Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/12/08

PROZA E VILHELME VRANARI (HAXHIRAJ) ËSHTË E NJE EVROPIAN DHE BOTËRORË NIVELI




"Ka ndjerë lëvizje shpirti.Ardhur nga mjegullina qiellore.Rrëzoheshin kështu meteorë.Brenda atij shpirti, goditje galaktikash.Pika e vesës.Përmbi varrin e askujt.Pika e lotit përmbi krahë-drurësh lakuriq,tatëpjetë bregut po zbret.Shkapërdredhur.Kështu nis një rrëfim,poetja dhe shkrimtarja Vilhelme Vranari(Haxhiraj)...


Përgatiti: Flori Bruqi



https://groups.yahoo.com/neo/groups/cameria/conversations/messages/8164

Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka lindur në Kaninë të Vlorës më 1945. Origjinën e ka nga një familje me tradita kulturore dhe atdhetare, pinjolle e familjes së princit Gjergj Arianiti.

Qysh fëmijë ka njohur rrugën e internimeve. Jeta e saj ka qenë vetëm vuajtje dhe mjerim.

Lufta e klasave, më e egra që ka njohur njerëzimi, e ka fshikulluar pa mëshirë qysh 6 vjeçe.

Arsimin fillor dhe tetëvjeçar e ka kryer sa në internim dhe sa nga një vend në tjetrin. Tetëvjeçaren e përfiundoi në shkollën e -I-rë shqipe “28 Nëntori” në qytetin e Vlorës.

Pas diplomimit në shkollën pedagogjike “Jani Minga”, punoi pak vite mësuese në fshat dhe njëkohësisht vazhdonte Universitetin Shtetëror të Tiranës, dega Gjuhësi-Histori me korrispondencë. Në vitin 1966 i ndalohet diplomimi, kur duhej të likuidonte edhe tri lëndë.

Internohet përsëri me gjithë familje e tjera (Vranari) dhe i mohojnë të drejtën e ushtrimit të profesionit. Me këmbëngulje dhe vullnet arriti të rifitojë të drejtën e studimeve, në degën Hisori-Gjeografi. U diplomua me rezultate maksimale më 1975, por pa të drejtën e ushtrimit të mësuesisë.

Punoi 25 vjet punëtore dhe vetëm pas viteve 90-të rifilloi punë në arsim dhe u muarr me publicistikë. Më 1997, e rinxjerrin jashtë radhëve të arsimit dhe vazhdoi gjithë kohën pa punë. Është njëra nga 4-5 femrat e para që u ngritëm kundër diktaturës.

Është themeluese dhe ka qenë Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas -dega Vlorë, 1991-98, si dhe Anëtare e Këshillit Kombëtar të L.D. G.Sh.dhe të P.D.Sh Kjo i dha mundësinë të gjejë vetveten. Në dhjetor 1996 , (në moshën 52 vjeç) u realizua ëndrra e saj.

Doli nga botimi vëllimi i parë poetik. Më pas provoi prozën e shkurtër (tregim, novelë), fabulën dhe romanin. Tani pas 12 vitesh po boton të 20 vepër letrare dhe ka gati për botim disa vepra: romane, përralla, tregime, novela, poezi, gjëegjëza, skica letrare, skenare për fëmijë dhe 3 përkëthime. Gjinia letrare, ku autorja ndihet më mirë është romani.

Një vepër e suksesshme kanë qenë: Trilogjia “Vështroni Meduzën”( 3 volume), ku në mbi 1100 fq, përshkruhet jeta reale shqiptare duke nisur nga shek. i XV-të dhe deri në diktaturë. Në romanin me titull “Rrëfim në të perënduar”, ngrihem me forcë kundër dhunës ndaj femrës.

Edhe në veprat e tjera spikat personazhi femër dhe problemet sociale që shqtësojnë shoqërinë shqiptare dje dhe sot. Në romanin “Unaza e Prangosur”e njeh lexuesin me një dashuri të madhe mes dy të rinjëve, e cila ngrihet mbi ndarjet e shtresave shoqërore, mbi hendekun që hapi lufta e klasave dhe kundër kohës. Kjo dashuri e madhe, e sinqertë nuk njohu as një lloj pengese dhe vëshirësi, por i sfidoi ato.

Sapo ka botuar një përrallë për fëmijë. Paralel me këtë roman , po boton një libër me fabula e gjëegjëza. Aktualisht vazhdon publicistikën në disa gazeta me rëndësi në Tiranë, si te gazeta Standard dhe “Ndryshe, dhe “R:D-ja” dhe Illyria –në SHBA, Fjala e Lirë Londër etje.

Si dhe Kr/redaktore e Gazetës Kanina. Në këtë punë voluminoze ka shumë rëndësi dhe shumë vlerë kritika dhe bashkëpunimi me njeriun më të shquar të fushës së letrave, estetin dhe njohësin e mirfilltë të letërsisë shqiptare e asaj botërore, Prof. Dr. Adriatik Kallulli. Në krijimtarinë letrare ka mbështetjen e familjes së saj.

Edhe pse është në moshën 64 vjeç, e pranon sfidën, duke u ballafaquar me të gjitha krijimet e letërsisë shqipe.

Curriculum vitae Vilhelme Vranari (Haxhiraj) Datëlindja -1945 Lindur -në Kaninë të Vlorës Banimi -në Vlorë Gjendja civile -martuar me dy fëmijë

Në 1952 -55 -internim------- 1958-1962 -kryen arsimin e mesëm në shkollën pedagogjike “Jani Minga “Vlorë

-1962- 1966 -vazhdon studimet e larta (pa shkëputje nga puna)U.T. dega Histori- Gjuhësi

-1965 -kryen një kurs specializimi (tremujor) për Ekonomi shtëpiake pranë Ministrisë së Arsimit Tiranë.

-1962- 1966 -punon mësuese në arsimin 8-vjeçar në fshat.

-16 gusht 1966 -del jashtë rradhëve të arsimit për arsye politike dhe i mohohet e drejta e marrjes së diplomës, periudhë internimi.

-1970-1975 -kryen përsëri studimet e larta dega Histori-Gjeografi.

-1975 -mbron Historinë e Shqipërisë me temën: “Krahina Autoktone e Shqipërisë Jugore”.
-1966-1969 - periudhë internimi------

-1969- 1991 -punëtore krahu -1991-1997 - mësuese( rikthehet në profesioni që adhuronte aq shumë.

-1992- 1997 - zv/drejtore në shkollën “Ismail Qemali” Vlorë

-Nga 1997-ta -e pushojnë dhe vazhdon të jetë pa punë edhe pse i duheshin edhe 7 vite të tjera pune për të fituar pension të plotë.

-1991 -Ndër të parat femra që u aktivizua në jetën politike të qytetit të saj ,Vlorës dhe të të gjithë vendit me P.D.

-1991-1998 -Kryetare e L.D.G. dega Vlorë, anëtare e Këshillit - Kombëtar të Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të P.Demokratike

-Më 8 prill-1992 -Shkruan artikuj në media mbi të drejtat dhe liritë e gruas.

-21 prill 1992 -Është e para grua që i paraqiti Kuvendit Shqiptar me shkrim peticionin për të drejtat dhe liritë e gruas, pjesëmarrja e saj në jetën politike, legalizimin e emi- grantëve si dhe kujdesi i shtetit për Krahinën Autoktone Shqiptare të Himarës.

2002-2003 -në moshë 58 vjeçare kryen dy kurse kualifikimi të gjuhës angleze dhe përdorimin e programeve bazë të kompjutrit. *KRIJIMTARIA LETRARE E SHKRIMTARES Vilhelme Vranari (Haxhiraj)

-Aktivitetin letrar e ka nisur qysh në bangat e shkollës, por realitet u bë vetëm pas rënies së Diktaturës, më e egra që ka njohur njerëzimi Filloi të botojë më 1996.

*1996 -2008, në 12 vite ka botuar 18 vepra letrare në disa gjini, ku zë një vend të konsiderushëm letërsia për fëmijë. Në këtë letërsi autorja shkruan në përputhje me veçoritë psikike të moshës, Vlerësime me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) është vlerësuar si brenda dhe jashtë shtetit me këto çmime:

*Në vitin 2006 me çmimin “Petro Marko” për romanin “Dilema e së nesërmes”-nga Bashkia Vlorë dhe Lidhja e Shkrimtarëve dega Vlorë

*Më 2007 për “Poezinë e mirinterpretuar” – Lidhja e shkrimtarëve dhe Biblioteka Vlorë.

*Më 2008 me çmimin “Protagonist i vitit 2008”, si romanciere dhe për prurje të madhe në letërsi, dhënë nga Bashkia Vlorë.

*Më 18 prill 2009 me ÇMIMIN NACIONAL” GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU”- Torino-ITALI, çmim që vjen për herë të parë në Shqipëri.

* Më 10-6-2009 Vilhelme Vranari (Haxhiraj), vlerësohet me çmimin: “MIRËNJOHJE E LIDHJES SË PRIZRENIT” në Kosovë.

*KRIJIMTARIA LETRARE E SHKRIMTARES Vilhelme Vranari (Haxhiraj)

-Aktivitetin letrar e ka nisur qysh në bangat e shkollës, por realitet u bë vetëm pas rënies së Diktaturës, më e egra që ka njohur njerëzimi Filloi të botojë më 1996.

*1996 -2008, në 12 vite ka botuar 18 vepra letrare në disa gjini, ku zë një vend të konsiderushëm letërsia për fëmijë. Në këtë letërsi autorja shkruan në përputhje me veçoritë psikike të moshës, Botime të autoresVilhelme Vranari (Haxhiraj):

*Në poezi:

1-Loti nuk ka faj

2-Të pres

*Në prozë të shkurtër:

3-Mamaja- novelë

4- Kush e vrau Kaftanazin- (6 skica letrare, 3 tregime, 5 novela)

*Në prozë të gjatë- romane:

5 -Dhembje nëne

6 -Jetë në udhëkryq

7 -Ringjallur si Krishti

8 -Amanti i Arbërisë

9- Rrëfim në të perënduar

10- Unaza e Prangosur

*Trilogji :

Vështroni Meduzën

11-Prolog Jete -romani i parë

12-Vështroni Meduzën -romani i dytë

13-Dilema e së Nesërmes -romani i tretë

* Letërsi për fëmijë:

14- 10 fabula -fabula

15- Bëmat e Dhelprës -fabula -2002

16 -Ne jemi lulet e jetës –fabula -2003

17 -Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj - përralla -2008

18- E dini se ’emër kam?! -fabula e gjëegjëza -2008

*Përkthime nga gjuha italiane në botim:

1- Natën e mirë arush!

2- Zbulimi i Universit nga Bobobobs

3- Fabula të Ezopit

*Disa skenarë për fëmijë që janë vënë në skenë.

1- Gjallesat e pyllit ankohen

2- Fëmijë, jemi edhe ne…

3-Atdhe, shpresa jote jemi ne.

4- Në festën e Abetares

5- Gëzuar festën mësuese

6- Festojmë së bashku 1 Qershorin

7-Mirëseardhe Vit i Ri Janè në botim për vitin 2009 :

1- “Rrugë pa kthim”(vëllim me 5 tregime, 6 novela dhe 10 skica letrare)

2- Zonja me karafila të bardhë -roman

* Përrallat e vendit blu- cikël përrallash,

3-“Përrallat e Kuçedrës me Dragoin”-libri parë, ku përfshihen 3 përralla dhe një tregim:

-Mbreti Pleurat, Sirena dhe Zanat (përalla e parë)

-Në mbretërinë e Errësirës “ II-të

-Lufta e Dagoit me Lubinë e Kaonisë “ III-të

-Një Engjëll me emrin “Iris” -tregim-

*Janë redaktuar dhe presin dritën e botimit përrallat me temë nga historia jonë duke nisur nga Dardania dhe deri në Trojë:

*1- Xhuxhi, gjiganti dhe Dragoi ( Libri i dytë i ciklit “Përrallat e vendit Blu”,ku përfshihen

-Lubia e pangopur, Llufa

-Korkyra e zezë

-Gjiganti dhe Xhuxhi

2-Mall - vëllim me poezi

- 3- Ese dhe Analiza mbi politikën në Demokraci, mbi kulturën dhe problemet egruas

*Është duke punuar studimin shkencor-historik:

* Gj. Arianiti, Princ i Kaninës,Vlorës dhe Himarës (monografi)-studim

*L.D. e Gruas -segment i rëndësishëm i shoqërisë, parë në prizmin e mohimit të vlerave të saj.

-Katër (4) romane artistikë

-Një cikël përrallash fantastiko-historike- vazhdimësi e të parave-

-Ese dhe publicistikë prej (1992- 2009...)

-Kanina dhe njerëzit që i dhanë emrin.

*Pas 1990 Është marrë dhe merret me publicistikë në disa prej organeve mediatike të përditshme dhe periodike, Standard, Ndryshe, R.D, Illyria- Fjala e Lirë dhjetëra artikuj nga 1992-2008.

*Aktualisht: Kryeredaktore e gazetës “Kanina” Disa vlerësime mbi krijimtarinë e autores Vilhelme Vranari( Haxhiraj) nga kritikë, analistë dhe lexues:

* “ Vilhelmja ka ardhur në sofrën e shkrimtarëve, si një kirurg me përvojë, që me bisturi operon plagët e vjetra dhe të reja të shoqërisë. Petro Marko s është më..

Por ja, sot e kemi sot mes nesh.” Prof. Odhise Grillo( shkrimtar- redaktor i 11 librave të autores) * “Zonja shkrimtare me krijimet e saj ka vendosur një gurë të rëndë në themelet e letërsisë shqipe. Vilhelmja ka lindur shkrimtare, nuk u bë sot.” Dhionis Bubani ( shkrimtar)

* “Me veprat e saj autorja nëpërmjet mesazheve që jep, i bën një nder kombit. Përmes veprave psiko -sociale, Vilhelmja i bën autopsinë shoqërisë sonë dje dhe sot.” Uran Butka ( studiues-shkrimtar) * “Vilhelmja është shkrimtare unikale…Pasuria jetësore që sjellë në mijëra faqe është mbresëlënëse, autentike, dhe në shumë aspekte e papërfshirë në vepra autorësh të tjerë.

Më e rëndësishmja, më e veçanta është interpretimi thellësisht demokratik që ajo iu bën ngjarjeve, personazheve, realiteteteve shqiptare. Kjo vlerë e saj ideore-botëkuptimore është një prurje shumë shumë e rëndësishme në letërsinë tonë. ” Prof. Dr. Adriatik Kallulli ( kritik, estet letrar) .....etj.

* “Miku im Odhise! Të gjitha librat që më dërgove e kanë një mesatare, por po veçoj romanin “Dhembje nëne “ të vlonjates, Vranari…Eh, ’të bësh?!

Librat e mirë shkruhen rrallë Rifat Kukaj (shkrimtar Kosovë) * “Vilhelmja nuk doli e kushtëzuar për të plotësuar mangësitë që la realizmi socialist, jo…Ajo doli natyrshëm dhe tregon atë çka i flet shpirti për realitetin real, të cilin e përjeton me dhembje...por përballë fatit të hidhur, dhuron shumë dashuri.

Një antitezë e çuditshme… por tejet reale.” Nestor Jonuzi (Piktor i Popullit) * “Një grua , një nënë, një zonjë e fisme po troket fortë, tingëllueshëm në portat e letërsisë shqipe. Porta është e rënd … trokitja është e vonuar…për shkak të prejardhjes së saj ,prej një dere fisnike, që në një sistem tjetër shoqëror do të shërbente si pasaportë identiteti për të ngjitur shkallët e jetës…megjithatë ajo është këmbëngulëse.

Pasioni i rinisë ka ngelur i pashuar ” Teodor Laço shkrimtar-dramaturg * Si mbiemri i saj Vrana, qielli ishte i vrenjtur për të. Duheshin vite që që qielli të hapej dhe Vilhelmja ta thoshte fjalën e saj. Ajo ka ardhur në letërsi si Antigona për të shëruar shpirtrat e lënduar njerëzor, sepse lëndën e marr nga jeta njerëzore, nga realiteti, të cilën e ngre në art ” Akademik Prof. Xhevahir Spahiu ( poet)

* “Kur Izabel Alende u njoh si shkrimtare, e quajtën Markezi me fustan. Jemi në Vlorë dhe para lexuesit kemi një autore vlonjate. Për analogji, sot para jush kemi Petro Markon me fustan.” Visar Zhiti ( poet) * Asnjëherë nuk shtihet në atë që ngrihet në mbrojtje të dinjitit njerëzor, në atë që, autorja Haxhiraj, gjatë tërë jetës qëndroi përballë së keqes.

Urime për guximin që ke për të thënë të vërtetën, që shpesh herë nuk guxojnë ta thon녔 Ali Podrimja ( poet kosovar) Panairi Vlorë mars 2003

* “Lexoni shkrimet e Vilhelme Vranarit (Haxhiraj) dhe … do të gjeni veten, si kundërshtar të së keqes, si shqiptarë të vërtetë, trima, bujar dhe humanë... Falenderojmë Zotin që i ka dhuruar kombit një grua, me një talent të veçant …Cila grua tjetër na ka falur, deri më sot, kaq patos e zemërçiltërsi për vete, popullin dhe historinë tonë? “ Bedri Çoku ( ish i burgosur politik- shkrimtar-publicist)



* “Nëse Gjirokastra ka Musine Kokalarin, Vlora ka Musinenë e vetë. Kjo është shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) . Me trilogjinë “Vështroni Meduzën”,na ka dhuruar veprën më të arrirë në letërsinë e këtyre 15 viteve të demokracisë, që e quaj “Saga e Vranajve”.

Me të drejtë e quaj Musine Kokalari e Vlorës. Sot ajo është shkrimtarja e hekurt, që përballet me të vërtetën e hidhur.” Bujar Leskaj ( Ministër i Kulturës, Deputet ) Panairi i librit Nëntor Tirana 2005)

* Fisnikërinë e Vilhelmes e ndesh në fisnikërinë e personazheve të saj. Nëpërmjet veprave të saj, të drejtën e sheh në sy në mënyrë realiste…jo vetëm autorja por çdo nënë, çdo motër dhe çdo bij ” Margarita Xhepa (Artiste e Popullit)

* “ Është fat që në kolanën e letërsisë shqipe u shtua edhe një shkrimtare, një femër trime, e cila përmes librave të saj, ka pasur guximin të thotë atë që të tjerët nuk kanë mundur ta shprehin, të vërtetën e hidhur të realitetit që përjetuam ” Agim Musta (Analist-shkrimtar, ish i burgosur politik)

* Është kënaqësi për lexuesin dhe për kritikën profesionale, kur komunikon me një letërsi që e sheh realitetin ndryshe, sipas realizmit real dhe të vërtetës së jetës. Një letërsi me kahje të re historike, ndesh gjatë leximit të librave të shkrimtares Vilhelme Vranari (Haxhiraj). Lexojeni dhe do të ndjeni kënaqësinë shpirtërore me diçka që s’keni guxuar t’ia pohoni as vetes.” Mexhid Prençi ( Publicist. analist)

* Kam ndjekur krijimtarinë letrare të shkrimtares Vilhelme Vranari ( Haxhiraj) dhe theksoj se është një rast i rrallë, i pari dhe i vetëm në letërsi…Autorja i ka bërë radiografinë dhe autopsinë regjimit diktatorial… krijimtaria e saj ka vlera të mëdha artistike, psiko-sociale dhe atdhetare. Shaban Xhyheri ( lexues i rregulltë, ish i burgosur politik)

* “Vilhelme Vranari me zërin e saj…duke i folur kohës…përciell mesazhe kuptimplote për fisnikërimin e shoqërisë.” Prof. Dr. Bardhosh Gaçe ( studius- poet)

*”Vilhelme Haxhiraj solli një letërsi e re, LETËRSI NDRYSHE . Trilogjia “Vështroni Meduzën”, kompozuar me linja të hapura, me pesonazhe që vazhdojnë edhe në veprat e ardhme, të kujtojnë Balzakun...dominim i kulturave elitare është shumësia cilësore dhe i tillë bëhesh vetëm përmes origjinalitetit kombëtar që përfshin subjekte, tema, karaktere dhe mjete shprehëse .” Fisnik Sina ( Gazetar- Analist-redaktor)

* “ Vilhelmja s’u mbështet në supin e ndonjë “lisi”. Ajo ishte në këmbë. Koha nuk e kishte pritur. …duhej të rendëte si maratonomak për të kapur kohën e humbur… Vonë, por koha erdhi…e me të drejtë ajo u klith kohëve të mbrapshta: “Jam këtu!” Myrteza Mara (poet -Kryetar i L. Sh. dega Vlorë)

*“Pema e Vilhelme Vranarit është ajo e shpirtrave të heshtur, të atyre që s’flasin dot më dhe të atyre që iu mohua fjala në kundërshtim me zanafillën tonë biblike, që na mëson se fjala është e para.” Laureta Petoshati ( poete- përkthyese- publiciste)

* “Duhet të të digjet shpirti si zjarr që t’u thuash të tjerëve diçka. Ky mendim të vjen në mend kur ke përpara librat e njërës prej zërave identikë të letërsisë bashkëkohore shqiptare, të shkrimtares më interesante të letërsisë sonë ” Mujë Buçpapaj ( gazetar- shkrimtar)

* “ Vlora e ka një flamurtare për të drejtat e gruas, por e ka lënë në heshtje. Vlora e ka një zonj … një shkrimtare , me të cilën nesër do të mburret ” Vangjel Sako (gazetar )

* “Duke u rreshtuar në krahun e intelektualeve të shquara, përparimtare, me palcë kombëtare, Vilhelmja është mishërim i së mirës, lufton pa mëshirë të keqen dhe na kujton viganët e këtij grupimi : Ernest Heminguej e Petro Marko. Albert Abazi (poet -publicist)

* “Veprat e autores V. Vranari, qëndrojnë krenare në kolanën e librit shqip, me temë sfidat e femrës në udhëkryqet e jetës .” Efrosina Papa- (Mësuese- gzetare në ATV)

* Romanet e Vilhelmes janë një dëshmi e gjallë dhe një thirrje për antikomunizëm dhe denoncim për çdo lloj diktature të vjetër dhe të re.” Redin Hafizi

* “Vështroni Meduzën”, letërsi bashkëkohore…e para e këtij lloji, ku lexuesi përballet me një realizëm, ku përmes fakteve, ngjarjeve…Vilhelmja, shkrimtarje e dhembjes njerëzore, ka ditur të ngrejë në art atë që kërkon sot lexuesi, letërsinë bashkëkohore Lejla Gorrishti- (recensuese e 11 librave të autores)

* ”Vilhelme Vranari e ardhur në këtë botë me një mision të shenjtë, të ringjallë shpirtrat njerëzor, duke parë të vjetrën të shembet, këlthet: “O njerëz, mos lejoni tragjeditë të përsëriten!” Enver Qama ( shkrimtar-analist)

* “Pak kush i lëvron skicat letrare. Përse?! As unë nuk e di arsyen…Por skicat e Vilhelmes jenë me nivel në të gjithë treguesit. Kam të drejtë të theksoj se, i ngjajnë floririt, i cili…si do që më i pakët, është më i vyeri ndër metalet e tjerë Hilmi Bani ( piktor)

* Vilhelme Haxhiraj, një autore femër, një nënë, nuk e frenon fantazinë e saj për të thënë të vërtetën e hidhur… apelon: “Femra nuk është mall tregu që shitet dhe blihet, por një qenie njerëzore që duhet vlerësuar ” Boro Nazaj ( poet - gazetar)

* “Rrëfim në të Perënduar”, ky libër do të bëjë që ta gjeni veten të strukur diku mes mijëra shkronjave dhe pa dashur do të belbëzoni:” Kjo është edhe jeta ime, edhe jotja, edhe e asaj ” Ndaj autorja Haxhiraj po i dhuron leuesit një libër për të gjith ”. Dr. Arta Musaraj (Bezhani) Dekane në U. “ I. Qemali”

*Vilhelmja ka sjellë në letërsi tema dhe personazhe të rinj. Autorja punon me fuqinë dhe penën e Balzakut, e cila për moshën, prurjen e bollshme dhe larminë e krijimtarisë, duhet admiruar dhe vlerësuar. Sidomos pushteti nuk duhet të hesht… Abdurraman Meçe( matematicien, poet)...

(Përgatiti:Flori Bruqi)



"Analizë e vëllimit me skica, tregime dhe novela me titull “Rrugë pa kthim “...

Nga Mujë Buçpapaj


Vilhelme Haxhiraj(Vranari) është një penë e fortë e letërsisë shqipe. Ajo ka krijuar një profil të qartë si prozatore duke ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit përmes personazhezh që mbartin fatin dhe fatalitetin e shoqërisë sonë. Proza e saj ka përmasat e një drame globale.




Vilhelme Haxhiraj(Vranari) është një shkrimtare erudite, me shumë kulturë dhe me shumë hapësirë. Ajo lëvron të gjitha gjinitë letrare dhe ato publicistike, si prozën e gjatë dhe të shkurtër, poezinë, fejtonin, fabulën skicën letrare. Lëvron të gjitha gjinitë e publicistikës, nga reportazhi, komenti, analiza, lajmi, kronika etj, duke u bërë e njohur në vend dhe jashtë tij.
Haxhiraj para pak muajsh është nderuar me çmimin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu " për poezi, akorduar nga shoqata "Vatra Arbëreshe" dhe Ministria e Kulturës e Italisë. Ajo ka marrë disa çmime prestigjioze në Shqipëri dhe në Kosovë.


“Rrugë pa kthim” është libri i fundit i shkrimtares vlonjate, Vilhelme Haxhiraj, me skica, tregime dhe novela, që këto ditë do të dalë nga botimi . Libri është i kompozuar bukur dhe shkruar me një stil të përkryer. Nëse sot mund të flasim për një sukses të letërsisë shqipe të pasrealizmit socialist, krijimtaria e Vilhelme Haxhiraj(Vranari) e botuar tërësisht pas vitit 1990, e përmbush këtë përkufizim. Ajo është padyshim një nga emrat që kjo letërsi mund të mburret.


Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar si Vilhelme Haxhiraj. Ajo i bëri disa shërbime të rëndësishme letërsisë shqipe. Së pari prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e orientuar politikisht. Së dyti solli një pasuri të pafundme origjinale të stilit, frazës dhe gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 50-vjecare. Së treti ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe mbrojti atë.
Proza e Vilhelme Haxhiraj (Vranari) për fat të keq nuk është përkthyer në gjuhët kryesore ndërkombëtare në mënyrë që bota të njihte letërsinë e saj dhe artin e saj tronditës, megjithatë pa frikë mund të them se proza e Vranarit është e një niveli europian dhe botëror.

Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare V. Vranari si Herta Mulerin , e cila fitoi çmimin nobël për letërsinë 2009.

Që të dyja këto shkrimtare që kaluan shumicën e jetës në “Perandorinë e së Keqes”,siç pati deklaruar Presidenti Regan, kanë të përbashkët jo vetëm përsekutimin e gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe artin e të shkruarit, tematikat dhe personazhet. Dallimi ekziston vetëm në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes një shtet si Gjermania. Por dallon edhe tek vuajtjet e Vranarit, të cilat janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua nga regjimi komunist që të botonte asgjë deri në rënien e tij në dhjetor 1990.



Vilhelme Haxhiraj(Vranari) është Pinjolle e një familjeje të lashtë, atdhetare dhe me kulturë. Familja Vrana kishte një nga 3 bibliotekat më të mëdha të Vlorës, e cila si gjithë pasuria, u sekuestrua nga komunistët medikokër dhe injorantë, sapo ata erdhën në pushtet.

Për këtë shkak Vilhelmen do ta ndiqnin pas dy pasione të mëdha ; arsimimi dhe mesimdhënja. Kjo shkrimtare e shquar ka një histori të dhimbshme të përpjekjeve për t'u shkolluar. Disa herë i është ndërprerë shkolla, dhe disa herë e ka rifilluar atë me të njëjtin pasion. Falë këtyre përpjekjeve ajo arrinë që të diplomohet, por pa të drejtën e ushtrimit të profesionit.

Më së fundi ajo ka arritur të ushtrojë të drejtën e mësimdhënies vetëm në vitet 1990. Në vitin 1997 shkrimtarja, ku do të pushohej përsèri për shkaqe politike, si eksponente e Partisë Demokratike.
Prej atëherë shkrimtares nuk i është ofruar më asnjë punë dhe librat i boton me të ardhurat që siguron nga një pension gjysmak.

Pavarësisht sfidave tronditëse, një forcë e jashtëzakonshme e ka shtyrë shkrimtaren të shkruaj libra, e ka inspiruar atë t’i tregojë botës dhimbjet e saj, duke bërë që holokausti komunist të mos harrohet kurrë.

2.

Një bllok të vecantë në librin “Rrugë pa kthim” përbëjnë skicat letrare. Vilhelme Haxhiraj(Vranari) ndoshta është e vetmja shkrimtare shqiptare që jo vetëm po e mban gjallë skicën letrare, por mund të themi se është shndërruar në emrin më të suksesshëm të krejt letërsisë shqipe, që merret me këtë zhanër.

Një numer skicash të përzgjedhura për t’u përfshirë në vëllim, si:
“Njeriu “Njeri”, “Përjetësi”, “E bardhë …e blertë”, “Bisedë me jetën”, “Identiteti i saj…Një femër”, “Portret Nëne”, “Atdheu i saj ishte e gjithë Bota”, “Krijuesi”, “Kur digjet shpirti, tymoset mendja “, “Dora e ngrohtë e një miku”, janë krijime të fuqishme letrare që ngrejnë nivelin e skciës në mënyrë të befasishme, por të merituar. Shkrimtarja është një vëzhguese e hollë e jetës sociale në vend dhe kjo pasqyrohet në të gjitha skicat e saj, por edhe në tregimet.
3.
Kapituli i tregimeve përbëhet nga “Mbresat e këngës së vjetër”, “Endrra e muzgut të përhimtë”, “Natë e pagjumtë”, “Hakmarrja”,“Pasuri e të gjithëve”, tregime të cilat zbulojnë një dimension të fuqishëm të letërsisë së Haxhirajt.

Vilhelme Haxhiraj(Vranari) ka në prozën e saj një dimension të fortë politik, përfshirë trondijet, shkëlqimet, dramat dhe katastrofat e saj. Si shumë shkrimtarë të shquar të Europës ish-komuniste të pas viteve 1990, që nga Haveli deri tek Rugova dhe Pjetër Arbnori, ajo është përfshirë me pasion në zhvillimet e vrullshme politike të cilat çuan në rrëzimin e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë, në Vlorë, por dhe në nivel kombëtar ?
Shkrimtarja thotë në mënyrë sfiduese se “politika më bëri të jem vetvetja”, sido që në mars të vitit 1997, ajo dhe familja e saj u dënuan me vdekje nga kundërshtarët politikë, agresivë dhe intolerantë ndaj ideve të saj të lirisë dhe demokracisë.

4.
Vilhelme Haxhiraj(Vranari) është shkrimtare mjaft cilësore, por edhe shumë prodhimtare. Ajo është autore e 21 librave në prozë, përfshirë këtu 10 (dhjetë) romane të sukseshme. Proza e gjatë mbetet prioriteti i saj, apo edhe sfera ku zëri i saj bëhet më unik. Edhe në librin “Rrugë pa kthim shkrimtarja ka përfshirë gjashtë novela interesante, të cilat çojnë më tej suksesin e saj të provuar.“Rruga drejt Nirvanës”, “Vetgjyqësia”, “Ende gjallë, “Besim i verbër”, “Besnikëria”, “Rrugë pa kthim”, krijojnë hartën e një shqetësimi universal brenda një bote shpeshherë të turbullt dhe kërcënuese.
Si në të gjitha veprat e saj edhe në këtë libër të fundit, Vranari e merr tematikën nga jeta e përditshme, nga realiteti shqiptar, duke ngritur gjykime të forta dhe shpesh deshpëruese për kthesat dramatike që merr herë pas here jeta në këtë vend.

Ajo është shrimtare e cila e zbulon njeriun si një rezultat të keqkuptimeve të mëdha politike, sociale dhe njerëzore, komploteve, tradhëtive, intolerancës deri në shkatrrimin e jetës.
Për këto arsye kritika e ka klasifikuar prozën e saj tek “romanet psiko-socialë”. Personazhi kryesor është femra, e parë në këndvështrime të ndryshme: si nënë, gjyshe, vajzë, motër, bashkëshorte, etj.

Pena e Vilhelmës është një gjykatëse e rreptë e historisë. Në gjithë krijimtarinë e saj ajo mban qëndrim kritik ndaj problemeve politike e sociale që e shqetësojnë pambarimisht shoqërinë tonë, por edhe atë si krijuese.

Vilhelme Haxhiraj(Vranari) , sic do të thoshte disidenti i madh Sollzhenicin është një shkrimtare e angazhuar politikisht. Ajo është një nga themelueset e levizjes kombëtare për të drejtat e gruas në shoqëri. Ajo ka një kontribut të shquar për avancimin e të drejtave të grave, por edhe për parandalimin e dhunës kundër gruas etj. Për gati 20 vjet Vranari nuk ka reshtur së kërkuari të drejtat për barazi gjinore, për pjesmarrjen e gruas në legjislativ, ekzkutiv dhe drejtësi, për heqjen e turnit të tretë për femrat, për javën e punës 5 ditshe, për legalizimin e refugjatëve dhe bashkimin familjar, për integrimin e shtresës të të përndjekurve politikë etj. Ajo ka sensibilizuar opinionin nëpërmjet krijimtarisë dhe pjesëmarjes në shumë nisma konkrete kundër dhunës në familje (ndaj gruas dhe fëmijëve), kundër trafikimit të qenieve njerëzore, drogës etj.
Gjithë kjo dramë rrënqethëse që kaloi shoqëria jonë është pasqyruar në krijimtarinë e gjërë të shkrimtares, me shumë dije dhe talent.

Ajo sot është në kulmin e krijimtarisë së saj. Pas “Rrugë pa kthim”, shumë vepra të reja janë të skicuara, të tjerat janë në proces shkrimi dhe botimi.

Shkrimtarja Vilhelme Haxhiraj (Vranari), e shpjegon më mirë se cdo kritik këtë shpërthim të pandërprerë, këtë rrugë pa kthim drejt panteonit të emrave të shquar të letërsisë tonë. “ Nuk e harroj dot dhunën morale, mohimin e vlerave, kur mund të bëhesha dikush qysh në rini, por nisa të botoj në moshën 52 vjeçe. Askush nuk mund të ma kthejë rininë, buzëqeshjen, ëndrrat dhe dëshirat që m’i vranë pa mëshirë. Veçse kjo më bëri më këmbëngulse në kërkim të së mirës njerëzore.” Ky është një mision i madh që e kalon kohën tonë dhe përceptimin tonë, duke ju drejtuar përjetësisë si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj të botës, mospërfillëse dhe krenare.

LEXONI :

MBRESAT E KËNGËS SË VJETËR

- tregim-

E lehtë si hapat e vashës së dashuruar...joshëse si puhiza që ledhaton bregun, aroma e pranverës ndihet gjithkund. Janë ditët më të praruara të fundmarsit. Mjediset e panairit të librit më mbajtën të ngërthyer si me darë. Syri lakmitar rrëshqet mbi titujt e librave të panumërt nëpër pavionet e çdo shtëpie botuese. Vizitorët e shumtë kërkojnë të realizojnë shijet letrare, ndaj hallakaten për të gjetur autorët e tyre të parapëlqyer.
Matanë shatërvanit, që ndodhej në mes të atij auditori kulture të sajuar dhe mes luleve, më kapi syri një amfiteatër të improvizuar mjeshtërisht prej një skenografi të talentuar. Karriget e heshtura ngjasonin me një skenë baleti që pret muzikën dhe ata të nisin kërcimin.
Papritur, si me magji u dëgjuan tinguj të ëmbël muzikorë, që u shpërndanë valë-valë në gjithë sallën.
Isha i ftuar në një paraqitje libri. Për disa çaste ngela me mëdyshje, në mes të “amfiteatrit”. Mu duk se diçka nuk shkonte. Karrike të boshatisura...Mbi të gjitha mungonte autorja.
“Mos jam herët, apo mos vallë, takimi s’do të bëhet? S’e di...s’e di!”-ishte një pyetje pa përgjigje që më mundonte.
Duke u hallakatur sa nga njëra stendë në tjetrën, pas pak, përmes mikrofonit, u dëgjua një zë që lajmëronte paraqitjen e dy librave të autores së qytetit, ku isha ftuar. Çuditërisht karriget u mbushën. Madje shumë të tjerë ngelën në këmbë.
Ishte një takim disi i veçantë. Aty nuk u mbajtën fjalime të bujshme. Për çudi s’kishte as emra të dëgjuar të letërsisë. Ata ishin lexuesit e thjeshtë të veprave të autores. Mes tyre kishte intelektualë të mirëfilltë, por pa tituj shkencorë. Këtu qëndronte bukuria e takimit. Ishin ata, lexuesit që shprehën mendimet dhe vërejtjet e tyre rreth librave të saj. Ata cituan vargjet e këngës së saj...këngës së saj të vjetër dhe të re. Ishte një këngë e gjatë gjysmëshekullore. Ata citonin, kurse ajo mes një hijeje trishtimi në fytyrë, nisi të kujtonte:
“Sa gjatë e kam kënduar këtë këngë?! Ishte një këngë “Live” .Ishte kënga e jetës. Ishte kënga jonë... e gjithë atyre që ua kishin ndalur këngën në mes, ndaj e këndonim nën zë. Kishim frikë se mos këngën tonë e dëgjonin ata që kërcenin mbi kokat tona ...ata vallëzonin mbi një dysheme gjysmë kalbësirë... gjysmë të rrënuar...
Gjithsesi, ata kërcenin... kërcenin pa pushim...
-Si ka mundësi?! Kënga jonë ishte pa zë...dhe ....dhe ata nuk mund të kërcenin me atë ritëm, sa të ngadaltë aq dhe vajtues dhe tejet të trishtuar. Ata tinguj të trishtë të këngës sonë i ndjenim vetëm ne...ne që ishim poshtë. Dhe... tingujt rrëqethës përshkonin tejpërtej trupat tanë të sfilitur, shpirtrat tanë të munduar, zemrat tona të lënduara...
Mbajta vesh...por jo, jo...Ata nuk kërcenin me ritmin e këngës sonë. Mbajta vesh... Që sipër nesh dëgjohej një këngë rreshtore, monotone, çjerrëse, një muzikë e diktuar së cilës, as ata dhe askush tjetër s’kishin të drejtë t’ia ndryshonin ritmin, se ndryshe...
E megjithatë, ata vazhdonin të kërcenin...
Më kujtohet ajo natë...Ishte duke aguar e nesërmja... një ditë e re. Një kërcitje e fortë u dëgjua dhe më pas...dyshemeja u shemb...Ata ranë poshtë tek ne...Ishin rrëzuar kundër dëshirës së tyre, sepse ... Ata kurrë nuk e imagjinonin veten në asnjë vend tjetër. Vetëm të ishin sipër, gjithmonë atje lart, mbi të tjerët...E kishin mani të qëndruarit në krye...Kurse mua më vinte keq për ata, për kërcimin e tyre që iu ndërpre.
Por...për çudi ata nisën të këndonin me ne këngën tonë “Live”, veçse me zë më të lartë se ne. O Zot! Ne vazhdonim nën zë, ende të trembur...kishim frikë edhe pse godina e tyre e vjetëruar gjendej për tokë...e shndërruar në grumbuj gërmadhash dhe përsëri ishim të trembur. Ne i vështronim në heshtje me dhembje dhe vazhdonim këngën mbyturazi, kurse ata me klithma çjerrëse...A s’duket si një paradoks, që ata pëlqenin këngën tonë?! Si ndryshuan kështu menjëherë?! Ç’u kishte ndodhur vallë, sa hap e mbyll sytë?!”-mendoi ajo me sy të shqyer.
Unë ndiqja dhe studioja autoren. Doja t’ia zhbiroja mendimin e saj për vlerësimin që po bënte auditori më i përzgjedhur që kishim hasur ndonjëherë. Por një buzëqeshje ironie u end në fytyrën e saj dhe pas pak shikimin e zhvendosi me qetësi, duke e tretur atje sipër. Nuk di në ishte shpërfillje a diçka tjetër...Padashur sytë më shkuan në drejtimin e shikimit të saj. Ja, atje, shikimi më kapi një grumbull njerëzish.
Ata sipër e kishin lënë muzikën dhe kishin dalë të dëgjonin se si tingëllonte kënga e saj “Live”.Midis tyre dhe nesh, që përsëri ishim poshtë, qëndronin të tjerët, ata që ishin mësuar të prisnin drejtimin e erës. Më zuri syri disa prej atyre që dyshemeja e kalbur i hodhi tek ne. Ata qëndronin mes shkallëve. Përsëri në mes...Sy e vesh përqëndruar poshtë, kurse këmbët dhe mendjen me drejtimin për atje lart. Si duket donin të përvetësonin këngën tonë. Po, po...për t’ua mësuar atyre që ishin sipër.
Ne, si për inat të të dy palëve, nisëm të këndojmë “Live” me zë të lartë, si kurrë ndonjëherë. Na dukej çudi se veshët tanë ishin mësuar të dëgjonin vetëm nën zë. Ata qëndronin në mes, tani jo më mbi një dysheme të kalbur, por mbi bazament mermeri. Tani janë të sigurt që s’ bijen më tek ne, por do të ngjiten tek ata sipër.
Medet! Ne përsëri poshtë. Pa u menduar gjatë ia morëm këngës të gjithë së bashku, këngës sonë. Bashkë me ta edhe unë... Ishte kënga “Live” e autores.
Këndonim me sa zë që kishim, me një zë kumbues, që bëri të dridhen xhamat, duke i tkurruar ata që ishin sipër e sidomos ata dyfytyrshit e mesit që prisnin... e prisnin.
E dini çfarë? Donin të mbaronte kënga jonë, kënga e jetës, kënga e së vërtetës.
Por a mund të fshihet e vërteta? Ajo është një këngë e vjetër në kohë të re, ndaj do të këndohet në eternitet..

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...