2016-02-25

Të lumtë Majlinda Kelmendi




Sportistja kosovare, Majlinda Kelmendi, mbrëmë e ka fituar edhe një medalje të artë. Xhudistja Kelmendit, ka fituar në finale të turneut Grand Slam në Paris, duke e mundur rivalen nga Rumania, Andreea Chitu. Driton Kuka, trajneri i Majlindës, këtë fitore e ka vlerësuar si një të arritur të madhe për xhudon dhe shtetin e Kosovës.


“Prapë e artë, Majlinda dridh Parisin, ngadhënjen në finale për gjysmë minute”, ka shkruar Kuka në rrjetin social Facebook. Fitoren e Majlindës e kanë përshëndetur dhe mirëpritur shumë sportistë dhe politikanë.



 Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në rrjetin Facebook se “s’ka më mirë se festimet e 8-vjetorit të pavarësisë t’i nisim me fitoren e Majlindës. Ishte e pakonkurrencë në Xhudo Grand Slam të Parisit dhe na bëri krenarë të gjithëve”. -


Kohë më parë Kreu i Federatës së Xhudos së Kosovës (FXHK), Agron Kuka tha se është i nderuar që sot vendin tonë po e viziton presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer. Kuka duke falënderuar Vizerin për mbështetjen dhe ndihmën që ka bërë në ndërkombëtarizmin e sportit, tha se “Vizer ka qenë lojtari kyç për pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON). Sipas Kukës, Vizer ka qenë njeriu që ka bërë të pamundurën që Kosova të pranohet në KON.

Sipas Vizer, Majlinda është sportistë e jashtëzakonshme. Vizer mendon se sukseset e Majlindës dhe trajnerit Driton Kuka, kanë hapur dyert për integrim në komunitetin ndërkombëtar.

 majlinda

“Duke përmendur sukseset e Majlindës, dua veçanërisht të se Majlinda është një sportiste e jashtëzakonshme, njëra nga xhudistet e rralla në botë të llojit të saj, e cila u bë sportistja e cilësisë me të lartë në botën e xhudos për një kohë shumë të shkurtër, i cili është një sport shumë i vështirë që ka një listë të renditjes me kritere shumë të vështira dhe të jesh sportistja me e mirë në sportin tonë, mandej një ndër më të mirat në kategorinë e meshkujve dhe femrave në komitetin tonë dhe ky është një sukses i madh.




Kam parë shumë prej jush nuk e keni kuptuar sa puna është bërë dhe sa e vështirë ka qenë për te t’i arritur ato tituj dhe pozita, por unë konsideroj se sukseset e Majlindës dhe trajnerit të saj, Tonit, kanë hapur dyert për sportin e Kosovës për të hyrë dhe njohur nga komitetin ndërkombëtar të sportit dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Mendoj se të gjitha këto arritje mund ta bëjnë vendin e Kosovës krenar dhe kam parë që ky është një fillim i ri jo vetëm për sportin por për të gjithë kombin”, ka theksuar Vizer.

Image result for kush eshte majlinda kelmendi

Fituesja e medaljes së artë në Paris, xhudistja Majlinda Kelmendi ka ateruar në Aeroportin e Prishtinës sot gjatë ditës por askush nuk ka qenë aty për t’i uruar mirëseardhje.

Edhe pse të gjithë përfaqësuesit në Qeveri, Parlament e institucione të tjera kanë lartësuar fitoren e Majlinda Kelmendit për të tretin vit radhazi, asnjë nga ta nuk e ka marrë mundin ta pres kampionen.


Image result for kush eshte majlinda kelmendi


Por kjo për Kelmendin nuk ka fare rëndësi.

“Nuk jam duke u marrë me atë se apo del me më prit dikush apo j. E kam garën time, karrierën time dhe jam e fokusuar në atë, kështu që kush dëshiron me dalë del kush nuk dëshiron është punë e tyre”, ka thënë Kelmendi.

Megjithatë sipas xhudistes nga Peja, është e pa moralshme që emri i saj të përdoret për të bërë famë për vete në kurriz të saj. Ka kritikuar në veçanti televizionin publik.

“Kur është për me u lavdërua krejt kanë qejf, kur po i sjellim Kosovës medalje të mëdha jo të gjithë po kanë qejf me ardhë. Sidomos televizioni shtetëror. Në gara të tilla së bashku me xhudistët vijnë edhe kamerat e televizioneve publike, po këta as në aeroport nuk dalin. S’po di qa me thënë”, ka thënë Kelmendi.


E trajneri i Kelmendit, Driton Kuka, është treguar satirik kur ka folur për injorimin që i është bërë nga institucionet.



“Ndoshta këto sukseset e xhudos pak e kanë lodhur spektrin institucional të sportit sepse me të vërtetë në këto 3-4 vite kemi pasur shumë medalje dhe shumë suksese”, ka thënë Kuka.

Flori Bruqi

Zëri kumbues i Shqipërisë në BE nëpërmes Erisa Zykaj

Nga Liliana Pere/


Brussels, Belgium, February 2, 2016. --  Erisa Zykaj
Brussels correspondent for ABCnews tv and KLAN tv. © Thierry Monasse

Profili i Erisa Zykaj

Erisa ligjerëron duke përcjellë denjësisht te rejat me zërin e shqiptares nga salla e shtypit të Komisionit Europian, nga qëndëra e Bashkimit European.Ajo është tepër profesionale,kurajoze, mbrojtëse rigoroze e interesave te Shqipërisë, dhe Shqiptarëve.Kumbon zëri i bilbilit te gazetarisë shqiptare nga qëndra e Bashkimit European, sjell erën Europiane në Shqipëri nëpërmjet medias vizive.Brukseli për Erisën ishte një dashuri me shikim të parë! Në Bruksel Erisa nuk e ndien veten të huaj, por si në shtëpinëe saj. Kjo nxiti edhe dëshirën për të qëndruar dhe punuar në atë që është kryeqyteti i Europës, selia e Bashkimit Europian, NATO-s dhe shumë organizatave të tjera. Aty ajo rigjeti veten dhe mori notat më të mira të mundshme gjatë masterit të dytë për politika Europiane, e aftësoi per tu integruar si gazetare per te percjelljen zerit te vertete dhe te rejave shqip nga Brukseli.

Erisa do te mbetet Lajmësja e dashur e një lajmi të bukur që pritej me padurim pas një izolimi të gjatë dhe të padrejtë që iu bë popullit shqiptar nga pjesa tjetër e Europës.Ne datën 8 nëntori 2010, kur ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian morën vendimin për liberalizimin e vizave

Jam ndier e privilegjuar që kam qenë e pjesë e ekipit të programit « Parlamento », program që kombinonte vendimarrjen e institucioneve europiane me rezultatet konkrete në terren në shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Kam udhëtuar shumë në Europë në kuadër të këtij programi. Reportazhet e mia më të arrira kanë qenë « Kosova, një vit pas pavarësisë »,« Ngitja e esktremit të djathtë në Hungari », Roli i parlamenteve kombëtare sipas Traktatit të Lisbonës » në Suedi, « Tërmeti në Aquila të Italisë » dhe « Historia e Parlamentit Europian » në Bruksel.Aktualisht punon korrespondente në Bruksel për televizionin ABC News dhe TV KLAN (2010-2016). Më parë ka punuar për programin « Parlamento » të televizionit europian « Euronews ».

(2008-2010) si edhe për servisin audiovizual të Komisionit Europian, Europe By Satellite

(2009-2010) Nga viti 2006 deri në 2008 ka punuar për Top Channel,

Ndërkohë që për një periudhë paraprake gjashtë vjeçare ka punuar për disa organe të shtypit të përditshëm si « Tema », « Bota Sot » « Lajmi », si dhe Radio France International, seksioni shqip.

Ka lindur në Tiranë në një vit që përmban një çift numrash biblik : 29 mars 1977. Numri 7 e ka ndjekur pas gjithë jetën, në shtëpinë e prindërve në Tiranë dhe çdo apartament ku ka jetuar në Bruksel.. Për të numri 7 ka një domethenie të veçantë, duke qenë se Zoti e krijoi botën në 7 ditë.

Eshtë rritur e rrethuar nga një dashuri pa kufi dhe drita e inteligjencësë të dy prindërve të rrallë. Nëna, pedagoge e gjuhës ruse, që ka kultivuar me shumë finesë te ajo dashurinë për të bukurën, letërsinë dhe epërsinë e thelbit mbi formën. Babai, regjizor, i cili i ka mbjellë te ajo farën e dashurisë për jetën, pasionin për artin, krenarinë e të arriturit çdo gjëje në jetë me forcat e veta.

Ka kryer studimet universitare në Fakultetin e Filologjisë-Historisë Tiranë, dega gazetari.

Më pas është specializuar me master për gazetari europiane në Universitetin « Robert Schuman » në Strasbourg, Francë.

Ka kryer një master të dytë për politika europiane në Institutin e Studimeve Europiane, ULB në Bruksel.

Diplomuar për të drejtën Europiane në të njëjtin institut. në Institutin e Studimeve Europiane, ULB në Bruksel,

Brussels correspondent for ABCnews tv and KLAN tv

Vice-president of Brussels Press Club Europe

Member of API/IPA Council.

Zëvendëpresidente e Klubit të shtypit europian të Brukselit,post, të cilin vazhdon ta mbaj edhe sot.

Anëtare e këshillit drejtues të kësaj shoqate dhe mbrojtese e interesave te gazetarëve të Ballkanit

******************************************************************************



***

E dashur Erisa. U bënë plot 15 vjet që ju jetoni larg Shqipërisë, në Bruksel, ku punoni si korrespondente për mediat shqiptare. Sa i vështirë ka qenë rrugëtimi’’maratone’’ e juaj që prej largimit nga Shqipëria ?

Rrugëtimi deri në Bruksel nuk ka qenë aspak i lehtë. Ai i ngjan një maratone, ku fituesi është ai që reziston me të gjitha forcat deri në fund. Gjatë specializimit tim për gazetari europiane në Francë, unë isha ajo që flisja frëngjisht më mirë se të gjithë europianët e tjerë jofrancezë në klasë. Prisja që kjo të shërbente si motivim për të absorbuar lëndët e vështira mbi politikat e Bashkimit Europian, për të cilat asokohe njohuritë në Shqipëri ishin krejtësisht sipërfaqësore. Por në fakt, profesori më bëri të kuptoja që duhej të punoja edhe më fort se të tjerët, pasi vija nga një vend i prapambetur si Shqipëria e ku në mendësinë e popullatës, Bashkimi Europian i ngjante një makinerie shumë të komplikuar për t’u kuptuar. Krenaria ime për aftësitë e shqiptarëve për të zotëruar gjuhët e huaja dhe për t’u adaptuar shpejt me sfiduesen dhe të renë u shtyp para trajtimit të privilegjuar që u bëhej studentëve francezë dhe spanjollë në klasë, e sidomos atyre që ishin bijtë e gazetarëve të mediave prestigjoze. Nuk e harroj kurrë momentin kur profesori më thirri në zyrë për të më komunikuar notat e provimit të fundit. Ai ishte i habitur, që unë e kisha marrë provimin. I dukej arritje. Unë shpërtheva në të qarë dhe ai s’dinte si të më qetësonte. Ishte e kotë t’i shpjegoja atij, se sa e ulët ishte për një student që njihte vetëm notën 10 në Shqipëri, të përgëzohej se kishte marrë provimin e masterit në Francë. Aty e kuptova sa e vështirë ishte të shkëlqeje në Perëndim. Sistemi universitar dhe pasuniversitar francez ishte i konceptuar në mënyrë të tillë, që synonte të rrëzonte masën, duke filtruar më të mirët. Një sistem shumë i fortë, por që në praktikë dekurajon. Dhe dekurajimi bëhet i rrezikshëm kur prek besimin në vetvete. Mbaj mend, që më vonë pasi përgatisja temën e diplomës, e kisha të vështirë të gjeja motivimin. Më dukej se do më trajtonin sërish si shqiptarja që duhej të kënaqej nëse e kalonte klasën. Mora mamin në telefon. Ajo nuk i duroi dot lotët e mia dhe më tha të kthehesha në Shqipëri. Por është pikërisht forca me të cilën më ka rritur ajo dhe krenaria shqiptare për të kaluar çdo vështirësi në jetë me kokën lart, që nuk më lanë të zbrapsesha.« O ia arrij, o vdes! » i thosha vetes. Tentova të gjeja një punë në Radio France International, pasi kisha krijuar një reputacion shumë të mirë, si një përkthyese që përçoi me shumë emocion dramën e shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së Kosovës. Por u përballa sërish me arrogancën franceze. Mund të isha e shkëlqyer, por kurrë nuk do isha një prej tyre. Mendova se, nuk ia vlente aspak të shpenzoja dhjetë vjet të jetës time për t’u mbushur mendjen francezëve që unë isha shumë e zonja. Unë e dija që isha e tillë. Belgjika ishte krejtësisht ndryshe. Brukseli për mua ishte një dashuri me shikim të parë! Aty e rigjeta veten dhe mora notat më të mira të mundshme gjatë masterit të dytë për politika europiane. Qëndrimi im në Bruksel do të kishte qenë i pamundur pa ndihmën e një gruaje, kushurirës time, që tashmë është kthyer për mua në një nënë të dytë. Ajo më strehoi, më dhuroi dashuri dhe mbështetje ,kur unë nuk kisha më asnjë burim financiar për të përballuar jetën në Perëndim; Ajo jeton në Londër dhe mundohem ta vizitoj sa herë mundem. Do t’i jem gjithë jetën mirënjohëse!

***

Znj.Erisa. Cilat janë momentet më kulmore të karrierrës suaj duke ditur se keni qënë shqiptarja e parë qe keni punuar ne një televizion te huaj prestigjoz « Euronews »si ka vazhduar karriera juaj …?

***

Katër janë momentet kulmore në karrierën time.

Momenti i parë kulmor ka qenë ai i bashkëpunimit me televizionin « Euronews ». Jam ndier e privilegjuar që kam qenë e pjesë e ekipit të programit « Parlamento », program që kombinonte vendimarrjen e institucioneve europiane me rezultatet konkrete në terren në shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Kam udhëtuar shumë në Europë në kuadër të këtij programi. Reportazhet e mia më të arrira kanë qenë « Kosova, një vit pas pavarësisë »,« Ngitja e esktremit të djathtë në Hungari », Roli i parlamenteve kombëtare sipas Traktatit të Lisbonës » në Suedi, « Tërmeti në Aquila të Italisë » dhe « Historia e Parlamentit Europian » në Bruksel.

Unë kam qenë shqiptarja e parë që punonte për një televizion të huaj presigjioz si « Euronews » në gjuhën frënge dhe kjo mbetet për mua një krenari e madhe.

Moment tjetër kulmor i karrierës time ka qenë programi javor « Euroklan » fillimisht prej 15 minutash në 2010 dhe më pas prej 45 minutash prej mesit të 2010 deri në mesin 2011, që unë bashkë me regjizorin Zakaria Bakkali dhe një ekip belg kemi realizuar për televizionin KLAN. Ishte fryti i një pasioni dhe pune të palodhur dhe njohu një sukses të madh në Shqipëri. Teleshikuesit konsideruan, që ky program solli erën europiane në Shqipëri dhe ne ishim tejet të gëzuar për këtë.

Më pas, kam realizuar për ABCnews dokumentarin « Shqipëria, rruga drejt BE-së » në 2012, një cikël reportazhesh të të rinjve shqiptarë që bëjnë stazhin në institucionet europiane në 2013, dy vepra audiovizuale midis dokumentarit dhe reportazhit të titulluara « Disidenca shqiptare » dhe « Ermonela e vërtetë » në 2014 dhe vazhdoj të përcjell informacione të përditshme dhe intervista të vazhdueshme nga Brukseli.

Momenti i tretë kulmor në karrierën time është ai i zgjedhjes si zëvendëpresidente e Klubit të shtypit europian të Brukselit. Ndihem e nderuar që kolegët e huaj vlerësuan dinamizmin, pasionin dhe këmbënguljen time për të më propozuar në këtë post, të cilin vazhdoj ta mbaj edhe sot.

Po ashtu, inkurajuese ka qenë edhe votimi që u krye në gjirin e shoqatës së shtypit ndërkombëtar, ku për një diferencë gjashtë votash mund të isha zgjedhur presidente e kësaj shoqate.

Sot jam anëtare e këshillit drejtues të kësaj shoqate dhe mbroj interesat e gazetarëve të Ballkanit.

***

E dashur Erisa. Për shumë shqiptarë jeni një nga gazetaret më të mira shqiptare, disa ju konsiderojnë ikonë të gazetarisë, të tjerë ambasadore të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian.Si e shihni veten ju ne raport me profesionin dhe bashkekombasit ?

***

Janë dy momentet, ku shqiptarët më kanë bërë të ndiem bijë e denjë e tyre. Së pari, gjatë proçesit të vendimarrjes për heqjen e regjimit të vizave afatshkurtra për qytetarët shqiptarë dhe lëvizjen e tyre të lirë në zonën Shengen.Nuk kam si të harroj kur me qindra qytetarë më ndalnin në rrugë, më pyesnin nëse do realizohej vërtet liberalizimi i vizave, më dhuronin buzëqeshje, më merrnin në krahë dhe më shtrëngonin me dashuri.

Unë për ta isha lajmësja.

***

Znj. Erisa. Si i keni përjetuar ju personalisht keto lajme, kur ju e dini mirë se sa te mëdha ishin per Shqiperinë , pritshmeritë per bashkëatdhetarët tua,. c’farë sadisfraksion kanë sjellë tek Erisa ne rrafshin professional dhe atdhetar?

***

Lajmësja e një lajmi të bukur që ata e prisnin me padurim pas një izolimi të gjatë dhe të padrejtë që iu bë popullit shqiptar nga pjesa tjetër e Europës. 8 nëntori 2010, kur ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian morën vendimin për liberalizimin e vizave afatshkurtra për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës, ka qenë një nga ditët më të bukura të jetës time. Cfarë emocioni madhështor është që të njoftosh një lajm kaq të bukur dhe kaq të shumëpritur për një popull të tërë !

Momenti tjetër i madh për mua është ai i një konference shtypi, që mori përmasa të paparashikuara. Ishte momenti kur unë i drejtova pyetje Maja Koçijançiç, zëdhënëses së përfaqësueses së lartë të politikës së jashtme dhe sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini mbi atë që Bashkimi Europian quajti «menaxhim profesional » të ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd. U jam kaq mirënjohëse të gjithë atyre shqiptarëve, që nxorrën sllogane kaq të bukur, të ëmbël e të paharrueshëm në rrjetet sociale siç ishte « Hallal qumështi i nënës Erisa », si dhe të gjithë atyre që komentuan pa pushim e më shprehën mirënjohje me superlativa dhe shumë emocion në faqe të ndryshme. Nuk bëra gjë tjetër përveçse përcolla zërin e shqiptarëve në sallën e shtypit të Komisionit Europian për një gabim jo të vogël të Bashkimit Europian. Eshtë e vërtetë që ua përplasa të vërtetën në sy dhe populli im më bëri të ndihem shumë e lumtur dhe krenare për këtë !

***

E dashur Erisa. Si është bashkëpunimi juaj me koleget e ABCnews dhe KLAN tv? Sa frutdhenes eshte ai?

***

Eshtë absolutisht i shkëlqyer dhe më i miri që kam patur ndonjë herë me mediat shqiptare. Armand Shkullaku, drejtori i informacionit në bashkëpunim me Artur Zonjën, kryeredaktorin, e kanë shndërruar brenda një kohe të shkurtër ABCnews.al në një media shumë interesante, ku i jepet prioritet reportazhit dhe dokumentarit, që janë edhe ushtrimet më të vështira dhe të vërteta në gazetari, por edhe ku trajtimi i lajmit bëhet ndryshe. ABCnews i jep hapësirë ideve dhe krijimtarisë së individit dhe kjo është absolutisht e lavdërueshme! Kam një dobësi për personazhet që bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe preferojnë të qëndrojnë në hije, si redaktorja Anila Prifti. Nga ana tjetër, bashkëpunimi me KLAN mbetet i pandryshueshëm. Zëvendëskryredaktori Fatos Hakorja ka punuar fort dhe me pasion për t’a bërë edicionin informativ të KLAN gjithnjë e më konkurrues.

* Si i shikoni zhvillimet shqiptare,në lidhe me statusin e anëtrësimit te Shqiperisë në BE, kësaj here ju pyes si intelektuale qe jeni shumë pranë diskutimeve te personaliteteve Europeane…?

***

Në politikë ndodh shpesh, që një hap para të vijohet nga një ose dy hapa mbrapa. Për hir të së vërtetës, që prej akordimit të statusit të vendit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian në qershor të 2013, ( fazë kjo që u zvarrit tre vjet), Shqipëria nuk ka bërë hapa të vërtetë përpara këto kohë, Kam bërë intervista të shumta me personalitete europiane dhe hapat që përshëndeten që pas marrjes së statusit të vendit kandidat janë tre. Së pari, përshëndetet roli konstruktiv që Shqipëria vazhdon të luajë në rajon, i cili për fat të mirë ka qenë vazhdimisht i tillë, por për ne shqiptarët nuk përbën asgjë të re. Së dyti, përshëndetet aprovimi i ligjit për dekriminalizimin e jetës politike në Shqipëri. Për mua, një ligj për evitimin e mbajtjes së posteve publike nga persona me të shkuar kriminale, mund të ishte konsideruar hap përpara pas vitit 1997! Por është e vështirë të quhet hap përpara, kur ky ligj u aprovua në dhjetor të 2015 pas denoncimit të rasteve flagrante të deputetëve me të shkuar kriminale në Parlamentin shqiptar dhe në kushtet kur edhe vetë ambasada e SHBA-së dhe e BE-së në Tiranë bënë të ditur, se zotëronin një listë të gjatë deputetësh me të shkuar kriminale, si asnjë herë më parë. Në vend që Shqipërisë t’i jepet mundësia të hapë negociatat e anëtarësimit në BE, në mënyrë që të ndryshojnê standartet për bujqit shqiptarë, studentët shqiptarë, pacientët shqiptarë, sipërmarrêsit shqiptarë, e më gjerë të konsolidohet shteti ligjor dhe sistemi i drejtësisë, ne merremi ende me faktin ka apo s’ka kriminelë në Parlamentin shqiptar!!!! Ambicia e politikës shqiptare duhet të ishte në një nivel të tillë, që t’i përqëndronte energjitë e saj për t’ju përgjigjur problemeve ekonomike dhe sociale që ka vendi në një kontekst ku efektet e krizës ekonomike dhe financiare në Europë janë ende të forta, aq më tepër që Shqipëria është fqinje me Greqinë, “të sëmurën” e Europës dhe aq më tepër, që një fluks i konsiderueshëm shqiptarësh trokitën në Gjermani e shtete të tjera anëtare të Bashkimit Europian për të kërkuar azil, se nuk shihnin perspektivë në Shqipëri! Së treti, ajo që konsiderohet si një gjysëm hap përpara është reforma e administratës publike, pasi ligji është shumë i mirë, por së fundmi raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein tregoi qartë, se zbatimi i tij nuk është në nivelin e dëshiruar nga BE-ja dhe qytetarët shqiptarë. Dobësia e madhe e reformave në Shqipëri është zbatimi i reformave. Në këto kushte, kur sfida kryesore e vendit mbetet reforma në drejtësi,është e vështirë për të bindur së pari Komisionin Europian dhe më pas edhe më e vështirë shtetet anëtare të BE-së, që Shqipëria është gati dhe meriton hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Imazhi i vendit është shumë lehtë për t’uerresuar, por shumë i vështirë për t’u ndryshuar pozitivisht,

***

A mund të tregoni per lexuesit ju lutem nje emocion te ndonjë ndjesie të thjeshtë që e e perjetoni ju me shumë dashuri, dhe sensibilititet …qe ju ju ka ngelur ne mendje ?

***

Shqipëria më ka dhuruar një margaritar : Një fëmijëri të mrekullueshme të lidhur pandashmërisht me muzikën Bukuria e kësaj fëmijërie jeton fuqishëm brenda meje. Ajo më flet, më buzëqesh, më rrezaton, më mbush! Unë kam fatin e rrallë të kem ruajtur një nga shoqëritë më të bukura në botë, që e pati zanafillën në moshën 6 vjeçare në Tiranë në bankat e shkollës tetëvjeçare « Kongresi i Përmetit ». Një shkollë e thjeshtë, por për ne, shkolla më e bukur. Koridoret e mbushur me tinguj muzike që prodhonin duart që ushtroheshin mbi instrumentat e ndryshëm. Një ekzigjencë dhe disiplinë e rrallë. Askush në klasë nuk mjaftohej me faktin, që mund të ishte një violinist, pianist apo violonçeliste e talentuar. Duhej të ishte i kompletuar dhe mundsisht i shkëlqyer në programin e përgjithshëm mësimor. Mësuesit punonin me përkushtim të veçantë, na ushqenin ambicien e shëndoshë, por mbi të gjitha formonin njeriun me shumë dashuri. Kaq pasion kishte brenda tyre, sa nuk mund të harroj përshkrimin që u bënte mësuesi im i violinës, Bato Gashi koncerteve të Pjetër Gacit! Ai mund të kalonte minuta të tëra duke ushqyer imagjinatën time, që të më bënte të fluturoja larg në fushat betejave, në mënyrë që gishtat e mi të sillnin në violinë me po aq intensitet ato që shihja në imagjinatë. Dhe këtë e bënte, edhe pse e dinte që unë nuk do të bëhesha violiniste, por do merrja tjetër rrugë. « T’i tregojmë jurisë, që përveçse e shkëlqyer në mësime, ti mund të jesh edhe violiniste e mirë » më thoshte. E sa e sa mësues të tjerë të mrekullueshëm, që ne i mbajmë në zemër!

-Për mua dhe shokët e mi, koha është ndalur. Këtë verë u takuam pas 25 vjetësh. Me muaj të tërë i gëzoheshim këtij kthimi të ëmbël në fëmijëri, atëherë kur ishim naivë, atëherë kur ishim të mbushur vetëm me dashuri, atëherë kur mund të ndryshonim botën! Ishim të mbërthyer krejtësisht pas mesazheve që ekzaltonin idenë e takimit, sikur donim të përjetonim dlirësinë e humbur, të kapnim lumturinë e rrëshqitshme e të shpëtonim qoftë për një ditë të vetme nga« lumi i interesit » që rrjedh në rrugët e Tiranës! Njerëzit habiteshin kur u thoja se do të festonim për herë të parë 25 vjetorin e shokëve të tetëvjeçares. Shumëkush e ka të pamundur të sjellë ndër mend fytyrat dhe emrat e shokëve të universitetit apo gjimnazit e jo më të shkollës tetëvjeçare! Emocioni i takimit ishte vibrues! Asgjë nuk kishte ndryshuar! Sy që shkëlqenin, përqafime të zjarrta, fjalë të ngrohta. Edhe pse pothuajse të gjithë artistë, ne nuk folëm për art atë natë, por veshëm çdo bisedë me art. Shpirtra që shpërthyen në humor, zëra që u akorduan bukur, trupa që përkthyen pasionin për muzikën! Dhe më e bukura është, që pothuajse të gjithë shokët e mi janë muzikantë me reputacion të shkëlqyer dhe me emër në Europë dhe në Shqipëri!

***

-Cili do te ishte mesazhi juaj për gratë shqiptare në realizimin e plotë të tyre perballe sfidave te jetës dhe mentalitetit maskilist?

***

Sado i vêshtirë tê jetë rrugëtimi juaj, mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja dhe përpjekjet për tê realizuar projektet tuaja! Të gjithë meshkujt përreth jush rrezatohen me dashurinë, bukurinë dhe forcën tuaj. Kur ju pushoni së ëndërruari dhe së luftuari për atë që doni , çdo gjë përreth thahet!

***

Erisa Zyka: Njê falenderim të veçantë për Liliana Pere, që mbron fort çështjen e gruas shqiptare dhe që më ngacmoi me pyetjet e saj, duke më bërë të prekja tema që nuk i kisha prekur më parê, si shoqëria.Faleminderit Liliana

***

Ju falemdeminderit e dashur Erisa..

Formimi profesionl i shkelqyer puna e palodhur, ju ka rritur nga koha ne kohë, ju ka çuar në zemër te Europës, aq shume te mirepritur dhe te dëshiruar nga të gjithë. Jeni një inspirim dhe mesazhi madh . Nje gazetare e aftë , e fortë , kurjoze me zërin e se vërtetës , perballuese e sfidave edhe përpara personaliteteve te mëdha të Europës. Ju depërtuat me formimin tuaj intelektual në një destinacion, ku çdo kolegja juaj do ta ëndëronte.

Bota sot me teknollogjinë është lehtesisht e komunikushme, mediat vizve dhe ato të shkruara

Ne kemi forcën, mencurinë, dhe vullnetin e mirë ta integrojmë pa e zvarritur në kohë, dhe në standartet qe kërkohen ,’’Shqiperinë ne BE’’.

Dr.Liliana Pere


VJENE- 80 vjet, Adem Demaci – Simboli i Lirisë

1 Demaci Vjene
Gjatë historisë njëri nga kryeqendra më të njohura evropiane ishte Vjena. Nga aty dhanë porosi me vlera historike figura madhore kombëtare. Ndrrimkoha na solli në binarët progresiv por jo dhe aty ku synojmë. Nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe personalisht të Ambasadorit të parë në Austri, Dr.Sabri Kiqmari, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë u promovua kompleti i veprave të tij. Ishte rasti të flisnin veprat e tij letrare, puna e tij madhore. Nga Vjena foli dhe personalisht me zërin e tij frymëzues kohëve.

Çka tha në Vjenë

“Në krijimtarinë time, as edhe një sekondë nuk rreshti të mendoj ndryshe, por vetëm si shqiptar”…. “Pasi dola nga burgu i parë, nevoja ishte edhe më e madhe për të ra në burg. Nëna më tha: “Unë jam nëna e jote e cila do vdes një ditë, por ne kemi nënën më të madhe, Shqipëria e cila nuk vdes kurrë. Unë jam produkti që krijuan, nëna ime, mësuesja Vezire, Bedri Regja, Esat Mekuli, atyre u takojnë meritat.

Në Gänsendor

“Ishte Hasan Prishtina bashkë me Ismail Qemalin dhe patriotët tjerë, të cilët e kuptuan momentin që shqiptarët duheshin të ngiteshin në kryengritje në mënyrë që shqiptarët të mos fundoseshin në rrënojat e perandorisë së kalbur otomaane.

“Heronjtë tanë me armë u treguan serbëve se ne jemi të gatshëm të vdesim për liri siç ishin heronjtë Regjep Mala me shokun e tij Nuhi Berisha, Afrim Zhitia, Bahri Faziu e shumë të tjerë. Ushtria Çlirimtare po farkëtohej nëpër burgje për aksione të vogla e cila dalë ngadalë erdhi dhe filloi ta ngre me vete edhe popullin tonë liridashës shqiptar”

“Kombin tonë e ndanë në gjashtë copë ata që dikur nuk i kishim miq, e sot kemi, por shpirtin tonë liridashës, shpirtin tonë të bashkimit nuk e ndanë asnjëherë. Ky shpirt qëndroj gjithmonë i bashkuar dhe asnjëherë nuk i ndali aksionet dhe përpjekjet që dal nga dalë, pjesë-pjesë të çliroheshin. Sot e festojmë edhe 100 vjetorin e rilindjes së Shqipërisë e cila lindi me gjak e me shpatën e Skënderbeut dhe luftëtarët e Shqipërisë”

Ne veprimtarinë tuaj, nëse nuk është në interes të kombit, këqyr zgjidh diçka tjetër, sepse kombi jeton dhe është sikur një lumë që rrjedh, parandej t’i shërbeni kombit tuaj, nëse doni të jeni edhe evropian të mirë.

Kryesia e LKSh “Aleksandër Moisiu”. Pritje në Hotel “Mozart”, Vjenë

“ Evropa ka nevojë për shqiptarë autentik, për shqiptarë të vetvetes”.

“ Kombi i cili i ka treguar aftësitë e tij duke iu shërbyer të tjerëve, herë si perandor, herë si vezir, zabitllarë, herës si papë, si inxhinier etj.”
“ Marrja me letërsi e art, tregon se ju i keni shumë gjëra të qarta, por në rrugën e juaj do keni detyra gjithnjë e më të mëdha dhe të mos ndaleni para sfidave në rrugën për të krijuar diçka më të mirë”.
“Edhe shteti ku ju jeni, Austria, kur e sheh që ju po punoni për të mirën tuaj, për atdheun tuaj, do jeni në sytë e tyre njerëz të nderuar”.

Thanë për Adem Demaqin:

Dr.Sabri Kiqmai: “Është nder i madh për mua që para jush ta prezantoj z. Adem Demaçin, shkrimtar dhe më shumë se shkrimtar, veprimtar dhe më shumë se veprimtar, por dihet se Adem Demaçi është simboli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Krahas gjendjes së rëndë në burg ai kurrë nuk e ndërpreu krijimtarinë letrare. Jam i lumtur që sot para nesh gjendet vepra e përbërë nga dhjetë libra të botuar me përkrahjen e qeverisë së Kosovës”.

Sidonia Kall: “Më vjen mirë që jam këtu me fituesin e çmimit Saharov dhe njërin nga shkrimtarët më të mëdhenj të Kosovës.

Prof. Dr. Shyqyri Galica,. Adem Dema, prirjen e tij krijuese e nis me tregime, madje ende si gjimnazist, për të dal me 1958, me romanin e tij të njohur “Gjarpinjtë e Gjakut”, i cili për dekada me radhë do bëhet një bestseller shumë i kërkuar, veçan nga të rinjtë atdhetarë, vepra më e kërkuar dhe e lexuar nga shqiptarët në ish Jugosllavi.

“Si atdhetar Adem Demaqi e nis veprimtarinë atdhetare për liri dhe bashkim kombëtar, e kjo do t’i kushtoj duke i vuajtur njëzet e tetë vjet në burg të rëndë nëpër kazamatet jugosllave”.


Dhuna dhe trafikimi njerëzor shqetësim global



Nga Mimoza Dajçi


OKB - New York, shkurt 2016. Si ngrohja globale ashtu edhe dhuna e trafikimi i qënieve njerëzore përbën një shqetësim të madh jo vetëm në SHBA, por edhe në botën mbarë. Për tu ndalur rreth këtij problemi të rendë social pak ditë më parë në një nga ambjentet e Kombeve të Bashkuara në Manhattan - New York, zhvilloi punimet Konferenca për parandalimin e dhunës në familje dhe luftës kundër trafikimit njerëzor.

1 Edhe te hujte me Miss

Rev. Que English së bashku me bashkëshortin e saj Tim English me punën e tyre të palodhur dy vjeçare i janë përkushtuar parandalimit të këtyre fenomeneve që dëmtojnë imazhin e jetës sociale në SHBA, e asaj globale në tërësi. Duhet theksuar se Rev. Que English ka hedhur kandidaturën e saj për Senat në Zonë 36 Bronx - New York. Ajo njihet tashmë si një mike e mirë e shqiptarëve dhe mbështetëse e fushatës elektorale për Assamblyman Z. Mark Gjonaj. Shpresojmë të fitojë pasi puna e saj është tepër e suksesshme në ndihmë të komunitetit amerikan Bronx, New York City e SHBA.
E ftuara speciale e kësaj Konference të rëndësishme ishte Komisioneria e lartë e UN-it për të drejtat e gruas Znj. Gaynel Curry, e cila pasi i bëri një ekspoze situatës në vend për dhunën në famije, trafikimit të qënieve njerëzore dhe abuzimit seksual me të miturat, u ndal tek shifrat maramendëse që trondisin new jorkezët ku mbi 2200 fëmijë figurojnë të humbur vetëm në New York. Fakte tepër tronditëse këto për çdo familje e individ të dëmtuar. Znj. Curry tha se përveç detyrës që ka përsipër UN për zgjidhjen e këtyre konflikteve dhe problemeve madhore për një jetesë normale dhe të qetë duhet pa tjetër të angazhohen forcat qeveritare, politike, rendit, strukturave të policisë, klerit dhe organizatave jo qeveritare.
Siç jemi të ndërgjegjshëm pas çdo shkaku vjen edhe një pasojë, dhe shkaqet që ndikojnë direkt në prurjen e këtyre fatkeqësive njerëzore janë mos edukimi i mjaftueshëm, mungesa e arsimimit e varfëria. Sipas gjithë diskutantëve përpjekjet për të luftuar e kuruar këto plagë të rënda të shoqërisë nuk kanë për të rreshtur kurrë, sigurisht rruga është e gjatë dhe e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur. Koordinimi i punës së mirë me frymë bashkëpunimi mes viktimës, mos heshtjes nga ana e saj me organet përkatëse do të jetë gjithmonë i suksesshëm.
Konferenca zhvilloi punimet për rreth 2 orë e 30 minuta, mes diskutimesh e pyetjesh të shumta, më pas pjesëmarrësit u ndanë në grupe pune, duke dhënë seicili grup opinionin e tij rreth suportit që duhet ti jepet viktimës së rastit.
Idetë dhe opsionet e organizatës tonë - The Women's Organization "Hope & Peace" u shpalosën më së miri nga Miss New York-u Zonjusha Serena Buçaj dhe specialistia e fushës së kriminalistikës Znj. Iris Dulo.
Ardhja e Miss New York-ut - Serena Buçaj dhe fjala e mbajtur e saj në këtë panel u prit me dashamirësi, respekt e duartrokitje. Në këtë takim ajo shoqërohej nga e ëma e saj Znj. Krisitina Buçaj. Kauza për të cilën u nisëm drejt Godinës së UN-it për të mbështetur si organizatë gruaje, tërhoqi vëmendjen Serenës për tu bërë pjesë, dhe së bashku me të ëmën na falenderuan për oportunitetin që i ofruam.
Për ta konkretizuar drejtimin që mbart kjo konferencë ndaj dhunës në familje, organizata jone ftoi si pjesëmarëse edhe një nënë të re shqiptare për t'ju dhënë ndihma e duhur nga personat e duhur për problemet e rënda sociale që ajo po përjeton. Nga kontaktet e bisedat me specialistë të ndryshëm ajo mbeti tepër e kënaqur, me shpresë zgjidhjen e hallit që mban mbi supe.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin përfaqësues të shtetit në New York, policisë, klerit, NGO të ndryshme, përfaqësuesja e Zyrës së Senatores Ruth Hasell Thompson Znj. Carolyn Jones, si dhe poetja dhe humanistja e njohur shqiptare - amerikane Znj. Rita Saliu, e cila sapo ka nxjerrë nga botimi librin e saj më të fundit "Ndjenjë perëndie" e në grupin tonë të punës dha mendime të vyera për suportin që duhet ti jepet femrës së dhunuar e malltrajtuar. Me ne gjithashtu në këtë eveniment ishte prezent edhe fotografi dhe aktivisti i komunitetit tonë Z. Alekx Selimaj.
Pas përfundimit të punimeve konferenca la hapur takimet dhe kontaktet mes të pranishmëve në pritje për zhvillime të reja.

2016-02-24

Festivali i Zagrebit, pjesëmarrës filmat “Kukumi” dhe “Babai”

“Kukumi”, me regji të regjisorit Isa Qose dhe “Babai”, me regji të Visar Morinës janë dy filmat artistikë të metrazhit të gjatë që do të shfaqen në kuadër të Festivalit të Filmit të Shqiptar, që ka nisur në Zagreb. Edhe ky festival do të mbahet në kuadër të përvjetorit të tetë të Pavarësisë së Kosovës, dhe për këtë festival, në një prononcim më të hershëm pati konfirmuar edhe ambasadorja e Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci.
Festivali  i Zagrebit, pjesëmarrës filmat “Kukumi” dhe “Babai”
Ky festival organizohet nga Shoqata “Dea”, në Zagreb, dhe mbahet nën patronazhin e Ambasadës së Kosovës në Kroaci. “Babai”, i regjisorit Morina është filmi i parë i metrazhit të gjatë, pasi deri më tani ka realizuar vetëm filma të shkurtër, me të cilët është prezantuar edhe në nivel ndërkombëtar. “Babai” shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë, i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve nëntëdhjetë, ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Ndërkaq që në vitin që lamë pas, në mesin e 25 filmave të huaj si më të mirët në 25 vitet e fundit, ishte edhe filmi kosovar “Kukumi”. Regjisori Isa Qosja atë kohë u shpreh se ky lajm është shumë i rëndësishëm dhe tejet befasues. Ai nuk ka ditur më herët se ekziston një vlerësim evropian për filmat në retrospektivë, që selektimin e këtyre 25 filmave e kanë bërë kritikët e filmit nga e gjithë bota.

“Ky lajm është shumë i rëndësishëm për mua, tejet befasues. Nuk kam ditur se ekziston një vlerësim i tillë. Kam mësuar vetëm kur më kanë lajmëruar se filmi “Kukumi”, është në mesin e 25 filmave më të mirë në 25 vitet e fundit nga 25 shtete të Evropës”, ka thënë regjisori Qosja. Filmi “Kukumi”, i zhanrit dramë ka pas premierën në vitin 2005, dhe është shpërblyer me disa çmime ndërkombëtare. Në këtë film me rolet e tyre u patën përfshirë aktorët si Luan Jaha, Anisa Ismaili, Donat Qosja, Yllka Gashi. Ndërkaq që më herët dhe në Tiranë filmi “Kukumi” dhe “Babai” kanë marrë shumë vlerësime nga kritika dhe publiku që i ka ndjekur në festivale.

Nga Andreas Foerster, Spiegel :Dosier i rrallë e mbresëlënës! Ja si lindi terrorizmi islamik

Gjatë sulmit në Xhaminë e Madhe në Mekë në vitin 1979, vdiqën rreth 1 mijë njerëz. Për të mposhtur terroristët, qeveria e Arabisë Saudite bëri një pakt faustian- me pasoja edhe sot: ishte ora kur lindi terrori islamik

‘La ilaha ila Allah’- me thirrjen ‘Nuk ka asnjë zot tjetër përveç Allahut’, nisën lutjet e mëngjesit nga minarja e shtatë e xhamisë së Mekës. Është ora 5:18 e 20 nëntorit 1979. Mijëra besimtarë janë mbledhur në oborrin e xhamisë në këtë mëngjes të veçantë: Nis një shekull i ri sipas kalendarit islam, data 1 Muharrem e vitit 1400. Por bota nuk e dinte se pikërisht këtu, në vendin më të shenjtë të Islamit, do niste për herë të parë terrori islamik.
 Rauch über der Moschee:  Die Besetzer nahmen Pilger als Geiseln, immer wieder...
Në këtë mëngjes nëntori, një hordhi me fondamentalistë të armatosur, sulmoi xhaminë, nën udhëheqjen e Juhayman ibn Muhammad ibn Sayf al-Otaybi, një ish- ushtarak i Gardës Kombëtare të Arabisë. Pelegrinët u mbajtën peng për ditë të tëra, përpara se ushtria saudite të niste aksionin, që përfundoi pas dy javësh me një pellg gjaku dhe rreth 1 mijë të vdekur.

Në Arabinë Saudite, edhe sot e kësaj dite ky sulm është një tabu dhe atje zyrtarisht kjo njihet si një vepër e një grupi të vogël, të izoluar fanatikësh, pa lidhje me terrorin e sotëm. Por Juhayman, lideri i rebelëve të Mekës, është idhulli i ‘udhëheqësve të terrorit’. Osama bin Laden dhe Abu Musab al-Zarkaëi, janë shprehur hapur jo vetëm për luftën ndaj jobesimtarëve, por edhe për një Islam të pastër. Edhe propaganda dhe ideologjia e Shtetit Islamik bazohet në shkrimet e Juhayman, që sot shpërndahen dhe shiten me sukses në një pjesë të madhe të botës myslimane.

Gazetari me origjinë nga Ukraina, Yaroslav Trifomov ka publikuar në vitin 2008 një libër për shkaqet dhe pasojat e sulmit mbi Xhaminë e Madhe. Më vonë, ekspertët e Islamit dhe historianët e shohin këtë sulm si ditën e lindjes së terrorit islamik. Nga Meka nisën gjurmët e gjakut, që vazhduan në botën islamike e deri në Perëndim, në Nju Jork, Madrid, Londër dhe Paris. Ishte një mëngjes i ngrohtë atë 20 nëntor të vitit 1979, kur nisën të dëgjohen krismat e para, ndërkohë që njerëzit faleshin.
 Ende der Besetzung:  Erst am 4. Dezember 1979 legte der letzte Aufrührer die...
Të hapësh zjarr në këtë vend të shenjtë është një mëkat i rëndë, një sakrilegj. Të arratisesh është e pamundur, portat e xhamisë janë të mbyllura me zinxhirë të rëndë. Një burrë me flokë të gjata e të përdredhura deri në shpatulla i rrëmben mikrofonin imamit dhe nis të japë urdhëra ushtarakë. Të rinj të armatosur rëndë patrullojnë në Qabe, faltoren kryesore të Islamit. Ata tërheqin mitralozët pas vetes dhe i vendosin mbi minare. Pelegrinët i ndajnë sipas kombësisë, përkthyesit përkthejnë çdo fjalë.

Të gjithë duhet të kuptojnë mesazhin e udhëheqësit, që shpërndahet përmes altoparlantëve të xhamisë për mbarë botën: Më në fund po plotësohej një profeci e lashtë, fundi i botës siç njohim dhe fitorja finale e Islamit mbi jobesimtarët. Por kush është njeriu me flokë të zeza kaçurrele, Juhayman-i (përkthehet: i errëti) që ka marrë peng mijëra besimtarë? Ai është një vahabist i devotshëm, i lindur në vitin 1936 në një familje beduine, një kundërshtar i njohur i familjes mbretërore saudite dhe i modernizimit të shpejtë ekonomik e shoqëror të Arabisë Saudite, në kohën kur vendi po përjetonte bumin e naftës.
 Neue Pilger küssten die Kaaba , während sich am 29. November noch etliche...
Kinematë, klubet, ekspozitat e artit janë të papajtueshme me Islamin njësoj si futbolli, televizori apo materialet e luksit. Juhayman sulmon edhe familjen mbretërore, anëtarët e së cilës bëjnë udhëtime luksi në vendet perëndimore me të gjitha veset e imagjinueshme. Ai gjen përkrahës mes të rinjve vahabistë arabe, që kanë studiuar në universitetet e Medinës, Mekës dhe Riadit. Juhayman beson se studenti Mohammed Abdullah al-Kahtani është një Mehdi: Një i përzgjedhur nga Zoti për të udhëhequr një betejë apokaliptike kundër të krishterëve dhe hebrenjve, për të krijuar një shoqëri ideale, që tani e tutje do udhëheqë botën islamike.

Sipas profecisë, Mehdiu do të shfaqet në fillimin e një shekulli të ri islamik në Qabe, në Mekë. Që në vjeshtën e vitit 1978, Juhayman përgatit sulmin mbi Mekë. Më 20 nëntor të vitit 1979, ai shpall fundin e botës dhe prezanton mikun e tij, studentin al-Kahtani si Mehdi. Në hijet e Qabesë shfaqet Mohammed Abdullah al-Kahtani me një automatik në dorë. Disa nga pelegrinët bien në gjunjë dhe i premtojnë besnikëri. Ata lirohen nga rebelët. Qëllimi: të shpërndajnë në mbarë botën lajmin se Mehdiu mbërriti.
 In der Großen Moschee am 23. November 1979:  Nachdem die Pilger dem...
Mbreti Saudit, Khalid dëshiron që të vendosë ushtrinë kundër terroristëve- por profeti e ka ndaluar shprehimisht që të luftohet në qytetin e shenjtë të Mekës. Klerikët dhe dijetarët e thirrur prej tij janë përpara një dileme. Një fatva mund të zgjidhë çështjen, por ata janë në dilemë. Mehdiun nuk e njohin, por ndajnë disa prej ideve me rebelët, pasi kritikojnë modernizimin e Arabisë Saudite. Zgjidhja është një marrëveshje me pasoja: Ata do lëshojnë një fatva, që regjimi të përdorë forcën për t’i dhënë fund krizës së pengjeve, por nga ana tjetër, udhëheqësi saudit duhet t’i japë fund tendencave të liberalizimit shoqëror në vend.

Familja mbretërore duhet të përdorë një pjesë të mirë të miliardave nga tregtia e naftës për të përhapur në botë islamin vahabist. Në fakt, dijetarët myslimanë e detyruan mbretin që të zbatojë programin e Juhayman, për ta hequr qafe atë. Kështu, Arabia Saudite ndryshoi përsëri, duke u bërë një shtet konservator islamik. Ndërkohë ishin përhapur thashetheme në mbarë vendin për ngjarjet e Mekës. Edhe diplomatët amerikanë vetëm sa mblidhnin mbeturina informative. Në Uashington mendohej gabimisht se pas terrorit qëndronte regjimi i shitëve në Iran.
Irani reagoi me zemërim duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin.

Spekulimet u përhapën me shpejtësi në botën myslimane. Në Pakistan, ambasada amerikane u sulmua dhe iu vu flaka. Edhe në Indi e Bangladesh u sulmuan konsullatat amerikane. Në Mekë, pas dy ditësh, nis sulmi ushtarak në Xhaminë e Madhe. Më vonë, qeveria saudite bëri të ditur se ka 300 të vdekur. Vëzhguesit e pavarur dhe dëshmitarët thonë se janë rreth një mijë të vdekur në të dy krahut. Edhe gazetari Trofimov thotë se kjo është shifra e saktë. Ndërtesa dëmtohet rëndë.

Rebelët tërhiqen në brendësi të kubesë, në disa prej labirinteve nëntokësore. Beteja zgjat dhjetë ditë. Ushtria saudite, e ndihmuar nga një njësit special anti-terror francez, i nxjerr disa rebelë nga tunelet me gaz lotsjellës. Kur ushtarët shpërthejnë edhe derën e fundit të çelikut, ku fshiheshin rebelët, përtokë gjenden të shtrirë një duzinë burrash. Mes tyre dhe Juhayman. Më 4 dhjetor të vitit 1979, pushtimi i xhamisë kishte marrë fund. Për ditë të tëra, televizioni saudit tregoi trupin e Mohammed Abdullah, Mehdiut të pretenduar, që duhej të ishte i pavdekshëm.
Juhayman-it iu pre koka më 9 janar 1980, përpara mijëra njerëzve.
  Dosier i rrallë e mbresëlënës! Ja si lindi terrorizmi islamik
Edhe 63 pasues të tij u ekzekutuan. U falën vetëm ata që ishin më të rinj se 16 vjeç. Që Juhayman do bëhej një idhull për princërit e terrorit, që do vinin më vonë, nuk konsiderohej e mundur. Uashingtoni e mbylli shpejt këtë dosje, kjo edhe për shkaqe pragmatiste. Më 12 dhjetor 1979, Bashkimi Sovjetik kishte nisur pushtimin e Afganistanit, SHBA kërkonte që të devijonte zemërimin islamik. Me para, armë dhe ndihmën e familjes mbretërore saudite, amerikanët formuan një front me fondamentalistë islamikë kundër pushtuesve sovjetikë.

Në të njëjtën kohë, me ndihmën e sauditëve, ata ndërtuan një bazë të madhe ushtarake në sulltanatin e Omanit dhe u përkushtuan për mbështetje ushtarake për vendet e rajonit. Doktrina e qeverisë Carter është ende në fuqi. Në këtë mënyrë, prania masive amerikane në Gji është gjithashtu pasojë e sulmit në Mekë. Por kjo prani ushtarake, siç shkruan gazetari Yaroslav Trofimov, ka motivuar turmat e luftëtarëve të shenjtë për të krijuar organizata të tilla si Al Kaeda dhe Shteti Islamik.

Rauch über der Moschee: Die Besetzer nahmen Pilger als Geiseln, immer wieder... Ende der Besetzung: Erst am 4. Dezember 1979 legte der letzte Aufrührer die... Neue Pilger küssten die Kaaba , während sich am 29. November noch etliche... In der Großen Moschee am 23. November 1979: Nachdem die Pilger dem...

Aplikacioni që i mbron të rinjtë nga ISIS-i

Gjendet zgjidhja! Aplikacioni që i mbron të rinjtë nga ISIS-i
Të rinjtë duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin që të mos radikalizohen. Një punëtore sociale nga Gjeneva dëshiron t’i ndihmojë në këtë drejtim. Telefonat inteligjentë do t’i mbrojnë të rinjtë të mos radikalizohen. Kshtu pohon Mathilde Chevée, punonjëse sociale nga Gjeneva. Ajo do të lançojë një aplikacion përmes të cilit të rinjtë do të shkëmbejnë me njëri-tjetrin dhe do të ndihmohen…, ka transmetuar televizioni publik zviceran SRF. Aplikacionin, në fakt, e kanë zhvilluar studentët e shkollës së lartë «Crea» në Gjenevë dhe quhet «Otop». Ai iu ofron të rinjve një rrjet lokal, në të cilin nuk mund të përzihen të rriturit. Aty të adoleshentët mund t’i ndajnë preokupimet që kanë. Në rast se i ndihmon një tjetri, shpërblehesh. Chevée, ish-eksperte e marketingut, ka zhvilluar një studim për aplikacionin me qëllim hulumtimin e shanseve komerciale të këtij aplikacioni kundër sjelljeve të rrezikshme dhe ç’radikalizimit. Punëtorja sociale mendon që ofertat ndihmëse duhet t’i joshin të rinjtë dhe ato t’i marrin seriozisht. Grupi terrorist po tërheq shumë të rinj në radhët e veta duke e përdorur këtë parim, është shprehur ajo. ISIS-i është shumë i suksesshëm në rrjet, sepse iu lë përgjegjësi vetë të rinjve. Projektin Chevée e kishte prezantuar në një konferencë për punonjës socialë në Gjenevë. Për jetësimin e tij, asaj i duhen 200 000 franga. Dhe, gjysmën e parave ajo e ka siguruar përmes donacioneve të fondacioneve. 

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...