2012-12-26

Hashim Thaçi refuzon ofertën e Ramush Haradinajt


Thaçi refuzon ofertën e Haradinajt
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka refuzuar ofertën liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.
Në një intervistën dhënë “Botës sot” i pyetur se a do të jeni kryeministër edhe në vitin 2013, ose deri në fund të mandatit tuaj, kryeministri Thaçi jep këtë përgjigje: “Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të kaluara. Kam mandatin e plotë të Kuvendit të Kosovës dhe legjitimitetin e plotë qytetar. Do ta ruaj dhe do ta kultivoj besimin që qytetarët e Kosovës kanë treguar ndaj meje kur jam nominuar kandidat për kryeministër. Këtë kontratë me qytetarë me asnjë çmim, me asnjë post, me asnjë marrëveshje politike nuk e lëndoj. Andaj do t’i kryejmë obligimet tona kushtetuese dhe ligjore. Partia Demokratike e Kosovës po fuqizohet çdo ditë e më tepër me reformat që është duke i bërë, natyrisht me koalicionin qeverisës që është aktiv, është dinamik. E kam theksuar edhe më herët dhe e përsëris se ky kabinet qeveritar është më i miri në historinë politike të Kosovës dhe do të vazhdojmë punën tonë ekzekutive.
Poashtu i pyetur që të komentojë ofertën e Ramush Haradinajt për të udhëhequr qeverinë në një koalicion të mundshëm PDK AAK, kryeministri Thaçi është përgjigjur se Ramushi më tepër ka ofruar një vullnet se sa një ofertë.
“Ofertën e prezanton partia që i fiton zgjedhjet dhe u ofron partnerëve të mundshëm për koalicion, andaj e mirëpres vullnetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të z. Haradinaj që të jenë pjesë e një partneriteti strategjik ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbi bazën politike të koalicionit qeverisës aktual” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...