2012-12-23

PAK NGROHTËSI PARA VITIT TË RI!!!!


Im atë përdori armën që t'ma dhuroi pendën.
Bablok, të dytë jemi luftëtarë.

- NEBIL DURAKU




******


Vullnet Mato
Vullnet Mato

ZOTI NUK I FAL TË GJITHA

Zoti fal yjet që gabojnë
udhët qiellore të rrotullimit,
dhe përplasen duke kapërdirë
yje të tjerët në bark.
Fal vullkanet që vjellin zjarr
dhe ngrejnë retë gjigante të hirit.
Fal tërmetet që krejt papritur
rrafshojnë qytetet varg.

Zoti fal lumenjtë e dehur
që shtrihen e flenë sipër grurit.
Fal detet që lëpijnë brigjet
me gjuhët ujore të cunamit
dhe lënë miliona njerëz
në erë e në shi lakuriq si gurët.
Fal zjarret shkrumbues
që i bëjnë blerimit malor namin.

Zoti fal me zemër të gjerë
gabimet më serioze të njerëzve.
Fal të betuarit mbi kryq
që fill pas dasmës shkelin besën.
Fal me keqardhje incestet e gjakut
që kryhen mes vëllezërve.
Fal mëkatarët e çdo feje,
pasi ndjejnë thellë pendesën.

Zoti fal hajdutët, siç i lëshon
dhe ligji vet, pas dënimit.
Fal përdhunimet që s’dihet
sa rëndë shkelin njërën dëshirë.
Por nuk fal kurrë kryekrimin
që vret gratë dhe fëmijët,
pa të cilët Toka ashtu si Hëna
do kish mbetur shkretëtirë!...

Por për një arsyetim të tillë
pyetja gati kërcen përpjetë:
Pa burrat, a nuk do qe penguar
njësoj shumëzimi në Tokë?...
Po. Veçse me një mashkull,
mbretëresha bën mijëra bletë
dhe me një dash përçor,
tufa e deleve bën qingja plot!...

Prandaj me këtë përjashtim,
Zoti nuk fal kurrë kryekrimin,
por atë që i kundërvihet e dënon
shpesh edhe me vetasgjësimin...



HYQMET HASKO

KAM SHUMË JETË PËR TË JETUAR

Vjen një mall i lehtë dhe i valë,
me ca fjalë zemre drithëruar,
i mori shpirti i bëri zjarr,
dhe përherë mbeti i pashuar.

Vjen nga larg në sqepin e kujtimit,
fshehur ish në skutat e zemrës,
larg larguar nga sytë e pikëllimit.
mbetur thellë tek mall i ëndrrës.

Kilometrat dot s’na ndanë,
dashuri pa thinja që s'njeh vite,
por thinjat fisnikëri kanë,
rënë nga qielli rreze drite.


Ti me prite, unë të prita gjatë,
nëpër ditë dhe nëpër natë,
zambak mbeti dashuria,
larg nga ti më lodhi vetmia.

Po të pres si verën e nxehtë,
largoj dhimbjen nga kjo jetë,
hajde bashkë me lumturinë,
më shkri akullin e shpirtit tim.

Më ndiz zjarrin e pashuar,
me largo ditën e mjegulluar,
po të pres, moj e uruar,
se kam shumë jetë për të jetuar!





Angjelina Krasniqi Bardhaj@Enxhi


TINGËLLIMA E PUTHJES

Toka mban lagështi, nga degët shiu shkundet,
Valëngrohta trupin mbështjell, ëmbël endet.
Në djepin e përkëdheljeve ëndrra përkundet,
Të pafajshmit sy, flasin me ndjenjë të ëndërrt.

Tingëllima e puthjes rrjedh mbi shpinën e lirë,
I ngjason tingullit kur pika e shiut bie mbi lule.
Çdo prejkje ndjehet, rrëshqet bulëzëvesë e mirë,
Shkëndija derdhen nga shpirti, vezullojnë pa ulje!...

Thellë ndihet vrulli i frymarrjes - puhizë mbi lëkurë, lutje!




Vasil Tabaku

VASIL TABAKU

DIMER

Ne shpirt
Bie shi…
Mjegullat
Si tufa mjellmash
Me rrembejne shikimin…
Pak ngrohtesi…
Nje grimce diell ne zemer
Nje petale luleje ne buze
Dhe nje puthje…
Ererat e marra
Levizin malet
Rrotullojne boten
Ndersa une eci
Me stuhite mbi shpine
Nje zog rrebel
Nje klithme e cmendur
Nje perqafim rrufeshe
Perzierje dhimbjesh dhe reshe
Ku horizontet
Jane ende te virgjer
E paprekur eshte Hena
Buzet e mia
Perjetesisht te etura…
Dashuria e dimrit thinjosh
Zhvirgjeron enderrat
Rremben ne krahet e ftohte
Mallin tim te djegur
Neper dege pemesh te zhveshura
Si femra nudo
Ku mrekullia e jetes
Zgjohet
Mbi gjinjte e bukur…
Dimri thinjosh
Me kerkon nje autograf
Mbi faqen e virgjer te debores …
Dhe une pash paritur
Se me deboren
Isha dashuruar marrezisht
Dhe debores
I kasha dhuruar
Dashurin time te pare…



Dhimiter Nica

PËRSËRI ISHA VONUAR.

Kuptova se m'i the të gjitha
edhe pa më thënë asnjë fjalë,
mora rrugën e kthimit, ika
dhe mendja më sillej vërdallë.

Unë që kisha thurur kaq skena
netëve dimërake në janar,
të shkrinte akulli im nga brenda
të shkrinte të ftohtit me acar.

Dhe thurja plane për ne të dy
për lumturine tonë të rrallë,
po kur të pashë vet me këta sy,
ika tutje me bishtin ndër shalë.

Unë prisja prillin edhe majin
gjithë lulet t'i sillja dhuratë,
tani unë të ndjej,nuk të hedh faj
ti nuk doje më ftohtë në krevatë.

Largove vetminë,të ftohtin e parë,
lulet e mia një tjetër ka për t'i marrë.



Shqiponja Axhami

PËRSËRI ISHA VONUAR

Kuptova se m'i the të gjitha
edhe pa më thënë asnjë fjalë,
mora rrugën e kthimit, ika
dhe mendja më sillej vërdallë.

Unë që kisha thurur kaq skena
netëve dimërake në janar,
të shkrinte akulli im nga brenda
të shkrinte të ftohtit me acar.

Dhe thurja plane për ne të dy
për lumturine tonë të rrallë,
po kur të pashë vet me këta sy,
ika tutje me bishtin ndër shalë.

Unë prisja prillin edhe majin
gjithë lulet t'i sillja dhuratë,
tani unë të ndjej,nuk të hedh faj
ti nuk doje më ftohtë në krevatë.

Largove vetminë,të ftohtin e parë,
lulet e mia një tjetër ka për t'i marrë.

Fran Tanushi


Fran Tanushi

SHTIGJE TË NGUSHTA


Ecjakeve në vite
më diell polar u ngroha

mbi fletën e dushkut të tharë
lumin e trazuar kalova

i mbeshtetur
në hijën e shtatit të topitur

portën e territ
e kam mbyllur

në një çast
u zgjata të kap ylberin

mos e kalo më tha i urti
akoma ka rrugë për të ecur

Marigona Gona Gona

Marigona Gona Gona


Facebook

Dul prej mode mesenxheri
Shkoj bërllogi erdh beteri.
Erdh Facebook-I me na smu
Krejt dynjaja me u regjistru.

Qysh me I ba qare vetit
Për me I ik muhabetit.
N’mesenxher po rrijn offline
... E n’facebook po rrin online

Tu u tut që po ju folin
Si prej qille pe hajn autogollin.
Kur kan zor vet lajmrohen
Drejt ja nisin e ankohen

Block,delete kur po ju kris
Po ja nisin me u shashtris.
Me ju fol kërkush s’ka plas
Shkurt e shqip kërkush s’ta rras

Krejt me foto e profila
Si gylyma e trëndafila.
Kan ta lypsh aty e gjen
Nëpër foto ren me ren.

Krejt shoqnia I komentoj
“Shum nice je dal :P”ata I thojn.
Meniher mendja I rritet
Masanej kurqysh s’pritet

Ja nis fotot me I shumu
E n’vetveten me u dashuru.
Krejt miss-a e mistera
Fraerica e fraera.

E tash na ka ardhën shansa
Me ja nisën me mledh fansa.
Me j anis me fluturu
Dri sa t’ngulmu n’doni dru.

Krejt esenca e ktij muhabeti
Don me than me ardhën n’veti
Mos patsh tjetër shka me punu
MERRE SAKICëN E QAJ DRU….

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...