Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/12/26
Përgjimi i telefonatave është një gjë e cila është skandal i dorës së parë
Koalicioni i mundshëm qeverisës në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe takimet “sekrete” të herëpashershme të liderëve të këtyre dy partive, janë të orkestruara nga Qeveria e Kosovës madje me qëllimin e vetëm – tërheqjen e vëmendjes nga problemet e mëdha.
Të paktën kështu e përshkruajnë analistët politik sjelljen e partive të dala nga lufta prej momentit që në Kosovë ka arritur lideri i Aleancës, Ramush Haradinaj, i shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës.
Analisti Nexhmedin Spahiu, thotë se fakti që shumë medie kontrollohen nga pushteti të bënë të besosh se temat që ngrihen në opinion janë të orkestruara nga “të fuqishmit” e ekzekutivit.
“Për shembull, përgjimi i telefonatave është një gjë e cila është skandal i dorës së parë, mirëpo ajo shumë pak është bërë temë,sepse,vetëm disa media janë marrë me të dhe disa të tjera tërthorazi dhe kjo punë është harruar. Ka skandale të tjera, siç janë ato të korrupsionit, ose ikja e të dënuarve nga paraqitja në burg. Të gjitha këto skandale në çdo vend të botës nuk do të zbrisnin nga top-lista, dhe do ta linin nën hije çfarëdo korrelacioni të mundshëm, e kjo nuk po ndodh”.
Por, zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, thotë se Aleanca nuk është duke u përdorur nga qeveria për t’i mbajtur në “plan të dytë” temat e rëndësishme, ndërsa thekson se është i nevojshëm partneriteti me partinë e kryeministrit Thaçi, PDK-në.
“Konspiracionet e tilla dhe paragjykimet e tilla mbase nuk janë të shëndetshme për skenën politike në Kosovë dhe për proceset nëpër të cilat po kalojmë. AAK-ja është parti e përgjegjshme dhe e di çfarë kërkon, e çfarë mandati ka de e se kush duhet të dalë në udhëheqje të këtyre proceseve, pra si parti politike ne nuk humbim kohë me paragjykime të tilla”, ka thënë Luma.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment