Nga Flori Bruqi
Mbetjet spitalore konsiderohen te rrezikshme per shendetin e popullates ndaj trajtimi tyre tashme do te behet me nje Rregullore te vecante. Keshilli i Ministrave ka miratuar rregulloren Per administrimin e mbetjeve spitalore dhe ngarkoi Ministrine e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave Ministrine e Shendetesise si dhe organet e njesive te qeverisjes vendore per zbatimin e ketij vendimi
Tashme me vendim te Keshillit te Ministrave percaktohen procedurat rregullat dhe standardet teknike per administrimin e mbetjeve spitalore me qellim mbrojtjen e shendetit publik dhe te mjedisit. Qellimi dhe objekti i kesaj rregulloreje eshte percaktimi i procedurave rregullave dhe standardeve teknike per administrimin e mbetjeve spitalore me qellim mbrojtjen e shendetit publik dhe te mjedisit. Sipas rregullores Mbetjet spitalore jane mbetjet e krijuara nga prodhuesit e mbetjeve ku perfshihen mbetjet e rrezikshme dhe jo te rrezikshme te cilat renditen ne paragrafin 18 te vendimit nr. 99 date 18.2.2005 te vendimit te Keshillit te Ministrave Per miratimin e Katalogut Shqiptar te Klasifikimit te Mbetjeve ndersa Prodhues i mbetjes eshte personi fizik dhe juridik i cili zoteron ose administron nje institucion shendetesor qe krijon mbetje spitalore duke perfshire dhe duke mos u kufizuar vetem ne spitale poliklinika qendrat shendetesore kabinete mjekesore qendra mjekesore kabinete dentare klinika dentare laboratore dentare qendra diagnostike depo farmaceutike farmacite qendra kozmetike qendra te tatuazhit qendra te rehabilitimit nga droga laboratoret e shendetit publik institucionet kerkimore-shkencore banka e gjakut morget sherbimet funerale klinikat veterinare sherbimet ambulatore te infermierise qe vizitojne paciente ne banesa. Rregullorja percakton gjithashtu zoteruesin e mbetjeve spitalore institucionin shendetesor ku krijohen keto mbetje si dhe transportin e tyre si duhet te transportohen ato.
Mbetjet
Rregullorja vecon disa mbetje spitalore qe jane konsideruar si mbetje infektuese te cilat ndoten nga patogjenet si bakteret viruset parazitet ose kerpudhat dhe perfshijne kulturat nga puna ne laborator mbeturinat nga nderhyrjet kirurgjikale dhe autopsite mbeturinat nga pacientet e infektuar materialet apo
pajisjet qe jane per tu hedhur ne kontakt me keta paciente me kafshe te infektuara si dhe materialet dhe pajisjet e mjekeve dhe te personelit tjeter qe kane qene ne kontakt me paciente te
infektuar. Nga kjo rregullore perjashtohen mbetjet e individeve prodhues te mbetjeve spitalore kur keto prodhohen gjate vetemjekimit ose gjate sherbimit mjekesor ne banese pervecse kur individi detyrohet ti vendose mjetet e mprehta ne kontejnere rezistente ndaj shpimeve dhe ti largoje ato ne perputhje me rregullat e miratuara nga Ministri i Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave dhe Ministri i Shendetesise.
Mbetje te tjera spitalore quhen dhe mbetjet patologjike ku perfshihen indet organet pjese te trupit placentat gjaku dhe
lengjet e tjera te organizmit te njeriut mbetjet farmaceutike ku hyjne produktet farmaceutike te skaduara ose te paperdorshme produktet farmaceutike te kontaminuar nga renia/rrezimi pertoke barnat e teperta vaksinat ose serumet dhe sendet e hedhura te perdorura gjate trajtimit te barnave te tilla si shishe
kuti doreza maska tuba ose shishe mbetjet radioaktive qe perfshijne mbeturinat e lengeta te ngurta dhe te gazta te ndotura me lende radioaktive te prodhuara nga analizat in vitro te indeve dhe lengjeve te trupit per qellime diagnostike dhe terapeutike.
Mbetjet e rrezikshme
Ne mbetjet e rrezikshme spitalore sipas kesaj rregulloreje hyjne mbeturinat e infektuara patologjike shpuese farmaceutike toksike kimike dhe radioaktive ujin dhe tretes te infektuar ndersa mbetjet e parrezikshme perfshijne letrat sendet prej qelqi plastike kartonet ambalazhet mbeturinat ushqimore mbeturina druri dhe ndertimi. Rregullorja parashikon gjithashtu administrimin e mbetjeve dhe magazinimin e tyre i cili duhet te grumbulloje perkohesisht ne nje vend te caktuar i mbetjet spitalore sipas kerkesave te paragrafit 8.5 te kesaj rregulloreje.
Prodhuesit
Cdo prodhues i mbetjeve spitalore eshte I detyruar te regjistrohet ne Ministrine e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave brenda tre muajsh nga hyrja ne fuqi e kesaj rregulloreje ndersa prodhuesit qe fillojne veprimtarine e tyre pas botimit te saj ne Fletoren Zyrtare jo me vone se 30 dite para fillimit te veprimtarise qe krijon mbetje spitalore.
Rregullorja e miratuar me Vendimin e Keshillit te Ministrave detyron prodhuesit e ketyre mbetjeve spitalore te jene pergjegjes per
1. Grumbullimin e kontrolluar te mbetjeve spitalore prane institucionit shendetesor
2. Ndarjen e mbetjeve spitalore te parrezikshme te llojit urban nga mbetjet spitalore te rrezikshme
3. Ambalazhimin etiketimin magazinimin grumbullimin trajtimin transportimin dhe asgjesimin ne menyre te pershtatshme te mbetjeve spitalore te gjeneruara prej tyre
4. Shpenzimet e transportit asgjesimit ose riciklimit te mbetjeve spitalore te gjeneruara prej tyre. Kjo pergjegjesi eshte e pashmangshme dhe e pavarur nga pergjegjesia e ndonje personi te trete te ngarkuar nga prodhuesi per te ndermarre keto veprimtari
5. Te gjitha demet e shkaktuara ne menyre direket ose indirekte ne mjedis dhe ne shendetin publik nga procesi i grumbullimit magazinimit transportimit dhe asgjesimit te mbetjeve spitalore te krijuara prej tyre.
Trajtimi i mbetjeve
Sipas Rregullores cdo prodhues i mbetjeve spitalore eshte pergjegjes per trajtimin e mbetjeve qe nga prodhimi grumbullimi ndarja transporti magazinimi perpunimi dhe deri tek asgjesimi i tyre. Prodhuesi i ketyre mbetjeve duhet te ndaje qe ne burim elementet e rrezikshme nga ato te parrezikshme te mbetjeve spitalore sipas rregullores se brendshme per administrimin e mbetjeve spitalore dhe duhet ti magazinoje ato te ndara. Ne rast se ne vendin e prodhimit apo gjate transportit mbetjet spitalore te rrezikshme ne menyre te vullnetshme apo te pavullnetshme perzihen me mbetje spitalore te parrezikshme keto mbetje spitalore do te trajtohen si mbetje te rrezikshme. Mbetjet spitalore te rrezikshme ambalazhohen dhe etiketohen ne perputhje me rregulloren dhe magazinohen te ndara nga mbetjet e tjera ato duhet te transportohen per tu trajtuar ne nje vend tjeter magazinimi ne terren i tyre behet ne nje zone te caktuar ne brendesi apo ne afersi te vendeve te trajtimit apo te pikave te nisjes.
pikave te nisjes.
Agjencioni floripress.blogspot.com
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment