2012-12-26

Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, e quan politike aktakuzat


Unë jam ushtar i Ibrahim Rugovës



Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija e ka quajtur politike aktakuzën ndaj tij, ku akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte në postin e ministrit. Haraqija në emisionin Interaktiv në KTV ka insistuar se në një kohë tjetër do të tregojë edhe emrat e atyre, që sipas tij, po u pengon ai dhe qëndrojnë prapa kësaj aktakuze.

“Ata që e kanë ndërtuar këtë lojë politike e dinë më së miri. Kjo lëndë nuk është e sotme, i ka 6 vjet, kanë mundur më herët me krye këtë lëndë. Ky nuk ka qenë subvencioni i parë që kam dhënë, ka pasur edhe shumë subvencione dhe të gjitha ministrit japin subvencione. Unë e di saktë se kujt po i pengoj unë dhe Lista Rugova, po nuk është koha tani ta them”, është shprehur Haraqija.

Haraqija e ka akuzuar prokuroren e rastit Drita Hajdari si thellësisht të politizuar. Për atë se çka akuzohet, subvencionimin e filmit “Mysafir në Sofër”, ish-ministri i kulturës ka thënë që filmi të jetë realizuar.

Haraqija ka folur edhe për rastin e skandalit me Hotelin “Grand”, duke mohuar që i ka kërkuar haraç Behgjet Pacollit. “Këto janë lojëra të qibritgjive, sepse këtu nuk ka asgjë”, ka thënë Haraqija.

Isa Mustafa, sipas tij i duhet LDK-së, por jo në krye të partisë.

Haraqija nuk ka mohuar mundësinë që vet të kandidojë në një të ardhme për postin e të parit të LDK-së. "Unë e kam thënë se synoj edhe postin e kryeministrit të Kosovës, kështu që për me mbërri atje më duhet të kalojë përmes një partie", ka përfunduar Haraqija.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...