Kur flasim për popujt e lindjes së lashtë, gjithmonë mendojmë për historinë, traditën, kulturën, gjuhën, religjionin kushtet dhe periudhat e ndryshme nëpër të cilat ka kaluar shoqëria njerëzore. Në Egjipt fillimisht shkruhej në dru, në gurë, në pllaka, në pëlhyrë dhe në brez. Sa i përket kulturës egjiptiane, hasim edhe në shkrime dhe dokumentet e tyre që njihen si Hieroglifet, që ata (egjiptianët) gdhendnin ose shkruanin me bojë në muret e tempjuve dhe gjetiu.
Po ashtu, letërsia në Egjipt karakterizohej me mite të shumta fetare, tregime kushtuar perëndive, shkrime historike etj. Ndër tregimet më të njohura të letërsisë egjiptiane janë: “Tregimi mbi përjetimin e fatkeqësisë në det”, “Epi i Gilgameshit” Zbulimi i shkrimit (Hieroglife) nga egjiptianët, shkrimi Kuneiform nga babilonasit, zbulimi i Alfabetit fontetik nga fenikasit, dhe përdorimi në masë të gjerë, ndikoi në hartimin e veprave letrare që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme.
Hieroglifet cfare jane, nga rrjedhin.
Hieroglifet (vijnë nga gjuha greke që nënkupton Shkrimet e Shenjta). Hieroglifet janë shkrime që në vete ngërthejnë një rëndësi aq të madhe historike, sa edhe vetë historia e njerëzimit. Këto shkrime datojnë qysh nga shekulli i katërt para Krishtit. Qytetërimi i lashtë egjiptian ka bërë që këto shkrime të jenë ushqim shpirtëror dhe psiqik për kulturën, traditën ndërshekullore të Egjiptit në veçanti dhe asaj botërore në përgjithësi. Ndërsa emrin herioglif këtyre shkrimeve ua kanë lënë grekët e vjetër dhe këtu del që nga ajo kohë egzistonin Shkrimet e Shenjta, jo vetëm në Egjipt por edhe në mbarë popujt që kishin kulturë dhe traditë në të gjitha fushat. Në këto shkrime paraqiteshin figura të ndryshme si ato të Faraonëve, të kafshëve, të luleve, por paraqiteshin edhe figura të perëndive të ndryshme që egzistonin në atë kohë në Egjipt.
Karakteristikat
Karakteristikë e Hieroglifeve është shkrimi nga ana e majtë në të djathtë dhe anasjelltas, me qëllim të ruajtjes së këtyre shkrimeve. Poashtu, një rol të veçantë ka luajtur edhe shkrimi në “Hedike”, ku dy persona shkruanin Hieroglifet në Hedike, ndërsa personi i tretë kontrollonte punën e bërë nga këta dy persona. Krahas këtyre shkrimeve, egzistonin edhe shkrimet e quajtura “Shkrimet Demotike” që ishin pothuajse të ngjashme me Hieroglifet. Ndërsa faraonët që ishin me famë në atë kohë në Egjipt, pas vdekjes së tyre në varre (zakonisht faraonët kur vdisnin varroseshin nëpër piramida) dhe këto ndërtesa për Faraonët ndërtoheshin nga skllevërit e asaj kohe, ku në çdo Piramidë shkruhej me Hieroglife emri i Faraonit të vdekur.
Papiruset
Një rol të rëndësishëm tek egjiptianët ka luajtur edhe përpunimi i Papirusit si material për të shkruar. Për vjetërsinë e shkrimeve egjiptiane dhe rëndësinë e tyre flet egjiptologu K.A. Kiçen ku ndër të tjera thekson: Sipas llogaritjeve, 99% të papirusëve janë të shkruara pothuajse para 3000 vjetëve, ku deri në fillim të epokës greko-romake janë shpërbërë të gjitha këto shkrime. Mirëpo bëhet pyetja rreth zhdukjes të papirusëve: Pse kanë mbijetuar kaq pak dokumentime të lashtësisë të shkruara në Papirus? Sepse, materialet që shpërbëhen si papirusi, lëkura ose ndonjë material tjetër i zakonshëm, dekompozohen aq shpejtë, dërgohen në vende me klimë të lagështa. Poashtu, tregohet qartë se për shkak të klimës, dokumentet në papirus nga periudha (Mijëvjeçari i parë p.e.s), deri në ditët e sotme dokumentet mund të ruhen në një shkretëtrië të thatë, brenda një shpelle ose brenda një vendi të mbrojtur. Në vitin 1799 Napoleon Bonaparta pushtoi Egjiptin.
Guri i Rozetes
Gjatë pushtimeve të ushtrisë franceze në Egjipt, u zbulua “Guri i Rozetës. Qëllimi i zbulimit të këtij guri është që të ruhen Shkrimet e Shenjta që ishin të shkruara në tri gjuhë mbi këtë gurë. Ky zbulim ishte i rëndësishëm jo vetëm për francezët por edhe për egjiptianët, pasiqë gurë të tillë ishin të njohur për ndërtimet e e ndryshme të objekteve të banimit në Egjiptin e lashtë. Fatkeqësisht, me pushtimin e Egjiptit nga Britania e Madhe, ushtria franceze arriti që të humb gurin e zbuluar. Në këtë gur që sot gjindet në njërin nga muzetë angleze është shkruar në tri gjuhë: në Gjuhën Hieroglife, Demotike e Greke. Rreth gjuhës së hieroglifeve janë bërë hulumtime të ndryshme.
Gjatë periudhës së Mesjetës, shumë filozofë dhe dijetarë janë munduar që të kuptojnë këto shkrime, ku disa prej tyre bënin dallimin e gjuhës demotike dhe asaj greke, ku gjenin edhe disa fjalë që shkruheshin dhe lexoheshin njëjtë në të dy gjuhët për ta pasur më lehtë edhe zbulimin e sekreteve të Hieroglifeve. Filozofë, historianë, egjiptologë, ndër ta edhe egjiptologu i njohur Kerkel, mendojnë që nga fillimi i krijimit shkrimeve, deri në ditët e sotme, kurrë nuk do të arrihet që të kuptohen karakteristikat dhe fshehtësitë e botës së mistershme të Hieroglifeve. Nuk është çudi atëherë që në hollësitë e fshehura brenda alfabetit tonë sot qëndrojnë mbeturinat e këtyre formave të lashta, shumë prej të cilave pasqyrojnë marrëdhëniet e hershme midis njeriut dhe natyrës. Për të dalluar ato, njeriut sot i duhet vetëm të shikojë pak më afër.
Ndryshe nga Perëndimi, ata (egjiptianët) nuk e shkruan historinë që t'i shkonte për shtat ideve fetare të kohës, gjë që e bën rrëfimin e tyre më të besueshëm. Ata ishin gjithashtu të prirur drejt universalitetit të historisë njerëzore, të bazuar në unitetin e origjinës së qenieve njerëzore dhe diversitetin e paraqitjes dhe gjuhëve të tyre. Për më tepër, ka shumë gjasa që të ekzistojnë shumë dorëshkrime të fshehura nëpër botë, të cilat mund të kontribuojnë shumë për kuptimin e botës së lashtë.
Ndikimi i Hieroglifeve deri në ditët e sotme
Shumë nga shenjat paraardhëse në shkrimin tonë modern janë gjetur në piktograme dhe hieroglifet e Egjiptit të lashtë. Simboli i shkronjës "A", në përfaqësimin e saj të hershëm, përshkruan imazhin e demit të hyjnizuar i cili erdhi për të përfaqësuar “të madhen” ose “krijuesin” në kulturat e mëvonshme. Pra kjo shkronjë ka mbetur si simbol dhe u miratua si e tillë nga grekët dhe romakët në një formë më rudimentare, të quajtur “Alfa” – e cila ende sot nënkupton një pozitë të lartë.Por megjithatë, jo të gjitha shkronjat që përbëjnë shkrimin tonë të tanishëm mendohet të kenë prejardhjen nga format e natyrës. Shkronja B, për shembull, është gjurmuar në fillimet e saj në një piktogram të një shtëpie, qendra e saj me gropat që përfaqëson një hapësirë dere. Po kështu, simbol i hershëm për “C” i ngjan një hobeje, edhe pse disa thonë se mund të përshkruajë edhe një gungë në kurrizin e devesë. Shkronja “D” në Proto-semitikën e saj u përfaqësua shpesh nga piktogrami i një peshku, edhe pse si simbol u miratua nga fenikasit, duket se vetëm forma e bishtit trekëndësh është ruajtur.
Ky trekëndësh do të bëhet më saktë më pas shkronja greke “Delta”, derisa romakët e ndërruan formë pak dhe e rrumbullakosën një nga këndet. Disa besojnë se shkronja “E” me origjinë nga një piktogram përfaqësojnë “erën” e shënuar me tri goditje horizontale. Të tjerë pretendojnë se kjo mund të jetë imazhi i njeriut me armët e tij të ngritura.
Shkronja “F” mund jetë shfaqur për herë të parë në një piktogram që përfaqëson një çengel, ndërsa shkronja “G” është futur më vonë në latinen klasike. Ndërsa forma e shkronjës “H” ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë shekujve, mendohet të ketë origjinën në skicën e një muri rrethues në hieroglifet egjiptiane. Piktogrami i shkronjës “i” paraqitet horizontalisht, është ajo e një penisi ose krahu i shtrirë. “J” do të vijë e fundit edhe kjo në fillim e përdorur në numrat romake. “K”, në hieroglifet egjiptiane, u përfaqësua nga një dorë e hapur. Si simbol kaloi te fenikasit, të cilët nuk qenë të prirur që të gëzojnë gdhendjet e formave të përkulur, “dora” u bë më e papërpunuar në përshkrim.
Grekët janë përgjegjës për projektimin e simbolit që përdorim ne sot. Hieroglifet për shkronjën “L” dukej pak si një kallam një vijë të drejtë me një prirje të lartë. Si formë është miratuar më pas nga fenikasit. Ndërsa forma e shkronjës “M” në piktogramin egjiptian e ka fillimin nga skica e ujit. Valët e hieroglifit “i” u thjeshtëzuan më vonë nga fenikasit dhe më pas edhe më shumë nga grekët. Simboli i hershëm për shkronjën “N” ishte ajo e një gjarpri në zvarritje dalluese. Njerëzit semi në Egjipt janë përgjegjës për formën e shkrimit më vonë. Fjala e tyre për “gjarpër” filloi me këtë shkronjë. Jo në mënyrë të habitshme, simbol për 'O' u përshtat nga një piktogram kompleks dhe nga hieroglifi egjiptian më skicën e një syri njeriu. Për fat të mirë për shkrimtarët më pak të talentuar artistik, përveç simbolit egjiptian mbetet edhe emërimi i "Irisit" të syrit. Forma e shkronjës “P” është zhvilluar më vonë në latinishten klasike.
Ndërsa paraardhësve të lashtë shkronja “P” mendohet të përshkruajë një lidhje leshi. Origjina e shkronjës pasardhëse në alfabet është pak më interesante. Me vetëm një grimë të imagjinatës, është e lehtë për të parë një mjekër me majucë, ku në mjeken e faraonit dallon shkronjën “R”.
Simboli për shkronjën “S” ishte adaptuar nga shkrimit proto-semit dhe fenikas, ku piktogrami, në fillim e shfaq këtë shkronjë si një 3 përsëprapthi të përfaqësuar si gjoksi i gruas. Ndërsa “T” duket më shumë si simboli që përdorim sot, si simbol kur duam të shënojmë apo të veçojmë. Pjesa tjetër e karaktereve në alfabet do të zhvillohet vite më vonë dhe nuk janë drejtpërdrejt të lidhura me piktograme të veçanta, edhe pse disa mund të ndajnë një origjinë të përbashkët me ndonjë nga simbolet e mësipërme.
Nga paraardhësit tone të lashtë që hartonin shumë thjesht në muret e një shpellë në Francë me thëngjij, është rrënjosur në letrat e një lloji tjetër në kohë të tjera, qoftë edhe tek ky artikull që është i përbërë ndoshta nga shkronjat që kanë lindur nga marrëdhëniet mes qenieve njerëzore dhe botës natyrore dhe që është më i rrënjosur se ç’mund të imagjinohet. Në një mënyrë ose një tjetër, mund të thuhet, se një prozë e disa klasike të nderuar dhe mendimeve të shkruara në mijëra faqe janë pak a shumë një koleksion lumenjsh, gjarpërinjsh, që janë transformuar në shekuj nga skica të ngjashme në shkronja.
Pra, kini kujdes, është një xhungël simbolesh rreth nesh dhe në këtë fjali mbyllëse një tjetër xhungël.
Argjira Ukimeri / Prizren.
|
2014/12/07
Hieroglifet dhe ndikimi i tyre deri në ditët e sotme.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt
NGA FLORI BRUQI Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...

-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan: Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi Cincarët Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishull...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri , PHD Në portalin “Agjencioni Floripress” ,, lexova Esenë politike të akademikut prof.dr. Hakif Baj...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
No comments:
Post a Comment