2013-12-28

“BASHKE TA FESTOJME LIRINE APO KOCKA VECMAS TE LEPIJME…”


…si ta festojme pavaresine e Kosoves?

“BASHKE TA FESTOJME LIRINE APO KOCKA VECMAS TE LEPIJME…”

ZEF PERGEGA

Festat tona kombetare, sic eshte dita historike e ngritjes se flamurit me 28 nentor 1912 ne Vore (nuk e di ku eshte pengesa qe nuk e nisim qe me 28 nentor 1444, kur e ngriti flamurin ne Kruje Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe themeloi shtetin e pavarur shqiptar ne te gjitha trojet nga Turqia, po e nisim me qeverine e Vores qe kishte akses deri ne Fier?!” dhe pavaresine e krijimin e shetit te dyte shqiptar te Kosoves, duhen te trajtohen si festa te palces se identitetit shqiptar ne te gjitha trevat e ne diaspore.
Po c’fare ndodh ketu ne emigrim ne SHBA?!
Paguajme shpesh darken, per tu kthyer ne banese te merzitur. Te merzitur nga fjalimet e thata, te vyshkura parafabrikate te gjata e stergjata…te merzitura nga muzika, nga e njejti repertor dhe toni shume i larte dhe i zhurshem. Tash 14 vjet ne Amerike ende nuk e kam pare Cun Mulet te jete ule…megjithse i kendohet ne cdo aktivitet. Apo ulesh o Cun Mula…?! Te merzitur nga tallavaja e nga mos profesionalizmi i organizimit!
Kur gjaku heronjeve ende nuk eshte thare, e per to nuk flitet asnje fjale, e kur kockat e tyre renkojne, atje nga fundi, kur kujtojne se jemi te pire nga nje kenge serbe e degjojme!
Une nuk jam kundra snje populli, as turk, as grek dhe as serb, se populli im ka votuar qe perfaqesuesit e tyre ti kete si kular ne qafe ne parlament!
Kjo loje e rrezikshme dhe ky pazar me festat tona ne diaspore me kujtoj 21 dyqanet antike te Lezhes time te vjeter, rrugica e te ciles niste nga Katedralja e Shen Kollit deri tek furra e bukes, buze ures se lumit Drin. Edhe sot e kujtoj me nostalgji eren e simiteve te saj! Rrugica ishte e shtruar me kalldrem dhe dyqanet i mbanin qepenat e hapura.
…Samare me pluhur mielli, berbere qe rruanin, qethnin e prisnin mustaqet e bajraktareve dhe bejlereve, thase me krune, mbi konope te bardhe varur lekura te regjura…djathe me shtreba!
“A don gjize zotni?! Babune groshe e misri te verdhe, pordhe hajgaresh…me tej duqani i nuseve..
“Sa i ke keto tirqe?!”
“Dy mije per ty!”
“Sa te rende e paske doren?!”
“I ka qep dora e nje malesoreje!”
“A po don stringla sermi mirsitore?”
Me tej kovace qe kallaisin kusija te shpuara nga patritozmi i forte. Teneqe te ndryshkura shet dikush per thark thishe…vargu i gjate i specave te kuq, te varura ne ajrin e miteve te shoqerive te interesit, te ulur ne qylymin e nderit ne qimen e 40-te te pambush!
“Hajde zotni, kemi kembore per desh?!”
“Kembore…?”
“Po po kembore me rrum!”
…Festat u interesojne si te gjalleve, si te vdekurve, si heronjeve e martireve qe u duket jeta si me le kur bien per atdhe! Ketyre te fundit qe jetojne me vepren e tyre u interesojne si test per te kuptuar terrin dhe hijen e syve te njerezve qe rendin pas lepirjeve dhe karakterin ua kane besur per 20 dollare thyerjeve!
Diten e Krishtlindjeve 2013, kur u ktheva nga puna, pata nje gezim. Ambasada e Kosoves ne Washington me dergonte nje kartoline urimi ne gjuhen angleze. Jo vetem per mua, qe i perkas ketij besimi, por me erdhi mire ne sy te femijeve qe me bombarduan me pytje per Kosoven. Me erdhi mire edhe si shenj dhe ogur i bardhe, ne driten e te cilit shoh thyrjen e nje paragjykimi.
Per keta te Shqiperise nuk behet fjale. Ishin mesuar te vinin ketu per te perdhursur, nencmuar dhe si faraonet e rrezuar te ngrinin ne tempullin e shenjte nje pale. Po si kishin depertuar?! Shikoni gjurmet e glacimmeve! Ne nje kuptim mire qe fitoj PS-ja se ndonje diplomat na kishte ngjallur neveri, kur ia shikonim kollaren si llape qeni dhe kemishen e yndyrosur, tek kishte lepinte kocka dhe poshteronte inteligjencen e mergates!
Mora vesh keto dite se ne nje salle gri me trazime ishin mbledhur krente per te diskutuar se si ta festonim “bashke” me bythen jashte pavaresine e Kosoves. Pra kerkohej mendim per kete feste, jo heronjeve, jo kontribuesve deri me 100 mije dollare, jo atyre qe lane familjet ne Amerike dhe veshen ne front uniformen e UCK-se, kur disa u qyrren…,jo familjes se tre heronjeve Bytyci, jo more jo, jo ndonjerit nga batalioni “Atlantiku, jo more jo Agron Mirdites…! Para tyre asgje nuk eshte Adem Jashari, para tyre eshte i vogel Ded Gjon Luli, madej kush po e njeh Heroin kombetar Gjergj Kastrioti, se mbi gomar ka hyp e nuk zbret DonKoshoti!
Promblemi numer nje nuk eshte respekti e nderimi i ngjarjes, historise dhe gjaku i te reneve, po kush ta kape me i pari mikrofonin, qe po e shyejne sic shqyen qeni kockat. Se keta nuk i sheh ne nje promovim e ngjarje kulturore, se aty nuk ka kush nderim per barkun e madh…
Degjova se dikush kishte propozuar qe te pregatitet nje pershendetje e shkurter, pas fjales se rastit, dhe te lexohet ne emer te 38 shoqatave. Shume ide e bukur! Ketu u prish loja… dhe Ambasadori i Venedikut u zgerdhi nen petkun e ngaterreses…
Po pse more vellezer doni ta ktheni ne tallava cdo vlere kombetare, te qendisur me indet e gjakut te deshmoreve?!. A ka menyre tjeter?! Po si more nuk ka. Kemi ketu aktore, regjizore, duke perjashtuar kllaunet e dites, kompozitor, njerez qe kane dale ne skene me mijra here. Po jo duhet te jape mendim vetem kryetari i shoqates, jo te gjithe se nuk futen ne je thes, si dikur, nenkupto sekretarin e partise.
Kjo feste mund te behet shume mire me nje koktej, me nje ekspozite fotografike, qe mund te vinte nga Kosova, me nje program letraro- artistik, me nje konkurs krijuesish…dhe keshtu ajo do te merrte vleren me te larte qytetare, me nje ide te perbashket, po lufta e garuzhdeve eshte e tmerrshme. Ne kete corbe kultura edhe gjalle aksidentalisht!

2013-12-27

Te krishteret kunder te djallezuarit Ilir Meta, per mos marrjen e statusit te Shqiperise


Nga Gjergj Meta

Me qëllime të mbrapshta në këto ditë ka gjarpëruar në Shqipëri idea se mosmarrja e vendit kandidat nga Europa është bërë për shkak të pranisë së myslimanëve në Shqipëri. Një demagogji më djallëzore se kjo nuk ka. Në fakt është artikuluar në publik nga ndonjë politikan, por unë e dëgjoj edhe jashtë bisedave publike në rrethe më të ngushta. Para se të hyj në analizën e këtij fenomeni dua menjëherë të them se për mendimin tim dy janë faktorët thelbësorë që nuk morëm statusin kandidat.
E para janë atavizmat komuniste që vazhdojnë ende të udhëheqin mendësinë e shumë shqiptarëve, qofshin në bazë e qofshin në udhëheqje të vendit, dje edhe sot. Së dyti faji i faturohet, absolutisht dhe pa asnjë negocim, faktorit politik shqiptar, me vendimet e tyre dje dhe opozitën sot e me bojktimet e opozitës dje e vendimet e tyre sot. Por për këtë do jetë historia ajo që do të analizojë më mirë se unë gjithçka e do t’i japë meritën apo turpin gjithsecilit. Sa i pëket faktorit religjioz si përcaktues për çështjen e antarësimit të Shqipërisë në BE është një demagogji jo vetëm e dobët, por edhe konfliktndjellëse e nxitëse. Në përgjithësi e bëjnë njerëz që me religjionin apo me përcaktimet i krishterë e msyliman nuk kanë të bëjnë, pasi fenë e shohin me lupën e idologjisë marksiste apo e masin me metrin e pragmatizimit për ndonjë vend të mëtuar në adminstratën shqiptare kinse përkatësia e tyre është kusht për anëtarësimin në BE. Sa për Europën, historia e konfliketeve fetare nuk është diçka që ka ardhur tani. Në Europë antisemitizmi ka bërë kërdinë. A nuk është ky një konflikt me ngjyrë religjioze? Të krishterët nuk kanë pasur nevojë t’u shfaqeshin “ezmerët” në brigjet e Gjibraltarit për të bërë luftë, pasi ne të krishterët kemi dëshmuar se dimë të luftojmë e të shqyhemi ndërmjet protestantësh e katolikësh.



A nuk vazhdon sot e kësaj dite kjo histori në Irlandë? A nuk kanë qenë të ndaluar e të padëshiruar për treqind vjet katolikët në Angli nga “vëllezërit” e tyre të krishterë anglikanë? A nuk e dimë se sot në Greqi katolikët nuk kanë të drejta të barabarta me ortodoksët? Por ne në Shqipëri kemi dëshirë të shmangim gjithmonë problemet dhe përgjegjësitë e t’i hedhim te të tjerët. Nuk janë msylimanët që na pengojnë në integrimin tonë në BE. Nëse myslimanët kanë probleme me veten, sikurse edhe të krishtërët kanë, kjo është një çështje tjetër që ata do ta zgjidhin vetë edhe ndoshta me shumë sakrifica, sikurse po ndodh në shumë vende me shumicë myslimane, në Lindjen e mesme e në Afrikë, në të cilat një pakicë intergaliste e fundamentaliste po dikton jetën e popujve. Ajo që harrojmë ne është se në Shqipëri nuk ka vullnet për t’u bërë pjesë e traditës Europiane të kulturës së takimit midis të ndryshmëve për një çështje të përbashkët. Ne nuk duam të mendojmë (dhe as të pranojmë) se Europa ka nisur nëpërmjet shtrëngimit të duarve të dy popujve armiq, Francës dhe Gjermanisë në mbarimin e konfliktit të dytë botëror. Atëherë kur mendohej e pamendueshmja atehërë ndodhi në Europën që ne sot aspirojmë. Por këtë ne nuk e duam, sepse atëherë do të ishin të detyruar të shtrëngonin dorën pozita e opozita edhe në Shqipëri, do të thonte të takoheshin gjakësit me njëri-tjetrin, të bënim debate më të civilizuara në televizor politikanët dhe njerëzit e mediave e të kulturës etj. etj. Ne jemi në mendjen tonë ende komunistë, mendojmë në mënyrë hegjemonike dhe integraliste. Ne mendojmë: “nuk duhet të ekzistojë i ndryshmi” apo “integrimi i Shqipërisë duhet të ketë emrin tim e jo edhe emrin e kundërshtarit tim bashkë me mua”. Sa herë në këto vite kemi prishur punë, kemi bojkotuar, e vazhdojmë ta bëjmë, sepse nuk duam që dikush të marrë meritat, pasi nuk duam t’i ndajmë meritat. E atëherë kur mungon kjo kulturë e takimit pse duam t’ia hedhim fajin myslimanëve? Kjo do të thotë të lash duart nga problemet dhe mangësitë.


Do të thotë ta kthesh besimin edhe një herë në problem e të krijosh një mendësi të ’67, por të kamufluar me modernizëm laicist. Europa kërkon standarde ligjore, vullnet për luftën kundër korrupsionit, sistem edukues në përputhje me vlerat që kanë bërë Europën. Ajo nuk kërkon çertifikatën e pagëzimit e as nëse je rrethprerë apo jo. Kërkohet t’i vëmë krahët punës, të shpërvjelim mëngët, të ulim hundën e të punojmë sëbashku megjithë dallimet tona. T’i japësh mosintegrimit në Europë ngjyra fetare do të thotë të shmangësh problemin nga vetja e ta gjesh diku tjetër ku nuk ekziston. Do të thotë të mos jesh as deri në nivelet e një kulture mesjetare e cila njohu takimin e krishtërimit me filzofinë pagane, por edhe takimin e krishtërimit me islamin, sikurse ndodhi që shën Françesku takoi kalifët, e Avicena e Averroeu, dijetarët isalmë të Persisë, na rikthyen në vëmendje Aristotelin që për shekuj ishte harruar. Të mos harrojmë se Europa para së gjithash nuk është më e krishterë e nga ana tjetër Shqipëria nuk është e gjitha msylimane. Nëse dikush në Europës sot (apo në Shqipëri) do të shkojë kundër myslimanëve, nesër (por edhe sot) do të çohet peshë kundër katolikëve e kështu me rradhë. Megjithatë unë dëshiroj ta mbyll duke thënë se, nëse është e vërtetë që Europa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë, sepse preferoj të kaloj jetën me miqtë e mi të zemrës me të cilet jam rritur, kam ndarë të mirën e të keqen, më janë gjendur e u jam gjendur, por të cilët shpallin një kredo të ndryshme nga e imja, se sa të jetoj me një hollandez, a gjerman, a francez me të cilin shpall të njëjtën kredo. Nëse në Europë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën!

http://respublica.al/author/gjergj-meta

(Autori është shkrimtar dhe prift katolik)


--------------------------
Dom Gjergj Meta: Pse shkruaj dhe çfa rë lexoj

Aida Tuci

“Dom Gjergj Meta nuk është një prift tradicional që komunikon vetëm me besimtarët e tij. Ai është nga ata klerikë që çuditërisht ka një gjergj-metamarrëdhënie shumë të mirë me median. Tashmë mund të thuhet se Gjergj Meta ka ndërtuar një karrierë në fushën e publicistikës, sepse ai është vazhdimisht prezent në shtypin e shkruar dhe atë viziv qysh në vitin 2002 e së fundmi edhe me një rubrikë të tij në të përjavshmen ‘Mapo’. ‘Ditar periferie’ është libri i tij i parë ku ai ka mbledhur publicistikën e shkruar që nga vitit 2002 -2012. Po si erdhi Gjergji Meta në publicistikën shqiptare? Ishte rastësi, vokacion apo rimarrje e modelit të klerikëve të viteve ’30? Raportet e publicistikës së tij me Kishën dhe të tjerët; cilët janë librat që e kanë formuar dhe autorët e preferuar. Përtej “Ditarit…” Dom Gjergj Meta flet edhe për veten.

Një klerik shqiptar që shkruan publicistikë. A është kjo një rimarrje e modeleve të viteve ’30?

Unë mendoj se ka dy aspekte. Njeriu shkruan së pari sepse e ndien si vokacion të brendshëm dhe kur merr feedback-un, ky vokacion vjen dhe përforcohet brenda teje. E dyta, sigurisht ka qenë dhe dëshira për ta rimarrë traditën publicistike të klerit katolik të viteve ‘30, por duke e përkthyer në kohë. Unë nuk jam shkrimtar e as poet, por kam kapur aspektin publicistik aty ku jam ndjerë më mirë. Në fakt, përvoja ime me median është pak më e hershme. Nuk e di nëse e kam thënë këtë fakt ndonjëherë, por unë kam filluar të shkruaj qysh kur kam qenë student në Bari të Italisë. Në vitin 1997 u botua artikulli im i parë në të përditshmen e Ipeshkvisë katolike ‘Avenire’ për situatën e ’97-ës në Shqipëri. Artikulli u botua në formën e një editoriali. Një vit më vonë botova një tjetër shkrim kundër stigmatizimit të shqiptarëve si importues të prostitucionit. Me këtë shkrim kam marrë dhe frytet e një suksesi publicistik. Më erdhën shumë letra në atë kohë nga shqiptarë, italianë dhe spanjollë. Mora edhe letra kërcënuese. Kështu dalëngadalë nisa të kisha një raport me median. gjë që e rifillova edhe kur u ktheva në Shqipëri. Në fillim nisa të shkruaj te gazeta ‘Koha Jonë’. Shkrimi i parë ka qenë për çështjen e martesave homoseksuale. Ishte hapur një debat dhe patëm një seri shkrimesh bashkë me Mesila Dodën, e cila dhe ajo shkruante në atë kohë te kjo gazetë.

Si e shihni në raport me kishën modelin e klerikut si imazh publik?

Përgjithësisht është një raport i mirë. Por mund të them se që në fillim unë pata një nxitje nga Shenjtëria e Tij Imzot Rrok Mirdita, i cili e ndiente nevojën e klerikëve që komunikonin me publikun. Ai deri në atë moment kishte qenë i vetëm dhe kur erdhëm ne brezat e rinj të priftërinjve ishte ai në një farë mënyre që nainkurajonte të shkruanim.

Zëra kundër, brenda kishës, nuk ka pasur?

Ka pasur edhe zëra kundër, por jo të fuqishëm. Në përgjithësi unë kam bindjen që kisha duhet të komunikojë dhe nëse unë e kam këtë dhunti përse të mos e përdor. Unë kam mbuluar edhe detyra institucionale në fushën e komunikimit me median, sepse kam qenë edhe zëdhënës i saj për tre vjet. E përdorni median, por në të njëjtën kohë jeni dhe kritik ndaj saj… Ju mendoni kështu. Unë mendoj se media më përdor mua. Është pra një marrëdhënie reciproke. Por unë mendoj se nuk mund të jesh mik i dikujt nëse nuk di ta kritikosh. Kritika ime deri tani për median ka qenë vetëm konstruktive, sepse dëshiroj një media në lartësinë e duhur. Kryesisht kanë qenë kritika për çështje të dimensionit të saj etik dhe profesional. Unë këmbëngul vazhdimisht që të ketë në Fakultetin e Gazetarisë punë doktorature ose masteri ku gazetarët të keni njohuritë bazë të religjonit. Që të kenë informacion se në Pashkë nuk zbukurohet pema dhe se vezët e kuqe nuk bëhen për Krishtlindje. Redaksitë më të rëndësishme në Europë kanë p.sh një Vatikanist që duhet në pak raste, por ama kur duhet është shumë i rëndësishëm.

Pse vendosët që t’i mblidhnit në një libër gjithë publicistikën tuaj të botuar më parë në të përditshme të ndryshme? Çfarë ndryshon kjo në komunikimin tuaj me publikun?

Shkrimet e mia nisen gjithmonë nga një situatë jetësore, konkrete që ka ndodhur në mjedisin tim, në vendin tonë ose në botë. Por unë jam munduar gjithmonë që duke u nisur nga një situatë konkrete t’i jap shkrimit ngjyrime atemporale, pra reflektime që mbeten në kohë. Kështu duke i përmbledhur në një libër unë i jap lexuesit tim mundësinë që të shikojë ato ngjyrime atemporale që mund t’i shërbejnë në çdo kohë dhe që e ndihmojnë të reflektojë në çdo kohë. Prandaj dhe në libër i kam ofruar publikut një ndarje të shkrimeve të mia publicistike jo sipas një rregulli kronologjik, por sipas tematikave që kam trajtuar. Një libër gjithashtu është gjithmonë i rëndësishëm dhe për efekte studimore.

Çfarë ju ngacmon për të shkruar?

Realiteti në përgjithësi, e përditshmja, aspekte sociale dhe ekzistenciale, por edhe politike nganjëherë, edhe pse për mua politika është gjithmonë në funksion të diçkaje tjetër dhe jo të vetvetes. Jam munduar që të mos jem i rreshtuar politikisht, pavarësisht se dhe unë kam bindjet e mia politike. Për një klerik, si është raporti me censurën, e kam fjalën me veten, por dhe me Kishën si institucion? Jo, këtu nuk bëhet fjalë për censurë. Unë kam vetë një lloj autocensure. Shkrimet e mia i rishikoj gjithmonë. Por kam dhe dikë tjetër që mi sheh dhe i lexon para se të botohen, por nuk ka të bëjë fare me kishën, ky dikush-i është laik. Ka momente që edhe unë jam kritik ndaj impostimit në disa çështje nga ana e bashkësisë kishtare ku unë bëj pjesë, por jam kritik deri në atë pikë sa mund të quhet kritikë konstruktive dhe e shëndoshë jo kritikë për kritikë.

Cilat libra e kanë formuar Dom Gjegjin dhe cilët autorë?

Në fëmijërinë time kam lexuar shumë letërsi të realizmit socialist, por asgjë s’më ka mbetur. Më vonë pastaj formimi im ka qenë më së shumti filozofik dhe teologjik. Kam lexuar klasikët e mendimit: Aristotelin, Platonin, më vonë Dekartin, Kant-in, Hegel-in. Niçe-n etj. etj. Edhe letërsi artistike kam lexuar. Dy autorët e mi më të preferuar janë Dostojevski dhe Servantesi. Po nga letërsia e sotme shqipe? Letërsinë shqipe e lexoj më pak. Kam lexuar nga Kadareja, jo gjithçka, Martin Camajn, Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën. Kam nisur të lexoj dhe Kongolin. Por letërsia shqipe nuk më ngroh. Më duket e ftohtë, nuk arrin të të japë ngrohtësi, nuk të hap ndaj shpresës. Unë jam i ndjeshëm në këtë pikë. P.sh. ti nuk mund të lexosh Dostojevskin pa u entuziazmuar. Unë e lexoj dhe rilexoj ‘Don Kishotin’, që është kryevepër me përkthimin e Petro Zhejit.

Në formimin tuaj, por dhe në leximin e përditshëm, si është raporti i letërsisë religjoze me atë laike?

Arti por dhe letërsia në veçanti, për mendimin tim, është religjoze. Ajo ka të bëjë me fjalën dhe fjala është kryefjala e religjonit. Zoti krijoi botën nëpërmjet fjalës. ‘Zoti tha: Të bëhet drita dhe drita u bë’. Krishti për ne është fjala. Krishti për ne është fjala e amëshuar e atit, kështu që fjala në vetvete është shprehësja më e mirë e realitetit hyjnor. Dhe kur një njeri krijon letërsi nëpërmjet fjalës, atëherë arrin kulmin e ngjashmërisë së tij me zotin. Kështu që është e pamundur që fjala mos të të çojë në dimensione të përtejme. Çfarë do të thotë edhe përtej autorit, sepse kur një shkrimtar të dorëzon një vepër ajo nuk është më e tij, por është e lexuesit dhe lexuesi aty gjen atë që do dhe e lexon ashtu siç ai do. Kjo do të thotë të shohësh përtej autorit.

A kanë ndikuar autorët e preferuar Dostojevski dhe Servantesi në stilin tënd të të shkruarit?

Mendoj se i ngjaj vetvetes, por modeli im është Dostojevski. Nuk e imitoj, sepse ai është i paimitueshëm. Për mua Dostojevski është një shkrimtar që të mban pezull dhe më pëlqen shumë ky model. Më pëlqen ta kem edhe kur predikoj. Tundimi më i madh i një njeriu që shkruan dhe predikon është që të jetë shterues. Por ky është një tundim. Të pretendosh të jesh shterues do të thotë se je mendjemadh, arrogant. Si predikues, duhet gjithmonë t’i lësh takim dëgjuesit tënd, që ai të ketë interes për të ardhur sërish aty. E nëse ti je shterues, këtë nuk e bën dot.

Xhevat Latifi-Magbule Xhemaili: Piktorja që ka bojnat fjalë të gdhendura në pikturë!


Ajo, është profesoreshë e përkushtuar dhe përditshmëria me ligjërimin e artit e ndjek si hije. Po hijet dhe drita, ngjyrat dhe letra, vijat dhe pëlhura me atë – të kuqen e Onufrit, delikatesa dhe përqendrimi natyrshëm se e bëjnë të veçantë Magbule Xhemailin, piktoren akademike nga Gjilani.

Piktorja që ka bojnat fjalë të patinuara në ato vijëzat e pikturave, derdh ngjyrën e dashurisë për jetën. Studiuesit serioz, artin e Magbules, e kanë piketuar në atë të origjinalitetit, dhe brishtësisë femërore. Një zë i butë dhe i fildishtë femre, një pluhur afresk-esh, të nxjerra nga kujtesa dhe legjendat. Një pro-urbaniste që proteston për të mbrojtur eko-diversitetin e jetës në natyrë. Një zë që nuk përkulet por ngrihet si kampione edhe atëherë kur tjerët nuk besojnë...
Magbule Xhemaili: Piktorja që ka bojnat fjalë të gdhendura në pikturë!
Piktori i mirënjohur Gjelosh Gjokaj, punën e Magbulës, e vlerëson të jetë në koherencë me modernën. “Mendoj se puna e Magbule Xhemailit nuk eshte aspak prapa krijimeve figurative qe sot bëhen ne Evropë nga gjenerata e saj”, shprehet Gjokaj.

Ai, Gjokaj si një artist i rryer për të njohur talentet duke vlerësuar piktoren për aktualitet dhe origjinalitet, pohon se “Origjinaliteti i saj krijues, teknika e punës dhe mënyra e krijimit janë dëshmia me e mirë se ajo po ec e sigurt dhe është me trendin e artit modern që sot po krijohet gjithandej Evropës dhe më gjerë”

Studiuesi i artit Mustafa Ferizi, duke vlerësuar Magbulen si “Koherencë Pikturale”, shkruan se që nga paraqitja e parë në ekspozitat e artit pamor kosovar, piktorja bëri të kuptohet se në raport me krijuesit e gjeneratës, po vinte ndryshe: sa në aktin e shprehjes aq ne aktin kreativ. “Magbule Xhemaili, sjellë një ”yrnek”, në pikturë të artikuluar në mënyrë krejtësisht strukturaliste”, ka vlerësuar prof Ferizi, duke shtuar se Magbulja pra ishte dhe mbeti krijuese e veçantë, si me koncepte artistike, po ashtu me mënyrën me të cilën i barti dhe i realizoi ato ne pikturën e vet.

Arti i Magbulës, është koncept artistik me struktura racionale, që pasqyron vetëdijen dhe protestën e botës së saj të brendshme, një art modern me diskurs të mileniumit, me shpirt estetik dhe milimetrike në piketim të vijës dhe honeve të gjithësisë.

Si një kozmopolite dhe globaliste në pikëpamje, Magbulja, bënë përpjekje të pareshtura të krijojë harmoni, sa në botën e saj të brendshme aq në atë të krijimit të harmonisë, të pasqyroje ndjenjat me idetë, të bukurën dhe realen. Pak-sa Niçeane, në kërkim të njeriut të ri! Njeriut që nuk pranon kohëzgjatjen e pafund të robërisë dje dhe të tranzicionit të stërzgjatur sot.

Ajo, është From-jane ngase kërkon njeriun e ikur nga liria, që të kthehet vetës, që të lirohet nga vetë-tjetërsimit. Është Sokrat-i-jane, kërkon tokëzimin e filozofisë të artit të saj, lejon të preket, të merret me veti, të vendoset në libra, akoma më shumë të lëviz të dalë jashtë në murale, në qoshet urbane pse jo edhe si grafite. Thënë ndryshe ajo kërkon që arti i saj të komunikoj me njeriun...

Apo sic do ta vlerësonte prof Ferizi, “Në esencë, në pikturën e Xhemailit gjejmë prirje madje të shquar, për të komunikuar në mënyrë racionale. Racionalizimi i saj nuk shprehet vetëm në botën e koncepteve, por edhe në materialin me të cilin i ndërton dhe sendërton ato. Ky material përbëhet nga ngjyrat e errëta gati monokrome, herë-herë, të ndriçuara me tone apo thekse të hareshme koloristike, ose me ndonjë mesazh linguistik, të dhënë në formë grafiti”.

“ Njeriu, është ai që donë të jetë”, thotë Magbulja. As jeta, as njeriu dhe as arti, nuk mund të themi se janë trik i natyrës. Arti nuk është rren, nuk është lojë aksidentale e natyrës! “ Është një harmoni perfekt në kozmos, dhe po qe njeriu është sinkrom me vetën, do ta ketë të përjetshme lirinë”, thotë ajo, duke shpalos motivet, të nxjerra nga jeta e përditshme, kundërthëniet sociale, shfrenimi urban, dhe ku një vend të veçantë zë jeta në natyrë.

“E ka koha dhëmbin e saj që zhdjerr, ciflon, gërryen disi kobshëm pa reshtur. Disi në mënyrë tinëzare çdo gjë para vetës, çdo sekondë, çdo vit, është shumë e shtrenjtë koha dhe ne duhet të shfrytëzojmë atë!? Duhet ta vjedhim kohën nga koha”, thotë piktorja
Magbulja, te motivet dyert e ronitura, muret herë të zhveshura, herë të rrënuara... komunikon me gjuhën e artit modern, përmes së cilës gjuhë, ndërton identitetin e vet kreativ, mëvetësinë shprehëse, dorëshkrimin vetanak inventiv e subtil.

Pikturat e Magbule Xhemajlit, të bëjnë me ndje vetën mirë. Janë këto piktura që kërkojnë të “ rrimë të lumtur”, pse jo dhe të protestojmë… Është koherencë pikturale” !

Planet per te ardhmen:

Në muajin e Nëntor 2013 do të prezentohet në ekspozitën ndërkombëtare “Ditët e artit në Gosau” në Zvicërr, në të cilën ekspozitë do të prezentohen 30- 50 artistë të vendeve të ndryshme.
Ndersa nga 12/16 shkurt 2014 do të jëtë pjesëmarrese në ekspozitën ndërkombëtare “1st Italian Biennale of Creativity, e cila do të mbahet në Veronë.

BIOGRAFIA

Magbule Xhemaili u lind në Pogragjë të Gjilanit më 1 Tetor 1976. Më 1995 pas mbarimit të Gjimnazit "Zenel Hajdini" në Gjilan, u regjistrua në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve Figurative – Dega e pikturës, në klasën e Akademik. Prof. Muslim Mulliqit, ndërsa u diplomua më 2000, në klasën e Prof. Xhevdet Xhafa. Mbaroi magjistraturën dhe mbrojti me sukses temën e diplomës "Struktura e grafitit në pikturë", nën mbikqyrjen e Prof. Esat Vallës, më 2008.

Magbulja, që nga viti 2000 punon si mësimdhënëse e lëndës së Artit figurativ në Gjimnazin "Zenel Hajdini" në Gjilan. Nga tetori i vitit 2012 deri në qershor 2013 punoi si bashkëpunëtore e jashtme në Fakultetin e Edukimit në Gjilan në cilësinë e asistentes në lëndën Arte të Bukura.

1999 - Bëhet anëtare e Shoqatës së Artistëve Figurativ të Gjilanit.
2000 - Kursi i Fotografisë Artistike i udhëhequr nga Lala M. Vula
2000 – Themeluese e OJQ- së / Grupit të Artistëve të rinj “ Botart ”
2001 - Shkroi dhe realizoi në bashkëpunim, projektin e quajtur “Muri i Paqës” mural i pikturuar në një ndërtese në qendër të Gjilanit.
2002 - Bëhet anëtare e Shoqatës së Artistëve Figurativ të Kosovës, SHAFK
2005 - Bëhet anëtare e SHAFM "Draudacum "- Gostivar / Maqedoni
2006 - Çertifikatë nga seminari treditor me temën "Trajnimi i mësimdhënësve rreth metodologjive të reja të mësimdhënies në lëminë e artit figurativ - Art terapi " oganizuar nga Foundation together –Slloveni & QPEA - Ferizaj.
2008 - Kuratore e ekspozitës së femrës kreative “ Ne jemi ato që…”
2008 - Kursi për Disenj Grafik. Formësimi i disenjit dhe teknologjia e shtypit. Organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.


Ekspozita individuale:
01 Shtator 2009 - " Gjurmë në kohë "/ Galeria e Ministrisë së Kulturës, Prishtinë
28 Shtator 2009 - " Gjurmë në kohë "/ Galeria e Arteve, Tetovë - Maqedoni


Ekspozitat kolektive:

1998 - 2009 “Flaka e Janarit” Galeria e Arteve, Gjilan
2000 - “Shpërthimi” Ekspozitë e klasës së profesorit Xhevdet Xhafa / “Hani i 2 Robertëve”, Prishtinë
2000 - “Udhëtime në kujtesë” - Ekspozitë e Fotografisë Artistike, Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë
2000 - Centre Philippe Auguste 27200 Vernon, Francë
2002 - “Shoqata e Artistëve Figurativ të Gjilanit”, Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë
2003 - 2007 “Femra krijuese” Galeria e Arteve, Gjilan
2003 - “Arti dhe Natyra” ekspozitë kolektive përballë Teatrit Kombëtar në Prishtinë
2004 - “Bienali Ndërkombëtar i vizatimit”, Galeria e Arteve e Kosovës në Prishtinë
2004 - “Salloni Pranveror” Muzeu i Kosovës, Prishtinë
2004 - “Salloni i XXXI i Nëntorit”, Galeria e Arteve e Kosovës - Prishtinë
2005 - “Ekspozitë kushtuar 8 Marsit” Muzeu i Kosovës, Prishtinë
2005 - “My Changes 3” “Kështu nuk vritet një grua” Galeria Kombëtare e Arteve –Tiranë
2005 - Ekspozita - Kolonia Artistike "Gostivari '05"- Galeria e Qendrës për Kulturë, Gostivar
2005 - 2007 “Ekspozitë Mbarëkombëtare” - Galeria e Qendrës për Kulturë, Gostivar
2006 dhe 2008“Gjonmili” Ekspozita e VI - të & VIII - të Ndërkombëtare e Fotografisë, Galeria e Arteve, Prishtinë
2006 - “Ekspozitë e stud. të Fakultetit të Arteve Prishtinë ” Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Tiranë
2006 - 2007 “Ditët e Kulturës shqiptare në Maqedoni” Galeria Çifte Hamam, Shkup
2006 - “Çmimi Muslim Mulliqi” ekspozitë në Galerinë e Arteve të Kosovës, Prishtinë
2008 - “Muaji i Parë i Pavarësisë” Ekspozitë e Fotografisë artistike, Galeria e Arteve, Gjilan
2008 - “ Ne jemi ato që…” ekspozitë e Femrës kreative në Galerinë e Arteve, Gjilan
2008 - “ Ne jemi ato që…” ekspozitë e femrës kreative në Galerinë e Arteve e Kosovës, Prishtinë
2008 - “Ekspozitë kolektive - përvjetori i themelimit të PDK- së”, Kafe / Galeria e PDK-së, Gjilan
2009 - “ Shoqata e Artistëve Figurativë të Gjilanit ” – Galeria e Arteve, Pejë
2009 - “ Salloni i Gjilanit ” – Galeria e Arteve, Gjilan
2010 - “ Gjon Mili” edicioni i 10- të/ Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë
2010 - Kolonia Artistike ,, Apollo 2010,, Fier, Shqipëri
2010 - Ekspozita Mbarëkombëtare " Çmimi i Nëntorit " Gostivar, Maqedoni
2010 - Ekspozita Ndërkombëtare e Fotografisë Artistike ,, Fokus,, Fier – Shqipëri
2011 - Kolonia Artistike Ndërkombëtare“ Ulqini 2011”, Ulqin
2011 - Ekspozita e kolektive “ Ulqini 2011”, Ulqin
2012 - Ekspozita në Plejada e Artistëve Ndërkombëtarë - Prishtina 2012.
2012 - “Arti dhe Gruaja” ekspozitë në Kuvendin e Kosovës
2012 - Ekspozita - Kolonia Mbarëkombëtare te Artit “ GOSTIVARI QYTET I MIQVE”- 2012
2013 – Ekspozita në Plejada e Artistëve Ndërkombëtarë - Prishtina 2013.



Shpërblimet dhe mirënjohjet:
2001 - Falënderim për Projektin artistik " Muri i Paqës"
2001- Mirënjohje për punën e bërë në projektin e muralit në Gjimnazin "Z.Hajdini"
2002 - Shpërblimi për pikturën më të mirë “Flaka e Janarit” - Gjilan
2004 - Shpërblimi për pikturën më të mirë “Femra krijuese” - Gjilan
2004 - Çmimi për veprën më të suksesshme në ”Salloni i XXXI i Nëntorit ”- Prishtinë
2004 - Mirënjohje për të arritura të dalluara në lëminë e Artit pamor: për invencion specifik figurativ për vitin 2004/ Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sporte - Gjilan
2008 - Mirënjohje - si krijuesja më e dalluar në artin pamor për vitin 2008 /Drejtoria për Kulturë, Rini e Sporte-Gjilan
2009 - The first prize in the Imagine. Create. Innovate – Europe Day 2009 Photo Competition/ The European Commission Liaison Office to Kosovo ( ECLO)
2009 - Mirënjohje – piktore kreative më e dalluar për vitin 2009/ Drejtoria për Kulturë, Rini e Sporte – Gjilan
2010 - Mirënjohje – e dalluar në lëminë e artit pamor për vitin 2010/ Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport/ Gjilan
2012 -Mirënjohje – për pjesëmarrje dhe merita në aktivitetin artistik – figurativ plejada e artistëve ndërkombëtarë – Prishtina 2012
2012 - Mirënjohje - për pjesëmarrje në kolonia &ekspozita e artistëve, Mitrovica - Boletini / Prekazi 2012
Mirënjohje – Për pjesëmarrje në Koloninë Mbarëkombëtare te Artit “ GOSTIVARI QYTET I MIQVE”- 2012
2013 - Mirënjohje – për pjesëmarrje dhe merita në aktivitetin artistik – figurativ plejada e artistëve ndërkombëtarë – Prishtina 2013


Kritika Arti të shkruara nga:

Studjues i artit: Mustafa Ferizi, Akademik: Gjelosh Gjokaj, Skulptor: Ismet Jonuzi
Gazetarë: Minire Berisha, Tefik Selimi, Arben Shala etc.


E- mail: magbule.xhemaili@gmail.com

Parafjale 70 sonete

 





          
          
Këto ditë doli nga botimi vepra më e re e Demir Behlulit me titull Parafjale 70 sonete Kjo vepër poetike botohet në 70-vjetorin e lindjes së autorit. Është një vepër që i kthehet në retrospektivë kohës së kaluar, së cilës i këndon autori në fjalë. Vepra ngërthen në vete 70 sonete, që janë simblikë e lindjes së autorit dhe e 70 soneteve të krijimtarisë së tij letrare. Vepra “Parafjalë” ëshë një “lloj” arti “kanunor” ku “rrëfehet” e përshkruhet e kaluar e krijuesit nga nisjet e para letrare e gjer më sot. Këtu kemi një artikulim arti letrar, i cili të përkujton krijuesit e hershëm të soneteve, të cilat forma janë të vështira për realizim artistik. Demiri Behluli, gjer më tani ka botuar 17 vepra në prozë e poezi.Autori veprën e tij e ka ndarë në shtatë kaptina.


Demir Behluli është njëri ndër piktorët më të mëdhenj të arti piktural. Ai ka krijuar mbi 3000 vepra artistike, ka punuar mbi 1570 portrete, organizoi 9 ekskpozita personale, mbi 63 ekspozita kolektive. Demiri u shqua edhe si skenograf. Punoi 7 skenografi për veprat e skenuara në Teatrin Kombëtar të Gjilanit.


Mandej, ai punoi 47 ballina librash, ilustroi 30 libra, realizio 63 dezene perdesh, realizoi 7 stripe origjinale, iu botuan 185 reproduksione nëpër gazeta të ndryshme, realizoi mbi 60 murale, pikturoi 650 m2 afreska në Kishën e Binçës (në Viti) me 520 figura shqiptare. Ai dekoroi enterierin e 43 xhamive me 26.000 m2 arabeska orgjinale shqiptare, botoi 17 vepra dhe u prezentua në 10 libra të përbashkëta. Demir Behluli ka bërë një “histori” të madhe në artin dhe kulturën shqiptare si piktor dhe si krijues i artit letrar.


****************


Demir Behluli lindi më 10 shkurt 1938 në Ranatoc të Preshevës. Shkollen fillore e kreu në fshatin Maxhere dhe Preshevë. Shkollën normale në Shkup, Shkollën e Lartë Pedagogjike-dega e atrit figurativ në Prishtinë, ndërsa për dizajn specializoi në Kufshtajn të Gjermanisë.



Për 50 vjet realizoi mbi 3000 vepra artistike: 850 portrete, hapi 12 eksozita personale dhe 63 kolektive, bëri 7 skenografi, 50 ballina librash, ilustroi mbi 30 libra, realizoi 63 dezene perdesh, 7 stripe origjinale, 60 murale, pikturoi 650 metra katror afreska në Kishën e Binçës në Viti, dekoroi 40 xhami me mbi 26.000 metra katror afreska, botoi 14 vepra letrare, u prezantua në 11 antologji, 11 herë u shpërblue dhe ka marrë 23 diploma e mirënjohje.


Pikturat e tij gjinden në kolekcione individuale e institucionale në: Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Holandë, Gjermani, Austri, Australi, Turqi, Zvicër e gjetiu, ndërsa dhuroi mbi 560 punime artistike. Jeton dhe vepron, si pensionist, në Gjilan.
Binqa, by Zeqirja Rexhepi


Veprat letrare

Me këto duar-1968
Dielli-zog qielli-1969
Jehonë maji-1981
Udhëtimi-1984
Kronikë-SHKA “Punëtori 1968/781985
Arabeska origjinale në xhami të Kosovës Lindore-1995
Mbreti i shtëpisë-1996
Trenat e bukës-1997
Duke pritur-1997
Ese, kritika, ekspozita-1997
Portrete shkrimtarësh-250 portrete me laps-2002
Shtëpi prj zalli-poezi për fëmijë-2004
Kur njeriu flet vetëmevete-tregime-2006
Befasi e këndshme-novelë-2006

Ekspozitat personale

1955, Preshevë, si nxënës i klasës së VI-të fillore
1960, Shkup, si normalist
1965, Bileçe,si ushtarak
1967, Preshevë,
1971, Preshevë,
1980, Gjilan,
1985, Gjilan, ekspozitë retrospektive
2004, Gjilan, “Portete e laps”
2005, Tiranë
2007, Gjilan,etj.

Muralet

Martirët e Karadakut, (650 metra katror - 500 figura) - Kisha në Binçë

Xhamitë e dekoruara

Malishevë-Gjilan, 1984
Smirë-Viti,1988
Lluçan-Bujanoc,1988
Vërban-Viti,1989
Karaçevë e poshtme-Dardanë,1991
Skifteraj (ish Gjylekar)-Viti,1991
Letovicë-Preshevë,1991
Sullare e epërme,Gjorgje Petrov-Shkup,1993
Bukurocë-Preshevë, 1993
Breznicë-Bujanoc, 1993
Geraj (mëhalla e poshtme)-Preshevë, 1994
Geraj (mëhalla e epërme)-Preshevë, 1994
Rahovicë-Preshevë,1994
Xhamia "Atik"-Gjilan 1994 (renovim dhe arabeska të reja)
Beguncë-Viti, 1995
Ramjan-Viti, 1995
Hani i Elezit-Lagjja e Re, 1995
Zhiti-Viti,1996
Manastirc-Ferizaj,1996
Stagovë-Kaçanik, 1996
Marali-Malishevë, 1997
Krushë e madhe-Rahovec, 1997
Tërnavë-Preshevë,1997
Miratoc (Shatërvani)-Preshevë, 1997
Asllare-Bujanoc, 1997
Remnik-Viti, 1998
Norçë-Preshevë, 1998
Asllare (riparim pas djegies nga serbët)-Bujanoc, 1999
Lagjja Çenar çeshme-Gjian, 2000
Muçivercë-Drdanë, 2000
Sadovinë e Çerkezëve-Viti, 2000
Livoç i poshtëm-Gjilan, 2000
Zhegër-Gjilan, 2000
Tërpezë-Viti, 2001
Sllakoc-Gjilan,2001
Dobërçan-Gjilan, 2002
Budrigë e epërme-Viti, 2002
Damjan i Hasit (teqe)-Gjakovë, 2004
Xhamia e vogël -Gjilan, 2005
Llocë (ish Llovcë)-Gjilan, 2006

Nga Tefik Selimi-Poeti që u vra nga UDB-a...



Na ishte njëherë një poet gjilanas. Poet i ri që iku para kohe. Para kohe na iku. Ai sapo filloi të shkruajë vjersha e tregime. Ishte i tëri poet. I tëri krijues i artit letrar. Ishte  poeti Alush Canaj. Një djalosh i jo i hajthëm, por mesatar dhe shumë tërheqës. Ato flokë kaqurrel të lënin përshtyjen e portretit të  Bajronit, poet anglez. Jo! Ky na ishte një poet shqiptar. Alush Canaj ishte i lindur më 24 gusht të vitit 1952 në fshatin Koretin të Kamenicës, Dardana sot. Në vitin 1956, në kohën e terorit serb, në aksionin e famshëm të armëve e të shpërngules së shqiptarëve për në Turqi, familja e tij vendosej në Gjilan. Alush Canaj, shkollën fillore e kreu në “Musa Zajmi” të këtij qyteti. Më vonë ai regjistrohet në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit. Si nxënës i fillores u dallua për talentin e tij të jashtëzakonshëm në artin letrar. Thonë se, në Gjimnazin e Gjilanit ishte katër vjet kryetar i Rinisë shkollore. Pse jo? E donin shokët, por e deshën edhe profesorët. Ai ishte një organizator i madh i orëve letrare në shkollë. Në këto orë arti tubonte rreth vetes shumë të ri shkollarë artdashës. Zëri tij adhurohej nga të gjithë. Ishte i ëmbël. Fjala e tij ishte e artë dhe me peshë. I urtë, afrues, por edhe komunikues e temperament. I paimponueshëm. Në vete ngërthente një atdhedashuri të madhe. Kur fliste për Arbërinë e trimin Skënderbeun, zemra i bëhej mal. Për këto tema, ai shpesh i përjetësonte në vargje, të cilat krijime i janë botuar në veprën e tij “Vals veror” (1992). Por, ishin kohë të “tjera”. Kohë të rënda për poetin dhe krijuesit tjerë. E, Alush Canaj jetoi nën presionin e UDB-së. Nuk e lënin të qetë. Ky ishte poet i zjarrtë, por i zgjimeve dhe i revoltës. Poet rebelues. Të “tjerët” e  përcillnin hap pas hapi. Pse jo? U bie në sy se ishte shkollari më i mirë prej më të mirëve. Alushi ishte një vullkan i pashuar. Poezitë e  tij ishin bërë halë në sy armikut. Ato, sa urreheshin nga armiqtë, aq më tepër lexoheshin nga miqtë. Alush Canaj pati një shpirt të trazuar krijuesi. I përngjante fort Migjenit, poetit të zgjimit rinor. Nga ky orientim, ai shpesh u ftua nëpër biseda informative nga lakejtë e UDB-së. Atë kohë, pas kryerjes së gjimnazit, ai regjistrohet në Fakkultetin e Shkencave Politike në Beograd. Por, nuk mundi ta durojë atë jetë urrejtëse ndaj shqiptarëve. Andaj, deri sa ishte në Beograd, u shkruante shokëve letra dhe u tregonte për padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve. Qytetin Beogradin quante qytet i zi, sepse të gjitha të zezat e jetës ishin për shqiptarët e Kosovës. Në një letër të tij, e cila lexohej dorë më dorë nëpër orët mësimore të gjimnazit, shtonte: “Këtu vëllezërit tanë janë të përbuzur tejmase. Ata  bajnë valigje nëpër stacionin e autobusve, por i sheh edhe duke larë rrugët në mëngjezet e hershme të këtij qyteti vetëm e vetëm për të fituar një kafshafë të gojës. Në këtë qytet të “Bardhë” shtypen qytetarët vetëm se janë shqiptarë me plisa të bardhë”. Në letër shton se, “ka ardhur koha për ta shtërnguar grushtin e fortë, atë grusht si të Migjenit...” Letra e tij bie në dorë organve të sigurimit. Tash, poeti e pëson rëndë. Dhe, nuk kaloi shumë kohë, ate e etiketuan dhe e shënuan në fletoren e zezë. Atje shkoi sa për të marrë frymëmarrjen e atij ambienti urrejtës ndaj shqiptarëve. Nuk qëndroi shumë kohë dhe kthehet e regjistrohet në Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Edhe sot na përcjell hija e tij me atë buzëqeshje të përhershme. Ishte një djalosh simpatik e shumë kurreshtar. Kujtesa për te nuk zbehet dot. Edhe ato pak kohë, që e kemi njohur, ishin nëpër orët letrare që mbaheshin në Gjimnazin e Gjilanit. I lexonte veprat letrare, sidomos e pati pasion poezinë. Alushi Canaj, vjershën e parë e botoi në Rilindja për fëmijë më 1965. Ishte mosha e tij 13-vjeçare. Por, edhe në mësime, ai ishte shembullor. Një fenomen i rrallë i shkollarit. Ia kishin lakmi shokët e shkollës. Ishte djalosh fjalë pak. Isuf Jakupi, profesor, thotë se, Alushin e kam njohur qysh nga mosha e hershme e  fëmijërisë. E njoh nga klasa e pestë e arsimit fillor. “Unë atë kohë erdha nga  Livoçi i Epërm dhe pata fatin të takohem në klasë me këtë personalitet të rrallë. Po, e dij se, Alushi ishte më i veçuar nga të gjithë ne. Ishte i veçuar jo vetëm në fushën e dije e shkencës, por ai ishte i veçuar në fushën e artit poetik. Por, mbi të gjitha ai ishte krijues me talent. E dyta, ai shkuante bukur. Shkrimi i tij ishte një madhështi e rrallë e shkrimit”. Edhe Rafet Bajrami, arsimtari i tij i gjuhës shqipe, shton: “Alush Canaj ishte një figurë e rrallë e artit letrar. Ate shpejt e zbulova se kishte talent të veçantë. Kur një ditë bëra hartim, aty vërejta një hartim të rrallë të të shkruarit. Ishte hartim i shkëlqyeshëm. Kur ua solla hartimet në klasë, e  ftoj Alushi, poetin e ri, ta  rilexojë hartimin e tij. E lexoi. U mahnitëm nga ai hartim artistik me plot simbole fjalësh. Ia thashë këto fjalë: “Të lumtë, djalosh!” Aty e shihja një poet shumë simpatik dhe tejet i zgjuar. I lindur nga nga natyra poet. Ishin ato krijime të  tija plot figura fjalësh, por edhe plot figura mendimesh. Aty, në orë letrare lexonte Shefik Shkodra, Mehmetali Rexhepi, por ka lexuar Haxhi Vokshi e Beqir Musliu. Autori i këtyre radhëve ishte shkollar në një shkollë tjetër. Ato ditë kur Alush Canaj vdiq me 15 shkurt (1972), e shkroi dhe e botoi poezinë “Filizi i këputur” në “Zëri të rinisë”, më 4 mars të vitit 1972. Ja si tingëllojnë vargjet: “Një filiz s’është më ndër ne/ që ëndërronte aq bukur në art/ jeta e tij me shumë kujtime – tani fle/ Për këngët e kënduara me gjuhën e zjarrtë”. Ai shkoi, por dhembja për te, mbeti e  madhe, e rëndë. Pse jo? Fjalori i tij poetik vlonte nga dashuria për Abërinë (Shqipërinë). Ishin vite 1968. Vite të rënda për shqiptarët. Ai ishte lexues i pasionuar i shumë revistave. U regjistrua në Fakultetin Filozofik, dega e Allbanologjisë. Vijonte studimet, por edhe shkruante. Shkruante nëpër disa revista që dilnin në Kosovë e Maqedoni, si janë: “Pionieri”, gazeta “Rilindja për fëmijë”, “Fatosi”, “Gëzimi”, “Flaka e vëllazërimit”, “Zëri i rinisë” e të tjera. Vëllau i tij, Avdush Canaj, pas vdekjes, në vitin 1992, ia përgaditi dhe ia botoi veprën “Vals veror”, botues “Zëri” Prishtinë 1992.  Vepër kjo me poezi dhe me disa tregime. Ajo që dallohej  e  veçohej tek ai, ishte  talenti iparakoshëm. Ky talent i tij dukej një prirje e jashtëzakonshme, ku konceptohej me veprat e disa autorëve të shquar të letërsisë shqipe. AlushCanaj shkruante bukur, sa ato xixa letrare ishin të barasvlerëshme me artin e Migjenit. Ai, si i ri, e përjetoi “gjendjen” e rëndë të jetës së shqiptarëve në Beograd, apo si e quanti ai qytet i “zi”. Në artin e tij artikuloheshin ato cicërrima urrejtëse dhe plot neveri ndaj politikës shoviniste serbe, e cila, edhe atë kohë i shtypte shqiptarët pa masë kudo që jetonin. E urrente këtë padrejtësi njerëzore. Kur ishte në bangat e gjimnazit, Alush Canaj shkroi dy letra, në të cilat shihej përmbajtja e tyre prej prej atdhetari të etshëm për liri të popullit shqiptar. Letrat u ranë në dorë shokëve të tij dhe ato u lexuan mësheftas. Por, njëra prej letave u bie në dorë organeve të sigurimit ose UDB-së, ku e zbulojnë poetin atdhetar duke shfaqur atë grusht të fortë kundër  tyre. Sa e sa herë  UDB-a e fton në biseda informative. E marrin dhe e torturojnë. Torturat ndaj tij ishin të rënda dhe  poetit të ri gjilanas ia rëndojnë jetën normale. Andaj, ai psiqikisht e ndjen vetën të lodhur nga këto kërcnime të rënda që i bëhen ndaj tij dhe një ditë prej ditëve ai e mbyll jetën duke pirë helm. Kjo ishte një vrasje e dhimbshme e poetit gjilanas, i cili sa filloi të lulëzojë në mëngjezet e hershme të Kosovës së robëruar. Ai shumë shpejt u bë i njohur si poet. Atë kohë, Rifat Kukaj, shkrimtar, tash i ndjerë, pati shtuar se, poezitë e Alushit do të duhej  të gjenin vend për botim. Edhe Hajro Ulqinaku, poet, Haxhi Vokshit, krijues, i pat porositur duke i thënë: “Mos e lë pa ardhur në Ferizaj pa Alushin”. Ai e donte  Alushin, poetin e ri revolucionar gjilanas. Alush Canaj ishte figurë e rrallë e artit letrar për fëmijë. Shkoi në kohën e re për të mos u kthyer më. Pra, poeti që u vra nga UDB-a në vitin 1972, ende pa i mbushur 20 pranvera të plota. Ai atë kohë i  kishte 19 vjet e 6 muaj e 4 ditë. Ishte zë i veçantë në letërsinë shqipe.

Nga Tefik Selimi-Hajrush Fazliu është piktor i ngjyrës dhe idesë universale...


Hajrush Fazliu është magjistër i artit piktural me përvojë shumë vjeçare në arsim dhe në  fushën e krijimtarisë figu
rative. Ky pedagog gjilanas ka bërë emër. Ai, gjer më tani ka treguar aftësi të dëshmuara në ligjërim dhe kreativitet në ekspozitat artistike, projekte akademike me studentë, planifikim dhe programim, aftësi organizative dhe menaxhuese në fushën e artit etj. Lindet më Gjilan. Po këtu kreu shkollën fillore dhe shkollën Normale në vitin1967/68. Akademinë Pedagogjike Arti Figurativ, e kreu në Shkup në vitin 1971. Ndërsa, Fakultetin e Arteve e mbaroi në Prishtinë, më 1979. Studimet posdiplomike i mbaroi në Prishtinë, më1996. Ky artist i artit pamor asnjëherë nuk djen lodhje. Fillimisht punoi në shumë shkolla, në të cilat pati ekspozita artistike personale dhe kolektive. Më vonë, jeta e përpërvoja e bëri të merret edhe me sseistikë dhe publicistikë. Në fillim ka punuar në shkollën fillore “Thimi Mitko”, më 1968 në Gjilan. Mandej, pas kësja kohe, në vitin 1972 ka punuar në shkollën fillore “Skenderbeu” në Përlepnicë. E më vonë e shohim due punuar me ditar në dorë  gjatë vitit 1974/75 në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Por, Hajrush Fazliu punoi edhe në Gjimnazin “9 Maji” të Kamenicës gjatë vitit 1975/78. Më 1975/6 ka punuar në ish-Shkollën Normale “Skenderbeu” në Gjilan. Punën me ditar nuk e ndali duke punuar 1977 e gjer më tani. Ai punoi në shumë shkolla fillore e të mesme të Kosovës. Si piktor i shquar, ai pati ekspozita të shumta në vend e jashta vendit.  Me artin e tij ishte në javën e kulturës  në Turqi, Gjermani, Mal të Zi e mese të tjera. Për punën shumvjeçare: si pedagog dhe krijues është nderuar me diploma, mirënjohje e shpërblime të shumtas, si: anëtar i shumë komisioneve për planifikim dhe programim në lëndën e Artit Figurativ në Ministrinë e Arsimit –Kosovë; ka ekspozuar mbi 13 ekspozita personale nga vitit 1971, si në Shkup,  Sofi, Bullgari, Prishtinë, Tiranë, Maqedoni, Gostivar, Gjilan, Tetovë, Strumicë, Shtip, Strugë e vende të tjera. Por, ka ekspozuar edhe 22 kespozita kolektive. Ekspozitat të përbashkëta janë në: Suharekë, Gjilan në “Flaka e Janarit” 1998, ekspozita “Me art kundër dhunës në vitin 1999 - 20010 në Gostivar, Prizren, Prishtinë, Belgjikë – Salloni Internacional Grand-Prix. 2005, Shkup. Mandej, pati ekspozita kolektive në përvjetorin e Skënderbeut (2006) në shumë vende të botës. Pos artit piktural, Hajrush Fazliu publikoi tekste gazetreske dhe katalogjet. Ka bërë hartimin e dispencës nga lënda e Metodikës së Artit figurativ e të tjera. Tezat për punime seminarike për studentë. Personaliteti i pedagogut figurativ”. Gjatë kohës së vitit 1970 qe student i dalluarn në Shkup. Shih për këtë, ai mori një numër të mirënjohjeve, si: Mirënjohje për kontribut të veçantë në zhvillimin, afirmimin dhe masovizimin amatorizmit, më1982 në Klladovës, mori diplomë nga Komiteti i XIII-të në Zagreb, më 1985, diplomë, në Gjilan, më1986, mandej nga Kuvendi i Bashkësisë Arsimore mori Mirënjohje për kontribut të veçantë në zhvillimin dhe përparimin e procesit edukativ-arsimor në vitin 1992; Mirënjohje për kontribut të veçantë për arsimin shqip nga Lidhja e Arsimtarëve   Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjilan, më 1993; Mirënjohje për kontribut të veçantë nga Kolektivi i Shkollës fillore  “Selami Hallaqi”(1995); Mirënjohje për rezultatet e punës (1997) Gjilan në “Flaka e Janarit – 97”; Mirënjohje për vendin e parë në pikturë (2000);  Medalje për kontribut të veçantë nga Gjenerali Reinhardt (2005); Medalje të argjentë në Belgjikë “Salloni 35 Internacional Grand - Prix”2006  - e shumë shpërblime e mirënjohje të tjera. Tash për tash është Prodekan i Fakultetit te Arteve në Universitetin e Prishtinës. Dr. sc.Hivzi Muharremi, kritik arti, duke folur e vlerësuar artin e Hajrush Fazliut, ka shtuar se, “ Hajrush Fazliu është piktor i figuracionit dhe i sublitetit koloristik ku fuqinë e krijuesit e të mjeshtrit bashkëkohor e paraqet në misterin irealo-imagjinative, në vendosjen e ngjyrave transparente, herë-herë shqetësuese që ngërthejnë e ndërthuren në lojën e bukur të shkëlqimit të ngjyrave mbi sipërfaqet e dukshme të femrës dhe magjisë së paramenduar të figurës së prezentuar, është piktor i mendimit se gjithëçka lëviz, rritet, zhvillohet dhe kultivohet brenda nukleusit embrional, si “imazhi i vezës”. Ndërsa, Dr. Mojkom Zeqo, kritik arti nga  Tirana, shton: “Arti i piktorit Hajrush Fazliu regjistron dhe rendit, tipizon dhe klasifikon elementet figurative. Paraqet koka skulpturale arkeologjike si një ndërmjetësi e kohërave të njeriut dhe shpirtit. Ai rindërton gjithçka. Arti i tij është lirik-koloristik me ndjesi të fshehtë e misterioze epike. Ovalja, vija e lakuar, ngjyrat që nuk përplasen, por harmonizohen, janë attribute mendore, lëvizëse, duke na quar univerzalja tek historikja me një ndjesi të fortë të ardhmërisë”. Ylli Deishti, kritik po ashtu nga Tirana, lidhur me artin e H. Hazliut, shton: “Piktori Hajrush Fazliu është një “arkeolog” që kërkon të evidentojë e trupëzojë e idetë e tija filozofike. Figura njerëzore e pikturuar ruhet si një mister ireal dhe të paraqitura me një linjë elegante e delikate. Ndërkaq, Kujtim Buza, piktor shqiptar nga Tirana, shton se, “Hajrush Fazliu është nxënës i një shkolle të veçantë artistike apo akademizmi i artit bashkëkohor nga Kosova”. E, Akademik Rexhep Ferri, piktor nga Prishtinë, shton se, “Piktor i rrugës  së famës dhe sfidës. I kodit dhe stilit duke rujtur si kujtesë. I mendimit dhe kërkesës për ngjyrë. I rrespektit të botës dhe natyrëës me shtatë hije e një ngjyrë.” Arti i Hajrush Fazliut nuk befason artdashësit  maqedonas, se kjo ekspozitë  është një vazhdimësi e atyre në Shkup, Gostivar, Strugë, Tetovë dhe tani në Strumicë. Ai, falë intelektit, vështrimit, përceptimit dhe imagjinatës nxjerr nga brendia e tij krijuese linjën, formën, ngjyrën si theksime të dëshiruara në hapësirën kompozicionale dhe përmbajtësore, gadi në të gjitha ciklet, si: “Imazhi i Vezës”, ”Mbijetesa”, ”Nudot”, ”Peshqit”, ”Kullat” etj. Kështu, Jalldëz Asani, në shkrimin e saj “Freskia në lirinë e një shprehje artistike”, ka shtuar: “Sensi dhe invencioni i lartë kreativ që posedon Hajrush Fazliu për të transponuar bukurinë esenciale dhe vrazhdësinë relative natyrore në bukuri artistike, me një fantazi të lartë e të rrallë, ka arritur që me anë të krijimtarisë së tij disa dekadëshe të formojë një shprehje individuale në pikturë. Piktura e tij është e dinamizuar me shpirtin, e përmasuar me torzon trupore ndërsa akcidencën në to e paraqesin ngjyrat e ndryshme të përdorura me një mjeshtëri, brenda përkufizimit perceprtiv të kategorive të ndryshme kohore, herë vertikale transcedentale e herë horizontale imanente historike. Ai arrinë që tërë korpusin e energjisë mentale dhe vizuele, agensin themelor perceptiv dhe tërë përvojën e tij profesionale ta bartë në pëlhurë dhe si pasojë  krijon një shprehje individuale në pikturë ku janë të bashkuara realiteti, imagjinata, vizatimi i theksuar, dramatizimi dhe plasticiteti. Filozofia piktoreske e Hajrushit paraqet një orkestrim të rafinuar të elementeve të artit figurativ, që nga njëra anë janë tërheqëse, ndërsa nga ana  tjetër përmbajnë një reciprocitet  sugjestiv të koloritit. Ankthi që ndihet në pëlhurat e tij, është pjesa e makrouniversit të trajtësuar në mikrokozmosin e tij. Ashtu siç janë ngjyrat e ndezura, të ngrohta që shpërthejnë me tone të pastra. Prandaj, për te mund të themi se është një piktor i ngjyrës dhe idesë, i cili e arrinë lojën e formave dhe koloritin intensiv.Në disa momente pikturon në mënyrë ekspresive në formate të mëdha. Figurat i vendos në prapavijë të pasur koloriti në të cilën paleta e gjerë e ngjyrave ëshë vënë në mënyrë ekspresive,me një ritëm të caktuar me qëllim që të arrihet dramatizim në përpunimin e temës. Në disa raste figurat e tija kanë ngjyra transparente apo të plota, ku vërrrehet edhe kontura e shprehur nëpërmjet të një vije elegante e delikate. Si rrjedhojë piktura e tij vepron jo vetëm si kategori spirituale, por edhe si materie fizike e mëvetësuar, që për njohësit e artit paraqet freski e lirisë absolute fiziko-metafizike të piktorit. Arti i tij është lirikë e harmonizuar koloristike ku universalja na çon tek kujtesa historike me paraqitjen e koloritit metafizik dhe  antikitetit duke dashur që të rilind diçka që me kohë kish qenë e haruar. Idetë e tij nuk përcjellen në artin e tij si substanca, por si pjesë të gjalla, të cilat burojnë nga thellsitë e pasura shpirtërore dhe mu kjo është poenta ku ai e fascinon tërë publikun”, është shprehur J. Asani në analizën e pikturave të Hajrush Fazliut, piktor.

Një pikturë nga H. Fazliu
Një pikturë nga H. Fazliu

Çfarë solli komunizmi në ish-Çekosllovaki

Marketa Hejkalová/ Ish-diplomatja dhe shkrimtarja e njohur çeke sjell në një roman historitë e dashurive të vajzave çeke me djemtë nga Kosova/ Çfarë solli komunizmi në ish-Çekosllovaki dhe ndryshimi me të cilin përballen sot vendet që janë ndarë nga konfliktet e së shkuarës dhe një kritikë për diplomacinë që bëhet sot…
Alda Bardhyli
MarketaNë Çekosllovakinë komuniste, shumë vajza ëndërronin të martoheshin me të huaj, pasi kështu mund të largoheshin nga vendi i tyre. Pjesa më e madhe e tyre ëndërronte një perëndimor, por kishte dhe nga ato që e shihnin ish-Jugosllavinë si një zgjedhje. E tillë ishte Jolana, personazhi i romanit “Një kosovar në jetën time” i shkrimtares dhe ish-diplomates çeke Marketa Hejkalová. Ajo u njoh me një djalë nga Kosova dhe ra në dashuri me të, pa e kuptuar se rruga për të shpëtuar nga atdheu i saj kishte qenë rruga drejt dashurisë. Por në rrugëtimin e saj për të treguar këtë histori, Hejkalová gërsheton historinë e dashurisë, me histori të fateve shtetërore dhe diplomatike, duke sjellë intrigat që bëhen në vendet që sapo kanë dalë nga histori luftërash apo tranzicioni. Libri është botuar në Kosovë nga shtëpia botuese “OM” dhe do të ketë prezantim gjatë ditëve të Panairit të Librit. Marketa Hejkalová është shkrimtare, përkthyese, botuese, nënkryetare e PEN Qendrës në Çeki, anëtare aktive e PEN-it ndërkombëtar dhe themeluese e Panairit Vjeshtor të Librit, që është panairi i dytë më i madh në Çeki. Ka studiuar finlandisht dhe rusisht në Charles University në Pragë. Ka punuar si këshilltare dhe atashe kulturore në Ambasadën Çeke në Helsinki. Nga viti 2009, ka punuar në Ministrinë Çeke të Punëve të Jashtme. Ajo ka shkruar romane, tregime dhe libra publicistikë, të cilët janë përkthyer në disa gjuhë. Disa nga veprat e saj janë: “Gjithmonë një natë”, “Magjistari i Pekinit”, “Dëshmi nga jeta e saj” (për lexuesin tonë: Një kosovar në jetën time) etj.

“Një kosovar në jetën time”. Pse ky titull?
Ky është titulli shqiptar i romanit tim, i cili u vendos nga botuesi i“OM” Xhejmal Avdyli. Titulli i librit në origjinal në çekisht është “Dëshmi nga jeta e saj”. Titulli në shqip, që mua më pëlqen shumë, shpreh më mirë dhe linjën kryesore të romanit, që është një histori dashurie. Diku nga fundi i viteve 1980, apo 1988-1989 një grua e re çeke Jolana, takon një djalë të ri (Zamirin) nga Kosova, atëherë pjesë e ish-Jugosllavisë. Nga lidhja e tyre lind një fëmijë. Në roman historinë e tyre e tregojë pas shumë vitesh nga koha e dashurisë. Lexuesi deri në fund të librit nuk është i sigurt se e kujt është kjo histori dashurie, pasi shumë gra çeke kanë rënë në dashuri me burrat nga Kosova. Historia e dashurisë e gruas çeke me burrin kosovar nuk është linja e vetme e romanit, edhe pse ajo është më tërheqësja, dhe besoj do ngjallë shumë kureshtje tek lexuesi në Shqipëri apo Kosovë. Djali kosovar është një personazh pozitiv në libër. Ai e shpëton gruan çeke duke i qëndruar pranë në një moment të dëshpëruar të jetës së saj.

Në fakt, libri ka dhe linja të tjera, në njërën prej të cilave ju jeni kritike ndaj diplomacisë që bëhet sot?
Por historia e dashurisë është vetëm njëra nga linjat e librit, pasi janë dhe dy linja të tjera që shpresoj të jenë po kaq interesante. Linja e dytë është diplomacia dhe Bashkimi Europian, pasi Jolana martohet me një diplomat çek. Gjatë kohës së komunizmit ai kishte studiuar diplomaci në Moskë dhe ishte një komunist. Ai punoi në diplomaci dhe pas revolucionit të vitit 1989. Kur Çekia u bë pjesë e Bashkimit Europian, ai punoi në Bruksel.
Në këto faqe të librit, jam mjaft kritike dhe ironike për disa diplomatë çekë por edhe të Bashkimit Europian. Problemi me disa diplomatë çekë, por jo vetëm çekë, që kanë studiuar në Moskë është se ata ishin komunistë dhe për më tepër ata nuk e kuptonin plotësisht se ata do të përfaqësonin interesat e vendit tonë, Çekisë. Gjatë periudhës së komunizmit, ata përfaqësonin interesat e Bashkimit Sovjetik, ndërsa tani shumë prej tyre përfaqësojnë interesat e Bashkimit Europian, Brukselit, e jo interesat e Pragës.
Ata nuk mendojnë rreth kësaj çështje nëse është vërtet e dobishme për njerëzit në Çeki e vendet e tjera të BE-së. Shumë zyrtarë të BE-së nuk mendojnë rreth shteteve në vetvete, kombeve dhe jetëve të qenieve njerëzore, por rreth protokolleve, axhendave, kapitujve, projekteve, për ta është e rëndësishme çfarë është shkruar në raporte, të cilat nuk i lexon askush, më shumë, se çfarë ndodh në të vërtetë, në jetë dhe në botë.
Për shumë diplomatë dhe zyrtarë të Bashkimit Europian (jo të gjithë prej tyre sigurisht) gjëja më e rëndësishme është karriera, jeta pa taksa, një jetë pa probleme, një jetë jashtë realitetit të përditshëm. Duhet të pranoj, se ndihem krenare se shumë burra, kolegë të mi në diplomaci e pëlqejnë këtë linjë të librit, veçanërisht ata që nuk kanë studiuar në Moskë. Linja e tretë e librit për mua është më e rëndësishmja, më emocionuesja, pasi tregon historinë e fëmijës. Nuk është një histori dashurie, por na tregon ne rreth dashurisë dhe sa e rëndësishme është dashuria për jetën tonë.

Ata që dëgjojnë historinë e librit tuaj, do të pyesnin, përse një burrë nga Kosova, dhe jo një çek, dhe pse një histori dashurie?
Dashuria është një nga gjërat më të rëndësishme në botë, dhe jo vetëm në këtë libër. Pse një burrë shqiptar nga Kosova? Në kohën e komunizmit, për shumë vajza nga ish-Çekosllovakia, e vetmja mundësi që të lëvizin të lira, ishte që të njiheshin e më vonë të martoheshin me një të huaj nga vendet perëndimore, ose nga ish-Jugosllavia. Jugosllavia nuk ishte aq e lirë e perëndimore sa Perëndimi i vërtetë, por ishte më afër nesh, gjithashtu edhe për shkak të gjuhës së afërt. Burri nga Kosova përfaqëson në roman gjithashtu paradokset e historisë moderne, sesi jetët dhe fatet e njerëzve dhe kombeve po ndryshojnë me shpejtësi pas vitit 1989.
Ju them unë disa shembuj të ndryshëm: në korrikun 1989, isha bashkë me bashkëshortin tim (çek) me pushime në ish-Jugosllavi. Për mua ishte parajsa dhe nuk dëshiroja që të kthehesha në Çekosllovakinë tonë komuniste dhe gri. Në nëntorin e vitit 1989, gjithçka ndryshoi, Çekosllovakia u lirua, shumë shpejt ajo u nda në Çeki dhe Sllovaki… dhe luftërat në ish-Jugosllavi filluan. Në vitin 1996 unë u bëra diplomate dhe punova si konsull dhe atashe kulturor në ambasadën çeke në Finlandë, në Helsinki (unë flas gjuhën finlandeze). Në vitin 1999, Republika Çeke iu bashkua NATO-s dhe pak ditë më vonë, NATO filloi bombardimin e Serbisë, për shkak të Kosovës. Si një diplomate, unë u përfshiva në të gjithë këto gjëra, më duhej të shkruaja raporte, etj. Një herë, policia finlandeze nga aeroporti i Helsinkit më telefonoi në numrin e konsullatës: Eja në aeroport, kemi këtu dy qytetarë çekë të cilët kanë disa pasaporta diplomatike. Unë shkova në aeroport, në makinën time amerikane, Chrysler, dhe nuk kisha kohë pasi dëshiroja të dilja bashkë me miqtë mi diplomatë për darkë në një restorant etnik… por kur mbërrita në stacionin policor të aeroportit, i pashë këta dy qytetarë: ishte një nënë, pak a shumë në moshën time dhe vajza e saj shumë e bukur. Pasaportat e tyre ishin të falsifikuara, ishte e qartë në pamje të parë. Ata ishin nga Kosova dhe gruaja më tregoi se ata kishin paguar shumë para (1500 marka gjermane secila nëse më kujtohet mirë, rreth 1 mijë euro të sotme), dhe ato duhej të shkonin në Gjermani te familjarët apo miqtë e tyre. Por ato kishin ardhur në një vend të panjohur Çeki) dhe kishin kaluar aty disa javë në një shtëpi të izoluar – ishin transportuar në Finlandë dhe ato nuk e dinin se ku ishin, ndërsa trembeshin nga gjithçka. Ajo më tha gjithashtu se ushtarët serbë i kishin vrarë babain dhe burrin, ndërsa ne flisnim bashkë në një “mishmash sllav” – ajo fliste me siguri një lloj serbishteje, unë gjysmë çekisht, gjysmë rusisht… që ishte shumë e dyshimtë për policinë finlandeze, i cili nuk po e kuptonte se si ne merreshim vesh. Ky ishte një moment shumë i fortë, se si botë të ndryshme takohen… për të përmbyllur përgjigjen e gjatë të pyetjes tuaj të shkurtër. Kosova është në këtë roman një simbol i ndryshimeve.

Ka pasur gjithnjë një tërheqje ndaj letërsisë, nga diplomatët. Shumë diplomatë në botë kanë shkruar libra, dhe në Shqipëri kemi raste të tilla. Si do ta shpjegonit lidhjen mes diplomacisë dhe letërsisë?
Është e vërtetë, por tashmë unë i jam përkushtuar letërsisë dhe nuk jam më diplomate. Kam qenë diplomate në vitet 1996-1999 në Helsinki. U ftova të shërbeja në diplomaci, pasi flisja finlandisht, kisha përkthyer e vazhdoj të përkthej letërsi finlandeze dhe kam shumë kontakte kulturore në letërsinë e këtij vendi. Në këto kushte, pas vitit 1989, shumë përkthyes dhe të tjerë “persona të kulturës”, u ftuan t’i bashkoheshin diplomacisë për të përsëritur historinë e vjetër të komunistëve diplomatë. Babai im, i cili është profesor i historisë dhe një ekspert i gjuhës hungareze dhe letërsisë, ka qenë ambasador i Çekisë në Hungari. Pas punës sime si diplomate në Helsinki unë u ktheva në Çeki ku punova në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vitin 2009 por vetëm për një kohë të shkurtër. Kur Çekia ishte vendi që kryesonte Presidencën e BE-së, organizova një aktivitet ku ftova për të vizituar Çekinë ambasadorët dhe diplomatë të vendeve të BE-së. Kur isha diplomate shkruaja më shumë raporte dhe pak letërsi. Por bota e diplomacisë shërben për mua si një inspirim i fortë për të shkruar.

Ju jeni dhe botuese në Çeki. Si do ta vlerësonit tregun e librit sot në botë?
Përgjigjja ime do të jetë e shkurtër por e trishtueshme: Shumë i vështirë. Njerëzit lexojnë libra, por numri i atyre që i blen ata sa vjen e bëhet më i vogël. Brezi i ri sot nuk lexon më aq sa ne lexonim dikur. Por, nga ana tjetër, puna e një botuesi është emocionuese dhe tepër interesante: atij i duhej të gjejë libra që do të kthehen në bestseller, apo që do të lënë shije të mirë tek lexuesi. Është interesante si punë, pasi t’i asnjëherë nuk je e sigurt se sa i suksesshëm do të jetë një libër. Tregu i librit çek është shumë i pasur dhe i gjerë, ka botues të mëdhenj, por edhe të vegjël, dhe është e vështirë të gjesh se sa lexues do të ketë çdo botim i ri. Shpeshherë ka libra që më befasojnë. Ndonjëherë këto surpriza janë të mira, ndonjëherë jo.

Çfarë ju inspiron të shkruani?
Jeta. Romanet e mia nuk janë autobiografi. Unë e di që shumë lexues nuk e besojnë këtë, ata mendojnë se ne shkrimtarët shkruajmë vetëm për jetët tona (ndonjëherë dhe im shoq nuk e beson se unë mund të kem këtë imagjinatë), por në librat e mi janë ëndrrat e mia, makthet e mia dhe çfarë ndodh me mua, apo njerëzit rreth meje. Shpesh historitë e mia kanë lidhje me fatin e grave dhe historitë e tyre vendosen në vende të ndryshme.

Lexoni vetëm letërsi çeke? Cilët janë autorët tuaj të preferuar?
Unë lexoj shumë, gjithë kohës dhe gjithçka. Lexoj letërsi çeke, letërsi të përkthyer, letërsi serioze, apo histori me detektivë. Mendoj se leximi i librave është një nga gjërat më emocionuese që mund t’ë ndodhi një njeriu. Më pëlqejnë shumë shkrimtarë, por nëse do të veçoja një shkrimtar dhe një libër, ai do jetë një, romani “Krim dhe ndëshkim” i klasikut rus Dostojevski.

E njihni letërsinë shqipe?
Më pëlqejnë shumë librat e Ismail Kadaresë dhe mendoj se ai duhet ta marrë çmimin Nobel.Kam pasur fatin ta takoj personalisht këtë shkrimtar bashkë me të shoqen, gjatë një Konference Ndërkombëtare “Pen club” në Slloveni disa vite më parë.
Kam lexuar disa libra poetikë të autorëve nga Shqipëria dhe Kosova, si Entela Kasi dhe Basri Capriqi, i cili dhe është botuar në çekisht. Shpresoj që tani që romani im është në shqip, i përkthyer nga Kestrina Peza, të kem mundësi të njoh më mirë kulturën e vendit tuaj.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...