(HULUMTIM)
Shkruan: Argjira UKIMERI QYTETI I PRIZRENIT Prizreni është një ndër qytetet më të rëndësishme në trojet shqiptare. Ka një sipërfaqe prej 640 km katrorë (5.94 %) të territorit të Kosovës dhe me një popullsi prej 110.000 banorë, shtrihet në jugperëndim të Kosovës dhe përfshin rreth 76 vendbanime. Pozita regjionale dhe gjeografike e Prizrenit më së miri mund të shqyrtohet me analizën e pozitës së tij në relacion me Kosovën, rrafshin e Dukagjinit si dhe me rrafshin e Lumbardhit. Këto lidhje tranzitore mundësuan fushat, rrafshet e lumenjve dhe kalimet ndërmjet tyre në të cilat si lidhje natyrore të lëvizjes së lehtë ishin dhe janë rrugët e komunikacionit. Komuna e Prizrenit në veri kufizohet me komunën e Therandës (ish Suhareka) dhe me komunën e Rahovecit, në jug me komunën e Sharrit (ish Dragashi), në lindje me komunën e Shtërpcës dhe në perëndim kufizohet me Republikën e Shqipërisë. Prizreni njihet si një ndër qytetet më të lashta dhe me një kulturë të madhe jo vetëm ekonomike, por edhe sociale, kulturore, religjioze, zejtare etj, që treguan edhe rëndësinë e këtij vendi gjatë luftërave të ndryshme që ishin në vendin tonë. Poashtu, Prizreni në kohën e Perandorisë Osmane ishte udhëkryq i ekonomisë jo vetëm shqiptare po edhe asaj Ballkanike. Ndërsa sot, me një pozitë relativisht jo të mirë në raport me qendrat kryesore të komunikacionit dhe të konsumit, gjithashtu hapja jo e mjaftueshme kah regjionet fqinje të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, kanë bërë që Prizreni nuk i ka shfrytëzuar në mënyrë të mjaftueshme përparësitë që i ka nga përbërja pedologjike e tokës, kushtet klimatike mesdhetare dhe kushtet hidrologjike për zhvillimin e bujqësisë, si dhe kushtet natyre për zhvillimin ekonomik të qytetit të Prizrenit. Profili fizik jep disa shenja që hapja e lidhjeve të komunikacionit me këto regjione fqinje është një nga qëllimet kryesore në strategjinë për zhvillimin ekonomik të këtij qyteti. BIBLOTEKA NDËRKOMUNALE PRIZRENIT Biblioteka ndërkomunale e Prizrenit është një ndër institucionet e para edukativo-arsimore në qytetin e Prizrenit. Duke u nisur nga fakti kjo Bibliotekë është dhe mbetet si djep kryesor i dijes dhe i kulturës, më madhështore këtë figurë gjigante e bën edhe vet qyteti i Prizrenit, ku njihet për nga kultura, pozita gjeografike dhe elemente të tjera që e kanë, dhe e karakterizojnë këtë qytet. Prizreni njihet si një ndër qytetet e para dhe më të lashta të historisë sonë, duke u veçuar nga kultura, ekonomia dhe shumë gjëra të tjera që e vendosin Prizrenin në qendër të vëmendjes. Pas shumë luftërave dhe nga vetë natyra Prizreni si qytet antik kishte këto epitete: Udhëkryq i Ballkanit”, “Djepi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, “Bërthamë e zhvillimeve kulturore”, ky fakt na dëshmon që qyteti i Prizrenit ka një lashtësi aq të madhe sa edhe vetë historia e tij. Nga ky vend kanë identifikohen edhe shumë personalitete të njohura me ndikimin në jetën kulturore, politike, sociale, artistike dhe fetare, Ndër ta përmendim edhe shkrimtaren e njohur Suzi Çelebiu, pastaj humanisten e madhe Gonxhe Bojaxhiu (Nëna Terezë)dhe shumë personalitete të njohura që lanë gjurmë në historinë tonë. Një rol të rëndësishëm luajnë edhe monumentet kulturore dhe historike të vendit tonë, të cilat janë ndërtuar në periudha të ndryshme kohore si psh.: “Hamami i Gaz Mehmet Pashës”, “Kisha e Shën Premtes”, “Xhamia e Sinan Pashës”, “Ura e Gurit”, “Rrapi shekullor” në Marash, “Kisha e Kryeengjujve” si dhe teqe të shumta që e identifikojnë Prizrenin si djep të kulturave të ndryshme në vend. Poashtu, Prizreni përveç që ishte një qytet i kulturës fetare, zejtare, tregtare, ekonomike, dhe ushtarake, Prizreni ishte qendër e hapjeve të shumta të shkollave fetare, laike, u formuan shoqata dhe shoqëri të ndryshme, formimi i fondeve të ndryshme bibliotekare, ishte vend i botimit të gazetave, revistave dhe mbi të gjitha Prizreni shquhet si një ndër qytetet e para që e themeloi radiostacionin e parë në vend. HISTORIKU I BIBLIOTEKËS Krijimi i Bibliotekës Duke u bazuar në historiografinë që kemi, sikur forcohet bindja se fillet e bibliotekës në vendin tonë datojnë qysh nga shekulli XVI. Dëshminë thelbësore dhe kryesore mbi historinë e Bibliotekës së Prizrenit më së miri e tregon edhe konstatimi “VAKUFNAMJA” e Suzi Çelebiut, që ishte e legalizuar nga organet legjislative të asaj kohe pothuajse në muajin “Rebiul Ahir” të vitit 919. ndër të tjera shkruhet: Unë vakufoj (lë amanet, bëj testament) edhe këtë fond të librave për bibliotekën, e cila është në lokalet e medresesë: librin “Tevsiru shejh prej dy vëllimesh, “Hidaje” një vëllim, “Sheriatyl Islam” dy vëllime, “Kimia seaadeti” dy vëllime etj. Pas vdekjes time këto libra i mbikëqyr imami i xhamisë dhe ai do t’ua japë të interesuarve, qofshin ata nxënës, qytetarë me evidencë, duke u kujdesur që të mos humbin dhe dëmtohen. Suziu konsiderohej si një ndër personalitetet me një kulturë të gjerë, i cili e zotëronte gjuhën arabe, persishte dhe turqishte, në të cilat ka shkruar poezi të shumta, ku një pjesë e poezive të tij ishin në pronësi të francezëve. Përveç Suziut ka edhe shumë poetë të njohur si: Isak Çelebiu që konsiderohet si një ndër poetët më të talentuar prizren, pastaj një figurë tjetër e rëndësishme që kontribuoi në hapjen e shkollave shqipe ishte edhe Pjetër Bogdani, ku e gjithë puna e tij u kurorëzua me veprën famëmadhe “Çetta e profetëve” që e botoi në vitin 1685. Në këtë punë kontribut të madh kanë dhënë edhe Pjetër Mazreku si dhe Atë Shtjefën Gjeçovi. Me zhvillimin ekonomik në Prizren, u zhvillua edhe rrjeti i shkollor apo i mësimit që kishin edhe fonde të ndara për libra të ndryshëm që shërbenin nëpër bibliotekat e medreseve, ku këto libra shfrytëzoheshin nga intelektualët Prizrenas. Në fund të shekullit të XIX, sipas Salnamesë së qyteit të Prizrenit, ky qytet kishte pesë (5) medrese: 1. Medreseja e Gazi Mehmet Pashës 2. Medreseja e Sofi Sinan Pashës 3. Medreseja e Emin Pashës 4. Medreseja e myderis Ali Efendiut 5. Medreseja e Mahmut Pashës Këto medrese kishin edhe fondet e tyre librare (Bibliotekat e tyre) të cilët i shfrytëzonin intelektualët prizrenas, si dhe të interesuar të tjerë të kohës. Shënimet e ruajtura dëshmojnë, se furnizimi dhe begatimi i këtyre bibliotekave bëhej në mënyra të ndryshme, siç janë: Blerja, Dhuratat, Libra të falur nga arsimtarët, Këmbimi i librave, nxënës dhe Struktura të tjera të popullatës. BIBLIOTEKA NDËRKOMUNALE E PRIZRENIT Themelimi i Bibliotekës Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është isntitucioni më i lartë bibliotekar në Kosovë. Ai e ka mundësinë të krijojë dhe të mirëmbajë rrjetin e bibliotekave kryesore në Kosovë. Zakonisht Kosova ka 7 biblioteka ndërkomuanle: 1. Biblioteka Ndërkomunale “Hivzi Sylejmani” – Prishtinë. 2. Biblioteka Ndërkomunale “Anton Çetta” – Ferizaj. 3. Biblioteka Ndërkomunale “Fan Noli” – Gjilan 4. Biblioteka Ndërkomunale – Prizren 5. Biblioteka Ndërkomunale “Asim Vokshi” – Gjakovë 6. Biblioteka Ndërkomunale “Azem Shkreli” – Pejë 7. Biblioteka Ndërkomunale “Latif Berisha” - Mitrovicë Më 25.12.1944 është viti i krijimit të Bibliotekës së Prizrenit. Ky institucion aq i rëndësishëm u krijua me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për leximin dhe informimin e nxënësve dhe studentëve mbarë shqiptar. Themelimi i Bibliotekës Regjionale në Prizren, shënon padyshim fillet e para të veprimtarisë bibliotekare moderne në Kosovë. Poashtu, kjo bibliotekë për asnjë moment nuk e ndërprenë punën e saj. Themelimi jo i rastësishëm i Bibliotekës së parë në Prizren, është edhe një dëshmi se ky qytet i lashtë përveçse ishte një kryeqendër e rëndësishme administrative, ishte edhe djep i kulturës, gjë dëshmohet edhe me hapjen e hapjen e shumë institucioneve domethënëse për Kosovën në përgjithësi, dhe Prizrenin në veçanti. Në përgjithësi vlerësohen edhe hapja e radiostacioneve, shoqatave, botimi i gazetave të ndryshme, formimi i shoqërive të ndryshme, gjë që dëshmon në veprimtarinë e hershme kulturore, fetare dhe politike në këtë qytet. Kjo bibliotekë ishte formuar prej librave të huazuara nga biblioteka e gjimnazit, bogosllavia, prej librave të dhuruara nga qytetarët dhe në forma të tjera furnizuese. Në vitin 1944 kjo bibliotekë numëronte 2.450 libra dhe deri në fund të këtij viti numri i librave arriti deri në 3000 libra, ku për këto libra fillimisht përkujdesej një kuadër i përkatësisë serbe, më vonë punësohen edhe kuadrot e para shqiptare. Ndër punëtoret e para shqiptare përmendim Lili Berisha dhe Myjezib Hoxha. Në këtë bibliotekë fillimisht punohej në baza vullnetare, ndërsa mirëmbajtja bëhej nga regjistrimet e nxënësve si dhe nga të ardhurat e siguruara nga veprimtaria kulturo-argëtuese që organizonte Biblioteka. Gjatë viteve 1947-1951 fondi i librave në këtë bibliotekë u shtua dukshëm nga 3.227 në 6.966 sosh. Një rol të rëndësishëm në këtë periudhë luajti edhe krijimi i Bibliotekës për fëmijë në vitin 1956, ku themeluese e këtij institucioni ishtë z. Myjezen Hoxha. Periudha 1951-1964 karakterizohet për angazhimin dhe zgjerimin e rrjetit bibliotekar, sigurimin ë buxhetit të përhershëm, si dhe për rritjen e vazhdueshme të fondit librarr. Ku, krahas shtimit të fondeve librare, shtohej edhe numri i lexuesve. Sipas të dhënave statistikore të siguruara nga Arkivi komunal i Prizrenit, në vitin 1957, fondet e kësaj biblioteke ishin të shfrytëzuara nga 1.584 nxënës të anëtarësuar, 801 punëtorë, 618 bujq 70 amvise etj, ndërsa numri i librave të lexuar ishte 34.888 sosh. AKTIVITETET E BIBLIOTEKËS NDËRKOMUNALE NË PRIZREN Në kuadër të gamës së veprimtarive të saj dhe perspektivës zhvillimore, Biblioteka Ndërkomunale në Prizren organizon edhe këto aktivitete: 1. I ofron librin popullatës duke filluar nga të gjitha strukturat dhe grupmoshat 2. Shërben si qendër informative (jo vetëm për librin) 3. Mbahen seminare dhe kurse te ndryshme kulturore dhe shkencore 4. Bën këshillime të ndryshme në lëmin e bibliotekarisë 5. Hap ekspozita (të librit, të piktorëve të vegjël, ekspozita në çdo fundvit) etj 6. Themelon grupe dhe zhvillon aktivitete për grupmosha të ndryshme 7. Mban takime me shkrimtarë 8. Në aspektin profesional mbikëqyr bibliotekat komunale në Sharr, Therandë, Malishevë si dhe bibliotekat e shkollave të këtyre qyteteve përkatëse. 9. Inkurajon veprimtarinë botuese të librave të rinj, qoftë nga autorët lexues të bibliotekës, apo edhe nga libra të përbashkët, kryesisht letrarë. SEKTORËT E BIBLIOTEKËS Me gjithë kushtet e pafavorshme që posedon Biblioteka e Prizrenit, përveç aktiviteteve të cekura më lartë, fryma dhe veprimtaria e kësaj biblioteke është e organizuar në disa sektorë punues siç janë: 1. SEKTORI I FËMIJËVE 2. SEKTORI I RRITURVE 3. SALLA E LEXIMIT DHE E KOMPJUTERËVE DHE 4. LIBËRBUSI. Në vijim do të bëhet sqarimi i sektorëve të kësaj Biblioteke. 1. SEKTORI I FËMIJËVE Sektori i fëmijëve është formuar në vitin 1956 me punëtoren e palodhur Myjezen Hoxha. Në fillim ky sektor kishte 2000 libra kryesisht në gjuhën serbe. Poashtu, në këtë sektor mbaheshin aktivitete të ndryshme për fëmijë si: orë letrare të cilat ishin të parapara të mbaheshin të hënën dhe të enjten. Zakonisht në sektorin e fëmijëve punohej 8 orë në ditë: 4 orë paradite dhe 4 orë pasdite. Po të hedhim një vështrim rreth këtij sektori, mund të vërejmë ndryshimin e numrit të lexuesve nga viti në vit. Raportet për numrin e lexuesve rreth 27 viteve të fundit shihet qartë edhe ndikimi i kushteve, ngjarjeve politike dhe shoqërore në vend, gjë që ka ndikuar edhe në ndryshimin e numrit të anëtarëve gjegjësisht të lexuesve të bibliotekës. 1.1 SEKTORI I RRITURVE Një vend të rëndësishëm në Bibliotekën e Prizrenit e zë edhe sektori i të rriturve. Zakonisht në këtë sektor janë evidencuar 29.012 ekzemplarë librash në gjuhët: shqipe, serbe, turke, boshnjake, angleze, rome dhe frënge. Poashtu, struktura e zhanreve të librave të këtij sektori është shumë e begatë, ku prijnë botimet nga: Romani, Poezia, Kritika, Drama, Fantastika, Literatura shkencore, Folklori, Etnografia, Filozofia, Pedagogjia dhe shumë botime të tjera të veçanta. Nëse e krahasojmë të kaluarën e këtij sektori, lejon të kuptohet se ky sektor përkon me jetën shoqërore dhe politike të vetë qytetit tonë, por edhe asaj të përgjithshme në Kosovë. Poashtu, një veprimtari e veçantë i këtij sektori të veçantë është edhe organizimi i një këndi të herëpashershëm i ekspozitës së librit me qëllim që të bëhet promovimi i veprave si mundësi imperative e ofrimit të librit të opinionit të gjerë lexues. 1.2 SALLA E LEXIMIT DHE SALLA E KOMPJUTERËVE Kjo sallë leximi, si një sektor i veçantë i bibliotekës, është e pajisur me libra të një rëndësie të veçantë për lexuesit. Për shfrytëzimin sa më korrekt të kësaj sallë nga lexuesit e sat ë rregullt por edhe nga lexues të tjerë të pasionuar, kjo bibliotekë është përkujdesur që të sigurojë edhe një sallë leximi, e cila aktualisht është një ndër kthinat më të frekuentuara të bibliotekës. Pos librave ky sektor është i paisur edhe me shtypin ditor dhe atë periodik si: Koha Ditore, Zëri, Kosova sot, Bota Sot, Zëri javor, Teuta, Ura, Jeta e re si dhe Biblioletra që vije nga BKUK etj. Në këtë sektor gjinden gjithashtu edhe Libra të vjetër, Enciklopedi të ndryshme, si dhe Fondi i vendlindjes. 1.3 LIBËRBUSI Aplikimi i kësaj forme të re të ofrimit të librit të lexuesve, ishte ide për organizmin e një biblioteke shëtitëse, të organizuar në formë të libërbusit (infobusit) që tash e sa kohë vepron me sukses në kuadër të Bibliotekës së Prizrenit. Ky porjekt është i llojit të parë në Kosovë, dhe ideja për këtë ndërmarrje u realizua me përkrahjen e një donacioni të ofruar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur “SOROS”. Librat që u ofron ky Libërbus lexuesve të fshatrave të Prizrenit, janë në të gjitha gjuhët e komuniteteve, të cilave edhe u dedikohet ky shërbim. Kjo Bibliotekë shëtitëse është e furnizuar me rreth 5000 libra, ndërkaq numri i lexuesve dhe i anëtarëve për vitin 2003 ishte ngritur për 600 sish. Ndërsa sa i përket librave të Libërbusit janë padyshim edhe lekturat shkollore, CD të ndryshme, libra për bujqësi, romanë, fjalorë të ndryshëm, amvisëri, tregime, kaseta, përralla etj. Me qëllim të paraqitjes sa më të drejtë të punës në Libërbus, ekziston edhe një faqe elektronike lidhur me kërkesat e nxënësve për librin. ëëë.infobus-kspz.org Përveç këtyre sektorëve, biblioteka e Prizrenit ka paraparë edhe hapjen e sektorëve të ndryshëm dhe të nevojshëm për punën e rregullt të Bibliotekës, mirëpo për shkak të hapësirës së vogël vepruese, nuk ka mundësi të bëhet edhe hapja e tyre. AKTIVITETI BASHKËPUNUES I BIBLIOTEKËS Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit, përpos të arriturave si institucion i dijes dhe i shkencës, bashkëpunon me një numër të madh të bibliotekave si: me Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, me bibliotekat tjera ndërkomunake, me bibliotekat shkollore, entet botuese etj. Poashtu, kjo bibliotekë ka një bashkëpunim të mirëfilltë edhe me bibliotekat rajonale si: me Bibliotekën e Malit të Zi, me bibliotekën e Tiranës, me bibliotekën e Kroacisë etj. Një bashkëpunim të frytshëm e ka edhe me qendrën e “Libërbusëve” me seli në Budapest, ku në vitin 2003 ishte organizuar konferenca e “Infobusëve”, e cila një vit më vonë u organizua edhe në shtetin e Malit të Zi. Ndërsa, në kuadër të aktiviteteve bashkëpunuese të saj, Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit ka nënshkruar aktin e binjakëzimit me Bibliotekën e Elbasanit, me ç’rast këmbejnë vizita me karakter pune dhe përvojash të ndërsjella. Sa përket përkrahjes dhe ndihmës, në radhë të parë Biblioteka përkrahet dhe mbikëqyret dhe financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Çështjeve jo Rezidente, me mjete të ndara për mallra dhe shërbime si dhe për programe. Ndërsa, si përkrahës të tjerë që kanë ndihmuar Bibliotekën e këtij qyteti janë: 1. KFOR-i Turk, ka dhuruar një kontigjent libra 2. KFOR-i Gjerman, poashtu ka ndihmuar me libra 3. OXFAM- ka dhuruar libra për fëmijë 4. UNICEF- poashtu, ka dhuruar libra për fëmijë 5. Zyra Amerikane – ka dhuruar një sasi të konsiderueshme të librave 6. Zyra Zvicrane – ka ndihmuar financiarisht për pajisje me 2 kompjuter dhe për instalim të rrjetit të internetit. 7. Shtëpia Botuese “Toena” – Tiranë 8. Redaksia e revistës “Fidani” – Prizren 9. Biblioteka Ndërkomunale e Mitrovicës 10. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare etj. Përveç që është ndihmuar nga donatorët e ndryshëm, Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit ka ndihmuar edhe disa bibliotekave të tjera si: Bibliotekës së Therandës, Bibliotekës së Burgut të Prizrenit, bibliotekës në Malishevë, Bibliotekën e shkollës së “Gjon Buzuku” Prizren, ka ndihmuar bibliotekat në Zym, Jabllanicë, Peshkopi, Malishevë, Manastiricë, Struzhë, Brod dhe biblioteka tjera në vend SYNIMET PËR TË ARDHMEN Gjatë arritjeve Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit, para stafit punues dhe menaxhues të saj, i ka parashtruar një sërë synimesh në të ardhmen e afërt, ku ndër këto synime ky institucion i ka si prioritete kryesore dhe ato janë: 1. Shtimi i kualitetit të shërbimeve ndaj lexuesve, pa dallim moshe, gjinie, strukturës sociale, etnitetit etj. 2. Angazhimi permanent për ngritjen e shkallës kualifikuese dhe trajnuese të kuadrit të Bibliotekës. 3. Kultivimi tek lexuesit i ndjenjës për kulturën dhe respektin ndaj Bibliotekës-Librit. 4. Begatimi i fondeve bibliotekare me tituj të ndryshëm te aktualitetit. 5. Realizimi i planifikimit të kësaj biblioteke, për t’i ofruar shërbime edhe kategorive të veçanta të lexuesve, siç janë personat Hendikep dhe të Verbërit. 6. Angazhimi për sigurimin dhe arkivimin e materialit jolibër pranë kësaj biblioteke. 7. Zgjerimi, bashkëpunimi dhe këmbimi i ndërsjellë, i punëve, dhe përvojave me të gjitha bibliotekat në vend dhe jashtë, si dhe me institucionet e tjera të kulturës. 8. Shtrirja e rrjetit bibliotekar edhe në ato vendbanime të pambushura deri më tani me Bibliotekë. 9. Shndërrimi i kësaj biblioteke në një institucion të standardeve bashkëkohore bibliotekare, ku do të bëhej trajnimi adekuat i librit, mbrojtja nga dëmtimi, konservimi, përpunimi etj. 10. Begatimi i fondeve të bibliotekës me libra apo dorëshkrime të rralla që mund të sigurohen nga burime të ndryshme. 11. Zgjerimi i formave të aktiviteteve me lexues 12. Sigurimi sa më parë i një objekti të përshtatshëm dhe adekuat, për veprimtaritë që ushtron Biblioteka Ndërkomunale në Prizren. REZYMEA Qëllimi i këtij hulumtimi është që individi të njihet me historinë dhe etapat nëpër të cilat ka vërshuar dhe vërshon një institucion i dijes, kulturës, dhe i vlerave edukativo-arsimore siç është Biblioteka. Ky hulumtim nxjerrë në pah historinë dhe rëndësinë që kishte dikur ky institucion në të kaluarën, që do ta ketë edhe në të tashmë, ku së bashku këto dy kohë janë një urë lidhëse edhe për edukimin, arsimin dhe emancipimin e brezave të rinj në të ardhmen. Prizreni, përveç që ishte qendra më e madhe në trojet shqiptare në fusha të ndryshme ekonomike, politike dhe sociale, ky qytet njihej si një ndër qendrat kryesore për edukimin dhe arsimimin njeriut. Faktet dhe kushtet historike tregojnë se qyteti i Prizrenit ishte dhe mbetet një ndër vendet më me renome për ruajtjen e traditave, kulturave të ndryshme, gjuhës, pothuajse e kanë përcjellë nga krijimi, deri në ditët e sotme. Luftërat e ndryshme dhe shkeljet e të drejtave të popullit shqiptarë, Prizrenin pothuajse e bënë të palëkundur pozitën e tij përballë armiqve që kishim, pasi që ky qytet krenohej me djemtë dhe vajzat që dhanë jetën për çlirimin e trojeve tona. Po nga ky vend kanë dalë edhe shumë emra të njohur të politikës, gjuhës, artit, kulturës, religjionit, që sot qyteti i Prizrenit ndjehet krenarë me veprat e krijuesve të pashoqë të tyre. Ndërsa sot, zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë mundëson një jetë më të mirë për marrjen e informacioneve për njerëzit e civilizuar, duke mos harruar asnjëherë edhe të kaluarën tonë shumë të begatë. BIOGRAFIA Unë, Argjira Ukimeri, jam lindur më 15.01.1989 në Prizren. Shkollën fillore (9 vjeçare) dhe gjimnazin “Gjon Buzuku” i kam kryer në Prizren. Kam diplomuar në fakultetin filozofik drejtimi Pedagogji e përgjithshme në Prishtinë. Gjatë studimeve kam ndjekur edhe kursin e gjuhës angleze, kam zhvilluar praktikën psiko-pedagogjike në shkollat e Prizrenit si dhe kam punuar në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren si praktikante për 6 muaj. Gjatë studimeve kam pasur edhe aktivitete të ndryshme rreth profesionit tim si: vizita të ndryshme nëpër institucione parashkollore dhe trajnime të ndryshme rreth profesionit të pedagogut me qëllim të krijimit të marrëdhënieve të mira Edukator-Fëmijë. Pas përfundimit të studimit dhe praktikës sime në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren, vendosa të bëj një hulumtim rreth këtij institucioni. Krijimi i saj, numri i punëtorëve, numri i lexuesve dhe shumë probleme tjera me të cilat ballafaqohet ky institucion sqarohen në këtë hulumtim. Për realizimin e këtij hulumtimi kam bashkëpunuar me Bibliotekën e këtij qyteti, ku janë marrë të gjitha të dhënat kryesore. Ndërsa, për historikun e qytetit të Prizrenit të dhënat janë marrë nga burime të ndryshme përkatëse. Shkrimin e plotë mund të lexoni në faqen PDF: http://www.google.se/url?q=http://www.beepworld.de/members/pashtriku/argjira_ukimeri.htm&sa=U&ei=DfpcTZiXGsjRsgaykcXqCg&ved=0CBUQFjAE&usg=AFQjCNHRRlPX2pU1uKrKkoElrYcSioQlRQ |
2014/12/07
BIBLIOTEKA NDËRKOMUNALE E PRIZRENIT
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Serbia ka përqafuar një diskurs të rrezikshem politik, duke kërcënuar më luftë
Search inside image Sikur e kaluara 30 vjeqare e luftës po kthehet në Ballkan , por edhe në Evropë .Këto vite ne ish-Jugosllavi kan sjellur...

-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan: Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi Cincarët Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishull...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri , PHD Në portalin “Agjencioni Floripress” ,, lexova Esenë politike të akademikut prof.dr. Hakif Baj...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
No comments:
Post a Comment