2012-12-26

Gjenerali i Ushtrise Shqiptare Prof.dr.Kudusi Lama ka bërë përurimin e librit të tij kushtuar këngëtarit të mirënjohur kosovar Ilir Shaqiri.

kudusi lame


Gjenerali  i Ushtrise Shqiptare Prof.dr.Kudusi Lama ka bërë përurimin e librit të tij kushtuar këngëtarit të mirënjohur kosovar Ilir Shaqiri. Në librin e tij të titulluar “Heroizmi dhe Dashuria”, gjenerali Lama ka paraqitur veprimtarinë e Shaqirit, prej këngëtarit dhe artistit që me krijimtarinë e tij, artikulojë më së miri kërkesat e shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.


Akademik Rexhep Qosja, duke folur për përmbajtjen dhe motivin e librit, ka thënë se rrallëherë ndodh që një gjeneral të shkruaj monografi për këngëtar. Mirëpo, vlerësoi se kontributi i Ilir Shaqirit, prej kompozitori, artisti, këngëtari dhe krijuesi kanë shtyrë një gjeneral që të shkruaj për të.



Redaktori i librit, Shyqyri Galica, ka thënë se arti i luftës dhe i këngës janë gjetur dhe gërshetuar tek Ilir Shaqiri. Ai ka thënë se autori i librit, duke i ndërlidhur këta komponentë, ka gjetur dhe artistin e mishëruar më këngën e luftës dhe të dashurisë.


“Arti i luftës dhe arti i këngës kanë gjetur personin që di t’i çmojë dhe t’i vlerësojë ato, prandaj duke i ndërlidhur këta komponentë që të jenë vetë ushtarakë, ka gjetur edhe artistin e mishëruar me këngën e luftës dhe të dashurisë. Ky segment ka funksionuar mjaftë mirë edhe në kërkimet e autorit të librit, personazhi i të cilit si artist padyshim ishte në rrjedhë të historisë së djeshme dhe të sotme, kështu që prirja për të analizuar dhe për të komentuar frymën patriotike dhe artistike është e shtrirë pothuajse përtej veprës”E autori i librit, gjenerali Kudusi Lama ka thënë se ndjehet i privilegjuar për faktin që ka arritur të sjellë para lexuesve një monografi, mbi një njeri që ai e quajti enciklopedi.


“Ndihem i privilegjuar që kamë arritur ta bëjë këtë libër dhe ta sjell para jush, duke ju kërkuar falje të gjithëve për atë që skam mundur ta bëjë. Unë shpresoj dhe uroj që të gjithë lexuesve t’u pëlqejë libri. Unë nuk dua të bëjë koment për librin, libri le të jetë në sy të njerëzve dhe në duar të tyre dhe le të vlerësohet. Shpresoj të marrë notë kaluese megjithëse profesor Qosja, profesor Galica dhe Asllani thanë fjalë të mira dhe vunë notë të lartë, shpresoj që edhe nga të gjithë ju, edhe nga të gjithë lexuesit të marrë notën kaluese dhe do të isha i lumtur nëse do të merrja këtë notë”, ka thënë ai.Në këtë promovim, po ashtu u tha se libri “Heroizëm dhe Dashuri”, i autorit gjeneral Kudusi Lama personifikon atdhetarizmin si virtytin më sublim të njeriut, në këtë linjë protagonistit i librit Ilir Shaqiri krijimtarinë e tij muzikore e shndërroi në armën më të fuqishme nxitëse, frymëzuese dhe përbashkuese. Në këtë përurim të librit, ishin të pranishëm personalitete të ndryshme nga jeta politike, artistike, krijues dhe qytetarë të shumtë.
Ndryshe, Ilir Shaqiri është autor i 120 këngëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe dëshmorëve të kombit, autor i 32 albumeve dhe i 4 videoalbumeve. Ai ka marrë pjesë në një numër të madh të koncerteve para luftës, në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe në shtete të tjera të Ballkanit e Evropës

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...