk gjente asnje shprese per te ndryshuar kete face te zeze te fantazize cmendarake te krijuar mga pak nete te dehurish te qyteti dhe mes tyre banoret vraponin pas rreckave te shqyera te njeri-tjetrit.Ngrinte grushtin dhe qellonte mbas mureve te pafajshem,ku gjaku rridhte drejt tokes se lagur dhe perzihej me shiun e sapo rene.Filloj te uleriste po as qielli nuk degjonte cdo gje perreth ishte e shurdhet.Dhimbja po mbillte rrenjet e vetme..kushedi nje dite do te celej dhe do te pershkruante kete marrezi dhe me petalet e veta do te leshonte eren e miresise.Kushedi ndoshta nje dite.
Kaluan vite.Djaloshi nuk ndoqi mjegullen po fatin e tij.Pritja ishte ilaci i kohes dhe nje dite ai iku diku larg.Nje mbremje kur u kthye perseri atje tek vendi i lindjes,ne breg te detit i peshperiti valeve...
"Une kalova me hapat e mi detin,shkova pertej dhe gjeta....mundimin,vetmin.perbuzjen,meshiren..por edhe punen,shume miq,pasurine,shokun e jetes..po edhe pse gjithe keto..mengjseve zgjohem mes ethesh,i mbuluar mes djerseve qe lagin shtratin tim dhe shtresat te bardha dhe te pastra..kete donim te gjithe,kush hodhi syte pertej detit...UNe ngrihem me nje klithme qe copeton muret,ku tronditem kaq shume dhe copa-copa suvash shkeputen prej tij.CFare po ndodh i them vetvetes??
CFare?Akoma ajo mjegulla me perndjek se une nuk ju binda.Ajo perndjek jeten time,endrrat e mia,atje thelle ne skutat te fshehura ne gjirin tim,qe tashme ishin flijuar dhe nuk doja ti kujtoja me kurre...
Cfare ishte atehere qe une tronditesha neteve,diteve me ndiqte boshlleku i nje kujtimi te larget ku me therriste duke me thene "ti" nuk mund te harrosh.."Ajo me fliste nen ze..degjo.."
"SI mund te harrosh kepucet e shqyera ne breg te detit,lodrat qe treteshin ne toke te thare si nje kujtim mbi varre boshe femijesh.Ulerrimat e tyre ne fund te detit dhe flluskat e fundit te ajrit qe dilnin nga mushkerite tashme te mbushura me ujin e kripur te detit.
Nuk mund te harrosh ate grua shtatezan qe veshtrimin e hidhte drejt muzgut te shpreses me nje buzeqeshje hollake qe tashme nuk eksiston me.Ate nate qe muzgu ishte i erret dhe foshnja ne barkun e saj nuk lindi kur per te shijuar dritat e forta te pertejme te kesaj jete.Doje ta ndimoje ate dhe te tjeret tu thoshje te gjitheve qe mjegulla ishte hakemarrse kete nate.Po armet dhe kapucinjte e zinje te prene rrugen dhe ngriheshin si anakonda pa helm,po qe mbeshtilleshin rreth tyre duke shtrenguar frymen ,erresuar syte dhe drejt nje utopi leshonin trupin qe ato caste ndiente vetem eren e shpreses.
Si mund te jetosh i lire pa e shkruajtur kete histori te gjalle.Ku rruget e ketij shekulli nuk mund dot mjegullen.Ajo perhere fitimtare duke rigjetur helmin dhe ushqen krahet e qyteti perhere.Duke leshuar hijen e varferise duke shnderuarfytyra njerzish ne egersirash urrejtjesh me goje te ligeshta dhe dhembe qe kalbin vetveten.Si mund te harrosh keto monumente te ngritura vorrezave dhe trupi mos te rrenqethet,mornicat tmeri te mendosh kur"AI" atje ne erresiren e ferrit,ketu me nje llambe te ndezur nate e dite si kujtim qe permbysi jete njerzish neper dallget e detit mishngrenes."
Edhe ne i kemi rene ne qafe detit por,per mbijetes.I kemi marre shume ,po ai kete radhe eshte inatci me epsherin e pangopsherine njerezore.
Si mund te harrosh kur kalon perpara vilave dhe hoteleve lluksoze dhe ne themelet e tyre gjenden eshtrat e te pafajshmeve,virgjeria e virgjereshave.
Egersire kjo mjegull qe mbulon perhere qytetin,nuk ndalet,nuk mendon.Dhe une mendonte djali - pyes perse njerzit e mi,perse..????
"I kujt ishte faji,i saj qe nuk iken o i juaji qe e gelltisni ne vatren e mbremjes duke krijuar fole shtrengimi."..Vitet kalojne,ai perhere shkon ne qytetin e tij,tek vatra e lindjes.Veshtron ate te terin nga lartesia e nje kodre.Kishte ndryshuar,shnderuar ne nje kantier ndertimi pa regulla,rruget me te zhurshme me makina te shumellojshme.Njerez me te shkujdesur,minifunde edhe gjate dites me taka te larta qe shembnin tortuaret.Lokalet plot e perplot me njerez.Te moshuar,burra ,gra,student ne mesin e dites.Perpara me nje filxhan kafeje dhe shumica me cigaren qe fergellinte perpara fytyres se bashkebisedusit,me fjollen e bardhe te tymit perpara hijes se trishtuar te te ardhmes.
Zbriti nga kjo piramid reale dhe kembet u drejtuan ne te vetmin vend te deshiruar te tij,detin.
Ai e theriste te shplodhej gjate bregut dhe pse kujtimet ishin te gjalla .EDhe pse mjegulla e ndiqte si nje ulkonje e plagosur"KU vajtonte tek kujtimet e hidhura qe renkonin dhe te tashmen dhe pse ai edhe kete radhe lutej..po hakemarrja ishte larg.
Mjegulla nuk ka renie eshte aty perhere dhe projekton hakemarrjet e dites se sotme dhe ndoshta te nersmes.Ndeshkon e pamershirshme me te tjera krisma dhe jo si dikur ishin te tjeret per te.PO tani kishte dal haptazi duke grindur..une nuk iki ,jam ketu pergjithenje..heshtja dhe terbimi juaj...."
3.Pakoja me gjalp...uria e kobshme...
Qielli ishte ngrysur nga rete e zeza si vetulla te rena nder sysh vuajtjesh.Ata te dy vellezer qendronin te ulur ne pragun e portes te gerryer nga lageshtia dhe e deformuar nga era e kobshme qe keto dite percillte mllefin e vet te hakemarjes.
Refati me i vogli ngriti syte dhe veshtroi ligshem te vellane.Morri nje cigare dhe ja zgjati duke vene nje tjeter mbi vesh dhe pastaj hodhi veshtrimin nga bregu i detit qe ndodhej pak hapa larg tyre.Ishin te dy peshkatare te ndershem dhe neteve me barken e tyre karakterin kerkonin buken e perditshme per te ushqyer vocerraket,qe mengjeseve me klithma te gezuara prisnin fitimtaret qe kishin mposhtur dallget e egra.
Eh,Halim-theu heshtjen Refati te kujtohet si ishim atehere"-heshti per disa caste te vetme.."Nje kile mish,nje pako gjalp..heshtje..perseri..":"Jo ore jo tani jemi mire.."E more vesh..nuk ka gje..sepse dy djemte e mi deti i ka gelltitur ne folen e vet".."Dje me derguan lajm ata te policise kane derguar polombare per ti gjetur.."
Nje lume lotesh pushtoi kraharorin,sharje mallkime e me vone heshtje qe po pllakoste si zija e ketij shekulli qe trokiste ne cdo porte te ketij qyteti.
REfati veshtroi token perdhe, si nje thike e mpreht ndiente qe kraharori i cahej nga dhimbja.Tjetri nenqeshi,ironia e tmerit e kishte perfshir te terin.Me vone te dy u perplasen pas nje hije te padukshme dhimbje dhe lume lotesh ngarkonin rete qe po kalonin te mblidhnin kete vuajtje te kobshme.
"nuk ka gje Halim se ishim te rinje i duheshin detit ca nga keta.Eshte i pangopur ai e njoh mire une ate shtaze""..heshtje dhe perseri heshtje pllakoste vuajtja dhe ngasherimet.Veshtrime te keputura...."perse vetem tokes duhet ti bejme privilegje ne..""""
Ah,deti ia kishte marre jeten,shpresen,gjithcka.....
Burri kishte fytyren te vrare dukej si e arnuar nga dhimbja qe kerkonte te permblidhte ato pjezeza te pa ndricuar nga dita e lodhshme.Kalonin vitet dhe tufanet e jetes perseriteshin dhe gjymtonin cdo shenje te gjalle te tija.Dallget e detit kishin ashpersuar tiparet dikur te bukura dhe ndermjet tyre tashme shiheshin rrudha dhe brenga t e perditshme.
Gjithe jeten ia kishte kushtuar kesaj mase gjigande kishte luftuar me egersine e tij,i cili donte ti thyente kete krenari per ta mposhtur dhe gelltitur brenda vetes.PO nuk kishte mundur edhe pse furia e tij ishte here here e madhe.Dallget ktheheshin ne perbindesha kunder ketij njeriu te fuqishem te cilin darka e priste me nje supe te ngrohte dhe dy sy te trishtuar te perzier me lodhjen nga e shoqja.
E shoqja nuk pertonte te vinte mbi soben me dru darken e te shoqit dhe here here e veshtronte vjedhuzari ate te ardhur nga gjuetia e nates gjysem i vdekur.
Psherehtinte thelle e mendonte"EDhe sot ne shtrat nuk do te kete fuqi te shtrihet dhe jo te kujtohet per mua.Une e shkreta e cila e pres me ankth,psheheretimen ,eren e djerses qe tashme po merrte forma lotesh.".
Hoqi pakez veshtrimin nga i shoqi,trazonte supen dhe veshtronte enet e darkes te cilat prisnin dhe pjaten e fundit per tu lare.Ngrihej me pertes dhe nje ngulsh deshperimi ia zinte fytin dhe nuk linte te nxirrte kete murtaje nga shpirti i bregosur i saj.Nuk tha asnje gjysem fjale shkoi drejt banjes ku ironia e varferise mbeshtillej tek ajo cop mendimin qe fati i tyre ishte shkruar keshtu.Fjalet e teperta i dukeshin sikur do te cenonin te shoqin preferoj te heshte si perhere ankesat duheshin lene mbrapa porte sepse ai kishte nevoje per qetesi.Me vone ai u ngrit nga tryeza dhe shkoi drejt dhomes se gjumit veshtroi te shoqen tek lante enet e darkes dhe mbi tavolin vuri re nje pako me gjalp,racionit i muajt-mendoi..
I hodhi perseri nje sy te shoqes dhe pak caste u fanit deshira per hiret e saja por lodhja e rrembeu me perpara se kjo ndiesi ta pushtonte te terin.E donte te shoqen ne ato momente ta kishte prane dhe te perkedheleshin si aTEHERE NE BREGUn e detit kur ishin te rinje....Tani kjo deshire shkonte drejt nates duke shuar si vet ajo ne pellgje endrrash te ndaluara..Pakoja me gjalp heshte..vocerraket flinin dhe te nersmen festa do te fillonte..
Nga dhoma tjeter u degjuan klithmat e vajzes se vogel.ajo grindej me vetveten..te dy burre e grua u turren drejt dhomes.Ju afruan krevatit i preken krelat e verdha dhe vajza sakaq hapi syte dhe nje rreze lumturie i rreshqiti ne ato faqe te kuqe.Syte ju celen si goxhet e majit ne lulezim.Ungrit dhe ju hodhe ne qafe te jatit...
"Babi,babi ke ardhur mi ka sjelle guackat e bukura qe me prentove.Une dje dola nga bregu me Gjergjin per te veshtruar anijen tende.Thirra shume po ti nuk me degjove.Dhe ta dish qava shume.."
Dockat e vogela perkedhelnin fytyren e te jatit i cili mori nder duar dhe filloi ti puthte forte kishte mall te pafundem per kete krijes te pafajshme qe kishte dite pa e pare.Pastaj i perkedhelte relat e derdhura pas supeve.E terhoqi pas vetes duke e shtrenguar forte dhe filloi ti kendonte nje ninulle te lehte .E puthi perseri vajzen kur gjumi e gelltiti te teren e vendosi ne shtrat lehte per mos ti prishur endrrat e kesaj mbremje dhe kushedi guaskat e harruara prej tij mund ti shfaqeshin ne enderr dhe ajo te luante e gezuar.Here tjeter duhet te kujtohem i perseriti vetes qortushem.U sfrua krevatit te djemve i mbuloi dhe ata pastai shkoi drejt dhomes se gjumit dhe imazhi i pakos se gjalpit i linte nje shije te hidhur.I fliste qarte per nje tek jetike dhe kaprico lluksi.ajo coptohej ne pjezesa per gjithe javen sepse zija e varferise po pllakoste te gjithe.Ishin kohe te veshtira,nje cope buke dhe nje shtrese gjalpi ishte mrekulli keto kohera.S'eshte cudi -mendoi dhe iku drejt dhomes per te c'lodhur kockat e tija te dermuara.Kur u shtrih i teri ndjeu dhimbje te forta ne gjithe trupin,pikerisht keto dite pas atyre shtrengatave te njepasnjeshme falenderonte perendine qe ishte akoma gjalle.Te shoqes nuk i beri ze per sa kishte ndodhur.Boll halle kishte ajo me 4 femije dhe nje shtepi per te mbajtur.Nuk i duheshin dhe rrefimet ketyre neteve te gjakosura te detit.E nersmja troket perseri dhe sajonte kurthe te reja.
Burri veshtronte djemte.Ata ishin dhene pas skafit te ri te sapo ardhur keto dite ng Italia.Vetullat i formonin ate re te zymte,shprehja e fytyres shnderohej ne nje shkendije therrse si nje parandienje qe nuk sillte asgje te mire.Ai gjithe jeten e kishte kaluar me detin dhe kishte marre prej tij cdo gje.Sa here me anijen e tij karakatin ia kishte ndale mbane,ishte mesuar me jeten e detit ia dinte tekat ketij perbindeshi.
Por ajo qe e linte pa fjale ishte e sotmja keta te rinje qe po fluturonin pak si teper,nuk e merrnin shtruar jeten.Ai mendonte te gjitha keto duke u ngrysur perseri si nje nate shterpe.
"_Baba "-i thoshte Genci djali i dyte-ne nuk duam qe femijet tane te presin nje pako me gjalp ne jave-dhe veshtronte skafin,si te ishte vet Zoti i endrrave te tyre.(Feta me gjalp te jete privilegj i familjes,c'neveri).....
Keto fjale i therrnin plakun.Ai ishte rroptuar gjithe jeten dhe kishte bere aq sa mundej per familjen.PO kohet po ndryshonin dhe keta te rinjte e sotem po i kerkonin jetes me shume nga c'duhej.
(Ndoshta nuk ishte e tepert nje jete me e mire se e tija,por e kaluara i kishte gjymtuar me halle te shumta)..tani ata bijte e tij i kishin hedhur syte drejt nje horizonti te rrezikshem ku mendonin se mireqenia dhe liria do te sillte ate qe ai e kishte kerkuar nje jete te tere.
OH,zot ti ke ne dore tende cdo gje-shtroh drite dhe udhe te qete diteve te mia te fundit me shpeto mga ndonje gjeme e madhe tani ne pleqeri.Hidhte syte nga e shoqja e cila dukej me e plakur nga vitet qe rendonin shpatullat e saja te rene e te krrusura nga punet e renda.
Te nersmen vendosi te bente shetitje bregut te detit sikur donte te bisedonte dhe te bente nje pakt,ai dukej i qete ne kete nate pa yje,e pike reje nuk dukej ne hapesiren gjigande te tijen.Djemte kishin pregatitur skafin dhe kjo nate dukej me se e pershtatshme per te ikur drejt asaj lirie te kufizuar tani per tani nga perbindeshi.Shpresoj te jete paqesore me jetet e ketyre te rinjeve-mendoi duke thithur fort cigaren i nervozuar dhe veshtrimin drejt nje horizonti qe po humbte vetveten nga renia e perdes se nates dhe ajo tinzare dhe e kobshme here here.Ai e dinte mire kete."Eh,sheh "
-i thoshte Gjergji i vogli te madhit.-tere gjalleri dhe deshire te bente pjese ne kete mision.
Ato nete ata kishin bere rruge dhe dukeshin te dehur nga deshira e madhe qe po arrinin dicka te deshiruar prej kohesh."Kam qene shance per ju"-"Dhe degjo Genc,nese nuk me merrni me vete dhe sot.Keq e keni punen-Fliste dhe pastronte reren e ngecur ne borduren e skafit."GJergj,mos ngul kembe,ne vendin tende do te marrim nje hallexhi dhe fitojme me shume"::
I jati un afrua i hodhi krahun nder supe te voglit duke i thene.
"Gjergj,Genci ka te drejt ti duhesh te pushosh pak sonte.Shtepia ka plot pune une jam i ikur gjithe kohen..
"JO baba,neqoftese nuk me marrin mua,ta shihni sesa mbare do t'ju veje"-djali i rreshqiti fjalet pa u menduar .Plaku u drodh i teri-mendoi eshte i ri dhe zjarri i aventures e ka gelltitur te terin..
"Qepe ate te shkrete goje"ju hakerruar i vellai gjthe zemerim dhe ju pervesh punes perseri.
I jati e trehoqi te voglin per krahu dhe te dy shkuan drejt shtepise.Gjate tragjitit i tha keto dy fjale."Degjo Gjergj,degjo mua plakun"-asgje nuk humbet,te lutem mos shko mor bir.Te pakten ty te te kursej deti nga ndonje menxyre.."
.....................
Ishte mengjes heret nje e trokitur e forte dhe me pas heshtje..perseri nje bresheri trokitjesh sikur po shembnin porten kryesore te shtepise.
E shoqja u ngrit hodhi nje shalle kraheve dhe nxitoj te hapte deren."Kush do te jete kaq heret pa u gdhire dhe i bie portes si i cmendur?!"
Kur hapi porten perballe vetes qendronte kunati me hijen e vdekjes ne fytyre.QEndronte i mbeshtetur tek kolonat e verandes.
"eh,halim cfare ka ndodhur"-pyeti tere kureshtje pa e pershendetur-Ajo filoi te dridhej kur pa fytyren e tij te nxire nga dhimbja,vershim lotesh e mbeshtolli kunaten rreth kraheve,duke i peshperitur te behej e forte.
"Korba une,djemte"-uleriti gruaja-"cfare ka ndodhur,jane gjalle te pakten
PO kunati heshte dhe veshtroi te vellan qe sapo ishte ngritur nga shtrati dhe ai kishte degjuar gjemen.
"Eja Refat se te duan ata te policise"-dhe e mori perkrahu te vellane qe po i thyeshin kembet nga dhimbja.
"Ah,renkoi e morri haken deti,e dija une i ziu".."por Ata nuk me degjuan mua plakun"...
Te tre i pllakosi heshtja,ishin ulur tek karriket ne degen e policise dhe prisnin ndonje lajme.Askush nuk vinte reh tronditjen e tyre.
Qytet i mallkuar,kenge vaji po thurreshin per te dhe asnjera nuk i pergjante njera-tjetres.
KJo tragjedi kishte te pergjithshmen por sejcila kengen e vet.
Qyteti dhe ditet e tij mbuloheshin me renkimet e nenave te mbeshtiella me vellon e zise.Zemra e plakut dje pikonte vrere per pakon e gjalpit,sot nga legenda e vajit.
PLaku udhetonte me linjen e urbanit per te mberritur ne strehen e tij dhe shpesh veshtronte te vellan me duart e ashpra tek mbulonte fytyren tere vraje.
"Eh,Halim e mori halken deti,kishte hak ky perbindsh edhe ne shume i kemi marre atij.POr joo aq shume(Nje pako me gjalp na lejohej) dhe ishim te kenaqur me skamjen,duke lene bijte te etur per gjithecka.EH,si thua kush e ka fajin per kete menxyre dhe nisi e kendon vajin e kobshem nen ze..(Ai dhe shpirti renkonte)::::!!!"
"DEti i kercenohej plakut
trimi shtynte dallget,gjoksi gufonte
triunfonte,
dallget ne gjunje i faleshin..
Deti kercenonte
nje dite hakun do te marre ne mos sot
vite me pas,varre do ngreh dallget
ty plake i krisur ne kete thellesi do te hedh.....!!!"
4.NJË ZEMËR MOTRE
Ajo po veshtronte fjollen e kuqe te zjarrit,qendronte perballe oxhakut me duart e shtrira pergjate drure te ndezur nga flaket e tij.Ndiente afshin e ngrohet te tyre,ndihej mire dhe pas disa sekondash,vetdija e humbte neper skuta te erreta te nje mendimi te vetem e te plote.
I vellai ishte denuar me vdekje dhe pas kaslacionit nuk mund te pritej nje denim me lehtesus, ndoshta nje jete te ngrysyr neper qelit e nendheshme te minierave,ku punonin te gjithe te denuarit e politikes.
Nga folete e syve te enjtur rreshqisnin vetem lote dhe pshehretima te forta qe dilnin nga thellesia e kraharorit,nuk e ndalnin ritmin e tyre, po groposeshin neper rruget e thellshme te humnerave pa kryqe.
I vinte keq per veten,per njerzit e saj te dashur.I vellai atje diku ne qoshe te nje biruce pa ngrohje, pa drite,ne nje deshperim te plote.
Ajo po ngrohej,shtrihej pergjate vatres per te ndier afshin e ngrohet te saj dhe pse ndiente dhimbjen e plotfuqishme per fatkeqesin qe i kishte rene familjes se saj.
Po i vellai,c'po bente ato momente?Ndoshta ndeshej me veshtrimin e hekurt te portes torturuse dhe breda atyre mureve nuk ndiente asgje te gjalle pervec ftohmes,percmimin dhe perbuzjes qe vet jeta reale i kishte sherbyer" si ne nje pjate e argjendet".Tani ndoshta me thonjte e gjate po shkruante muret e burgut dhe derdhte hapur dhimbjen,poezit qe e kishin trathetuar dhe braktisur ne meshire te fatit.Apo kerkonte te thithte ate pak drite te kalter qe depertonte nga nje dritare e vogel dhe kufizuar dhe e veshur nga hekurat e trasha.Aty i mbyllur dhe i aneksuar nga zhurma e perditshme e kurtheve shtazarake qe me pare i luftonte me shpirtin e tij te vendosur.E tashme ishte kthyer ne nje krijes per te kerkuar meshire,sipas tyre...
Jo,ai brenda vetes kishte forca te pashtershme,ku i ngrinin moralin dhe instikti i mbijeteses e merrte ne krahe madheshtor,se bashku fluturonin drejt nje hapesire te pakufijshme.
I kishte vene gjoksin perball dhe lufte te hapur kujdo qe po i prekte ate deshire te etshme te tijen,lirine per te jetuar jeten.
Ajo u permend nga gjumi,nuk e kishte kuptuar ate drehmitje te lehte,vetem kur e jema e kishte prekur nga supet.Jashte po binte shi,nje shi i cili sa vinte e fryej nga shtrengatat e njepasnjeshme.
Koha prentonte dite plot e perplot me shi.Veshtroj me keqardhje te jemen,e cila ishte ulur ne nje minder afer vatres dhe tirte pak pambuk te bardhe te mbetur nga prodhimet e veres se vjetshme.I shtohej dhimbja ne kraharor sa here e shikonte ate fytyre te pikelluar dhe hollake nga brenga qe e kishte strukur ne nje kend te roptuar nga tragjedia e te vellait.Ditet kalonin dhe ajo po shuhej si nje qiri i mbremjes.
Fytyra e zeshket nga rrezet e diellit,kur shkonin arrave per te punuar dhe e rrudhosur para kohe.Kur kishin arrestuar te vellane gjthe familja ishte degdisur ne nje fshat te humbur te veriut dhe te gjithe punonin ne koperativ,te vetmuar dhe larg syve te botes,dukeshin sikur kishin sjelle murtajen ne ate vend te humbur.Nena e saj ishte mjafte e re ne moshe po keto vitet e fundit i kishin marre freskine dhe deshiren per te jetuar.
Shiu vazhdonte te binte me ankesat e tij te padurushme dhe llavazane,ku prekte cdo gje me lageshtine e tij te zhurshme,dhe ne keto caste sillte kercitje trishtimi dhe nje vetmi mjafte te ndier.
Megjithate ndihej nje lehtesim brenda vetes,i vellai ishte brenda jashte ftohmes dhe shiut.Paksa makabre dhe e hidhur kjo diference.Ai i mbyllur ne kasaforten e vdekjes,ndieu tmer kur mendonte kete.
U ngrit pa thene gjysem fjale mori xhezven dhe ngrohu pak kafen per te jemen.Ishte bere zakon ky rit mund te thoshje ne oret e vona te mbasdites,te pinte me te ,nje filxhan kafeje.
Helmi mbjelle helmin-thote nje fjale e urte popullore.POr ja ne kete rast ky leng i zi sikur hyn brenda shpirtit dhe lehteson venat e tij te padukshme te nxierri ate papasterti te te keqes.Te iknin diku neper ato skuta te fshehta qe kishin ngjyre monokrome dhe te pavleshmes.
U ul prane te jemes duke i vene filxhanin e kafes prane dhe e veshtoi tinez.
Pije nene,pije-i peshperiti dhe i afroj buzet prane filxhanit akoma te nxehte ku dilnin avujt njera pas tjeters.
Ah,klithi shpirti,sa do te deshironte te ishte dhe i vellai dhe te tre te gjendeshin afer flakeve te zjarrit duke biseduar kaq ndieshem per ate cfare enderronin ai dhe ajo per te ardhmen.
E jema ndiente nota lumturie kur shihte bijte e vet,tek cucurisnin si dy zogj te gezuar.
"TI Roza nuk mund ta imagjinosh,se nje dite une mund te behem mjafte i famshem..-i thoshte ai me syte qe i shndrisnin si nje skifter ne fluturim.
Ai shkruante poezi te bukura,vetem qe celsi i tyre duhej te rrinte i fshehur,nga gjurmet qe ndiqnin kete shekull te kuq,me pranga dhe zinxhire.
-Po -i pergjigjej ajo,talenti yt nje dite do te mbreteroj mbi shpatullat e botes se re.Atje ku une dhe ti duam te degjojme ate kenge te lire te shpreses.Dhe e veshtronte me dhimbsuri motre.
Po sot ku ndodhej ne mes te erresires,dikush kish zbuluar kete cels ku ne erresiren e mbledhur si urithet me nje llamb te mekur kishin zbuluar te verteten.Vargjet ku ishte gdhendur fjala e lirise dhe e dashurise.
Dashuria,kjo magji e skalitur me sakrificen e prerjes se kokes se tij ne gijotine.Ku gjaku te rridhte mbi token e thare nga zifti i te keqes,dhe ndoshta do te mbillte lulet e saja te palulezuara dikur,po sot ishte e mundur.Ajo dashuria po priste kryet e te vellait.
Fytyra te gerdheshura mbrapa skenave trilluse,perqeshnin rruget e lyera me gjakun e tij.TE ulur rreth tryezave,kerkonin gjak te ri,si vampiret e nates sepse liria per ta ishte nje fjale heretike dhe veshtrimi apo prekja ne shtrate te ngrohta sillte vdekjen e tyre.Ata nuk mund te jetonin pa erresiren drita shuante cdo shprese per mbijetesen e tyre shtazarake.Kercitje dhembesh neper terr dhe mjagullima lutse si kafshet e plagosura ne agonin e tyre dhe ku presin momentin te te coptojne dhe pse jane gati te hedhur ne ate humnere te kobshme.
Ku, fjalet e hidhura si nje helm gjarperi,pasoheshin neper dhoma te medhaja dhe me plote drite nga uqer qe prisnin kete dite.Dhe nuk flinin te qete pa hakemarrjen sepse shpirti i tyre ishte i semur,nga deliri.Dhe kete radhe flaket e ndeshkimit kishin perpire te vellane,nje djale dy metra i gjate,floke kacurrela dhe me sy te jeshile si thellesia e detit,me veshtrim te larget drejt qiellit si nje skifter qe kishte marre fluturimin neper qiej,mjafte te turbulluar.
Jeta tani per te paraqiste vdekje dhe funeral.Ato te dyja te rrethuar nga grohtesia e oxhakut,luteshin.Kujt??
Zotit,jetes apo trishtimit...
Neper rruget e pluhrosura ndiheshin fjale te peshperitura,kush me keqardhje.E kush me egersine e zilise.Natyra i kishte sajuar njerzit ne brendesine e tyre,qenie qe rridhnin kulmin dhe kuptimin e saj neper prehje ku te conin ne nje det te hapur me mendime te kthjellta o te shqyera nga ligesia e permbrendshme e tyre dhe te kesaj kohe me nje realitet asnjanjes o te pergjithshem.
Sa ironike ?Kujt mund ti besoje,te gjitheve??KUsh ndodhej afer tyre askush,pervec flakeve te zjarrit qe here here zgjateshin gjuhet per te rrembyer shtresen e mendimave.
TE gjithe ishin strukur si iriqi ne gushen e tyre.Ku helmi qe kishte gelltitur vellan e Rozes mos te afrohej neper portat e tyre si mallkimi i Xhuzepes per fatin e Faraonit dhe banoret e Egjitit te lashte.
Ishte me i shtrenjte egoizmi dhe nenkembja tek ata.Kjo fare shkateruese qe mbillej kudo dhe tek foshnjat akoma te pa kopjuara neper shtepite e tyre.
U ngrit,mori nje cigare,nuk kishte pire kurre.PO sot ky helm e qetesonte.E nersmja ishte dite e zeze.Ajo nuk do te shihte me ate engjell qe mbremjeve shkonte prane saj dhe e mbulonte me shtresat e krevatit.Pastaj e puthte ne balle dhe shkonte te flinte tek dhoma tjeter ngjitur tek e saja.I thoshte fjale te ngrohta qe vetem nje vella mund ti thoshte motres.Ajo nuk do te shihte ate shkelqim te syve te thelle jeshile,qe do te perhumbnin ne menxyrat e kesaj jete.Ne nje shpelle ku do te mbyllte portat dhe ajo neteve do te uleriste nga dhimbja.Do te shtrengonte grushtat fort nga hidherimi dhe nuk nuk do te mundte te fshihte lotet e nenes se tyre,sepse vdekja do ta perpinte si nje peme e vyshkur.
Nuk do te pergezonte mengjesin qe lind perhere per te,sepse ishte e pafuqishme.Sepse dhimbja ishte me e forte dhe e gerryente si koha drejt tek kockat ,ku hiri i tyre do te behej shtrate cdo nate.
Po nje dite ajo shpresonte koha do te rezatonte kete perde dhe do te hidhte rreth vetes nje drite te fuqishme ku klithjet e maleve te degjonin ate.Ajo per kete duhet te jetonte,sepse zeri dhe trupi i te vellait te mbijetonte me lirine e vargjeve,te kesaj poezie jete, te pa jetuar.
Nje dite vjeshte te athet,ku gjethet kishin marre ngjyren e plote te vyshkjes, mberin nje xhip per para shtepise se tyre,thuaj shtepi qe nga momenti ne moment, mund te shembej ne toke.Kush mund ta rregullonte ajo apo nena e saj qe po plakej cdo dite me ditet qe iknin.Dy burra te veshur me kostume te zeza, serioz kerkuan ate.Ajo fshihu duar me nje pece te njome dhe u pergjigje me nje ze te holle dhe te ngrire nga habia.Kush valle ishin dhe cfare donin nga ajo.Ata pershendeten gjysem zeri dhe i thane qe ishin te deges se brendeshme te policise.Vajza nuk u ndie aspak e hutuar po morri nje pamje serioze dhe priti.Ata i drejtuan nje zarf te bardhe ku gjendej adresa ku kishin burgosur te vellane kishin muaj pa marre lajme dhe kjo dite o ndoshta do te ishe fat lume o nje dit e zeze.Ata iken duke pershendetur ne heshtje drejt xhiponit qe u nis me te shpejte duke lene nje fjolle pluhur pas tyre.
Ajo hapi zarfin e jema ishte mbeshtetur tek shtylla e shtepise me duart te mberthyera para gjoksit.Ishte e zverdhur e tera dhe kembet kercy nuk i mbanin me trupin e brishte.Roza u mblodhe lemsh per ate qe po lexonte.Menxyre dhe tragjedi.I vellai e lajmeronin qe kishte pesuar nje aksident ne miniere dhe pas nje lengate te gjate ishte shuar atje i vetmuar ne spitalin e burgut.Cfare ti thoshte te jemes qe nuk kishin patur te drejten dhe ta shihnin per here te fundit.E jema sakaq u rrezua perdhe,kishte kuptuar cdo gje.Murtaja kishte lyer fundin e tyre.
Kaluan vitet.Ajo gjendej para oxhakut e vetme me filxhanin e kafes dhe cigaren qe i bente shoqeri.E jema pas disa muajsh kishte ikur bashke me eshtrat e te vellait qe nuk diheshin ku i kishin varrosur.Cdo te diel shkonte ta takonte ne vorreza dhe prane saj, ishte shkruar dhe emri i tij.I uronte paqe nenes se vet dhe uronte qe atje ne mosdijen e te ditures ajo te kish gjetur te vellane me shpirtin e saj te bardhe,me shpirtin e nje neneje te vuajtur qe u perhumb ne dhimbje nga zerat e liga te nates.
Veshtronte horizontin,atje larg dita do te mberrinte dhe vargjet e te vellait do te mbijetonin ne kete hapesire shumekembeshme....