2012-12-26

Prof.Dr.Rame BUJA: HISTORINË NUK MUND TA NDRYSHOJË ASNJË MINISTËR


Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka prezantuar të arriturat dhe sukseset e kësaj ministrie gjatë këtij viti.
Si të arritur të madhe ai ka përmendur themelimin e shumë shkollave të reja, mbajtjen e suksesshme të provimit të maturës dhe testit të arritshmërisë, trajnimin e drejtorëve të të gjitha institucioneve shkollore, hartimin e kurikulave bërthamë, hartimin e teksteve në gjuhën turke. Buja po ashtu sigurojë se asnjë ministër nuk ka të drejt të ndryshojë historinë por sipas tij është kërkuar të hiqet gjuha e urrejtjes.
Këto suksese, Buja i ka prezantuar gjatë një konference të organizuar për media me rastin e fundvitit.

Ministri Buja ka thënë se gjatë vitit 2012 janë themeluar institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme të larta.
“Është shpërndarë inventari për mobilimin e 12 klasave parafillore dhe u është ofruar mbështetje me inventor dhe 15 institucioneve parashkollore për moshat prej 0-6 vjet, në disa komuna të Kosovës, veçmas ku ka pasur nevojë më të ngutshme për inventor të kësaj moshe. Në bazë të kërkesave të drejtorive komunale të arsimit janë themeluar ose pavarësuar 15 shkolla institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme të larta. Me përkrahjen e Bankës Botërore, 207 shkolla kanë përfituar grante shkollore në vlerë 1 600 000 euro”, ka bërë të ditur Buja.
Ai tha se gjatë këtij viti është mbajtur me sukses provimi i maturës, testi i arritshmerisë, si dhe hartimi i kurrikules.
“Është mbajtur me sukses provimi i Maturës Shtetërorë në dy ditë si dhe Testi i Arritshmërisë për klasat e nënta. Hartimi i kurrikulave bërthamë për nivelin e parë në klasët parafillore dhe fillore, nivelin e dytë arsimin e mesëm të ulët dhe nivelin e tretë arsimin e përgjithshëm dhe arsimin profesional. Ndërkohë janë përgatitur pesë tekste shkollore në gjuhën turke, si dhe është përkrahur regjistrimi i komuniteteve edhe në universitetet publike në maksimum” ka thënë Buja.
Ai tha se sukses i këtij viti ka qenë themelimi i Universitetit të Pejës dhe zyrtarizmi i Universitetit të Prizrenit.
Kurse, i pyetur për tekstet e historisë, të cilat kanë filluar të ndryshohen me kërkesën e ministrit turk, Buja ka thënë se asnjë ministër nuk ka të drejt të ndryshojë historinë.
“Historinë nuk mund ta ndryshojë asnjë ministër, çfarëdo përmase çoftë dhe çfarëdo shteti çoftë. Historia mbetet ajo që është dhe këto ndryshime që janë kërkuar janë komfor një kërkese të Komisionit Evropian, që nga viti 2004, kryesisht për vendet e Ballkanit, të ndryshojë për aq sa mundet gjuha e urrejtjes e shkruar në librat e historisë dhe në librat e tjera”, ka thënë ai.
Sa i përket arsimit të lartë, Buja tha se është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin Amerikan të Selanikut si dhe është formuar grupi punues për aderim të Republikës së Kosovës në zonën Evropiane të arsimit të lartë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...