2014/12/07

NDIKIMI I KRIZËS GLOBALE NË KOSOVË DHE PASOJAT E SAJ




Shkruajnë :Argjira Ukimeri  Mentor Paçarizi 
__________________________________

https://www.youtube.com/watch?v=GsKIM_G9468



     - Duke u nisur nga fakti dhe kushtet ekonomike tė njė vendi apo shteti duhet pasur parasysh edhe tė ardhurat e atij shteti. Dhe jorrallëherë duhet të mbështetemi në veprën e njohur të ekonomistit anglez Adam Smith „Ekonomia e një shteti“ http://de.wikipedia.org/wiki/Adam_Smith) (ku ndër të tjerash shkruhet se:
-          për Çka?
-          Si? dhe
-          Për kend duhet të prodhohet?
Dhe kjo është shumë e thjeshtë, ku të gjitha këto elemente ekonomike shkojnë në favor të shtetit dhe për shtetin ...!


      - Ndikimi i krizës financiare në Kosovë edhe pse hidhet poshtë nga qeveritarët tanë, prapë se prapë ndikimi i saj në Kosovë pothuajse është shumë i madh...! Kjo është arsyeja pse Kosova varet edhe nga të ardhurat që hyjnë nga bota e jashtme si p.sh: Mërgimtarët që jetojnë në botën perëndimore dhe nga organizatat e ndryshme botërore që ndihmuan pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë ...!

      Përderisa në Kosovë nuk ka një plan të zhvillimit afagjatë dhe afat mesëm ekonomik, si dhe nuk ka politika ekonomike për ti tërhequr investitorët e huaj për të investuar në vend, për Kosovën mund të thuhet se është një fat në fatkeqësi që pas luftës nuk egzistojnë edhe doganat ekonomike që tregojnë mbrojtjen e produkteve që prodhohen në vend (ku këto produkte pothuajse as që njihen në vendin tonë) dhe shtrohet pyetja:
·                   Përse nuk njihen këto mallëra vendorë në vendin tonë?
Sepse me hyrjen e produkteve të shteteve fqinjë dhe çmimet më të lira të këtyre produkteve, nuk lejojnë që produktet vendore të marrin çmimin e merituar, dhe kjo vjen si pasojë e mos kontrollimit nga organet përkatëse.

      - Përderisa bien të ardhurat e një populli, atëherë ulen njëkohësisht dhe kërkesat për mallërat dhe prodhimet vendore si dhe për ato të importura si rezulltat i këtyre, oferta është më e madhe se kërkesa që shkakton inflacion në vend dhe si pasojë rritet dhe papunësia që shkakton një dis’ekuiliber ekonomik, si dhe një paqëndrueshmëri çmimesh që relfektohet shumë keq tek investitorët.




* Argjira Ukimeri ,pedagoge
** Mentor Paçarizi ,ekonomist

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...