2016-02-20

Lideri i AKR-së Behxhet Pacolli: Nuk duhet hequr as shtuar asnjë presje nga ajo qka tha ambasadori amerikan

Pacolli: Nuk duhet hequr as shtuar asnjë presje nga ajo qka tha ambasadori amerikan
Lideri i AKR-së Behxhet Pacolli thotë se asnjë njeri i arsyeshëm nuk mund të heq as të shtojë asnjë presje nga ajo që ka thënë dje ambasadori amerikan, Greg Delawie.
Postimi i plotë:
Unë nuk dua dhe nuk mundem ta besoj se ka njeri në Kosovë që arsyeshëm mundet të heqë apo të shtojë asnjë presje për atë çka Ambasadori Amerikan Delaëie dje deklaroi.
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Delaëie, tha ekzakt atë që çdo njeri i arsyeshëm do ta thoshte.
Ambasadori nuk kurseu askënd pa marrë parasysh partitë politike dhe ngriti zërin për ata që e dëmtojnë Kosovën, dhe zhvillimin e jetës demokratike në Kosovë, ashtu siç do të duhej të ishte qëndrimi i secilit që e do Kosovën. Çdokush që i kundërshtohet kësaj deklarate, në një apo tjetër menyrë, nuk e do Kosovën.

Qeveria e Republikës së Kosovës: Mirënjohje të përjetshme për SHBA-të


Qeveria: Mirënjohje të përjetshme për SHBA-të
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh indinjatë të thellë dhe dënon ashpër përpjekjet e ulëta për linçim publik, iniciativat denigruese me adresa të dyshimta dhe ofendimet ndaj personalitetit të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikut të popullit të Kosovës, Greg Delawie.
Me një komunikatë për media, Qeveria e Kosovës, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreh mirënjohje të përjetshme për përkrahjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin dhe shtetin e Kosovës, në të gjitha etapat historike.
“Qeveria e Kosovës thekson përkushtimin e plotë të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për thellimin e gjithanshëm të miqësisë, të bashkëpunimit bilateral dhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikut më të madh të Republikës së Kosovës në botë”.
Më tej ekzekutivi i vendit shpreh vlerësimet dhe falënderimet më të sinqerta për Ambasadorin Greg Delawie, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, në fuqizimin e zhvillimit ekonomik, forcimin e shtetit ligjor dhe për avancimin e perspektivës euroatlantike e të demokracisë në Kosovë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se përpjekjet e ulëta denigruese të një numri tejet të kufizuar individësh dhe qarqesh parapolitike, të mbështetura edhe nga persona me të kaluar të errët, ndaj personalitetit të Ambasadorit Delaëie dhe personaliteteve tjera në Kosovë, janë në kundërshtim të plotë me qëndrimin unanim dhe respektin e palëkundshëm të qytetarëve dhe të skenës politike shtetformuese të Kosovës ndaj personaliteteve të shquara që po e ndihmojnë Kosovën në ecjen e saj drejt vlerave demokratike perëndimore, të përfaqësuara nga SHBA-të”.
Me këtë rast, Qeveria e Kosovës shpreh mirënjohje të thellë edhe për të gjithë ambasadorët e kaluar, diplomatët dhe stafin që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, punëtorët e USAID-it dhe shumë organizatave tjera amerikane në Kosovë.
“ Republika e Kosovës do t’i jetë përjetë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit të saj”, përfundon komunikata.

Shkenctari Prof.dr. Qëndrim Gashi: Lëvizja anti-ShBA në Kosovë, është neveritëse


Qëndrim Gashi:  Lëvizja anti-ShBA në Kosovë, është neveritëse
“Është neveritëse lëvizja anti-ShBA e cila zhvillohet në Kosovë qe një kohë”. Kështu e fillon reagimin e tij, matematikani, Qëndrim Gashi.
Profesori i njohur në departamentin e matematikës në Universitetin e Prishtinës, deklaron se nuk janë të rastësishme thirrjet kundër ambasadorit amerikan e as kundër paraardhësve të tij.
Ai rikujton se para pak javësh kishte thirrje edhe kundër një përfaqësuesi të një shteti të rëndësishëm evropian.
“Me këtë mendësi lista e shteteve armike mund të zgjerohet, në përputhje me leksionet e xhaxhit Enver”, shkruan gashi në llogarinë e tij në facebook.
Por tash, sipas profesor Gashit, kjo qasje pjesërisht bazohet tek një ideologji ekstreme e majtë për të cilët ShBA ishin gjithmonë kapitalistë të papërmirësueshëm.
Vetë Gashi dikur ishte pjesë e partisë ‘Fryma e Re’, e cila kishte një koncept liberal, dhe ishte bashkëpartiak i Shpend Ahmetit,Ilir Dedës, Fisnik Ismailit, e Dardan Sejdiut.
Megjithatë ai thekson se në këtë përzierje, ka edhe OJQ-istë të frustruar, anëtarë të një “elitëze”, kryesisht prishtinase që meqë nuk shtyhen dot me kontributin në luftë çlirimtare, tentojnë ta rekuperojnë mungesën e dukjes së patriotizmit me pozicione absurde anti-perëndimore.
Postimi në facebook i profesor Qëndrim Gashit
“Disa përkrahës apo individë që kanë simpati për ekstremistët religjiozë, disa “puritanë” që mendojnë se sovraniteti duhet “ushtruar” kundër ambasadorit mik, por nuk janë kundër që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë edhe pse është mision i një organizate që ende nuk na njeh formalisht si shtet”, shkruan Gashi.
“Kuptohet, nuk ka miks pa pasur prani edhe të disa budallenjve”.
Gashi e pranon se pa dyshim se ka probleme themelore në vendin tonë. Por, shkruan se ato probleme që po na e bëjnë jetën më të vështirë, bukur shumë i kemi shkaktuar vet.
“Shikojeni arsimin dhe shëndetësinë si dy fusha ku ne kemi qenë pothuajse ekskluzivisht në pronësi të udhëheqjes që nga paslufta për ta parë se ku qëndron problemi”.
Matematikani deklaron se problemeve reale po u shtohet artificialisht loja me simbolet e shtetit të Kosovës, të cilat simbole më së shumti u pengojnë kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës. “Problemeve akute u shtohet loja me Festën e Pavarësisë së Kosovës — një vit nuk ka të holla, një tjetër s’ka çka të festohet ose s’ka informata se 17 shkurti ndodh më 17 shkurt”.
“Le të mendojmë pak se sipas kësaj logjike 28 Nëntori nuk duhet festuar kurrë sepse nuk u realizua aspirata fillestare e një shteti shqiptar që përfshinte të gjitha territoret e banuara me shqiptarë. Çudi që ende nuk kanë shpallur zi për atë festë kujdestarët e patriotizmit!”, ironizon profesor Gashi.
Ai thekson se ndryshimet dhe progresi mund të bëhen në Kosovë, ato duhet të ndodhin dhe do të ndodhin, por vetëm në mënyrë paqësore e demokratike.
“Rendi dhe ligji, ekonomia, arsimi dhe shëndetësia kanë nevojë për zhvillim të hovshëm. Në atë rrugë do të vazhdojë të na nevojitet përkrahja dhe bashkëpunimi me ShBA-të e jo konfrontimi me ta”.

Aman mosni



Shkruar nga Arton Musliu

Sipas autorit Raju G. C. Thomas sot në botë jetojnë afërsisht gjashtëqind gjuhë të ndryshme dhe rreth pesë mijë grupe të ndryshme etnike, si dhe rreth 200 shtete, meqenëse procesi i krijimit të shteteve të reja, ndonëse i ngadalshëm dhe shumë i vështirë, është një proces i pandalshëm.

Popuj të ndryshëm përgjatë historisë kan formuar shtetet e tyre rrespektive duke u bazuar në konfiguracionin politik të Fuqive të Mëdha të cilat kan ekzistuar nëpër çdo etapë të historisë së re. Duke filluar nga Vestfalia e deri në ditët e sotme.

Në peridhën e Koncertit të Vienës ishin fituesit e luftërave napoleoniane ato të cilat vendosën për krijimin e formacioneve të reja politike.

Rusia, Prusia, Austria dhe Britania e Madhe ishin Fuqitë e Mëdha të asaj kohe të cilat vendosnin për fatin e popujve të tjerë. Sa për ilsustrim.

Në vitin 1792 Belgjika u pushtua nga Franca, derisa në vitin 1815 ajo e gjeti vetën nën juridiskionin e Mbretërisë së Portokallt Holandeze. Jo pse Belgjika nuk plotësonte kriteret për shtetësi por që kështu vendosën Fuqitë e Mëdha.

Pesëmbëdhjetë vite më vonë, kur pozicioni strategjik i këtyre Fuqive ndryshoi, ndryshoi edhe kursi ndaj krijimit të shtetit Belg.

Fuqitë e Mëdha jo vetëm që ndihmuan krijimin e shtetit të ri Belg, por edhe intervenuan ushtarakisht, Britania dhe Franca më saktësisht, për të larguar ushtrinë holandeze nga Belgjika.

Ky intervenim ka ndodhur pas shpalljës së shtetit Belg. E njejta gjë mund të thuhet edhe për Revolucion Grek i cili prodhoi shtetin Grek. Edhe këtu u dasht intervenimi i Fuqive të Mëdha për të siguruar tërheqjen e trupave turke nga aty.

Sidoqoftë, për të mos ju lodhur shumë me histori, dua të them se sot ka jashtëzakonisht shumë popuj dhe territore që nuk po mundën të krijojnë shtetet e tyre rrespektive.

Disa po munden por nuk po njihen, e disa spo munden. Shembull të rastit të parë janë Krimea, Abkhazia dhe Osetia Jugore, shembull në rastin e dytë është populli Kurd.

Shprehur ndryshe, ka shumë popuj të clët janë më të mëdhenjë së sa shqiptarët e Kosovës e më të fuqishëm gjithsesi, e të cilët nuk po mundën të krijojnë shtetet e tyre rrespektive për shkak të mungesës së përkrahjes ndërkombëtare.

Shembuj të tillë janë Kurdët në Turqi dhe në Irak të cilët kan pesëmbëdhjetë herë më shumë popullsi se sa që kemi ne, Abkhazia dhe Osetia Jugore në Gjeorgji, Katanga në Kongo, Biafra në Nigeri, Punjabi, Asami, Nagalandi dhe Mizorami në Indi, Morot në Filipine, Çeçenia, Ingushetia dhe Tatarstani në Rusi, Krimea në Ukrainë, Transdniestri dhe Kaukazi në Moldavi, Baskët dhe Katalunasit në Spanjë e shumë popuj të tjerë të cilët nuk kan mundur e nuk po munden të krijojnë shtetet e tyre.

Kjo për një fakt shumë të thjeshtë. Përveç përpjekjeve për liri të secilit popull, përkrahja që vjen nga Fuqitë e Mëdha është vendimtare. Nuk kemi mbetur ne shqiptarët të ndarë në disa shtete për shkak se e kemi dasht një gjë të tillë.

Por që koha në të cilën janë formuar shtetet kombe neve na ka gjetur të papërgaditur përbrenda dhe pa përkrahje nga Fuqitë e Mëdha në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë.

Jo vetëm shqiptarët janë të ndarë në disa shtete. Populli somalez në Afrikë jeton në katër shtete të ndryshme, në Somali, Etiopi, Keni dhe Gjibuti.

Një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se pas periudhës së krijimit të shteteve kombe, krijimi i shteteve është bërë gjithnji në baza territoriale e jo në baza etnike.

Vetëvendosja teritoriale, parimi Uti Possidetis dhe stabilitei ndërkombëtar janë tri elementët të cilat kan kushtëzuar një gjë të tillë.

Edhe pse kërkesat dhe motivet në të shumtën e rasteve kan qenë etnike, zgjidhjet pothuajse çdo herë kan qenë territoriale.

Për të mos e zgjatur shumë, sepse është temë mjaft e gjërë, Kosova është shtet së pari në saje të luftës heroike të UÇK-së, e cila luftë po të mos ishte mbështetur nga miqt tanë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye, për mendimin tim nuk do përfundonte më çlirim nga Serbia gjenocidale.

Para se të jemi emocional, e subjektiv duhet të sillemi si realist e objektiv. Prandaj, zhvillimet e fundit shtetin tonë përkitazi me marrëdhëniet e Republikës me shtetet tjera, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë të shkëlqyera.

Thirrja për largimin e Ambasadorit të akredituar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Kosova është gjëja më e shëmtuar dhe veprimi më diletant i cili mund të këtë pasoja të pariparueshme.

Ndërsa në aspektin juridik duhet të jetë e qartë se vetëm institucionet shtetërore mund të shpallin një Ambasador apo dikë nga personali diplomatik i huaj si të padëshiruar. Kjo në bazë të nenit 9 të Konventës së Vienës mbi Marrëdhëniet Diplomatike.

Në fund të fundit këto thirrje mund të ndikojnë edhe në agjendën tonë evropiane si dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës, sidomos me mekanizmat jo shtetërorë ndërkombëtar.

Acarimi eventual, apo hatërimi potencial, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të na kushtoj me izolim të paparë dhe me relativizim të paparashikueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës.

Besoj që askush nga ne nuk dëshiron që Kosova të hyj në një kategori të shteteve si Kuba e Vietnami. Mosni ju lutem!

BE: Të gjitha palët të përmbahen nga përdorimi i retorikës nxitëse


Bruksel, 20 shkurt -


Bashkimi Evropian thotë se dje përsëri është parë “obstruksion në punën e Kuvendit, i dëmshëm për jetën institucionale dhe për shtetasit e Kosovës”.

Mëtutje në kumtesën e mbrëmshme të BE-së, “bëhet thirrje për heqje dorë nga dhuna në çfarëdo forme dhe nga çdokush dhe për kthim të dialogut, i bazuar në parimet e qeverisë demokratike dhe opozitës demokartike, që funksionojnë brenda institucionit demokratik”.

Bashkimi Evropian konsideron se “të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i retorikës nxitëse, që vetëm e thellon ndarjen dhe dialogun e bënë më të vështirë.

Deklarata e BE-së përfundon me konstatimin se “qëllimet politike duhet të arrihen nëpërmjet procesit demokratik, në interes të popullit të Kosovës”.

Avonet: Iniciativa për peticion kundër Delawie është qesharake


Prishtinë, 20 shkurt -


Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin për një iniciativë të peticionit kundër deklarimeve të djeshme të ambasadorit amerikan Delawie për situatën politike në Kosovë.

AVONET, mbështet deklaratën e ambasadorit amerikan Delawie, i cili ka shfaqur shqetësimin për rrethant me të cilat po kalon Kosova.

Ai poashtu ka kërkuar nga partitë opozitare që të ulen dhe të dialogojnë, e jo të krijojnë dhunë dhe të pengojnë proceset si në punën e Kuvendit të Kosovës, ashtu edhe në realizimin e agjendës institucionale.

AVONET vlerëson se ambasadori Amerikan Delawie është duke luajtur rol të rëndësishëm për shoqërinë kosovare dhe në rrafshin institucional.

Kontributi i tij dhe i stafit të ambasadëss amerikane çdo herë ka qenë i madh dhe i duhur për qytetarët e Republikës së Kosovës. Përmendim këtu angazhimet në realizimin e qëllimit për një shoqëri demokratike, multietnike e për tolerancë ndërfetare.

Deklarimet e ambasadorit Delawie, janë deklarata zyrtare të Shtëpisë së Bardhë. Përveç mirënjohjes që kemi ndaj SHBA-së, duhet edhe t\'iu besojmë e të punojmë ngase janë miqtë kryesorë që na ndihmuan në çlirim e ndërtim të shtetit.

Dënojmë ashpër iniciativën për peticion sepse është qesharake dhe qëllimkeqe.

Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u bëjmë thirrje që ta injorojnë peticionin, ndërsa mekanizmat e sigurisë i ftojmë që ta hetojnë se kush fshihet prapa këtij peticioni.

Dr. Enes Kariq : PROF. DR. ADNAN SILAJDŽIĆ ME TITULL “MUSLIMANËT NË KËRKIM TË NJË IDENTITETI”



Kohët moderne janë përcaktuar në mënyra të ndryshme në literaturë, ndonjëherë si epoka e makinës, ndonjëherë si epoka e teknologjisë, dhe shpeshherë si epoka në të cilën njerëzit e zakonshëm shfaqen në skenën historike, një epokë e revolucionit shoqëror dhe industrial, e udhëtimeve hapësinore, e globalizimit, e shteteve të mëdha, e luftrave botërore etj.

Pavarësisht nga emërtimet që i ngjiten epokës moderne, është pa dyshim e rëndësishme për njeriun modern që kjo epokë ka nxitur pasqyrime të reja mbi çështjen e identitetit. Edhe para kësaj, ne ishim qenie tokësore, por për t’u lidhur me planetin Tokë në mënyrë shpirtërore ne kryesisht komunikonim përmes një universi fetar. Toka dhe Qielli ishin të bashkuara me njohurinë se ato ishin krijesa hyjnore, secila prej tyre shumë njerëzore, natyra, Toka, dhe Qielli. Madje vetë historia është parë si asgjë tjetër veçse si vepër e Zotit, e dallueshme vetëm në atë se ajo u shpalos para syve tanë dhe me pjesëmarrjen tonë. Ajo ka qenë në këtë mënyrë për disa mijëra vite.

Megjithatë, fuqia teknologjike zbuloi dhe zhvilloi që para 3 shekujsh se ajo gjithnjë e më shumë po lë shenjën e saj mbi ne. Ajo është një fuqi që vetë ne e kemi menduar dhe e kemi vendosur në vetë duart tona. Ideja e fuqisë, fuqisë njerëzore, është tani një çështje e filozofisë, teologjisë, dhe shkencave të tjera shoqërore dhe natyrore.

Tani, në epokën e teknologjisë, ne jemi bërë sundimtarë, ndërmjetës dhe udhëheqës të shumë gjërave, duke përfshirë dhe çështjet e të tjerëve. Nëse feja ka pohuar se ne do të jemi zot të Tokës në emër të Zotit, tani, në moshën e teknologjisë, ne jemi duke u bërë gjithnjë e më shumë zot të Tokës - shpesh pa Zotin, dhe pa asnjë kufi të shenjtë.

Megjithatë, qëllimi ynë nuk është që të nisim një debat mbi zotësinë moderne të njerëzimit për të sunduar Tokën, por për të bërë disa vërejtje mbi problematizimin e identitetit në kohën tonë, në përputhje me librin e Prof. Dr. Adnan Silajdžić.

Në mesin e kësaj fuqie të pamasë teknologjike, shpirti njerëzor e pyet sërish veten se kush jemi ne dhe çfarë është shpirti, kush dhe çfarë është njeriu vetë. Besimi është ende me ne, diku, me ngathtësinë e tij dhe shpesh me pyetjet dhe përgjigjet shqetësuese. Nuk ka asnjë teknologji të aftë që t’i mohojë këto pyetje dhe përgjigje, që t’i zhvlerësojë ato, sepse vetë teknologjia është e vdekshme, meqenëse ajo është vepër e qenieve të vdekshme. Qeniet njerëzore të riprodhuara (klonet), gjithashtu, qofshin të shëndetshme dhe të forta, bile edhe të pashëm, do të përballen me vdekjen dhe, në çastin e vdekjes, ata do të pyeten se kush dhe çfarë janë.

Kështu që edhe në epokën e teknologjisë, ne jemi në kërkim të identitetit, jo vetëm siç ndodhte shekuj më parë. Identiteti ka nevojë për një atdhe, por gjithashtu na e ofron neve një të tillë, në të vërtetë shpesh duke zëvendësuar atdheun fizik.

Në këto ese të shkëlqyera, Prof. Dr. Adnan Silajdžić ofron shumë përgjigje në këtë kontekst ose në një të ngjashëm. Si pjesë e studimeve që ai jep mësim, i cili merret hollësisht me besimet më të mëdha botërore në epokën e modernizmit dhe të aftësisë teknologjike, esetë e Prof. Silajdžić janë një sfidë dhe një përgjigje ndaj shumë pyetjeve.

Një tipar veçanërisht i çmuar i këtij libri është se Prof. Silajdžić i drejtohet dilemave që u dalin përpara besimtarëve në përgjithësi, dhe muslimanëve në veçanti.

Në përmbledhjen e eseve në anglisht të cilën Prof. Dr. Adnan Silajdžić e ka titulluar Muslimanët në kërkim të një identiteti, ai e përqendron vëmendjen tonë në çështjet kryesore në ditët e sotme, që është gjithashtu edhe ajo e muslimanëve. Tradita, modernizmi, autoriteti, burimet e fesë, interpretimi i burimeve, pandryshueshmëria (taklid), risitë, interpretimet e reja të teksteve të shenjta (ixhtihad), globalizimi, patriotizmi, universaliteti - të gjitha këto janë tema të ndara në shumë fragmente të këtij libri të rëndësishëm, të cilat janë sjellë së bashku në një tërësi të kuptueshme. Dr. Adnan Silajdžić, një profesor i plotë në Fakultetin e Studimeve Islame, i cili mëson lëndën e akaid-it, nuk përshkruan vetëm çështjet dhe problemet e traditës (modernizmin, autoritetin, globalizmin, reformën etj.) vetëm nga perspektiva e tij, por, gjithashtu, duke u bazuar në teoricienët e modernizmit islam, Shah Vali Allah, Muhamed Abduhu, Shaukani, Fazlur Rahman, Sejjid Husein Nasr dhe të tjerë, ai shfaq pikëpamjet e tij dhe shtrirjen e tyre në kohët e sotme.

Me stilin e tij të veçantë, të drejtuar në mënyrë të jashtëzakonshme me metafora të poezisë ose me filozofi të brendshme, Dr. Adnan Silajdžić është përfshirë thellë siç e përzien në një përshkrim të ndeshjeve dhe përplasjeve bashkëkohore mes traditës islame në njërën anë dhe interpretimeve islame dhe muslimane të traditës në anën tjetër, në kontekstin e llogaritjeve historike të urdhëruara nga perëndimi dhe temave të globalizmit, laicizmit, modernizmit, pluralizmit etj.

Muslimanët janë në kërkim të identitetit të tyre - jo identitetit të tyre fetar, por të identitetit që ata mund ta fitojnë përmes përpjekjeve të tyre intelektuale dhe të marrin zotërimin e arritjeve të tyre shpjeguese përballë globalizmit, laicizmit dhe modernizmit. Këto janë pyetje për të cilat mendja moderne muslimane kërkon përgjigje; dhe janë këto pyetje, dhe përgjigjet ndaj tyre, të cilat do të përkufizojnë nëse muslimanët do të gjejnë forcën për të përcaktuar trajektoret e tyre të modernizmit.

Këto ese të shkruara nga Dr. Adnan Silajdžić mund të lexohen gjithashtu si komentimi i tij mbi temat dhe debatet kryesore teologjike të ditëve tona. Kjo është një tjetër vlerë e veçantë e faqeve të këtij libri.

Dr. Enes Karić

Fakulteti i Studimeve Islame - Universiteti i Sarajevës

Boton:

“QENDRA SHQIPTARE PËR STUDIME ORIENTALE”

Tirana-Albania

Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus? Luftë në Kosovë nuk do të ketë ?!

                  Kërko brenda në imazh Shkruan  :Flori Bruqi, PHD Disa  vjet më parë nga Flakon Demaku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt...