(HULUMTIM)
Shkruan: Argjira UKIMERI QYTETI I PRIZRENIT Prizreni është një ndër qytetet më të rëndësishme në trojet shqiptare. Ka një sipërfaqe prej 640 km katrorë (5.94 %) të territorit të Kosovës dhe me një popullsi prej 110.000 banorë, shtrihet në jugperëndim të Kosovës dhe përfshin rreth 76 vendbanime. Pozita regjionale dhe gjeografike e Prizrenit më së miri mund të shqyrtohet me analizën e pozitës së tij në relacion me Kosovën, rrafshin e Dukagjinit si dhe me rrafshin e Lumbardhit. Këto lidhje tranzitore mundësuan fushat, rrafshet e lumenjve dhe kalimet ndërmjet tyre në të cilat si lidhje natyrore të lëvizjes së lehtë ishin dhe janë rrugët e komunikacionit. Komuna e Prizrenit në veri kufizohet me komunën e Therandës (ish Suhareka) dhe me komunën e Rahovecit, në jug me komunën e Sharrit (ish Dragashi), në lindje me komunën e Shtërpcës dhe në perëndim kufizohet me Republikën e Shqipërisë. Prizreni njihet si një ndër qytetet më të lashta dhe me një kulturë të madhe jo vetëm ekonomike, por edhe sociale, kulturore, religjioze, zejtare etj, që treguan edhe rëndësinë e këtij vendi gjatë luftërave të ndryshme që ishin në vendin tonë. Poashtu, Prizreni në kohën e Perandorisë Osmane ishte udhëkryq i ekonomisë jo vetëm shqiptare po edhe asaj Ballkanike. Ndërsa sot, me një pozitë relativisht jo të mirë në raport me qendrat kryesore të komunikacionit dhe të konsumit, gjithashtu hapja jo e mjaftueshme kah regjionet fqinje të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, kanë bërë që Prizreni nuk i ka shfrytëzuar në mënyrë të mjaftueshme përparësitë që i ka nga përbërja pedologjike e tokës, kushtet klimatike mesdhetare dhe kushtet hidrologjike për zhvillimin e bujqësisë, si dhe kushtet natyre për zhvillimin ekonomik të qytetit të Prizrenit. Profili fizik jep disa shenja që hapja e lidhjeve të komunikacionit me këto regjione fqinje është një nga qëllimet kryesore në strategjinë për zhvillimin ekonomik të këtij qyteti. BIBLOTEKA NDËRKOMUNALE PRIZRENIT Biblioteka ndërkomunale e Prizrenit është një ndër institucionet e para edukativo-arsimore në qytetin e Prizrenit. Duke u nisur nga fakti kjo Bibliotekë është dhe mbetet si djep kryesor i dijes dhe i kulturës, më madhështore këtë figurë gjigante e bën edhe vet qyteti i Prizrenit, ku njihet për nga kultura, pozita gjeografike dhe elemente të tjera që e kanë, dhe e karakterizojnë këtë qytet. Prizreni njihet si një ndër qytetet e para dhe më të lashta të historisë sonë, duke u veçuar nga kultura, ekonomia dhe shumë gjëra të tjera që e vendosin Prizrenin në qendër të vëmendjes. Pas shumë luftërave dhe nga vetë natyra Prizreni si qytet antik kishte këto epitete: Udhëkryq i Ballkanit”, “Djepi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, “Bërthamë e zhvillimeve kulturore”, ky fakt na dëshmon që qyteti i Prizrenit ka një lashtësi aq të madhe sa edhe vetë historia e tij. Nga ky vend kanë identifikohen edhe shumë personalitete të njohura me ndikimin në jetën kulturore, politike, sociale, artistike dhe fetare, Ndër ta përmendim edhe shkrimtaren e njohur Suzi Çelebiu, pastaj humanisten e madhe Gonxhe Bojaxhiu (Nëna Terezë)dhe shumë personalitete të njohura që lanë gjurmë në historinë tonë. Një rol të rëndësishëm luajnë edhe monumentet kulturore dhe historike të vendit tonë, të cilat janë ndërtuar në periudha të ndryshme kohore si psh.: “Hamami i Gaz Mehmet Pashës”, “Kisha e Shën Premtes”, “Xhamia e Sinan Pashës”, “Ura e Gurit”, “Rrapi shekullor” në Marash, “Kisha e Kryeengjujve” si dhe teqe të shumta që e identifikojnë Prizrenin si djep të kulturave të ndryshme në vend. Poashtu, Prizreni përveç që ishte një qytet i kulturës fetare, zejtare, tregtare, ekonomike, dhe ushtarake, Prizreni ishte qendër e hapjeve të shumta të shkollave fetare, laike, u formuan shoqata dhe shoqëri të ndryshme, formimi i fondeve të ndryshme bibliotekare, ishte vend i botimit të gazetave, revistave dhe mbi të gjitha Prizreni shquhet si një ndër qytetet e para që e themeloi radiostacionin e parë në vend. HISTORIKU I BIBLIOTEKËS Krijimi i Bibliotekës Duke u bazuar në historiografinë që kemi, sikur forcohet bindja se fillet e bibliotekës në vendin tonë datojnë qysh nga shekulli XVI. Dëshminë thelbësore dhe kryesore mbi historinë e Bibliotekës së Prizrenit më së miri e tregon edhe konstatimi “VAKUFNAMJA” e Suzi Çelebiut, që ishte e legalizuar nga organet legjislative të asaj kohe pothuajse në muajin “Rebiul Ahir” të vitit 919. ndër të tjera shkruhet: Unë vakufoj (lë amanet, bëj testament) edhe këtë fond të librave për bibliotekën, e cila është në lokalet e medresesë: librin “Tevsiru shejh prej dy vëllimesh, “Hidaje” një vëllim, “Sheriatyl Islam” dy vëllime, “Kimia seaadeti” dy vëllime etj. Pas vdekjes time këto libra i mbikëqyr imami i xhamisë dhe ai do t’ua japë të interesuarve, qofshin ata nxënës, qytetarë me evidencë, duke u kujdesur që të mos humbin dhe dëmtohen. Suziu konsiderohej si një ndër personalitetet me një kulturë të gjerë, i cili e zotëronte gjuhën arabe, persishte dhe turqishte, në të cilat ka shkruar poezi të shumta, ku një pjesë e poezive të tij ishin në pronësi të francezëve. Përveç Suziut ka edhe shumë poetë të njohur si: Isak Çelebiu që konsiderohet si një ndër poetët më të talentuar prizren, pastaj një figurë tjetër e rëndësishme që kontribuoi në hapjen e shkollave shqipe ishte edhe Pjetër Bogdani, ku e gjithë puna e tij u kurorëzua me veprën famëmadhe “Çetta e profetëve” që e botoi në vitin 1685. Në këtë punë kontribut të madh kanë dhënë edhe Pjetër Mazreku si dhe Atë Shtjefën Gjeçovi. Me zhvillimin ekonomik në Prizren, u zhvillua edhe rrjeti i shkollor apo i mësimit që kishin edhe fonde të ndara për libra të ndryshëm që shërbenin nëpër bibliotekat e medreseve, ku këto libra shfrytëzoheshin nga intelektualët Prizrenas. Në fund të shekullit të XIX, sipas Salnamesë së qyteit të Prizrenit, ky qytet kishte pesë (5) medrese: 1. Medreseja e Gazi Mehmet Pashës 2. Medreseja e Sofi Sinan Pashës 3. Medreseja e Emin Pashës 4. Medreseja e myderis Ali Efendiut 5. Medreseja e Mahmut Pashës Këto medrese kishin edhe fondet e tyre librare (Bibliotekat e tyre) të cilët i shfrytëzonin intelektualët prizrenas, si dhe të interesuar të tjerë të kohës. Shënimet e ruajtura dëshmojnë, se furnizimi dhe begatimi i këtyre bibliotekave bëhej në mënyra të ndryshme, siç janë: Blerja, Dhuratat, Libra të falur nga arsimtarët, Këmbimi i librave, nxënës dhe Struktura të tjera të popullatës. BIBLIOTEKA NDËRKOMUNALE E PRIZRENIT Themelimi i Bibliotekës Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është isntitucioni më i lartë bibliotekar në Kosovë. Ai e ka mundësinë të krijojë dhe të mirëmbajë rrjetin e bibliotekave kryesore në Kosovë. Zakonisht Kosova ka 7 biblioteka ndërkomuanle: 1. Biblioteka Ndërkomunale “Hivzi Sylejmani” – Prishtinë. 2. Biblioteka Ndërkomunale “Anton Çetta” – Ferizaj. 3. Biblioteka Ndërkomunale “Fan Noli” – Gjilan 4. Biblioteka Ndërkomunale – Prizren 5. Biblioteka Ndërkomunale “Asim Vokshi” – Gjakovë 6. Biblioteka Ndërkomunale “Azem Shkreli” – Pejë 7. Biblioteka Ndërkomunale “Latif Berisha” - Mitrovicë Më 25.12.1944 është viti i krijimit të Bibliotekës së Prizrenit. Ky institucion aq i rëndësishëm u krijua me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për leximin dhe informimin e nxënësve dhe studentëve mbarë shqiptar. Themelimi i Bibliotekës Regjionale në Prizren, shënon padyshim fillet e para të veprimtarisë bibliotekare moderne në Kosovë. Poashtu, kjo bibliotekë për asnjë moment nuk e ndërprenë punën e saj. Themelimi jo i rastësishëm i Bibliotekës së parë në Prizren, është edhe një dëshmi se ky qytet i lashtë përveçse ishte një kryeqendër e rëndësishme administrative, ishte edhe djep i kulturës, gjë dëshmohet edhe me hapjen e hapjen e shumë institucioneve domethënëse për Kosovën në përgjithësi, dhe Prizrenin në veçanti. Në përgjithësi vlerësohen edhe hapja e radiostacioneve, shoqatave, botimi i gazetave të ndryshme, formimi i shoqërive të ndryshme, gjë që dëshmon në veprimtarinë e hershme kulturore, fetare dhe politike në këtë qytet. Kjo bibliotekë ishte formuar prej librave të huazuara nga biblioteka e gjimnazit, bogosllavia, prej librave të dhuruara nga qytetarët dhe në forma të tjera furnizuese. Në vitin 1944 kjo bibliotekë numëronte 2.450 libra dhe deri në fund të këtij viti numri i librave arriti deri në 3000 libra, ku për këto libra fillimisht përkujdesej një kuadër i përkatësisë serbe, më vonë punësohen edhe kuadrot e para shqiptare. Ndër punëtoret e para shqiptare përmendim Lili Berisha dhe Myjezib Hoxha. Në këtë bibliotekë fillimisht punohej në baza vullnetare, ndërsa mirëmbajtja bëhej nga regjistrimet e nxënësve si dhe nga të ardhurat e siguruara nga veprimtaria kulturo-argëtuese që organizonte Biblioteka. Gjatë viteve 1947-1951 fondi i librave në këtë bibliotekë u shtua dukshëm nga 3.227 në 6.966 sosh. Një rol të rëndësishëm në këtë periudhë luajti edhe krijimi i Bibliotekës për fëmijë në vitin 1956, ku themeluese e këtij institucioni ishtë z. Myjezen Hoxha. Periudha 1951-1964 karakterizohet për angazhimin dhe zgjerimin e rrjetit bibliotekar, sigurimin ë buxhetit të përhershëm, si dhe për rritjen e vazhdueshme të fondit librarr. Ku, krahas shtimit të fondeve librare, shtohej edhe numri i lexuesve. Sipas të dhënave statistikore të siguruara nga Arkivi komunal i Prizrenit, në vitin 1957, fondet e kësaj biblioteke ishin të shfrytëzuara nga 1.584 nxënës të anëtarësuar, 801 punëtorë, 618 bujq 70 amvise etj, ndërsa numri i librave të lexuar ishte 34.888 sosh. AKTIVITETET E BIBLIOTEKËS NDËRKOMUNALE NË PRIZREN Në kuadër të gamës së veprimtarive të saj dhe perspektivës zhvillimore, Biblioteka Ndërkomunale në Prizren organizon edhe këto aktivitete: 1. I ofron librin popullatës duke filluar nga të gjitha strukturat dhe grupmoshat 2. Shërben si qendër informative (jo vetëm për librin) 3. Mbahen seminare dhe kurse te ndryshme kulturore dhe shkencore 4. Bën këshillime të ndryshme në lëmin e bibliotekarisë 5. Hap ekspozita (të librit, të piktorëve të vegjël, ekspozita në çdo fundvit) etj 6. Themelon grupe dhe zhvillon aktivitete për grupmosha të ndryshme 7. Mban takime me shkrimtarë 8. Në aspektin profesional mbikëqyr bibliotekat komunale në Sharr, Therandë, Malishevë si dhe bibliotekat e shkollave të këtyre qyteteve përkatëse. 9. Inkurajon veprimtarinë botuese të librave të rinj, qoftë nga autorët lexues të bibliotekës, apo edhe nga libra të përbashkët, kryesisht letrarë. SEKTORËT E BIBLIOTEKËS Me gjithë kushtet e pafavorshme që posedon Biblioteka e Prizrenit, përveç aktiviteteve të cekura më lartë, fryma dhe veprimtaria e kësaj biblioteke është e organizuar në disa sektorë punues siç janë: 1. SEKTORI I FËMIJËVE 2. SEKTORI I RRITURVE 3. SALLA E LEXIMIT DHE E KOMPJUTERËVE DHE 4. LIBËRBUSI. Në vijim do të bëhet sqarimi i sektorëve të kësaj Biblioteke. 1. SEKTORI I FËMIJËVE Sektori i fëmijëve është formuar në vitin 1956 me punëtoren e palodhur Myjezen Hoxha. Në fillim ky sektor kishte 2000 libra kryesisht në gjuhën serbe. Poashtu, në këtë sektor mbaheshin aktivitete të ndryshme për fëmijë si: orë letrare të cilat ishin të parapara të mbaheshin të hënën dhe të enjten. Zakonisht në sektorin e fëmijëve punohej 8 orë në ditë: 4 orë paradite dhe 4 orë pasdite. Po të hedhim një vështrim rreth këtij sektori, mund të vërejmë ndryshimin e numrit të lexuesve nga viti në vit. Raportet për numrin e lexuesve rreth 27 viteve të fundit shihet qartë edhe ndikimi i kushteve, ngjarjeve politike dhe shoqërore në vend, gjë që ka ndikuar edhe në ndryshimin e numrit të anëtarëve gjegjësisht të lexuesve të bibliotekës. 1.1 SEKTORI I RRITURVE Një vend të rëndësishëm në Bibliotekën e Prizrenit e zë edhe sektori i të rriturve. Zakonisht në këtë sektor janë evidencuar 29.012 ekzemplarë librash në gjuhët: shqipe, serbe, turke, boshnjake, angleze, rome dhe frënge. Poashtu, struktura e zhanreve të librave të këtij sektori është shumë e begatë, ku prijnë botimet nga: Romani, Poezia, Kritika, Drama, Fantastika, Literatura shkencore, Folklori, Etnografia, Filozofia, Pedagogjia dhe shumë botime të tjera të veçanta. Nëse e krahasojmë të kaluarën e këtij sektori, lejon të kuptohet se ky sektor përkon me jetën shoqërore dhe politike të vetë qytetit tonë, por edhe asaj të përgjithshme në Kosovë. Poashtu, një veprimtari e veçantë i këtij sektori të veçantë është edhe organizimi i një këndi të herëpashershëm i ekspozitës së librit me qëllim që të bëhet promovimi i veprave si mundësi imperative e ofrimit të librit të opinionit të gjerë lexues. 1.2 SALLA E LEXIMIT DHE SALLA E KOMPJUTERËVE Kjo sallë leximi, si një sektor i veçantë i bibliotekës, është e pajisur me libra të një rëndësie të veçantë për lexuesit. Për shfrytëzimin sa më korrekt të kësaj sallë nga lexuesit e sat ë rregullt por edhe nga lexues të tjerë të pasionuar, kjo bibliotekë është përkujdesur që të sigurojë edhe një sallë leximi, e cila aktualisht është një ndër kthinat më të frekuentuara të bibliotekës. Pos librave ky sektor është i paisur edhe me shtypin ditor dhe atë periodik si: Koha Ditore, Zëri, Kosova sot, Bota Sot, Zëri javor, Teuta, Ura, Jeta e re si dhe Biblioletra që vije nga BKUK etj. Në këtë sektor gjinden gjithashtu edhe Libra të vjetër, Enciklopedi të ndryshme, si dhe Fondi i vendlindjes. 1.3 LIBËRBUSI Aplikimi i kësaj forme të re të ofrimit të librit të lexuesve, ishte ide për organizmin e një biblioteke shëtitëse, të organizuar në formë të libërbusit (infobusit) që tash e sa kohë vepron me sukses në kuadër të Bibliotekës së Prizrenit. Ky porjekt është i llojit të parë në Kosovë, dhe ideja për këtë ndërmarrje u realizua me përkrahjen e një donacioni të ofruar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur “SOROS”. Librat që u ofron ky Libërbus lexuesve të fshatrave të Prizrenit, janë në të gjitha gjuhët e komuniteteve, të cilave edhe u dedikohet ky shërbim. Kjo Bibliotekë shëtitëse është e furnizuar me rreth 5000 libra, ndërkaq numri i lexuesve dhe i anëtarëve për vitin 2003 ishte ngritur për 600 sish. Ndërsa sa i përket librave të Libërbusit janë padyshim edhe lekturat shkollore, CD të ndryshme, libra për bujqësi, romanë, fjalorë të ndryshëm, amvisëri, tregime, kaseta, përralla etj. Me qëllim të paraqitjes sa më të drejtë të punës në Libërbus, ekziston edhe një faqe elektronike lidhur me kërkesat e nxënësve për librin. ëëë.infobus-kspz.org Përveç këtyre sektorëve, biblioteka e Prizrenit ka paraparë edhe hapjen e sektorëve të ndryshëm dhe të nevojshëm për punën e rregullt të Bibliotekës, mirëpo për shkak të hapësirës së vogël vepruese, nuk ka mundësi të bëhet edhe hapja e tyre. AKTIVITETI BASHKËPUNUES I BIBLIOTEKËS Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit, përpos të arriturave si institucion i dijes dhe i shkencës, bashkëpunon me një numër të madh të bibliotekave si: me Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, me bibliotekat tjera ndërkomunake, me bibliotekat shkollore, entet botuese etj. Poashtu, kjo bibliotekë ka një bashkëpunim të mirëfilltë edhe me bibliotekat rajonale si: me Bibliotekën e Malit të Zi, me bibliotekën e Tiranës, me bibliotekën e Kroacisë etj. Një bashkëpunim të frytshëm e ka edhe me qendrën e “Libërbusëve” me seli në Budapest, ku në vitin 2003 ishte organizuar konferenca e “Infobusëve”, e cila një vit më vonë u organizua edhe në shtetin e Malit të Zi. Ndërsa, në kuadër të aktiviteteve bashkëpunuese të saj, Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit ka nënshkruar aktin e binjakëzimit me Bibliotekën e Elbasanit, me ç’rast këmbejnë vizita me karakter pune dhe përvojash të ndërsjella. Sa përket përkrahjes dhe ndihmës, në radhë të parë Biblioteka përkrahet dhe mbikëqyret dhe financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Çështjeve jo Rezidente, me mjete të ndara për mallra dhe shërbime si dhe për programe. Ndërsa, si përkrahës të tjerë që kanë ndihmuar Bibliotekën e këtij qyteti janë: 1. KFOR-i Turk, ka dhuruar një kontigjent libra 2. KFOR-i Gjerman, poashtu ka ndihmuar me libra 3. OXFAM- ka dhuruar libra për fëmijë 4. UNICEF- poashtu, ka dhuruar libra për fëmijë 5. Zyra Amerikane – ka dhuruar një sasi të konsiderueshme të librave 6. Zyra Zvicrane – ka ndihmuar financiarisht për pajisje me 2 kompjuter dhe për instalim të rrjetit të internetit. 7. Shtëpia Botuese “Toena” – Tiranë 8. Redaksia e revistës “Fidani” – Prizren 9. Biblioteka Ndërkomunale e Mitrovicës 10. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare etj. Përveç që është ndihmuar nga donatorët e ndryshëm, Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit ka ndihmuar edhe disa bibliotekave të tjera si: Bibliotekës së Therandës, Bibliotekës së Burgut të Prizrenit, bibliotekës në Malishevë, Bibliotekën e shkollës së “Gjon Buzuku” Prizren, ka ndihmuar bibliotekat në Zym, Jabllanicë, Peshkopi, Malishevë, Manastiricë, Struzhë, Brod dhe biblioteka tjera në vend SYNIMET PËR TË ARDHMEN Gjatë arritjeve Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit, para stafit punues dhe menaxhues të saj, i ka parashtruar një sërë synimesh në të ardhmen e afërt, ku ndër këto synime ky institucion i ka si prioritete kryesore dhe ato janë: 1. Shtimi i kualitetit të shërbimeve ndaj lexuesve, pa dallim moshe, gjinie, strukturës sociale, etnitetit etj. 2. Angazhimi permanent për ngritjen e shkallës kualifikuese dhe trajnuese të kuadrit të Bibliotekës. 3. Kultivimi tek lexuesit i ndjenjës për kulturën dhe respektin ndaj Bibliotekës-Librit. 4. Begatimi i fondeve bibliotekare me tituj të ndryshëm te aktualitetit. 5. Realizimi i planifikimit të kësaj biblioteke, për t’i ofruar shërbime edhe kategorive të veçanta të lexuesve, siç janë personat Hendikep dhe të Verbërit. 6. Angazhimi për sigurimin dhe arkivimin e materialit jolibër pranë kësaj biblioteke. 7. Zgjerimi, bashkëpunimi dhe këmbimi i ndërsjellë, i punëve, dhe përvojave me të gjitha bibliotekat në vend dhe jashtë, si dhe me institucionet e tjera të kulturës. 8. Shtrirja e rrjetit bibliotekar edhe në ato vendbanime të pambushura deri më tani me Bibliotekë. 9. Shndërrimi i kësaj biblioteke në një institucion të standardeve bashkëkohore bibliotekare, ku do të bëhej trajnimi adekuat i librit, mbrojtja nga dëmtimi, konservimi, përpunimi etj. 10. Begatimi i fondeve të bibliotekës me libra apo dorëshkrime të rralla që mund të sigurohen nga burime të ndryshme. 11. Zgjerimi i formave të aktiviteteve me lexues 12. Sigurimi sa më parë i një objekti të përshtatshëm dhe adekuat, për veprimtaritë që ushtron Biblioteka Ndërkomunale në Prizren. REZYMEA Qëllimi i këtij hulumtimi është që individi të njihet me historinë dhe etapat nëpër të cilat ka vërshuar dhe vërshon një institucion i dijes, kulturës, dhe i vlerave edukativo-arsimore siç është Biblioteka. Ky hulumtim nxjerrë në pah historinë dhe rëndësinë që kishte dikur ky institucion në të kaluarën, që do ta ketë edhe në të tashmë, ku së bashku këto dy kohë janë një urë lidhëse edhe për edukimin, arsimin dhe emancipimin e brezave të rinj në të ardhmen. Prizreni, përveç që ishte qendra më e madhe në trojet shqiptare në fusha të ndryshme ekonomike, politike dhe sociale, ky qytet njihej si një ndër qendrat kryesore për edukimin dhe arsimimin njeriut. Faktet dhe kushtet historike tregojnë se qyteti i Prizrenit ishte dhe mbetet një ndër vendet më me renome për ruajtjen e traditave, kulturave të ndryshme, gjuhës, pothuajse e kanë përcjellë nga krijimi, deri në ditët e sotme. Luftërat e ndryshme dhe shkeljet e të drejtave të popullit shqiptarë, Prizrenin pothuajse e bënë të palëkundur pozitën e tij përballë armiqve që kishim, pasi që ky qytet krenohej me djemtë dhe vajzat që dhanë jetën për çlirimin e trojeve tona. Po nga ky vend kanë dalë edhe shumë emra të njohur të politikës, gjuhës, artit, kulturës, religjionit, që sot qyteti i Prizrenit ndjehet krenarë me veprat e krijuesve të pashoqë të tyre. Ndërsa sot, zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë mundëson një jetë më të mirë për marrjen e informacioneve për njerëzit e civilizuar, duke mos harruar asnjëherë edhe të kaluarën tonë shumë të begatë. BIOGRAFIA Unë, Argjira Ukimeri, jam lindur më 15.01.1989 në Prizren. Shkollën fillore (9 vjeçare) dhe gjimnazin “Gjon Buzuku” i kam kryer në Prizren. Kam diplomuar në fakultetin filozofik drejtimi Pedagogji e përgjithshme në Prishtinë. Gjatë studimeve kam ndjekur edhe kursin e gjuhës angleze, kam zhvilluar praktikën psiko-pedagogjike në shkollat e Prizrenit si dhe kam punuar në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren si praktikante për 6 muaj. Gjatë studimeve kam pasur edhe aktivitete të ndryshme rreth profesionit tim si: vizita të ndryshme nëpër institucione parashkollore dhe trajnime të ndryshme rreth profesionit të pedagogut me qëllim të krijimit të marrëdhënieve të mira Edukator-Fëmijë. Pas përfundimit të studimit dhe praktikës sime në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren, vendosa të bëj një hulumtim rreth këtij institucioni. Krijimi i saj, numri i punëtorëve, numri i lexuesve dhe shumë probleme tjera me të cilat ballafaqohet ky institucion sqarohen në këtë hulumtim. Për realizimin e këtij hulumtimi kam bashkëpunuar me Bibliotekën e këtij qyteti, ku janë marrë të gjitha të dhënat kryesore. Ndërsa, për historikun e qytetit të Prizrenit të dhënat janë marrë nga burime të ndryshme përkatëse. Shkrimin e plotë mund të lexoni në faqen PDF: http://www.google.se/url?q=http://www.beepworld.de/members/pashtriku/argjira_ukimeri.htm&sa=U&ei=DfpcTZiXGsjRsgaykcXqCg&ved=0CBUQFjAE&usg=AFQjCNHRRlPX2pU1uKrKkoElrYcSioQlRQ |
2014-12-07
BIBLIOTEKA NDËRKOMUNALE E PRIZRENIT
NDIKIMI I KRIZËS GLOBALE NË KOSOVË DHE PASOJAT E SAJ
Shkruajnë :Argjira Ukimeri & Mentor Paçarizi
__________________________________
https://www.youtube.com/watch?v=GsKIM_G9468
- Duke u nisur nga fakti dhe kushtet ekonomike tė njė vendi apo shteti duhet pasur parasysh edhe tė ardhurat e atij shteti. Dhe jorrallëherë duhet të mbështetemi në veprën e njohur të ekonomistit anglez Adam Smith „Ekonomia e një shteti“ http://de.wikipedia.org/wiki/Adam_Smith) (ku ndër të tjerash shkruhet se:
- për Çka?
- Si? dhe
- Për kend duhet të prodhohet?
Dhe kjo është shumë e thjeshtë, ku të gjitha këto elemente ekonomike shkojnë në favor të shtetit dhe për shtetin ...!
- Ndikimi i krizës financiare në Kosovë edhe pse hidhet poshtë nga qeveritarët tanë, prapë se prapë ndikimi i saj në Kosovë pothuajse është shumë i madh...! Kjo është arsyeja pse Kosova varet edhe nga të ardhurat që hyjnë nga bota e jashtme si p.sh: Mërgimtarët që jetojnë në botën perëndimore dhe nga organizatat e ndryshme botërore që ndihmuan pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë ...!
Përderisa në Kosovë nuk ka një plan të zhvillimit afagjatë dhe afat mesëm ekonomik, si dhe nuk ka politika ekonomike për ti tërhequr investitorët e huaj për të investuar në vend, për Kosovën mund të thuhet se është një fat në fatkeqësi që pas luftës nuk egzistojnë edhe doganat ekonomike që tregojnë mbrojtjen e produkteve që prodhohen në vend (ku këto produkte pothuajse as që njihen në vendin tonë) dhe shtrohet pyetja:
· Përse nuk njihen këto mallëra vendorë në vendin tonë?
Sepse me hyrjen e produkteve të shteteve fqinjë dhe çmimet më të lira të këtyre produkteve, nuk lejojnë që produktet vendore të marrin çmimin e merituar, dhe kjo vjen si pasojë e mos kontrollimit nga organet përkatëse.
- Përderisa bien të ardhurat e një populli, atëherë ulen njëkohësisht dhe kërkesat për mallërat dhe prodhimet vendore si dhe për ato të importura si rezulltat i këtyre, oferta është më e madhe se kërkesa që shkakton inflacion në vend dhe si pasojë rritet dhe papunësia që shkakton një dis’ekuiliber ekonomik, si dhe një paqëndrueshmëri çmimesh që relfektohet shumë keq tek investitorët.
* Argjira Ukimeri ,pedagoge
** Mentor Paçarizi ,ekonomist
Argjira Ukimeri: Historiku i Bibliotekave të para në botë
Argjira Ukimeri
Biblioteka duhet t jet nj gj e gjall, q rron, q do ushqyer, duke shikuar dhe t jet n kontakt me kndonjsit dhe t’i plotsoj nevojat e tyre. (Mit’hat Frasheri).
Ky mendimtar i dhuroi Bibliotekes Kombetare mbi 1.8000 vellime.
- Biblioteka me e vjeter ne bote eshte ajo e Ramsesit se II (1292-1225) para eres sone ne Tebe. Ky vend njihet si Lugina e Mbreeterve, ku jane varrosur faraonet me me ndikim ne ate kohe. Ne kete biblioteke jane ruajtur disa shkrime ku tregohen histori nga fusha te ndryshme, sidomos per religjionin dhe ndertimin e tempullit Ambus-Simbel qe eshte kryevepra arkitektonike boterore.
- Pas kesaj vjen Biblioteka e Aleksandrise, e cila u themelua ne shekullin e IV para eres se re (ne vitin 331). Mendohet se kjo Biblioteke ka pasur 700.000 pergamene apo fletore. Me vone u dogj nga patriarku i Aleksandrise, Teofili.
- Ne shekullin e III para eres sone, u themelua Biblioteka e Pergamos, e cila ne vete permbante rreth 200 mije fletore.
- Ndersa Biblioteka me e madhe ne bote eshte ajo e Kongresit ne Washington, e cila ka 107 milion vellime te te gjitha arteve. Gjithesej kjo biblioteke eshte ndertuar ne vitin 1800.
- Pas bibliotekes se Washingtonit, u themelua Biblioteka e Harwardit ne vitin 1683. Kjo biblioteke ne vete numeron mbi 15 milion vellime.
- Ne kuader te kesaj biblioteke, u krijua edhe Biblioteka e Bostonit, e themeluar ne vitin 1848. Ne kete biblioteke gjenden mbi 14 milion vellime.
- Ne vendin e trete ben pjese Biblioteka Kombetare e Kines. Kete biblioteke e vizitojne mbi 6.000 njerez ne dite, gjithashtu numeron 22 milion vellime.
- Ne France Biblioteka Kombetare u themelua ne Paris ne shekullin XVI. Ne kete biblioteke ka mbi12 milion libra periodic dhe revista te ndryshme.
- Nje tjeter biblioteke u themelua ne Kanade. Biblioteka Kombetare ne Kanada u themelua ne vitin 1953, dhe ka mbi 18 milion libra, 110 te punesuar ku ruajne dhe kujdesen per Biblioteken dhe Arkiven.
Biblioteka te tjera te themeluara neper Europe.
- Biblioteka Kombetare ne Gjermani, e cila ka 18.8 milion libra dhe 4 milion botime te llojeve te tjera.
- Biblioteka Kombetare ne Rusi, (qe ndodhet neMoske) u themelua ne vitin 1862 dhe ka mbi 17 milion libra, 13 milion gazeta, revista, harta etj.
- Biblioteka e Ukraines, ka mbi 10 milion libra, ku cdo dite 2mije student, shkenctare dhe njerez te ndryshem e vizitojne ate.
Biblioteka ne trojet shqiptare
- Biblioteka e pare ne trojet shqiptare u themelua ne Shkoder ne vitin 1920. Me pas kjo Biblioteke u vendos ne Tirane, dhe ne vete permbane 1 milion vellime.
- Ne Kosove Bibliteka Kombetare u themelua ne vitin 1944. Gjithesej ne kete Biblioteke gjinden 2 milion tituj shkencor, dhe 87.000 artikuj te ndryshem.
Sot me zhvillimin e teknologjise, dhe perms Organizatave te ndryshme eshte arritur qe ne vendet ne zhvillim, dhe ato te zhvilluara, te behet nje dixhitalizim i Bibliotave ne pergjithesi. Ky digjitalizim ndodhe me qellim te lehtesimit te marrjes se informatave ne fusha te ndryshme, perkitazi me ate se cfare kerkojme ne.
Shkrimet e shenjta : HIEROGLIFET
Shkruan: Argjira UKIMERI
Rreth gjuhës së hieroglifeve janë bërë hulumtime të ndryshme. Gjatë periudhës së Mesjetës, shumë filozofë dhe dijetarë janë munduar që të kuptojnë këto shkrime, ku disa prej tyre bënin dallimin e gjuhës demotike dhe asaj greke, ku gjenin edhe disa fjalë që shkruheshin dhe lexoheshin njëjtë në të dy gjuhët për ta pasur më lehtë edhe zbulimin e sekreteve të Hieroglifeve.
Hyrje
Kur flasim për popujt e lindjes së lashtë, gjithmonë mendojmë për historinë, traditën, kulturën, gjuhën, religjionin kushtet dhe periudhat e ndryshme nëpër të cilat ka kaluar shoqëria njerëzore. Në Egjipt fillimisht shkruhej në dru, në gurë, në pllaka, në pëlhurë dhe në brez. Sa i përket kulturës egjiptiane, hasim edhe në shkrime dhe dokumentet e tyre që njihen si Hieroglifet, që ata (egjiptianët) gdhendnin ose shkruanin me bojë në muret e tempujve dhe gjetiu. Po ashtu, letërsia në Egjipt karakterizohej me mite të shumta fetare, tregime kushtuar perëndive, shkrime historike etj. Ndër tregimet më të njohura të letërsisë egjiptiane janë: “Tregimi mbi përjetimin e fatkeqësisë në det”, “Epi i Gilgameshit”, Zbulimi i shkrimit (Hieroglife) nga egjiptianët, shkrimi Kuneiform nga babilonasit, zbulimi i Alfabetit fontetik nga fenikasit, dhe përdorimi në masë të gjerë, ndikoi në hartimin e veprave letrare që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme.
Hieroglifet
Hieroglifet (*) (rrjedhë nga gjuha greke që nënkupton Shkrimet e Shenjta). Hieroglifet janë shkrime që në vete ngërthejnë një rëndësi aq të madhe historike, sa edhe vetë historia e njerëzimit. Këto shkrime datojnë qysh nga shekulli i katërt para Krishtit. Qytetërimi i lashtë egjiptian ka bërë që këto shkrime të jenë ushqim shpirtëror dhe psikik për kulturën, traditën ndërshekullore të Egjiptit në veçanti dhe asaj botërore në përgjithësi. Ndërsa emrin herioglif këtyre shkrimeve ua kanë lënë grekët e vjetër dhe këtu del që nga ajo kohë ekzistonin Shkrimet e Shenjta, jo vetëm në Egjipt por edhe në mbarë popujt që kishin kulturë dhe traditë në të gjitha fushat. Në këto shkrime paraqiteshin figura të ndryshme si ato të Faraonëve, të kafshëve, të luleve, por paraqiteshin edhe figura të perëndive të ndryshme që ekzistonin në atë kohë në Egjipt. Karakteristikë e Hieroglifeve është shkrimi nga ana e majtë në të djathtë dhe anasjelltas, me qëllim të ruajtjes së këtyre shkrimeve. Po ashtu, një rol të veçantë ka luajtur edhe shkrimi në “Hedike”, ku dy persona shkruanin Hieroglifet në Hedike, ndërsa personi i tretë kontrollonte punën e bërë nga këta dy persona.
Krahas këtyre shkrimeve, ekzistonin edhe shkrimet e quajtura “Shkrimet Demotike” që ishin pothuajse të ngjashme me Hieroglifet. Ndërsa faraonët që ishin me famë në atë kohë në Egjipt, pas vdekjes së tyre në varre (zakonisht faraonët kur vdisnin varroseshin nëpër piramida) dhe këto ndërtesa për Faraonët ndërtoheshin nga skllevërit e asaj kohe, ku në çdo Piramidë shkruhej me Hieroglife emri i Faraonit të vdekur.
Një rol të rëndësishëm tek egjiptianët ka luajtur edhe përpunimi i Papirusit si material për të shkruar. Për vjetërsinë e shkrimeve egjiptiane dhe rëndësinë e tyre flet egjiptologu K.A. Kiçen ku ndër të tjera thekson: Sipas llogaritjeve, 99% të papiruseve janë të shkruara pothuajse para 3000 vjetëve, ku deri në fillim të epokës greko-romake janë shpërbërë të gjitha këto shkrime. Mirëpo bëhet pyetja rreth zhdukjes të papiruseve: Pse kanë mbijetuar kaq pak dokumentime të lashtësisë të shkruara në Papirus? Sepse, materialet që shpërbëhen si papirusi, lëkura ose ndonjë material tjetër i zakonshëm, dekompozohen aq shpejtë, dërgohen në vende me klimë të lagështa. Po ashtu, tregohet qartë se për shkak të klimës, dokumentet në papirus nga periudha (Mijëvjeçari i parë p.e.s), deri në ditët e sotme dokumentet mund të ruhen në një shkretëtirë të thatë, brenda një shpelle ose brenda një vendi të mbrojtur.
Në vitin 1799 Napoleon Bonaparta pushtoi Egjiptin. Gjatë pushtimeve të ushtrisë franceze në Egjipt, u zbulua "Guri i Rozetës". Qëllimi i zbulimit të këtij guri është që të ruhen Shkrimet e Shenjta që ishin të shkruara në tri gjuhë mbi këtë gurë. Ky zbulim ishte i rëndësishëm jo vetëm për francezët por edhe për egjiptianët, pasiqë gurë të tillë ishin të njohur për ndërtimet e ndryshme të objekteve të banimit në Egjiptin e lashtë. Fatkeqësisht, me pushtimin e Egjiptit nga Britania e Madhe, ushtria franceze arriti që të humb gurin e zbuluar. Në këtë gur, që sot gjendet në njërin nga muzetë angleze, është shkruar në tri gjuhë: në Gjuhën Hieroglife, Demotike e Greke.
Rreth gjuhës së hieroglifeve janë bërë hulumtime të ndryshme. Gjatë periudhës së Mesjetës, shumë filozofë dhe dijetarë janë munduar që të kuptojnë këto shkrime, ku disa prej tyre bënin dallimin e gjuhës demotike dhe asaj greke, ku gjenin edhe disa fjalë që shkruheshin dhe lexoheshin njëjtë në të dy gjuhët për ta pasur më lehtë edhe zbulimin e sekreteve të Hieroglifeve. Filozofë, historianë, egjiptologë, ndër ta edhe egjiptologu i njohur Kerkel, mendojnë që nga fillimi i krijimit shkrimeve, deri në ditët e sotme, kurrë nuk do të arrihet që të kuptohen karakteristikat dhe fshehtësitë e botës së mistershme të Hieroglifeve. Nuk është çudi atëherë që në hollësitë e fshehura brenda alfabetit tonë sot qëndrojnë mbeturinat e këtyre formave të lashta, shumë prej të cilave pasqyrojnë marrëdhëniet e hershme midis njeriut dhe natyrës. Për të dalluar ato, njeriut sot i duhet vetëm të shikojë pak më afër. Ndryshe (**) nga Perëndimi, ata (egjiptianët) nuk e shkruan historinë që t'i shkonte për shtat ideve fetare të kohës, gjë që e bën rrëfimin e tyre më të besueshëm. Ata ishin gjithashtu të prirur drejt universalitetit të historisë njerëzore, të bazuar në unitetin e origjinës së qenieve njerëzore dhe diversitetin e paraqitjes dhe gjuhëve të tyre. Për më tepër, ka shumë gjasa që të ekzistojnë shumë dorëshkrime të fshehura nëpër botë, të cilat mund të kontribuojnë shumë për kuptimin e botës së lashtë.
* ) Dokumentari në Digicable
** ) www.forumituuba.com
Argjira Ukimeri ka lindur më 15.01.1989 në Prizren. Shkollën fillore (9 vjeçare) dhe gjimnazin “Gjon Buzuku” i kreu në Prizren. Ka diplomuar në fakultetin filozofik drejtimi Pedagogji e përgjithshme në Prishtinë. Gjatë studimeve, ka ndjekur edhe kurset e gjuhës angleze, ka zhvilluar praktikën psiko-pedagogjike në shkollat e Prizrenit si dhe ka punuar në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren si praktikante për 6 muaj. Gjatë studimeve ka pasur edhe aktivitete të ndryshme rreth profesionit si: vizita të ndryshme nëpër institucione parashkollore dhe trajnime të ndryshme rreth profesionit të pedagogut, me qëllim të krijimit të marrëdhënieve të mira Edukator - Fëmijë. Pas përfundimit të studimit dhe praktikës në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren, ka bërë një hulumtim rreth këtij institucioni. Krijimi i saj, numri i punëtorëve, numri i lexuesve dhe shumë probleme tjera me të cilat ballafaqohet ky institucion - sqarohen në këtë hulumtim. Për realizimin e këtij hulumtimi ka bashkëpunuar me Bibliotekën e këtij qyteti, ku janë marrë të gjitha të dhënat kryesore. Ndërsa, për historikun e qytetit të Prizrenit të dhënat janë marrë nga burime të ndryshme përkatëse.
2014-12-02
Nderim dhe respekt të thellë në kujtim të Profesor Skënder Luarasit
Prof.dr. Eshref Ymeri
Profesorin e anglishtes, personalitetin e shquar të kulturës shqiptare, përkthyesin erudit Skënder Luarasi, e pata njohur në vitin 1962, kur isha student në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Miku im Avdul Veizi, me prejardhje nga një familje e nderuar nacionaliste nga Vasjari i Tepelenës, asokohe ishte student i degës së anglishtes. Pedagogu më i dashur i tij ishte Profesor Skënder Luarasi që në çdo orë mësimi do të gjente mënyrën që studentëve t’u fuste në gjak frymën e nacionalizmit shqiptar dhe dashurinë për gjuhën shqipe.
Jo rrallë herë kisha vënë re kur Profesor Luarasi, gjatë kohës që studentët kishin ndonjë “dritare” (orë bosh), shëtiste me Avdulin përkrah, përgjatë rrugës që të çonte në Fakultetin e Gjeologjisë, përballë fakultetit tonë, duke biseduar me njëri-tjetrin si burri me burrin. Pikërisht asokohe ai më pati prezantuar me Profesor Luarasin.
Hapja e degës së anglishtes ishte meritë e drejtpërdrejtë e Profesor Luarasit dhe e Profesoreshës së anglishtes, zonjës Maja Polakova, e cila më pas u bë bashkëshortja e tij. Gjatë katër viteve të fakultetit, bashkë me Avdulin, më pati qëlluar të bisedoja edhe herë të tjera me Profesor Luarasin. Më bënte shumë përshtypje atdhetarizmi i tij shembullor, fryma nacionaliste që karakterizonte formimin e tij intelektual. Sa herë qëbisedonim, fjala do të dilte patjetër te figura e Fan Nolit, për të cilin ai ushqente një respekt tëjashtëzakonshëm, si figurë e shquar e shqiptarisë dhe e kulturës shqiptare. Nuk mund të rrinte pa përmendur atë kontribut të shquar të Fan Nolit për themelimin e Kishës Ortodokse të Pavarur Shqiptare, të cilën e shkëputi nga thonjtë e patrikanës shoviniste dhe të kishës shoviniste greke.
Profesor Luarasi ishte rritur dhe edukuar në një mjedis nacionalist, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të ideve të rilindasve tanë të shquar. Ai mbeti jetim, pa baba, që në moshë të njomë, gjithsej 11 vjeç, kur paraardhësit e Janullatosit i morën jetën babait të tij, Petro Nini Luarasit, i cili mundohej të përhapte dritën e diturisënë radhët e popullit shqiptar përmes mësimit të gjuhës shqipe, dritë që e verbonte keq patrikanën e Stambolit dhe bijën e saj famëkeqe, kishën shoviniste greke. Që asokohe, emri i Petro Nini Luarasit hyri në panteonin e figurave të ndritura të kombit shqiptar, si Papa Kristo Negovani, Anastas Kullurioti, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri, Naum Veqil Harxhi, Atë Stath Melani, të cilët i vrau plumbi dhe helmi i kishës shoviniste greke dhe i shovinizmit grekomadh.
Profesor Luarasi ishte përfaqësuesi i fundit i rilindasve tanë të mëdhenj. Si natyrë tepër e pavarur, si nacionalist shembullor dhe me dinjitet të lartë intelektual, ai nuk mund ta fitonte dot simpatinë e klasës politike komuniste të Tiranës dhe domosdo që do të shikohej shtrembër prej saj. Megjithatë, Profesor Luarasi, deri në fundin e jetës së tij, qëndroi i patundur në bindjet e veta nacionaliste dhe asnjëherë nuk i lejoi vetes t’i bënte fresk diktaturës komuniste të Enver Hoxhës.
Është fatmirësi që Profesor Luarasi ka lënë pas vetes djalin e tij, Petron, i cili, në jetën e vet, vazhdon të ndjekë me dinjitetrrugën e gjyshit dhe të babait, duke qëndruar fort në pozitat e shqiptarisë.
Me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, këtu poshtë po u ofroj lexuesve të nderuar një artikull me domethënie të thellë të Profesor Skënder Luarasit, i cili e ka shkruar kur ishte student dhe që dëshmon aq shumë se çfarë formimi atdhetar e karakterizonte atë që në moshën djaloshare. Artikullin, së bashku me titullin“Dita e Flamurit” dhe me fotografinë, si edhe me shënimin në fund, i kam nxjerrë nga interneti.
Dita e Flamurit*
Nga Skënder Luarasi
Dita e Flamurit është dita më e shënuar në historinë e kombit tonë. Duke kremtuar këtë ditë, i pari kujtim që na bie në mend është se një popull ka shpëtuar prej kurthit të robërisë dhe nisi të shijojë jetën e lirë, duke u përfaqësuar prej shenjës kombëtare, Flamurit.
Shenja e kombit tonë: Flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenare!
Me sa mburrje, madhështi, nderim dhe gaz e shikon çdo sy atdhetari! Vetëm një tradhtar, një shpirtlig e vështron me smirë, me urrejtje, me frikë.
Te flamuri nuk shohim vetëm bukurinë e cohës dhe të ngjyrës, po edhe bukurinë e një atdheu, të një kombi, me tërë cilësitë, parimet, ndjenjat dhe historinë e një populli, që ka jetuar për një jetë madhështore, për qëllime të larta, të shtrenjta, të dëlira.
Flamuri ynë tregon qëndrimin e njëhershëm, të patundur dhe burrëror të atyre ushtarëve fisnikë që i ka udhëhequr në ngadhënjime, mes luftërave të rrepta, jo për sulme, po për mbrojtje. Flamuri ynë tregon jetën e atyre trimave të kombit që luftuan për të mbrojtur atdheun. Nën këtë flamur Skënderbeu mundi të dalë fitimtar në luftëra të panumërta kundër mizorive të Anadollit. Nën këtë flamur trimat e Gegërisë dhe të Toskërisë mundën të mbajnë të panjolluar prej armiqve nderin e tyre. Nën këtë flamur kemi dhënë besën të rrojmë ne, bijtë e shqiponjës.
Te ky flamur i hapur, që fërfërin në erë, shikojmë me shkronja të arta Shqipërinë e Re dhe të Lirë, shikojmë jetën e së ardhmes së këtij kombi, që është dergjur për kaq kohë në kurth, i mbuluar me plafin e robërisë, po që kurrë nuk ka qenë i mundur për vdekje!
Te ky flamur i hapur, që fërfërin në erë, shikojmë me shkronja të arta Shqipërinë e Re dhe të Lirë, shikojmë jetën e së ardhmes së këtij kombi, që është dergjur për kaq kohë në kurth, i mbuluar me plafin e robërisë, po që kurrë nuk ka qenë i mundur për vdekje!
Flamuri ynë është shenja e trimërisë dhe e lirisë. Për trimëri ka kaptuar male, ka kapërcyer lumenj, ka shëtitur pyje, ka vetëtitur mbi dete dhe ka valuar mbi fusha. Për liri ka bërë terror të madh, beteja të përgjakshme.
Për liri, si tani e tutje ky, dhe vetëm ky flamur, do të fërfërijë mbi kulmet e shtëpive, do të shndrijë mbi majat e çukave, do të valojë mbi sheshet e lëndinat. Vetëm nën këtë flamur do të prehen në qetësi eshtrat e atyre dëshmorëve që bënë therorinë më të madhe, duke luftuar dhe vdekur me nder e lavdi.Vetëm nën këtë flamur mund të rrojmë ne bijtë, nipërit dhe stërnipërit, në liri, në fatbardhësi më vete dhe në paqe e miqësi me fqinjët.
Po sado i mirë, sado i bukur dhe i këndshëm të jetë ky flamur, bukuria e tij prishet, vyshket, venitet, po të mos jemi dhe ne si flamuri. Le ta dimë që ne e bëjmë flamurin dhe jo flamuri neve. Po të jemi ne trima, besnikë, të drejtë, të lirë, të ndershëm, ashtu do të jetë edhe flamuri ynë, shenja e një populli trim, besnik, të drejtë, të lirë, të ndershëm. Po të jemi ne robër dhe tradhtarë, ashtu do të jetë edhe flamuri, shenja e robërve dhe e tradhtarëve.
------------------------
Po sado i mirë, sado i bukur dhe i këndshëm të jetë ky flamur, bukuria e tij prishet, vyshket, venitet, po të mos jemi dhe ne si flamuri. Le ta dimë që ne e bëjmë flamurin dhe jo flamuri neve. Po të jemi ne trima, besnikë, të drejtë, të lirë, të ndershëm, ashtu do të jetë edhe flamuri ynë, shenja e një populli trim, besnik, të drejtë, të lirë, të ndershëm. Po të jemi ne robër dhe tradhtarë, ashtu do të jetë edhe flamuri, shenja e robërve dhe e tradhtarëve.
------------------------
*Ky shkrim është një nga botimet e Skënder Luarasit në revistën “Studenti”, organ i studentëve shqiptarë në qytetin Springfield, Mass. SHBA, më 28 nëntor 1919.
--------------------------------------------------------
http://floripress.blogspot.com/2014/12/nderim-dhe-respekt-te-thelle-ne-kujtim.html
Luarasi was born in Luaras of Kolonjë region (back then Ottoman Empire, today's Albania) on 19 January 1900. He was the son of Albanian patriot Petro Nini Luarasi, descendant of the Kostallari family of the Luaras village, and Lino Sevo.[1] Though Luarasi was a Protestant, he named his son Skënder to refer to the Albanian National Hero Scanderbeg. The poet Naim Frashëri was his godfather.
Luarasi performed the first studies in Albanian language schools of Negovan and Korçë (1909-1911). After the death of his father by poisoning, he was sent to Robert College of Istambul (1912-1913). Luarasi would continue his studies at Easton Academy in US (1914-1916), International
College in Springfield, MA in US (1916-1918), Classis Gymnsium in Freistadt, Austria, (1922-1926) and graduated from the Faculty of Philology at University of Vienna, Austria in 1930.[2] During his return in Albania (1920-1922) he worked as a teacher in the schools opened by American Red Cross in Elbasan District.
Luarasi started his literary activity since 1917. During the 30s he would distinguish himself as teacher, critic, journalist, translator, playwright, and director and cooperator of several press periodicals. He was editor-in-chief of the periodicals Studenti ("The Student"), 1920 in US, Djalëria ("Boyhood"), Austria, 1927-1928, and the magazine Vullnetari i Lirisë ("Volunteer of Freedom"), Spain, 1937, together with Petro Marko. The last was a 20-page periodical of Albanian volunteers participating in the Spanish Civil War as anti-fascists.[3]
During the years 1930-1936 Luarasi taught at the Technical School of Tirana, Vlora, and Shkodra, until he left for Spain to join the International Brigades. He had been previously arrested and imprisoned three time by the Zogist regime.
During the Italian and German Occupation he was arrested and interned in several concentration camps, including Vernet, Gurs, St.Cyprien, etc.
After World War II, he was elected representative of Kolonje region in the Albanian Assembly (1945). Luarasi was one of the initiator of the foundation of Albanian League of Writers and Artists and member of the presidium until November 1949 when he was expelled for several years from the League due to his anti-conformist behavior. Until his retirement (1967), he worked as teacher and historian in the State Pedagogic Commission, Qemal Stafa High School, the Publishing Company of the Science Institute, Pedagogical School, "Jordan Misja" Artistic Lyceum, and Faculty e History-Linguistics of the University of Tirana ( where he established the English language major).
Until 1992, his activity focused on publicistics, monographs, theatrical plays, historical and literary studies.
Luarasi was awarded "Flag Order" (1960) and "Honor of the Nation" (1996) by the Albanian government with the motivation "For distinguished patriotic, anti-fascist, democratic, literary, and educative activity".
Studies, monographs, momoirs
- Isa Boletini, short biography, Prishtina, "Rilindja" 1972. OCLC 43365281
- Ismail Qemali, biography, Tirana, Shtëpia Botuese e Librit Politik, 1972. OCLC 80727030
- Les soeurs Qiriasi, study, Tirana, 1962. OCLC 79170189
- Kolonel Thomson, monograph
- Petro N. Luarasi, jeta dhe vepra, study, Tirana, "Naim Frashëri", 1958. OCLC 560911213
- Migjeni, jeta dhe vepra, study, Tirana, "Naim Frashëri", 1961. OCLC 462044090
- Gjerasim Qiriazi, jeta dhe vepra, study, Tirana, Naim Frashëri, 1962. OCLC 28785711
- Sevasti Qiriazi, vepra, study
- Në Brigadat internacionale, memories, Tirana, Toena, 1996. OCLC 37228386
- Fjala shqipe, study, Tirana, "Naim Frashëri", 1961. OCLC 462053473
- Fjala e lirë shqipe (publicistikë e studime), study
- Kujtime historike, memoirs
- Kujtime autobiografike (Ç'kam parë e ç'kam dëgjuar), autobiographic collection
- Tri jetë, Koloneli Tomson - Ismail Qemali - Isa Boletini, collection of biographies, Tirana, "Migjeni", 2007. ISBN 9789994394319
Theatrical plays
- Agimi i Lirisë (Freedom's Dawn)
- Stuhi në prill (Storm in April)
As co-author
- Zgjimi Kombëtar Shqiptar : 1878-1912 (Albanian National Awakening), Stavro Skëndi; Skender Luarasi; Nestor Nepravishta, Tirana, Phoenix : Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, 2000, ISBN 9789992742198
Translations to Albanian
- King Lear by Shakespeare, Prishtina, "Rilindja", 1968. OCLC 503885742
- Richard III by Shakespeare, Prishtina, "Rilindja", 1968. OCLC 503889228
- The Merchant of Venice by Shakespeare, Prishtina, "Rilindja", 1968. OCLC 503895560
- Scanderbeg by Thomas Whincop, Shtëpia Botonjëse "Naim Frashëri", 1967. OCLC 504060109
- Oliver Twist by Charles Dickens, Prishtina, 1961, OCLC 558205528
- The Song of Hiawatha by Henry Wadsworth Longfellow, Tirana, 1960. OCLC 562688044
- Faust by Johann Wolfgang von Goethe, Tirana, Ndërmarrja shtetrore e botimeve, 1957. OCLC 163308588
- Fuente Ovehuna by Lope de Vega, Prishtina, "Rilindja", 1980. OCLC 441739925
- Götz von Berlichingen by Johann Wolfgang von Goethe, Tirana, "Naim Frashëri", 1959. OCLC 43129221
- Intrigue and Love by Friedrich Schiller, Tirana, Ndërmarrja shtetërore e botimeve, 1955. OCLC 796248147
- Childe Harold's Pilgrimage by Byron, Tirana, Ndermarrja Shteterore e Botimeve, 1956. OCLC 248867971
- Emilia Galotti by Gotthold Ephraim Lessing, Tirana, "Naim Frashëri", 1962. OCLC 72370973
- Leaves of Grass by Walt Whitman, Tirana, Ndërmarrja Shtetërore e botimeve, 1956. OCLC 660230353
- William Tell by Friedrich Schiller, Tirana, Shtëpia botuese "Naim Frashëri", 1975. OCLC 77886954
- Albania: Its discontents and their origin by Frederick Morton Eden (1865-1948), Tirana, Infbotues, 2011.
See also
Jump up ^ Aleko Likaj (09.06.2011), I paepuri Profesor Skender Luarasi (in Albanian), Prishtina Press, retrieved 03.02.14, Jeta e tij nisi me një tragjedi të rëndë familjare. Ishte njëmbëdhjetë vjet, kur babain ia helmuan agjentët filogrekë të shtyrë nga rrethet klerikale greke. Skënderi, si bir i denjë i babait të vet, e vazhdoi rrugën patriotike po me atë pasion dhe këmbëngulje, po me atë zell, pa përfillur asnjë lloj rreziku nga çdo anë që i vinte. Nga leximi i librit të Guri Sevos “Mësuesi im i parë i shqipes” kisha formuar një ide për karakterin e Petro Ninit, ndërsa pas njohjes me Skënderin vura re ngjashmëri të madhe midis tij dhe të atit Check date values in: |date=, |accessdate= (help)
Jump up ^ Dashnor Kaloçi, "Kush ishte Profesor Skënder Luarasi [Who was Prof. Skender Luarasi]", Si e vodhën dhe e falsifikuan jetën e veprën e Migjenit [How Migjeni's work was stolen and falsified] (in Albanian), Shkodra Online, retrieved 04.02.14, Skënderi i vogël u dërgua për të studiuar në "Robert Kolezh" të Stambollit. Në vitin 1914, Skënderi shkoi në SHBA dhe u regjistrua në "Easton Akademi" të cilën e përfundoi në vitin 1916 dhe po atë vit ai ndoqi "Amerikan Internacional Kolezh Spring-field. Mass", të cilin e përfundoi në vitin 1918. Gjatë asaj kohe që ishte në atë kolegj, ai themeloi dhe u zgjodh kryetar i Lidhjes së Studentëve shqiptarë dhe editor i gazetës "Studenti". Kur u kthye në Shqipëri, në vitet 1920-1922, ai punoi si mësues në Qarkun e Elbasanit në shkollat që u hapën nga Kryqi i Kuq amerikan. Në vitet 1922-1926, Skënderi studioi dhe u diplomua në gjimnazin klasik të Freishtadt të Austrisë dhe në vitet 1926-1930, ai u diplomua në fakultetin e Filozofisë së universitetit të Vjenës. Gjatë asaj periudhe, ai ishte kryetar i shoqërisë "Albania" dhe editor i revistës "Djalëria". Nga viti 1930 e deri në 1936, Skënderi punoi si mësues në shkollën teknike të Tiranës, në Institutin Tregtar të Vlorës dhe në atë të Shkodrës. Check date values in: |accessdate= (help)
Jump up ^ Robert Elsie (December 22, 2005), Albanian Literature: A Short History, I. B. Tauris, p. 184, ISBN 978-1845110314
Jump up ^ Shkolla e Mesme Teknike "Skender Luarasi" - Suharekë
NGA FLORIPRESS
Subscribe to:
Posts (Atom)
Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...