Njëri prej autorëve të librave të historisë, Fehmi Rexhepi ka komentuar me skepticizëm angazhimin e Komisionit për rishikimin e teksteve të historisë dhe gjeografisë, i cili pothuajse i ka përfunduar punët dhe pritet që të publikojë rezultatet.
Rexhepi në një prononcim ku theksoi se përfundimet të cilat do t’i nxjerrë Komisioni, sigurisht se bartin peshën e faktit se kjo iniciativë është e shtyrë politikisht nga ministri i arsimit i Kosovës, Ramë Buja, pas një presioni të supozuar nga ministri turk i arsimit, Omer Dincer.
Rexhepi në një prononcim ku theksoi se përfundimet të cilat do t’i nxjerrë Komisioni, sigurisht se bartin peshën e faktit se kjo iniciativë është e shtyrë politikisht nga ministri i arsimit i Kosovës, Ramë Buja, pas një presioni të supozuar nga ministri turk i arsimit, Omer Dincer.
Rexhepi ka theksuar edhe një herë se disa prej propozimeve për ndryshime nuk janë korrekte në aspektin e së vërtetës historike.
“Njëri prej propozimeve për t’u ndryshuar është pjesa ku thuhet se të gjithë qytetarët e Perandorisë Osmane kanë qenë të barabartë. Kjo nuk është e vërtetë, sepse të krishterët kanë paguar taksat e xhizjes, haraçi, e të ngjashme”, ka thënë Rexhepi.
Ai ka deklaruar se do t’i shqyrtojë përfundimet që do të nxjerrë Komisioni, e të cilat do të futen në librat shkollorë, e pastaj do të japë qëndrimin përfundimtar për këtë çështje. “Deri tash me neve autorët e librave nuk janë konsultuar për ndryshimet e propozuara, edhe pse ka qenë e ndershme të na pyesin”, ka thënë Rexhepi.
Komisioni Evropian ka kërkuar nga vendet e Ballkanit që të korrigjojnë tekstet shkollore të historisë dhe gjeografisë, ku ka gjuhë të urrejtjes. Për këtë, ministri i Arsimit, Ramë Buja, pati krijuar një Komision më 5 prill të vitit të kaluar, për të korrigjuar këto tekste.
Profesor Rexhepi vlerëson se ky komision ‘ad-hoc’ u bë për t’iu nënshtruar presionit të Turqisë, e cila sipas tij, është e interesuar që të shtrijë ndikimin në vendet e Ballkanit. Ndërsa, ministri Buja pati deklaruar se ministri turk Dincer nuk kërkoi ndërrimin e historisë, sepse historia është ajo që është.
“Historia nuk do të rishikohet, do të ketë ndonjë shprehje eventuale të korrigjuar”, pati deklaruar Buja.