2016-02-22

Telefonat e “prishin” spermën, dhe në disa raste mund të çojnë edhe në vdekje.

Meshkujt që i mbajnë telefonat në xhepin e pantallonave ose flasin me të më shumë se një orë në ditë, rrezikohen të kenë probleme me fertilitetin, paralajmërojnë shkencëtarët.
Studimet kanë treguar se cilësia e spermës tek meshkujt ka rënë ndjeshëm këto kohët e fundit, dhe në 40% të rasteve, faktori kryesor mendohet të jetë telefoni. Kjo ka bërë që shumë çifte të mbeten pa fëmijë.

Nxehtësia dhe aktiviteti elektromagnetik që çlirohen nga pajisjet mobile mendohet se e “prishin” spermën, dhe në disa raste mund të çojnë edhe në vdekje.

Shkencëtarët izraelit monitoruan 106 meshkuj për një vit, dhe në fund ata dolën në përfundimin se njerëzit që përdornin telefonin më shumë se një orë në ditë, janë dy herë më të rrezikuar të kenë cilësi të ulët të spermës, në krahasim me meshkujt që flasin më pak se një orë.

Ndërsa ata që flasin në telefon ndërkohë që është duke u karikuar, janë dyfish më të rrezikuar për të pasur probleme me pjellorinë.

Shkencëtarët i këshillojnë meshkujt që të mos i përdorin telefonat ndërkohë që janë duke u karikuar, ose të paktën t’i mbajnë larg, nëse po planifikojnë të bëhen prindë

Dhunimi mediatik i personalitetit

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e cila ishte e shtrirë në spital për shkak të disa lëndimeve që mori të premten kur po mbahej seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar për ngjarjet e ditëve të fundit.
Duke falendëruar të gjithë ata që siç ka thënë ajo, janë treguar solidarë dhe të dinjitetshëm, ka shkruar se ka kaluar në një situatë të cilën nuk ia uron askujt ta provojë.

Lexoni postimin e plotë të Haxhiut në Facebook:

Miq e mikesha të nderuara,

Unë dje me rekomandim të mjekut kujdestar kam dalë nga Qendra Klinike Universitare, ku kam qenë e shtruar prej ditës së premte, pas tronditjes që kam marrë prej dhunës policore. Aktualisht jam mirë, dhe do të jem në arrest shtëpie, për 30 ditë.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që këto ditë janë treguar solidarë dhe të dinjitetshëm, në situatën të cilën kalova, të cilën nuk ia uroj askujt që ta provojë. Vetëm pasi dola nga klinika mora vesh për një fushatë shpifjesh, me qëllim cenimin e dinjitetit tim, por nuk u mërzita kur pashë se sa shumë qytetarë, njerëz të moshave të ndryshme, gra e burra, të profileve të ndryshme profesionale e politike, kishin reaguar në mbështetje, kundër brutalitetit fizik policor, dhe kundër brutalitetit moral mediatik.

Falënderoj ata gazetarë e profesionistë të medias që në respekt të deontologjisë së profesionit të tyre, janë distancuar dhe i kanë denoncuar këto keqbërje mediatike. Të jesh indiferent përballë një krimi, ndoshta nuk të bën pjesë në krim, ama e ndihmon krimin “të lulëzojë”. Dhunimi mediatik i personalitetit të cilitdo qytetar, veçanërisht të gruas në një shoqëri me tipare kulturore konservative e patriarkale, unë mendoj se është i barabartë me dhunimin fizik, dhe është krim. Këtë krim do ta adresoj përmes padive penale e civile ndaj personave përgjegjës për të dyja llojet e dhunës.

Falënderoj po ashtu mjekët, të cilët më kanë ndenjur pranë në kushte shumë të vështira. Në sallën e reanimacionit të QKUK, ku unë isha e shtruar, kanë ndenjur vazhdimisht një numër i madh policësh me dhe pa uniformë, të cilët kanë shqetësuar vazhdimisht të sëmurët, mua personalisht, si dhe mjekët e stafin shëndetësor. Një dhunë e tillë policore në premisa të spitalit është e papranueshme prej çdo kodi etik të klinikës, por edhe prej ligjeve në fuqi. Fatkeqësisht edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një sjellje me dy standarde të policisë, e cila nuk guxon të jetë kaq “këmbëngulëse” kur në spital vijnë “për pushime” njerëz të pushtetit që janë dënuar me burgime të gjata.

Në këto momente, shumë deputetë e aktivistë të opozitës janë në paraburgim, disa prej tyre në arrest shtëpiak e disa janë të përndjekur me masa të tjera policore. Thuajse të gjithë ne po sulmohemi me fushata shpifjesh mediatike. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të bindjeve dhe angazhimit tonë politik. Fatkeqësisht, jetojmë në një vend ku krimi e korrupsioni janë të paprekshëm, dhe mund të përdorin kanale të caktuara policore e mediatike për të shtypur e për të shantazhuar opozitarët apo çdo qytetar që nuk është i lidhur me pushtetin.

Beteja jonë është për një Kosovë më të mirë, me një shtet të së drejtës, me një demokraci pjesëmarrëse qytetare, me një kulturë e mentalitet tjetër qeverisës, e me ndëshkueshmëri të abuzimeve, qofshin fizike, qofshin morale. Nëse nuk arrijmë të kufizojmë pushtetet, cilat do qofshin ato, e nëse nuk arrijmë ta ndëshkojmë abuzivizmin fizik e moral, atëherë gjithnjë viktimat do të jenë ata që nuk kanë akses në pushtet, pra më të dobëtit e shoqërisë. Pushteti shtetëror dhe ai privat duhet të jenë gjithnjë të kufizuara me ligj, në mënyrë që të lindin liritë dhe të drejtat publike, grupore dhe individuale.

E ne nuk do të ndalemi, deri sa t’i arrijmë këto liri e të drejta, së bashku e për të gjithë!

Qeveria e Kosovës iniciativën e Peticionit e konsideron fyerje për ambasadorin amerikan , por edhe Qeverinë dhe popullin e Kosovës.

Ndaj një peticioni të nisur në internet kundër ambasadorit amerikan, Greg Delawie, ka reaguar edhe zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi.
hashim-thaci

Nëpërmjet Facebook-ut, Thaçi ka thënë se populli dhe Qeveria e Kosovës këtë iniciativë e konsiderojnë fyerje për ambasadorin, por edhe Qeverinë dhe popullin e Kosovës.

“Çdo fyerje ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, që përfaqëson popullin amerikan dhe qeverinë e SHBA-ve, populli dhe qeveria e Kosovës e konsideron fyerje edhe ndaj popullit dhe qeverisë së Kosovës. Ne e kemi për detyrë që t’i respektojmë dhe të bashkëpunojmë ngushtë me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve mike të akredituar në Republikën e Kosovës. Populli i Kosovës i mbetet përjetë mirënjohës rolit udhëheqës të SHBA-ve për lirinë dhe pavarësinë tonë. HTH”, ka shkruar z.Hashim Thaçi.

2016-02-21

Prokuroria të hetojë iniciuesit e peticioni

 Kosova në mbështetje të ambasadorit Amerikan Greg Delawie

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi thotë, se ky peticion nuk është serioz dhe sipas tij asnjë subjekt politik në Kosovë nuk ka qëndrim antiamerikan. “Ky nuk është një peticion, por është një lojë. Qëndrimi zyrtar i shtetit të Kosovës dhe nuk ka asnjë parti politikë në Kosovë që është anti-amerikane dhe kështu që nuk ka të bëj asgjë në përkeqësimin e raporteve në mes të dy vendeve”, ka thënë Gashi.

Peticioni i nisur në internet për largimin e ambasadorit amerikan, Greg Delawie, pas deklaratës së tij, të premten në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku është shprehur kritik ndaj deputetëve të partive opozitare për hedhjen e gazit lotsjellës brenda seancës, po konsiderohet si një vepër antishqiptare e ndihmuar nga qarqe të shërbimeve sekrete ruse dhe serbe. Peticionin për mbledhjen e këtyre nënshkrimeve e ka filluar gjermani Roland Bartezko, apo siç njihet në kohën e luftës si Shabani. Por sipas analistëve në Kosovë, ideja dhe nisja e këtij peticioni është kundër interesave të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi. “Mendoj se ideja e disa ultra-majtistëve në Kosovë, të cilët strehohen në subjektin politik më të madh opozitarë, me idenë e tyre për të nënshkruar peticionin për largimin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Delawie nga Kosova, është një vepër anti-shqiptare”, thotë për gazetën” Bota sot”, analisti Jeton Kelmendi. Ky i fundit, thotë se beson, se në këtë iniciativë janë të përfshirë edhe qarqe serbe dhe ruse, por sipas të njëjtit, janë qytetarët e Kosovës, ata të cilët nuk duhet të mbështesin këtë peticion. “Unë mendoj se qytetarët nuk do të japin nënshkrimin në këtë peticion dhe nuk besoj se me këtë do të prishen marrëdhëniet në mes së SHBA-ve dhe Kosovës, por do të prishet imazhi i vendit, karshi politikës së SHBA-ve dhe miqve tanë perëndimorë”, thotë më tej ai. Ky peticion, sipas Jeton Kelmendit, vjen si pasojë e ideve ultra majtiste, të cilat aspak nuk përkojnë me interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe për këtë arsye, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dalë kundër këtij peticioni, ashtu siç kanë vepruar dy partitë e tjera të opozitës, AAK-ja dhe NISMA për Kosovën.


Ky është peticion tjetër: “Në mbrojtje të Ambasadës Amerikane dhe Ambasadorit Delawie”

Ky është peticion tjetër: “Në mbrojtje të Ambasadës Amerikane dhe Ambasadorit Delawie”


Si kundërpërgjigje ndaj peticionit kundër ambasadorit amerikan në Kosovë, në të cilin ishin shumë aktivë aktivistet e Vetëvendosjes, online asht lansu edhe nji peticion tjetër, i emërtuem “Në mbrojtje të Ambasadës Amerikane – Ambasadorit Delawie”.

Ky peticion i drejtohet partive opozitare dhe përmes tij kerkohet që njiherë e përgjithmonë të ndalin, si thuhet në përshkrimin e tij, sulmin ndaj miqve tanë të përhershëm, duke kerku që ta pranojnë mendimin ndryshe.

Qe çka shkruhet në këtë peticion:

Ju drejtohemi ju partive opozitare, që njëherë e përgjithmon të ndalni sulmin ndaj miqve tanë të përhershëm!

Ju drejtohemi juve që njëherë e përgjithmon të pranoni MENDIMIN NDRYSHE!

Nuk është hera e parë që partitë opozitare sulmojnë ambasador amerikan, ju sulmoni çdo ambasador amerikan që vjen në Kosovë duke filluar nga Tina Kaidanow, Dell, Jacobson e tani dhe Delawie.

Me forma të tilla ju nuk po e rrënoni vetëm shtetin e Kosoves, por po e rrezikoni seriozisht edhe miqësinë tonë qindra vjeçare më Ameriken.

Kosova është aty ku është sot (e lirë, sovrane, e barabartë me shtete tjera), falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më pas (por jo më pak e rëndësishme) falë Shteteve të Bashkuara të Amerikes.

Ambasadori Delawie nuk është vetëm një individ, ai përfaqëson SHBA-të.

Nëse ju jeni kundër SHBA-ve për interesa tuaja përsonale (sepse nuk keni arritur të merrni një vizë nga ta), mos tentonti ta ktheni edhe popullin shqiptar kundër SHBA-së, sepse këtë nuk e arrini dot asnjëherë.

Edhe njëherë, ju bëjmë thirrje të ndaloni këto sulme ANTI-shqiptare dhe ANTI-amerikane.

Bilall Sherifi, sekretar në partin e Nisma për Kosovën, theksoi se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të nuk mund të ç'bëhen me një peticion, bile as me shumë peticione.Pra, sipas Sherifit, diçka që është ndërtuar dhe forcuar ndër vite nuk mund të shkatërrohet dhe ç'bëhet për disa orë.

“Prandaj mendoj që, jo peticionet por largimi nga vlerat demokratike që përfaqësojnë dhe promovojnë SHBA-të kudo nëpër botë përbën rrezik për prishjen e marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-të” – deklaroi Sherifi. E kjo qeveri, sipas sekretarit të Nismas për Kosovën, me logjikën e saj totalitare gjithnjë e më shumë po na largon nga ato vlera. “Këtë nuk duhet kursesi ta lejojmë” – përfundon Sherifi.

Në anën tjetër analisti Skender Zogaj, me një prononcim për Bota Sot, tha se Kosova është cliruar dhe qe 16 vjet po e realizon shtetësinë e vet në drejtim të pavarësisë së plotë në sajë të Amerikës. “Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, dhe shumica prej tyre i janë mirënjohës për jetë e mot këtij vendi mik. Mirëpo, sic po shihet, ka edhe mosmirënjohës tru kalbur që, Amerikën nuk e duan pikërisht pse na ka cliruar nga okupimi serb” – deklaroi Zogaj.

Më tej, Zogaj, tha se problemi qëndron te krimet që një përqindje e shqiptarëve dihet se i kanë bërë para, gjatë dhe pas luftës, dhe, këta kriminelë, tash po shohin se po afrohet koha kur krimet duhet të zbardhen dhe kriminelët rë marrin dënimin e merituar. “Gjykata Speciale e ka trazuar shpirtin e të gjithë kriminelëve të Kosoës të cilër, janë ngritur në këmbë për t’ia vënë zjarrin vendin, me shpresën kështu mun t’I ikin përgjegjësisë. Mirëpo, kjo nuk është e mundur. Qëndrimi i prerë zyrtar amerrikan është që Kosova duhet të pastohet nga krimet. Ambasadori amerikan edhe me rastin e vandalizmit në Parlamentin e Kosovës tha se, kjo është e patolerueshme” – tha Zogaj.

Prandaj, sipas analistit, reagimet nga qarqet e afërta me nëntokën e krimit, e për fat të keq ndër ta edhe figura të rëndësishme me munitet parlamentar, kanë shpërthyer n’urrejtje kundër Ambasadorir amerikan në Prishtinë.

Zogaj, më tutje tha se peticioni që po thuhet se është inicuar është veprim i mjerë dhe antishqiptar, Mirëpo, në anën tjetër është mirë nëse ky peticion realizohet dhe publikohet, sepse, kemi rastin te shohim me emër e mbiemër kush janë antiamerikanët në Kosovës, Ndaj të këtillëve institucionet përgjegjëse do të duhej të hulumtoni prapavijën, sepse, ka gjasë që pos krimineleve ordinerë, të jenë edhe bashkëpunëtorë të intelegjencës së huaj dhe të ISIS-it, që stabilizimi i Kosovës nuk u shkon për shtati.

Edhe sociologu Fadil Maloku, nuk ka qëndru indiferent rreth kësaj çështje. Ai, nëpërmjet rrjetit social u shpreh se peticioni për ambasadorin Greë Delaëie, na e rrezikon seriozisht miqësinë (e dëshmuar) amerikane. Por, këtë miqësi, sipas Malokut pa asnjë hamendje ne duhet ta shndrrojmë në partneritet të përhershëm, në mënyrë që Kosovën, ta bëjmë shtet sovran dhe demokratik. “Problemi është se; këtë partneritet s'mund ta ndërtojnë as elitat e paqës, e as ato të luftës! Sepse, thjeshtë janë tepër; servile, konformiste, jo inovative dhe tejet të padijshme” – deklaroi Maloku.

Ndërkohë analisti tjetër Fadil Lepaja, ka dal me një opinion të tij në llogarin e tij në rrjetin social Facebook, për cështjen e peticionit. Ai ndër tjera thekson se peticioni kundër ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, është krejtësisht i gabuar jo vetëm politikisht, por sipas tij, kjo bie ndesh edhe me arsyen e shëndoshë.

“Ambasadori i SHBA-së lavdëroi qytetarine, përkrahu protestën paqësore, qortoi gjuhën luftënxitse të zëvendëskryeministrit Thaçi dhe përfaqësueve të opozitës” – deklaroi Lepaja. Më tej, Lepaja, tha se një ambasador nuk mund të dalë në krye të opozitës për të rrëzuar qeverinë. “Qeveria duhet të reflektojë seriozisht dhe deklaratat e Ambasadorit të SHBA-së nuk duhet kursesi t’i kuptojnë si përkrahje të ngurtësisë apo papërgjegjmërisë së tyre” – përfundon Lepaja

Njohësi i proceseve politike, Mazllum Baraliu mendon se kriza politike Kosovën po e vështirëson në rrugën e saj të progresit, të konsolidimit edhe shtet-ndërtimit. Sipas tij kriza po thellohet gjithnjë e më tepër. Duke komentuar krizën politike dhe ndodhitë në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, Baraliu deklaroi se në njërën apo tjetrën mënyrë faktori ndërkombëtar në Kosovë po i fryen zjarrit duke e thelluar edhe më shumë krizën.

Seanca e parë e sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës, e mbajtur të premten, ashtu si edhe seancat e kaluara, u shoqërua me gaz lotsjellës, arrestime të deputetëve dhe protesta jashtë objektit të Kuvendit.

Ndodhitë në këtë seancë, si dhe gjithë krizën politike në vend, në një intervistë për KosovaPress, e ka komentuar njohësi i proceseve politike, Mazllum Baraliu.

Baraliu: Të mos hidhet benzinë në zjarr

“Unë jam i indinjuar dhe i çuditur se si mundet pozita dhe pastaj edhe disa eksponentë të diplomacisë të huaj të pranishëm, aleatëve tanë ndërkombëtarë këtu, të cilët në vend që të qetësojnë shpirtrat dhe tensionet ata në mënyrë apo tjetër, pa dashur apo me qëllim, nuk dua të mendoj që është me qëllim, unë nuk e di por gjithsesi i fryjnë zjarrit dhe e thellojnë krizën edhe më tepër. Do të duhej që çdo herë në një shtet kur ka tensione të caktuar miqtë dhe përfaqësuesit diplomatik të cilave do shtate të jenë prezent, në këtë rast në Kosovë, të jetë pjesë e zgjidhjes së problemeve dhe jo pjesë e thellimit dhe ashpërsimit të problemeve”, deklaroi Baraliu.

Ai konsideron se është momenti i fundit që pozita si bartës i pushtetit të reflektojë, duke shtuar se opozita duhet që të rikthehet në seancat e kuvendit.

Baraliu: Këto qëndrime të betonizuara të pozitës dhe opozitës nuk çojnë askund

“Këto qëndrime antagoniste shumë të betonizuara të dy palëve, të pozitës dhe opozitës nuk çojnë askund. Është me të vërtetë momenti i fundit që të reflektohet nga ana e pozitës, sepse ajo e ka pushtetin dhe ajo ka përgjegjësinë që të jetë e përgjegjshme dhe reflektuese nga interesave të qytetarëve dhe votave të qytetarëve, por edhe ndaj opozitës që është pjesë e institucioneve, sovranitetit për tu ulur në një tryezë bisedimesh dhe për të biseduar jo vetëm për ato dy marrëveshje por edhe për çështje të tjera që tashmë janë aktuale. Natyrisht, për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që të normalizohet jeta institucionale dhe të rikthehet opozita në kuvend dhe të vazhdojë kuvendi dhe Qeveria me përmbarimin e detyrave të tyre të përditshme, që kanë të bëjnë në radhë të parë me zbatimin e ligjeve nga ana e qeverisë dhe përgatitjen e tyre dhe miratimin nga ana e Kuvendit të Kosovës”, tha Baraliu për KosovaPress”.

Në lidhje me përjashtimin e opozitës nga seancat parlamentare, Baraliu konsideron se përjashtimi mund të bëhet vetëm në mënyrë individuale dhe jo në atë kolektive. Mirëpo, sipas tij, edhe përjashtimi individual bëhet vetëm në mënyra dhe rrethana të caktuara, ku do të duhej të ketë në radhë të parë rrethana no rmale të mbarëvajtjes dhe zhvillimit të seancës plenare dhe pastaj të ketë argumente dhe arsye që të largohen.

Sipas tij, përjashtimi individual do të duhej të bëhet me anë të një vendimi me shkrim dhe jo me vendim i cili merret aty për aty.

Baraliu: Vendimet do të duhej të merren me shkrim

“Do të duhej në radhë të parë që vendimi të merret me shkrim dhe do të duhej çështja të trajtohej nëse ka mundësi, ekzistojnë rrethana të tilla që në kryesi të kuvendit të trajtohen dhe pastaj kryetari i kuvendit të merrte dhe vendim dhe vendimi i tij të ishte me shkrim, e pastaj të merren masa individualisht dhe jo me shkrim. Opinioni publik ka pas rastin ta shohë që aty për aty është marrë vendimi dhe aty për aty pa asnjë minutë vonesë, në mënyrën më të pazakontë , më të rëndë, të hijshme, të kundërligjshme dhe kundër etike, janë larguar njerëzit me d hunë, pa pasur as paralajmërim dhe as vendim me shkrim se për të cilat arsye dhe a ka bazë juridike apo jo që njerëzit të largohen nga punët e asaj seance plenare”, tha ai.

Mirëpo, pavarësisht krizës politike dhe mungesës së opozitës, në seancën e të premtes, Kuvendi i Kosovës shqyrtoi dhe miratoi një sërë projektligjesh.

Por, këto miratime për Baraliun janë jo legjitime.

Ai tha për tu vërtetuar legjitimiteti i këtyre ligjeve dhe vendimeve të marra nga Kuvendi i Kosovës, mund të iniciohen proceduat në Gjykatën Kushtetuese apo edhe në atë të Strasburgut.

Baraliu: Ka një mungesë të legjitimitet dhe legalitetit në nxjerrjen e këtyre vendimeve dhe ligjeve

“ Ka një mungesë të legjitimitet dhe legalitetit në nxjerrjen e këtyre vendimeve dhe ligjeve. Prandaj, do të duhej edhe Kuvendi si strukturë, si organi më i lartë legjislativ të reflektojë dhe të mos e vejë veten në pozicione që të shkel dispozitat sepse dikush mund ta shtrojë çështjen e caktuar X ose Y edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Strasburgut, se a janë legjitime dhe valide ato ligje që po miratohen në këto rrethana improvizuese dhe jo normale”, tha ai.

Përveç përjashtimit të opozitës nga seanca të premten kishte edhe arrestime të deputetëve po të opozitës. Këto arrestime Baraliu i komentoi duke thënë se efekti i tyre është fatal do të thosha unë në kuptimin politik dhe real pasi sipas tij me arrestime, dhunë, imponime nuk zgjidhen problemet.

Duke komentuar krizën politike dhe ndodhitë në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës Baraliu gjithashtu deklaroi se në njërën apo tjetrën mënyrë faktori ndërkombëtar në Kosovë po i fryen zjarrit duke e thelluar edhe më shumë krizën.

Ai gjithashtu tha se proceset politike nuk ndihmohen me ndërhyrje qoftë edhe me mendime në kohën kur diçka është duke vluar. Sipas tij roli miqësor, këshillues dhe neutral i qasjes në relacion me problemet që janë midis pozitës dhe opozitës do të duhej të ishte gjithsesi i pranishëm por qëndrimet e prononcimet që favorizojnë apo duken që favorizojnë njërin palë në një mënyrë e minimizojnë përpjekjen dhe aspiratat e tjetrës palë.

Të qënit flamurtar në nacionalizmin modern

Nga Evis Qaja


" Nuk të kemi krijuar as të qiellit as të tokës, as të vdekshëm as të pavdekshëm në mënyrë që t'i mund të ishe i lirë sipas vullnetit dhe nderit tënd, për të qenë krijuesi dhe nderit tënd, për të qenë krijuesi dhe ndërtuesi i vetes. Ti bart në vetvete farat e një jete universale" Pico Della Mirandola

Në moshën kur, duke folur në kuptimin figurativ, fëmija nuk e ka këputur akoma plotësisht kordonin kërthizor, e cila e lidh me botën e jashtme individi privohet nga liria, por këto lidhje i japin sigurinë dhe ndjenjën e "përkatësisë" duke nënkuptuar se rrënjët i ka diku. Kalimi, relativisht i beftë nga ekzistenca e fetusit në atë njerëzore shënojnë pavarësinë e fëmijës nga trupi i nënës.

Odisea, 18-vjeçari shqiptar më ngjan këtë ditë mëngjesi sikur ka trashëguar në vetvete legjendën e një Shkodre, legjendën e një Shqipërie në forcën e kapërdimit të saj. Më ngjan sikur kufijtë në logjikën e tij shkëputen duke formuar ndonëse i ri një kërkesë lirie brenda sferës integruese.
"Pranvera di të çeli të bukurën dhe kjo jeni ju, të rinjtë, në mënyrë që të hiqni prej nesh, të moshuarit një fije pluhuri" - këto fjalët e gjyshes së Odiseas, Fatmirës - një grua artiste më kumbojnë akoma dhe tani si broshurë e një jehone të kumbueshme.

Më duhet të shpërfill këtë pranverë...sytë e këtij djali që kërkojnë nga mua me ankth të brendshëm mënyrën e trajtimit të bisedës.

Odisea - "Isha 12-vjeç kur erdha në N. Mihaniona. Erdha së bashku me familjen. Ardhja tonë i përket vitit 1997, kjo shpërngulje e përkohshme u bë më tepër jo nga ana akonomike sesa nga ana e sigurisë "
E parashtroj kështu fillimin e fjalës së tij, pasi dua të ndalem tek një detaj, përballimin e vështirësisë, hyrjen në një shoqëri të panjohur prej një fëmije 12-vjeçari. Më lejoni të parashtroj disa hollësira - mosnjohjen e gjuhës, përballjen me një territor krejt të ri, humbja e vizionit fëmijnor dhe shoqëror. Pra qysh në fillim kemi një ndarje (mes dy realitetesh) në rritje, e cila të krijon farsën e dy kushteve simptomash - izolimin në vetvete, dhe nga ana tjetër mund t'i lejë vend një lloj të ri afërie dhe solidariteti. Në fund të fundit të ketë premisën e përballimit mes një marrëdhënie të tij me këtë botë.
Odisea " Qëllimi kryesor pas ardhjes këtu ishte shkolla. Në një moshë 12 - vjeçare, kur e ke lënë shkollën, ambjentin ku je rritur është e vështirë. Në fillim isha në një gjendje pezull si çdo fëmijë tjetër që do të ishte në vend të huaj. Erdha për një jetë më të mirë "

Iu parashtroj botën e një 12-vjeçari me dëshira dhe ëndrra, të cilat ndonëse mes një konflikti dhe përmbysje barrierash kapërcehen.

Por Odisea akoma nuk e dinte se këto për të ishin veçse një fillim për të përçuar brenda një " ideologjie " të shfrenuar të një stereotipi pa emër. " Dikushi " pa emër, një hije fantazmë përpiqet të mpleksë simbolin me vlerat reale të një vlerësimi. Të thuash kjo mbetet veçse konstrukt ? Do të ishte tepër naïve sa dhe në logjikën e një 15-vjeçari nuk mund të thyejë klishetë e veta.

Odisea "Para tre vjetëve reagimi për të mos mbajtur flamurin ndodhi vetëm nga prindërit. Pasi ndoshta nxënësit dhe bashkëmoshatarët e mi ishin më të vegjël në moshë. Nuk ka mundësi që qysh në këtë moshë të kemi ndjenja të thella atdhetarizmi"

Odisea qysh në moshë të vogël ndonëse i shkëlqyer në mësime nuk mundi të përfaqësonte shkollën në parakalim. Ky djalë akoma i papërgatitur të shohë "korrektesën" e mardhënieve shoqërore i duhej të ngatërohej brenda vetvetes. Në këto nivele optika e kryesuar në këtë objekt shkakton mjaft debate. Fakti i kësaj problematike është që njerëzit apo një geto e shoqërisë ciklohet brenda saj në mënyrë krejt të çuditshme. Synimi im është "të ndihmoj" brenda këtij mendimi, drejt këtij miti të pakundërshtueshmë dhe të rivlerësoj të vërtetën, e cila nënkuptohet si pjesore e pabazueshme.

Nuk ka rëndësi se çfarë race apo etniteti backroundi ju mund të sugjeroni - kjo mbetet e kundërshtueshme vetëm në qoftë se platforma juaj njerëzore ka përfunduar verbërisht në logjikën vepruese.

Odisea "Ajo që më bën më të fortë është qëllimi që kam unë në jetë dhe mundohem të eleminoj këto veprime në logjikën time. Mendoj se çdo shqiptar të paktën një herë në jetën tuaj ka rënë viktimë e racizmit. Më ra dhe mua ky fat ndoshta shumë shpejt"

Në këtë formë tejçohet trajta hibride anashkaluar në akte rrenike. Një fakt që shkakton thyerjen e këtij proçesi është tendenca në besimin se gjithkush mund të futet në një grup shoqëror, por me mjaft përjashtime. Nyja e kësaj çështje është që ne jemi të ndryshëm, erdhëm me një bagazh dhe kulturë tjetër. Ajo që na bashkon është farsa ballkanike. Problemi nuk qëndron që ne jemi të ndryshëm, por pozicioni shqiptar e cila neutralizohet në format e një fokusi ndryshimesh arkaike. Në shifra mund të them se 51,7% e prindërve deklarojnë se prania e emigrantëve në shoqërinë greke përbën shqetësim, 16,2% thonë se prania e emigrantëve i irriton, 38,1% e mësuesve mendojnë se fëmijët e të huajve duhet të ndjekin një shkollë greke. Shumica mendon se ata duhet të grumbullohen në klasa të posaçme për të huajt.

Ndjesia që provove në boshatisjen e shkollës, duke ditur parrullën - flamurtari jo Odisea

Më kujtohet një shprehje " O Zot, n.q.s do të kisha mundësi urrejtjen ta shuaja në një copë akulli, atë copë akulli do ta lija të shkrihej në diell" Nuk mund të urrej njerëzit, sepse jeta për mua vazhdon. Nuk paragjykoj askënd për veprimet e tyre.

Si e përballove kalimin prej jetës së përditshme dhe asktizmit të këtyre ditëve.

Nuk e di si mund të shpjegohet gjithë kjo ngjarje, dhe vetë jam ngatërruar. Si mund të shpjegosh që këta njerëz të të dalin në pak çaste kundër teje, ndërkohë që deri dje i kishe shokë

Më jep dot qoftë dhe një shkas në "mitin" e krijuar Odise

Thënia e tyre "Ne nuk kemi asgjë me ty personalisht, por kemi të bëjmë me prejardhjen tënde, kombësinë - që jam shqiptar". Thelbi është shqiptari flamurtar dhe jo Odisea flamurtar.

Megjithatë, n.q.s kushtet sociale dhe politike nga të cilat varet proçesi i individualizmit njerëzor (Odisea - individ) nuk japin një bazë për realizimin pa një statut koherent, ku ndërkohë ky sfazim e bën rezistimin personal një peshë të padurueshme.

A s'të ngjan se i gjithë ky "trill" ka në bosht "shumë zhurrmë për asgjë"?

Kjo është e vërteta. U hodhën gjithë ato argumente, orë të tëra bisedimesh, kamera, emisione, përfundimisht…Por u kaluan disa mesazhe në shoqërinë greke dhe atë shqiptare. Shqiptarët nuk janë kriminelët, mafia, nuk janë të pashkolluarit, pa kulturë. Shqiptarët janë njerëz që përpiqen për të arritur qëllimet e tyre. Nuk flas për veten time, por për të gjithë nxënësit shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Kush është "thembra" e Odiseas?

(Qesh) Kam pasur raste kur bashkëatdhetarët e mi më thonë - Pse mundohesh kaq shumë për flamurin. Pyes veten pse mundohem? T'iu jap një mundësi më shumë për të besuar se shqiptarët nuk janë ata që duken në media greke.

Çfarë ka ndryshuar brenda teje - mëngjesin kur do të rikthehesh sërisht në shkollë?
Asgjë nuk ka ndryshuar, por asgjë nuk është si më parë. Jetojnë brenda meje dy fakte të kundërta - një luftë e brendshme mes dy relaiteteve.

Çdo orvajtje për të kuptuar lirinë karakteristike të shoqërisë moderne të duhet të nisesh nga periudha ku u hodh kjo bazë formuese. E unë e kuptoj që ndihet shqiptar, shkodran, i mbështjellë me një vel magjie dhe hidhnimi.

Odisea " Ndihem shqiptar se aty më ka ran koka, por Greqia më mirëpriti. Mora një kulturë, arsimim. Gjithashtu babain e kam atdhetar të flakët. Më jep të lexoj libra në shqip, historinë, gazeta, madje shohim çdo natë lajme në gjuhën shqipe"

Të ngjan sikur fjolla e ngjarjeve mer kurorën e një doktrine të re, duke racionalizuar dhe bërë sistematike këtë qëndrim, duke e ekzaltuar dhe përforcuar në të njëjtën kohë. Në një farë mënyrë të mëson të pranosh plotësisht pafuqinë duke e konsideruar jetën një rang të papriturash.

Zamiri ( i ati i Odiseas) "Para disa ditësh kanë mare në telefon pronarin duke e kërcënuar të na heqë nga puna mua së bashku me bashkëshorten kundrejt një bllokim blerje. Pronari është një njeri me kulturë, shkëputur prej këtyre komplekseve dhe më përkrahu në këtë moment të vështirë, pasi tek mua ka parë njeriun e mirë. Nga këto akte e shumë të tjera të ngelet një fije e hidhun në shpirt. Ajo shije e helmët me ngjarjet e tre viteve më parë n a la mbresa të jashtëzakonshme. Tre vite tëjetosh në aparencë normale, por në të vërtetë brenda një presioni psikologjik".

Për të mundur kët ëpanik janë të shumtë ata që përballë përgjegjësisë që shoqëron të jetuarin në liri, preferojnë të "arratisen" drejt kufijeve të rinj të totalitarizmit ose të strehoen në konformizmin e masës - kë do të preferonte Odisea?

Odisea "Nuk vë interesin kur pyes veten se ku do të qëndroj. Jo! Do veproj gjithmonë atje ku ndihem më I lumtur, atje ku të jep kënaqësinë të punosh për vete dhe shoqërinë. Besoj se dhe në Shqipëri do të kem shumë mundësi.

Kush i ndan kufijtë e vetvetes mes të rinjve të dy shoqërive?

Duhet të zhdukim vjetërsinë prej zemre. Të bazohemi te e kaluara, por jo të jemi besimtarë të kësaj të kaluare. Ta përdorim këtë duke pare nga e ardhmja. Ta përdorim si armë që të mos përsërisim të njëjtat gabime. Kjo përfshin të gjithë rininë, pse ta diferencojmë pasi të bashkëjetojmë në një ambjent….

Tek flet sytë më kalojnë tek Skënderbeu, flamuri shqiptar e ai grek që ndodhen tinëz kësaj të vërtete dhe embleme të hiperbolizuar, të kësaj frike se rrënojat do të mund të pushtohen prej sarkazmit "të qënit shqiptar".


Gjuhët në botë dhe mbijetesa e tyre



Përgatitur nga Saimir Lolja


Megjithëse një gjuhë duhet të shuhet me vdekjen e personit të parafundit që e flet atë, kjo nuk ndodh gjithmonë. Disa gjuhë në buzë të shuarjes së tyre kanë mundur të rigjallërohen ndërsa të tjera janë edhe përtërirë plotësisht. Sidoqoftë, shumica e gjuhëve zhduken dhe nyjet lidhëse të kulturave të tyre humbin përgjithmonë. Në vitin 2001, gjendeshin tani 6809 gjuhë të gjalla, sipas revistës Etnologu (Ethnologue) të botuar nga Instituti i Gjuhësisë SIL International. Kurse në vitin 1996 gjendeshin 6703 gjuhë të gjalla. Pra për katër vjet janë shtuar 106 gjuhë dhe mund të duket që gjihët nuk janë të kërcënuara. Megjithatë kjo nuk është e vërtetë.

Ndonëse revista Etnologu gjykohet si më e mira në botë, shifrat që jep ajo nuk mund të thuhen si plotësisht të sakta. Askush nuk e di saktë sa gjuhë fliten në botë. Një nga arësyet është se vështirësia për të dalluar dryshimin midis një gjuhe dhe një dialekti. Një arëye tjetër për numrin e shtuar të gjuhëve është se herë pas here zbulohen gjuhë të panjohura më parë. Kryeredaktori i revistës Etnologu thotë se shumica e gjuhëve të reja, të botuara nga revista Etnologu, u gjetën në Papua - Guinea e Re, Nigeri dhe Indonezi. Kjo nuk është per t'u çuditur sepse më shumë se 800 gjuhë janë tashmë të folura në Papua - Guinea e Re. Ky vend ka një popullsi më të vogël se 5 milion dhe është i mbuluar nga xhungla të dendura dhe pa rrugë (e vetmja mundësi ështe të fluturosh ose të ecësh për nje kohë tepër të gjatë), gjë që i ka lënë fiset e shumta plotësisht të izoluara. Biles, fise të reja zbulohen fare rastësisht në këtë ishull të madh.

Organizata ndërkombëtare Terralingua me zyra në Miçigan, ShBA, beson se bota mund të ketë edhe 4000 gjuhë të tjera që duhet t'i shtohen listes së botuar nga revista Etnologu. Shumica e ketyre gjuhëve shtesë janë tashme gjuhë të shuara dhe nuk kanë qenë përmendur më parë nga shkollarët. Kjo organizatë parashikon se në fund të shekullit XXI mund të jenë te shuara deri 90% e gjuhëve të tanishme të botës, domethënë mbijetesa mund t'i përkasë 700-1000 gjuhëve. Nëse ky parashikim është i saktë, ai do të thotë se të paktën një gjuhë do të shuhet çdo javë.

Lind pyetja: Pse gjuhët shuhen? Një nga shkaqet është globalizimi që ka shekuj që thellohet. Në një botë që bëhet gjithnjë e më shumë e ndërvarur, gjuhët më të vogla rrezikojnë të shtyhen derisa madje edhe të shuhen nga dukja. Disa gjuhë janë shtypur prej qeverive të cilat pëlqejnë vetëm një gjuhë kombëtare në shtetet përkatëse. Profesori Majkël Kraus i Universitetit të Alaksës dallon që vendet me shumllojshmërinë më të madhe gjuhësore janë Indonezia dhe Papua - Guinea e Re, ku të paktën ato që sundojnë mbështesin përhapjen e gjuhëve kombëtare dhe zvoglimin e shumllojshmërisë. Kërcnime të tjera për gjuhën janë edhe vrasjet e racave shoqërore dhe sëmundjet ngjitëse shfarosëse.

Lind pyetja: A mundet që një gjuhë në buzë të shuarjes të gjallërohet? Përgjigja për këtë nuk është e qartë. Kreyredaktori i revistës Etnologu spjegon se kjo pyetje dhe përgjigja e saj është një fushë shumë e gjërë diskutimesh midis gjuhtarëve.në botë. Disa gjuhtarë janë optimistë dhe thojnë se një gjuhë mund të mbijetojë nga një mbështetje e duhur e bashkësisë përkatëse shoqërore, ndërsa të tjerë thojnë se kjo nuk ka qenë provuar të jetë e vertetë. Megjithëse gjuhtarët janë të ndarë në lidhje me pyetjen nëse egzistojnë mënyra frutdhënëse për të gjallëruar një gjuhë që po shuhet, përpjkjet janë duke u bërë. Kreyredaktori i revistës Etnologu ka një pikpamje otimiste në lidhje me këtë çeshtje dhe thotë se tani ndodhen disa rezervate të Indianëve Amerikanë ku mësues janë punësuar në shkola nate për të dhënë mesimet e gjuhëve që rreziojnë të shuhen.

Hebraishtja është shëmbulli më i suksesshëm i gjallërimit. Pas më shumë se 1000 vjet si gjuhë fetare dhe literature, ajo u gjallërua si një gjuhë e folur në fund të shekullit XIX dhe tani është gjuha zyrtae e Izraelit. Në vitin 1995, ajo ishte gjuha e parë e 4.5 milion Izraelitëve dhe e 500'000 të tjerëve si gjuhë e dytë. Nuk ka gjuhë tjetër e përtërirë në këtë mënyrë. Një tjetër gjuhë, Kaurna nga Australia, u gjallërua në vitet 1990 shumë kohë pasi folësi i fundit pat vdekur, tregon Dr. Rob Ameri i Univesitetit të Adelaidës. Kjo gjuhë ka qenë përdorur çdo ditë për 130 vjet dhe ka të paktën 70 vjet që nuk flitet rrjedhshëm nga dikush. Për fat të mirë, kjo gjuhë është dokumentuar dhe tani janë duke u bërë përpjekje për të bashkuar pjesët në një të tërë dhe për ta zhvilluar si një gjuhë të folur dhe të shkruajtur që t'iu përgjigjet nevojave të tanishme.

Renditja sipas folësve (1999)

Gjuha Milion Folës
Kineze Mandarine 1'075
Anglisht 514
Hindu 496
Ruse 275
Arabike 256
Bengale 215
Portugeze 194
Malaj-Indoneziane 176
Frënge 129
Gjermane zyrtare 128
Japoneze 126
Urdu 105
Panxhabe 94
Koreane 78
Kineze Vu 77.175
Javaneze 75.5008
Telugu 76
Tamile 74.075
Marati 71
Gjuhë të reja kanë lindur gjithashtu gjatë shekujve të fundit. Një nga këto është gjuha Tok Pisin, e cila është një gjuhë e zhvilluar prej një zhargoni të largët të Anglishtes dhe Gjermanishtes dhe tani është gjuha kombëtare e shtetit Papua - Guinea e Re. Kjo gjuhë është shumë imagjinuese, sepse thotë për shembull: Nambawan pikini bilong Mrs. Kwin, që përkthet: fëmija numër një që i përket zonjës mbretëreshë.
Si shembuj krahasues të shpërndarjes gjuhësore përmenden Evropa me popullsi 661 milion dhe 225 gjuhë të ndryshme, Irian Xhaja në Indonezi me popullsi 1'641'000 dhe 265 gjuhë të ndryshme dhe Papua - Guinea e Re me popullsi 4'553'000 dhe 817 gjuhë të ndryshmë. Pra, për Evropën janë përafërsisht 3'000'000 njerës për çdo gjuhë të saj, ndërkohë që në Papua - Guinea e Re janë 5'700 njerës për çdo gjuhë të saj.
Keni dëgjuar ndokënd të flaës Udihe, Ejak or Arikapu? E mundëshme është që raste të tilla nuk do t'i keni kurrë. Një arësye është se pritet që 50-90% e gjuhëve të tanishme të zhduken nga fundi i këtij shekulli. Arësyë tjetër është se gjysma e gjuhëve të tanishme fliten nga jo më shumë se 2'500 njerës, spjegon Instituti i Vrojtimit Botëror (Worldwatch Institute). Një gjuhe i nevojiten të paktën 100'000 folës për ta përcjellur atë nga një brez në tjetrin, pohon një raport i UNESCO-s. Luftrat, shfarosjet etnike, fatkeqësitë natyrore vdekjeprurëse, pengesat qeveritare dhe zbatimi i gjuhëve sunduese, të tilla si gjuha Kineze dhe Ruse, çojnë gjithashtu drejt shuarjes së tyre.
E ardhmja e gjuhëve Udihe, Ejak dhe Arikapu, që fliten përkatësisht në Siberi, Alaska dhe xhunglën e Amazonës, është e pashpresë. Rreth 100 njerës flasin Udihe, 6 njerës flasin Arikapu dhe një njeri i vetëm mund të flasi Ejak, dokumentohet prej Institutit të Vrojtimit Botëror. Maria Smith, 83 vjeç me banim në Ankorixh të Alaskës, është e vetmja që flet gjuhën Ejak sipas vërtëtimeve të gjuhtarëve. Çeshtja rëndohet më shumë, sepse zhdukja e gjuhëve ndikon jo vetëm tek populli përkatës, por edhe tek antropologët dhe shkencëtarët e tjerë. Këta në këto raste humbin burimet e të dhënave materiale për punën e tyre që dokumenton historinë dhe njohuritë popujve përkatës, apo lëvizjet e tyre nga një rajon në tjetrin. Sipas Institutit të Vrojtimit Botëror, disa nga të dhënat për gjuhët e kërcënuara përmblidhen më poshtë:
Amerika e Veriut - Rreth 80% e 260 gjyhëve vendore që akoma fliten në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada nuk janë duke u mësuar prej fëmijve. Për shembull, gjuha Ejak në bregun e Alaskës ka mbetur vetëm me një folës.
Amerika e Jugut - Qindra gjuhë u shuan si përfundim i pushtimit Spanjoll. Rreth 80% e 640 gjuhëve të ngelura në këtë kontinent fliten nga më pak se 10'000 njereës; nga keto 27 gjuhë përballen me zhdukjen.
Afrika - Në vendin e lindjes të pothuaj 1/3 e gjuhëve botës, 54 gjuhë besohet se janë zhdukur dhe 116 të tjera po përballen me zhdukjen.
Azia - Më shumë se gjysma e gjuhëve vendore të Azisë kanë më pak se 10'000 folës secila.
Australia - Rreth 90% e 250 gjuhëve të saj vendore përballen me zhdukjen.
Evropa - Afërsisht 90% e Rusëve flasin Rusisht. Domethënë, shumica e 100 gjuhëve të tjera vendore të Federatës Ruse, pothuajse të gjitha gjuhë Siberiane, janë afër zhdukjes.

Të dhënat për këtë shkrim janë nxjerrë nga shkrimet përkatëse në Metro World News.

Nga Isuf B. Bajrami : KU JANË TROJET SHQIPTARE



"Në qoftëse ata vazhdojnë të ngrehin pretendimet e njohura dhe të vjetra territoriale ndaj Epirit, atëherë do të dridhen varret e etërve, vëllezërve shqiptarë që ranë për lirinë e grekërve dhe që kanë dhënë ndihmesë jo më pak se grekërit në themelimin e Mbretërisë greke." 
JANI VRETO


Një nga çështjet për të cilat nuk është folur e nuk po flitet është: Sa e ka dëmtuar coptimi i 1913-ës edhe pjesën që ka mbetur gjoja e lirë brenda kufijve të shtetit ekzistues shqiptar? A është me të vërtetë e lirë kjo pjesë e kombit ? Nuk është fjala se duhet vetëm për t'i ditur këto gjëra, por për ta realizuar një lëvizje sa më të gjallë kombëtare. Duhet të buçasin të gjitha mjetet e informimit, duhet të botohen studime dhe libra, për t'i pohuar shkencërisht të vërtetat që na janë mohuar e po na mohohen aq padrejtësisht. Problemi kryesor më i ngutshmi është që duhet ta dime dhe t'i tregojmë me hollësi vetes dhe botës se sa e si janë tejdëmtuar Shqipëria dhe shqiptarët nga ndarjet dhe vendosjet e kufijve të dhunshëm mes neve. Zhgënjimi i madh ndaj fqinjëve, për tërë atë gjak që derdhën shqiptarët në altarin e lirisë së tyre, të bën të rikujtosh gjithnjë fjalët e Bajronit për Shqipërinë: "S'ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë" (1).

Ku janë trojet autoktone të shqiptarëve? Cilat janë trojet e vërteta shqiptare? Autorë të ndryshëm dhe specialistë të gjeografise kane spjeguar me të dhënat e tyre për madhësinë e trojeve shqiptare. Sami Frashëri thoshte se: "Shqipëria ka një sipërfaqe prej 70000 km2 (7). Studjuesi francez L. Uelavitch thote se: ''Madhësia e sipërfaqes së Shqipërisë është 75000 km2'' (8). Studjuesi tjetër shqiptar T. Selenica na jep një "sipërfaqe të Shqipërisë prej 80000 km2" (9). Ndërsa kufijt e vërtetë etnik të Shqipërisë, ashtu siç na i përshkruan Prof. A.Gashi, janë:

Kufiri perëndimor

Nga kjo anë Shqipnija etnike kufizohet me detin Jon dhe fillon nga Preveza e mbaron në pikën Skepi i Zi. Gjatësia e buzës në këtë anë është 651 km.

Kufiri veri - perëndimor

Ky kufi fillon nga pika Skepi i Zi e mbaron nga Ferro.

Kufiri veri - lindor

Ky kufi fillon nga veriu i katundit Shapoja, ecën nga lindja deri tek katundi Japor, pastaj varet nga jugu deri tek kuota 1548 e pastaj kthen përsëri në lindje të Karakollit të Osman Pashës nën kuotat 1619 - 1931. Kjo vijë e kufirit përmbledhë qytetin e Kurshumlisë, Prokuples, Leskocit dhe të Vrajes së bashku me rajonet dhe katundet e tyre.

Kufiri lindor

Ky kufi fillon nga Gradnica dhe mbaron në qoshin ku bashkohen dy lumenjtë Venetika e Vistrica me një gjatësi prej 342 km. Kjo vijë lindore fut përbrenda krejt viset e humbura mbas luftës Ballkanike (1912), të cilat përbëhen prej këtyre kryeqendrave dhe krahinave: Gjakovë, Prizren, Kaçanik, Vranie, Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë, Preshevë, Dibër, Kërçovë, Strugë, Ohër, Krushevë, Përlep, Resnie, Manastir, Follorinë, Kostur, Naselicë e Grebenë.

Kufiri jug - lindor

Kjo vijë fillon nga pika ku bashkohet lumi Bistricë me Venetikon e mbaron në grykën e lumit Artë me një gjatësi gati 180 km.

Kufiri jugor

Përmbledh brigjet detare të gjirit të Artës. Këto brigje janë shume të përthyeme e kanë një gjatësi prej mëse 93 km dhe duke filluar nga goja e lumit Artë mbërrijnë tek qyteti i Prevezës.

Brenda këtyre kufijve ndodhet Shqipëria, e cila shtrihet në jug - perëndim të siujdhesës Ballkanike, mbi brigjet detare të Adriatikut dhe të detit Jon, nga jugu në veri ndërmjet skepave Skepi i Zi në lindje të Vrajës gjatësi lindore nga Ferro (10). Me luftërat Ballkanike dhe Konferencën e Londres më 1913 plotësuan ëndërrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm që përmbledh më pak se gjysmën e Shqipërisë së vërtetë (11).

Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan zinte një sipërfaqe prej rreth 110000 km2 (12). Në periudhën e pamvarësimit të shteteve të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, Turqia u ''fali'' këtyre shteteve rreth 5000 km2 të tokës Shqiptare (13). Pas luftës se vitit 1876 - 1877 me Rusinë, Turqia dhuroi në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25500 km2 të tokave Shqiptare (14).

Në fund të shekullit XIX dheu i Shqipërisë etnike do të tkurrej në 80000 km2 me 2.5 milion banorë (15), ndërsa Konferenca e Paqës që u mbajt në Versaje më 1919 - 1920 do të pranonte se dherat shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90270 km2 me rreth 3 milion banorë (16). Përkundër këtyre pohimeve kjo Konferencë lejoji vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913) duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28700 km2 (17). Ndërsa sipas Vjetarit Shteteror Statistikor të Shqipërisë sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar është 28748 km2 (18).

Sipas dokumenteve historike të botuara qysh herët Ilirinë e Jugut grekërit e quanin Epir, ashtu siç e shihnin nga ishujt (20, 21). Është njëlloj, vazhdojnë studjuesit, si peshkatarët e ishujve Bohama ta quanin Floridën ''Kontinent''. Emër që s'ka asgjë të përbashkët me kombësinë e popujve që jetojnë aty. Në pjesën që i kushtohet Greqisë, Straboni nuk e përmend Epirin kurse Ilirinë dhe Maqedoninë i trajton së bashku. "Pas epirotëve dhe ilirëve, thotë ai, vinë fiset greke" (22, 23). Sipas veprës Iliada, këto fise ''barbare'' jo helene nuk bënin pjesë në Lidhjen kundër Trojës (24). Maqedonia dhe Epiri kishin një gjuhë të përbashkët jashtëhelene, thotë Straboni dhe Plutarku (25). "Epirotët e maqedonët, përforcon studjuesi gjerman Hahni (26), qenë fise të afërta me njëri-tjetrin ose me prejardhje të përbashkët". Skënderbeu thoshte: ''Nëse kronikat nuk gënjejnë, ne quhemi epirotas'' ndërkohë që Barleti e quante Skenderbeun ''Princ i epirotëve'' (27). Ndërsa Pirroja quhej "Shqiponja'' (28).

''Në Epir gjatë lashtësisë banonin vetëm popujt jogrekë, shkruante Tumman, që flisnin gjuhën maqedone ose ç'ka është njësoj gjuhën ilire'' (29). Aristoteli te vepra e tij "Politika" (30) i kushton vëmendje të veçante Kushtetutës së Epirit (31), si e ndryshme nga ajo helene. Skylaki (32) i lashtë duke përmendur Ambrakinë (33) thotë: ''...prej këtej nis Helada'' (34). Aristoteli shkruan për ishullin Diomeda (35) në detin Adriatik se: ''...kur vinë këtu helenët...'' dhe më poshtë: ''...kur vinë barbarët që rrojnë aty afër...''. Të gjithë autorët e hershëm grekë gjuhën e Epirit e quajnë pellazgjike, jo greke. Në asnjë dokument a historian s'përmenden përkthyes në bisedime mes popujsh "barbarë". Pasi ata merreshin vesh pothuaj në të njëjtën gjuhë të tyre johelene. Rrënjët e fjalëve të vjetra të Epirit s'njiheshin nga grekërit, sepse qenë të kohës së pellazgëve më të lashtë me të cilët grekërit trazuan gjuhë e kulturë (36).

Në këtë rrjedhë historike studjuesi suedez Martin P. N. Nilson (37) thotë se: "Epiri nga çdo prirje del jogrek". Perandori bizantin i shekullit X Luani i Mençur (38) thotë se: "Banorët e Epirit janë shqiptarë". Studjuesi Lyber (39) shkruan se: "Ishulli i Korfuzit në zanafillë banohej nga ilirët". Kronisti bizantin i shekullit XIV Mihal Dukasnantari (40) i Shtëpisë Perandorake tregon paanshëm se: "sunduesi i Janinës Thoma Preluboviqi, i mbiquajtur "shqiptar vrasës", Janinën e pastronte nga shqiptarët në një mënyrë të tillë sa që dhëndrrit të vet shqiptar Gjin Bue Shpatës, i cili e rrethoi kërcënueshëm, i dërgonte me cinizëm si dhuratë shporta me sy të nxjerrë të shqiptarëve"! Megjithate, osmanët të kujdesshëm në regjistrime Janinën kur e pushtuan më 1431 e quajtën tokë shqiptare. Kështu ata shkruan Delvinë, Grebenë, etj. e jo Dhelvinon, Grevena, etj., pavarësisht se kishte ndodhur që në shekullin VI p.e.r. mbreti Tharip i Epirit në administratën e oborrit mbretëror kishte marrë me rrogë një athinas, i cili gjeti rastin dhe e hapi greqishten si një gjuhë të dytë (41).

Bajroni sapo arriti në Prevezë shkruan: "Shqipëri, lejomë të kthej sytë e mi mbi ty, o nënë e rreptë burrash të ashpër". Më tej vazhdon: "O Shqipëri, ku lindi Iskenderi...". Duke e nisur një letër më 31.10.1809 ai shënon: "Janinë - Shqipëri". Më tej përshkruan arritjen e tij: "Së pari zbrita në Shqipëri, Epiri i qëmoçëm, ku ne hymë gjer afër malit të Tomorrit...udhëtuam mes Ilirisë e Kaonisë...". Në poemën e tij për shqiptarët, Bajroni shkruan për një nga fiset e njohur: "E kush është më trim se sulioti zeshkan"; më tej: "Agimi lind, me të çohen brigjet e Shqipërisë së rreptë, shkëmbinjtë e Sulit" (42).

Dr. Holand në vitin 1812 - 1813 shënon në shënimet e tij: "Udhëtime në Ishujt Jonianë, Shqipëri''. "Hyra në Epir në brendësi të Shqipërisë", shkruan piktori i shquar Levis. Në vizatimet e veta piktori I. Leiç shënon mes të tjerash: "Janinë, kryeqytet i Shqipërisë; Qyteti dhe Kështjella e Paramithisë - Shqipëri; Varri i Ali Tepelenës - Janinë, Shqipëri; Kështjella e Pargës - Shqipëri; Lugina e Sulit - Shqipëri", etj. Në ditarin e vet në Qefalon në Gusht 1823 Bajroni shkruan: "Suljotët qenë një kastë ushtarake e të krishterëve shqiptarë që rronin në male të larta, të cilat sundonin rrjedhën e lumit Akeron". Për njerëz të tillë Bajroni vazhdon: "...ka diçka të trashëguar nga lashtësia, diçka epike nga koha e Pirros" (43).

Në librin "Udhëzues për udhëtarët në Greqi" (44) thuhet se: "Shqipëri sot quhet tërë Epiri i lashtë si dhe provincat jugore të Ilirisë së hershme që arrijnë deri në gjirin Rizonik ose grykat e Kotorrit". Marksi shkruan: "Duke zotëruar Durrësin dhe bregdetin shqiptar nga Tivari te Arta ... ai popull flet në gjuhën e lashtë ilire që bënë pjesë në familjen e madhe të gjuhëve indoevropiane" (45). Koloneli Lik (46) shënon se: "Shqipëria zë tërë vijën e bregdetit në lindje të Jonit dhe Adriatikut, e përfshirë në paralelet 39 - 43". Duke qenë në Epir, ai shkruan se: "...aty rregulloheshin punët në atë mënyrë që qe e përgjithshme në Shqipëri". Në zgjatje të Epirit më në Veri, Liku shkruan se: "Asgjë nuk mund të jetë më tërheqëse e më piktoreske se pamja e Luginës së Gjirokastrës ... katundet e shumta tregojnë se ajo është një nga rajonet më të lulëzuara të Shqipërisë".

Dijetari Spencer (47) bën një gjykim përgjithësues: "Mund të ndryshojnë emrat e një sërë rajonesh e t'i përfshijnë ato në provinca të tjera, por hartën natyrore të Shqipërisë s'ka dorë njeriu ta fshijë ndërkohë që banorët krishterë a myslimanë shquhen nga të njëjtat tipare, zakone, doke dhe prej të njëjtës gjuhë". Dr. Holland gjatësinë e Shqipërisë e përcakton 250 milje; Lik e jep 30 milje në skajin jugor dhe 100 milje në pjesët e tjera, ndërsa kufijtë në bregdet i jep gjer në Prevezë dhe Sulin e quan rajonin e skajshëm të Shqipërisë. Ai plotëson më saktë duke thënë se: "Shqipëria nis me një rrip toke të ngushtë nga malet e Sulit në Vai të gjirit të Artës, duke u zgjeruar me një gjerësi që është vështirë të përcaktohet"; dhe vazhdon më tej: "Gjiri i Artës mund të quhet dalje kryesore për pjesën jugore të Shqipërisë" (48).

Shoku i shquar i Bajronit, Hobhauz, thotë se: "Kufijt e Shqipërisë mbarojnë në jug në gjirin e Lepentos, ose sipas disave në gjirin e Artës ... E tërë zona duke përfshirë dhe Akarnaninë mund të quhet pa gabuar Shqipëri"(49). Kur vizitoi fshatin Qestorat të Gjirokastrës, ai tha për shtëpitë e tyre: "...krejt ndryshe nga ç'kishim parë në Shqipërinë e sotme". Të njëjtën gjë por nga një drejtim tjetër e përcakton ushtari anglez Paton: "Prej Novipazarit 10 orë larg tokës së Malit të Zi ... fillon shqipja e cila që këtej shtrihet për në jug drejt Epirit" (50).

Dijetari Erkhart (51) Janinën e quan: "Kryeqytet i fiseve came". Hjuz (52) duke e përcaktuar Janinën në Shqipëri shton se kësaj të fundit "mund t'i shtohet Arta e Lura". Më tej Konicën e përshkruan si: "...një prej maleve më të mira të qytetit Shqiptar ... ka 5000 banorë me dy të tretat myslymanë, 600 shtëpi Shqiptare, 200 greke". Pastaj flet për peshkopatën e Gjirokastrës Drinopollis (Dropulli i sotëm) me shkurtimin e emrit Fusha e Drinit (53). Para meje, shkruan Erkharti, kur doli përballë limaneve të Artës "shtrihet toka e Pirros, e Skënderbeut dhe e Ali Pashë Tepelenës". Gjithashtu, gjatë vizitës së tij, studjuesi Doduell (54) shkruan se: "Gjiu i Ambrakisë ndan Epirin nga Akarnania dhe në anën jugore të tij është fillimi i Greqisë". Regjistrimet osmane kanë qenë mbajtur tepër saktësisht, pasi lidheshin me interesat ekonomike e administrative të tyre me rastin e krijimit të nahijeve. Epirit i shënojnë 617 mijë vetë, nga ku rreth 120 mijë grekë dhe 33 mijë vllehë dhe të tjerët i vë shqiptarë; pra, vetëm një e pesta grekë. Statistikat e Sanxhakut të Gjirokastrës në mesin e shekullit XIX shënojnë 148759 banorë; nga këta 68915 myslymanë, 60872 krishterë, 18972 grekë, asnjë vlleh (55). Çamëria kishte 212 fshatra të krishterë dhe 80 myslimanë. Statistikat më pas shënojnë se më 1913 në Çamëri 96% flasin shqip, ndërsa më 1940 bie në 80% (56).

Pukëvili i njohur si filohelen shkruan (57): "Habitem shumë dhe nuk mund të kuptoj si ka ndodhur që në Çamëri dëgjohet vetëm gjuha shqipe, sikur shqiptarët të jenë këtu vendës e jo grekërit". Napoleoni e quajti pashallëkun e Janinës (58): "...një shtet i qëndrueshëm me popullsi e zakone të të gjithë shqiptarëve". Për këtë hapësirë shqiptare i apelohet Papës së Romës për të ndihmuar Epirin, kur i shkruhet nga Shqipëria "për një pjesë të vendit ... nga Gjiri i Artës në portin e Vlorës, përfshi Manastirin në kufi të Maqedonisë e Mecovën në shpatet e Pindit". Në botimet e Pukëvilit (59) lexojmë: "...me numrin e tyre të madh, me guximin, zellin e veprimtarinë e tyre, shqiptarët do ia ndërronin një ditë faqen Greqisë". Studjuesja e shquar rumune me origjinë shqiptare Dora D'Istria (60), thotë për shqiptarët në Greqi: "Vetmohimi e flija e tyre qenë ndihma më e madhe në kryengritjen greke për çlirim. Mbi shkëmbinjtë e mbi zellin e Pargës gjenden ende tepricat e një populli që dha jetën e vet për Pavarësinë e Greqisë. Atje ndodhen edhe gjurmët e gjakut të martirëve".

Bashkëkohësi i Ali Pashës, rusi i pranishëm E. Golubinski (61), thotë për të: ''Atdheu i tij qyteti i Artës, nuk gjendet në Perandorinë e Konstandinopojës...por në një principatë të lire shqiptare. Ai qe pushtuar nga turqit më 24.03.1449''. Këto thënie pohojnë atë që Ali Pashe Tepelena i tha lirshëm Bessierit francez: ''Unë e quaj shtëpinë time Butrintin, Pargën, Prevezën dhe Vonicën''. Çamëri quhet qarku i Shqipërisë që përfshinë krahinat e Paramithisë, Filatit, Pargës, Margëlliqit, Gumenicës, etj. Topografikisht, etnografikisht, folklorikisht, Çamëria përbënë një krahinë jo të veçantë të Shqipërisë'' (62). Po kështu thuhet edhe më vonë: ''Çamëria është pjesa më jugore e Shqipërisë dhe jep të dhëna për numrin e popullsisë në myslimanë e ortodoksë''. (63)

Historiani grek Sathos (64) shkruan se: ''...në Mesjetë Thesprotia përmendet si krahinë e banuar kryesisht prej shqiptarëve''. Një përcaktim të tillë e jep edhe Enciklopedia italiane (65): ''Thesprotia është emri grek i Çamërisë''. Edhe në Konferencën e Loussanos në janar 1913-të përfaqësuesi i shtetit grek M. Cacllamanos (66) në debatet e nxehta për Shqipërinë u shpreh: ''...shqiptarët banojnë në një krahinë plotësisht të caktuar në Epir''. Ç'ndodhi me tërë këta shqiptarë në Epirin e tyre?! "Tretja" nga çkombëtarizimi prej Patriarkanës dhe megalidesë motivoi parashikimin e diplomatit grek Stefano Skuludhis (67), shprehur me letër Ministrit grek të Punëve të Jashtme më 18.02.1877, ku thuhet: ''...shqiptarët pa gjuhë të lëvruar, pa arsim të zhvilluar, pa fe të përcaktuar, nuk do t'i ruajnë dot për një kohë të gjatë kombësinë e tyre, po do të asimilohen gradualisht prej grekërve të Epirit''.

"O GAR THANATOS SOU ZOI MOU ! Thonë grekërit, që në gjuhën shqipe don të thotë: '' VDEKJA JOTE, RRITJA IME !''. Fatkeqësi dhe fyerje për shqiptarët dhe Shqipërinë, për sakrificat që bëri për fqinjët e jugut. Më vonë ndodhi ajo që e thoshte Noli i madh: ''Ata që u çliruan me gjakun e mundimet tona janë armiqtë më të këqinjtë tanë''(68).

Pas revolucionit francez (69), filloi një epokë e re. Me likuidimin e copëtimit feudal lindën tërësitë kombëtare. Një ndër shtetet që lindën pas kësaj periudhe është Greqia (1831), e cila u garantoi shtetasve të saj liritë civile, politike në masë të barabartë. Klauzola të tilla u përcaktuan me Traktatin e Londrës më 1829 (70), të Parisit 1856 (71), të Berlinit 1878 (72), që janë quajtur traktate ''Minoritare''. Deri më 1914 ishin bërë jo më pak se 30 traktate të tilla ndërkombëtare. Siç u tha edhe më lart Pukëvili (73) shkruan: ''Çamët jetojnë në jug të lumit Kalama. Distrikti i tyre shkon deri në Janinë. Vendbanimet e tyre kryesore janë: Suli, Paramithia, Luarati, Margariti, Parga dhe Agjia''. Çamëria, pra, është një zonë e banuar nga popullsia autoktone shqiptare. Ajo e cila e përbënte pjesën kryesore të pakicës kombëtare shqiptare në Greqi, në një sipërfaqe me 1950 km2, u çlirua nga pushtimi turk më 1912, në të njëjtën kohë si e gjithë Shqipëria.

Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Londres (1913) e më pas Koferenca e Firencës (74) që përcaktuan kufijtë e pjesës jugore dhe juglindore të Shqipërisë vendosën që kjo trevë shqiptare të kalonte nën sundimin grek. Ajo përfshinte 189 qytete dhe fshatra me një popullsi sipas regjistrimit turk të vitit 1908 mbi 72.000 banorë. Pas caktimit të kufirit shqiptaro - grek nga Protokolli Firencës (75), Fuqitë e Mëdha i kërkuan Greqisë të tërhiqte trupat e pushtimit brenda një muaji nga Shqipëria e Jugut. Por personalitetet politike reaksionare greke me E. Venizellosin(76), i njohur si antishqiptar i tërbuar, penguan tërheqjen e forcave greke dhe manipuluan organizatën ''Autonomiste të Vorio - Epirit'' (77), e cila me një terror të egër vërsulej kundër shqiptarëve që kërkonin bashkimin e atdheut të tyre.

Më 02.03.1914, ministri i Greqisë J. K. Zografos bëri luftë për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Ai u bë edhe kryeministër i të ashtuquajturit ''Vorio - Epir'' me qendër në Gjirokastër. Por kjo ''zonë e Autonomisë së Vorio - Epirit'' nuk e pati jetën e gjatë se iu kundërvunë forcat e qeverisë së Vlorës. Rezistenca e popullit të kësaj zone të udhëhequra nga luftëtarët Muharrem Rushiti, Alush Taka, etj. (78) i shpartalluan forcat greke. Në vitet e mëvonshme 1923 - 1924 u ndoq politika e gjenocidit, dëbimit të popullsisë shqiptare me anë të kombinimit të detyrueshëm me popullsinë greke. Po ashtu u organizuan çeta të cilat bënin terror të paparë, u bënë shpronësimet arbitrare, u vunë sanksionet në ekonomi e bashkë me to inkurajuan e nxitën edhe përçarjen fetare midis shqiptarëve. Para këtyre veprimeve çnjerëzore që përbëjnë krime të rënda qëndrojnë deklaratat demagogjike të Greqisë për gjoja kujdesin dhe interesimin që ajo tregon për pakicat kombëtare që jetojnë në territorin e saj. Per shembull në Traktatin e Konstantinopojës 1881 (79), pasi mori provincën e Thesalisë dhe një pjesë të Epirit, u zotua se do të mbrojë pakicat kombëtare. Artikulli i tretë i traktatit thotë: "Jeta, pasuria, nderi, feja dhe veprimtaria e këtyre zonave të dhëna Greqisë dhe që do të mbeten nën administratën greke duhet të respektohen me kujdes. Ata do të gëzojnë të njëjtat të drejta politike dhe qytetare si dhe shtetasit grekë''.(80)

Në përfundim të Luftës së Parë Botërore Greqia nënshkruan në Servë (81) më 10.08.1920 Traktatin për mbrojtjen e të drejtave të gjuhës e të fesë të minoriteteve. Pas dështimit të fushatës ushtarake greke në Azinë e Vogël, Greqia u detyrua të nënshkruaj më 30.01.1923 në Lozanë një Konventë (82) për shkëmbimin e detyrueshëm të shtetasve turq me origjinë greke që jetojnë në Azinë e Vogël me shtetasit grekë të kombësisë turke që jetojnë në Thrakinë lindore. Për të mbikqyrur shkëmbimin sipas konventës u caktua një komision të përbërë nga katër anëtarë turq, katër anëtarë grekë dhe tre anëtar të zgjedhur nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve midis shtetasve që nuk kishin marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore. Këta u emruan më 17 shtator 1923: një danez, një spanjoll dhe një suedez. Ndërkaq qeveria greke vazhdoi fushatën e saj të shpifjeve kundër Shqipërisë edhe pse kishte deklaruar se nuk do të përfshinte shqiptarët e Çamërisë në shkëmbimin e popullsisë turke. Sigurime të tilla ishin dhënë edhe nga përfaqësuesi i Greqisë në Tiranë. Por për pabesinë dhe mungesë korrektsie grekërit përmenden që nga kohërat e vjetra. Aleksandri i Madh për këto veprime i përmend disa herë. Kështu dhe pasardhësit e tyre nuk e mbajnë fjalën, ndryshe firmosin e garantojnë dhe ndryshe veprojnë. Kështu që mijëra çamë u dëbuan nga vatra e tyre dhe u dërguan me forcë në Turqi duke i paraqitur si pjestarë të kombësisë turke (83).

Shumë herë shqiptarët e Çamërisë gjatë kësaj periudhe i janë drejtuar Lidhjes së Kombeve me protesta dhe telegrame ku kane kërkuar prej saj mbrojtjen e të drejtave të tyre të shkelura nga qeveria greke. Në këtë kohë qeveria shqiptare e F. S. Nolit ndërhyn pranë Këshillit të Lidhjes së Kombeve me një letër më 11 Gusht 1924 ku i shkruan ndër të tjerash: ''...Është deklaruar gjithashtu se çdo anëtar i Lidhjes së Kombeve ka të drejtë duke u nisur nga ndjenja e dashurisë të tërheqë vëmendjen e asamblesë ose këshillit mbi çdo rrethanë që cenon marrëdhënjet ndërkombëtare dhe që si pasojë rrezikon të turbulloje paqen ose mirëkuptimin midis kombeve...''(84). Qeveria shqiptare i kërkonte Këshillit të Lidhjes së Kombeve që qeveria greke të përmbushë me besnikëri zotimin që kishte marrë në Konferencën e Lozanës që mos t'i trajtonte shqiptarët si turq. Si rezultat i telegrameve dhe protestave të vazhdueshme që i vinin Këshillit të Lidhjes së Kombeve nga krerët çamë dhe qeveria shqiptare, në muajin dhjetor 1925 Këshilli ftoi anëtarët asnjanës të Komisionit të mbikqyrte shkëmbimin e popullsisë greke dhe turke që të bëheshin garant përpara Lidhjes së Kombeve për mbrojtjen e pakicave kombëtare shqiptare. Më 15.03.1926, Këshilli i Lidhjes së Kombeve pohoi çështjet e ngritura nga delegati shqiptar më 04.12.1925.(85)

Përfaqësuesit grek në Këshillin e Lidhjes së Kombeve iu tërhiqet vërejtja dhe pranoi për suprimimin e nënkomisionit të Epirit dhe ndaloi dërgimin e 800 personave të popullsisë çame nga fshatrat Kardhiç dhe Dhragomi që ishin përgaditur për t'u shpërngulur me forcë. Kjo ishte një fitore e pjesëshme për ndalimin e mëtejshëm të shpërnguljes së popullatës çame. Por nuk arriti asgjë për riatdhesimin e afro 33000 shqiptarëve çamë që u shpërngulën me forcë për në Anadoll. Kalojnë dy vite e gjysëm nga koha kur qeveria Shqiptare duke parë se deklarata e qeverisë greke nuk po zbatohej, përsëriti kërkesën e saj më 09.05.1928. Kjo kërkesë u shqyrtua në sesionin e 50 të Këshillit të Lidhjes së Kombeve më 05.06.1928. Në këtë sesion delegati shqiptar u përqëndrua në këto kërkesa:

1- Qeveria greke nuk ka bërë asnjë deklaratë punimi publike,kështu që departamentet e ndryshme nuk dijnë që shqiptarët janë të shkëmbyeshëm dhe në këtë mënyrë kundër tyre vazhdojnë të merren masa shtrënguese.
2- Kthimi i pasurive të marra popullsisë çame në favor të refugjatëve grekë të ardhur nga Azia e Vogël.
3- Pjesëmarrja e popullsisë came në zgjedhje si edhe qytetarët grekë. Sipas numrit popullsisë çame i takonin dy përfaqësues ndërkohë që nuk kishte asnjë.
4- Ndalimi i shpronësimit në kundërshtim me ligjet, që i bënte fshatarët shqiptarë pa tokë dhe pa kullotë.
5- Ngritjen e shkollave në gjuhën shqipe.
6- Lirimin nga disa taksa të tepërta, etj.''.(86)

Le të shikojmë dhe të krahasojmë arsimin në të dy anët e kufirit jugor se si i kanë zbatuar aktet ndërkombëtare. Këshilli i Lidhjes së Kombeve i mbledhur më 08 Gusht 1928, pasi diskutoi për problemin e pasurisë së shqiptarëve në Greqi dhe arsimin e tyre, vendosi që problemi të zgjidhet me bisedime dypalëshe, sipas akteve ndërkombëtare. Në këtë kohë, sipas dëshmive të komisionit hetimor, minoriteti grek në Shqipëri kishte shkollat me mësuesit e vet, me mësimdhënie në gjuhën amtare. Në të njëjtën kohë në Greqi ku pakica kombëtare shqiptare, dy herë më të mëdha se pakica greke në Shqipëri, nuk kishte as edhe një shkollë të vetme në gjuhën shqipe. Fan Noli në cilësinë e tij si kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve deklaroi para asamblesë më 1924: "Çamëria, tërësisht shqiptare e aneksueme Greqisë më 1913 nuk ka të drejtë të ketë një shkollë të vetme, në një kohë që minoriteti i vogël grek në Shqipëri ka shumë shkolla greke...''.(87)

Edhe vet Venizellosi (88) në vitin 1924 përpara Lidhjes së Kombeve deklaron se në zonën e Epirit që përmblidhte edhe Çamërinë nuk kishte asnjë shkollë për pakicat kombëtare shqiptare. Ky përfaqësues i Greqisë, megjithëse dha premtime përpara Asamblesë, asnjë ndryshim nuk e bëri. Në vitin 1933 doli Kushtetuta e Re e shtetit Shqiptar që ndalonte funksionimin e shkollave private në Shqipëri. Kështu u ndryshua Neni 5 - të i deklaratës shqiptare të 2 tetorit 1912. Si pasojë e zbatimit të këtyre dispozitave u mbyllën 48 shkolla private të llojeve të ndryshme si dhe 19 shkolla të huaja private. Këto shkolla ndaheshin: "21 Shkolla Laike, 14 Shkolla Moslemane, 7 Shkolla Katolike, 6 Shkolla Ortodokse''.(89) Për mbylljen e 6 shkollave private ortodokse qarqet shoviniste greke të tërbuara se u prekën të drejtat e pakicës greke bënë ankesë në Këshillin e Lidhjes së Kombeve.

Delegati shqiptar në seancën e 14 - të, më 18 janar 1935, deklaroi: ''Shtetasit shqiptar që u përkasin pakicave të racës, fesë apo të gjuhës, do të gëzojnë të njëjtin trajtim si dhe të njëjtat garanci në të drejtë dhe në fakt si edhe shtetasit e tërë shqiptarë. Arsimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarë i rezervohet shtetit. Arsimi fillor do të jetë i detyrueshëm dhe do të jepet falas,...''(90). Pas shume debatesh në përfundim Dhoma Parlamentare e Drejtorisë Ndërkombëtare vendosi për ndalimin e shkollave private në Shqipëri më 15 prill 1935.Vlen të theksohet se qarqet shoviniste greke bënë një zhurmë të madhe për mbylljen e 6 - të shkollave ortodokse dhe heqjen e dy mësuesve. Në këshillin e Lidhjes së Kombeve u paraqitën statistikat e kohës të cilat tregojnë se: ''...popullsisë shqiptare i takonte të shkojë në shkollë 4.8%, ndërsa për pakicën greke në Shqipëri, në atë kohë shkonin në 9.9%, kurse pakica kombëtare shqiptare në Greqi nuk kishte asnjë shkollë. Kurse në Greqi në vitin 1930 vetëm 75% të fëmijëve ndiqnin shkollën me minoritetin grek në Shqipëri, me financat e shtetit e ndiqnin 79.3%. (91)

Më 1938 prefekti grek në Çamëri Andonaqas e ndaloi zyrtarisht përdorimin e gjuhës shqipe në Çamëri (92). Të gjitha këto plane shfarosëse përgaditën tragjedinë e madhe, tragjedinë më të madhe për çamët në vitet 1944 - '45, ku shovinistët grekë vranë me mijëra çamë dhe shpërngulën me dhunë popullsinë shqiptare të besimit mysliman nga trojet e veta autoktone (93). Duke u munduar që të lihen mbrapa (në harresë) tragjeditë e trojeve dhe popullsisë çame, ''Omonia'' vazhdon komedinë e vet përpara me pretendime të reja; siç duket zbaton thënien e ministrit grek Samaras në ''Neo Thesprotia'' se: ''...minoriteti në Shqipëri është shtylla jonë ku ne do të mbështetemi atje për të ardhmen''. Më qartë s'ka se si thuhet. Nëse marrin argument integrimi faktin se në Shqipëri ka pasur koloni helene, atëherë bukur e thote një thënje Abdyl Frashëri (94): "...se grekërit duhet të kërkojnë edhe Italinë Jugore, Azinë e Vogël, Rumaninë dhe Marsejën e Francës!!!''.

Në qoftëse ata vazhdojnë të ngrehin pretendimet e njohura dhe të vjetra territoriale ndaj Epirit, atëherë, siç thoshte Jani Vreto: ''Do të dridhen varret e etërve, vëllezërve shqiptarë, që ranë për lirinë e grekërve dhe që kanë kontribuar jo më pakë se grekërit në themelimin e Mbretërisë greke (95). Greqia e sotme nuk mund të quhet shtet demokratik. Ajo është antidemokratike,e mund ta quajmë me plot meritë një shtet mesjetar. Shteti grek jo vetëm që nuk i njeh të drejtat e çamëve, por as nuk i lejon të vizitojnë trojet e tyre ku i kan varret e të parëve. Nuk ka asnjë ligj në botë që të përvetësojë me dhunë tokën, shtëpinë dhe pasurin e tjetrit. Grekërit me dekada i shfrytëzojnë pasurit e çamëve!. Po djemve dhe vajzave shqiptare, që të detyruar për bukën e gojës shkojnë me koka të ulura për të punuar,pse u ndërrohen emrat, kombësia dhe u varin kryq të zinjë ortodoks që qafë?! Pse i keqtrajtojnë si skllevër?. Vlen t'iu bëhet kjo pyetje edhe përfaqësuesve të Evropës, SHBA, Japonisë, etj. të cilët morën pjese në ceremoninë e 2500 vjetorit të demokracisë greke më 04 tetor 1991, përse nuk pyetët a ka sot demokraci Greqia?!.


__________________

1. "Correspondence de Lord Byron", Paris, 1825
2. Z. Mirdita, "Mitet dhe mitologjia në antikë", Rilindja Prishtinë 1988, fq. 147
3. "The memoirs of Ismail Kemal Bey", London, 1920
4. Dr. Ali Hadri, "Historia e popullit shqiptar", (për shkolla fillore), Prishtinë 1966, fq. 82
5. Po aty.
6. Po aty.
7. Sami Frashëri, "Dheshkronja", Bukuresht, 1886
8. L. Uelavitch,"L'Albania", Paris, 1902
9. T. Selenica,"Shqipëria në vitet 1927", "Nezioni geografiche sul Albania", Roma, 1902, fq.5
10. "Kosova" (OSHAPK.), Tiranë nr. 20, 8 dhjetor 1991, fq.1
11. Dr. Muhamet Pirraku, "Ripushtimi jugosllav i kosovës",fq.7
12. Dr. Muhamet Pirraku, "Kultura kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit", Prishtinë 1979, fq.11-20,
13. "Dielli", nr.21/27, 1979
14. Mr. Kolë Krasniçi,"Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët",Vjenë 1996, fq. 56-58
15. Ahmet Hamiti, "Çështja shqiptare", Koha, nr.14/1991, fq. 26
16. Liman Rushiti, "Stradanja albanskog Naroda na Kosovu "1912-1918, Zagreb 1991, fq. 24
17. Dr. Muhamet Pirraku, "Kultura kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit", Prishtinë 1979, fq.6
18. Vjetari Statistikor i Shqipërisë,1991, fq.12
19. Konferenca e Ambasadorëve (1912-1913), shih FESH, fq. 503
20. Po aty, fq. 812
21. Hansjërg Frëmmer, "Die Illyrer", Karlsruhe, 1988
22. HPSH, pjesa parë, fq. 46
23. Straboni ,VII-5
24. Homeri, "Iliada"
25. Lufta e Trojës, shih "Fjalor i mitologjisë", fq.150
26. Po aty.
27. J. G. Fon Han, "Albanesische Studien", Wien, 1854
28. M. Barleti, "Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut", Rilindja, Prishtinë, 1982.
29. Neoptolemi (Pirroja), shih. "Fjalor mitologjik", fq. 173
30. Johan Erik Tunman (1746-1778), "Untersuchungen uber die Geschichte oestlichen europaeischen Voelker".
31. Aristoteli, "Politika", Rilindja, Prishtinë, 1978
32. Po aty.
33. Po aty.
34. Po aty.
35. Po aty.
36. Po aty.
37. Agim Shehu, "Kombi", nr. 8,9,10, fq. 4
38. Martin P. N. Nilson,"Studien z.Geschichte d'alten Epiros", Lun, 1909
39. Po aty.
40. Lyber, "Fjalori i Antikiteteve klasike".
41. Po aty.
42. A. Shehu, Po aty.
43. Bajroni, Po aty.
44. A. Shehu, Po aty.
45. "Manual për udhëtar në Greqi".
46. A. Shehu, Po aty.
47. Uilliam Martin Lik, "Travels in Northern Greece", 1835
48. A. Shehu, Po aty.
49. A. Shehu, Po aty.
50. A. Shehu, Po aty.
51. A. Shehu, Po aty.
52. A. Shehu, Po aty.
53. A. Shehu, Po aty.
54. A. Shehu, Po aty.
55. A. Shehu, Po aty.
56. A. H. Stamboll, Po aty.
57. F. C. H. Pukëvil (1770-1838), "Voyage de la Greece", Paris, 1820 dhe Histoire de la regeneration de la Greece.
58. Napoleon, "Kujtime", Bruksel, 1834
59. Pukëvil, Po aty.
60. A. Shehu, Po aty.
61. A. Shehu, Po aty.
62. "Enciklopedia e Madhe Elenike", v. 223.
63. "Enciklopedia greke"e vitit 1936
64. A. Shehu, Po aty.
65. "Enciklopedia italiane" e vitit 1972
66. Arben Puto,"Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha",1912-1914
67. Stevano Skuludhis, (Ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë), "Letër", 18.02.1877
68. A. Shehu, Po aty.
69. Rasim Bedo,"Çamëria",nr.19 (38), fq.3 , Dhjetor 1992
70. R. Bedo, Po aty.
71. R. Bedo, Po aty.
72. R. Bedo, Po aty.
73. Pukëvili, "Reise durch grecheuland", Hamburg 1824
74. HPSH, pjesa e dytë, fq. 401
75. Po aty.
76. Po aty.
77. Po aty.
78. R. Bedo, Po aty.
79. Po aty.
80. Po aty.
81. Po aty.
82. Po aty.
83. Po aty.
84. R. Bedo, Po aty.
85. Dhimitru, "Das Mindercheitenrech in Grechenland", Hamburg, 1935
86. Zeitschrift fur geschischtwissenschaft, nr. 1976
87. Gazeta "Bashkimi", 1924
88. Po aty.
89. Gazeta "Besa", 1935
90. Po aty.
91. Po aty.
92. Gazeta "Zëri i Çamërisë", 1945-1946
93. Po aty.
94. Abdyl Frashëri, Gazeta,"Moniteur Universal", Paris, Maj 1879
95. D. Shehu, Gazeta "Çamëria", nr.1(20), Janar 1992, fq.7-8

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...