2012-12-23

I shkruajta zhkarravinat e lutjes






Anila Dahriu ka lindur ne 25. 5. 1970 në qytetin e Vlores. Që nga viti 1997. gjendet ne Itali..13 vjet ka jetuar ne qytetin e Pratos. Tani jeton ne Rossano. Ka botuar  disa libra me poezi ...

Drithërimë zane

Apokalipsi


O Zot,perse ndeshkon njerezimin? Sot,veshtroj regresin tende mbi shtratin e botes. Qytete te gelltitura nga gjuhet e oqeaneve. Sy ciklop,si Posedonet e urretjes kunder fytyrave te femijeve nder krahe nenash te perlotura, Te krusura nga hija e te ardhmes, Ku me copra baltrash eshte thurur e tashmja.
O Zot,nga dallget e tua te fuqishme te zemerimit Edhe eshtrat e te vdekurve u ndrodhen ne shtratin e fundit. Fryma qeniesh te pafajshme ngelen pa pergjigje, Nder sy ka ngrire dimri i heshtur.Zot,fati yne ndeshkus, mollen e helmove me shiringa te padukshme. Birin tende te gjakosur ne kryqin e ndertuar nga njerezimi nuk e harrove. Tani meshira eshte kthyer shfarosje, Kudo te perpelitemi si mekatare te erave Qe po ikin bashke me epoken tone.
Qytete nen ujera, Ne fusha blerimet te vyshkura mes territ notojne. Arka e NOes eshte larg, Syte e pellumbit te gjakosur ne tradheti, Fluturim nuk kane marre. Jane thyer kercellet e ullirit te paqes. Zia,erresira pershkon qiellin e vuajtur nen ethe, Dridhen gjymtuar ..neper kete Apokalips te RI. O zot,krijese e padukshme! Krahet kthen, Oazet shkrumb hijesh perhumben, Dashurite digjen mes flakeve te djallit, Qe ferkon mjekren e gjate neper kryqe mesditesh. Ti jete e thjeshte,fryme e lire kembezbathur dhe e vuajtur Fshihesh pas hapave te muzgjeve Te rregjura mes rreshirash pishash, Mes baltrash ku perpeliten kafsheza te panjohura Te perndjekura nga fati i papritur.
NUk ekziston e nersmja e mendushme E sotmja eshte ndalur Perpara portave te erreta Ku djalli ka zhveshur mantelin dhe kercen hareshem. O ZOT imi,yti,i te gjitheve, KU ndodhet miresia Shtegetimi i shpirtera te vuajtur. Jemi ne keta shpirtera, Permbledhim lotet me grushta. JEtojme e presim pikat e shpreses Te shkruajtura ne zanafillat e perrallave te te pareve, TE mbulojme strehet tona me ngazellime e shkelqime rrezesh, Ti buzeqeshim natyres,si buzeqesh ajo mengjeseve, Dhe kembekryq te hedhim tutje pendimin e mekatit Perkrah me udhezimin,nje lutje si nene TEREZA te themi:

"TE DASHUROJME JETEN DHE FALJEN TENDE"..ZOTI IM


Ishim nje here une dhe ti......

I shkruajta zhkarravinat e lutjes,
Ne te gjtha gjuhet e botes,
Nuk e shuajta kureshtjen e zemres
Per te leshuar yjet e cmendurise time,
Ne syte e tu te mbeshtetur ne pritje,
Jam si shkumes i shkermoqur ne ajrin e tejdukshem te te vertetes,
Doja te beja gjithecka qe ne ishullin tone,

Flaket e dashurise te perpinin,
Qenien mergimtare te fshehur ne briskun holle,
Nder shkembinje te ngrene nga epshet e nates,
Erdhe nje nate papritur ku shtrengatat kishin mberthyer shpirtin tim,

Mes klithje te nje orgazme te pa arritshme,,
Me doje te isha mendja jote,
Ku mes jetes te jepnim nje embrionin
Te linde ne folen e virgjert te dashurise sone..
Ku u shua mes mjegulles qe jep shpirt me te..
Akoma pa klithur sqepin ..
Te lagur ne shtrat shusherimash hijesh...

Raskapitet ,
Neper pasqyra pa kthim te vetvetes.

Prentuam nje cop cokollate nder buzesh te copetonim..
Te ulur rreth oxhakut me zjarrin e drites se veshtrimeve..
TE desha,te dua,
Se me dhe shijen e jetes,
Provova ndergjegjen e piste te fshehur neper catine e moralit fatkeq,
Gjeta nje zemer ku e shtrengoj ne thonjte e shpirtit,

..
Ndjek kembanat e kishes ku permbledh leckat e mekatareve,
Ku shihen vjedhurazi ndermjet tyre,
Felliqin fustanin tim te veshur me yje shumengjyreshe,
Aty eshte shkruajtur emri yt,
Mekati i nje nate te meparshme,
E dergjur neper baltra kenaqesie,
Bota ime u shemb qe kur njoha tenden,
Tani cfare me ka ngelur,
Shija e hidhur e kujtimit ku lendon ulerimen e mengjesit,
Me gervishtjet e gjakut qe rrjedh,
Nga shpirti im Vampir per ndiesine tende.....



DRITHËRIM

Do të pushtoja veç ty kafshitë e jetës sime,
Etja e një shkretëtire të dëbuar në qeli të marrëzisë,
Do të klithja në gijotinën e tmerrit dhe të vdekjes,
Kapërthim yjesh, si një lule veç në lulëzim,
Do të përmbysja Qiej,
Me gjakun e dhimbjes,
Do të gërvishtja në fletën e testamentit,
Një poezi, ku veç shtrëngimin e shpirtit tim do të rrëfej,
Lotët ta thithnin duke i përcjell në lotët e tu,
Me gjakun e dhimbjes, si një ujlkonjë plagosur të rendja
Nëpër pyje, ku drita lë gjurmët e fatit.
Ndër buzët e tua të thara,
Të mbështesja buzët e mia, mall shekullor,
E mes lotëve që rrëshqasin ndër qerpikët e ngrirë,
Të shndërohem në një Zanë,
Ku, fluturimthi të rrëmbej yjet,
Të mbart ndër krahë zjarrrin e tyre,
Dritë shkëlqimi për sytë e tu...
Ku unë të zhytem mes kësaj magjie,
Si një varr i hapur i harrresës,
Gëlltitur mëngjeseve me vesin e trishtuar,
Ku kullon, si një ujëvarë drejt amshimit shtazarak
Të perëndive ku luajnë me drithërimat,
Si kërcenj të thyer, me zemërimin e galaktikës,
Ku ikën e ikën në pafundësin e hiçit,
Duke tërhequr shpirtin tim,
Nga, ku, unë mbështillem me universin vetëm për ty,
Drithërim e shpirtit, ku jetoj kaq gjatë,
Dhe, jeta ime merr formën e një engjëlli
Që po të pret të tretet, me pafajësinë, për ty!...


VDEKJA DHE NIMFA

Trupi lakuriq i shtrirë në arkivolin e bardhë,
Tregon jetën që lind,përmes epshit djallëzor,
dhe,duarve të njollosura me pika gjaku.
Gjinjtë e fryrë akoma të ngrohtë,
Rrjedhin qumështin e seksit të shqyer me dëshirën,
Të joshur me ndjenjën mëkatare.
Zëra grash ushqejnë zilinë,
Burrat të regjur nga një jetë e ngratë,
Përkëdhelin mustaqet e zeza,të rralla.
Askush nuk mund të ngrinte fjalët e erës që po ikte larg,
Drejt një pranvere të çarmatosur,
Nga një agoni e shqyer e tyre.
Seksi,dëshirë
Ulërin hakmarrjen,
Jeta plogështinë ka hedhur krahëve të shekujve.
Në cilin shekull,kjo ëndërr nuk pushton trupat kërthi?
Dhe, me mjaltin e saj bëhet strehë mëkati!
Ajo e shtrirë me vdekjen ëndërron,
Akoma era e këndshme e profumit dehë njerëzit,
Të cilët edhe ku vdekja e ka përpirë,
Me hapat e rëndë,
Vërtiten si çakallët rreth e rrotull kësaj nimfe,
Që edhe në vdekje,
Pëlcet shpirtrat në rënkime...


Teater çmendurie...

Teater cmendurie ku ngre perden e shfaqes se vetvetes,
Ne kete mbremje maji ku shirat gelltisin jeten,
Cudi maji eshte muaji im i preferuar dhe shfaqet i trishte,
Kllapimi i ndienjave ka mberthyer kalimtaret,
Ku shtyjne njeri-tjetrin ne brinjen e mekatit,
Ne boten e endrrave te lagura ne enigme,
Te heshtur germojne shpinat e krrusura,
Puna shtazarake,kurora e dites,
Kusuri i harreses dhe terheqjes se karros femije,
Femra te patrukuara nxitojne te lajne pjatat e djeshme
te darkes se varfer,
Behen ngahere pak prostitute ne shtratin etheshem bashkeshortor,
Ku ata prekin heshtjen te etur ne ngujimin epshor te se pertejmes,
Eshte uri e pashtershme.
Mendja e strukur ne qoshe te dhomes se erret,
Numeron perplasjet e barqeve te rrudhosura,

Nder kofshet te kercyera neper tapet pa ngjyra,

Teater eshte kjo jete,
gelltit rrjedha te ndryshme,
Femrat e patrukuara vriten nder bel,
Puplave kercejne damaret nga lindja e kerthinjeve,
Bashkeshortet tuneleve te pafundeme me valigjet gati per udhetim.
Neveria e "Sartit"nder varg ka mberthyer tryezen e tyre,
Kafka i zgjon per etjen e "KOlonise se ndeshkuar",
Per njeriun e pafat..te perseritet nuk ka me kohe..
Ne nje poligon meshkujt jane bere rrjesht si ushtaret ne pritje,
Gati me tytat e pushkeve neper shalet e hapura te mengjesit
Akoma nates i shtrengojne preherin e virgjerise,
Ku tashme eshte zgjuar nga neveria e Sartit per jeten...
Korteshi i femrave te patrukuara belbetojne biblotekat,
Shfletojne internetin,
Shtrengojne librat gjejne maturine e dashurise qe vonon,
Kortezhi i femrave te pispillosura me emrin maske,

Mes gjinjeve, urinen e bardhe te nje nate coptojne,

Te nersmen mendojne trillimin perpara nje ekrani te ngusht,
Ku leshon magnetizmin e cmendurise te binjakezuar me mashtrimin.
Eh,pra njeri qe ngreh grilen e vetvetes,
Per famen dyzyne njerezish shtrin perdhe,
Varrin e rrumbullaket shtron ne tryezen e sotme te urise.
Dikur ato ne apokalipsin e adoleshences,
Gjimnaziste me kendellimin e mengjesit harkonin jeten,
Spunja te tretshme ne nektarin e dashurise,
Sot po ndalem te veshtroj boten,
Ne rrjeshtat e Oriana Fallacit zerin e vertetesise,
Paulo KOelho,njembedhjet minuta seksi,
Femren moderne c'orienton,
Kilometra larg nesh ,prane me percet qe mbeshtjellin leshrat e turpit,
Nen vete gersheret e hekurt,te ftohte,
Cark i kane vene ndjeshmerise,
Mekat eshte shija e jetes,
Me kuptimin e agjerimit ngrenia e lengjeve te stomakut,
Te uritur ne shtrat ku devet e urta kapercejne shkretetiren e Sahares,
Nder palmash te kuqerremta nga terbimi i diellit...
Xhuzepe ebrejt i hodhi ne lirine e mekateve,
Nga skllaveria e Faraonit te Egjyptiti shpetoi,
Ne pjaten e tyre te lirise,
Shtrydhja e peshtymave grishen prentimin,
Kendon mallkimi kengen e botes se erret,
Ah,ky teater i shekujve kudo ndeshkim,
Shekujt shtrydhin shpirterat ne kerkim,
Te qiellit blu te ikur ne nje perendim te krrusur,
Eshte koha qe nder supe mbart femren e perdale,
Ku mat rruget me deven moderne te shekullit,
Pulebardhat e verteta cukisin percet,
Nje fije degez ulliri te Ishullit te dashurise qe vonon..
Kjo vetetim eshte larg,
Ku vret Sartin" deri ne neveri per te kryer krime,
Kafkes i heq mendjen per shpikje te tjera torturash,
Ndoshta nje tjeter Hero po ngrihet,
Pernjimend te gelltise Boten e femres..
NUk kam faj kur shkruaj kshtu,
Epersia e "Sartit" dhe cmenduria e" Kafkes",
Me con ne ekstazen e rizgjimit te thellesise se kesaj Bote......


Akuze....!!



Ja dhe faqja e botes se sotme...
40 vjet stragje,
Ndalem ne Italine mafioze,
Vendin e endrrave te mia e ardhmja e femijes tim,
Falkone e Borselin heshtin ne varre te pa lulezuar,
Gjykatesit e drejtesise ne fushe perhere te minuar..
Terrorizmi ngrenes kockash te fjetura ,
Mes lakmise te qiellit te harbuar,
Kafkat e vjetera c'rrenjosen neper dhe te ngrire,
Shkulen floket e lene siper tyre te dhimbjes,
Hidhen mes kafkash te reja,Simbolim i Lirise.
Dikur Kremlini rrezoi flamurin e luftes se ftohet ne gjysem shtize..
Zgjoi kampin e Golfit te naftes,fishkellim predhash,
Ne Irak vlon kazani i tragjedive,
Driten e syve te femijeve rrenjet e kancerit e kane perpire.
SErbia nxjerr mllefin e krenarise..!!
Shqipetaret hedhur pertej pa varreve ,pa emer,
Bill Klinton dergon paqen me ngeh,
Poshte tryezes se punes nje femer hargaliset me kohen,
Ne Afganistan ushtaret amerikan
me tytat e paqes abuzojne te drejtat e shkretetires,
Torret e binjakezuara ne flake ulerimash,
Bil laden rrit mjekren e bardhe,
Nder hi pertyp hakemarrjen e Islamit,
Sadam Hyseni ishte mik,
Po shkoj ne gryke te ferrit,
Nder litarin e vdekjes pershendet te kaluaren e kuqe,
Bil Laden me ne fund u zgjua nga te gjallet, ne fund te detit i bem varre,
E bukura Sarkozi bel holle,
Kelyshet e politikes ne miter mban,
Obama burre i madhe,
Nobel i paqes me te kunderten e saj,
Epoke reformash,korrupsionesh,
DEmokracia e Botes,
Ne shtazanin e te vertetes renkon,
Fshehur ne gjinjet e Nenes Terezes,
E zhveshur nga hidherim i kthehet mbrapsht ne varre,
te hapur nga njerezimi.
Apokalipsi dermon Japonin moderne,
Mosperfillse ndaj botes dhe natyres,
Kina lulezon teknologjine,
Katrami shtellungat ne catin e botes,
Oksigjenin e Amazones sfidon,
40 vjet maskra ne vijim,
Lufta e dyte boterore u shkri me ajzberget e derguar,
Ebrejt akoma ne kerkim te tokes se prentuar,,
Ne kete kohe mizerje po ndalem pak,
ne ditet e perditshme hallakate,,
Babai perdhunon vajzen,
Grate jane renduar me hallet nuk shikojne perreth,
Fqinji lakmon vatren tende,
Mbi barin jeshil te shpreses helmin e ligesise mbjell,
Ne prag te lulezimit te hapave,
Mbyt shpresen e Helenes se trojes,
Per dashurine,
Jo i themi smires,luftes,
Eshte injetim i mbijeteses,
Shkaterimi i pjelles sone shtazarake,
Me emri Njeri...
Sot Libia mbushur me gjak lumenjesh,
Anijet e emigrimit krah per krah gelltiten nga plaget e detit te lodhur,
Sot miqte e mi ne vendinn tim eshte dita e votave...
Kush barkemadhe do te gelltit shtratin,
Te shqyer neper dhembet e epshit te tjeterit kundershtar..
KJo eshte Bota e Sotme... pasqyre e 40 vite ne zhgenjim........



Apokalipsi 

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=kiWTPOHBGRg





LERMË TË VIJ ME TY

 Lermë të vij me ty edhe pse je i zemëruar! Dielli po shkëlqen përsëri, Edhe pse ...është fshehur pas reve të murme. Lermë të vij me ty, Atje ku hedh shtat kjo dashuri, edhe pse nuk kupton, Atje gjendem unë si zog i prralluar... Lermë të vij tek ty, Në breg të detit të rendim këmbëzbathur, Valët e mallit të prekim, Të rendim me shpirtin plot nga dashuria, Dhe hëna e rrumbullakët të na dhurojë shërimin.... Lermë të vij tek ty, Atje mes qindra mendimesh, Ku endrrat përpëliten të lënduara. Lermë të vij tek ty, Atje ku ajri të zbraz vetminë, Dhe mbushet me fjolla të bardha puthjesh... Lermë të vij tek ty, Atje ku ti dallon buzëqeshjen time Të prekur nga horizonti. Ne jemi një në këtë zbrazëtirë kotësie, Si dy materie që shtërngojnë Krahët drejt një ekstaze adoleshenti.... Si dy mendje seksi të kunderta Që veten me pikepyetje ngarkojnë. Si dy shpirtra të largët, Që psherëtijnë ulërimën Mes jehonës së lagësht, mëngjes. Lermë të vij tek ty, .















Poezia ime vetem per ty


Po udhëtoj diku, atje ku prehja shpirtit kërkon lotët e tu

të fshehur pas mijëra dyshimeve. Të kam thënë dikur

që rrënjët e shpirtit tim janë lidhur me trungun e ekzistencës

tënde...

Dridhem kur mendoj që kjo jetë, largësia, na shpërvjel kohën që

nuk mund të jemi bashkë...dhe yjësia ndër qiell shndërron shtratin

tonë në thirrje, lutje, rënkime, për ledhatime, duke pëshpëritur

emrin e njëri-tjetrit...

Ti më thua nuk e besoj e dashur...Unë të përgjigjem...Është

e vërtetë, unë digjem në mall për ty, ku shkulmat e shpirtit kërkojnë

vetëm vdekjen kur nuk je...

Nëse ka udhë të vështira që duhet ti ndjekim, jam gati. Aty

në prehrin tënd, ku kërkoj vetëm përkëdheljet dhe gërshetat e saja

ti thurim të dy, padyshim me paqen tonë...Nuk kam dashur asgjë

nga kjo jetë, kam kërkuar dashurinë...ku burimi i mallit tënd të

mbush shtratin tim të vuajtur ndër vite.

“E ardhmja le të ngelet mister, ku të gjejmë gjurmë për të

lëruar fatet tona enigmë!

Dashuria është ndjenja më e marrëzishme, ku gëlltit eshtrat e trupit

në dridhërima, rrënjësisht të ngulura në një shtrat ylberi”.

Drejt të panjohurës..



Limfa e jetës



Sa mund të pres nuk e di...

Di që jeta luan

Pentagramin e shijes së ndaluar...

Një udhëkryq,

Ku sytë tanë lëngëzohen me ekstazën...

Shija e mëkatit është një mollë e ndaluar,

Ku buzët tona

Thithen me ndjesinë e lindur,

A do të pëshpëritin yjet

Netëve fjalët e ëmbla si dikur ?!

Ku pemët mos të fshehin dashurinë?!!

Ku limfa e jetës,

Mes fishkëllimave, të ndalet,

Dhe, mes klithjeve tona

Të lajmërojë universin.

Lindi embrioni i saj,

Ku kafshon Botën.



vellimi poetik"Drijet te panjohures"

Filozofi e burgosur



Kafka i ulur mbi kryet e një shkëmbi të thepisur

shkruan dënimin, e kokave tullace të burgosurëve

Ndër majat e shtizave të gjykimit, e mpreht’ pena.

Hedhur rrjeshtat si zhgaravina të pakuptimta

Ndër sysh grash me rrudha të thella...

Pikaso gdhend trupa të rregjur në humneërë,

E shtrëmbët buzëqeshja e ngrirë në fytyra të kohës.

Janë rrudha të lodhura në mijëra pjesëza,

Tek thithin mendimet kryqe.

Buzëqeshje të pafundme,

gatisin sallatën e ditës me sarkazmën,

E mbështjellë në letrën e mishit të derrit.

Të ndaluar nga thëniet Ibrike

Papastëria dergjet në dritare të pakufizuara,

Rrjedhëse të ujëvarës në shpirt të stërgjyshit Afrikan LEBE

Që guxoi të përfillte fjalën magjike të njerëzimit,

Zoti e ndëshkoi të shndërohej në gjarpër,

Dëshmia e artit dhe ndëshkimi i filozofisë

Metafora ujëvar kish ardhë,

Në lëndinat e paditurisë.

Kafka, heshtëte me kritikat njerëzore,

Zgjoheshin sirenat nga gjumi i thellësise së detit

Pikaso ndër shekuj skalit,

Lëngun e hidhërimit.

Shtatë shqisa ndërthurin rrjetën e merimangës.

Mishi i derrit shkrumb, shkrin betejën e mëkatit.

Eksploratorët u zgjuan,

Hodhën spirancën" në breg të detit

Shpërvollën figurën e femrës,

Dy hapa nga ndëshkimi i të burgosurëve,

ku humbën në një humnerë të gjakosur nga njerëzimi.

Kafka, Pikaso të akuzuarit e shekullit,

Filozofi e shpërvjedhur në hyrjen e oqeanit të burgosjes

Dhe përsëri këtë shekull.....vijim.....



Vellimi poetik"Dridherim Zane"



Edhe pse, ky vit po ikën...



Je e burgosur e vetvetes,

Mbyllur mes katër muresh,

Jashtë ka rënë muzgu,

Dhe, mjaullima macesh dëgjohen në dëshirë,

Përreth shpirtra të derdhura mes zjarresh,

Harkim shigjetash në ikje mes reve gri.

Kudo dëgjohen këngë që përpëliten

Mes marrëzive të padukshme.

Klube përplot, gojë me kupa verash, oshtijnë,

Të dehur pëshpëritin fjalë pa kuptim.

Kërcime spanjolle, kërcëllitje takash në qiell,

Përngjajnë kuajve të harbuar në fluturim.

Kofshë të bardha, zbuluar epshi,

Pas perdeve të holla pa ngurrim.

Skena të plota, fytyra të shqyera,

Nga kërcitja e dhëmbëve,

Dëshira frynë ngërdheshjen,

Pleqtë lëngëzojnë sytë,

Me pamje tronditëse, monedhat derdhen,

Duar që copëtojnë dhimbjen,

Trupa që dridhen nga tmerri.

Tej një rruge të verbët mos shko! Ku!

Më pas shfaqen hijet mishngrënëse,



Përherë trupat të copëtuar

Përpëliten në agun e ditës...

Shkumë birrash,

Copëra qelqi thërrmuar gjenden më tutje.

Ti vështron përsëri rrugën,

Ngreh vështrimin drejt qiellit,

Lulet shfaqen në horizont,

Si copëza yjesh të qëndisur,

Tek derdhin qumësht

Nga gjokset e bukura, kontrast përherë,

De, ti...

Përherë e burgosur e vetvetes,

Drejt një fije floku mbështetesh,

Sipër zjarrit lakmus,

Ku përreth teje bën lak kërcënues.

Dhe, përsëri vazhdon ngujimin lart,

Si Krishti i tradhtuar,

Dëgjon ulërimat e sirenave, mal oazi shpërfillës,

Eja, eja...Ti je shëmbëllim i të panjohurës,

Lakmi i territ dhe i botës,

Gëlltitesh nga oqeane, drejt një ferri të kobshëm,

Klithje dhe lutje nuk dëgjon,

Gjendesh si një embrion,

Akoma në bark të nënës, ku pret lindjen,

Krijon vatrën e ndëshkimit

Edhe pse ky vit po troket…!"



Vellimi poetik"drejt Te panjohures"

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...