2012-12-27

Nga Senad Guraziu:Joker-et historike te diplomacise serbe (dhe koment)

Pershendetje, 

rishtas nje koment – dhe po jua nis nje veshtrim te vjeter gati 10 vite tashme, hedhur ne leter nga une vetem pak vite pas Luftes se Kosoves, më 2003, pra atëherë kur Kosova duhej të priste dhe disa vite per t’u shpallur shtet i pavarur, dhe kur rrethanat politike ishin fare më ndryshe nga ç’janë sot. S’ka dic “aktuale” tani dhe ndoshta ne siperfaqe s’kishte as atehere ndogjë teper “aktuale”, varet si i sheh njeriu gjerat, dhe po ashtu si i “konvenon” per t’i pare ato. Pikerisht per kete “pluralizmin e mirefillte” qe na e ofron liria e mendimit dhe fakti se kur shkembehen idete nderthuren ato si laryshi-llojshmeri dhe lindin filiza te rinj idesh, ngjizen njohuri te reja… njëjtë si atëhere edhe tani po e ndaj me ju, me lexuesit.
Nese gjeni kohe hidhjani nje sy (kuptohet, gjithnje duke e kthyer “mendjen” tuaj 10 vite mbrapa ne kohe).

Më shtyri ta gjej nje reagim i dikujt, nje reagim ironik (emrin tani per tani po ia lë anash, sepse dhe s’ka aq rendesi), më shkruante me nje dozë ironie lidhur me nje koment timin te shkurter me rastin e marrjes së artikujve te Prof. Dr. E. Ymeri dhe të nje komenti të Prof. Dr. Ing. V. Shehu ne posten time, disa dite me pare.
Pakenaqesia e zoterise pakashume ishte:
“nese themi gjera per te tjeret si armiq, duhet të themi dhe per turqit qe na pushtuan e na lane mbrapa per 500 vjet, qe na sollen ku ishim dje si te mjere e aty ku jemi sot prape si aspak me ndryshe…”, ai permendte pashallare, pjatalëpires, turq e gjonturq (i quante ironikisht vellezer) e cfare tjeter jo, më kishte nisur foto te vjetra etj etj – dhe derisa tash me vjen keq qe s’kam ndonje artikull ku do t’i bëja “lesh” turqit (dhe vertet do t’i beja, pse jo, dmth. me aq sa mundet njeriu ta beje një pushtues “lesh” me fakte), si mos t’i bej “lesh” pushtuesit te cilet vertet na pushtuan e na roberuan me shekuj, ia nisa zoterise se paku kete qe pata.

Ndonese une rralle e përmallë merrem me bërjen “lesh” te politikave, uroj qe ne te ardhmen te me ipet rasti t’i bej “lesh” dhe turqit, qofte dhe me nje koment-shkrim te vetem leshbërës… Nuk më habiti si i sheh ai gjerat, por thua se une i paskam dashur pushtuesit turq dhe i dashkam fort akoma meqe paskam “heshtur” per ta. Vallë, të kenë thënë historianet tane mjaftueshem? Si duket nuk paskan thene as ata mjaftueshem. Nese jo… vajë halli dhe per ta!

Dhe meqe akoma s’paskam thene gjë per turqit, pakenaqesia e tij “tingellonte” sikur zoteria qenka “patriot e atdhetar” më shume se une dhe te tjeret qe kane heshtur per turqit , me shume se te gjithe ata qe heshtin per turqit e dashka ai Shqiperine, Kosoven, atdhetarine, mireqenien tone kombetare etj etj. sepse i sheh gjerat më drejte e me mire…
Fare lehte dhe mund te jete që ai t’i sheh gjërat më mire, pse jo… por valle pse ai pezm e mllef korrespondence me nje poet, dhe pse ajo “ngushtesi” mentaliteti sot ne vitin 2012, ne prag te 2013, nje shekull pas shpalljes se pavaresise sone dhe ikjes nga zgjedha turke! Thua se gjithsecili nga shqiptaret duhet te shkruaje se paku nje artikull kunder turko-leshëve, minimum nje koment ne forumet “patriotike” apo ne gazetat kunder turqve, per ta marre graden “patriot dhe atdhetar shqiptarë” (sepse ata vertet qene pushtues me shekuj, s’e mohon kush diç që as nuk mund të mohohet)!
E di se ku i dhemb “dhëmballa” zotërisë, ai vete e bene te qarte dhimbjen e tij, por asnjë dhimbje s’duhet t’na shtyjë që t’i përziejmë gjërat, t'i bejme drith e miell, t’i bëjmë lesh kot.

Gezuar Vitin e Ri 2013!
senad guraziu

JOKER-ËT HISTORIKË TË DIPLOMACISË SERBE

(S. Guraziu, 2003 – Vështrim)

Duke kthyer kokën mbrapa në histori, nuk mund të shkohet gjatë e sigurt përpara!

Kohët e fundit paria e kishës serbe pati takime të niveleve të ndryshme zyrtare e jozyrtare me përfaqësues të kishës katolike. Një aktivitet diplomatik i pazakonshëm nga të dy palët, pjesë të së cilit aktivitet mbesin gjithherë të mbështjellura me velon e misteriozitetit tradicional, përcjellur me “imunitetin e çështjeve të shenjta”. Sipas shtypit serb mitropoliti Amfilohije e ka të qartë se "...dialogu mes të krishterëve duhet të ekzistojë". Në vizitën bërë Vatikanit ai shprehet se kanë vizituar pothuaj të gjitha institucionet relevante, duke filluar nga ai për dialog ndëreligjioz, pastaj të bashkësisë së botës së krishterë për drejtësi dhe paqe etj. Flet pastaj se janë takuar me rektorin e Akademisë për Jetën, institucionin modern i cili merret me çështjet e Bioetikës dhe Klonimit, se kanë patur një bisedë të gjatë me Papën dhe se, me përgjegjësi të plotë, është diskutuar në frymën burimore të Krishterizmit.
Bukur shumë. Të gjitha takimet dhe bashkëpunimi në nivel shkencor, kulturor dhe tjera forma ndërmjet kishës ortodokse serbe dhe asaj romano-katolike janë gjëra fare të zakonshme, si gjithmonë dhe mjaft konstruktive, por niveli dhe përbërja e delegacioneve kësaj radhe ndryshonte dhe kjo sikur ka ngjallur mjaft dilema e trilema në kokat e intelekto-diplomatëve serbë, dhe jo vetëm të tyre (tekefundit kjo përshtypje qe ngjallur tek mua vetë).
Çfarë fshihet, ose çfare mund të fshihet pas perdës së hekurt të qarqeve elitare kishtare dhe "diplomacisë së njerëzve të Zotit"?Desha t’i them ca fjalë për disa gjëra që nga mediat tona pothuaj se “ndrydhen”, vështirë të dalin në sipërfaqe siç dalin tjera opinione dhe vështrime politike – pak ndoshta sepse shqiptarët, për arsye të rrethanave historike dhe të bashkëjetesës së tyre fetare, janë më të ndieshëm. Pothuaj gjithmonë, nga elemente që kanë “mizën nën kapelë”, shfaqen prirje qëllimkeqe për keqkuptime, keqinterpretime. Dhe, si për ironi, pikërisht të tillë janë “gazetarët” më të zhurmshëm. Është viti 2003, gazetat tona, vetëm pak vite pas katrahurës së 97-ës shqiptare dhe pas Luftës së Kosovës janë akoma të ngulfatura dhe sikur të “verdha” me këso xhingo-debatesh, pse mos ta pranojmë dhe këtë.

Cila (s’)është esenca e fobisë diplomatike serbe?!

Lidershipi serb problemin e Kosovës nuk e sheh nëpërmjet prizmit “faktori-kosovar” si subjekt i denjë për zgjidhje të problemit, por si problematikë për zgjidhjen e së cilës duhet gjetur pala tjetër, e cila palë do të jetë e gatshme për, siç thuhet "kompromise". Mekanizmi administrativ ndërkombëtar i instaluar në Kosovë, sipas tyre është vetëm maska e kësaj pale, e cila natyrisht kthehet andej kah kthehet dhe fytyra, secilën herë dikah tjetër - por megjithatë, përtej maskës gjithherë ndodhet fytyra e vërtetë. Prandaj dhe duhet bërë çmos për të ardhur sa më afër kësaj “fytyre”.

Pozita dhe roli i diplomacisë misterioze i kishës serbe sikur është zbehur në mossukseset e rastit të Kosovës, duke bërë t'i del boja më tepër se ç'duhej doktrinës “akademike” pansllaviste dhe duke vënë në peshojë të lehtë rolin e vet në raportet me diplomacinë shtetrore, të lidershipit (i cili gjithashtu në krizë dhe duke i "ndërruar këmishat pa hequr sakon").
Tani, pas vrasjes së Gjingjiqit, i cili me dinakëri dhe pragmatizëm tentoi ta thyente “eurofobinë” serbe, kjo krizë mund të eskalojë në çarje të thella destabilizuese me pasoja jo vetëm për Serbinë. Në rastin e shqiptarëve, çfarë trumpetonte Gjingjiqi, nuk duhej të ishe doktor filozofie (si ai), për t'i kuptuar ato. As ai faktorin shqiptar nuk e vënte në thumb, ndërsa në anën tjetër faktorin serb në Kosovë, sado në proporcion të vogël, e kthente në mullar rreth të cilit duhej të vërtitej makineria e ideve të tij (që ai i kishte me bollëk). Kjo nuk përputhej bash në vizionin e tij demokratik dhe ishte që në nisje e beftë si diplomaci nga këndvështrimi euro-diplomatik. Optimistët mund ta merrnin këtë si vegël të tij për të zbutur tensionin në radhët neo-nacionaliste serbe.
Por sa mund të qëndrojë kjo? Ai ishte i njohur për plleshmërinë e ideve, për një çështje të vetme ishte në gjendje të gjeneronte dhjetra ide brenda sekondës, pastaj cilën do ta zgjidhte për ta vënë në ekspozim, ishte prapë "një lojë e logjikës së rastit".

Oratorizmi dhe paraqitjet finale të vizionit të tij natyrisht që ishin paksa si freskim pas zhargoneve dhe sëmundjes së gjatë millosheviqiane, dhe ky kontrast, përcjellur me kartat me të cilat luante e bënin si kandidat me serioz për palë biseduese. Realisht, për kosovarët ai mund të ishte po aq i rrezikshëm sa Millosheviqi, por kësaj radhe me "djathin e miut", sepse në fakt, në këtë koncept ishte e bazuar e gjithë filozofia e tij reth çështjes së pazgjidhur të Kosovës. Mirëpo në këtë koncept janë të bazuara pakashumë të gjitha diplomacitë politike, d.m.th. s’ka vend për surpriza ashtu-kështu.

Në një intervistë për MSNBC ai pati deklaruar se "...në Kosovë shqiptarët janë të rreshtuar në dy taborre gjithsej, atë diplomatik dhe atë ekstremist (d.t.th. ushtarak) por në fakt ata ndjekin të njëjtën strategji...". Gjoja sikur serbët na qenkan rreshtuar ndryshe! Përse do ta brengoste atë kjo "strategji" derisa trumpetonte demokracinë me aq shumë bujë, kur si doktor shkence i ishte e njohur shumë mirë bie fjala e drejta demokratike për vetvendosje dhe vullneti i lirë i një populli.
Mendoj se mësimi apo leksioni kryesor që Gjingjiqi ua la në trashgim është asgjë tjetër pos se serbët duhet të bëjnë çmos për ta përvetësuar teknikën e "fshehjes së nacionalizmit", diç të ngjashme me mostrat e njohura "a la franceze".
Se sa e kanë kuptuar serbët këtë "dinakëri" të Gjingjiqit, mbetet të shihet. Natyrisht "shqiponjat e bardha" krenare deri në marramendje nuk kanë aspak frikë diplomatike dhe nuk duhet të kenë nga "dykrenaret shkaba, të pasprovuara". Ato përsëri nuk janë madje as të denja si palë negociuse. Problemi është pak dhe diku tjetër ndoshta!

“Joker-ët” historikë

Sipas të dhënave që njihen nga historianët, "Concordato tra la Santa Sede e la Serbia" (Konkordati ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Serbisë) quhet një pjesë e dokumentacionit në arkivat e Vatikanit (në seksionin e Marrëdhëniet me shtetet - Austro-Hungaria 1913 - Serbia 1913-1915). Marrëveshja e Papës me ndonjë nga shtetet, që rregullon marrëdhëniet juridike të kishës katolike me shtetin përkatës quhet Konkordat (nga latinisht: concordatum).
Kjo marrëveshje rregullon pozitën e besimtarëve dhe të klerit të kishës romano-katolike por që në esencë qëndron afrimi dhe forcimi i unitetit teologjik. P.sh. një marrëveshje të tillë, pra Konkordat, Vatikani ka nënshkruar me Malin e Zi qysh në vitin 1886.

Sipas disa artikujve të publikuar në shtypin serb, historia e tendencave për një arritje të ngjashme ndërmjet Serbisë dhe Kishës romano-katolike është mjaft e bujshme. Duke u mbështetur dhe vetëm në ato që i janë bërë të njohura publikut, për mossuksesin e arritjes së një marrëveshjeje të tillë me Mbretërinë Jugosllave fajtore paska qenë pikërisht kisha ortotokse serbe. Bisedimet rreth kësaj çështje ishin disa herë mjaft serioze, mirëpo edhe pse nga përspektiva shtetërore e atëhershme, për shtetin serb ishte në interes, kjo gjë e cenonte pozitën e kishës ortodokse.

Antagonizmi gjithnjë e më i thellë i çështjes kroate dhe serbe (ndjeshmëria e kufijve, veprimi i elementëve klerikalë, elementet fashistoide, tendencat për një riforcim të elementit kroat në Mbretërinë Jugosllave - sipas historianëve serb, dhe sipas meje si shtesë tani, po ashtu këto gjëra duhet parë gjithnjë në frymën problematike të Jugosllavisë së Vjetër) si dhe disa probleme të tjera ishin pengesat kryesore për kishen serbe të asaj kohe.

Disa ditë para vrasjes së Princit austo-hungarez Ferdinad në Sarajevë, më 24 qershor 1914 (vetëm 4 ditë më vonë pati ndodhur atentati) të dy palët qenë ulur për të hedhur nënshkrimet në marrëveshjen e njohur si "Konkordati i Serbisë".
Në ato kohë të bujshme interesat e të dy palëve ishin të ndryshme. Interpretimet e këtyre interesave qenë dhe janë akoma po ashtu të ndryshme. Sipas historianit anglez Cornvell, Selia e Shenjtë përfitonte me faktin se "zbutej" antagonizmi shekullor ndërmjet Romës dhe Lindjes ortodokse duke hapur rrugën për evangjelizëm të pjesës latine romano-katolike dhe ortodoksizmit lindor në Greqi e Rusi… si dhe përfitonte ca "kompetenca" tjera praktike, të cilat në atë kohë ishin e drejtë e Mbretit të Austrisë.
Ndërsa në interes të Serbisë ishte forcimi i pozitës së saj si dhe forcimi i ambicjeve (imperialiste) që të jetë në qendër të bashkësisë së popujve sllav të jugut, si të atyre me besim katolik po ashtu dhe të atyre me besim ortodoks. Në këtë drejtim gjithashtu synohej dhe dobësimi i prirjeve sektiste në ortodoksizmin e vet.
Nëse do të arrihej kjo marrëveshje humbës mbetej Austro-Hungaria. Rritja e ndikimit pansllavist përgjatë kufirit jugor ishte mjaft çështje serioze për Austro-Hungarinë, duke marrë parasysh dominancën e besimtarëve ortodoks në hartën demografike të asaj kohe (statistikat p.sh flasin kështu - sipas regjistrimit më 1921, 46.6 % ishin ortodoks, 34.9 % katolikë dhe 11.2 % muslimanë) si dhe fakti se arritja e kësaj marrëveshje do ishte një grusht diplomatik (për rrethanat diplomatike të asaj kohe).

Konkordati u nënshkrua por nuk u ratifikua. Vrasja e princit Ferdinand dhe plasja e luftës marrëveshjen e shtynë anash, por përsëri më 1917 u mor iniciativa për të vazhduar. Bisedimet me Vatikanin disa herë u vazhduan dhe u ndërprenë. Pati mospajtime dhe zbrampsje. Më 1921 qeveria e Pashiqit përsëri e hapi këtë çështje. U vazhdua më 1923, pastaj më 1925, rishtas më 1931 me përgatitjen e dokumenteve bazë, dhe më 1935 qeveria e Jeftiqit ishte pothuaj në prag të arritjes së marrëveshjes për Konkordatin sikur të mos rrëzohej. Përsëri u nëshkrua dokumenti por nuk u aprovua nga parlamenti dhe Senati.
Këtë do ta vazhdonte qeveria e Milan Stojadinoviqit. Më 1937 ai i bindi deputetët se Konkordati do të kujdesej për paqe dhe për prosperitet religjioz të të gjitha bashkësive, si dhe për më tepër, do të ndihmonte ta çonin në vend amanetin e "krajlit të madh" për ta ruajtur Jugosllavinë si tërësi.
Parlamenti e aprovoi Konkordatin. Por, sipas historianëve serbë, demonstrantë të shumtë të udhëhequr nga kreu i kishës i cili pati inicuar Lëvizjen kundër Konkordatit, u ndeshën me forcat e xhandarmërisë në Beograd, ku pati shumë të plagosur e madje dhe të vrarë. Qeveria e Stojadinoviqit u desh të hiqte dorë nga Konkordati duke theksuar se "nuk duhet assesi të destabilizohet paqja fetare në vendin tonë".

Ngjarjet që pasuan dhe Lufta e Dytë Botërore si dhe rrethanat pas luftës e bënë këtë marrëveshje jorelevante. Më 1966 u nënshkrua protokoli për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ, d.m.th. në kohën e Titos) dhe Selisë së Shenjtë, i cili protokol mbeti në fuqi edhe për shtetin derivativ Republika Federale Jugosllave (RFJ) si dhe është për këtë më të fundit, për Unionin e Serbisë dhe Malit të Zi.
Mirëpo me ndryshimet e mëdha të kohëve më të reja, ky protokol (i është secilit e qartë se) është "tejkaluar" dhe jo adekuat.

Klima e volitshme diplomatike

Disa komentues serbë të kohëve të reja mendojnë se klima e tanishme diplomatike “i përkujton intelektualët serbë për klimën që ishte krijuar dikur rreth v. 1914” dhe se janë duke u përtërirë ngutshëm mendime dhe analiza të reja për çështje dhe probleme të vjetra.
Viti 2003 është padyshim një gur për të hedhur hapin e parë në “klimën” e cila me pak vitalitet diplomatik mund të bëhet klimë mjaft frytëdhënëse. Në vorbullën politike globale të tanishme ka “vrima” dhe momente nga të cilat duhet përfituar. P.sh. lufta në Irak vetëm sa do ta lehtësojë për “diplomatët ballkanikë” që këso manovrime pas kulisave të realizohen dhe të përparohet pa zhurmë.
Mirëpo duke kthyer kokën mbrapa në histori, kuptohet, nuk mund të shkohet gjatë e sigurt përpara. Për këtë tanimë janë bindur pothuaj dhe pasuesit më të devotshëm të vetë Millosheviqit.

Çdokush mëson nga historia, natyrisht edhe serbët duket se kanë mësuar ca leksione nga historia jo fort e largët e tyre. Nëse dikur Mbretëria e Karagjorgjëve ishte pengesa më e madhe për Austro-Hungarinë mbi planet e tyre të zgjerimit perandorak në Ballkan, mos vallë tani ato interesa janë kthyer përsëri në skenë (me akterë të tjerë, Vatikani p.sh), me projektin për një "Shqipëri të madhe e më të fuqishme" në disfavor të Serbisë, dhe këtë konkretisht për interesat globale të Italisë, pasi që Austro-Hungaria nuk është më. Derisa atëherë si "dërrasë elastike" për të kërcyer duke bërë “hop” ishte Bosnja, mos tani mendohet dhe synohet që të përdoret Kosova?!
Në kokat e intelekto-diplomatëve serbë nuk lihet anash as ndikimi i lobit katolik shqiptar dhe roli i tij, të cilën gjë ata e paskan nënçmuar paksa në të kaluarën. Këtë gabim nuk guxojnë ta bëjnë më kurrë dhe këmbanat shurdhuese të alarmit sikur ushtojnë në kokat e “intelektualëve diplomatikë”, duke i vetdijësuar përnjëmend kësaj radhe, se pjesëtarët e besimit katolik shqiptar në tërë botën kanë përkrahje të fuqishme nga Vatikani. Koekzistenca dhe kapërcimi i shkëlqyer i problemeve në shoqërinë multi-konfesionale në Shqipëri, zgjimi i ri mbarëshqiptar dhe orientimi i politikës shqiptare janë çështje që gjithashtu duhet marrë më me seriozitet se kurrë më parë.

A është Konkordati në pyetje, dhe pse pikërisht tani?

Çfarë duhet bërë tash, me cilat karta duhet luajtur? Mëdyshjet, dilemat dhe patetizmi i botës intelektuale serbe duket sikur janë vetëm dobësi të momentit. Sipas “alarmuesve” serbë ata e dinë shumë mirë “strategjinë shekullore të Vatikanit” dhe çfarë qëndron në thelb të Konkordatit. Për këtë dhe nuk u arrit kurrë që të ratifikohet një marrëveshje e tillë.
Pati mjaft publicitet në mediat serbe skepticizmi i Dr Nikolla Zhutiq, këshilltar shkencor i Institutit për histori moderne dhe autor i librit “Vatikan i Albanci” (Vatikani dhe Shqiptarët). Ai, në pyetjen e gazetarëve se pse Konkordati është një fjalë e "ligë" në Serbi? – përgjigjet duke thënë se në artikullin e parë të projektit për Konkordatin ndërmjet Mbretërisë së Jugosllavisë dhe Vatikanit qëndronte se kisha romano-katolike duhej të kryente pa pengesë misionin e vet në territorin e Mbretërisë. Prapavija e Konkordatit është thjesht përhapja e besimit katolik - qe shprehur ai.

Pra arritja e unitetit teologjik dhe zvogëlimi i ndasive thelbësore konfesionale ndërmjet Lindjes e Perëndimit e madje dhe ekumenizmi nuk janë sipas tyre qëllimet e Vatikanit, por tendenca për të përfituar me supremacinë dhe fuqinë që Vatikani posedon për të vendosur rrënjët në bashkësinë homogjene ortodokse të tyre, dhe pastaj të vazhdohet tutje në Greqi e Rusi.
Sipas tyre këtë punë Vatikani paska arritur pa probleme dhe me sukses të plotë ta përfundojë në Shqipëri, ku natyrisht rrethanat qenë shumë larg më të pështatshme. Dhe nëse dihen të gjitha këto, çfarë u duhet tani serbëve të sakrifikojnë? Pastaj nëse sakrifikojnë çfarë u ofrohet? A janë të gatshëm kreu i kishës otodokse serbe dhe lidershipi politik të sakrifikojnë pranimin e një Konkordati për ta ruajtur Kosovën dhe se a mund të shpëtohet fare Kosova me ndonjë marrëveshje të kësaj natyre. Çfarë ofron, cili është tani çmimi që futë në lojë pala tjetër për të arritur “qëllimin shekullor”. Propagandat e tipit "fondamentalizmi musliman" , "terrorizmi shqiptar", "djepi i Serbisë", kësaj radhe pak se do bëjnë punë, përveçse të ruajnë "hijeshinë e gjuhës dinake diplomatike” tashmë tradicionale.
Konferenca për Krishterizmin dhe Integrimet Evropiane ( 8-9 shkurt 2003) ishte si fillim i mbarë për rishqyrtimin e ekumenizmit, pastaj për pozitën e ardhshme të kishave në Evropën e bashkuar, mirëpo dhe rast që të shkëmbehen delegacione dhe të inicohen bisedime. Serbët, më shumë se kurrë më parë, janë të interesuar të jenë syçelë, por dhe të gatshëm të sakrifikojnë diçka, që projekti i “Shqipërisë së madhe të mbetet vetëm ëndërr dhe të merr kurs tjetër”.

Frika, fobia ndaj Perëndimit duhet të mposhtet pikërisht duke e ndeshur atë. Rezoluta 1441 nuk është rezolutë hermetike. Duhet provuar të bëhet çmos, sa nuk është tepër vonë, duhet të matet pulsi dhe të njihen letrat e “bluf”-et e kundërshtarit. Vendnisja më e mirë dhe ku mund të hyjnë në punë "joker-ët" historikë të tyre, është ndoshta pikërisht Vatikani.

2003

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...