PASHIQI LUGAT NATËN DHE GOZHDA E NASRADINIT

RIZA LAHI



Ditën që u mbushën 88 vjet kur u rrëzua qeveria e Nolit , u përurua shtatorja e Ahmet Zogut.
Atë ditë na e shanë edhe Nolin; na e shanë e na i thanë aventurier.
Në një fjalim para “Vatrës”, ish kryeministri I vetëm republican I tërësisë monarkiste ballkanike, Noli ka thënë: “Dy fjalë për ish kryeministrin e Shqipërisë që e keni këtu. A ka shumë kombe që të jenë shumica muhamedanë e të nxjerin në krye një prift të krisherë? Kjo është lëvdata më e madhe që mund tu bëjmë shqiptarëve.”
. Mirëpo, në krye të gjashtë muajve, ky ish kryeministër dhe nga njerëzit më të mënçur që ka nxjerrë rraca e shqiptarëve dhe që e dëgjuam të shokuar ta cilësonin “aventurier” pikërisht në jubileun e shpalljes së pavarësisë, u detyrua të largohej. Ai u përmbys nga një stuhi e armatosur që hyri nga Sërbia.
Se kush e realizoi këtë përmbysje të “një grupi aventuriersh”, kryeministri I vëndit u tregua fort I kujdesshëm të mos e cekte me gojë, por, për këtë gjë, ka patur guximin e hatashëm që ta pranonte pikërisht ai që zbuloi shtatoren - i nipi I Ahmet Zogut . Ai, para do kohësh, publikisht, pat lavdëruar 600 oficerët biellogardistë rusë, që ndihmuan “gjyshin”, të cilëve nuk u rezistonin dot 6000 shqiptarët e armatosur të Nolit. Sigurisht që mercenarët rusë – le më tej “vullnetarët” paramilitarë serbë – kanë dashur dhe kanë marrë para për të përmbysur Nolin dhe, ato para kanë qënë të “taksapaguesëve” serbë që I menaxhonte qeveria e Pashiqit. .
Shtatorja e “Naltmadhnisë”…Sigurisht është një bllok I pafrymë dhe I gdhëndur bukur, pasi monarku I ardhur në fuqi me ndihmën e Beogradit; nga I njëjti staf drejtues I atij shteti që kish organizuar njëmëdhjetë vite më parë “Golgotën Shqiptare”, ka ikur tanimë prej kohësh te Allahu.Vendimi për naltësimin e shtatores së të vetshpallurit monark, inagurimi I saj kuptimplotë në dhjetorin e dy tetave, ka kuptim simbolik, konceptual, metodollogjik, historik por, natyrisht edhe aktual.
Një rehabilitim I Zogut , me këtë rast , shoqërohet edhe me rehabilitim të praktikës së tij të drejtimit; sigurisht. Nuk mund të ndodhë ky rehabilitim vetëm se “krijoi shtet”, pra, si “për figurë historike” . Të jetë halli vetëm se “krijoi shtet”, sigurisht , gjëja më normale, do të ishte pranë tij shtatorja e Enverit; I cili jo vetëm “krijoi shtet”, ndënjti më gjatë nga Zogu në krye të shqiptarëve , u dha tituj të merituar kushedi se sa “doctor – profesorëve”, docentëve etj, le të ishin ata edhe nga zonat më të varfëra e të prapambetura të vëndit, heqi analfabetizmin, ngriti 7 universitete, elektrifikoi vëndin etj, për më tepër, ndrysh nga Naltmadhnia që iku, ai veshi opingat dhe luftoi kundër fashizmit. Mirëpo shtatorja iu ngrit vetëm Zogut. Enverit që luftoi – jo; Zogut që fluturoi, po. Ai iku fluturim të nesërmen kur ngjau shantazhi më I turpshëm që I bëhej një populli si Shqipëria e kohës së mbretërisë, duke fluturuar në qiellin e saj në mënyrë provokuese 270 aeroplanë lufte të Duçes. Ai iku kur do të vinte në zbatimim betimin se do të vishte opingat për të brojtur “Shqipninë etnike” me patllake në dorë, siç e mbajti livoren krenisht me pamjen madhore si të ishte jo Leka Zogu por bash Leka I Madh mes sheshit “Skënderbej” biri i tij, rahmet pastë, kur qe puna për të luftuar qeverinë shqipare të Nanos.
Pra, këtë krahasim më sipër, nuk e bëmë për të krahasuar Hoxhën me Zogun, se çfar burrash kanë qënë njëri e tijetri, por për të vënë një pikëçuditëse të madhe se Zogu po respektohet, ngrihet e glorifikohet ca edhe përtej meritave, vetëm si “figurë historike”.
Është një rehabilitim total i Zogut. Atij iu ngrit një shtatore – madje skluptori u bë kujdes të mos ishte nga “shkollat e Enverit” - në inagurimin e të cilës të morrën pjesë pjesë figurat më të larta të “Republikës”parlamentare shqiptare.
Mirëpo , në kuadër të këtij rehabilitimi, pra, duke hedhur poshtë praktikisht Kongresin e Përmetit, 24 maj, 1944, ku shfuqizoheshin të gjitha marrëveshjet e Zogut dhe ndalohej hyrja e tij në Shqipëri, na del para një pyetje e lemerishme. Si do të bëhet me marrëveshjen që ka bërë njeriu i lartësuar në bronx me kryeminsitrin e Sërbisë. Kjo marrëveshtje u pat shfuqizuar në mënyrë të njëanëshme nga Kongresi I Përmetit, më 24 maj 1944, vendimet e të cilit dhe vetë ai, ja, duallën “of side”.
Marrëveshtja ka qënë e fshehtë. Zogu nuk e denoncoi kurrë sa qe gjallë, dhe serbët këtë gjë, edhe në kohën e “komunizmit”, sakën se e denoncuan ndonjëherë, duke e shtërnguar fort në syrtarët e zyrave secrete të UDB.
Jemi që jemi, ja, të përmendim pikat e kësaj marrëveshtje, firmosja e të cilës nga Ahmet Zogu në gusht të ‘924, bëri të dilnin kushedi se sa napolona flori prej thesarit të armikut shekullor të shqiptarëve e sidomos të shqiptarëve kosovarë; flori që iu dhanë “cash” në dorë mercenarëve rusë që ndihmuan të vinte në pushtet “gjyshi”.

“1. Shqipëria angazhohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagjorgjeviq.
3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.
6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.
7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerë jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.
8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.
10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.
11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojës dhe do t’i bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.
12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo angazhohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.
13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.
14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.
Siç nuk ka se si të mos e kenë lexuar qeveritarët tanë këtë mrrëveshtje të denoncuar në shtyp, pikat e saja janë të tmerrëshme për një “Shqipëri natyrale”, “Deri te “Molla e Kuqe”, “Shqipëri etnike”, pa le edhe për vetë Shqipërinë që kemi me flamurin e Skënderbeut dhe për të gjithë “mbarëshqiptarët” që desh I paisëm me pasaporta të republikës sonë aq demokratike, sa adhuron monarkinë e monarkut të saj të dikurshëm.Po pse nuk u denoncua qoftë në mënyrë të njëanëshme nga qeveritarët tanë përpara se të bëhëj ky rehabilitim aq total I monarkut të vetëm në botë që dashurohet nga drejtuesit e një republike, siç është Republika e Shqipërisë? Mos na bëhet kjo shtatore inauguruar me aq ceremony shtetërore, si gozhda e Nastradinit, sikurse është “Ligji i Luftës” me Greqinë? Rehabilitimi shtetëror i “Mbretit të Shqiptarëve”, si i “mbarëshqiptarëve”, por që u erdhi në krye atyre me forcat e paret e serbit Pashiqi, hyri borxh deri në fyt me paret e Italisë dhe u largua fshehurazi sapo ia behën në prakun fashistët, që veç pareve, kishin edhe gryka patickash dhe plumba e hekur pafund , nuk do të qe keq që të ishte bërë me referendum. Veç të tjeave edhe sepse ai veproi ndrysh nga çthuhet në “Hymnin e flamurit” të shqiptarëve për dikënd që “prej luftës veç ai largoohet, që është I lindur tradhëtoooor”. Mirë, hajt, ta lëmë referendumin, po, sëpaku të shfuqizohej automatikisht kjo marrëveshtje, nëse kjo gjë e papjekur mirë, nuk është bërë tjetër, përveçse prej etheve leshrangjethëse për sediljet e shtetit . Se mos na ngrihet natën lugat shtatorja e Pashqit në Beograd e vjen e na e takon që andej shtatoren e Zogut pranë maternitetit në mes të Tiranës dhe, me dokumentin në dorë, i thotë: ” Hë,more, e kujt është kjo firmë? Çdo të bëjmë? Do ta mbash fjalën, apo e bëjmë ndryshe? Ë? Apo don të ta fal këtë dokumentin që, hëhë, e shikon se si hasharitet? Të ta fal, ore, por me kusht që ta varësh në gjoksin që ma ke plot dekorata, pranë shpatës mbretërore?”

Ps…
Do t’i kishim sugjeruar qeverisë, që mbase do të ishte më mirë sikur, fondeve që duhen për të nxjerrë nga varri e për ta sjellë sjellë këtu rrashtën e Ali Pashë Tepelenës, t’I shtoheshine dhe ca para të tjera, e, me ato, të bëhej çmos e të vinte nga Italia “Kurora Mbretnore”. Se tanimë “Naltmadhnisë” ia bënë shtatoren. E ulin e e çojnë “Mbret”, me “princë”, mirëpo, kurorën mbretërore të tij, ia kanë marrë fashistët e Duçes. Më saktë ia kanë dorëzuar “cash” njerëz të folesë mbretërore të Zogut, apo përqark saj , emrat e të cilëve askush nuk po ka dëshirë t’i përmendë….
RIZA LAHI

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Legjenda e Mujit dhe Halilit