2012-12-29
Ahmet Qeriqi: Miti apo historia, gënjeshtra apo e vërteta?
Demokracia u ka sjellë shqiptarëve shumë të mira, e mbi të gjitha ka sjellë mendimin e lirë, madje edhe të shfrenuar për të shkruar, për të sharë e për të fyer këdo, për ta fajësuar të kaluarën si atë komuniste ashtu edhe të kohës së Skënderbeut.
Kjo demokraci e kuptuar kështu, dita ditës po e sheshon kaosin dhe po përzien përfundimisht vlerat dhe jo vlerat, të cilat po zihen në të njëjtin kazan, që e kanë farkuar e mbushur me ujë dhe që po i fryjnë zjarrit antishqiptarët, nga jashtë e nga brenda.
Nuk di a ka kund ndonjë popull tjetër që prodhon më shumë bastardë se ky populli ynë, bastardë të tillë që ka prodhuar jeta nga robëria në robëri, saqë tani, në këtë lirinë e përgjithshme e pa fre, “ këta përngjajnë me kafshët e egra, që kanë ikur nga Kopshti Zoologjik, dhe kur nuk arrijnë të gjejnë ushqimin, kthehen prapë në kopsht, sepse janë mësuar që atje ta gjejnë racionin ditor të ushqimit.” Të tillë janë disa analistë dhe disa nga ata, që veten e quajnë shkrimtarë dhe të cilët mundohen me çdo kusht t’ i japin munxët Shqipërisë dhe kombit shqiptar, në emër të modernizmit, në emër të altruizmit, por gjithnjë në shërbim të qarqeve, që i financojnë me qëllim për të shkatërruar njësinë kombëtare, gjuhësore dhe kulturore shqiptare.
Nuk ka personazh të historisë dhe të kulturës shqiptare, që të mos jetë kontestuar nga ky soj njerëzish.
Kohëve të fundit ka filluar gara për ta përdhosur edhe figurën madhështore të Skënderbeut, pasi janë përdhosur, sharë e fyer të gjithë, me radhë deri te këta të kohës sonë.
Në këtë luftë bastardësh për të “demitizuar” historinë dhe për t’i çmontuar shtyllat e bazamentit kombëtar, është arritur edhe deri shtylla kryesore, deri te figura e Skënderbeut. E kishin filluar këtë punë të pandershme disa islamikë të ndërkryer, pastaj një sulm tjetër të poshtër i ka dhënë edhe Ben Blushi në romanin e tij “Të jetosh në ishull” dhe tash së fundi edhe botimi i monografisë për Skënderbeun nga Oliver Jens Shmit, që ka nxitur debate, meqë kjo vepër edhe është përkthyer me qëllim për ta diskredituar këtë figurë madhështore të kombit.
Në këtë aktivitet antikombëtar po marrin pjesë njerëz me prirje të sëmurë, për të qenë të pranishëm në medie dhe për të dhënë gjykime ndër më të ndryshmet.
Të tillë, në figurën e Skënderbeut shohin mitin jo historinë. Historisë nuk duan t i besojnë, sepse thonë se është shkruar shtrembër, por duan ta bindin opinionin se paska qenë Rilindja Kombëtare, ajo që nxori në sipërfaqe Skënderbeun dhe e madhëroi atë, me qëllim për t’ i dhënë hov luftës kundër Turqisë. Dhe çuditërisht, sipas tyre, ishin vetë shqiptarët islamë ata që po e kryesonin këtë luftë, nipat e atyre që ishin konvertuar. Ja për shembull si e përkufizon mitin e Skënderbeut, sociologu nga Tirana Enis Sylstarova.
( Miti i Skënderbeut)
(Kryengritja e Skënderbeut në shek. XV ishte një dështim. Qëllimi i saj, qoftë ky hakmarrje personale, kryqëzatë apo ruajtja e zgjerimi i zotërimeve të tij, nuk u arrit. Shumë kohë pas vdekjes së tij, kujtimi i Skënderbeut në Shqipëri nisi të harrohej. Kryengritjet në zonat malore nuk patën sukses dhe një popullatë që shkallë-shkallë po myslimanizohej nuk kishte pse të investonte në kujtimin e një luftëtari të krishterë që i ishte kundërvënë padishahut. Miti i Skënderbeut u krijua nga Rilindja Kombëtare Shqiptare qindra vjet më vonë vdekjes së tij. Qëllimi i Rilindjes ishte krijimi i shtetit kombëtar shqiptar dhe miti i Skënderbeut i shkonte për shtat: periudha e Skënderbeu u kujtonte shqiptarëve ekzistencën e shtetit mesjetar; Skënderbeu kishte luftuar kundër Perandorisë Osmane; me mitin e Skënderbeut si "mbrojtës i Evropës" mund të kërkohej nëpër kancelaritë evropiane përkrahje për të drejtat e kombit shqiptar. Në njëfarë mënyre, Rilindja Kombëtare e zbuloi mitin e Skënderbeut nga vetë shkrimtarët evropianë të Rilindjes Evropiane që e kishin krijuar atë...)
Në të gjitha segmentet ky përkufizim është tendencioz dhe i mbrapshtë. Në radhë të parë, sepse jo vetëm kryengritja e Skënderbeut, por të gjitha kryengritjet e shekujve 15-16 të popujve të Ballkanit dhe të Evropës qendrore kanë dështuar në luftë kundër Turqisë. Ky sociolog nuk e njeh historinë, ose i bën bisht, për arsye që vetëkuptohen. Nuk është aspak i vërtetë fakti se Rilindja Kombëtare e zbuloi Mitin e Skënderbeut nga shkrimtarët e Rilindjes Evropiane. Dihet mirëfilli se në cilën kohë është shkruar vepra e parë madhore e Marin Barletit për Skënderbeun dhe qindra vepra të periudhës pasuese të Renesansës dhe iluminizmit jo vetëm në Itali, Gjemani, Francë, Angli por edhe në shumë shtete të Evropës e të botës.
Nuk ishte shpikje kjo, për më tepër, përfaqësuesit e Rilindjes Kombëtare shqiptare, nuk kishin sa duhet njohuri për veprat e Skënderbeut, sepse ato nuk i gjenin dot në gjuhën turke, por as në gjuhën shqipe, që ishte gjuhë e ndaluar. Vetëm ata që në rrethana të ndryshme kishin mësuar frëngjisht , italisht apo gjermanisht kishin kontaktuar me veprat e romanet e shkruara për Skënderbeun.
Skënderbeu nuk ishte “mbrojtës i Evropës”, as ishte “atlet i Krishtit”, as që mund të ishte i tillë, përderisa Evropa nuk e përkrahu, meqë paraprakisht kishte humbur dy beteja të mëdha në luftë kundër Perandorisë Osmane, në vitin 1389 në Fushë të Kosovës, dhe në vitin 1448, po në Fushë të Kosovës, kur pësoi fatalisht prijësi i Evropës së krishterë, Janosh Hunjadi dhe tërë fisnikëria evropiane e kohës. Dihet mirëfilli se në këto beteja kanë marrë pjesë edhe hungarezët, austriakët, çekët, polakët, rumunët dhe popujt e ballkanit etj.
Përse u dashka “çmitizuar” Skënderbeu?
Realisht, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu nuk iu përket tregimeve popullore, edhe pse ka ndonjë rrëfim të tillë. Ashtu sikur nuk i përket mitit e mitologjisë as Milosh Kopiliqi, që është një personazh i mirëfilltë i historisë sonë, për të cilin kujtesa jonë kombëtare, e përcjellë përmes rapsodësh homerikë, ka ruajtur hiq më pak se 3400 vargje këngësh, që kanë mbijetuar deri në ditët tona. Në Shalë, në Drenicë, në Dukagjin e gjithandej nëpër Kosovë janë ruajtur 8 këngë epike heroike për këtë trim me gjak arbëri. Mitin për këtë hero të Mesjetës, e ndërtoi me mjeshtëri dhe e përdori për qëllime ekspansioniste kisha serbe dhe kreu nacioanlshovinist i Serbisë.
Po të mos ishte shqiptar Milosh Kopiliqi, për çfarë arsye do ta ruanin kujtimin dhe këngët për të, pikërisht shqiptarët që ishin islamizuar? Të gjithë rapsodët shqiptarë, të cilët kanë kënduar këngë epike historike për Milush Kopiliqin dhe që këndojnë edhe sot, me ndonjë përjashtim, janë shqiptarë të besimit islamë. Përse ata nuk do ta hymizonin Sulltanin, edhe pse në disa variante këngësh, të cilat me kohë kishin ndërruar përmbajtjen hymnizohet fuqia e Sulltanit, i cili luftonte kundër 7 krajlive.
Figura e Milush Kopiliqit ka qenë fatkeqe me faktin se nuk u njoh nga Rilindja jonë Kombëtare, ndërsa regjimi kolonizator dhe shqiptarvrasës serb e kishte përvetësuar, duke ia ndërruar edhe emrin e mbiemrin (Milosh Obiliq) dhe e kishte bërë përpjekje shekullore ta përvetësonte, në mos edhe e ka përvetësuar, meqë janë vetë historianët shqiptarë të kohës sonë, të cilët shprehin rezerva dhe nuk kanë gatishmëri ta mbrojnë të vërtetën historike, meqë për një kohë kishin qenë në shërbim të historiografisë serbe.
Po çka ka të përbashkët “miti” për Skënderbeun, përderisa ai i takon historisë dhe është personazhi i saj më realist, i kundruar nga kronikat dhe shkrimet e kohës. Nëse në një rrëfim, apo në një tregim të Barletit gjemë ndonjë të dhënë, që na duket jo reale, apo nëse hasim në një shprehje artistike ku thuhet “se shpata e Skënderbeut çante malet”, kjo nuk na lejon që të kokludojmë se kemi të bëjmë me mite. Fakti se kujtimi për Skënderbeun është ruajtur në traditën e rrëfimeve apo edhe në kodet dokesore, nuk na lejon të përfundojmë se ai qenka mitizuar, përveç kur me pretendime të tilla, dëshirohet të rrënohet morali i kombit.
Nuk është aspak e vërtetë se regjimi komunist në Shqipëri e ka mitizuar këtë hero të kombit. Përkundrazi regjimi komunist i Enver Hoxhës në vitin 1968 organizoi një Simpozium mbarëkombëtar, ku studiues shqiptarë dhe shumë të huaj nga Evropa e bota, hodhën dritë dhe ndriçuan në tërësi jetën dhe veprën e Skënderbeut. Të krisurit dhe të çmendurit mund të “logjikojnë” se pikërisht ky simpozium dhe shumë të tjerë paskan bërë të Skënderbeu të “mitizohet”. Kemi të bëjmë me historinë e mirëfilltë, të shkruar e të dokumentuar me mijëra referenca, me qindra burime, turke, italiane, gjermane, franceze, ruse etj, dhe jo me mite e gënjeshtra.
Në atë Simpozium u lexuan qindra kumtesa, të gjitha kumtesa shkencore, të qindra autorëve madje edhe rusë e turq, italianë e gjermanë, anglezë, austriakë, arbëreshë nga Italia, etj.
Natyrisht se po të mos nxirrej fare në sipërfaqe, Skënderbeu edhe do të harrohej, ashtu sikurse është harruar dhe është injoruar pabesisht dhe tmerrësisht, Halil Patrona nga Hurpishti i rrethit të Manastirit, Kryengritësi i Stambollit në vitin 1730, që është njëri ndër personazhet më të njohura të historisë turke dhe botërore, shumë më i njohur në botë, sesa Skënderbeu. Ky është shembulli më ilustrues që tregon se çka ndodh kur memorja kombëtare pëson defekt, sepse defektet e tilla i shkaktojnë bastardët e të gjitha kohërave dhe politikat e qarqeve të caktuara antikombëtare si në të kaluarën ashtu edhe sot.
Për dallim nga Skënderbeu, i cili me ushtarët e tij besnikë u kthye në Krujë, në pronat e babait dhe të njerëzve të gjuhës e të gjakut dhe ngriti flamurin, të cilit iu bashkuan shumica e princërve shqiptarë, Halil Patrona ngriti në këmbë turmat e pakënaqura të Stambollit kundër Sulltanit, i cili jetonte në ar dhe begati, duke kultivuar tulipanë dhe duke ndërtuar shtëpi publike në Stamboll. Kërkesat e Halil Patronës ishin kërkesa njerëzore, universale. Ai kërkonte që të zbuteshin tatimet, të shfuqizoheshin tatimet e përjetshme, “malikanet”, dhe në kohën kur në Stamboll populli vdiste urie, të prisheshin dhe të digjeshin 150 shtëpitë e dëfrimeve, të prostitucionit, të cilat po i ndërtonin inxhinierët francezë, në vendin “Te ujërat e ëmbëla”.
Jetën dhe veprën e Halil Patronës nuk e njohin shqiptarët, sepse ai është përjashtuar nga tekstet e historisë tonë kombëtare, meqë nuk ka kërkuar ta bëjë Shqipërinë. Është e vërtetë se ai ndoshta as ishte kujtuar ta bënte Shqipërinë, por donte drejtësi për të gjithë dhe dënonte amoralitetin, perversitetet dhe marrëzitë. Qëllimi i tij ishte universal, ashtu sikur qëllimi i Nënë Terezës, e cila asnjë ndihmë nuk i dha kombit të vet as fëmijëve të sëmurë shqiptarë, por me përkushtimin e saj rrezatoi mbi tërë njerëzimin, meqë ajo doli nga suazat e ngushta të kombit dhe iu përkushtua fesë e humanizmit. E tillë, për nga dimensioni ishte vepra e Halil Patronës, i cili edhe u vra pabesisht nga Sulltan Mahmudi në nëntor të vitit 1730 së bashku me 12.000 jeniçerë shqiptarë.
Ben Blushi në romanin e tij “Të jetosh në ishull” në mënyrën më bastarde shtrembëron figurën e Halil Patronës, ashtu sikur edhe atë të Skënderbeut dhe Ali Pashë Tepelenës, por madhëron dhe ngrit në qiell figurat mitologjike serbe e greke. Ky është shembulli tipik i një bastardimi të marrë.
Të pretendosh, se vetëm shqiptarët e krishterë e paskan ruajtur kombësinë dhe shqiptarët islamë paskan qenë dhe qenkan mercenarë dhe njerëz pa identitet, kjo nuk është më pak se një urrejtje morbide, të cilën e ka lakmi Beogradi dhe Athina, për të mos thënë se edhe e financojnë po këto dy pole antishqiptare.
Por e vërteta nuk mund të mbyllet “në një ishull” të një bastardi, as ne komente të një të marri, as me sharjet e një pisi, meqë të gjitha figurat më madhore të kombit tonë, me përjashtime të rralla kanë qenë dhe janë shqiptarë të besimit islamë, edhe pse ata kurrë nuk e kanë identifikuar kombin me fenë, por kanë mbajtur një qasje krejtësisht emancipuese në këtë drejtim, me moton “Fe e shqiptarit është shqiptaria”.
Kjo moto i pengon bastardët, ashtu sikur iu pengon Skënderbeu, Halil Patrona, Ali Tepelena, Avdyl Frashëri, Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Enver Hoxha e deri te personalitetet e sotme të njohura të kombit shqiptar, si Rexhep Qosja, Adem Demaçi, Ismail Kadare, madje edhe Adem Jashari, të cilin një bastard i tillë, e quan “fshatar kopuk që mori në qafë tërë familjen”.
Tash për tash kemi vetëm disa emra arrogantësh që po bëjnë përpjekje ta përçajnë njësinë kombëtare, historike e kulturore të kombit, si Ben Blushi, Fatos Lubonja, Avdi Baleta, Pirro Misha, Maks Velo, Migjen Kelmendi, Halil Matoshi, Mufail Limani, Baton Haxhiu, Jusuf Buxhovi e të tjerë, që hiqen pas tyre. Të tillët, në dukje janë pak, por duke parë disponimin e disa qarqeve evropiane, proserbe, në politikat e tyre antishqiptare, duket se politika e moderuar e Evropës, e cila po shpik identitete të reja mbi kurriz të kombit shqiptar, dhe e cila nuk pranon në asnjë mënyrë që shqiptarët të bëhen bashkë me një shtet, sikur kombet e tjera të Ballkanit, atëherë kjo çështje duhet të merret me seriozitet, në radhë të parë nga të gjitha ata, që nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga kombi, historia, gjuha dhe kultura e tyre.
Bastardë ka pasur në çdo kohë dhe do të ketë.
A mund të mos quhet bastard një shqipfolës, i cili i ftuar në emisionin e RTK-së, "Oksigjen" me cinizëm deklaron se shqiptarët janë popull aq i vjetër se edhe majmunët po thonë se e kanë prejardhjen nga shqiptarët. Dhe çuditërisht, udhëheqësi i emisionit dhe të pranishmit në studio gajasen së qeshuri, së bashku me një invalid të luftës së UÇK-së, i cili merrte pjesë në emision. Nuk pati asnjë reagim nga të pranishmit kundër bastardit Mefail Limani.
Është mirë kur bastardët vetë identifikohen. Ka rrezik nga ata bastardë që veprojnë nën maska dhe të kamufluar si ideologë të politikave të caktuara, të cilët po e drejtojnë kombin e ndarë në pesë shtete dhe po bëjnë përpjekje që kësaj ndarje t’i japin vulë të përjetshme.
Kjo është një lojë e rrezikshme, e cila mund të sjellë pasoja të pariparueshme.
AFSHI PËR CENSURIM
Xha Xhai
Disa njerëz motivohen të marrin pjesë në jetën publike vetëm nga urrejtja ose ndonjë ndjenjë tjetër negative – përçmimi, frika, racizmi.
Kohët e fundit, këta po i shohim të shtohen mes bashkatdhetarëve.
Edhe ata që deri dje kishin turp të dilnin kështu hapur, tani kanë marrë zemër, falë degradimit të përgjithshëm të jetës publike.
Madje ka edhe më: mu nën sytë tanë, po krijohen solidaritete të mbrapshta, mbi baza urrejtjesh të tilla.
E tillë ka qenë dhe mbetet vala e mllefit kundër historianit zviceran Oliver Schmitt, i cili gjithnjë e më shpesh po i prezantohet publikut si njeriu “që ka hedhur baltë” mbi Skënderbeun.
Natyrisht, librat e përkthyer të Schmitt-it shiten për bukuri; në Panairin e tanishëm të Librit në Tiranë, esenë e tij për shqiptarët nuk e lanë të binte në tokë.
Meqë kam të drejtë të supozoj se këtij autori librat nuk është se po ia blejnë për t’ia shkatërruar ose gjithsesi hequr nga qarkullimi, atëherë s’më mbetet veç të nxjerr përfundimin se atyre që e vlerësojnë historianin zviceran u mungon guximi t’i dalin atij në mbrojtje publikisht.
Kjo është për t’u shqetësuar: frika e disave, përballë mosfrikës së disa të tjerëve.
Kohët e fundit, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës e zgjodhi Schmitt-in anëtar me korrespondencë të kësaj akademie.
Unë do ta përshëndetja këtë vendim, edhe sikur të bazohej vetëm në veprën e Schmitt-it për Arbërinë venedike, ose duke lënë mënjanë veprat e tij kushedi më kontroversiale.
Të tjerë nuk mendojnë kështu. Kështu, sot në MAPO Jusuf Buxhovi – nga pozitat e “shkrimtarit, historianit dhe qytetarit të Kosovës” – e konsideron skandaloz këtë veprim të akademikëve në Prishtinë.
Për Buxhovin, Schmitt-i është i njohur “për qëndrimet rrënuese pa kurrfarë bazash shkencore ndaj historiografisë shqiptare, të cilat ai prej kohësh po mundohet t’i promovojë në emër “të rishqyrtimeve” historike”; dhe gjithashtu për qëndrimin e tij “fyes” ndaj Skënderbeut; sikurse edhe për faktin që në një vepër të tij për Kosovën, Schmitt-i ka “delegjitim[uar] rolin historik të shqiptarëve në trojet e tyre etnike në dobi të tezave hegjemoniste serbomëdha”.
Buxhovi, i cili e quan Schmitt-in “sllavist” dhe ia konsideron mendimin si të kushtëzuar nga filtrat e historiografisë hegjemonistë serbomadhe, e konsideron pranimin e tij në Akademinë e Kosovës si rrezik “hendikepimit që mund t’u bëhet historianëve të Kosovës në rrugën e tyre për të studiuar të vërtetën historike”.
Fatkeqësisht nuk e njoh veprën e Schmitt-it për Kosovën, së cilës i referohet Buxhovi; por te Shqiptarët historiani zviceran më duket se ka shprehur qëndrime mjaft të drejtpeshuara dhe aspak antishqiptare, në lidhje me popullimin e atyre trojeve në Mesjetë; dhe kam të drejtë të besoj se ky autor nuk do ta ketë ndryshuar dramatikisht pozicionin e tij ndaj kësaj çështjeje, nga një vepër në tjetrën.
Kështu, kur analizon, te Shqiptarët, dinamikën e marrëdhënieve shqiptare-serbe në Kosovë gjatë Mesjetës, Schmitt-i e pohon shprehimisht se “nuk mund të qëndrojë teza serbe e një migrimi të vonë [të shqiptarëve, 2Xh] drejt Kosovës dhe Maqedonisë” [f. 146]; dhe unë këtë nuk do ta quaja kurrsesi “delegjitim të rolit historik të shqiptarëve”! Te kjo vepër, autori duket se dallimin mes shqiptarëve dhe sllavëve (serbëve) në Kosovë e sheh si një dallim kryesisht vertikal, ose të lartësisë së vendbanimeve – shqiptarët më lart, sllavët më poshtë; dhe këtë përfundim ai e nxjerr jo si sllavist, por duke iu referuar burimeve katolike dhe regjistrave osmanë.
Duket sikur arsyeja kryesore, për të cilën Schmitt-i u dashkësh lënë jashtë Akademisë në Prishtinë, është se ky thotë gjëra që i bien ndesh një farë diskursi kombëtarist skematik dhe ndonjëherë esencialist, i cili mbahet e përcillet si historiografi nga disa qarqe politike kombëtariste në Tiranë dhe në Prishtinë.
Edhe sikur tezat dhe hipotezat e këtij historiani të mos i qëndrojnë dot kritikës së mirëfilltë, atij nuk mund t’i mohohet puna e jashtëzakonshme që ka bërë, për të ndriçuar aspekte të historisë së shqiptarëve në Mesjetë; si dhe interesi që ka ngjallur dhe ringjallur, në qarqet akademike shqiptare dhe gjetiu në Europë, për çështje të mprehta të historiografisë sonë kombëtare.
Kaq do të mjaftonte, për të përligjur pranimin e tij si anëtar korrespondent i një Akademie modeste dhe në kërkim të profilit dhe të prestigjit të vet mes simotrave, si ajo në Prishtinë.
Që Schmitt-i është “sllavist”, siç e quan gati me përçmim Buxhovi, nuk është gjë arsye për ta lënë jashtë tryezave të dijes albanologjike, përkundrazi. Shqiptarët dhe sllavët kanë ndarë shumë gjëra mes tyre në Mesjetë; dhe një sllavist veç mund të përfitojë nga specializimi që ka, kur vjen puna për të ndriçuar çështje të errëta të Mesjetës shqiptare.
Madje edhe debati i rihapur me Schmitt-in, në rang akademik, jo në nivel rrugaçësh dhe fanatikësh kombëtaristë me shkumë në gojë, vetëm do t’i ndihmonte historiografisë shqiptare, në Tiranë dhe në Prishtinë. Veç të mirë i vjen albanologjisë, nga autorë si Schmitt, Clayer, Bartl, Nadin, Matzinger, Fischer, Schramm, Vickers, Malcolm dhe të tjerë historianë, antropologë dhe historianë të gjuhës, të cilët u janë qasur aktivisht shqiptarëve në këto njëzet vjet.
Natyrisht, që të ndodhë kjo, është e nevojshme që debati të rikornizohet në mënyrë të tillë, që tanët ta kuptojnë dhe ta pranojnë, mundësisht në publik, se historianët perëndimorë nuk kanë për synim të ushqejnë mitin tonë kombëtarist, as të konfirmojnë tezat e ekzagjeruara shqiptarocentrike të historiografisë sonë.
Nuk përjashtohet kurrsesi, që edhe mes historianëve të huaj të ketë të tillë që të frymëzohen, për arsye të ndryshme, nga antishqiptarizmi (sikurse nuk përjashtohet që të ketë të tillë edhe mes historianëve shqiptarë); por edhe këta mund të luftohen vetëm në atë masë që dija historiografike albanologjike mbetet e hapur ndaj kontributit të të gjithëve.
Dhe, në çdo rast, është e papranueshme që Schmitt të futet në radhët e këtyre “antishqiptarëve” vetëm e vetëm ngaqë nuk ka ecur me hapin e togës, dhe ka kërkuar të vërtetën historike ashtu si ka mundur, në vend që t’i kruante bishtin legjendës kombëtariste.
Prandaj shpreha keqardhjen për klimën e përgjithshme të censurës, që është krijuar në hapësirën publike – e cila legjitimon një lloj militanti provincial nga shpirti dhe paranojak nga leximi që i bën realitetit; militant i cili sheh prapa çdo kundërtie dhe provokimi intelektual dorën e “armikut”.
Me qëndrime të tilla veç drejt një izolimi të ri mund të shkohet.
Ofensivat dhe paradokset e Jusuf Buxhovit
Xhemal Ahmeti
REAGIM
Rreth letrës së hapur të Jusuf Buxhovit drejtuar Jakup Krasniqit dhe paraqitjeve tjera në medie
Jusuf Buxhovi është bërë depresiv. Autori i trilogjisë «Kosova I - III» ka pritur më shumë nder dhe fanfaritet për punën e lodhshme që ka bërë për të shkruar historinë e shqiptarëve «në mënyrë të drejtë», së paku sillet ashtu sikur të ketë besuar se shqiptarët menjëherë pas botimit të librave do ta shpallin Primatin e kombit, shkencës dhe atdheut. Edhe pse mediet i dolën hakut. Botimit iu bë më shumë publicitet se çdo libri tjetër që është botuar pas bombave të NATO-s. Pas dasmës – çka është edhe e zakonshme – nisën kritikat. Recensionin e parë, në disa vazhdime e botoi në qershor «KOHA ditore».
Gazeta madje bëri thirrje që të diksutohet rreth librit. Nuk pati debate. Vetëm recensenti i librit Ramadan Musliu «reagoi» duke ribotuar një fjalim të tij që e kishte mbajtur diku me rastin e promovimit përkrah autorit. Ndaj vlerësimit të botuar në «KOHA Ditore» Jusuf Buxhovi u përgjigj pa nivel, duke etiketuar autorët (ndër të cilët edhe autori i këtij teksti) e vlerësimit si «vazalë të Beogradit». Dikur u prononcua edhe i pari i ASHAK-ut duke shpallur librat shkencërisht si joseriozë. Edhe këtyre Buxhovi ua vuri vulën e njëjtë: dorë e zgjatur e Beogradit! Sa lehtë.
Para do ditëve ish korrespondenti i Rilindjes së kohës moniste ia bëri një apel kryekuvendarit kosovar Jakup Krasniqi që të ndërhyjë dhe të anulojë vendimet e ASHAK-ut dhe të pengojë anëtarësimin e «sllavistit» (?!) Univ.Prof. Mag. Dr. Oliver Jens Schmitt, aktualisht në Universitetin e Vjenës dhe kryetar i Institutit për Evropën Lindore, po aty. Lart poshtë Prishtinës e ndejave me emigrantë spekulon se tekstin e botuar në KD muaj më parë ta ketë shkruar po ky, Schmitt me qëllim të falsifikimit të fakteve.
Shpifjet
Edhe pse Jusuf Buxhovi e ka tepër rëndë ta kuptojë dhe besojë; ka dhe ka pasur shqiptarë që dinë të lexojnë, studiojnë dhe shkruajnë pa suflerë, tutorë e mentorë të ndonjë qendre të caktuar. Vlerësimi i botuar në KD muaj më parë nuk mban vetëm firmat e autorëve por edhe është shkruar prej tyre. Dora vetë! Në vend që të shpalosë kundërargumentet ose më mirë thënë të arsyetojë hipotezat që ka ngritur në libër duke u thirrur në burime që nuk ekzistojnë ose nuk janë ashtu siç thotë ai, Jusuf Buxhovi merret me shpifje.
Në vlerësimin tonë ne ndër të tjera rilexojmë burimet mbi të cilat ai ngre teorinë pellazgjike dhe konstatojmë se ai shpik përmbajtje që s’gjenden kund. Një sjellje e këtillë jo se nuk është e kulturuar dhe intelektuale por manifeston edhe një injorim snobik ndaj lexuesit që i beson atij. Shkenca nuk është pilaf.
Ajo ndërkohë ka standarde të cilat duhet t’i plotësojë çdokush që mëton të merret me të, madje edhe kandidatët potencialë për primat. Në këtë kontekst le të mbetet diçka e qartë: në një polemikë të personalizuar, gjatë një bastisjeje biografishë të autorëve të involvuar – të cilën e kultivon Buxhovi – pa asnjë dyshim autori i «Kosovës» do ishte i kapitulluari. Distanca ndërmjet Buxhovit dhe Beogradit është shumë më e ngushtë se sa e shumëkujt tjetër. Pse?
Paradokset
Sepse Buxhovi hedh gurë e helm ndaj ASHAK-ut në mënyrën më paradoksale që mund të bëhet. Nga njëra anë qorton atë se është simotër e Akademisë serbe e nga an tjetër e urdhëron atë të veprojë sipas mendësisë së saj: të shpifë për të qenë në konkurrencë me të. Shkenca?
Nëse ASHAK nuk e ka bërë ndonjë punë tjetër të mençur deri më tani – këtë ne nuk e dimë për arsye se nuk kemi bërë ndonjë studim rreth veprimtarisë së ASHAK-ut – këtë e ka kuptuar; anëtarët e saj më mirë të luajnë bixhoz zyrave të tyre ultramoderne se sa të vazhdojnë t’i kopjojnë ish-mentorët e tyre nga Beogradi, të cilët i tall bota konferencave shkencore për shkak përrallave që distribuojnë.
Në kohën kur bota intelektuale ulërin – dhe zëri i Buxhovit nuk mungon – që ta ndajë politikën nga shkenca, ai i shkruan Jakup Krasniqit që të ndërhyjë në punën e ASHAK-ut për të anuluar pranimin si anëtar të Jens Oliver Schmittit. Këtë nuk e bën me ndonjë studim serioz që zhvesh tendencat «antishqiptare» të sociohistorianit nga Vjena, por me flluska dhe aksione të ulëta politike dhe atë sërish paradoksalisht duke mbrojtur mitet dhe legjendat nga shkenca në emër të shkencës.
Schmitt
Në Perëndim nuk jepen titujt e profesorit në sajë të misionit politik. Nëse Jens Oliver Schmitt ka qëllim të keq, antishqiptar e probeogradit, le të ulemi, le të djersitemi dhe le të kontrollojmë burimet dhe interpretimet e tij. Sigurisht se do të gjejmë defekte. Nuk është punë e shkencëtarit të merret me Political correctness siç bën Schmitt në hyrje të librit Kosova (botimi gjermanisht) duke prezantuar legjendat ballaknike në konkurrencën e tyre doktrinare rreth tapisë së autoktonitetit.
Jo në pak studime që prodhon Instituti në emër të tij gjenden «historianë» të tipit të Gottfried Schramm që këndej konsiderohen si fabrika spekulimesh ashkencore po të atij tipi si ky Buxhovi jonë dhe ata akademikët e verbëruar në Knez Mihailov të Beogradit. Schmitt do t’i kishte bërë mirë vetes nëse në veprat e tij mbi Ballkanin nuk sillet si ata socioantropologët duarlirë që burimet i rrasin formëliste në fund të librit, por do t’i vinte menjëherë pas citimit, kështu për t’ia lehtësuar shumëkujt identifikimin e burimit dhe për të mbyllur hapësirat e shumta spekuluese ballkanike.
Gjitha këto e shumë kritika tjera që mund t’i drejtohen Oliver Jens Schmitt-it nuk kanë të bëjnë as me Beogradin e as me «antishqiptarizmin» apo «proserbizmin» e tij, këto kritika nuk ia zbehin atij distancën e nevojshme që kultivon, respektin që ka ndaj burimit dhe korrektësinë që dëshmon ndaj metodave shkencore, pa të cilat ai më së shumti do të kishte punuar si mësues alepeve zvicerane.
Bota e shkencës është hapësirë tezash, hipotezash, falsiciteti e konfirmimi. Nëse një shkenctar zbulon diçka që nuk na pëlqen le të punojmë për ta demantuar me fakte e jo me shpifje, urrjetje, thirrje për linçim, nëse shohim se nuk e përgënjeshtrojmë dot, atëherë duhet ta falenderojmë për kontributin shkencor rreth identitetit dhe historisë. Ashtu siç bëni ASHAK. Kjo duhet të na dallojë nga Beogradi. Kështu veprojnë shkenctarët dhe gjithë të civilizuarit tjerë.
Buxhovi
Është koha që Jusuf Buxhovi të rilexojë edhe njëherë librat e tij. Të lexojë kritikat. T’i përveshet punës dhe të kuptojë se si punohet në shkencë. Se asnjë autor e më pak shkenctarët kanë të drejtë që për sedër personale të kërkojnë kapjen e institucioneve arsimore nga politika.
Nëse has se kritika e bashkëshkruar edhe nga autori i këtij teksti është tendencioze dhe se burimet nuk qëndrojnë le të bëhet burrë dhe le të debatojë siç i ka hije një intelektuali, qoftë edhe ballë për ballë. Jo me histeri turboptariotike, me etiketime dhe shpifje që hiçgjë nuk dëmtojnë tjetërkënd përveçse autorin vetë.
Sllavisti Oliver Schmitt, Akademik i Kosovës?!
Jusuf Buxhovi
Ndërgjegjja si shkrimtar, historian dhe qytetar i Kosovës më shtyri të reagoj në këtë mënyrë, ngaqë Ju dhe institucioni që përfaqësoni jeni të vetmit që mund të pengoni vendimin skandaloz të akademikëve të Kosovës, të marrë në kuvendin zgjedhor, kur Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës zgjodhi anëtar me korrespondencë sllavistin Oliver Jens Schmitt, të njohur për qëndrimet rrënuese pa kurrfarë bazash shkencore ndaj historiografisë shqiptare, të cilat ai prej kohësh po mundohet t’i promovojë në emër “të rishqyrtimeve” historike, qëndrime këto që kanë marrë përgjigje të merituar nga shumë historianë akademikë në Tiranë, por që, për fat të keq, në Kosovë, pos ndonjë reagimi individual, jo vetëm që nuk janë përfillur, por si po shihet ato janë në rrugë të gjejnë miratim “akademik”, gjë që nuk është për t’u habitur nëse kihet parasysh sjellja e deritanishme tepër pasive e akademikëve të Kosovës ndaj të gjitha çështjeve madhore. Pa kontestuar të drejtën që Akademia jonë të ketë anëtarë me korrespondencë dhe pa kontestuar të drejtën që dyert e saj të jenë të hapura për nivelet e jashtme shkencore, megjithatë propozimi dhe zgjedhja e Schmittit në këto rrethana hap dyshimin se rruga e futjes së tij në këtë Akademi është pjesë e manipulimeve politike, pikërisht e atyre qarqeve që dëshirojnë Kosovën ta shohin pa histori shumëshekullore, ku dominon identiteti i saj shqiptar me rrënjë të thella qysh në antikitet. Se është kështu, këtë më së miri e tregon profili prej sllavisti i këtij historiani si dhe veprimtaria e tij e deritanishme, e cila kryesisht është mbështetur në rrënimin e historiografisë shqiptare si e drejtë historike dhe etnike. Mjafton me këtë rast të përmendet qëndrimi i tij fyes ndaj Skënderbeut, kur ai shihet si “kaçak” dhe çmos tjetër, dhe assesi si personalitet historik europian dhe botëror, ndër më të mëdhenjtë e kohës. Qëndrime të ngjashme ndaj Kosovës dhe historisë së saj mund të shihen edhe në librin “Kosova – histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”, doracak ky që më shumë i përngjan një pamfleti që ka për qëllim të delegjitimojë rolin historik të shqiptarëve në trojet e tyre etnike në dobi të tezave hegjemoniste serbomëdha, që edhe sot e gjithëditën i mbrojnë akademikët e Beogradit, sesa, si thotë në parathënie, të një “kontributi” që do ta baraspeshonte historinë “me të vërteta” për “hir të bashkëjetesës”! Schmitt dhe të tjerët kanë të drejtë të shprehin qëndrime e tyre, por kur ato reklamohen në një pjesë të shtypit të Kosovës, “në emër të rishqyrtimeve objektive historike”, ndërkohë që anatemohen “nacionalistë” historianët që përpiqen që rishqyrtimet historike dhe ikjen nga klishetë e njohura ideologjike t’i shohin në përputhje me të vërtetën nga e cila shqiptarët janë privuar dhe vazhdojnë të privohen, atëherë çështja fiton dimensionet e një fushate, që ka për qëllim që Kosovës t’i imponohet historia e kurdisur, pra mjegullimi historik e të ngjashme, gjë që hap dyshimin e arsyeshëm se edhe veprimet e fundit të akademikëve të Kosovës janë në përputhje me qëndrimet e atyre që atë dëshirojnë atë ta shohin jashtë historisë së njëmendtë, ku e drejta historike u njihet serbëve, por assesi shqiptarëve! Për të qenë e keqja edhe më e madhe, ky “argumentim shkencor” i sllavistit Schmitt kryekreje kalon nëpër filtrat e historiografisë hegjemoniste serbomadhe, të kurdisur në shekullin e kaluar me shumë e shumë të pavërteta, të njohur për projektet e saj gjenocidiale ndaj shqiptarëve. Në këtë mënyrë, duke e parë Kosovën si “qendër shpirtërore dhe shtetërore të Serbisë mesjetare”, duke ia atribuuar asaj gjithë trashëgiminë historike të krishterimit dhe falsifikime të ngjashme që mund të gjenden vetëm në kuzhinat e akademikëve serbë dhe falsifikime të tjera të ngjashme, historiani nga Vjena, jo vetëm që bie ndesh me rezultatet e albanologëve gjermanë dhe austriakë (Laibnicit, Hanit, Majerit e të tjerëve) aq të merituar për përhapjen e të vërtetës për lashtësinë antike të shqiptarëve, por ai bie ndesh edhe me rezultatet e albanologëve shqiptarë dhe të historianëve shqiptarë, të cilët ka më shumë se një gjysmë shekulli që bëjnë luftë të ashpër me akademikët hegjemonistë të Beogradit dhe qendrave të tjera antishqiptare, për ta përhapur të vërtetën shkencore për shqiptarët! Ndaj, pranimi i Schmitit si anëtar me korrespondencë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, krahas hendikepimit që mund t’u bëhet historianëve të Kosovës në rrugën e tyre për të studiuar të vërtetën historike, gjithsesi se do fuste një hendek të papërballueshëm me Akademinë e Shqipërisë dhe institucionet tjera shkencore, të cilave më shumë se kurrë u duhet uniteti dhe gjuha e përbashkët pikërisht në luftë 18 MAPO E diel 9 dhjetor 2012 www.mapo.al OpEd Arti nuk riprodhon atë që shohim; jo, na bën të shohim. Një pikturë është thjesht një vijë që ka dalë shëtitje. Kur sheh një vepër të rëndësishme arti, kujtohu se një edhe më e rëndësishme është sakrifikuar. Paul Klee, piktor zviceran 01 02 03 Opinione dhe Editoriale Puthje politike Nga Bujar Kapexhiu koment Sllavisti Oliver Schmitt, Akademik i Kosovës?! Jusuf Buxhovi kundër gënjeshtrave serbomëdha të Beogradit, të cilat po vazhdojnë me të madhe për ta kontestuar legjitimitetin e lashtësisë shqiptare në përputhje me të vërtetën historike, si popull- themel i antikitetit, por edhe të shtetit të Kosovës si pjesë e këtij realiteti historik dhe politik. Sigurisht se mund të thuhen edhe shumë e shumë gjëra të tjera rreth asaj pse Schmitt nuk duhet të jetë anëtar i Akademisë së Shkencave të Kosovës, dhe se një debat i hapur shkencor, që për fat të keq te ne mungon, do ta pengonte anëtarësimin e tij në këtë institucion. Por, në mungesë të tyre, apeloj tek organi më i lartë i Republikës së Kosovës, që, si themelues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ta pengojë këtë gjë, duke përdorur autoritetin ligjor, aq më tepër kur dihet se në procedurë e sipër është ligji i ri për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, aprovimi i të cilit, pas një debati të gjerë të të gjithë faktorëve relevantë, me siguri se do të krijojë bazën e mirë që në zgjedhjet e ardhshme të gjejnë vend shkencëtarë dhe akademikë të mirëfilltë nga brenda dhe jashtë, por jo ata që vijnë me projekte për ta rrënuar identitetin tonë historik! I nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Jam i vetëdijshëm se kapja për masat e ligjshme nuk do t’u pëlqejë atyre që thirren “në autonominë akademike”, ndërkohë që me qëndrimet e tyre kanë treguar se u mungon jo vetëm vullneti për punë të mirëfilltë shkencore dhe, si po shihet me një zgjedhje të tillë, u mungon edhe morali shkencor ndaj çështjeve madhore të historisë shqiptare në përgjithësi dhe asaj të Kosovës, si pjesë e saj, në veçanti. Por, kjo është e domosdoshme, që së paku “shkencërisht” të mos përligjen dëmet e mëdha që i janë bërë Kosovës deri më tani nga shumë veprime të papërgjegjshme të Klasës politike, e cila me pranimin e Pakos së Ahtisarit, trashëgiminë tonë historike, që ka të bëjë me krishterimin, ia ka dhuruar Beogradit. Me këtë rast, njëherësh apeloj edhe tek institucionet shkencore të Kosovës, te studiuesit dhe intelektualet, të cilët, për arsye të ndryshme, rreth këtyre çështje kanë heshtur, të ngritin zërin e tyre, nëse nuk dëshirojnë të bëhen bashkëpjesëmarrës në këtë komplot historik! *Autori është historian, shkrimtar dhe publicist
Në mbarë botën mbi 350 milionë njerëz vuajnë nga depresioni
Sëmundjet më të shpeshta në Kosovë janë ato të sistemit të frymëmarrjes me 22.9 për qind, të pasuara me sëmundjet e sistemit të tretjes me 11.1 për qind.
Këto janë të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë një prezantimi të analizës së sëmundshmërisë së popullatës së Kosovës.
Naser Ramadani, drejtor i këtij instituti, tregon arsyet e rritjes së numrit të personave që preken nga këto sëmundje.
“Orientimi duhet të bëhet në këto sëmundje, sepse paraqesin brengë për institucionet e Kosovës dhe qytetarët. Për të dyja këto ekziston parandalimi, si kjo e para që ka të bëjë me shumë faktorë, por edhe me kontaminimin e ajrit, dhe kjo e dyta që ka të bëjë me problemet e ushqyeshmërisë dhe nivelin higjienik të ushqimit”.
“Tani duhet që Ministria e Shëndetësisë praktikisht të japë një impuls më të madh për të gjitha institucionet shëndetësore që të favorizojnë shërbimet në këtë drejtim”, tha Ramadani, raporton REL.
Por, analiza e sëmundshmërisë në Kosovë tregon se sëmundjet me çrregullime mendore, kanë arritur të rangohen me 35 për qind të sëmundjeve të përgjithshme.
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, njëherësh psikiatër, flet për indikatorët që kanë ndikuar në rritjen e numrit të personave që kanë çrregullime mendore.
“Një prej treguesve flet për atë se nivelin e kujdesit tretësor shëndetësor prevalencë më e madhe ka qenë në radhët e sëmundjeve me çrregullime mendore me mbi 35 për qind. Kjo flet për një gjendje të pritur, meqë në Kosovë janë bërë tri hulumtime madhore për gjendjen e shëndetit mendor dhe kanë treguar shkallë shumë të lartë të stresit emocional, ankthit”.
“Të gjitha këto zhvillime emocionale kanë të bëjnë me luftën e rëndë dhe tranzicionin e rëndë social ekonomik, varfërinë e popullatës, e që ndikon në gjendjen psikike te njerëzit. Ne po arrijmë t’i kontrollojmë këto zhvillime dhe ne do të bëjmë një ristrukturim gjatë vitit 2013 në këtë segment”, bën të ditur Agani.
Ndërkohë, sipas hulumtimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në mbarë botën mbi 350 milionë njerëz vuajnë nga depresioni, duke përfshirë të gjitha moshat.
Më shumë se 1 milion njerëz kryejnë vetëvrasje në botë, dhe kjo sipas OBSH-së, ndërlidhet me çrregullimet mendore.
Agani sqaron se Kosova gjatë vitit 2012 ka pasur parasysh rritjen e numrit të personave që kanë çrregullime mendore, andaj është fokusuar në këtë lëmi.
Sipas tij, është shtuar numri i psikiatërve në shërbimin e resurseve të familjes, ka avancuar me fillimin e programit të specializimeve të psikologjisë klinike, është filluar ndërtimi i Institutit të psikologjisë forenzike dhe përgatitja e stafit për të, si dhe është ngritur buxhet këtë vit për trajtimin e shëndetit mendor, buxhet i cili arrin vlerën rreth 800 mijë euro për trajtim.

Pse u propozua Oliver J.Schmit për anëtar të ASHAK-ut?
Akademik Hivzi ISLAMI Akademik Pajazit NUSHI
Me propozim të Kryesisë së ASHAK-ut (11. 09. 2012), dr. Oliver Jens Schmitt, profesor për Historinë e Evropës Lindore në Fakultetin e Shkencave Historike të Universitetit të Vjenës, anëtar i rregullt i Akademisë Austriake të Shkencave, Përgjegjës i Albanien-Institut, u kandidua për anëtar të jashtëm të ASHAK-ut. Kryesia i ngarkoi të nënshkruarit e këtij teksti për të hartuar një raport për punën dhe veprimtarinë e profesor Schmitt-it. Ishim të vetëdijshëm se kishim marrë një barrë tepër të rëndë për ta bërë vlerësimin për këtë kandidat nga se opusi i tij shkencor është shumë i gjerë dhe cilësia shkencore e studimeve të tij shumë e lartë. Mblodhëm të dhëna biografike e bibliografike, vlerësime të shkencëtarëve e historianëve me renome për këtë studiues të njohur jo vetëm për studimet historike shqiptare, të vështruara në kontekst të gjerë të zhvillimeve historike të Evropës. Në vlerësimet e ekspertëve të historisë, veçanërisht të historisë së Evropës JL, gjetëm se vepra e Schmitt-it është shkencore, e hartuar me kompetencë, e argumentuar me të dhëna dhe fakte shkencore dhe e mbështetur në dokumente relevante arkivore. Në anën tjetër, vetë jemi dëshmitarë se pas vitit 1999, kudo që i jepej rasti, në tryeza shkencore, në konferenca, në qarqe politike e diplomatike, prof. Schmitt-i me argumente shkencore e mbronte të drejtën e Kosovës për shtetësi të saj. Kishte shprehur edhe gadishmërinë për përgatitjen e shkencëtarëve të rinj nga Kosova nga fusha e historisë.
Në hartimin e raportit na ndihmoi shumë mendimi i prof. Noel Malcolm-it, anëtar i jashtëm i ASHAK-ut, të cilin, shpresojmë se e njeh gjithë opinioni shqiptar përmes veprës së tij “Kosova – një histori e shkurtër” dhe angazhimeve publike të tij për Kosovën.
Pas përfundimit të zgjedhjeve për anëtarë të rinj, korrespondentë dhe të jashtëm, të vetëquajtur historianë dhe politikanë-“historianë” sërish ngritën zërin kundër Akademi-së, kësaj radhe kundër pranimit të prof. dr. Oliver J. Schmitt-it anëtar të jashtëm i AShAK-ut, që u bë në përputhje të plotë me kriteret shkencore-profesionale, ligjore dhe me postulatin për autonominë e institucionit. Fushatën e filloi agresivisht gazetari Jusuf Buxhovi, me shkollim themelor për gjuhë-letërsi, gjithë jetën me pezullim midis gazeta¬risë e letërsisë, pa përgatitje bazike profesionale historiografike, por që ngre pretendime të mëdha të ketë bërë historinë e suksesshme, të vetmen, më të mirën, katër mijë vjeçare të kombit! Akuzon autorë vendës si ‘argatë të Akademisë Serbe’, ndërsa autorë të huaj si ‘albano¬fobë’! Më së shumti e atakon prof. Oliver Schmitt-in, duke e cilësuar ‘antishqiptar’ - çka është një gënjeshtër e kulluar, pastaj ‘sllavist’ - çka nuk është, ‘proserb’ - çka del në anën tjetër të arsyes.
“Historiani” Buxhovi nuk u mjaftua me kaq, po në manirin e stalinizmit arkaik kërkoi ndihmë nga politika e ditës, konkretisht nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, që të ndërhynte në Akademi dhe të bënte anulimin e zgjedhjes së prof. Schmitt-it. Krasniqi, pas ankesës se nuk e paskësh lexuar ende raportin (athua kush duhej t’ia jepte?), nuk e la pa sulmuar edhe Akademinë, edhe prof. Schmitt-in në prononcime për media, përfshirë shkrimin me titull “Me gjysmë të vërteta nuk bëhet shkencë” (”Koha ditore”, 22. 12. 2012).
Krasniqi paskësh lexuar një kapitull të veprës së fundit të Schmitt-it “Kosova – histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”, paskësh marrë disa fragmente të shkëputura e të izoluara nga tërësia e pro¬ble¬matikës së shqyrtuar, dhe ia paskësh dalë të nxjerrë konkluzione allabuxhovçe!
Nuk mund të mos e shtrojmë pyetjen: nga cila pozitë flet e shkruan Jakup Kras¬niqi për shkencën, nga pozita e politikanit apo e “historianit”, apo nga të dyja?!
Pas sulmeve të pabaza të disa “historianëve”, dhe sulmeve të papërgjegjshme të udhë¬he¬qësve politikë në Shqipëri, në vitin 2009, prof. Schmitt në një intervistë për “Koha ditore” të dt. 3 gusht 2009, tha: Intelektualët shqiptarë “e dinë se unë kam dashuri të madhe ndaj kulturës shqiptare, por si shkencëtar unë punoj me do¬ku¬mente dhe metodat e mia shkencore”, duke lënë gjithnjë të hapur mundësinë e debatit e të disku¬timeve shkencore për të gjitha çështjet, sepse, thoshte ai, asgjë nuk është e përkryer. “Pra unë nuk mund të shkruajë një libër duke u nisur nga motivi i simpatisë apo i antipatisë. Veç kësaj shkenca është gjithmonë debat dhe jo e vërtetë absolute dhe studiuesi nuk mund të pohojë se ai ka monopolin mbi të vërtetën”. Veprat kryesore të tij janë tashmë të botuara shqip. Në vitin 2012 prof. Schmitt dha disa intervista në media të shkruara dhe elektronike dhe mbajti edhe disa ligjërata publike në Kosovë, por askush nga kritikuesit nuk doli para tij t’ia thoshte vërejtjet me argumente ose të shkonte e t’i bënte pyetje në ligjërata, të debatonte. Ndërkaq, referati për zgjedhjen e profesor Schmittit në AShAK ishte lënë në dispozicion të publikut plot një javë dhe askush nuk kishte shënuar asnjë vrojtim, përveç një gazetari të “Kohës ditore”.
Në një intervistë në numrin festiv të vitit 2009 të gazetës “Zëri”, në pyetjen e Daut Dautit për librin e Schmitt-it për Skënderbeun dhe zhurmën e madhe që u bë atë vit, Noel Malcolm, përveç tjerash, tha:
“Nuk e kam përcjellë këtë kontarversë në detaje, por kam lexuar për këtë çështje kur filloi në mënyrë skandaloze në Tiranë. Debatin që u bë në Kosovë nuk e kam përcjellë sa duhet. Unë jam befasuar nga trajtimi që iu bë Schmitit, por jo edhe aq shumë për arsye se unë e kuptoj rëndësinë që ka figura e Skënderbeut në historinë e shqiptarëve. Është temë e ndjeshme dhe e kuptoj sfondin psikologjik që ka. Por, Oliver Schmittt është historian shumë serioz. Ai është dijetar dhe nuk shkruan propagandë dhe nuk shkruan as kundër apo pro ndonjë interesi apo pozicioni politik, por shkruan si historian i vërtetë. Ai i ka analizuar burimet dhe ka treguar se cilat janë rezultatet e analizës. Ajo që gjithashtu më ka befasuar janë gjërat që i ka thënë e të cilat shkaktuan reagime apo, ndoshta, të ashtuquajturin skandal...
”Ne e dimë që Skënderbeu është tejet i rëndësishëm për shqiptarët. Por sulmet kundër Schmitt-it nuk janë të bazuara në fakte historike. Unë e njoh Oliver Schmitt-in dhe ai është person shumë i sinqertë dhe dinjitoz. Jam tronditur për mënyrën se si është akuzuar ai. Ai ka qenë nxënësi më i mirë i Peter Bartl-it, i cili ka udhëhequr Institutin Albanologjik në Mynih për shumë vite me radhë. Ky institut është transferuar në Universitetin e Vjenës dhe Oliver Schmitti është drejtor i këtij instituti. Ky është instituti i vetëm i dedikuar që me devotshmëri të studioi në mënyrë serioze çështjet albanologjike jashtë tokave shqiptare. Kurse Schmitt është një dijetar i cili vazhdimisht promovon hulumtime të reja të historisë shqiptare. Të demonizosh Oliver Schmittin nga ndonjë seksion i medieve apo nga një pjesë e botës politike, është gabim i tmerrshëm. Studimet e tij janë të një standardi të lartë shkencor”.
Në pamundësi që ta japim raportin e plotë për prof. O. Schmitt-in me rastin e zgjedhjes në Akademi, po shkëpusim vetëm përfundimin:
“Siç mund të shihet nga e tërë veprimtaria e deritashme e tij hulumtuese-shkencore, prof. dr. Oliver Jens Schmitt, anëtar i rregullt i Akademisë Austriake të Shkencave, pjesën më të madhe të punës së tij ia ka kushtuar historisë shqiptare, të vështruar në tërësinë e saj dhe në një kontekst më të gjerë evropian. Tërësitë e mëdha hulumtuese të tij kanë qenë: Arbëria Venetike, Historia e Skënderbeut dhe epokës së tij, Kosova dhe Historia e popullit shqiptar. Të gjitha këto ai i ka vështruar në një horizont më të gjerë të Evropës Juglindore. Ai është një nga të paktit historianë titullarë universitarë aktivë në Evropën Perëndimore sot dhe me moshën e formimin e tij garanton se me këto çështje do të merret edhe një kohë të gjatë. Profesor Oliver Jens Schmitt ka shfaqur dhe interesa të tjerë për botën shqiptare dhe ballkanike, është angazhuar në paraqitjen e kësaj bote në aspektin shkencor e kulturor para opinionit të Evropës Qendrore, ndërsa me pozitën që ka në Institutin e Historisë të Universitetit të Vjenës për një kohë të gjatë mund të luajë një rol me peshë në këtë drejtim. Intensiteti i paraqitjeve të tij të deritashme, cilësia shkencore e studimeve, interesi i shfaqur në vijimësi, vlerësimet që i janë bërë veprës së tij nga historianët, na bëjnë të propozojmë që Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ta zgjedhë akademik profesor dr. Oliver Jens Schmitt-in anëtar të jashtëm të saj” (Akademik Hivzi Islami dhe Akademik Pajazit Nushi, Prishtinë, 24 shtator, 2012).
Kosova gjithnjë ka nevojë për të vërteta dhe miq, siç janë prof. Noel Malcolm, prof. Oliver Jens Schmitt, profesori i këtij të fundit Peter Bartl, etj., të cilët flasin dhe shkruaj¬në disa gjuhë, ndër to edhe shqipen, shfrytëzojnë materiale burimore në shumë gjuhë të tjera, klasike e bashkëkohore dhe janë shkencëtarë me formim të mirëfilltë e të sprovuar historiografik. Me pranimin e O. J. Schmitt-it anëtar të jashtëm të AShAK-ut, ky insti¬tucion ka dëshmuar edhe një herë se është institucion i shkencës, i dijes, i së vërtetës, i civilizimit, që shpërfill qasjet diletanteske-folklorizante, kontekstet emocionale dhe ideo-lo¬gjike në interpretimin e ngjarjeve dhe të proceseve historike. Autorët e këtij teksti, si pro¬pozues dhe nënshkrues të referatit që prof. Oliver J. Schmitt të zgjidhej anëtar i jash-tëm i AShAK-ut (mori 20 vota nga gjithsej 24 votues), ndjehen krenarë për hapin e ndërmarrë dhe suksesin e tij.
Akademik Hivzi ISLAMI
Akademik Pajazit NUSHI

2012-12-28
Përurohet libri i Jakup Krasniqit me 30 dhjetor 2012 BKUK në Prishtinë
Me rastin e përmbylljes së viti festiv “100 vjet pavarësi” dhe 21 vjetorit të sulmit serb në Prekazin heroic(30.12.1991) përurohet në Biblotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë,më 30 .12.2012.në ora 12:00 libri më i ri i Prof.dr.sc.Jakup Krasniqit “Pavarësi dhe personalitete” ,botuar sivjet nga Shtëpia prestigjioze shqiptare “Buzuku”Prishtinë.
Jakup Krasniqi, lindi më 01.01.1951 në Negrovc të Drenasit, është politikan shqiptar, ish zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Studimet i mbaroi në Prishtinë në Fakultetin Filozofik dega Histori. Më pas i kushtohet punës si pedagog dhe krahas saj fillon veprimtarinë politike në ilegalitet. Në vitet 1981 deri më 1991 burgoset për arsye politike nga pushtuesi serb.
Ishte pjesëtar aktiv i LDK-së në Drenas e më vonë edhe anëtar i kryesisë së LDK-së. Angazhohet aktivisht në ndërtimin e strukturave të UÇK-së dhe zëdhënës i saj në kohën e luftës. Anëtar i delegacionit shqiptar në Rambuje të Francës. Ministër në qeverinë e parë të Kosovës. Pas zgjedhjeve të para në Kosovën e çliruar ministër për shërbimet publike.
Në zgjedhjet e lira pas pushtimit më 1992-1998 deputet në parlamentin e Kosovës. Tani është sekretar i përgjithshëm i PDK-së, kryetar i grupit parlamentar të PDK-së në parlamentin e Kosovës dhe anëtar i Grupi politik strategjik për negociata. Në seancën e parlamentit të ri të Kosovës më 9 janar 2008, dalë nga votimet e 17 nëntorit 2007, Jakup Krasniqi zgjidhet Kryetar i Parlamentit të Kosovës.
[redakto]Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake
1972–1977 Arsimtar në Fatos dhe Arllat;
1976–1977, Arsimtar në Shkollën e Mesme në Drenas;
1979–1981 Arsimtar në Arllat dhe pastaj në Shkollën e Mesme në Skenderaj;
1991–1994 Arsimtar në gjimnazin “Skënderbeu“ në Drenas;
1995–1998 Kryetar i Këshillit të Arsimit në Drenas;
1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK);
1999 Anëtar i Delegacionit të Kosovës dhe i Grupit Politik në Konferencën e Rambujesë;
1999–Janar 2000 ministër i Ministrisë për Rindërtim dhe Zhvillim;
2001-Deputet në Legjislaturën e Parë;
Mars 2002 dhjetor 2004 Ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës;
Tetor 2004-2007 Deputet në Kuvendin e Kosovës, mandati II;
2004-2007 Shef i GP të PDK-së në Kuvendin e Kosovës;
Nëntor 2007 deputet, mandati III;
Janar 2008- vijon Kryetar i Kuvendit të Kosoves;
1973–1981 Veprimtari politike Klandestine (ilegale) në Lëvizjen Kombëtare të Kosovës;
1981–1991 I burgosur politik;
1991–1999 Anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Drenas;
1992–1998 Deputet i Parlamentit të Kosovës;
1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK;
1999–2003 Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Prosperitetit Demokratik të Kosovës (PPDK) përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),
Tetor 2005-vijon Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, Nëntor 2005 anëtar i Grupit Politik Strategjik nga PDK, në bisedimet e Vjenës.
Libra
Kthesa e madhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Shtëpia Botuese "Buzuku", 320 faqe, Prishtinë 2006. ISBN 978-9951-08-059-6
"Kosova i a historical context"; Shtëpia Botuese "Eeuroprinty", 128 faqe, Prishtinë 2007; ISBN 978-9951-05-109-X
"Një luftë ndryshe për Kosovën"; Shtëpia Botuese "Buzuku", 224 faqe, Prishtinë 2007; ISBN 978-9951-08-092-2
"Pavarësia si kompromis"; Shtëpia Botuese "Buzuku", 208 faqe, Prishtinë 2010; ISBN 978-9951-08-116-6
"Kosova në kontekst historik"; Botim i dytë i plotësuar. Shtëpia Botuese "Buzuku", 208 faqe, Prishtinë 2010; ISBN 978-9951-08-115-0
"Lëvizja për Republikën e Kosovës 1981-1991 sipas shtypit shqiptar"; Shtëpia Botuese "Buzuku", 320 faqe, Prishtinë 2011; ISBN 978-9951-08-140-5
Guxo ta duash lirinë, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.
Pranvera e lirisë ‘81, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.
Flijimi për lirinë, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.
Pavarësi dhe personalitete,Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2012.
Flori Bruqi
Subscribe to:
Posts (Atom)
181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...