2013-03-14

LUFTA E DYTË BOTËRORE PËR VAZHDIMËSINË E JUGOSLLAVISË TITOISTE



Prof. Savash VELIU – analist

Prej kapitulimit të Italisë në vitet 1943-1945 e tutje, Forcat ushtarake të aleancës Veri Atllantike (SHBA, Britania Franca) dhe Rusia, nga deti Adriatikë me të madhe i furnizoninë me armatimë ofanzive të rëndë, Aradhat Ushtarake Sllave të Titos, (me Artileri, Tanksa, Aeroplanë ushtarak si dhe me Marinë detare). Këtë e bënte ndaj Sllavëve, kurse Aradhat Shqiptare të Shqipërisë dhe ato të Jugosllavisë, i furnizoninë vetëm me pistoleta, pushkë dhe ndonjë mitralozë italian, që kur t’i tekej kriste. Qellimi ishte ruajtja e teritoreve të copetuara shqiptare nga “Konferenca e Londrës” nën sërbët ortodoks, duke ia prerë rrugën e depërtimit gjerman në juglindje të ballkanit në Bosnje dhe Kosovë për të dalur në Selanik dhe të ndërlidhej me Turqinë bashkë me të futen në Lindjen e Mesme, tek bazenet e naftës.
Këta forca sllave të përgaditura sipas marrëveshjes së arritur në Jallta, mes Amerikës, Anglisë, Francës dhe Rusisë, për përhapjenë e hegjemonisë Protestante-Sekulariste si dhe për përhapjenë e Pansllavizmitë ortodoksë përmes komunizmit ateist, me mandat dhe kontributë të alencës Veri-Atllantike, në mbrojtje të territoreve ekzistuese sllave në ballkanë, kundrejt popullattës muslimane e në veçanti ndaj shtetit shqiptarë duke e ngulfatur përbrenda kufijve të vet, pa ndihma konkrete, dhe pa të drejtë ndaj territoreve etnike shqiptare. Nga ky çastë filloi tragjedia shqiptare dhe ajo boshnjake në ballkanë!
Kështu, shqiptarët dhe boshnjakët rrethohen nga të gjitha anët me disa brigada “partizane” sllavosërbe duke bërë masakra të papara, në këto hapsira të Jugosllavisë, nga Bosnja, Mali i Zi, Sanxhaku, Kosova deri në Maqedoni, u likuiduanë të gjitha njësitët muslimane si, Ballistët dhe “Hanxhar Divizia” bashkërishtë nga partizanët lojal shqiptar dhe ato boshnjak.
Pasi u likuiduanë këta forca në teren, pastaj u këthyen tek “partizanët” duke i pastruar bashkë me popullatën e saj. Mbetën vetëm disa grupe të gjakosur në male që më vonë i pastruanë deri në fund. Këta njësite partizane muslimane, ishin të armatosura me armatim të lehtë këmbësorie, dhe ishin pre e lehtë e sllavosërbëve me armtim të rëndë në fushën e frontit. të furnizuara nga aleatët perëndimorë dhe ata ruse, me të ata lëvruanë dhe pastruanë tokatë muslimane deri tek kufijtë e Greqisë. Në këta fushata luftarake të spastrimit etniko-fetarë, u bë kasaphane të qindra mijë muslimanëve, shumë të tjerë u burgosën nëpër kampet famëkeqe me dënime të rënda fizike, dhe shumë të tjerë u helmuan, kurse me qindra mijë të tjerë u internuanë në egzodusë nga partizanët komunist sllavo-ortodoks, jashta trojeve të tyre. Është koha kur këto ngjarje duhet sistemuar dhe gjeneratat e ardhshme të kenë njohuri se çfarë skenarësh janë përgaditur dhe realizuar në këto troje etnike. Pra, në bazë të dëshmive të gjalla që përmendëm më lartë për makabritetin politik sllavosërbe që e ka bërë sot e 66 vite më parë. Më në fund si gjithmonë në histori duhet pranuar se, ideologjia e Partisë Fashisto-Komuniste Jugosllave, doli fitimtare kundrejt shqiptarëve naiv.
Sërbo-sllavija arriti t’i angazhojë në luftë deri në Srem, Zagreb e vise të tjera, ku u derdh gjaku i shqiptarëve për interesatë e huaja nacionale. Poashtu Rusia Pan-Ortodokse me marrëveshje të ko-ordinuar mes aleatëve të luftës, morrën vendim që ashpër të disiplinohenë shtetet humbase në Luftën e II Botërore, sepse koha ishte për të. Dhe në pranverë të vitit 1956, paralelishtë Rusia bëri agresione në shtetet evropiane ku brutalishtë me tanksa ekzekutoi rrugëve të qyteteve si, Praga dhe Budapest popullatën katolike!. Gjë e njëjtë në vitin 1968, u përsërit ndaj Çekosllovakisë dhe ndërkohë. *Programi i koordinuar nga Pan-Ortodokset u zbatua edhe në Jugosllavi. Por, ajo kishte filluar që më herët prej vitit 1912, me masakra të mëdhaja ndaj shqiptarëve e të tjerëve. Pastaj ajo do të vazhdojë brutalishte në vitet 1941 dhe 1945. Gjithashtu edhe në vitet 1954, 1956 dhe 1961 duke bërë presion, dhunë dhe zullum mbi muslimanët boshnjakë, shqiptarë dhe turqit vendasë. Por, programi më i egër i përbashkët panortodokse, u ndërmorë në vitin 1968 në Jugosllavi duke u inicuar radikalizimi i gjendjes tek shqip-tarët, që rezultoi me trazira të mëdhaja dhe përfundoi me vrasje të shqiptarëve me tanksa, në Prishtinë e gjetiu. Sërbia vrau dhe burgosi me mijëra muslimanë, gjatë demostratave të vitit 1968. Programi pan-ortodoksë, vazhdoi edhe më tej në vitet 1981, edhe ato pak të drejta që i gëzonin shqiptarët, sidomos nga viti 1968 dhe të garantuara me Kushtetutën e vitit 1974, nga viti 1981 filluan të ngushtohen në çdo aspekt. Ngjarjet e Kosovës në atë vit, për forcat shoviniste antishqiptare ishin të mirseardhura (edhe sot e kësaj dite s’dihet se kush i organizojë demostratat në Kosovë). Por, dihet se qindra shqiptarë do të vriten anëkëndë Jugosllavisë, do të montohen gjyqe, ishte goditje e rëndë për inteligjencien shqiptare, e cila edhe ashtu ishte e paktë në numër. E tërë kjo fushatë e udhëhequr nga LKJ, ishte në aleancë me sër-bët, malazezët dhe maqedonasit, sepse platforma antishqiptare ishte e njëjtë, kurse veprimet ndryshonin në kohë, në saje të instrukcioneve nga lart. Në saje të kësaj gjendjeje të padurushme politike dhe ekonomike, emigrimi për botën e jashtme mori një hov të madh. Motivi i emigrimit nuk ishte si më parë ekonomike, por tash u larguan edhe për shkaqe politike.
Kështu vazhdoi edhe në vitet 1986, si i punësuar në arsimë.Vazhduanë torturat më makabre dhe të pashpjegueshme mbi arsimtarët shqiptarë deri në vitet 1989–1996 ku u përdoren edhe helmet kimike tek nxënësit e Tetovës dhe të f. Bogovinë, ku isha i angazhuar si arsimtarë dhe kjo përfundoi me masa-kratë e vitit 1998 dhe 2001 e mëtej. Pluralizmi aq i dëshiruar nuk solli asgjë për shqiptarët! Shkaku se, sllavët ortodoksë politikanëve tanë, u ofruanë poste, para, villa, vetura, femra etj, por, me një kusht – të mos kërkojnë barazi dhe drejtësi në shtet! Prandaj, shqiptari nuk duhet të mashtrohet me këta lodra të përkohshme dhe të kalueshme të dynjas, që ia ofronë i pabesi. Sepse, idealet për fe dhe për atdhe janë më të shtrenjta se çdo para dhe post që na ofrohet…

Skllavërimi i pabesueshëm i Shtetit të Kosovës përkundrejt privilegjeve të çmendura të qeverisë turke

Nga arbëreshi Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro – pasardhës i familjes aristokrate shqiptare mesjetare Duka- Ëngjëlli.
(me kërkesë të autorit përktheu nga italishtja dhe përshtati në gjuhën shqipe: Brunilda Ternova)

Do të ishte diçka shumë e mirë sikur të gjithë ne, në këtë anë të botës, ta konsideronim Historinë si një mësuese jete dhe shërbëtore të së vërtetës. Është e nevojshme të dihet se një popull pa histori është jetim si nga nëna ashtu edhe nga baba, e gjithashtu duhet të mbajmë mend se një popull shërbëtor nuk ka asnjë të ardhme përparimi të vërtetë e nuk mund t’ua garantojë atë fëmijëve të tij. Një komb krenar për origjinën e vet dhe për ngjarjet historike që i përkasin, duhet të përfaqësohet dhe të qeveriset nga burra krenar dhe jo renegat të bindjeve dhe ndërgjegjes së tyre. Ndodhi që mbrëmjen e kaluar, me anë të disa mediave shqiptare përtej Adriatikut, u informova për vënien në jetë të disa akteve vërtet “turke”: konkretisht qeveria turke, që tani na e deklaron veten mike ose “mbrojtëse” të Kosovës, kërkon ti imponojë kësaj të fundit revizionimin me shumë ndryshime thelbësore të përmbajtjes së disa teksteve shkollore të historisë që kanë të bëjnë me periudhën osmane e që përdoren nëper shkollat publike të arsimit parauniversitar. Duke reflektuar mbi këtë ngjarje, i bëra pyetjen vetes: Por e gjith kjo çështje nuk është e lidhur me civilizimin, zakonet e mira dhe dinjitetin e një populli të lirë, qe është ende në kërkim të identitetit të tij etnik dhe kulturor? Dikush ka guxuar të deklarojë se në mes të dy popujve egziston bashkëpunimi dhe miqësia, por ama një mik i vërtetë nuk i imponon tjetrit ato bindje që i leverdisin atij më shumë. Deklaratat e qeverisë turke – përmes ambasadorit të saj në Kosovë, Songul Ozan -, duke kërkuar ndryshimin e përmbajtjes së teksteve shkollore kryen një akt të qartë fyerje përkundrejt Kulturës, Historisë, protagonistëve të ngjarjeve historike si edhe vet studjesve. Ministri i Arsimit të Kosovës, zoti Buja, u shfaq në favor të kësaj rezolute duke rënë dakord me diplomatin turk se kjo do të jetë një bazë e mirë për konsolidimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.
Ashtu siç shkruan gazeta “Jeta në Kosovë” fjalët “dhunë dhe vrasje” do të zëvendësohen nga fjalët “pushtim dhe burgosje”, shprehja “osmanët vranë shumë shqiptarë” është fshirë tërësisht, ose fraza “merreshin masa të rrepta ndaj atyre që nuk ishin të fesë islame” do të transformohet në “të gjithë shtetasit në viset e tyre të pushtuara nga Perandoria Osmane, në jetën e përditshme ishin të barabartë para ligjit”, etj.
Po a mund ju ta imagjinoni sikur në ditët e sotëme shteti i Izraelit dhe i Gjermanisë të bien dakord për ndryshimin e historisë në përmbajtjen e saj dhe ndoshta ta transoformojnë Hitlerin ne një shenjtor? Si mund ta ëmbëlsoni Historinë… duke e shtrembëruar atë?
Mos vall Turqit duan të lënë në harresë masakrën që kryen në mënyrë çnjerëzore në Vaikal afër Ohërit në prill 1465, ku tetë prej gjeneralëve më të mir të Gjergj Kastriotit si Moisiu i Dibrës, Muzaku i Angjelinës (Golem Arianiti), Moisi Gjurica, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Nikollë Berisha, Gjergj Kuka, Gjin Maneshi, u rropën të gjallë dhe trupat e tyre u’a hodhën qenve për ti ushqyer?
A mund të lënë turqit në harresë genocidin një shekullor kundër popullsisë armene? Nga viti 1895 deri në vitin 1997 janë masakruar nga turqit rreth 250,000 armenë. Jo zotërinj, ju nuk mund ta fshihni Historin! Edhe pse mund ta ndryshoni atë në letër ju nuk do mund ta fshihni kurrë nga guri i kohës ku e pavdekshme do të mbetet e gdhendur!


Incredibile asservimento dello Stato del Kossovo alle demenziali prerogative del governo turco
(di Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro)



Sarebbe un bene che ognuno, in questa parte di universo, considerasse la Storia come maestra di vita e serva della verità. E’ necessario sapere che un popolo senza storia è orfano di padre e di madre, come è necessario ricordare che un popolo servile non ha un futuro di reale progresso e tantomeno potrà garantirlo ai suoi figli. Un popolo fiero delle sue origini e delle sue vicende storiche deve essere rappresentato e governato da uomini fieri e non irrefutabili verso le proprie convinzioni e la propria coscienza. Ieri sera, attraverso alcuni organi di informazione d’Oltre Adriatico, sono venuto a conoscenza di cose davvero “turche”:il governo Turco, ormai amico o “protettore” di quello Kossovaro, cerca di imporre a quest’ultimo la revisione, con tanto di modifica sostanziale, di alcuni contenuti dei Testi Storici riguardanti il periodo dell’occupazione ottomana utilizzati per la pubblica istruzione, maggiormente pre-universitaria. Riflettendo ho pensato, ma tutto ciò non è irrelato alla civiltà, alle buone costumanze e alla dignità di un popolo libero che attualmente è ancora alla ricerca della propria identità etnica e culturale? Qualcuno ha osato dichiarare che fra i due popoli esiste collaborazione ed amicizia; un vero amico non impone all’altro le sue convinzioni di comodo. L’affermazione del governo turco, tramite il suo ambasciatore in Kossovo Songul Ozan, che chiede la modifica dei contenuti, è una chiara offesa rivolta alla Cultura, alla Storia, ai protagonisti delle vicende e agli studiosi .Il Ministro dell’istruzione Kossovara, Buja, si è mostrato propenso a questa risoluzione proferendo, accordandosi ed accorandosi con il diplomatico turco, che tutto ciò sarà un ottimo presupposto per il consolidamento di buoni rapporti fra i due Paesi. Da come scritto sul giornale “Jeta ne Kosove” le parole “violenza e omicidio” saranno sostituite da “occupazione e imprigionamento”, la frase “molti albanesi sono stati uccisi dai turchi” è stata cancellata completamente oppure la frase : “si prendevano duri provvedimenti contro coloro che non erano di religione musulmana“ verrà trasformata in “Tutti i cittadini residenti nelle terre occupate dagli ottomani erano uguali davanti alla legge”. Vi immaginate voi se a giorni lo Stato di Israele e la Germania si mettessero d’accordo per modificare la Storia nei suoi contenuti e magari Santificare Hitler? Come si può addolcire la Storia… alterandola? Forse i turchi vogliono obliare la strage che fecero in maniera disumana in Valcalia presso Ocrida nell’aprile del 1465, dove otto dei migliori ufficiali del Castriota: Moisè Dibra, Musacchio d’Angelina, Biagio Giurizza, Gino Musacchio Giovanni Perlati, Nicola Erisio, Giorgio Cuca e Gino Maneshi furono scuoiati vivi e le loro carni date in pasto ai cani? Si può obliare il genocidio perpetrato per un secolo nei confronti delle popolazioni armene? Dal 1895 fino al 1997 250.000 armeni sono stati trucidati dai turchi. No cari signori, non potete cancellare la Storia, voi potete modificarla sulla carta, ma non sulla pietra del tempo dove imperitura rimarrà scolpita.

Plavë e Gusi – tokë e harruar (Vdekja na vjen nga shpëlarja e trurit)

Shkruan: Fahri XHARRA


Tokat ”lëvizin”, asgjë nuk është e parapërcaktuar që të humbet, asgjë nuk dihet, sepse historia është e gjatë. Dikur tokat i përkisnin astekëve, inkasve dhe atyre maja dhe sot janë të spanjollëve dhe portugezëve. Egjipti i lashtë sot banohet nga arabët. Tokat ”lëvizin”. Tek e fundit mua po më intereson ajo tokë ku dikur frymohej shqip, jetohej shqip dhe shpresohej shqip. Plavë e Gusi-tokë e harruar? Pse? Derisa Ajnshtajni thoshte se e “ardhmja e një kombi është e lidhur ngushtë nga edukimi që e merr rinia”, ne po e fatkeqësojmë ardhmërinë tonë duke nxjerrë në dritë fëmijë të parapërcaktuar për të qenë skllevër të kafazit të tyre mendor. Prapë jo, nuk e thashë atë që doja ta them.Shpëlarja e trurit, pjesë e botës së civilizuar

1

“Ju jeni të shpërlarë nga truri”. Shpëlarja e trurit ka qenë pjesë e botës së civilizuar. Gjithmonë ishin dhe ekzistonin ”opiumet për masën e gjerë”. Njerëzit po duan të punojnë pak e më pak e në të njëjtën kohë janë kërkuar shumë e më shumë para. Prindërit po u besojnë që ata merrnin vetë vendime për jetën e tyre. Mësuesit shpjegojnë sa për të shpjeguar. Studentët luftojnë për diploma më shumë sesa për mësim. Dhe fatkeqësisht nuk keni nevojë të brengoseni, sepse jeni të shpëlarë nga truri. Shpëlarja e trurit ka ekzistuar me mijëra vjet edhe para nesh, por termi ”shpëlarje e trurit” si i tillë u ngurtësua rreth viteve të 50-ta. Na është gjithashtu e njohur si ri-edukim, kontroll i të menduarit, propagandë dhe konvertim. Truri i njeriut është i paragatuar që të pranojë kontrollin e jashtëm. Vrojtoni fëmijët! Shikoni, nëse themi diçka, bashkëbiseduesi rebelohet. Vetëm me anën e sistemit të udhëzimeve dhe dënimeve mësohen fëmijët ”të mësohen” dhe ”të sillen si duhet”. Sikur mos të kishte shpëlarje të trurit, ne do të dilnim lakuriq në rrugë, të lëshonim zëra të çuditshëm, do t’i linim dyert hapur apo do të bëheshim të padurueshëm në publik. Ja pra se si punon shpëlarja e trurit. Programimit mendor i duhen elemente themelore.
Së pari “programuesit” i duhet që t`i kufizojë informatat për subjektin. Pastaj e kontrollon sjelljen e subjektit. Dhe, pjesëza përfundimtare është që të fut sasi të dukshme të drojës në subjekt dhe që pastaj të ketë kontroll në mendjen e subjektit (by Ken Poirier – November 2008) ”Gazeta ”Glas Crnogoraca” e Cetinës me 11 Tetor 1912 shkruante: ”Të shtunën më 6, ushtria jonë e mori Plavën dhe me të nesërmen më 7 e mori Gusinë me rrethinë, pa kurrfarë kundërshtimi të Turqisë. Bile ushtarët tanë u pritën nga ata turq me bukë e kripë e..” Dhe pastaj shkruan se shumica e popullatës së asaj ane e pranuan Qeverinë malazeze dhe që të gjithë sillen në mënyrë lojale ndaj këtij pushteti.(?) Duke e pritur me ”bukë e kripë e zemër”, sipas zakoneve të vjetra u tregua nënshtrimi i përgjithshëm i tyre pa kurrfarë rezistence.
Masakrat dhe masat represive mbi popullatën në vitin 1913
Gjatë shkurtit të vitit 1913 u dërgua brigada e Beranes nën komandën e Avra Cemoviqit, e cila e filloi masakrat dhe masat represive mbi popullatën, e cila pati pasoja në humbje të mëdha të njerëzve. ”Ardhja e brigadës së përmendur zyrtarisht shpjegohej si nevojë për çarmatosjen e boshnjakëve (atëherë myslimanëve) dhe shqiptarëve” (Autor: Avdo Metjahić, Burimi: Bosnjaci.net) Po lexojmë dhe unë nuk po e kuptoj, asnjë fjalë për shqiptarët. Kush janë këta boshnjakë, këta myslimanë, këta turq? Pjellë e bashkëpunimit të gjatë pravosllav dhe turk për zhbërjen tonë. Metodat e përdorura të dhunës për shpëlarje të trurit, janë të njohura mijëra vjet përpara. Nuk janë turqit dhe pravosllavët të parët që i kanë përdorur ndaj nesh. Por, pasojat për ne ishin të rënda. Paramendoni, një Sanxhak i tërë i thotë vetes boshnjak dhe sikur të gjithë të vetëdijesohen dhe t`i shikojnë vetëm fotot e familjarëve të tyre të viteve 12-13 të shekullit të kaluar, ose sikur të pyesin gjyshërit dhe gjyshet (të cilët nuk flasin dhe nuk dinë serbisht) se kush ishim ne, do të kuptojnë se të gjithë me radhë pa përjashtim ishin dhe janë shqiptarë. Plavë e Gusi – tokë e harruar? Ndoshta, por historisë nuk i dihet. ”Ishte shtatori i vitit 1990, pas një dite zyrtare në fabrikën e tekstilit “Rashka” të Novi Pazarit, e pata një mbrëmje të “suksesshme” në një hotel të madh të atij qyteti. Ishte ende koha kur guxonim të flisnim atë çka mendonim. Ia dhamë vetes një “detyrë”, që sa më shumë të “mbledhim” shqiptarë, apo së paku nga ata që e ndiejnë veten ende shqiptarë, nga personeli i hotelit, kuzhinierët, pastrueset e dhomave, pastrueset në përgjithësi, rojet, nga të gjithë që frymonin në atë mbrëmje në atë hotel. Nuk e teproj se nga të “intervistuarit” na doli një numër shumë i madh i atyre që e dinin veten për ish-shqiptarë, që gjyshërit iu flisnin vetëm shqip, që bartej plisi deri vonë, që ende e dinin ndonjë fjalë në shqipe, por bisedat u zhvilluan aso kohe në serbishte.( Fahri Xharra: Sanxhaku shqiptar?)
Migrimet e dhunshme të popullatës shqiptare
Në fillimin e shekullit XX, më 1905 u krye regjistrimi i popullsisë në ato anë, të cilat ishin ende ndër Turqi. Në Plavën e Gusinë e kohës jetonin 26 000 banorë. Me pushtimin e kësaj ana nga Mbretëria e Malit të Zi, 1912, dhe pas gjenocidit, zhbërjes dhe kryqimit pravosllav masiv, ai numër u zvogëlua shumë, për gjysmën e popullsisë. Edhe pas dy vjet okupimi, kur filloi Lufta e Parë Botërore solli me vete tmerre, katastrofa dhe zhdukje të banorëve. Me kapitullimin e Austro¬-Hungarisë u formua mbretëria SKS-së, e cila e zëvendësoi okupatorin e parë, erdhën serbo-malazezët me një shpirt të njëjtë dhe me qëllime të njëjta: zhbërjen e ”turqve” si i quanin boshnjakët si dhe shqiptarëve katolikë. Regjistrimi i ri në Mbretërinë SKS tregonte që në ato anë ishin vetëm 6000 banorë, as një e katërta e regjistrimit të 1905-s. Por kush ishin dhe kush mbetën nga ata banorë? Shqiptarë, të gjorët. Shpëlarja e trurit- zakonisht metodat përdoren në atë mënyrë që viktimat nuk mund ta vërejnë që janë të manipuluara. Statistikat e ndershme do të shënonin që mbi plavas dhe gusias që u zhdukën në vorbullat e luftës, u zhdukën nga migrimet e dhunshme, masakrimet, gjenocidet, por edhe nga uria të cilën e krijuan serbët e malazezët. Popullata myslimane dhe ajo katolike me qëllim u zvogëlua në një të dhjetën. Boshnjakët myslimanë dhe katolikët shqiptarë të kësaj ane me dhunë dërgoheshin në Turqi. Të gjithë këta ishin jashtë ligjit dhe cak i egërsive serbo-malazeze. Kur erdhi Lufta e Dytë, shpresohej në një çlirim shpirti dhe trupi. Në mbrojtje erdhën vendasit që mundoheshin të mbronin popullatën e tyre nga sulmet çetnike, të cilët kryenin sulme shtazarake në Sanxhak dhe në Bosnjë mbi myslimanë. Andro Mugosha (partizan malazez i kohës ) në një takim rasti në vizitën e tij në Plavë më 1947, duke menduar që është i rrethuar vetëm me pravosllav thotë:”Gabimi më i madh i udhëheqjes së lartë të Malit të Zi ka qenë që nuk e kemi dhënë urdhrin e vrasjes së çdo myslimani më të vjetër se 40 vjet, dhe në këtë mënyrë të pastrohet ky vend përfundimisht nga zakone të vjetra të kësaj popullate, dhe të rinjtë t`i kishim futur në rregullin tonë”.
Sipas shënimeve, vetëm në Nju-Jork sot banojnë mbi 20 mijë banorë të komunës së Plavës. Zoti e di se sa plavas dhe gusias janë të shpërndarë nëpër ish-republikat e Jugosllavisë.
”Me krenarinë e emrit boshnjak dhe atij islam, ne duhet që t’i rikujtojmë të gjithë ata që vdiqën ose u zhdukën në vitet 1912-1913, banorë të Plavës dhe Gusisë, ata u pushkatuan para syve të botës, jo vetëm burra të pjekur, por edhe gra me fëmijë në ngrykë. Një prej tyre edhe Emin Jakup Feroviç (Feri), të cilit iu nxiorën edhe sytë para pushkatimit, sepse nuk pranoi që të ndërronte fenë dhe kombin. (Bosnjaci.net) ”Shikoni sa larg shkon shpëlarja e trurit? Harrojnë dhe nuk duan të qartësohen në mendjen e tyre se ata ishin shqiptarë, se u viktimizuan historikisht vetëm e vetëm se ishin shqiptarë.
“Vallja me lara”
Njëfarë Çedo Qulafiq mbante proces: ”Ndërroheshin herë revolta e masës, e herë triumfi i individëve që ishte si pasojë e pushkatimit të qindra plavasve. Qulafiqi nuk kishte harruar të shënonte edhe këtë: Q ashtuquajtura ”Vallja me lara”. Ata që e kishin pranuar kryqimin pravosllav: çdo grua myslimane duhej ta hiqte ferexhenë dhe dimitë dhe të vishte fund ose fustan. Meshkujt myslimanë në vend të qylahut (qylah, qylaf tr, kapuç fshatarësh – plisi) vendosnin mbi kokë kapuçin malazez dhe ashtu të përzier ata që ishin para pushkatimit (me qylah fxh) dhe të tjerët me kapuç malazez duhet të kërcenin ”vallen e larme”. (Çedo Qulafiq, i sllavizuar, paska qenë i Gusisë fxh). Kontrolli i mendjes është një metodë që të arrihet kontrolli i aksioneve të njeriut, mendimit dhe gjendjes së trurit të tij. Teknikat e përdorura janë në përdorimin e fjalëve apo të gjuhës në mënyrë të përsëritshme, stimulimet vizuale, stimulimet me ushqim , gjumë dhe para. Zakonisht metodat përdoren në atë mënyrë që viktimat nuk mund ta vërejnë që janë të manipuluara. Mandej mund të përdoren edhe indoktrinimi sistematik i bazuar në përsëritjen ose konfuzionin trushpëlarës. Plavë e Gusi-tokë e harruar? Sa është sot rreziku në tokat me vetëdije shqiptare nga shpëlarja e trurit? “Nga 27 kombet që jetonin në Perandorinë Osmane, në krye të tyre dhe me statusin më të lartë (qëndronin mbi turqit e të tjerët) ishin shqiptarët. Ata quheshin kombi “nexhip”, që do të thotë kombi “fisnik”. Këtë vend e këtë status e kanë dhe e ruajnë edhe sot shqiptarët e Turqisë… Në tërë shtresat e popullsisë, pavarësisht nga niveli shoqëror apo raca dhe në gjithë popullsinë e Republikës Turke, s’ka rëndësi përbërja etnike e saj, të thuash “arnaut” domethënë të kujtosh një emër me peshë të madhe, njerëzore që gëzon një respekt jo të zakonshëm. (“Arnaut”, një emër me peshë të madhe, Dr. Laurant Bica).
A mos është edhe kjo një nxitje për vazhdimin e shpëlarjes së trurit. Zakonisht metodat përdoren në atë mënyrë që viktimat nuk mund ta vërejnë që janë të manipuluara.

KUZHINJERI OSMAN MALOKU: JA Ç’ HANIN MË SHUMË PILOTËT GJUAJTËS TË RINASIT



Librit tonë “Dinosaurët e Fundit” po i vjen fundi, por Gjeneral Astrit Jaupi, pa konsulencën e përditëshme me të cilin , ky libër voluminoz dhe që po e kalojmë nëpër duar për të katërtën e të pestën herë, do të ishte e pamundur të dilte aq përfaqësues, i saktë dhe plotepërplot intimitete pilotësh, po këmbëngulte për një bisedë më Osman Malokun; guzhinjerin e pilotëve të regjimentit të Rinasit, që nga viti 1974 deri në vitin 1991.
Në Rinas na solli me veturën e tij ish kryeingjinjeri i këtij regjimenti, Turabi Halili, që, edhe prej punës me vetmohim të pashoq dhe striktësisë shkencore atje, ka shënja të përjetëshme në organizmin e tij katër “by pass”.
Astrit Japuit i ndrinë qelizat e fytyrës kur në tavolinën tonë u shfaq me kostum dhe kollare fytyra gëzuar e guzhinjerit veteran që po na priste.
Osman Maloku ka njohur që të gjithë pilotët që kanë qënë efektiv në Rinas, u ka dhënë të hanin me dorën e tij jo vetëm në mensë, por edhe i ka ndjekur “ me garuzhdë në dorë”, kur nëpër fluturimet intensive, ndonjëri nuk kujtohej për të ngrënë, siç sjellë ndër mënd ai, përshëmbëll, Serafin Sheganin , “zëvëndës komandanti për fluturime”, siç e plotëson figurën e këtij burri të mirë dhe piloti të shkëlqyer Astriti.
Mirëpo, fytyra e fshatarit tiranas – befas e humb harenë dhe sytë e tij nisin të përloten.
Kushedi se sa lotë ka derdhur edhe ai, kur ndonjë pilot, si kishte ngrënë mirë e mirë, si kishte bërë shaka me shokët e kishte dalë nga mensa duke kënduar, qeshur, duke biseduar me dikënd apo duke medituar diçka, qe ngritur në qiell dhe…qe kthyer me xhenaze. Ai kujton me saktësi, deri edhe se si rrinin nëpër tavolina e mencës pilotët dhe se si, në vëndin e shokut të vrarë, nuk ulej njeri. Ai I kujton që të gjithë, sikur t’I kishte ata caste përpara syve.
Pyetja e parë ka të bëjë me vrasje pilotësh.

OSMAN MALOKU: Lajmi vinte si bombë. Qajshim të gjithë në guzhinë, ndërsa gatuejshim. Pilotët atë ditë nuk hynin fare në mensë. Rrinin të gjithë bashkë, të pikëlluar, të tronditur dhe refuzonin kërkesën të vinin e të hanin “një çapë bukë”; kërkesë që ua bëja tok me “doktorrin” e tyre ( mjekë të pilotëve në Rinas kanë qënë specialistët e talentuar Lulëzim Bilbili, Besnik Hashorva dhe së fundi, Kastriot Shahe). Për dy – tre ditë ata, kur ishte koha e ngrënies,vetëm rrinin nën një mimozë dhe refuzonin të futnin gjë në gojë.
Është e tmerrëshme të të ikë shoku krejt papritë nga duart…Për dy ditë e tre ditë ne e hidhnim ushqimin gropë të plehnave. Pilotët rrinin të gjithë bashkë, kokë më kokë, te mimoza atje, dhe unë shkoja me dr Kastriotin duke iu lutë të vinin me hongër.

RIZA LAHI - E kujton, cilët kanë qënë ushqimet që hanin më me oreks dëshmorët tanë të aviacionit, që u ke dhënë për të ngrënë?

OSMAN MALOKU: Oh, po si? Luto Sadiku, i donte vezët syze të gjalla, por kënaqej shumë dhe me byftekët me erëza. Sefedin Tomçini i donte brumnat – byrekët, paliçinat, pastiçiot, makaronat spagetti. Sabriu (Toçi) hante shumë mishin e pulës dhe të gjitha llojet e sallatave, Armandua (Gjoka), që u vranë bashkë me Sabrinë , hante shumë ombëlcinat , sidomos “zupat”, Shpëtim Sula hante fort bulmetnat – kos, djathë, salcë kosi…Ditën që o vra Shpëtimi ia kom çue ushqimin me duert e mia përpara se ai me u ngritë në ajër e mos me u kthye ma. Ai, bile, më tha tuj qeshë- “Osmon, a po vjen të bojmë mundje bashkë?.
Jani Tarifa, ishte shumë nazeli, buzëbukur, si i thojm ne tironsit; donte pak e të zgjedhun. Komandant Mahmuti (Hysa) hante ç’i qitshe përpara e pa bo naze…

Po, e kujton çfar preferencash kishin pilotët e tjerë?


OSMAN MALOKU- Po si jo? Hasip Budo preferonte shumë supën dhe ombëlcinat… Nji pilot, qi s’po ta thom emnin, më tha nji herë “Mono, mos ma ndyejë supën me mish”…Zylfi Hoxha i hante shum brumnat; ai merrte gjithmonë dy rracione makarona.
Asim Bime, megjithse ishte rritë në vend blegtorie, nuk ma hante kosin e deles. E kishim kos me u pre me thikë. E bojshim prej bagëtive të ekonomisë ndihmëse të repartit, kos i pa skremuem; edhe ti e ke provue kur vijshe ka’i herë me hongër në mencën tonë. E.., po më thotë doktor Katstrioti: “Mon,o! Asim Bime nuk ta shtien në gojë kosin e deles!”. E ç’i bona una? Ia bona nji heksi. E hudha kosin m’ kusi, i shtova ujë frigoriferi, e përziva dhe ia dhashë kamarejres me ia çue. “Aaaaa, kësi kosi, po!”, tha Asimi e iu kthye kamarieres, thueji Monit, ma nep ene’i tas kos se ma paska bo t’mirë sot…hahahah…Serafini i kishte fort qejf vezët gjysëm të zieme. Ylli Seriani donte mish qingji të pjek. Peçi Thomai bonte namin, nëqoftëse nuk gjente mbi tavolinë kur rrinte ai nji a dy prasa të freskët e të qiruem e që i hante sefte, edhe në mëngjes, edhe në drekët. Komandantat, ton komandantat që kina pasë, Haki Jupasi, Koço Biku, Serafin Shegani, Gezdar Veipi, Mahmuti, e thamë, etj. as qi e kishin mendjen te ushqimi. Hajshin ça ju qitshe përpara e pa bo naze.Nestor Dhaskali gjithmonë iu fliste atyne që më bojshin llafe. Se, kishte raste që çunat e ri, gati e hedhshin derën mrenë, kur iu vonojte dera e mensës pa u hapë sall edhe pesë minuta…Nestori rrinte në nji tavolinë me Vasil Kromidhën, Peçi Thomai dhe Bilal Josën…

Po Bilali, ishte hamës i madh?

OSMAN MALOKU Jo, mër, jo, por ai ka ‘i herë merrte gjojna nga mëngjesi e i mbështjellte …Iu duheshin për meze, se ia thonte paksa rakisë. Shkonte e e pinte atë të shkretë nga aeroporti, e pinte me shokë të tjerë anej, jo me shokët këtu, se mos e padiste kush që pin raki në orën e punës. Mblidhte meze boll ene hikte ke veni, sigurisht kur nuk ishte me shërbim gatishmëri e nuk kishte fluturim.

Kamarjeret a mbanin me hatër shefat? E respektonin radhën? Po, ti, drejt më thuj, a i privilegjoje shefat me ushqim më shumë se sa pilotëve të thjeshtë?

OSMAN MALOKU Kina pasë dy kamarjere shumë gra të mira dhe pa hile, Selimeja dhe Bejke Bajrami. Ata iu shërbejshin tanve me rradhë. Po shefat vijshin gjithmonë kah fundi. E, .me hile me bukën e pilotave? Jo, kurr. Po ata ishin tanë njisoj, mër. Lojshin futboll bashkë, fluturojshin bashkë, lojshin shah bashkë. E, kishte edhe bollëk, ishte normë e modhe, ti e din… E…una kam qenë ma parë guzhinjer në një repar komsorijet. Atje “udhëheqja” e kishte se e donte “copën e luoni”, kurse “tenentet”, ma pak, megjithëse norma ishte njisoj për të tanë… Jojo, na nuk kina pasë hile…As una, as shfi I guzhinës që kina pasë, Vasil Spirollari ene as Asllan Murati; tre guzhinjera kina kenë. Kur kishte pilota që shkojshin kund e ishin në forcë, kur nuk vijshin me hongër, ne ia rujshim çokollatat dhe frutat. Frutat zakonisht pilotat i hajshin vetë, ja në mencë, ja i futshin nëpër xhepa me i hongër ma vonë apo edhe me ju falë teknikëve të tyne.

Si i kishit kushtet ne guzhinë?

OSMAN MALOKU Nuk kishim soba me korrent, por me dru e me qymyr. Tym kishte. Ne, të tre guzhinjerat mësuam të bojshim edhe gjojna qi I gatuejnë pastiçierat.

Po kur kishte eufori në mencë , atë ditë, a bënit ndonjë gjë të veçantë?

OSMAN MALOKU Eufori? Po, more, kishte. Sidomos ditët kur kishte qitje e bombardime. Të tan delshin mirë, por kush delte kampion, na I bojshim noj gja të veçantë, që ai kishte preferencë ma shumë e që na, Vasili, Asllani ene una, e dijshim. Kërciste hareja. Kampioni ishte zakonisht Bilali, Bilal Josa, qi ishte shakaxhi i modh. Gëzojshim të tanë atë ditë.

A keni ndonjë dëshirë të veçantë, zoti Osman, përveç kësaj që, ja, do të shkruajmë në shtyp për ju dhe do t’u përfshijmë në librin tonë?

OSMAN MALOKU Ehhh…E kisha ene nji dishirë, por që ju nuk ma plotësoni dot.

Cila, na e thuaj, gjeneral Astritit dhe mua!

OSMAN MALOKU Sikur të më mblidheshin edhe ‘i herë këtu tan pilotat e t’u gatuej edhe nji herë me këta dy duert e mia. Manej i kisha thonë zotit, ime ec e merrja shpirtin Osman Malokut, se jom i lumtun.

RIZA LAHI

V.P. Joe Biden Ceremonial Swearing in for Secretary Chuck Hagel


By Ermira Babamusta, Ph.D.

Ermira Babamusta
Ermira Babamusta
Arlington, Virginia – The Swearing in ceremony for America’s 24th Secretary of Defense Chuck Hagel took place today, March 14, 2012 at 3:00 pm in Arlington, Virginia. The event was opened with a prayer from Chaplin Barry Black, Chaplin of United States Senate. Then Army General Martin Dempsey, the current Chairman of the Joint Chiefs of Staff said his opening remarks.
Our national colors and 2.4 million just like them are eager for your leadership. You led throughout your life in Vietnam, in the business world, in Congress in US and in most recently in academia. Today you continue to lead n this very important task,” stated  General Martin Dempsey.
General Martin Dempsey
General Martin Dempsey
Then the General introduced Vice President Joe Biden and thanked him for over 40 years of his service to United States, his “dedication to this nation and also a caring military father who has great support for military families”.
I have some admiration for Chuck’s courage, his physical courage as demonstrated in Vietnam. But also his moral courage, known by everyone who served in public life. One thing about Chuck through out his career, I never met one senator or congressman with more integrity. That is the single most ingredient he can bring to the job. When the president asked him his opinion on the critical decision that can affect thousands of lives, he knows that that man can look him in the eye and give him his unvarnished opinion. That is exactly what he will get. Chuck comes equipped, this really makes him extremely qualified this moment in our history. Not only is he clear and has certain knowledge in the whole notion of what we do about our physical integrity, but he has steep knowledge in foreign policy,” said Vice President Joe Biden.
VP Joe Biden
VP Joe Biden
After the Vice President delivered his remarks at the welcome ceremony he invited Secretary of Defense Chuck Hagel to take the stage who gave a very inspiring speech. Secretary Hagel thanked Vice President Joe Biden for his friendship over the years and made comments about the challenges facing foreign policy and the world today:
Regardless how high anyone rotates in your profession your faith, profession and friends always matter the most in the end. We are always judged by our friends and who we associate with. Association couldn’t be more noble than this association that I now have with the men and women who serve our country in unselfish and complete ways. To the veterans here thank you to all who serve and continue to do so, I couldn’t be more proud than to be in this position. I would commit to you, will always do what I think is best for our policies.
 ceremonia3
familja e sekretarit ne rrjeshtin e pare e salles
I want to mention specifically a few individuals who served with Tom and I in Vietnam, whom some of them I haven’t seen since 1968. Randy Zogal, thank you for distinguished service to our country. Jan Bacon and her three children whose husband, Jean Bacon, served in war zones. I acknowledge Chairman Dempsey for his service and partnership with me. He is a special human being, a unique soldier who has a complete package and understands how the world fits together. I couldn’t be prouder to have him. Ash Carter, thank you for your continued service here what you mean to this institution. I look forward to this partnership,” said Secretary of Defense Chuck Hagel.
Secretary Hagel also thanked his predecessor, Leon Panneta, former Director of CIA and Secretary of Defense from 2011 until 2013 and Bob Gates who served as Secretary of Defense from 2006 until 2011.  Then Secretary Hagel addressed the leadership role and the challenging dynamics of globalization.
Everyone in this room knows that leadership is a team business, it is not any of us individually. Everyone has made tremendous contributions and it is because of building something bigger than yourself, for a higher purpose and interest, and making it work. If there is one thing that is a center piece of our military it is that component. We have great public servants in our government and all over our country. This business is rather unique that way. It is going to take a team effort to help self correct where we are and where we have come from and what this country has come through. As we have come out of 2nd world war, new threats new challenges, the essence of a successful generation is the response to those challenges.
We are at a similar time, more complications, more dynamics that are in play, unprecedented diffusions of power centers, different kinds of threats. It is something that Joe talked about that brings us back why America is the greatest force for good in the world. I don’t think god made us any better, or even any smarter. What God did give us is an opportunity to build things like constitutions and have a society that believes in the rule of law and all that is about the opportunity to get better, to self correct. We have been successful over the years.
John Kerry i pranishem
Secretary of State John Kerry
Secretary of Defense Chuck Hagel
Secretary of Defense Chuck Hagel

The margin of error now isn’t there because of technology, globalization and sophistication of weapons. It will require steady hands of leadership. I want to insert a point that Joe made, in his generous comment about me, about the President’s selection of me and the strong support of me when it wasn’t easy to support me. The President has given me a tremendous opportunity to be part of this with you. I will always be grateful. The President understands as Joe understands this unique time is one that requires that certain leadership, that is always important but not always critical. It is critical now. To have the opportunity to work with John Kerry, Bill Berns, in each of these departments, and cabinet membership, when we step back and think about this, it is about so much bigger than all of us. To have those opportunities is, when we think of who we are where we are at this time. Not many people have an opportunity to shape and define the world, the future, and a very unsteady world. We all have that opportunity now. It is historical.
We do know that in this particular case, militaries over the years, governments like societies all are forced to adapt to the realities of their time, the dynamics and the new threats of the challenges. Those that did not were defeated, declined or disappeared. The seriousness where we are today is of that magnitude. The future of our country in a defined world order is a defining.
Alliances and relationships are key to all of us. Because we now have within our grasp the possibility and the potential to destroy mankind. It is that serious, as we think about 25 yrs, we will put 2 billion more people in the face of earth that will not make it any simple. These are challenges and realities that are with us now.
With all of these great 21st century challenges, there is so much potential to do so much good. If we are wise enough to use the resources that we have, to build relationships based on common interest. Those are the center pieces for mankind. We start inside with common interest. I can’t envision a nation state a tribe or any part of society that does not have far more common interest than difference. I want you to know that I appreciate that, I will try to accommodate those realities. As I work with the team. Together we will make it a better world and will make it a better world for all mankind,” concluded Secretary of Defense Chuck Hagel.
The ceremony was closed with the benediction delivered by Chaplin Black.
 pamje nga salla
joe biden 3
Sekretari i mbrojtes Hagel duke dhene fjalimin ne ceremoni



Ceremonia e Betimit e Sekretarit të Mbrojtes Hagel me Zv. Presidentin Biden

Nga Ermira Babamusta, Ph.D., Eksperte e Punëve të Jashtme

Arlington, Virgnia 14 mars 2013 – Ceremonia e betimit e Sekretarit Amerikan të Mbrojtes, nr. 24të, z. Chuck Hagel, u mbajt në orën tre, me 14 mars 2013 në Arlington Virginia, Sh.B.A. Takimi u hap me lutjen nga figura fetare e Senatit Amerikan, Chaplin Barry Black. Më pas Gjenerali ushtarak, Martin Dempsey, kreytari i Kreytarëve të Bashkuar të Stafit “Chairman of Joint Chiefs of Staff” tha fjalët e hapjes:

“Ngjyrat nacionale tonat (forcat mbrojtëse), rreth 2.4 milion mezi presin udhëheqjen tuaj. Keni udhëhequr gjatë jetës tuaj që në Vietnam, në botën e biznesit, në Kongresin në Amerikë, dhe më së fundmi në akademinë universitare. Sot ju vazhdoni të udhëhiqni në këtë funksion shumë me rëndësi,” tha Gjenerali Martin Dempsey.

Më pas gjenerali prezantoi Zv. Presidentin Joe Biden dhe e falenderoi atë për shërbimin mbi 40 vjet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për dedikimin e tij ndaj kombit, si dhe si një figurë e dashur ushtarake që ka treguar përkrahje të madhe për familjet ushtarake.

“Kam admirim për kurajon e Chuck, jo vetëm për atë fizike që ka treguar në Vietnam, por edhe atë morale, parë nga të gjithë ata në jetën publike. Një gjë për Chuck në karrierën e tij, unë kurrë nuk kam takuar as një senator ose kongresmen me një integritet si të tij. Kjo është vetia kryesore që i nevojitet për këtë punë. Kur presidenti i pyeti për opinionin e tij kritik që ndikon jetën e mijëra vetave, ai e din që mund ta shikojë këtë njeri në sy dhe t’i japi opinion e tij me fakte. Kjo është tamam ajo që do marri ai. Chuck vjen i përgaditur dhe është më i kualifikuari në këtë moment historik. Jo vetëm që ai është i qartë dhe ka njohuri për integritetin tonë fizik, por ka dhe njohuri të madhe në punët e jashtme,” tha Zv. Presidenti Joe Biden.

Pasi Zv. Presidenti Biden dha fjalimin e tij gjatë ceremonisë së mirëpritjes, ai ftoi Sekretarin e Mbrojtjes, Chuck Hagel, i cili dha fjalimin e tij për amasadorë, figura të larta dhe stafin e departamenteve të ndryshme të qeverisë amerikane. I pranishëm ishte dhe Sekretari i Shtetit John Kerry. Sekretari Hagel falenderoi z. Biden për miqësinë e tyre prej vitesh dhe foli për sfidat për politikën e jashtme dhe botën:

“Pavarësisht sa lart në pozitë je, feja, profesioni dhe miqësia do kenë vlerë kur vjen fundi. Gjithmonë gjykohemi nga miqësia dhe me të cilët shoqërohemi. Nuk ka bashkëpunim më nobël se ai me gratë dhe burrat që i shërbejnë kombit në mënyra joegosite. Falenderoj veteranët dhe atyre që janë dhe do vazhdojnë të shërbejnë, jam shumë krenar të jem në këtë pozitë. Jam i përkushtuar për ju, dhe gjithmonë do bëj të mirën për politikën tonë.

Dua të përmend disa persona që kanë shërbyer me Tomin dhe mua në Vietnam, disa prej tyre nuk i kam parë që në 1968. Randy Zogal, faleminderit për shërbimin tuaj të shkëlqyer për kombin tonë. Jan Bacon me tre fëmijët e saj, dhe burrin, Jean Bacon, që ka shërbyer në zonat e luftës. Vlerësoj kreytarin Dempsey (Chariman) për shërbimin e tij dhe partneritetin tonë. Ai është një person shumë special, një ushtar unik, dhe i gjithëanshëm, dhe që kupton si kjo botë ka kuptim. Jam shumë krenar ta njoh atë. Falenderoj Ash Carter, faleminderit për shërbimin tuaj të vazhdueshëm dhe vlerën tuaj për institucionin tonë. Mirëpres këtë partneritet me ju,” tha Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Sektretari Hagel gjithashtu falenderoi dhe paraardhësit e tij në këtë pozitë, Leon Panneta, ish drejtorin e CIAs, dhe ish Sekretari i Mbrojtjes me shërbim nga vitet 2011 deri2013, si dhe Bob Gates që shërbeu si Sekretar i Mbrojtjes nga 2006 deri 2011. Më pas, Sekretari Hagel foli rreth rolit lider të Amerikës, për dinamikat e globalizimit dhe sfidat botërore:

“Secili në këtë dhomë e din që udhëheqja është një biznes i një ekipi, nuk është njëri prej nesh individualisht. Secili ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme, për arsye se po ndërtojmë diçka më të madhe se vetja, për një qëllim të lartë dhe interes të përbashkët. Ky është komponenti kryesor i ushtrisë tonë. Kemi shërbyes publik shumë të mirë si në qeveri dhe në shtet. Ky biznes është unik në këtë mënyrë. Do na duhet një përpjekte e bashkuar e një ekipi për të ndihmuar për të korrigjuar veten së pari, ku jemi dhe nga kemi ardh si komb. Si kemi dalë nga lufta e dytë botërore, hasim sfida dhe kërcënime të reja. Esenca e gjeneratës tonë është t’i përgjigjemi këtyre sfidave.

Jemi në një kohë të njëjtë, por më të komplikuar, më dinamike, me qendra fuqish të përhapura dhe kërcënime të ndryshme. Është diçka që Joe Biden foli më parë, që na kujton pse Amerika është forca më e fuqishme për të mirë në botë. Nuk besoj se Zoti na ka bërë më të mirë ose më të zgjuar. Por ajo që na ka dhënë Zoti është një mundësi për të ndërtuar gjëra si kushtetuta, dhe një shoqëri që beson në zbatimin e ligjit dhe rregullin. E gjitha është për një mundësi për t’u bërë më të mirë dhe për të korrigjuar veten. Kemi qenë të suksesshëm ndër vite.

Përqindja e gabimit nuk egziston më sepse kemi teknologjinë, globalizmin dhe armë të sofistikuara. Do na nevojiten duar të sigurta të udhëheqjes. Dua të theksoj pikën që tha dhe Joe Biden më parë, në komentin e tij bujar për mua, për zgjedhjen e Presidentit për mua, dhe përkrahjen e madhe edhe kur nuk ishte e lehtë për të më përkrahur. Presidenti më ka dhënë këtë mundësi të madhe të jem pjesë e kësaj detyre me ju. Do ju jem gjithmonë mirënjohës. Presidenti, ashtu si Joe Biden e kupton që kjo kohë unike kërkon udhëheqje të caktuar, që ka gjithmonë rëndësi po jo gjithmonë kritike. Është kritike tani. Të kem mundësinë të punoj me John Kerry, Bill Berns, nme secilin departament, dhe anëtar të kabinetit, kur marrim një hap pas dhe mendojmë për këtë, kjo është më e madhe se të gjithë ne së bashku. T’i kemi këto mundësi do të thotë, të mendojmë kush jemi, dhe ku jemi në këtë moment. Jo të gjithë e kanë këtë mundësi të influencojnë dhe të përcaktojnë botën, të ardhmen dhe një botë të lëkundur. E kemi këtë mundësi tani. Kjo është historike.

E dimë që në këtë rast të veçantë, ushtritë ndër vite, si dhe qeveritë si shoqëritë janë detyruar t’i adaptohen realitetit të kohës, dinamikave, sfidave dhe kërënimeve të reja. Ato që nuk u adoptuan, janë mposhtuar, kanë rënë ose nuk egzistojnë më. Serioziteti ku jemi sot është i kësaj mase. E ardhma e shtetit tonë është në rendin botëror e përcaktimit.

Aleancat dhe marrëdhëniet janë kryesore për të gjithë ne. Sepse kemi në duart tona mundësinë dhe potencialin për të shkatërruar njerëzimin. Është kaq serioze, dhe kur mendojmë për 25 vjet, dhe 2 miliard më shumë njerës në këtë tokë, nuk do ta bëjë më të lehtë punën. Këto janë sfidat dhe realitet që janë para nesh tani.

Me gjithë këto vështirësi të shekullit 21, kemi shumë potencial për të bërë mirë, nëse jemi të zgjuar dimë se si i përdorim burimet që kemi, dhe ndërtojmë marëdhënie bazuar në interesa të përbashkëta. Këto janë qendra e njerëzimit. Fillojmë nga brenda me interes të përbashkët. Nuk e imagjinoj dot një shtet ose një fis ose cilindo pjesë të shoqërisë pa patur më shumë inters të përbashkët sesa diferencë. Dua t’ju them që e vlerësoj dhe e kuptoj këtë. Do mundohem t’i përshtatem këtyre realiteteve kur punoj me ekipin. Së bashku do e bëjmë botën më të mirë, dhe do e bëjmë një botë më të mirë për të gjithë njerëzimin,” përfundoi Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Ceremonia u mbyll me bekimin e z. Barry Black.

Akademik Dr.sc.Namik Shehu,shembul për brezat e rinj...



   Akademik Dr.Namik Shehu

Namik M. Shehu , lindi në Berat më 28 Maj, 1934. Në vitin 1957 mbaroi me rezultate " Shkelqyer " Institutin e Larte Mjekësor në Tiranë. Në vitin 1970 u specializua në kardiologji në Spitalin Nr. 1 në Tiranë. Në 1980 mori gradën shkencore Kandidat i Shkencave Mjekësore. Katër vjet më vonë morri gradën Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor, kurse dhjetë vjet më vonë edhe titullin Doktor i Shkencave Mjekësore.
Namik M. Shehu ka qene aktiv edhe në jetën shoqërore dhe shkencore: ishte këshilltar shkencor i Ministrisë se Shendetesise në vitin 1971, kryetar i shoqatave të mjekëve në Berat në periudhën 1971-1994, kryetar i shoqatës Shqipëri-Turqi për Beratin dhe nënkryetar i saj per Shqipërine në vitet 1991-1997. Ka qene anëtar i Shoqatës Europiane të Kardiologëve dhe të Dhimbjes së Kokës qe nga viti 1992. Për punën e tij të palodhshme dhe sukseset e mëdha në këto fusha, u dekorua disa herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me “Urdhrin në Shërbim të Mirë të Popullit”, kurse Instituti Amerikan i Biografive e nderoi me çmimin “American Medal of Honor” (Medalja Amerikane e Nderit).

Si bashkautor, botoi më 1983 monografinë “Reumatizmi artikular akut dhe pasojat e tij”, si dhe botoi artikuj të shumtë në revistat: “Shëndetësia Popullore”, “Buletini i UT-së”, Seria e Shkencave Mjekësore, punime neuro-psikiatrike, punime neurologjike etj. Ka marrë pjesë në 30 sesione dhe konferenca shkencore. Për këtë arsye, profesor Namiku radhitet me të drejtë në radhën e mjekëve, që lanë emër në mjekësinë shqiptare, si: Maksut Dërrasa, Pandeli Çina, Lluka Muço, Ymer Dishnica e shumë të tjerë.

Namik M. Shehu jeton në Astoria, New York bashkë me familjen qe prej vitit 1997. Ai është sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York.

Kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane Prof. Dr. Skënder Kodra, ka thënë për profesor Namik Shehun: “Dr. Namik Shehu është një personalitet shkencor dhe një person i devotshëm dhe i aftë në kryerjen e detyrës”.

Në 70-vjetorin e lindjes së tij, ai i dhuroi qytetit të lindjes, ku dhe kremtoi këtë jubile, edhe librin “Berati, mjekësia nëpër shekuj”, kurse Bashkia e Beratit e nderoi me titullin “Intelektual i shquar i qytetit të Beratit”.
Namiku M. Shehu është i martuar me Engjëllushe Shehu (Dyrmishi), me të cilën kane tre fëmijë: Teuta, Erian dhe Loanda.

Doktor i shkencave Namik Shehu , ndërmjet të tjerave, në parathënie të librit, shprehet:

Librin “Shëndetësia në Skrapar” e vlerësoj si një punë kërkimore-studimore serioze me nivel shkencor. Aty përmblidhen materiale me përmbajtje mjaft të zgjedhur, që interpretojnë dhe konceptojnë në mënyrë dinjitoze rrjedhën historike të mjekësisë në krahinën e Skraparit. Autori Nevruz Gërxhani, me guxim, me pasion dhe me plot talent ia paraqet lexuesit dhe botës mjekësore, si nder, sakrificë dhe krenari të punonjësve të shëndetësisë dhe të popullit heroik të kësaj krahine.

Leximi i librit të jep emocione, të mbush me një krenari të ligjshme, të kënaq dhe të bën optimist, kur njihesh me gjithë atë punë madhështore dhe plot sakrifica, që është kryer në këtë krahinë, duke e paraqitur me të drejtë, si qendër me nivel të lartë mjekësor.
Përgëzoj Nevruzin për punën vetëmohuese, që ka realizuar dhe mishëruar në këtë punim me vlerë. Shpreh admirimin tim që ish nxënësi, bashkëpunëtori, kolegu, shoku dhe miku im, ka pasqyruar me meritë veprimtarinë voluminoze të shërbimit shëndetësor të krahinës së Skraparit; duke u lënë një pasuri të vyer dhe një kujtim të paharruar bashkëqytetarëve të tij, brezit të tanishëm dhe pasardhësve.

 Autori Nevruz Gërxhani, bir i Skraparit të respektuar, iu përkushtua këtij vendi tërë jetën, në fillim si ndihmësmjek, qysh në moshën e re dhe më pas si mjek, specialist i sëmundjeve të lëkurës, drejtues dhe organizator i aftë, dhe tani na paraqet këtë punim të rëndësishëm historik, ku përshkruan me vërtetësi dhe realitet veprimtarinë dhe aktivitetet e shërbimit shëndetësor dhe punën e madhe që kanë bërë punonjësit e shëndetësisë për t’i shërbyer këtij populli të respektuar.

Leximi i librit të entuziazmon, të shton kënaqësinë për ta rilexuar për t’u njohur me mundimet dhe vështirësitë, me të cilat është përballur kolektivi punonjës i shëndetësisë, si dhe nxjerr në pah gatishmërinë, devotshmërinë dhe sakrificat e punonjësve, që mbeten të denjë dhe krenarë. Përvojën e tyre autori e ilustron me plot shembuj dhe fakte.

Libri meriton të analizohet me imtësi për momentet më të spikatura, për të vlerësuar rëndësinë e punimit dhe për të evidentuar veprimtarinë masive të shërbimit shëndetësor.

Autori na njeh hollësisht me prapambetjen kulturore të popullatës, me injorancën dhe me zotërimin e besëtytnive dhe supersticioneve, na tregon përpjekjet e suksesshme të punonjësve të shëndetësisë së rrethit, që sollën zhdukjen e këtyre praktikave. Më tej autori njeh lexuesin me mjaft hollësi, për ndihmën mjekësore dhënë gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, ku zgjon mjaft kureshtje për mënyrën e organizimit, vështirësitë e trajtimit mjekësor dhe rezistencën heroike të sëmurëve dhe kuadrove partizane.

Me interes janë, konstatimet dhe sukseset e mëdha, të arritura në fushat e ndryshme të shëndetësisë të kësaj krahine. Vlen të theksojmë se në libër pasqyrohen me vërtetësi etapat e shpejta të zhvillimit të hallkave të ndryshme të shërbimit shëndetësor, që përfshinin ngritjen e institucioneve mjekësore, rritjen e vrullshme të kuadrit, pajisjen me aparatura mjekësore, aftësimin tekniko-profesional; të cilat siguruan nivel të lartë shërbimi, që duken të pabesueshme dhe të pakonceptuara për ata që nuk e kanë jetuar atë kohë.

Në fillim të viteve ‘60 lexuesi njihet vetëm me një spital-shtëpi me 6 shtretër. Pas një viti ndërtohet një spital i ri me 40 shtretër, ndërsa në vitin 1973 u përurua një tjetër spital tepër modern me 110 shtretër, në Çorovodë, pa përmendur institucionet e tjera me shtretër të përshkruar me hollësi në libër, si në Poliçan dhe në rreth.

Ndërsa shtimi i kuadrit mjekësor i mesëm dhe i lartë, thuhet se i kaloi parashikimet. Rrethi i Skraparit u “dynd “ me kuadro mjekësor për një periudhë kohore të shkurtër.

 Kuadri i lartë, mjekë, stomatologë dhe farmacistë, njohu rritje të madhe numerike dhe specialitetesh, duke i siguruar në këtë mënyrë popullatës së rrethit, të gjitha shërbimet mjekësore të kualifikuara dhe tërësisht të mjaftueshme, pa pasur nevojë për t’u kuruar jashtë rrethit.

Është kënaqësi të lexosh librin e përshkruar me mjeshtri nga autori, ku gjen të pasqyruar me imtësi çdo gjë për shëndetësinë e rrethit. Me respekt përmenden të gjithë punonjësit pa përjashtim, nga mjekët e deri tek sanitaret, duke iu bërë edhe biografinë e tyre, të cilëve u del për detyrë ta falënderojnë autorin. Përshkruhen me korrektësi repartet, klinikat, institucionet dhe shërbimet kurativo-profilaktike, klinikat dentare, farmacitë, laboratorët, repartet e lindjes, çerdhet, anekset dhe qendrat administrative, puna vetëmohuese e punonjësve, veprimtaritë studimore-shkencore, organizimi i KML-së dhe i K.E.M.P-it, etj.

Një prezantim të qartë autori jep për shërbimin shëndetësor të Poliçanit, ku reflektohen përparësitë e shërbimit spitalor në spitalet e rinj dhe në të gjithë institucionet e tjerë me shtretër, në ato profilaktike dhe antiepidemike, si dhe shtimi i kuadrove të lartë, mjekë, stomatologë, farmacistë dhe personelit tjetër mjekësor, ndihmësmjek, mami dhe infermier.

Është e rëndësishme të kujtojmë përshkrimin me përkushtim që i bëhet në punim, vlerësimit të 16 qendrave shëndetësore të fshatrave të rrethit, duke paraqitur me imtësi veprimtaritë dhe arritjet në të gjitha shërbimet e tyre përkatëse, të përshkruar në 90 faqe.

Në libër, me hollësi dhe emër për emër, përmenden të gjithë kuadrot e shëndetësisë, mjekë, ndihmësmjekë e mami-infermiere, që kanë mbaruar shkollat në Skrapar dhe në rrethet e tjera, duke krijuar një listë të madhe.

Autori e përfundon punimin me një përshkrim-kujtesë shumë prekëse ku përmend mjaft emra mjekësh të ardhur, që kanë punuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre në Skrapar dhe që u bënë më pas të nderuar me grada dhe tituj shkencorë; të cilët ndiejnë respekt për atë popull dhe atë vend ku kanë shërbyer.

Ata e konsiderojnë veten të nderuar për ndihmën e dhënë dhe me kënaqësi kanë shprehur përshtypjet e tyre.
Intelektualin dhe mjekun

Nevruz Gërxhanin e përgëzoj dhe e përshëndes me respekt për librin e tij, të shkruar me pasion, me përkushtim dhe me aftësi profesionale, që u dedikohet dhe u jepet si dhuratë e çmuar punonjësve të shëndetësisë, kolegëve, vendlindjes së tij dhe gjithë dashamirësve.


*****
Historia e mjekësisë beratase

Historia e shërbimit shëndetësor në qytetin e lashtë të Beratit, është e lashtë sa vetë kalaja e këtij qyteti muzeal. Në këtë pikëpamje, aktorët dhe personazhet e kësaj historie humane, meritojnë të nderohen e respektohen brez pas brezi.

Në stendat e muzeut të shëndetësisë beratase, kanë zënë vend figura të nderuara e që mbajnë tituj shkencorë të akorduar nga vetë brezat e qytetarëve. 

Zyrtarisht, shërbimi shëndetësor starton në vitin 1921, duke u plotësuar me personazhe e kontribute të reja, sot në ditët tona.

Askush, as sot dhe as nesër, nuk mund të fshijë nga memoria historike emrat e mjekëve të parë të beratasve si: Doktor Omer Nishani, Hajdar Sula, Jani Kona, Osman Jonuzi, Xhafer Kongoli (emrin e tij e mban spitali i Elbasanit), Nikolla Haxhistasa, Dhimitër Shyti, Azbi Kuci, Lluka Muco, Vangjel Ikonomi, Sulo Mborja e Maksut Dërrasa (ky i fundit njihet si themelues i kirurgjisë shqiptare). Është pikërisht kjo plejadë e artë që i ka dhënë emër vetë qytetit të Beratit në mjekësi 


Botimet:.



Në vitin 1983 ka botuar monografinë me bashkautor: " Reumatizmi artikular akut dhe pasojat e tij" me një volum prej 2008 faqe. Ka bërë përkthime dhe përshtatje. Ka botuar artikuj në revistat "Shëndetësia Popullore", "Buletini i UT-së", "Seria e Shkencave Mjekësore", "Punime Neuro-Psiqiatrike", " Punime Neurologjike" e shumë të tjera. Për probleme të shëndetit janë mbajtur disa referate dhe është folur edhe në RTSH. Qyteti i Beratit si dhe qytetet e tjerë fqinj kanë patur fatin të kenë mjekë të aftë si Doktor Namik Shehu, i cili ka punuar përkrah mjekëve të tjerë të aftë, që kanë një emër nderi në Mjekësinë Shqiptare si: Maksut Dërrasa, Pandeli Çina, Lluka Muço, Vangjel Ikonomi, Ymer Dishnica e shumë të tjerë.

...Ka marë pjesë në takime të shpeshta me ambasadorin e Shqipërisë pranë OKB -së, si dhe takime me mjaft interes me ambasadorin e Shqipërisë në Uashington për probleme të akademisë dhe në interes të Kombit Shqiptar. Kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro - Amerikane Prof. Dr. Skënder Kodra është shprehur: "...Dr. Namik Shehu është një personalitet shkencor dhe si person i devotshëm dhe i aftë në kryerjen e detyrës..., ndërsa kryetari i Akademisë së Shkencave në Shqipëri, Prof. Dr. Ylli Popa është shprehur: ... Nëpërmjet Doktor Namik Shehut i uroj suksese Akademisë së shkencave Shqiptaro - Amerikane. 

Familja ime dhe unë personalisht pata fatin e madh jetësor të njifemi për së afërmi më Namik Shehun dhe shoqën e tij Engjëllushe Shehun...Dhe duke e njohur më përseafërmi udhën e e jetës së tij të bukur, të gjatë e të vështirë, në të cilën ka ecur gjatë gjithë jetës së tij si njeri, mjek, shkencëtar, doktor, si dhe me kontributin e tij të madh që i ka dhënë shkencës , Akademiku ynë Namik Shehu ka ecur edhe në udhën e gjatë, duke hyrë në portën e madhe të Historisë dhe Historia, jo vetëm që e ka pranuar , por atij i ka dhënë vendin e nderit që i takon në historinë e mjekësisë globale dhe asaj shqiptare në veçanti.
Le të mbetet Akademik Namik Shehu nderi i Kombit, i beratasve,tiranasve,prishtinasve i gjithë shqiptarëve kudo që janë dhe të gjithë ne të bashkohemi njëzëri duke i uruar: "Jetë të gjatë, duke u mbetur shembull për brezat e rinj".

Lexoni :






http://floripress.blogspot.com/2012/07/reportazh-nga-kosova-nga-dr-namik-shehu.html
Përgatiti Flori Bruqi

Marrëveshja është arritur, nuk do të kënaq Kosovën



Studentët e Universitetit të Prishtinës, nëpërmjet një përformance kanë paraqitur shqetësimin e tyre lidhur me mosintegrimin dhe mosliberalizimit të vizave. Këtë ia shprehën kryediplomates evropiane, baroshës Catherine Ashton, përmes një pankarte me të cilën i dolën para, derisa ajo po largohej nga Qeveria e Kosovës.

Ata ishin pak në numër, ngase sipas tyre nuk deshëm që kjo të shndërrohet në protestë, por nuk dihet nëse Ashton i pa ata sepse ajo ishte brenda në veturën e saj.

Naim Ramizi nga ky grup i studentëve ka thënë se me këtë pankartë po ja shpjegojnë asaj se i gjithë rajoni po integrohet përveç Kosovës.
Marrëveshja është arritur, nuk do të kënaq Kosovën
“Me anë të kësaj përformance kemi dashur të paraqesim gjendjen e Kosovës karshi shteteve të tjera përreth, tu fillu nga ajo që të gjitha shtetet e rajonit kanë përfituar nga liberalizimi i vizave dhe lëvizjes së lirë në Evropë, Kosova është vendi i vetëm që nuk po e gëzon këtë të drejtë. Ne si studentë në këtë mënyrë kemi deshtë të shprehim pakënaqësitë në lidhje me mosintegirmin dhe mosliberalizimin e vizave për Kosovën. Kemi parë të arsyeshme që gjatë vizitës së baroneshës Ashton të dalim me këtë performancë ku siç po shihet në mënyrën tonë e kemi shprehur Kosovën, dhe vendet e rajonit lëvizin lirë nëpër Evropë, e ne fatkeqësisht jemi ku jemi”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Ramizi ka thënë se mosintegrimi i Kosovës nuk është problemë politikë, e jo pse nuk janë përmbushur standardet.

Ata kanë thënë se kosovarët nuk duhet të integrohen jo vetëm pse duan por sepse e meritojnë.
Tanjug
“Jo vetëm se duam por edhe e meritojmë, ne ishim viktimë e luftës së fundit dhe kish me qenë mirë që ne të parët ta gëzojmë këtë integrim. Jo pse kërkohen kushte që Kosova nuk i plotëson, ne e dimë që kriminaliteti në shtetet e rajonit ëhstë ndoshta edhe më i madh se Kosovë, korrupsioni i njëjtë po ata tashmë kanë përfituar nga kjo. Ky është problemë politikë, nuk ka të bëjë me kushtet që kërkohen nga BE-ja apo standardet e saj”, ka thënë ai.

Studentët me pankartën e tyre ishin jashtë objektit të Qeverisë, për të mos shkelur rregullat. Ata ishin nga fakultete të ndryshe. 




Europianët nuk kanë pranuar që zyrtarë të LDK’së të marrin pjesë në takimin e liderëve politikë me Shefen e diplomacisë europiane, Catherine Ashton, raporton gazetari i Gazetës Express.

Ata kanë thënë se në takim janë ftuar vetëm liderët politikë, e jo zyrtarë të rangut më të ulët, duke refuzuar kështu që Ismet Beqiri ta përfaqësojë LDK’në në këtë takim.

Isa Mustafa, sipas njoftimeve të partisë së tij, e kishte të pamundur që të jetë në këtë takim, pasi aktualisht ndodhet në një vizitë në Bruksel.

Ndërkohë, gazetarëve që po e përcjellin takimin e Baroneshës me liderët politikë, u është drejtuar Vjosa Osmani, deputete e LDK’së. Ajo ka sqaruar se pse nuk janë zyrtarët e partisë së saj në takim, derisa ka dhënë mbështetjen e plotë të LDK’së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit...


......




“Vizita e baroneshës Ashton është një mesazh i fuqishëm për progresin e arritur në Kosovë për zotimin e mbështetjes së plotë të BE-së për të arriturat në Kosovë dhe për bashkëpunimin tonë të ngushtë me BE-në”, ka thënë Thaçi pas takimit me Ashton.

Kryeministri Thaçi dhe liderët opozitarë i kanë shprehur edhe njëherë baroneshës Ashton, qëllimin dhe vizionin e Republikës së Kosovës për të ardhmen evropiane dhe anëtarësimin në BE dhe në NATO.

Ata kanë ripërsëritur se çdo zgjidhje në kontekst të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duhet të bëhet brenda kornizave kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës.

“Shprehëm konkludimin e përbashkët se procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore duhet të vazhdojë në suaza të respektimit të plotë të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe të standardeve evropiane”, ka nënvizuar Thaçi.

Kryeministri i vendit ritheksoi se bisedimet janë në fazat e fundit për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
“Jemi në një fazë të fundit për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e plotë të gjendjes në veri, për shpërbërjen e strukturave ilegale dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në atë pjesë”, ka thënë Thaçi pas takimit.
Diskutohen marrëveshjet për çështjet e hapura
I pyetur për qëndrimin e Ashton rreth deklaratave kontraverze të Nikoliqit, Thaçi ka thënë se këto deklarata janë ‘befasi edhe për Brukselin`.

Ndërkaq, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar takimin si një përpjekje të fundit për zgjidhjet e duhura në mënyrë që të gjendet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

I pyetur nëse baronesha Ashton ka vendosur kushte apo presion për palën kosovare, Haradinaj ka thënë:

“Takimi është vazhdimësi e përpjekjeve për të gjetur zgjidhje adekuate në kuadër të legjislacionit dhe kushtetutës së Kosovë. Nuk ka zgjidhje jashtë pakos së Ahtisaarit. Nuk ka kushte të caktuara dhe as presion”, ka thënë Haradinaj para gazetarëve.

Menjëherë pas takimeve me krerët me të lartë shtetit dhe liderët opozitarë, baronesha Ashton, menjëherë, është nisur për në Beograd, ku do të takojë krerët institucional të Serbisë.



Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, takuan Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, baroneshën Catherine Ashton.

Në takim morën pjesë edhe ministrja e integrimeve evropiane, Vlora Çitaku dhe koordinatori politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, Blerim Shala.

Presidentja Jahjaga, e vlerësoi vizitën e zonjës Ashton të rëndësishme meqë kontribuon në kuptimin e rëndësisë së procesit të dialogut që po zhvillohet në Bruksel, i cili për synim ka normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Presidentja Jahjaga theksoi se i ka dhënë mbështetje dialogut si e vetmja zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është në interes të qytetarëve të të dyja vendeve dhe për paqen e stabilitetin në gjithë rajonin.

Ajo theksoi se procesi i dialogut nuk ka hapur çështje të tjera që lidhen me statusin ose ato që mund të rrënojnë të arriturat e përbashkëta me bashkësinë ndërkombëtare, dhe vlerësoi se marrëveshjet e arritura deri tash janë një bazë e mirë për lehtësimin e jetës së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka hyrë në procesin e dialogut e përkushtuar për të përmirësuar pozitën e komunitetit serb në Kosovë dhe për t’i integruar ata në jetën institucionale dhe politike të Kosovës. Ajo tha se duhet të jemi të pakompromisë në insistimin tonë që qeveria e Serbisë duhet të shpërbëjë strukturat e saj ilegale dhe paralele në komunat në veri të territorit të Kosovës, sepse ato po mbajnë peng jetën e qytetarëve serbë.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka treguar se është konstruktive dhe fleksibile brenda kornizës ligjore dhe kushtetuese të saj dhe tha se është me rëndësi arritja e marrëveshjeve që mund të zbatohen me sukses.

Ajo theksoi se i jep mbështetje të plotë procesit të dialogut dhe tha se me rëndësi është që të arrihen zgjidhje afatgjata e përfundimtare që nuk do të cenojnë funksionalitetin e Kosovës.

Presidentja Jahjaga theksoi se pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës nuk mund të negociohen dhe nuk ka kthim prapa. Ajo tha se Kosova dëshiron që të konsolidojë pozitën e saj ndërkombëtare dhe që të përafrohen më shumë me BE-në.

Presidentja Jahjaga theksoi se me rëndësi është që Kosova të marrë sinjale pozitive nga BE-ja, posaçërisht në procesin e liberalizimit të vizave dhe atë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, baronesha Ashton, theksoi rëndësinë e dialogut për gjetjen e zgjidhjeve dhe vlerësoi konstruktivitetin e palëve në këtë proces.
Ajo tha se është arritur një përparim i dukshëm në dialog dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura......

Baronesha Katherin Ashton ka filluar takimin me liderët e partive politike kosovare në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë po marrin pjesë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i AKR-së, Behgjet Pacolli. Ndërkaq, pakicat po përfaqësohen nga Slobodan Petroviq që udhëheq liberalët serb dhe Mahir Yagcilar.

Aty nuk janë prezent lideri i partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa i cili gjendet në Bruksel dhe Albin Kurti i Vetëvendosjes. Këta të fundit më herët kanë paralajmëruar se se nuk do të marrin pjesë në këtë takim pasi që kundërshtojnë dialogun në mes Kosovës e Serbisë.

------------------------------------

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme e siguri, Katherin Ashton, ka filluar sot rreth orës 9 të mëngjesit takimin me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Ky takim që po mbahet në Presidencën e Kosovës ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm të meieve, ndonëse ato nuk u lejuan as të marrin pamje e të fotografojnë treshen.

Më pas, baronesha Ashton do të takohet me liderët e partive politike kosovare. Mospjesëmarrjen në këtë takim e kishte paralajmëruar vetëm Lëvizja Vetëvendosje.

Pas këtyre takimeve nuk janë planifikuar deklarata për medie, por vetëm komunikata për shtyp.

Ndërkaq, ende nuk është e sigurt nëse ndërmjetësuesja e BE-së në dialogun në mes Kosovës e Serbisë do të udhëtoi për në Beograd.

Zyrtarët në Bruksel thonë me kusht anonimiteti se varet nga rezultati i bisedimeve në Prishtinë, nëse Ashton do të vizitoi edhe kryeqytetin e Serbisë.




Thaçi: Vizita e baroneshës Ashton – zotim i mbështetjes së plotë të BE-së për të arriturat në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, baroneshën Catherine Ashton, e cila vizitoi Kosovën.
Pas takimit në Zyrën e Kryeministrit, kryeministri Thaçi dhe baronesha Ashton kanë pasur një takim të përbashkët me presidenten Atifete Jahjaga, ndërsa më pas kanë takuar liderët e partive politike.
Pas takimeve, kryeministri Thaçi ka pasur një paraqitje para medieve.
Gjeni më poshtë të plotë fjalën e kryeministrit Thaçi para medieve:
Vizita sot e baroneshës Ashton në Republikën e Kosovës është një mesazh i fuqishëm për progresin e arritur në Kosovë, për zotimin e mbështetjes së plotë të BE-së për të arriturat në Kosovë, për bashkëpunimin tonë të ngushtë sot dhe në të ardhmen.
Në të njëjtën kohë, ne shprehëm përsëri në mënyrë unike qëndrimet tona, qëllimet tona, vizionin tonë, për të ardhmen e sigurt të Kosovën të evropiane, për t’u anëtarësuar në NATO, Bashkim Evropian, për ndërtimin e Kosovës së re demokratike, multietnike dhe evropiane.
Sot kam zhvilluar tri takime rresht me baroneshën Ashton, një takim në kryeministri, pastaj me presidenten dhe tash me liderët politikë të partive të ndryshme politike të Kosovës, pozitë dhe opozitë, por edhe të liderëve të etnive të ndryshme, pra të profileve të ndryshme politike.
Ishte konkludim i përbashkët se procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, në suaza të respektimit të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, të standardeve evropiane.
Në të njëjtën kohë dua të theksoj se në këtë moment jemi në një fazë të fillimit të fundit për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e plotë të gjendjes në veri, që të kemi lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, shpërbërjen e plotë të të gjitha strukturave ilegale të sigurisë, fillimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë sipas ligjeve të Kosovës, pastaj të organizohen zgjedhjet lokale edhe në ato katër komuna në veri, në përputhshmëri me ligjet e Kosovës, si dhe më pas të formohet edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, gjithmonë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, pa asnjë mandat legjislativ, ekzekutiv apo të pushtetit të tretë.
Kështu që mbesim me optimizëm se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur. Takimi tjetër në mes të dy kryeministrave do të ndodh me datën 20 të këtij muaji. Presim që edhe Beogradi të jetë më pragmatik në qasjen e vet, sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me shtetin e Kosovës, sepse ky proces është i pakthyeshëm, do të ndodh, Serbia duhet ta njeh realitetin e Kosovës. Është edhe fillimi i njohjes de juro për Republikën e Kosovës nga Serbia, ndërsa ne duhet të fokusohemi në kuadër të kompetencave, Kushtetutës, Ligjeve të Kosovës, që t’iu mundësojmë jetë më të mirë, më të sigurt, qytetarëve tanë në veri, që të ndodhin edhe investime socio-ekonomike, të ndryshojmë jetën e tyre për të mirë, të integrohen në jetën institucionale dhe shoqërore, edhe në nivelin lokal edhe në nivelin qendror. Mbes me shpresë dhe optimizëm se diçka e tillë do të ndodh.
Në të njëjtën kohë kemi diskutuar edhe për periudhat kohore të implementimit të marrëveshjes që mund të arrihet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, për rolin që do ta ketë edhe NATO, KFOR-i, gjithashtu edhe EULEX-i bashkërisht me institucionet e Republikës së Kosovës, dhe mundësinë e krijimit të rrethanave lehtësuese, ndihmuese, nga Beogradi por edhe vendet tjera të rajonit dhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Ajo që është shumë me rëndësi është se Bashkimi Evropian edhe vendet që e kanë njohur shtetin e Kosovës, që janë 22, dhe pesë të tjera që ende janë në proces të njohjes, janë unik në mbështetje të angazhimeve tona të përbashkëta për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Serbi.
Pyetje:
A ka pas ndonjë kërkesë më specifike nga baronesha Ashton? Dhe në fund të këtij procesi a pritni ndonjë marrëveshje të shkruar?
Kryeministri Thaçi:
Ne presim marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, respektohen të gjitha gjuhët që praktikohen dhe gjuhët që janë zyrtare në Republikën e Kosovës. Ndërsa, mendoj që gjërat duhet të lëvizin më shpejt, dhe jemi të interesuar që të jenë në nivel edhe më cilësor.
Çdokush sot e sheh se progresi po ndodh hap pas hapi. Kanë qenë probleme të grumbulluara një shekullore, për këto tek veriu kanë qenë të grumbulluara 13-14 vitet e fundit. Atje për herë të parë po fillon së funksionuar shteti ligjor, i drejtuar kundër askujt, por në shërbim të të gjithëve. Andaj unë pres që gjërat të lëvizin më shpejt drejt arritjes së një marrëveshje politike, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona, që do të jenë me nënshkrimin e delegacioneve të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, me garancën e plotë të Bashkimit Evropian, baroneshës Ashton, periudhat kohore të implementimit dhe mekanizmat implementues. Në të njëjtën kohë ju e dini se ky proces e ka mbështetjen e plotë të SHBA-së. Dje kam diskutuar edhe me zotin Reeker dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm.
Pyetje:
Kryeministër, a keni kërkuar sqarim nga baronesha Ashton për deklaratat e Nikoliqit?
Kryeministri Thaçi:
Ka qenë befasi edhe për Brukselin, edhe për Prishtinë edhe për Beogradin se çka ka deklaruar presidenti Nikoliq. Ne nuk i themi Beogradit të dorëzohet, por të jetë më pragmatik. Sepse tek e fundit nuk ka çfarë të dorëzohet, Kosova është vend sovran, dhe është i pavarur dhe përgjegjësitë për shtetin tonë i marrim ne. Me Beogradin gjithçka ka përfunduar më 10 qershor 1999, sa i përket lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Por kemi obligim të ndërtojmë raporte të fqinjësisë së mirë, të normalizimit të marrëdhënieve, raporte të standardeve evropiane, prandaj në këtë drejtim mendoj se Beogradi duhet të jetë më pragmatik dhe të tërhiqet apo shkëputet nga politika tradicionale e së kaluarës, dhe të punoj sipas standardeve dhe vlerave evropiane.


A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...