Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/12/26

Prof.dr.Jakup Krasniqi: Nuk e mohoj partinë e re

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, për herë të parë nuk e mohon opcionin që pas procesit zgjedhor në PDK, ai të krijojë një parti të re,
“Sigurisht që nuk e mohoj opcionin se opcionet janë të shumta. Unë kisha dëshiruar opcionin që është në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Nuk e kam formësuar idenë e plotë në këtë drejtim, shumë do të varet nga zhvillimet”, tha Krasniqi në një intervistë për RTV21.
Krasniqi thotë se procesi zgjedhor në PDK,lë për të dëshiruar.

Krasniqi: Nuk e mohoj partinë e re 
“Unë kisha dëshiruar që Partia Demokratike e Kosovës të jetë parti e fortë, parti që vlerëson vlera, parti që ngrit vlera dhe parti që ofron një qeverisje më të përgjegjshme në të gjitha nivelet”,ka theksuar më tej Krasniqi.
Kryeparlamentari Krasniqi vazhdon të kërkojë nga protagonistët e bisedave të përgjuara telefonike që t’i kërkojnë falje. Në këtë Intervistë Krasniqi flet edhe për shumë zhvillime dhe procese nëpër të cilat po kalon Kosova.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...