Max Brym, botues i gazetës elektronike “Kosova-Aktuell”, i ka nisur një letër të hapur kryetarit të parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Letra mban datën 19 dhjetor 2012.
Në këtë letër të hapur, Brym i kërkon Krasniqit të merr masa të shpejta, për sic thekson ai, ndarjen e PDK-së, sepse “tani për tani është duke u përgatitur largimi juaj nga Presidenca e PDK-së”.
Max Brym
Letra e plotë:
Shumë i nderuar zotëri Kryeparlamentar Jakup Krasniqi, ne po i lejojmë vetes t’ju shkruajmë ketë letër të hapur. Jemi nga Redaksia e Kosova-Aktuell. Gazeta jonë elektronike publikohet në Gjermani në gjuhën gjermane. Ne kemi përditë një numër prej disa mijëra lexuesve nga Kosova. Zotëri Kryetar i Parlamentit, Ju edhe më tej keni një reputacion të mirë. Posaçërisht fjala juaj në Parlament në tetor të këtij viti ka bërë mjaft përshtypje. Ju me fjalë të ashpra keni kundërshtuar aspekte të caktuara të procesit të privatizimit në Kosovë. Megjithatë, kemi pritur që në parim ta kundërshtoni procesin e privatizimit të pasurive të Kosovës.
Max Brym
Me të drejtë të plotë keni tërhequr vëmendjen për faktin, se ky Parlament, “ nuk ka legjitimitet”. Me të drejtë keni potencuar gjithashtu, se “disa deputetë janë në Parlament vetëm falë falsifikimit masiv të zgjedhjeve”. Në nëntor të këtij viti keni kritikuar me të drejtë Ministrin e Punëve të Brendshme Bajram Rexhepin, i cili me rastin e privatizimit të distribucionit të KEK-ut , pruri policinë në Parlament. Deputetët e Lëvizjes për Vetëvendosje! u rrahën me rastin e një proteste para Parlamentit dhe edhe para hyrjes në oborrin e ndërtesë së Parlamentit u zbatuan masa të dhunshme policore kundër deputetëve të zgjedhur të VV.
Max Brym
Si demokrat i mirë e ndërpretë seancën parlamentare dhe detyruat Ministrin e Punëve të Brendshme Rexhepi të tërheqë policinë. Për ketë keni respektin dhe mirënjohjen tonë. Megjithatë, tani Ju duhet të veproni me vendosmëri, pasi Ju keni mundësinë që popullatës dhe masave të varfra të Kosovës ti bëni shërbime të dobishme.
Max Brym
Veproni z. Kryeparlamentar – ndajeni PDK-në
Partia Juaj, PDK-ja me Hashim Thaçin në krye, objektivisht nuk mund të është Partia Juaj. Tani për tani është duke u përgatitur largimi Juaj nga Presidenca e PDK-së. Në vendin Tuaj duhet të vijë figura e errët Kadri Veseli. Partneri Juaj paksa i veçantë partiak Fatmir Limaj, u fut në burg nga EULEX-i, jo për shkak të korrupsionit, porse për shkak të rolit të tij pozitiv si luftëtar i UÇK-së. Para pak kohësh dolën në pah telefonata, në të cilat Juve jo vetëm ju fyejnë. Hashim Thaçi ju apostrofon si “bandit”, Ju emëroheni si Jakupovski dhe juve e familjarëve u kërcënojnë me dhunë. Sami Lushtaku, Kryetari i Komunës së Skenderajt, si dhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci në bisedën të tyre kuvendonin se si do të ishte më së miri “tua q… nënën juve”. Lushtaku ju quan “qen”, të cilin “duhet heq qafe”. Adem Grabovci ishte i një mendimi me Lushtakun dhe mendon vetëm se Juve duhet “heq me elegancë”. Lushtaku qeshet me këtë dhe i cilëson Grabovcin “diplomat”. Nëse tani Grabovci para mediave deklaron: “E vlerësoj punën e Jakup Krasniqit”, atëherë kjo paraqet vetëm një shembull të gënjeshtarit të përkryer.
Max Brym
Shumë i nderuari z. Kryeparlamentar,
Ju edhe më tej keni mbështetës në kuadër të PDK-së, shumë anëtarë të zakonshëm ushqejnë simpati të thellë për Ju. Shpesh nga anëtarët e pakënaqur dëgjohet: “Mirëpo e kemi ende Jakup Krasniqin”. Tani duhet të tregoheni edhe më i përgjegjshëm. Ndajeni me një plasje të madhe PDK-në. Do t’ju vijnë pas shumë anëtarë të zakonshëm të PDK-së. Rreshtohuni në anën e Rezistencës kundër privatizimit të PTK-së, të KEK-ut dhe të Trepçës. Kundërshtoni hapur të ashtuquajturin dialog me nacionalistët dhe fashistët serbë. Ne e dimë që për shkak të angazhimit Tuaj për interesat sociale dhe kombëtare të njerëzve të zakonshëm të Kosovës keni vuajtur burg të gjatë në Jugosllavinë e vjetër. Tregoni edhe tani në prag të pleqërisë, se në ju ka ende zjarr. Mos lejoni thjeshtë t’ju shkyçin dhe t’ju dërgojnë në pension. Populli jeton në varfëri dhe në mjerim. Përkundër kësaj një shtresë e vogël po bëhet gjithnjë më e pasur. Vihuni me vendosmëri dhe vepra përballë këtij zhvillimi. Ne shpresojmë se në librat e historisë emri i Jakup Krasniqit do të shënohet pozitivisht. Veproni tani zotëri Kryeparlamentar.
Max Brym
-------------------------
Kush është Jakup Krasniqi?
Prof.dr.sci.Jakup Krasniqi, lindi më 01.01.1951 në Negrovc të Drenasit, është politikan shqiptar, ish zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Studimet i mbaroi në Prishtinë në Fakultetin Filozofik dega Histori. Më pas i kushtohet punës si pedagog dhe krahas saj fillon veprimtarinë politike në ilegalitet. Në vitet 1981 deri më 1991 burgoset për arsye politike nga pushtuesi serb.
Ishte pjesëtar aktiv i LDK-së në Drenas e më vonë edhe anëtar i kryesisë së LDK-së. Angazhohet aktivisht në ndërtimin e strukturave të UÇK-së dhe zëdhënës i saj në kohën e luftës. Anëtar i delegacionit shqiptar në Rambuje të Francës. Ministër në qeverinë e parë të Kosovës.
Pas zgjedhjeve të para në Kosovën e çliruar ministër për shërbimet publike.
Në zgjedhjet e lira pas pushtimit më 1992-1998 deputet në parlamentin e Kosovës. Tani është sekretar i përgjithshëm i PDK-së, kryetar i grupit parlamentar të PDK-së në parlamentin e Kosovës dhe anëtar i Grupi politik strategjik për negociata.
Në seancën e parlamentit të ri të Kosovës më 9 janar 2008, dalë nga votimet e 17 nëntorit 2007, Jakup Krasniqi zgjidhet Kryetar i Parlamentit të Kosovës.
Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake
1972–1977 Arsimtar në Fatos dhe Arllat;
1976–1977, Arsimtar në Shkollën e Mesme në Drenas;
1979–1981 Arsimtar në Arllat dhe pastaj në Shkollën e Mesme në Skenderaj;
1991–1994 Arsimtar në gjimnazin “Skënderbeu“ në Drenas;
1995–1998 Kryetar i Këshillit të Arsimit në Drenas;
1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK);
1999 Anëtar i Delegacionit të Kosovës dhe i Grupit Politik në Konferencën e Rambujesë;
1999–Janar 2000 ministër i Ministrisë për Rindërtim dhe Zhvillim;
2001-Deputet në Legjislaturën e Parë;
Mars 2002 dhjetor 2004 Ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës;
Tetor 2004-2007 Deputet në Kuvendin e Kosovës, mandati II;
2004-2007 Shef i GP të PDK-së në Kuvendin e Kosovës;
Nëntor 2007 deputet, mandati III; Janar 2008- vijon Kryetar i Kuvendit të Kosoves;
1973–1981 Veprimtari politike Klandestine (ilegale) në Lëvizjen Kombëtare të Kosovës;
1981–1991 I burgosur politik;
1991–1999 Anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Drenas;
1992–1998 Deputet i Parlamentit të Kosovës;
1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK;
1999–2003 Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Prosperitetit Demokratik të Kosovës (PPDK) përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),
Tetor 2005-vijon Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, Nëntor 2005 anëtar i Grupit Politik Strategjik nga PDK, në bisedimet e Vjenës.
Libra
Kthesa e madhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Shtëpia Botuese "Buzuku", 320 faqe, Prishtinë 2006. ISBN 978-9951-08-059-6
"Kosova i a historical context"; Shtëpia Botuese "Eeuroprinty", 128 faqe, Prishtinë 2007; ISBN 978-9951-05-109-X
"Një luftë ndryshe për Kosovën"; Shtëpia Botuese "Buzuku", 224 faqe, Prishtinë 2007; ISBN 978-9951-08-092-2
"Pavarësia si kompromis"; Shtëpia Botuese "Buzuku", 208 faqe, Prishtinë 2010; ISBN 978-9951-08-116-6
"Kosova në kontekst historik"; Botim i dytë i plotësuar. Shtëpia Botuese "Buzuku", 208 faqe, Prishtinë 2010; ISBN 978-9951-08-115-0
"Lëvizja për Republikën e Kosovës 1981-1991 sipas shtypit shqiptar"; Shtëpia Botuese "Buzuku", 320 faqe, Prishtinë 2011; ISBN 978-9951-08-140-5
Guxo ta duash lirinë, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.
Pranvera e lirisë ‘81, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.
Flijimi për lirinë, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.
Etj.
Përgatiti Flori Bruqi