2012-12-24

Slloba i Vogël-Ivica Daçiq ka porositur autoritetet lokale në Preshevë që të heqin lapidarin e ngritur në nderë të dëshmorëve të UÇPMB-së

Slloba i Vogël - Ivica Daçiq kishte porositur autoritetet lokale në Preshevë që të heqin lapidarin e ngritur në nderë të dëshmorëve të UÇPMB-së para ndërtesës komunale. Ai kishte kërcënuar se në të kundërtën do të rrënohet. Një porosi e tillë nuk u përfill nga autoritetet e Preshevës, por u mor seriozisht nga një grup të rinjsh serb.

Grupi i të rinjve serb nga Krushevci, Shabaci dhe Beogradi janë ndaluar sot në afërsi të Nishit, pasi që policia kishte marrë informata se ata kanë për qëllim ta shkatërrojnë pllakën përkujtimore të pjesëtarët të UÇPMB-së, e cila në nëntor është përuruar para Kuvendit Komunal të Preshevës, shkruan “Veçernje Novosti”.

Sipas kësaj gazete, 14 të rinj me tri vetura ishin nisur nga Beogradi në drejtim të Preshevës, por policia i ka penguar, duke i arrestuar që të gjithë. Ata i kanë thënë policisë se po shkojnë vetëm për vizitë në këtë qytet. Kundër tre prej tyre është ngritur kallëzim penal sipas Ligjit për armë dhe municione, derisa të tjerët janë liruar.



“Te te ndaluarit janë paraqitur para gjyqtarit për shkelje, sepse me vete kishin pajisje të cilat mund të llogaritën armë siç janë qysqi, mjete të forta tjera metalike, mirëpo armë zjarri nuk kishte, për shkak është konstatuar vetëm shkelje, por jo edhe aktakuzë kriminale”, ka bërë të ditur policia e Nishit, raportojnë mediat serbe.

Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka porositur autoritetet lokale në Preshevë që të heqin lapidarin e ngritur në nderë të dëshmorëve të UÇPMB-së para ndërtesës komunale, apo në të kundërtën sipas tij, ai do të rrënohet.

“Disa thonë se unë nuk guxoj të rrënoj përmendoren që kanë ngritur për ata që kanë vrarë policë. Ose hiqeni vetë apo do të rrënohet, pasi që Qeveria e Serbisë e ka pushtetin ekzekutiv në çdo pjesë të territorit të Serbisë”, ka deklaruar Daçiq.

Në fund të nëntorit në Preshevë u shpalos lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së, në të cilin janë shënuar 27 emrat e dëshmorëve të rënë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...