Jemi gati për të shijuar maratonën e gjatë festive, ashtu siç është traditë, pranë gjirit të ngrohtë familjar, ose mes miqsh. Në fakt, të gjithë e dimë se ky është imazhi tipik i festave të fundvitit, por në pjesën tjetër të botës, festimet ndryshojnë nga ato evropiane. E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ndodh këto ditë në anën tjetër të globit, në vendet që nuk kanë shumë lidhje me traditën e krishterë? Ose në zonat jo shumë larg Evropës, por që kanë zakone të veçanta për shkak të një historie antike? Krishtlindjet dhe Viti i Ri festohen në të gjithë globin, por zakonet dhe mënyra e të festuarit ndryshojnë nga një kontinent në tjetrin.
Krishtlindje në Afrikë
Në kontinentin e zi, bashkëjetesa e kulturave fetare, mes tyre kulte tribale dhe animiste, u ka dhënë jetë ndërthurjeve vërtet interesante. Për shembull në Nigeri, natën e Krishtlindjeve, familjet mblidhen rreth të moshuarve pa dallime fetare. Janë të gjithë të mirëpritur dhe dera e shtëpisë lihet hapur. Para ditës së Krishtlindjeve, të rinjtë e komunitetit shëtisin nëpër rrugë, kërcejnë dhe këndojnë këngë të shoqëruara me tambure.
Nga 25 dhjetori e më pas, është radha e meshkujve për të festuar, të cilët japin shfaqe, duke mbajtur në fytyrë maska të mëdha prej druri. Në shtetet afrikane, grazhdi ku ka lindur Jezusi nuk ekziston, ndërsa bredhi tradicional i Vitit të Ri nuk mungon. Shtëpitë zbukurohen më shumë me degë palme, mbi të cilat vendosen lule të bardha të mëdha që çelin në këtë stinë. Lulet, që janë shumë të bukura nuk mbillen. Zakonisht janë fëmijët ata që mëngjesin e Krishtlindjeve, mes vështirësive të shumta (këto lule kanë shumë gjemba), dalin për t‘i mbledhur.
Viti i Ri është koha në të cilën një vit i ri kalendarik fillon numërimin. Në shumë kultura, kjo festë festohet në një njëjtën mënyrë. Viti i Ri i kalendarit gregorian, sot në përdorim në mbarë botën, bie në 1 janar, ashtu siç ndodhte edhe me kalendarin romak.
Ka kalendarë të shumta që mbeten në përdorim rajonal që e llogarisin Vitin e Ri ndryshe. Sipas traditës katolike, 1 janar është dita e rrethprerjes së Jezusit (në ditën e tetë nga lindja e tij), atëherë kur iu vu edhe emri (Lluka 2:21).
Për babilonasit, viti i ri fillonte me rilindjen e Tokës, domethënë me pranverën. Por, përse viti i ri festohet në dimër, në datën 1 janar? Sepse romakët antikë, vazhdonin të festonin vitin e ri në marsin e vonuar, por kalendari i tyre ishte i ‘sinkronizuar’ me diellin.
Kështu Jul Cezari, në vitin 46 para Krishtit, krijoi atë që ende edhe në ditët e sotme është i njohur si kalendari Julian, që stabilizonte fillimin e vitit të ri ditën e parë të vitit, pra në një janar. Këtë ditë romakët ftonin miqtë e tyre dhe shkëmbenin dhuratë një vazo të bardhë me mjaltë, dhe gjëra të tjera që ishin urim për fat dhe lumturi.
Këtu ekzistonte dhe imazhi i Dea-s, e cila kishte domethënien e fatit dhe të lumturisë. Në shumë vende evropiane, përdornin kalendarin Julian. Ndërsa të tjerët e festonin vitin e ri sipas kalendarit të tyre për shembull në 1 mars (Viti i Ri në Romën Republikane) 25 dhjetor (Krishtlindjet).
Vetëm me përdorimin universal të kalendarit Gregorian (nga emri i papës Gregorio XIII, i cili e ideoi në vitin 1582), data e 1 janarit shënon fillimin e vitit të ri duke u bërë një gjë e përbashkët për të tërë.
Data 1 janar është pranuar relativisht vonë në kulturën perëndimore si dita e parë e vitit. Deri në vitin 1751 në Angli dhe Uells (dhe të gjitha zotërimet britanike) viti i ri fillonte më 25 mars. Ndryshimi u bë në vitin 1600 në Skoci [2]. Gjatë mesjetës disa ditë të tjera janë marrë si ditë të fillimit të vitit kalendarik (për shëmbull 1 marsi, 25 marsi, Pashkët, 1 shtatori, 25 dhjetori). Në shumë vende, të tilla si Republika Çeke, Italia dhe Britania e Madhe, 1 janari 1 është festë kombëtare.
Me përhapjen e kulturës perëndimore në shumë vende të tjera në botë gjatë shekujve të fundit, kalendari Gregorian është miratuar nga shumë vende të tjera si kalendar zyrtar, si dhe data 1 janar e Vitit të Ri është bërë globale, madje edhe në vende që kanë datën e tyre të fillimit të Vitit të Ri si Kina dhe India
U desh shumë kodë derisa data 1 janar të pranohej botërisht si standart i fillimi të Vitit të Ri. Vitet e adoptimit të datës 1 janar si dita e parë e vitit janë:
U desh shumë kodë derisa data 1 janar të pranohej botërisht si standart i fillimi të Vitit të Ri. Vitet e adoptimit të datës 1 janar si dita e parë e vitit janë:
Shteti | Viti i adoptimit |
---|---|
Ukraina, Lituani, Bjellorusia | 1362 |
Venecia | 1522 |
Suedia | 1529 |
Perandoria e Shenjtë Romake (~Gjermani) | 1544 |
Spanja, Portugalia, Polonia | 1556 |
Prusia, Danimarka[ dhe Norvegjia | 1559 |
Franca | 1564 |
Holanda jugore | 1576 |
Lorraine | 1579 |
Republika Holandeze | 1583 |
Skocia | 1600 |
Rusia | 1700 |
Toskana | 1721 |
përveç Skocisë
| 1752 |
Greqia | 1923 |
Tailanda |
1941
|
Në fakt, Viti i ri prezanton ripërtëritjen e jetës, ndërsa zakonet e traditës për kremtimin e saj, edhe pse me shekuj kanë pësuar modifikime, ato, sot e kësaj dite i kanë ruajtur specifikat e tyre esenciale.
Viti i ri është festë: e disponimit të mirë, e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme, e zbukurimit dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.
Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë ju gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato.
Kremtimi i Vitit të Ri është njëra ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marr parasysh racën, fenë, kombin, dhe përkatësitë e tyre të ndryshme. Disa hulumtues mendojnë se, kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë fillzënien e vetë e ka nga romakët e vjetër dhe germanët.
Sipas dëshmive ekzistuese materiale të zbuluara gjer më tani, është vërtetuar se, festën e Vitit të Ri më 1 Janar, së pari herë, në mënyrë festive dhe rituale, e kanë kremtuar romakët e vjetër, dhe për ta, kjo festë ishte simbol i fillimit të jetës së re përplot shpresa të mira për të ardhmen.
Bazuar edhe në disa të dhëna tjera, edhe gjermanët e vjetër kanë një pjese të kontributit të tyre në këtë drejtim. Ata, si të parët e gjermanëve të tanishëm, fuqishëm kanë besuar se druri i bredhit është mbrojtësi i natyrës dhe në vetë posedon "shpirtin e malit", andaj, luftëtarët trima të asaj kohe, në mbrëmjen e ndërrimit të mot moteve, shkonin në mal dhe me rituale të caktuara, e bekonin dhe e lavdëronin këtë trung. Më vonë, shkuarja në mal tek trungu i bredhit, shndërrohet në prurjen e saj në dhomat e shtëpive. Kështu, në kohën e sotme, nga kjo traditë e lashte, ne kemi trashëguar ceremoninë e bredhave të dekoruara nëpër shtëpitë tona, si rit familjar i çdo shtëpie kudo në botë.
Edhe pse popujt e kremtojnë këtë festë me besim në një fillim të ri dhe më të begatshëm, asaj nuk i gëzohet të gjithë në datën e njëjtë, sepse, disa popuj e aplikojnë kalendarin Lunar (llogaritja sipas rrotullimit të Hënës) kurse disa të tjerët atë Solar (llogaritja sipas rrotullimit të Diellit).
Në krahasim me kalendarin solar i cili është fiks dhe i pandryshueshëm me 365 ditë, ata popuj që kalendarin e tyre e përcaktojnë sipas ciklit Lunar (të hënës) ardhjen e Vitit të Ri çdo vit, nuk e kremtojnë në ditën e njëjtë, sepse, sikur dihet, ciklet e hënës janë të ndryshueshme, dhe momenti i ndërrimit të mot moteve kremtohet me fillimin e hënës së re, gjegjësisht në muajin shkurt të vitit tonë kalendarik.
Vitin e Ri Lunar, sot, më tepër si festë tradicionale popullore e festojnë në Kinë, Indi, Japoni, Vietnam si dhe në disa shtete tjera të Lindjes, dhe atë, paralelisht, së bashku me kremtimin e Vitit të Ri Solar të përllogaritur sipas kalendarit Gregorian. Për kinezët, Viti i Ri Lunar është festa e pranverës.
Ajo konsiderohet si kremte më e madhe nacionale e cila shënohet me pompozitet të madh. Ekziston besëtytnia se mu para ndërrimit të mot moteve, në emër të largimit të çdo gjëje që është e vjetër, duhet pastrohet banesa dhe shtëpia, ndërsa, nëpër rrugët e të gjitha qyteteve organizohen ceremonialet madhështore, ku në parakalimet e gjata përplot me njerëz, dominon marshimi i dragonjve të improvizuara nga letra si simbole të fuqisë dhe suksesit.
Në Japoni kjo festë kremtohet me tryeza të begatshme përplot me specialitete të ralla tradicionale, e në mesnatën e ndërrimit të mot moteve jehojnë 108 të rëna të kambanave nga të gjitha tempujt budist anë e kënd vendit. Simbolika e 108, nënkupton si vërejtje dhe porosi për largimin e 108 mëkateve të mundshme të njeriut në jetë.
Edhe tek populli çifut Vitin e Ri e kremton në mënyrë madhështore, sepse ajo edhe me mësime religjioze konsiderohet si festë shpirtërore me të cilën shënohet përvjetori i fillimit të krijimit të Botës. Tek këta data e kremtes është e ndryshueshme për shkak të aplikimit të kalendarit të kombinuar lunar - solar.
Edhe një gjë është karakteristike tek kremtimi hebre i Vitit të Ri: ata në çastin e ndërrimit të mot moteve, kanë vërtetë një tryezë të pasur, por në dallim me popuj tjerë, ajo është e seruar vetëm me gjëra të ëmbla, pra, tryeza e tyre e pasur është e begatshme vetëm me ëmbëlsira.
Në viset e ngrohta te gjysmësferës jugore të rruzullit tonë, Viti i Ri kremtohet në stinën e verës, pa borë dhe mrekullia dimërore me të cilat jemi mësuar ne në viset veriore, por, kjo nuk e zvogëlon madhështinë e pompozitetit të kremtimit të saj.
Në shumë vende dhe shtete të botës, tanimë është formuar tradita që Viti i Ri të kremtohet në mënyrë kolektive. Nuk janë të pakta qytete e ndryshme të metropoleve të mëdha botërore, ku banorët e tyre, mu para çastit të ndërrimit të mot moteve masovikisht dalin ne qendër të qytetit. Kjo formë e kremtimit të Vitit të Ri tanimë është tradicionale në shumë kryeqytetet e shteteve të Evropës dhe Botës, sikurse është: Parisi, Londra, Roma, Madridi, Neë Yorku, Moska, Meksiko, Kajro, Tokio … etj.
Viteve të fundit, e posaçërisht pas çlirimit, rregullimi dhe stolisja festive e qyteteve me drita, bredha dhe figura të "baba-dimrit" si dhe dalja masive e popullatës nëpër qendra dhe sheshe të qyteteve, aplikohet në mënyrë madhështore edhe në Kosovë.
Por, sido që të jetë, dhe pa dashur që ta minimizojmë madhështinë e kremtes së kësaj festë ndërkombëtare të ndërrimit të mot moteve tek asnjë popull dhe asnjë shtet, më lejoni që si shembull ta veçoj vetëm shtetet e Skandinavisë, të cilët bëjnë gara marramendëse që ta përvetësojnë origjinën e mitit të "Baba-dimrit" me mjekër të bardh, i cili fëmijëve për Vitin e Ri ju shpërndan dhurata. Sa për kuriozitet, Laponia, një krahinë Finlandeze, në vitin 1979, është shpallur edhe zyrtarisht si vendi i prejardhjes së "Baba-dimrit".
Nderrimi i viteve perkon me urimet, argëtimin, ngritjen e dollive, shtrimin e tryezave të begatshme, zbukurimet dhe shkëmbimet e dhuratave të ndërsjella. Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë i gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato. Kremtimi i Vitit të Ri është një ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marrë parasysh racën, fenë, kombin, dhe përkatësitë e tyre të ndryshme. Po nga e ka zanafillen kjo feste? Disa hulumtues mendojnë, se kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë fillzënien e vetë e ka nga romakët e vjetër. Sipas dëshmive ekzistuese materiale të zbuluara gjer më tani, është vërtetuar, se festën e Vitit të Ri më 1 Janar, për herë të parë, në mënyrë festive dhe rituale, e kanë kremtuar romakët e vjetër, dhe për ta, kjo festë ishte simbol i fillimit të jetës së re përplot shpresa të mira për të ardhmen. Edhe pse popujt e kremtojnë këtë festë me besim në një fillim të ri dhe më të begatshëm, asaj nuk i gëzohen të gjithë në datën e njëjtë, sepse disa popuj e aplikojnë kalendarin Lunar (llogaritja sipas rrotullimit të Hënës), kurse disa të tjerë atë Solar (llogaritja sipas rrotullimit të Diellit). Në krahasim me kalendarin solar, i cili është fiks dhe i pandryshueshëm me 365 ditë, ata popuj që kalendarin e tyre e përcaktojnë sipas ciklit Lunar (të hënës) ardhjen e Vitit të Ri çdo vit, nuk e kremtojnë në ditën e njëjtë, sepse sikur dihet, ciklet e hënës janë të ndryshueshme, dhe momenti i ndërrimit të motmoteve kremtohet me fillimin e hënës së re, gjegjësisht në muajin shkurt të vitit tonë kalendarik .
Vitin e Ri Lunar, sot më tepër si festë tradicionale popullore e festojnë në Kinë, Indi, Japoni, Vietnam, si dhe në disa shtete tjera të Lindjes, dhe atë paralelisht, së bashku me kremtimin e Vitit të Ri Solar, të përllogaritur sipas kalendarit Gregorian. Për kinezët, Viti i Ri Lunar është festa e pranverës. Ajo konsiderohet si kremte më e madhe nacionale e cila shënohet me pompozitet të madh. Në Japoni kjo festë kremtohet me tryeza të begatshme përplot me specialitete të radha tradicionale, e në mesnatën e ndërrimit të motmoteve jehojnë 108 të rëna të kambanave nga të gjitha tempujt budistë anë e kënd vendit. Simbolika e 108, nënkupton si vërejtje dhe porosi për largimin e 108 mëkateve të mundshme të njeriut në jetë.
Edhe populli çifut Vitin e Ri e kremton në mënyrë madhështore, sepse ajo edhe me mësime religjioze konsiderohet si festë shpirtërore, me të cilën shënohet përvjetori i fillimit të krijimit të Botës. Tek këta data e kremtes është e ndryshueshme për shkak të aplikimit të kalendarit të kombinuar lunar - solar. Edhe një gjë është karakteristike tek kremtimi çifut i Vitit të Ri: ata në çastin e ndërrimit të motmoteve, kanë vërtetë një tryezë të pasur, por në dallim me popuj e tjerë, ajo është e shtruar vetëm me gjëra të ëmbla, pra tryeza e tyre e pasur është e begatshme vetëm me ëmbëlsira. Në viset e ngrohta të gjysmësferës jugore të rruzullit tonë, Viti i Ri kremtohet në stinën e verës, pa borë dhe mrekullia dimërore me të cilat jemi mësuar ne në viset veriore, por kjo, aspak nuk e zvogëlon madhështinë e pompozitetit të kremtimit të saj.
Mënyrat e festimit
Në shumë vende dhe shtete të botës, tanimë është formuar tradita që Viti i Ri të kremtohet në mënyrë kolektive. Nuk janë të pakta qytete të ndryshme të metropoleve të mëdha botërore, ku banorët e tyre, para çastit të ndërrimit të motmoteve masivisht dalin në qendër të qytetit. Kjo formë e kremtimit të Vitit të Ri, tanimë është tradicionale në shumë kryeqytete të shteteve të Europës dhe Botës, sikurse është: Parisi, Londra, Roma, Madridi, Neë Yorku, Moska, Meksiko, Kajro, Tokio … etj . Viteve të fundit, rregullimi dhe stolisja festive e qyteteve me drita, bredha dhe figura të "baba-dimrit" si dhe dalja masive e popullatës nëpër qendra dhe sheshe të qyteteve, aplikohet në mënyrë madhështore në të gjitha sheshet kryesore të qyteteve të Shqipërisë.
Ritet e pritjes
Natën e ndërrimit të motmoteve gjatë pritjes së Vitit të Ri, shumë popuj të ndryshëm të Botës i karakterizon një spektër i gjerë dhe i larmishëm i riteve, besimeve dhe bestytnive të ndryshme, që janë krijuar si shprehje e dëshirave për: pastrim, largimit të demonëve dhe shpirtrave të këqij, kërkimin e fatit dhe lumturisë, jetës më të pasur dhe më të begatshme...etj. Shumë prej këtyre veprimeve janë të ruajtura dhe kultivohen tradicionalisht edhe sot e kësaj dite. Tradita kubane për natën e ndërrimit të motmoteve praktikon ngrënien e 12 sardeleve, të një lloji peshku. Besohet se kjo ndikon në rritjen e fatit dhe lumturisë gjatë 12 muajve të vitit të ri pasues.Në Filipine është tejet e rëndësishme që në tavolinën festive familjare gjatë pritjes së Vitit të Ri , të sigurohet sa më shumëllojshmëri ushqimesh. Me këtë akt besohet se viti që vjen do të jetë aq i pasur dhe i begatshëm, sa është e pasur vetë sofra festive e asaj mbrëmjeje.
Në traditën e popujve gati të të gjithë botës fëmijët e lindur më 1 janar, konsiderohen si fëmijë më fatlumë në botë. Puthja në mesnatë nuk është vetëm shprehje e momentit euforik të kremtes, por ajo shpreh edhe konfirmimin e bekimit të miqësisë dhe të afërsisë me atë person, edhe gjatë 12 muajve të vitit që po na vjen. Njeriu i parë i cili do t'ju hyj në shtëpi pasmesnate, besohej se, ai gjatë tërë vitit pasues do të jetë një person fatsjellës për ju dhe besnikërisht mund të mbështeteni në të. Preferohet që ndonjë punë apo veprim që ju ka mbetur në gjysmë, atë ta përfundoni pikërisht në ditën e ndërrimit të motmoteve. Ky veprim do t'ju sjellë shumë fat dhe punë të mbarë në të gjitha ndërmarrjet e juaja, gjatë tërë vitit të ardhshëm. Nëse dëshironi që viti i ardhshëm të jetë i lumtur dhe me fat, atë në asnjë mënyrë nuk duhet ta prisni me borxhe. Tentoni që para ardhjes së Vitit të Ri, t'i paguani të gjitha borxhet që i keni, sepse kështu viti që vjen do t'ju sjellë fillim të mbarë në të gjitha fushat e jetës. Kurse portofolët tuaj këtë mbrëmje mos i lini të zbrazëta, por i mbushni, pasi kështu besohet se viti i ardhshëm do t'ju përcjellë më shumë begati!
Në fshatin Bresanë të Opojës kremtohen dy festa të Vitit të Ri. Para dy muajsh, Viti i Ri mysliman 1433, u prit me ushqim të mirë e torte e ky sipas kalendarit Gregorian me 31 dhjetor, do të pritet me mish, lëngje e balona. Në fshatin me 5 mijë banorë, që ka xhaminë më të madhe në Kosovë, bashkëjeton edhe respekti për të gjitha festat.
Shumë prej familjeve në Kosovë presin plot dymbëdhjetë muaj për ta festuar Vitin e Ri.
Por ka edhe të atilla që të njëjtën festë, e kremtojnë dy herë në vit.
Ata janë banorët e Bresanës, fshat në rajonin e Opojës.
Këta fshatarë kanë fatin që ndërrimin e moteve ta përjetojnë dy herë, brenda dymbëdhjetë muajve të vitit.
Një herë festojnë Vitin e Ri mysliman (Hixhrin),sipas kalendarit hënor, e një herë Vitin E Ri, sipas kalendarit gregorian.
Ndërrimi i parë i moteve për ata ishte në nëntor. Atë muaj bresanasit festuan vitin 1433, vit ky në të cilin myslimanët llogarisin se janë aktualisht.
Njëjtë do të veprojnë edhe në natën ndërmjet 31 dhjetorit e 1 janarit, festohet ardhja e vitit 2012.
Pavarësisht se dallimi i viteve që ata festojnë është shumë i madh, ka diçka që këtë festë aty e bën të njëjtë.
Për ndërrimin e moteve, asnjë shtëpi, asnjë dyqan e as rrugët e fshatit nuk dekorohen me drita.
Kjo pasi të gjithë banorët e Bresanës janë mysliman, e sipas fesë, dekoret e tilla janë haram.
Përveç kësaj, përgatitjet që bëjnë për të dy festat, janë pothuajse të njëjta, sidomos në ushqime. Dallojnë vetëm llojet e ëmbëlsirave.
Në vitin e ri mysliman, ushqimi është pothuajse i njëjtë me festën e Bajramit.
Gjatë ditës gratë përgatisin torta dhe bakllava. E kremtja kryesore është në darkë.
Kështu Mahmut Riza thotë se në mbrëmje, mbledh të gjithë familjarët e tij dhe ulen të hanë së bashku në ndërrimin e viteve në Vitin e Ri mysliman.
“Zakonisht e kemi traditë që të bëjmë fli, ndonjë gjellë, ëmbëlsira dhe gjëra të tjera që na e begatojnë sofrën. Kështu e festojmë Hixhrin”, rrëfen Riza për Express.
Ai thotë se përveç sofrës, gjërat e tjera janë në një ditë të zakonshme.
“Nuk dekorojmë asgjë në shtëpi pasi feja nuk e lejon këtë. E normal që as rakinë nuk e konsumojmë. Natën e çojmë me lëngje”, thotë ai.
Në të njëjtën mënyrë, Vitin e Ri mysliman e pret edhe kryetari i fshatit, Ymer Ademi.
Sikurse të gjithë banorët e tjerë, edhe ai i respekton të gjitha ato që i ndalon feja.
Nuk pi raki, nuk e rregullon shtëpinë, pavarësisht se ka shumë nipa e mbesa të cilët ia kërkojnë këtë.
“Gjithmonë gjysh e stërgjysh i kemi pas mysliman të pastër. Edhe sot e praktikojmë të njëjtën fe, por në mënyrë moderne”, tregon Ademi për Express.
Pavarësisht kësaj, ai thotë se Vitin e Ri mysliman, banorët e fshatit të cilin ai e drejton, kanë filluar ta festojnë pasluftës.
“Që nga atëherë ne kemi nis t’i kushtojmë më shumë rëndësi atij më shumë sesa Vitit të Ri të cilin gjithmonë e kemi festuar”, pohon kryetari i fshatit.
Ky fshat nuk dallohet vetëm pse i feston dy Vita të Ri brenda një viti. Aty është edhe xhamia më e madhe në Kosovë e cila ka katër minare dhe është e ndërtuar nga vetë fshatarët.
Imami i kësaj xhamie në Bresanë, është ai që bënë më shumë përgatitje për fundvitin mysliman.
Imam Kasum Muhameti tregon se këtë vit kur bashkë me fshatin festoi vitin 1433, pas faljes së drekës, ka organizuar një ligjëratë në xhami.
“Një orë ia kushtojmë asaj feste, e cila dita-ditës po bëhet më e rëndësishme për ne” , shprehet hoxha për Express.
Për nder të ndërrimit të moteve, ai organizon edhe një mevlud, për burrat e gratë e fshatit veç e veç.
Zakonisht sipas hoxhës Kasumit, gratë qëndrojnë në katin e dytë të xhamisë, e burrat në të parin- kështu urdhëron feja.
“Çdo vit kur tek myslimanët ndërrohen motet, bëhet një organizim të tillë”, thotë hoxha.
Përgatitjet e bresanasve nuk janë gjithmonë në të njëjtën datë në secilin vit.
Kjo pasi kalendari Islam hënor është 11 deri në 12 ditë më i shkurtër se kalendari Gregorian. Datat e Vitit të Ri Islam ndërrojnë çdo vit.
Por ka diçka që përveç datave të vitit të ri, është e përbashkët tek ata. Në asnjë dyqan, shtëpi e lokal të Bresanës, nuk mund të gjesh raki as edhe për ilaç.
Rakia për ata është rreptësisht e ndaluar si për fundvitin mysliman si për atë që festohet me 31 dhjetor.
Megjithëkëtë, nuk është se këta 5 mijë banorë sa numëron fshati Bresanë, nuk e festojnë edhe Vitin e Ri të 31 dhjetorit.
Madje për këtë festë, banorët bëjnë disa lëshime në dekorimet e fshatit, duke u munduar kështu të krijojnë një atmosferë sa më festive, por gjithmonë duke iu përmbajtur fesë e cila nuk lejon konsumimin e alkoolit.
Më këtë rast, Ymer Ademi, kryetar i fshatit Bresanë thotë se ndryshe nga Viti i Ri mysliman, me festën e 31 dhjetorit, ua bënë më shumë qejfin nipave të tij.
“I vë disa drita të vogla e disa balona vetëm që fëmijët të kënaqen atë natë”, pohon ai.
E për të bërë dallime ndërmjet dy festave, në shtëpitë e tyre, banorët shtrojnë në sofër edhe mish, meze, sallata e gjithçka tjetër, të cilat i përcjellin me lëngje.
Megjithatë nuk mungojnë as fishekzjarrët si në çdo vend tjetër të Kosovës.