Prof.dr. Eshref
Ymeri
Sot, më 08 dhjetor, shkrimtarja e shquar e kombit shqiptar, Vilhelme Vranari Haxhiraj (Vivra), feston
70-vjetorin e ditëlindjes.
Kam dëshirë që edhe unë, megjithëse ndodhem shumë
larg, të marrë pjesë shpirtërisht në këtë gëzim të madh të familjes Haxhiraj, e
cila sot ka ulur në krye të qoshes Kryezonjën
e vet:
Bashkëshorten besnike, me të
cilën Fitim Haxhiraj përballoi tallazet e jetës me plot përpjeta e tatëpjeta.
Nënën e dhëmbshur që
rriti dhe edukoi dy fëmijë të ndershëm, dinjitozë, për t’i dalë jetës ballë për
ballë.
Gjyshen zemërartë që
ndoqi tërë ngazëllim ardhjen në jetë të dy nipave dhe të një mbese bukuroshe që
zemrën ia kanë mbushur cep më cep me hare.
Shkrimtaren penëartë që u
ka falur aq shumë kënaqësi mijëra lexuesve në mbarë trojet tona etnike.
Çdokush, nga lartësia e 70 viteve që ka lënë
pas, kthen kokën prapa dhe rri e përsiat:
Jeta e njeriut është si puna e zebrës:
shiriti i bardhë i gëzimit dhe i lumturisë mund t’ia lërë vendin edhe shiritit
të zi. Por suksesi i dikujt nuk do të thotë kurrsesi dështim për dikë tjetër.
Vivra e nderuar, shumë e dashur për masën e gjerë të lexuesve, që nga fëmijët e
kopshteve e deri te të moshuarit, ka ditur të jetojë me zemër të hapur, duke u
falur njerëzve gëzim dhe dashuri.
Këtë 70-vjetor Vivra shpirtmadhe e pret
me zemër të qetë se ajoështë e bindur për diçka: jeta e njeriut vazhdon, ai bëhet
më i moshuar, çka do të thotë se ai bëhet edhe më i urtë. Po, njeriu ndryshon,
disa plane në ecurinë e jetës, në bindjet dhe në këndvështrimet e tij, i nënshtrohen
një analize të kthjellët dhe me gjak të ftohtë. Por, më kryesorja, ai nuk e
humbet fillin e jetës, ai beson te njerëzit, beson te mirësia dhe te fitorja në
dyluftimin e saj me të keqen.
Ekziston një rrëfenjë e vjetër, në të cilën
bëhet fjalë për një plak të moçëm nga radhët e indianëve të Amerikës.
Plaku po i rrëfente nipit vogëlush se
jeta është si puna e luftës midis dy ujqve. Ujkun e parë, - po i kallëzonte ai,
- e quajnë egërsi, inat, urrejtje, zili, kurse
të dytin - mirësi, mëshirëdhe falje. Vogëlushi po e dëgjonte gjyshin
e vet tërë sy e vesh. Mandej e pyeti se cili ujk duhej të fitonte në atë
kacafytje. Dhegjyshiiurtëiupërgjigj:
- Do të fitojë ai ujk që ti do ta
ushqesh.
Domosdo që çdo njeri që udhëhiqet nga
arsyeja e shëndoshë, e kupton shumë mirë filozofinë që përmban përgjigjja e
plakut të urtë indian. Sepse çdo përvjetor i ditëlindjes së tij, dëshmon se
cilin ujk ka ushqyer ai në rrjedhën e jetës së vet. Dhe Vivra në këtë përvjetor
të shtatëdhjetë të ditëlindjes së saj, kthen kokën prapa si njëKryezonjë plot nur, duke qenë kryelartë
që në jetën e saj ajo ka ushqyer gjithmonë“ujkun
e dytë”. Madje edhe atëherë, kur në lulen e jetës i kishte hyrë me aq pasion
rinor artit të mësimdhëniespër vogëlushët e shkollës dhe një shef arsimi nga
radhët e burokracisë komuniste ia mohoi të drejtën e mësimdhënies për paaftësi
në zhvillimin e luftës së klasave, ajo nuk e prishi zemrën. Jo vetëm kaq, por
asaj, për shkak të luftës së klasave që ideologjia e mallkuar komuniste e
mbajti të ndezur për gati gjysmë shekulli, iu mohua fjala e lirë: nuk e lejuan
ta shpërthente talentin e vet në lëmin e krijimtarisë letare.
Megjithatë, Vivra, për forcë të fisnikërisë
së trashëguar në gjakun e saj brez pas brezi, nuk i afroi kurrë ushqim “ujkut të parë”, edhe atëherë kur agu i
demokracisë ia çeli portat kat e kat për shpërthimin e talentit të saj, paçka
se ata që ia hoqën penën nga dora për dhjetëvjeçarë me radhë, vazhdonte t’i kishte
rreth e rrotull saj. Ne të tjerët që jemi thjesht lexues të letërsisë, e
kuptojmë që humnerat e shpirtit të artistit janë të pamata, qoftë ky artisti
penës, i penelit, i daltës apo i pentagramit. Dhe e dimë që nga ato humnera
buron vetëm dashuri.
Tek po mendoja para se t’i hedhja në
kompjuter këto pak radhë në nderim të zonjës Vivra për 70-vjetorin e ditëlindjes
së saj, tek sillja ndër mend dashurinë e saj për njeriun shqiptar që frymon në
të dyzet veprat e saj letrare, më erdhën ndër mend ca fjalë të arta të
shkrimtari të shquar amerikanBredberi [Raymond Douglas (Ray)
Bradbury-
1920-2012]. Në një artikull me titull “Gëzimi i shkrimësisë” (The Joy ofWriting), në të cilin përmend
shumë figura të shquara të kulturës botërore, si shrimtarë, piktorë, skulptorë
dhe kompozitorë, ai shkruan:
“Të gjithë ata që përmenda, kanë
krijuar me pasion, disa në formate të mëdha, disa në formate të vogla, disa në
telajo të kufizuara, të tjerët - në të pakufizuara. Si bij të Hyjnisë, ata e
kanë ditur se ç’është gëzimi i krijimtarisë, sado të vështirë takishin nganjëherë
të punonin dhe me sado vuajtje të shoqërohej jeta e tyre private, larg syve të
botës. Atë gjënë kuptimplote, të krijuar me shpirtin dhe me duart e tyre, ata e
përcollën më tej, na e përcollën neve dhe madje tani, për ne, krijimet e tyre
janë të mbushura cep më cep me një forcë çmendurake dhe me një fuqi
intelektuale. Urrejtja dhe dëshpërimi i krijuesit, kur ai na rrëfen për to,
gjithmonë janë tëngjyruara me diçka që i shëmbëllen shumë dashurisë”.
Në këtë përvjetor të shënuar, në
70-vjetorin e ditëlindjes së saj, edhe unë, së bashku me shoqen time të jetës,
Havanë, dëshiroj të bashkohem me njerëzit më të dashur të zonjës Vilhelme që
sot janë mbledhur rreth vatrës së saj familjare dhe ta uroj me gjithë zemër:
Gëzuar
ditëlindjen!
Me këtë rast, dëshiroj ta falënderoj për
atë kontribut të shquar që ka dhënë dhe vazhdon të japë, jo vetëm me
krijimtarinë e sajmjaft të larmishme në shumë gjini letrare për pasurimin e
thesarit të kulturës sonë kombëtare, por edhe me publicistikën e saj të shkëlqyer
nacionaliste, në shërbim të zgjidhjes së Çështjes sonë Kombëtare - të
ribashkimittë trojeve tona etnike në një shtet të vetëm, me një stemë dhe me
një flamur.
Santa Barbara, Kaliforni
08 dhjetor 2014
-------------------------------------------------------------------
Vilhelme Vranari (Haxhiraj) (u lind më 8 dhjetor 1944 në Kaninë të Vlorës),pinjolle e familjes së princit Gjergj Arianiti.E përndjekur nga lufta e klasave, më e egra që ka njohur njerëzimi,edhe pse iu mohua çdo e drejtë humane,sepse pas burgosjes së të atit, xhaxhait dhe vrasjeve makabre të një xhaxhai,tre kushërinjve të parë dhe internimit të famijes së saj,ajo mundi të arsimohet. Ia ndaluan diplomimn në Histori-filologji,e pushuan nga puna dhe Vihelmja mundi të diplomohet në fakultetin histori-gjeografi. Pas rënies së diktaturës komuniste, rinisi punë në arsim. Kjo i dha mundësinè tè shpalos talentin e saj në letërsi. Tashmë njihet si poete, romanciere, autore e prozës sè shkurtër dhe publicistikë.( poete & shkrimtare shqiptare nga Shqipëria.
Poezi:
- Loti nuk ka faj, 1996
- Të pres, 2000
- Rãdãcinile-Rrënjët, shqip/rumanisht, 2009.
Prozë e shkurtër:
- Mamaja, novelë 2000
- Kush e vrau Kaftanazin (skica, tregime, novela, (2001)
- Rrugë pa kthim (skica, tregime, novela, 2009.
- Mamaja, novelë Rumanisht 2011
Romane:
- Dhembje nëne, 1998
- Jetë në udhëkryq, 2001
- Ringjallur si Krishti, 2002
- Amanti i Arbërisë, 2003
- Rrëfim në të perënduar, 2007
- Unaza e Prangosur, 2008
- Zonja me karafila të bardhë, 2009
- Dritëhijet e medaljes...enigm, 2010
- Vone tejet vone, 2011
- Pa Titull-ese pubizistike , 2011.
- Rikthim i Ismail Qemalit, 2012
Trilogji:
- Vështroni Meduzën, Prolog Jete, roman I, 2007
- Vështroni Meduzën, roman II, 2005
- Dilema e së Nesërmes, roman III, 2006.
Letërsi për fëmijë:
- 10 Fabula, 2000
- Bëmat e Dhelprës fabula, 2002
- Ne jemi lulet e jetës fabula, 2003
- Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj përralla, 2008
- E dini se ç’emër kam fabula e gjëegjëza , 2008
- Përrallat e vendit Blu përralla, 2009
- Xhuxhi dhe Gjiganti-përralla, 2011
Mirënjohje
Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj është Vlerësuar me çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare,si:
- Çmimi “Petro Marko” për romanin “Dilema e së nesërmes”, nga Bashkia Vlorë dhe Lidhja e Shkrimtarëve, dega Vlorë (2006).
- Çmimi për “Poezinë e mirëinterpretuar”, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Biblioteka Vlorë (2007).
- Çmimi “Protagonist i vitit 2008” për romanin “Unaza e Prangosur”, nga Bashkia Vlorë (2008).
- Çmimi Nacional Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Torino (Itali), çmim që vjen për herë të parë në Shqipëri (2009).
- Çmimi “Mirënjohje e Lidhjes së Prizrenit” (Kosovë, 2009).
- Çmimi “Personazh i Vitit 2009” Sondazh i medjave-2009
- Çmimi “Mirënjohje e Kaninës” (Kaninë, 2010).
- Çmimi “Mirënjohje e Klubi Drita” (Athine, 2010)
- Çmimi Me Medalie Argjendi “Mirënjohje e Vlores” (2010)
- Çmimi i “Karieres” konkursi letrar ne Proze (2010)
- “Çmimi i parë ne Mal te Zi” (2011) në 100 vjetorin e kryengrities Mbishkodres
Agjencioni floripress
No comments:
Post a Comment