2016-12-03

POEZIA BASHKËKOHORE PO AVANCOHET

POEZIA BASHKËKOHORE PO AVANCOHET



Shkruan : Bilall Maliqi

Shkrimtari dhe kritiku letrar Halil Haxhosaj lindi në Prekolluk të Vokshit më 1946. Mësimet fillestare, Shkollën Normale dhe SHLP-Dega Gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në Gjakovë, ndërsa Fakultetin në Universitetin e Kosovës në Prishtinë Një kohë punoi mësues dhe arsimtar në Cërmjan të Dushkajës, ndërsa tash është profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë. Është edhe kryetar i Degës së Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës në Gjakovë dhe anëtar i kryesisë së Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës. Është autori i 13 veprave të gjinive të ndryshme letrare. Ideja jonë që ta zhvillojmë një intervistë me shkrimtarin dhe kritikun letrar Halil Haxhosaj ishte që të njihemi më përsëafërmi ne lexuesit e Kosovës Lindore përmes faqeve të revistës sonë me zotin Haxhosaj, e që shkrimtari me kënaqësi pranoi ftesën tonë për intervistë…
Image result for cikël poetik nga Halil Haxhosaj
* Zoti Haxhosaj, keni botuar bukur vonë vepër, por kur e keni shkruar gjegjësisht botuar poezinë e parë?

Me shkrime kam filluar të merrem që në fëmijëri. Në bankat e shkollës fillore më kujtohet se m’u ka recituar një poezi kushtuar dëshmores Ganimete Tërbeshit në valët e Radio Prishtinës. Atëbotë gazetari i zgjodhi disa poezi e ndër to edhe timen. Ndërsa poezinë e parë e kam botuar në vitin 1966 në panoramën e grupit letrat “Afërdita” të Normales së Gjakovës, në faqet e “Zanit të rinisë”. Prej atëherë poezitë dhe shkrimet e mia janë botuar në të gjitha gazetat e revistat tona letrare të kohës. Madje disa prej tyre janë botuar edhe në “Nëntori” e “Drita” të Shqipërisë, që atëherë ishte mburrje dhe krenari për çdo krijues, por ishte edhe një problem ideo-politik i kohës.

*Viti 1992 shpalosi një krijues para artëdashësve me librin “Damarë të ringjallur”, autorë i së cilës jeni Ju, ju lutemi na i përshkruani emocionet e juaja atëbotë kur fituat epitetin poet?

Po, kështu është saktësisht, por … Ky libër fatkeqësisht ka pritur më se 10 vjet në Edicionin e botimeve të “Rilindjes” për t’u botuar, që nuk është botuar, as sot e kësaj dite nuk e di pse. Në vitin 1992 Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi” i Gjakovës rifilloi me edicionin e botimeve, kuptohet me vetëfinancim të autorëve, dhe pasi që e kisha gati librin në dorëshkrim e botova dhe u ndava i kënaqur. Për këtë libër janë shkruar recensione dhe është vlerësuar mirë. Më beso se kur është botuar ky libër i imi i parë poetik kam pasur të njëjtin gëzim sikur kur më ka lindur fëmija i parë. Edhe titulli është një sintagmë poetike që korrespondon me kohën dhe peripecitë e saj.

*Jeni shkrimtar, shkruani poezi, prozë, kritikë letrare dhe poezi haiku, na thuani cilit ligjerim poetik apo cilit zhanër letrar i jipni përparësi më tepër?

Deri tash të botuara 13 vepra letrare me poezi, një me tregime, një roman, një me kritika letrare dhe një vepër me poezi haiku, që është një formë e rrallë në poezinë tonë. Bile në Kosovë e shkruajnë 4-5 poetë. Në dorëshkrim i kam edhe 5 vepra të tjera, por tri janë të gatshme për shtyp. Nuk di si të them. Më shumë kam shkruar poezi, por me kënaqësi e shkruaj edhe prozën e sidomos kritikën letrare, sepse këtë ma mundëson profesioni im prej profesori të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Madje që disa vite e ligjëroj letërsinë bashkëkohore në klasat e fundit të shkollimit të mesëm të lartë, që më jep mundësi ta njoh mirë këtë segment të letërsisë sonë bashkëkohore, duke u përballur gjithnjë me veprimtarinë tashmë të bollshme letrare në të gjitha trojet shqiptare, madje edhe në diasporë. Pra, për mua nuk kanë përparësi asnjëri zhanër, por varet prej detyrës që ia vej vetit për ta kryer.

*Çfarë mendoni për poezinë e viteve të ’90-ta kur ju vetëm dolët me librin tuaj të parë dhe poezisë së sotme bashkëkohore tërhiqni një diagonale?

Poezi shqiptare bashkëkohore fatmirësisht gjithnjë po vjen duke u avancuar. Gjithnjë po pasurohet me tematikë, strukturë, figuracion dhe elemente të reja e moderne. Kjo është një mundësi që nuk ishte në kohën e totalitarizmit as andej, e as këtej. Madje askund. Por, duhet pranuar se këto prurje kuantitative kaq të mëdha lënë gjurmë të një kualiteti paksa më të pavërejtur. Pra, në këto vite nuk kemi emra të mëdhenj si të viteve ’60, ’70 e ’80-ta, por kemi një rrjedhë që ka gjurmën e vet cilësore dhe evidente. Unë nuk dua të përmend emra sepse ndokujt mund t’i hy në hak, siç i thonë fjalës. Ndërsa, poezia, dhe letërsia bashkëkohore e shekullit të ri, pra e shekullit XXI ende nuk ka shënuar dhe trasuar rrugën e vetë krijuese, që do ta kishte petkun simbolik sikur ajo e shekujve XVIII, XIX dhe XX. Por, ka kohë sepse është fillimi i këtij “sezoni” krijues i të gjitha zhanreve. Është mirë sepse tash poezia shqipe i ka zhveshur uniformat e ideologjive sociale, partiake dhe të sistemit totalitar dhe frymon tjetërsoj dhe më shlirshëm, duke u çliruar prej normave ideore të partishmërisë në art, etj. Por, frikësohem se mungon paksa cilësorja dhe artistikja, por koha është ajo që gjykon dhe vlerëson gjithçka. Kështu do të veprojë edhe me letërsinë në përgjithësi dhe me poezinë në veçanti.
Kritika letrare

*Në cilësinë e kritikut letrar si e shihni ju sot poezinë, prozën dhe zhanret tjera latrare , ka vlera dhe sa është kritika letrare objektive dhe korrekte?

Për vlerat e krijimtarisë sonë letrare u shpreha më lartë, ndërsa sa i përket kritikës letrare kam një vlerësim dhe mendim tjetër. Kritika bashkëkohore letrare më duket se është në nivelin e krijimtarisë sonë letrare në përgjithësi. Këtë e them sepse nëse kemi vepra kualitative kemi edhe kritikë të tillë, por edhe e kundërta. Kjo më se miri shihet nga shkrimet që bëhen për vepra letrare në faqet e gazetave, revistave dhe në webfaqet e internetit sot. Nuk po them për “fjalët” që mbahen me rastin e përurimit të veprave të sapo botuara sepse, aty gjithçka ka vetëm kritikë objektive e të mirëfilltë letrare nuk ka. Poashtu, kritikës dhe kritikëve u mungon objektiviteti edhe atëherë kur shkruajnë “me porosi”, apo me “njohësi”. Këto janë anët më të dobëta të kritikës sepse e ulin atë, e zvetënojnë, madje edhe e zhvlerësojnë. Megjithatë, sot botohen vepra me vlerë të pamohueshme, madje edhe të dallueshme me kritika e studime letrare. Edhe diçka. Kritika e sotme e ka të vështirë t’i përcjellë të gjitha botimet letrare që bëhen sot kudo në trojet shqiptare dhe në diasporë. Mbase, këtu mund t’u “hyjë” në hak disa veprave që kanë vlerë dhe dallohen nga të tjerat. Por, besoj se gradualisht do të arrihet edhe kjo.

*Jemi dëshmitar se kohëve të fundit ka botime të shumta, a mendoni se ndër shtëpi botuese është futur komercialiteti dhe librat dalin me apo pa kritere dhe libra të tillë sa e rrezikojnë letërsinë tonë, kush duhet ta thotë fjalën e fundit këtu përveq kritikës?

Po, është vërtet ashtu siç pohoni. Në këto botime të shumta nuk ka vlerë, cilësi, art dhe mjeshtri. Kush ka “lekë” mund të botojë vepër letrare me poezi, prozë, dramë, roman etj. Veprat e tilla janë vetëm për komercializëm. Njëjtë veprojnë edhe shumica e shtëpive tona botuese. Kuptohet këtu nuk mund të radhiten të gjitha, sepse ka edhe shtëpi botuese që plasojnë vepra me cilësi dhe vlerë të lartë artistike. Merreni me mend ka shtëpi botuese, sidomos shtypshkronja, që nuk i dinë premisat elementare të botimit të librit. Andaj, sot botohet gjithçka. Botohen libra e vepra përplot gabimet teknike e sidomos gjuhësore, drejtshkrimore dhe gramatikore. Merreni me mend çka do të thotë kur vepra poetike, me tregime, romani apo edhe publicistike e shkrimtarit që ka mbi 5-10 vepra është përplot gabime gjuhësore e gramatikore. Çka do të thotë lexuesi i kujdesshëm e sidomos nxënësi e studenti. Gjera të tilla ndodhin edhe në disa tekste shkollore, andaj mësuesit, arsimtarët, e sidomos profesorët janë në “hall” me këto gabime. Këtë po e them nga përvoja e ime prej profesori të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Të gjitha veprat e tilla jo vetëm që e rrezikojnë, por edhe e nënvlerësojnë dhe e nënçmojnë letërsinë tonë. Për këto gabime e gafe fjalën duhet ta themi të gjithë ne krijuesit, sepse nuk duhet të pranojmë t’i redaktojmë veprat e tilla. Por, autoritetin e madh do ta luante sektori adekuat pranë Ministrisë së Kulturës, që këtu në Kosovë quhet “Këshilli i librit”. Ai duhet të financojë cilësi e jo njohësi, familjarizim, nepotizëm e të tjera, sepse e tillë do të jetë edhe letërsia e jonë dhe veprat që botohen nga ai fond.

Poezi haiku

*Ju shkruani edhe poezi haiku, na thuani sa është vështirë të shkruhet në këtë zhanër?

Në vitin 2009 kam botuar përmbledhjen e parë me poezi haiku “Puhizë zemre”, që është pritur mirë nga lexuesi dhe nga kritika. Kjo më ka inkurajuar që të shkruaj prapë këtë formë poetike, e cila deri tash ka qenë e pakultivuar në poezinë tonë. Bile, këtu e kam “gjetur veten” si poet, sepse haiku që e ka origjinën dhe zhvillimin e vet në poezinë japoneze jep mundësi të shprehjes intime, ndjenjësore dhe të tjera. Kjo formë është një begati e shprehjes dhe figuracionit poetik. Madje haiku është një jetë më vete e bukurisë, natyrës dhe shprehjes poetike. Para disa ditësh e kam bërë gati për botim edhe librin e dytë me poezi haiku “Puhizë shpirti” që pres ndonjë donator për t’i siguruar lekët për ta botuar. Në proces të krijimit e kam edhe librin e tretë me haiku me titull “Puhizë përjetësie” që do të shënojë një triptik me haiku, që mbase do të jetë vepra e parë triptik e këtij lloji në poezinë e haikut në poezinë shqiptare. E kam obligim të them se për t’u marrë me shkrimin e haikut më ka ngacmuar poeti nga Tropoja, Gjon Neçaj, të cilit i jam mirënjohës. Poashtu, merita për këtë ka edhe babai i haikut shqiptar, poeti dhe krijuesi Milianov Kallupi. Për të gjitha këto e shkruaj këtë formë mbretërore poetike, këtë “trevargësh japonez”që më ka “flejtë” në shpirt dhe po më ngacmon gjithnjë.

*Në vitin 2006 keni fituar çmimin e tretë për kritikë letrare në konkursin e shpallur nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe gazeta “Drita” në 75 vjatorin e lindjes së Dritëro Agollit, na thuani diç më tepër?

Kam fituar disa shpërblime për poezitë dhe shkrimet e mia në përgjithësi. Ndër më të përzemërta për mua janë çmimi i tretë për poezi në konkursin anonim letrar nga revista letrare “Jeta e re”, pastaj çmimi krijues i vitit i ndarë nga Drejtoria për kulturë e Gjakovës, çmimi i tretë për kritikë letrare i ndarë nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë dhe çmimi i dytë për poezi dhe dy çmime speciale për kritikë letrare në Manifestimin “Pegasi” 2009 mbajtur në Gjirokastër. Çmimi i tretë për kritikë letrare i marrë me rastin e ditëlindjës  së Dritëro Agollit është i një rëndësie të veçantë. Këtë e them sepse ka qenë një rast historik për vet shkrimtarin Agolli në këtë përvjetor të 75 të jetës së tij dhe një shprehje e shpërblim për punën time krijuese në përgjithësi dhe të kritikës letrare në veçanti. Më besoni sepse kurrë nuk jam ndie më i privilegjuar se atëherë kur në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë thirret emri im dhe poeti Agolli ma dhuron çmimin. Kritika letrare që fitoi çmimin është “Figura e Kosovës në poezinë e Dritëro Agollit”. Andaj, më dukej se nuk jam në tokë por, diku në lartësi që më rrethonin muzat më të bukura të frymëzimit. Edhe çmimet e tjera kanë vlerë të pamohueshme për mua.
Përkthimet

*Zoti Haxhosaj jeni përkthyer edhe në gjuhë të huaja:në rumanisht, gjermanisht, italisht, polonisht, serbisht etj., na thuani sa jeni të kënaqur Ju me arritjet e juaja?

Po, poezia ime është e përkthyer në këto gjuhë dhe disa të tjera. Madje disa poezi të mia janë të përfshira edhe në antologji të ndryshme poetike. Por, të rëndësishme janë ato në antologjitë e poetëve modernë bashkëkohorë në rumanishte, mandej në polonishte, në anglishte si dhe vepra poetike “Umbra viselor – Hija e ëndrrave” botuar shqip e rumanisht, që është vepra e parë e poetëve kosovarë e botuar kësisoj në shqip e rumanisht në Bukuresht të Rumanisë në vitin 2004. Poezia e ime është e përfshirë edhe në shumë panorama të poetëve shqiptarë që janë të përfaqësuar në gjuhë të huaja. Por, duhet konstatuar se kjo formë e prezantimit të vlerave tona nuk është adekuate, sepse bëhen në mënyrë jo formale. Për këtë, pra për përzgjedhjen dhe përfaqësimin e poezisë dhe letërsisë sonë në gjuhë të huaja duhet punuar më shumë dhe në mënyrë më profesionale. Kështu përfaqësimi i letërsisë sonë, sidomos i kësaj nga Kosova dhe nga vise të tjera shqiptare do të njihet me tepër dhe më mirë nga lexuesi evropianë e botërorë.

*Njiheni me shkrimtarë nga Kosova Lindore dhe sa është bashkëpunimi i juaj me ta?

Njihem dhe shumicën prej tyre i kam edhe miq. I kam lexuar dhe i lexoj me ëndje veprat e tyre dhe mund të konstatoj se ato kanë vlerë. Me shumicën prej tyre jemi takuar në takime të ndryshme letrare në të gjitha viset tona e sidomos në Mitingun e Poezisë që mbahet që 46 vjet në Gjakovë. Madje, disa nga këta shkrimtarë kanë disa vepra të botuar nga zhanre dhe gjini të ndryshme letrare. Është mirë të shkruhet sa më shumë letërsia në këtë pjesë të Kosovës, sepse kështu mbahet gjallë kombi, tradita, historia dhe gjuha. Kështu bëhet gjithçka shqiptare e pavdekshme dhe me vlerë të çmueshme. Kjo pjesë e atdheut, pra Kosova Lindore, ka dhënë emra të shquar të poezisë sonë bashkëkohore si Jonuz Fetahaj, Mexhid Mehmeti, Sadete Emërllahu Presheva, Fehime Selimi, pastaj sot Bilall Maliqi, Nehat Ramizi, Arsim Halili, e ndonjë tjetër.

*Porosia e juaj për lexuesit?

Lexuesit e revistës “Perspektiva i përshëndes ngrohtësisht, ndërkaq juve ju jam mirënjohës për mundësinë që ma dhatë të njihem me ta përmes kësaj interviste. Ju premtoj se tash e tutje do të jem i pranishëm herë pas here me shkrimet e mia në faqet e kësaj reviste. Porosia e ime për lexuesit e saj është që të lexojnë sa më shumë sepse njeriu njihet për kulturën që ka vetëm kur rrëfen sa libra i ka lexuar. Duhet ta keni parasysh se jemi në shekullin XXI që është shekulli i shqiptarëve, andaj nuk duhet harruar kurrë cilët kemi qenë, cilët jemi dhe kush do të jemi në të ardhmen.


********

Nga   Agjencioni Floripress  


Image result for cikël poetik nga Halil Haxhosaj


Kush është Halil Haxhosaj ?

Halil Haxhosaj u lind në Prekolluk (Preklukaj) të Vokshit, më 1946. Mësimet fillestare, shkollën Normale dhe SHLP – Dega Gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në Gjakovë, ndërsa Fakultetin në Universitetin e Kosovës në Prishtinë Një kohë punoi mësues dhe arsimtar në Cërmjan të Dushkajës, profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në QAMO, në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, Shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë, etj. Është edhe anëtar i Lidhjes të Shkrimtarëve të Kosovës, W.P.S (Shoqata e poetëve të botës) dhe Kryesisë së Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë.
Me shkrime letrare ka filluar të merret që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Me shkrimet e veta është fitues i disa shpërblimeve letrare dhe poezia e tij është e përfshirë në disa antologji të poezisë kombëtare shqiptare, evropiane dhe botërore. Poezia e tij është e përkthyer në rumanisht, gjermanisht, anglisht, italisht, polonisht, serbisht si dhe në disa gjuhë të tjera. Në vitin 2006 ka fituar çmimin e tretë për kritikë letrare në konkursin e shpallur nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe gazeta “Drita” në 75 vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit. Po ashtu në Mitingun e 50-të të Poezisë, mbajtur në Gjakovë më 2014 fitoi Çmimin e parë “Din Mehmeti” me veprën poetike “Ekspozitë në stinën e re” si vepra më e mirë e botuar në mes dy mitingjeve.
Halil Haxhosaj shkruan poezi për të rritur dhe për fëmijë, poezi haiku, prozë, kritikë letrare, shkrime për teatër, romane, drama, skenar për film e televizion dhe shkrime publicistike. Është i pari që deri tani ka shkruar triptik me haiku që përbëhet nga tri vëllime (libra) që janë: “Puhizë zemre”, Haiku shqip-anglisht, “Egnatia”, Elbasan, 2009; “Puhizë shpirti”, Haiku, NSH “Jeta e re”, Prishtinë, 2010; “Puhizë përjetësie”, haiku, “Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2015.

Deri tani ka botuar këto vepra:

1.“Damarë të ringjallur”, poezi, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 1992.

2.“Në kafaz me pantera”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1993.

3.“Këngë të ngrira”, poezi, “Jeta e re”, Prishtinë, 1996.

4.“Zëra të grisur”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998.

5.“Hija e orëligës”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 2000.

6.“Pastaj bëhu relikt”, poezi “Rozafa”, Prishtinë, 2003.

7.“Umbra viselor – Hija e ëndrrave”, Bukuresht, 2004.

8.“Pakohësi”, tregime, “Buzuku”, Prishtinë, 2005.

9.“Përimtime letrare”, kritika letrare, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2006.

10.“Fjalë e plagë”, poezi, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2007.

11.“Histori në natën e vranët”, roman, “Ombra GVG”, Tiranë, 2008.

12.“Puhizë zemre”, Haiku shqip-anglisht, “Egnatia”, Elbasan, 2009.

13.“Përkushtime”, poezi, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2009.

14.“Puhizë shpirti”, Haiku, NSH “Jeta e re”, Prishtinë, 2010.

15.“Vështrime në prozën romanore të Petrit Palushit”, kritika, “Ombra GVG”, Tiranë, 2011.

16.“Kur u mësova me dritën”, poezi, botoi LULU, SHBA, 2011.

17.“Shi pa vranësira”, tregime, botoi NSH “Jeta e re”, Prishtinë, 2011.

18.“Pavdekësia e poetit”, poezi e shkrime për D. Mehmetin, botoi KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2011.

19.“Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, Monografi”, botoi, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2012.

20.“Lot e lakmi”, drama, NSH “Jeta e re“, Prishtinë, 2012.

21.“Lexime të poezisë”, kritika letrare, NSH “Jeta e re”, Prishtinë, 2013.

22.“Pasi ngrihet perdja”, shkrime për teatër, NSH “Jeta e re”, Prishtinë, 2013.

23.“Nyjëtime letrare”, vështrime kritike, botoi “Albanezul”, Bukuresht, 2014.

24.“Ekspozitë në stinën e re”, poezi, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2014

25.“Puhizë përjetësie”, haiku, “Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2015.

26.“Hapësirave të letërsisë”, kritika dhe studime, botoi Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2016.

Etj.

Në dorëshkrim ka edhe disa libra të tjerë. Shkrimet për poezinë, prozën, romanin e dramat mund t’i merrni nga parathëniet në libra, por edhe në Google duke shënuar emrin e tij, titullin e librit dhe autorit të shkrimit. Për veprimtarinë e tij kanë shkruar: Din Mehmeti, Ali D. Jasiqi, Agim Vinca, Abdullah Konushevci, Petirt Palushi, Luan Topçiu, Besim Muhadri, Qemajl Juniku, Agim Byci, Muharrem kurti, Tahir Bezhani, Gjon Neçaj, Asllan Osmanaj e disa të tjerë.




Halil Haxhosaj: “Ekspozitë në stinën e re”, poezi, botoi NSH “Jeta e re”, Prishtinë, 2014.

Halil Haxhosaj është emër i njohur në letërsi, sidomos në poezi. Është autor i 22 veprave pothuajse i të gjitha formave dhe gjinive letrare. Shkruan poezi për fëmijë e për të rritur, poezi haiku, tregime, romane, drama, kritikë e studime letrare, recensione, shkrime për teatër, monografi, publicistikë, e të tjera. Deri tash ka botuar 7 vepra me poezi, 2 me poezi haiku, dy me tregime, një roman, dy drama, tri vepra me kritika letrare, studime e recensione, një monografi për Klubin letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, e tjerë.

Vepra që e kemi në dorë është përmbledhje me poezi ku autori, Halil Haxhosaj, shpreh dhe pasqyron ngjyrime të kohës, jetës e katrahurave të saj që burojnë ëmbël e artistikisht nga frymëzimet e poetit. Vepra “Ekspozitë në stinën e re” hapet me poezinë “Në kafenenë e jetës”, që njëherit është prolog dhe çelës, ndër të tjera shkruhet;

Në kafenenë e jetës
Në tavolinën përballë dritës
Rri e shikoj kah hyrja

Para meje mbi tavolinë
Veprat me vargje frymojnë
Vaje të shiut rënkojnë

për ta përfunduar me këto vargje:

Vajet e shiut dënesin e vajtojnë
Në kafenenë e jetës
Bashkë me mua e mysafirët

Kjo vepër është e ndarë në gjashtë njësi qerthullore (cikle poetike) që emërtohen:
1. Ofshamat e telefonit,
2. Buzëqeshja e lajmit,
3. Lot e shi,
4. Jehonë kënge,
5. Ndjenjë malli dhe
6. Ankand publik.

Për qerthullin e parë mund të konstatojmë se poeti ka shkruar vargje kushtuar mikut të tij dhe poetit tonë të madh Din Mehmeti, me rastin e shkuarjes në amshim, në të dytin janë vargjet që kanë shprehje deridiku autobiografike, sepse nën të shënohet data dhe vendi i krijimit që është Stambolli. Në qerthullin e tretë janë të shtrira poezi me vargje përkushtuese për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, Sulejman Vokshin, Azem Shkrelin, Ali Podrimejn, Zahir Pajazitin, Tahir Deskun, Teki Dervishin, Milianov Kallupin, Vaçe Zelën e të tjerë. Derisa në qerthujt “Jehonë kënge” dhe “Ndjenjë malli” shfaqen situata të tjera, madje edhe lirikë intime me tone paksa më të ndjeshme, qerthulli “Ankand publik” mund të quhet edhe prolog i veprës, ngase në vargjet poetike të poezive të tij, poeti Halil Haxhosaj, në mënyrë moderne, e pse jo edhe post moderne e pasqyron jetën bashkëkohore me të gjitha nuancat e saj. Në këto vargje hapet një dritare prej nga lexuesi do të gjejë edhe ndonjë dromcë të jetës së tij me të gjitha ngjyrat, nuancat, përjetimet dhe shtresimet, sepse:

Teshtima kollitje gërhitje
Në mëngjes në drekë në darkë

Ushqimit i ka rënë epidemia
Nuk gëlltitet as nuk përtypet

Ilaçet gjenden me zor
Dhe kushtojnë shtrenjtë

Çudi edhe në barnatore
Shiten në të zezën

Atëherë pse mos të bëjë kërdi
Kjo epidemi në këtë zallahi

“Ekspozitë në stinën e re”, që është vepra e dhjetë me poezi e këtij krijuesi dhe e 23-ta e opusit të tij letrar, e cila shpreh një përvojë të poetikës në veçanti dhe të krijimtarisë së tij letrare në përgjithësi. Andaj, këtu shihet paksa tjetër qasje, tjetër frymëzim, tjetër figuracion e pse jo edhe një formë e strukturim më i avancuar i poetikës së Halil Haxhosajt si poet.
Siç duket ky është qëllimi i krijuesit Haxhosaj, këtij shkrimtari të njohur e të dalluar, gjë që e bën këtë vepër me të arrirë, me të ngritur dhe në përgjithësi më interesante për kritikën letrare, e sidomos për lexuesin.
Poetika e kësaj vepre është e mbarsur me gjuhë të këndshme poetike në njërën anë, por edhe të pasur e të shtrirë në normat e gjuhës së sotme shqipe, çka e pasuron edhe më shumë atë.
(ALI DEMË JASIQI)



********



tbzh
(Vështrim libri nga TAHIR BEZHANI)


“Puhizë përjetësie”, poezi haiku, botoi Klubi Letrar ”Gjon N.Kazazi” Gjakovë, nga shtypshkronja”Lena Grafik”, Prishtinë.



Këto ditë doli nga shtypi libri i njëzet e pestë i autorit të mirënjohur nga Gjakova, Halil Haxhosaj, i cili deri tani ka botuar në të gjitha zhanret e letërsisë shqipe.

Libri i sapo botuar këtyre ditëve,”Puhizë përjetësie”,është libri i tretë me poezi haiku,ku autori arriti qëllimin e filluar që moti, për të krijuar një triptik me këtë lloj poezie . Mendoj se në këtë kuptim, na del si i pari triptik haikian në trevat tona.

Për redaktor të këtij libri, autori ka zgjedhur njeriun e merituar,poetin tropojan,të dashuruarin në poezinë haiku, Gjon Neçaj,ndërsa për recensent,poetin e njohur nga Gjakova, Qemajl Junikun.

Libri “Puhizë përjetësie” i autorit Halil Haxhosaj,ndahet në tre cikle apo qerthuj,ku haiku valon në forma të ndryshme përmbajtësore,natyrshëm, në kuptim të vazhdimit të ecjes jetësore,ku baticat e zbaticat përplasen mureve të zemrës poetike haxhosiane.

Pra sipas ndarjes nga autori kemi:

“Puhizë përjetësie”,Afsh përjetësie” dhe “Dritë përjetësie”

Halil Haxhosaj është një krijues i mirëfilltë i letrave shqipe i cili me vite e dekada,shkruan në poezi e prozë, si tregime,romane,novela,drama,kritika etj.

Ai përherë është pritur mirë nga lexuesit dhe kritika letrare,në trojet shqiptare. Lëvërimi i poezisë me origjinë japoneze,haiku,është shkruar edhe nga shumë të tjerë dhe është thënë se është poezi e rëndë,ngurtësuse,jo elastike në kuptim të shprehjes…

Porse poeti Halil Haxhosaj,ia del me sukses të trajtojë trevargëshin dhe formon individualitetin e tij në botën poetike haikiane në trevat tona.

Halil Haxhosaj,tani si personalitet letrar i letrave shqipe,duke njohur edhe aspektet teorike të letërsisë,me lehtë se shumëkush tjetër di të futet skutave embrionale të krijimtarisë letrare për të nxjerrë në dritë një botë karakteristike, e cila ka shërbesën e dijes dhe pasurisë letrare si qëllim. Kjo pasuri mbetët pjesë e të gjithëve.

Duke shtrydhur me elegancë frymëzimin shpirtëror,pa dyshim se rrjedh edhe e bukura në art. Këtë mendim e konkretizoj me poezitë e autorit që në ciklin e parë,”Puhizë përjetësie”,ku ai me mjeshtri e elegancë shpërthen:

”Ëndrrat e fjetura zgjohen/Pikturojnë jetën e rritës/Gabimet ikin diku në arrati.”

Ose:

” Në zemrën e tij të butë,/Këndohen këngë e gëzime/Natyra qeshet ëmbëlsisht”…

Pra që në pjesën e parë të librit, Haxhosaj,na bind për dijen dhe forcën poetike që posedon brendësia e tij vullkanike shpirtërore. Ai ndien thellë moshën e tij,telashet shëndetësore,prandaj përfton melankolia vargjeve padiktueshëm,dhembshëm,por krenare:

” Gjyshi prek kraharorin/Fërkon zemrën me dorë/Stuhia fryn nga katër anë”. Vargje të ndjeshme !…

Trevargëshi tek shpirti haxhosian,nuk kalon vetëm si një lirizëm mbi natyrshmërinë si frymëzim poetik,por penda e mprehtë e poetit,prek thellësive filozofike të jetës njerëzore.

Kjo është e pashmangshme posaçërisht tek krijuesit në kulminacion të pjekurisë krijuese, e në jetën komplekse ballkanike ,atë në vendin tonë pas lirisë…

Lexojmë:

”Bardhësia në heshtje stuhi/Brenda fortune, jashtë acar/Malli i heshtur moti hesht”,ose:

”Diçka ma përgjon shpirtin/Kambanë malli e pikëllimi/Në rrugët e drejta të jetës”. Me sa mjeshtri poetike ka portretizuar një kohë e situatë me rrjedhat e saj valëve të jetës! Pos lakmisë për bukurinë e thënë,çka tjetër duhet shtuar?..

Poeti e krijuesi Halil Haxhosaj,duke shkruar pasthënien e librit të tij,sqaron për lexuesin se sa fuqishëm e do haikun me të gjitha karakteristikat e tij. Ai shijon vlerat artistike të trevargëshit dhe sqaron shumë arsye në pasthënien e tij.

Por,edhe sikur të mos e kishte thënë atë sqarim,vetvetiu lexuesi i vëmëndshëm e heton karakteristikën e fuqisë poetike dhe sensin e dalë nga thellësi e brendëshme. Edhe në ciklin”Afsh përjetësie” si dhe në atë ”Dritë përjetësie”,komponenta e vargut është gjithnjë e rangut të lartë të fuqisë shprehëse.

Poeti Halil Haxhosaj,me librin më të ri me haiku,ka trajtuar jetën në variante të ndryshme,rininë me natyrën e vet si tërsi,përjetimet e jetës në kohë, në mënyra të ndryshme,ku gërshetohen botët e ndryshme në aspektin e këndvështrimeve,pra ku zhvillohet ideja për luftën e idesë.

Poezitë e përfshira në librin “Puhizë përjetësie”,kanë edhe filozofinë e jetës në tërsinë tonë në këto hapësira. Poezia haiku,në trojet tona është e vonë,por rrugëtimi i saj brenda nesh, është pasuri e pashmangshme.

Prandaj,duke pasur parasysh vlerën e këtyre poezive haiku, si pjesë e këtij libri,mendoj fuqishëm se ky libër poetik ,është një pasuri për bibliotekat tona përsonale ,shkollore e universitare.




Nga Halil Haxhosaj : Triptik për nënën


1.

Sa herë më kaplonin sëmundjet
Nëna ofshante dhe mërmëriste

Pastaj një kokërr kripë
Ma sillte rreth kokës
Të mbërthyer në grusht

E hidhte në zjarr
Duke pëshpëritur
Plastë si kokrra e kripës

Si kokrra e kripës
Hedhur në zjarrin e vatrës
Paste syri i keq
Shërohej sëmundja ime

2.

U përbirove
Nëpër hallkat e një shekulli
Edhe në tjetrin
E nusërove një mot

As Lija e Madhe as Mortja
Nuk të lanë vërragë në fytyrë
Edhe pse të kaluan pragun e shtëpisë

Trokëllimat e shtrëngatave
T’i çakorduan
Fijet e endura shekujve

Nëna ime
Kurrë nuk njohe sulltanë as krajla
Edhe pse zërin ua dëgjove

3.

Mbrëmë derisa po flija
Më erdhi nëna në ëndërr
Me një këmishë të arnuar
Në dorë

Merre më tha
Mbështille lëkurën e prerë
Në sallën e operacionit
Sepse nuk lëngon më

I përmalluar dhe i gëzuar
Desha ta përqafoj e ta përkëdheli
Ajo iku e shndërruar në aromë

Në mëngjes
Një buçetë me lule të freskëta
E kisha të vendosur te koka

Kur u mora erë
Diçka lëvizi në dhomë

Pranvera ia çeli
Petalet natyrës




Përgatiti:Flori Bruqi

Nga Flori Bruqi : Çfarë pasqyron arti në veprat letrare të Jonuz Fetahaj?


“Foleja” dhe Loti i dhimbjes”, janë dy librat e botuar kohë më parë nga shkrimtari i mirënohur shqiptar Jonuz Fetahaj. Të dy librat janë romane për fëmijë.

13883933_10208899926269018_887861722_n
Autori Jonuz Fetahaj, deri tani ka botuar disa libra për të rritur dhe fëmijë, siç janë:

“Shtegtime”,
 “ Pavdekshmëri”,
“Lumi i pa gjumi”,
“Kohës i ranë dhëmbët”,
‘Gjyshi frajer”,
 Përtej ëndrrës”,
 “Sofikada”,
"Virusi i gjyshit"
"Udhëtimi pas mjegullës"


"Loti i dhembjes",
"Foleja" 

Nusja e diellit).

Etj.




Foto Cover di La sposa del sole-Nusja e diellit. Ediz. italiana e albanese, Libro di Jonuz Fetahaj, edito da Edizioni del Faro


Kur ka qenë në shkollë fillore, saktësisht në klasën e gjashtë, Jonuz Fetahaj e ka pasur numrin 13 në ditarin e klasës.

Image result for jonuz fetahaj


Atë kohë ai kishte nisur të shkruante. Shumë dekada më vonë kur Fetahaj është bërë shkrimtar për fëmijë, diçka e bukur e ka lidhur me numrin 13.

Në edicionin e trembëdhjetë të karvanit të shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva” libri i tij me tregime “Zogjtë ikin nga çerdhja” ka qenë njëri nga dy fituesit e çmimit “Ymer Elshani” që ndahet për veprën më të mirë për fëmijë të botuar midis dy edicioneve të Karvanit.

“Jam i lumtur për këtë nderim”, ka thënë  shkrimtari i mirënjohur shqiptar Jonuz Fetahaj. Ai e ka ndarë çmimin bashkë me kolegun e tij, shkrimtarin Islam Balaj, që është shpërblyer për romanin për fëmijë dhe të rinj “Vajza dhe Ylli”.

“Ky çmim ka domethënie të madhe për mua”, ka thënë Jonuz Fetahaj. Çmimi “Ymer Elshani” është ndarë në kuadër të përmbylljes së Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë i cili ka nisur aktivitetet e tij që më 7 mars 2012..

Për çmime  disa vite më parë kanë  vendosur juria në përbërje të Prof.Dr.Xhevat Sylës, Prof.Ramadan Musliut e  Prof.Prend Buzhalës. Sipas arsyetimit të jurisë, libri me tregime për fëmijë “Zogjtë ikin nga çerdhja” respekton prirjet e fëmijës, ndërton poetikën e efekteve edukative dhe imagjinare.

“Tregimet shquhen për unitet të brendshëm artistik, realizojnë mesazhin e përbashkët artistik por edhe strukturën e përbashkët tematike”, shkruhet në arsyetimin e jurisë. "...(Floripress)



“Gropë e thellësi grope
Dy mijë vjet pash në tokë
Aromë dheu
Dardani e Kosovë”

(Vezë e qyqes)



(Jonuz Fetahaj)


Krijuesi duhet parë me dioptrinë e realitetit


“Preokupimi im si krijues, në radhë të parë, është që të pasqyroj fatin e njeriut tonë në kohë dhe hapësirë. Krijuesi duhet parë me dioptrinë e realitetit gjithë atë që e ka kapërcyer nëpër etapa të ndryshme kohore. Shkrimtari i përket kohës dhe ai duhet ta pasqyrojë atë në mënyrë sa më objektive”, thotë Jonuz Fetahaj


Jonuz Fetahaj është shkrimtar që i përket brezit të mesëm të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Tok me një plejadë krijuesish ata bënë emër në krijimtarinë letrare. Që në dekadën e gashtë të shekullit XX, kur nisi të botojë në periodikun tonë letrar dhe në të përditshmet “Rilindja”, “Flaka e vëllazërimit”. Ushtroi profesionin e gazetarit në revistat “Shkëndija”, dhe “Bujku”, madje ishte edhe kryeredaktor i “Shkëndisë”, “Bujkut” dhe “Pionierit”. Ushtroi edhe detyrën e drejtorit të ndërmarrjes së revistave “Rilindja”.



I përkisni një brezi të krijuesve që ishte produkt i një brezi paraprak të shkrimtarëve që me përkushtim punonin në entet dhe institucionet kulturore e letrare të asaj kohe. Çfarë mund të na thoni për atë kohë?

Jonuz Fetahaj: Është i saktë konstatimi se patëm fatin që bashkëjetuam dhe vepruam në një periudhë kur gërshetoheshin mendimet e dy brezave, i pari që ishte pikënisja e dalë nga Lufta e Dytë Botërore, e që bartte mbi vete një barrë të rëndë që nga zhdukja e analfabetizmit, krijimit të institucioneve, hartimit të teksteve dhe botimit të veprave të para, duke filluar nga Esad Mekuli, Anton Çetta, Enver Gjerqeku, Din Mehmeti, për të vazhduar pastaj me Azem Shkrelin, Rrahman Dedajn, Fahredin Gungën pastaj me brezin tim si Beqir Musliu, Teki Dervishi, Ymer Shkreli, Hasan Hasani, Agim Deva, Vehbi Kikaj. Ishte kohë kur bëmë hapat e parë nëpër faqet e revistave letrare, edhe pse të pakta për nga numri, por përmbajtësisht ishin në nivel, sepse kishte njëfarë rregulli dhe redakturë të mirëfilltë profesionale.


Ju kujtohet poezia e parë dhe vëllimi i parë?

Jonuz Fetahaj: Poezia e parë u botua në revistën letrare “Pionieri”, më 1963, ndërsa vëllimi i parë me poezi “Shtegtime” më 1970, në botim të “Rilindjes”“Kosova Sot”: Sa ju ka ndihmuar apo penguar profesioni i gazetarit në punën krijuese?

Jonuz Fetahaj: Nganjëherë profesioni i gazetarit e pengon mjaft punën krijuese, por nganjëherë e ushqejnë njëra-tjetrën, sepse e mban kondicionin e shkrimit në nivelin çfarë i duhet një krijuesi. Shpeshherë temat, frymëzimet dhe gjetjet e tjera i gjen nëpër mjedise ku as që e pret, por që i japin shtytje që krijuesi të thellohet në botën e njeriut të rëndomtë, i cili e bartë gjithë bagazhin e dhembjes, përvuajtjes, por herë-herë edhe të krenarisë dhe të mburrjes. Andaj, krijuesi gjithherë duhet të angazhohet që të shënjojë gjithë atë frymëmarrje që e hasë në mjedisin që e rrethon. Po nuk e preke temën dhe problemin deri në masën e duhur, pa dyshim se as krijimtaria qoftë ajo në prozë, poezi apo edhe në beletristikë nuk do ta marrë ngjyrimin artistikë dhe peshën e mirëfilltë letrare.

Si udhëheqës i revistave “Rilindja” keni qenë i burgosur për “padëgjueshmërinë” ndaj sistemit që ishte shtrirë përdhunshëm në gjitha sferat e jetës, e edhe në ndërmarrjen botuese gazetare “Rilindja”.

Jonuz Fetahaj: Ishte viti i “turbullirave” dhe i masave të dhunshme në tërë Kosovën. Nuk mbeti e paprekur edhe “Rilindja”. Pas ndalesës së saj aktiviteti vazhdoi në gjysmëilegalitet, por duke e parë se një dritare informimi duhej të ishte e hapur për lexuesin, nisi të dalë si e përditshme revista “Bujku”, e cila ishte pasuese e “Rilindjes”. Këtë gjë e vërejti pushteti i dhunshëm serb dhe në tetor më privoi nga liria bashkë me gazetarin Gani Bajrami, ndërsa ditë më parë ishte burgosur Xhemajl Rexhepi. Dënimin prej 60 ditësh e vuajta në burgjet e Prishtinës dhe Mitrovicës. Kjo ndodhi në fundvitin e vitit 1991.Kundër ndarjes së krijimtarisë për të rritur dhe për fëmijë

T’i kthehemi sërish temës: shkruani për fëmijë dhe të rritur. Keni botuar shumë vëllime në poezi dhe prozë. Ku e ndjeni veten më komod, në krijimtarinë për fëmijë apo për të rritur?

Jonuz Fetahaj: Hapat e parë i kam bërë në letërsinë për fëmijë. Por, vëllimin e parë e botova me poezi për të rritur. Mendoj se nuk duhet pasur ndarje të krijimtarisë për të rritur dhe për fëmijë.
Mendoj se kemi krijimtari e cila i dedikohet një moshe dhe varet prej shijes së lexuesit.
Unë e kam lëvruar poezinë, poemën, tregimin dhe novelën për të rritur dhe për më të vegjlit. Kujtoj se ato kanë lënë gjurmë në artin e shkrimit ndër ne.


Sa vëllime keni botuar deri më sot?

Jonuz Fetahaj: Mbi njëzet vëllime. Po veçoj disa: “Përtej ëndrrës”, “Lulja e hirit”, “Vezët e qyqes”, “Kohës i ranë dhëmbët”, “Sofikada”, “Gjyshi frajer”, “Zogiliri”, “I biri i Rozafës”,
“Nuk është jeta cimilil, “Lumi i pa gjumi”, etj.


Viti i kaluar ishte vit i suksesit tuaj. Keni botuar një numër të konsideruar vëllimesh?

Jonuz Fetahaj: Aktiviteti im letrar është në vazhdimësi. Por viti që e lamë pas, pa dyshim se shënon një produktivitet të mirëfilltë letrar, sepse botova vëllimet “Nuk është jeta cimilim” (për fëmijë), poemën “Mall i zbardhur” një poemë për të rritur kushtuar Preshevës, që për mua është një “Çamëri” e dytë, mandej “Vetmi e bukur” një përmbledhje me proza poetike,”Gjurmë në ferk”, një përmbledhje me tregime për të rritur si dhe dy kurora sonetike “Drita në shkamb” dhe “Udhëtimi i parë”.

Pse dy kurorat sonetike, “Drita në shkamb” dhe “Udhëtimi i parë”, i keni shkruar në gegërishte?

Jonuz Fetahaj: Kam dashur t’ua ruaj aktualitetin kohor të tyre, sepse janë shkruar plot dyzet vjet më herët. Pra, atëherë kur ende nuk ishte aprovuar norma letrare. Ndërsa shkrimet e tjera janë gjitha në gjuhë të njësuar.

Preokupimi krijues, pasqyrimi i fatit të njeriut tonë

Çfarë pasqyron arti juaj i shkrimit?

Jonuz Fetahaj: Kujtoj se gjithë preokupimi im si krijues, në radhë të parë, është që të pasqyroj fatin e njeriut tonë në kohë dhe hapësirë. Të lë gjurmë e të gjurmoj për gjithë atë që ka ikur e rrjedhur ndër kohë, por që ka mbetur gjithmonë si një ngjarje dhe vazhdimësi për t’u rikthyer si një kujtesë e thinjur për të na bërë esull se çdo njeri, e edhe krijuesi, duhet parë me dioptrinë e realitetit gjithë atë që ka kapërcye nëpër etapa të ndryshme kohore. Sepse: shkrimtari i përket kohës dhe ai duhet ta pasqyrojë atë në mënyrë sa më objektive.

 Sa lexohet sot?

Jonuz Fetahaj: Pak. Fare pak. Për të mos thënë aspak. Sepse në kohën e informatikës ”shija” për lexim, së paku kur bëjmë fjalë për mjedisin tonë, kujtoj se është në nivelin më të ulët. Dikur lexohej mjaft. Kishte interesim nga nxënësit, studentët, punëtorët e arsimit dhe shtresat e tjera. Sot, në këtë apati, askush nuk lexon. Kulturës dhe letërsisë i janë mbyllur të gjitha shtigjet. Nuk ka hapësirë as nëpër biblioteka shkollore, as në ato të qytetit. Me një fjalë institucionet tona shtetërore shumë pak i japin kujdes përhapjes së librit. Po drojë se ndoshta kjo në të ardhmen jo fort të largët do të na kthehet si bumerang. Se aty ku nuk depërton libri, shumë lehtë mund të hyjë droga, prostitucioni dhe gjithfarë ”marifetesh” të tjera që, dorën në zemër, gjithë shoqërisë do t’i kushtojë shumë shtrenjtë. Por atëherë është vonë. Preventiva duhet të jetë sot e jo nesër.


Çfarë mund të presim këtë vit?

Jonuz Fetahaj: Këtë vit në fazën finale është përmbledhja me tregime për fëmijë, një vëllim me prozën poetike ”Sizifit nuk ia di varrin”, përmbledhjet me poezi ”Shpalimi i dhembjes” dhe ”Gjeografia e lotit” si dhe një monografi për piktorin dhe krijuesin letrar Demir Behluli.(Isa Vatovci) 

NGA FËMIJËRIA DERI TE PJEKURIA (Ose rinjohje me një fëmijë dikur``...) Mund të quhen edhe akte dramatike


Në vend të eseut



Shkruan: Jonuz FETAHAJ

Edhe pse kanë kaluar gati-gati dy dekada që nga koha kur u takova me një fëmijë, kuptohet, në një kafene të qytetit pitoresk – Pejës, nën tymin e cigareve që tymoseshin për ta promovuar një libërth shumë simpatik të një fëmie – Ilirit (me domethënie të thellë) dhe të mbiemrit të tij - Muharremi (të marrë nga Orienti), por shumë domethënës, rastisëm të flasim, ne më të moshuarit edhe për atë kohë, por edhe për këtë kohë, sepse ky fëmijë i atëhershëm, pak më zevzek në fjalë dhe mendime, duke parë se segregacioni që ishte lëshuar nëpër shkollat tona, dhe jo vetëm art, porn ë gjitha poret e jetës, ku fjala barazi dhe ndjesi e mirëkuptim ishin larguar e fshirë nga fjalori ditor i veprimit dhe politikës së atëhershme, por, Iliri si Iliri, duke brymosur në vetvete një pezm dhe vrerë për kohën, nisi të shkruaj vargje nga më të ndryshmet, poezi nga më të gjeturat për t’i pagëzuar e emërtuar me një simbolikë të qëlluar “Djalli në qytetin tim”, pra, e kishte vërejtur se diçka e madhe po përgatitej, se djalli kishte hyrë pak e nga pak deri aty ku nuk duhej të hynte, deri në palcë, se kishte mbjellë frikë e tmerr, por djalli nuk e kishte zbuluar ende anatominë e mendimit poetik të Ilirit se një ditë edhe atij, pra djallit, do t’i përgatitetj një “befasi” , do të dëbohej nga ky qytet dhe nga e gjithë Kosova. E kjo ndodhi, jo një vit, por tri vite më vonë, në fund të shekullit të kaluar (1999), kur me gjitha përpjekjet dhe angazhimet tona dhe miqve tanë, u dëbua për të mos u kthyer kurrmë në këto anë… Ndoshta mjafton kaq për këtë poertret kornizë fillimi për Ilirin në këtë akt drame…
Dhe drama vazhdon: arrijmë deri te:
“Dera e fundit të çmendurisë”
Vazhdon pra, akti i rrëfimit dhe i simbolikës në kërkim të asaj që quhej metaforë dhe simbolikë e kohës.
Ilir Muharremi me përkushtimin e tij, të një adoloshenti e pas flakës dhe hirit, pas tymit e mjegullës, pas llavës së hienave që iu vërsulën Kosovës për ta zhbi e zhbërë çdo gjë mbi dhe ai krijoi brenda marginave të një libri tjetër poetik atë që quhet “Derë e fundit e çmendurisë” ku portretizoi me fjalë terrin e tmerrin që përjetoi soji i njeriut tonë...
E preku deri në palcë e më tepër anatominë e dhembjes dhe i dha fjalës e metaforës fuqinë e asaj që të shpërthejë deri në çmenduri, duke hapur jo një derë, por gjitha dyert për ta parë, për ta prekur, për ta përjetuar anatominë e çmendurisë... E më pastaj në udhtimin e tij letrar ai niset për ta takuar edhe:
“Van Gogu kosovar”
Dhe, në udhëtimin e tij krijues Ilir Muharremi duke ia shtuar adoleshencës së vetë nga një bagazh krijimi, arrin deri te drama e shtrimit të një teme sa aktuale për kohën, aq edhe interesante, të një Van Gogu kosovar që bredh e bënë atë që portretizohet si personazh me gjitha të bëmat me gjithë bagazhin dhe konfliktualitetin që bën për të dhënë porosinë se Van Gogut kosovar, është një hero krejt tjetër nga ai që e kemi dëgjuar nga fjalët dhe e kemi parë edhe në autoportretin e piktorit të madh me fmë botërore: Vang Gogut, i cili hyri si personazh dhe hero i mos harrimit për diçka të madhe, për dshurinë, ndoshta si simbol, por ndoshta edhe si metaforë për gjitha moshat e jetës nëpër kohë, arrin ta flijojë një pjesë të ekstremiteteve të trupit për të dëshmuar se dashuria dhe përkushtimi, ndoshta në një ekstazë të jetës mund të prekin edhe deri tek absurdi. Analizat për atë kohë edhe në këtë kohë vazhdojnë...
Pra, Van Gogu mbetet Van Gog edhe në hapësirën e dramës së Ilir Muharremit...
Dhe, jo vetëm kaq.
Kam edhe një fije kujtese për këtë djalosh, që paksa i pjekur, paksa kërkues dhe zhurmues, si student e këtej, të shkrijë personalitetin e tij pej krijuesi dhe aktori edhe në shiritin e celuloidit. Të shihet e vërehet duke realizuar rolin e një djaloshi, një beqari në filmin e Adem Mikullovcit “Martsa e bariut”, që të jep të kuptosh se artin nuk e ka si hobi, por si vokacion dhe pjesë të jetës...
Gjitha këto fjalë që u thanë, nuk mjaftojnë po qe se nuk themi se Ilir Muharremi edhe me dramat e fundit “Unë me veten” dhe drama e fundit “Kafeneja” pa dyshim se të marrin me vete personazhet e këtyre dy damave, secila në mënyrën e vet, sepse duke e vënë në lojë kohën dhe meditimin, nganjëherë me vetveten, arrin të realizojë një material që do të përjetësohet në dërrasat e teatrove tona.
Pra, tash kemi të bëjmë me një Ilir krejt tjetër. Jo një Ilir që di të bëj fiskulturë e sprinte djaloshare, por që i ka kaluar sfidat dhe është përpjekur që të kalojë rubikonin e vështirësive jetësore, për të arritur edhe deri te kualitetiti dhe pjekuria e tij si krijues, si estet, si eseist i cili nga dita në ditë, ose më mirë thënë, nga ora në orë po krijon individualitetin e vet si krijues, dhe jo vetëm krijues, por edhe si pedagog, duke përcjellë përvojën e vet edhe tek studentët dhe lexuesit.
Andaj, në fund duhet të themi se i gjithë portreti i këtij krijuesi, tash për tash nuk mund të kornizohet, sepse rrugët që ai po ndjek, përpjekjet që po bën, na bëjnë të shpresojmë se ai po ecën një rruge e cila ka ecejaket e saj, por Ilir Muharremi në këtë maratonë të vetën krijuese do të dijë ta realizojë me sukses.
Kaq mjafton të thuhet në një shkrim kartoline për një krijuesi të pjekur.

2016-12-01

O Moj Shqypni

Image result for harta e shqiperise


O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht da.



Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë.
Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.


Vaso Pash Shkodrani

Pse vallë Shqipëria kishte mbetë pa Flamur, pa shqiptar?!

Image result for flamuri shqiptar duke value

Pse vallë Shqipëria kishte mbetë pa Flamur, pa shqiptar?!
L e ti hajë Djalli Partitë politike !
O popull, medet kush po qeverisë - me ty!
Medet çfarë na ka gjetë!
Nuk pash shqiptar e asë Shqipëri !
Nuk pashë , Flamurin për festë, atë Kuq e Zi!
Kuku, oh e mjera -Nënë , Shqipëri ,
Kuku për Ty, kush ta qiti futen e Zisë?
Mos vallë është Edi Rama, Shkau ..., Greku i Zi!
Kuku, e mjera Shqipëri !

Flori Bruqi : Nëse kam ditur të guxoj



Flori Bruqi




Librin e autorit Flori Bruqi “Nëse kam ditur të guxoj” mund ta shkarkoni falas në sektorin „Literaturë“



ZIGMUND FROJDI DHE NDIKIMET E TIJ NË TEORITË SEKSUALE SI DHE NË LETËRSI

Frojdi u ulё kёmbёkryq dhe te tregimi “Mёsuesja e Pianos”, ku një grua në moshë të avancuar dashurohet marrëzisht me një adoleshent, të cilit i jepte mësime në piano, ose te novela “Hakmarrja e Penelopёs”, ku ndodhin perversitete të tilla seksuale, të cilat vajza Filomenë i percepton në mënyrë dramatike. I tillё ka qenё ndikimi i Frojdit në botkuptimin tim shkencor dhe nё veprat e mija.” Sa herё kujtoj të kaluarën, para syve mё del biblioteka modeste e tim eti. Tё shumtё ishin librat qё mbushnin raftet. Midis tyre “Tre contributi alla teoria sexsuale” i Zigmund Frojdit, shkruar nё vitin 1905, dhe botuar nё italisht nё vitin 1921. Im at e kishte blerё nё librarinё e Lumo Skendos.
E kisha tё vёshtirё ta kuptoja atё libёr, pasi jo vetëm njohuritё e mija nё gjuhёn italiane ishin nё hapat e para, por dhe e pamundur tё kapja thelbin e problemeve. Megjithatё ai hyri nё subkoshjencёn time pёr tё qёndruar nё pёrgjumje deri nё vitet e fakultetit. Por asnjё pedagog nuk merrte kurajon t’na sqaronte rrolin e madh qё luante Frojdi dhe psikoanaliza frojdiane nё zbulimin dhe mjekimin e njё sёrё sёmundjesh, qё lindnin nё thellёsi tё materjes trunore dhe qё manifestoheshin nё trajtёn e neurozave. Nga ana tjetёr, asgjё nuk mё pengonte tё kёrkoja e tё thelloja dijet e mija, por ishte e pamundur tё shtija nё dorё libra tё tij apo tё psikoanalistёve tё tjerё si Fromm, Serain, Morgan, Jung, Breuer, Maeder, Bahofen, Sharko, Niçe, etj. Frojdi nё kohёn e tij donte tё provonte se neurozat (dukuri qё çonin nё disekuilibёr individual) vinin nga ndrydhja e dёshirёs seksuale, sepse seksi ishte tabu, dhe sikundёr thotё Cvajgu “instiktet nuk lejojnё t’i shtypёsh dhe ёshtё e kotё tё supozosh sikur i shtyp. E shumta mund t’i ndrydhёsh duke i kaluar nga vetёdija nё pavetёdije. Por ato duke ju nёnshtruar kёsaj shmangje tё rrezikshme, grumbullohen nё thellёsi tё shpirtit dhe duke fermentuar vazhdimisht, krijojnё shqetёsim nervor, çrregullime dhe sёmundje.”Sa herё e kam takuar neurozёn histerike nё praktikёn mjekёsore.
I joshur nga Frojdi dhe teoritё e tija, duke e parё histerizmin si pengesё tё jashtme ose tё brendshme, si njё mangёsi nё plotёsimin e vёrtetё tё kёnaqёsive erotike, qё Silvia V. Finzi e konsideron patologji tipike femёrore, kёtё aspekt interesant tё jetёs e trajtova nё dy tregime. Njё fshatare nga rrethi L, rreth njёzetedy vjeçe, prej katёr vitesh e martuar, shfaqte shenja tё çuditshme. Ku e kishte bazёn ajo dukuri neurotike? Tek i shoqi, minatorё nё njё minierё kromi.
Ai vinte rradhё nё shtёpi, i lodhur sa nuk kishte fuqi tё qёndronte nё kёmbё dhe harronte qё gruaja e priste. Kёshtu nusja e re e gjeti rrugёn e zgjidhjes, manifestime e shenja neurotike, tipike pёr klinikёn e histerisё. Ajo mori kurajon, dhe ashtu sikundёr e pёrshkruan tradhёtinё e gruas Anton Çehovi te tregimi “Hakmarrja e njё gruaje”, iu dha mjekut, duke plotёsuar nevojёn fizike dhe kёnaqёsinё shpirtёrore.Rasti i dytё ishte njё grua nga Azia e Mesme, qё qёndronte mbyllur brenda katёr mureve tё apartamentit ku banonte. Ajo ishte e re nё moshё, ndёrsa i shoqi midis tё pesёdhjetave ose tё gjashtёdhjetave dhe nuk arrinte tё kuptonte se çfarё ajo donte, e i trembur kёrkonte ndihmёn e mjekut. Nё rastin e parё kishim tё bёnim me njё çift nё moshё deri tridhjetё vjeç, kur seksi bёhet çdo natë dhe çdo mëngjes; kurse nё rastin e dytё, gruaja ishte nё moshёn qё e kёrkonte bashkimin gjinor dy herё nё ditё, ndёrsa i shoqi qёndronte midis dy periudhave kohore, kur seksi bёhej sipas mundёsisё ose Zoti e di se kur. Kёtё aspekt tё jetёs nuk e kam pranuar si stimulim, por sikundёr thotё Frojdi “si sёmundje tё shpirtit, si mё interesanten, sepse ёshtё mё plastikja nga tё gjitha dhe dёshmon se krizat e kulmet e saja janё pasojё pёrmbysjesh tё brendёshme dhe duhet tё kenё shkaqe objektive”.Rasputini, fshatari nga Pokrovskoje nё Uralet e largёta, mё mbёrthente me forcёn e tij hipnotizuese.

Pjesë nga libri "Nëse kam ditur të guxoj"

http://www.sa-kra.ch/nesekamditurteguxoj.htm

Letër publike për Presidentin shqiptar zt.Bujar Nishani


From: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>

To: 
Liljanacerri@outlook.com

Liljana Çerri, zyrtare e Presidencës në Tiranë 


CC: EngjelKoliqi< ekoliqi@gmail.com>

Për zt.Bujar Nishani –Tiranë

I nderuari President shqiptar, Zt.Bujar Nishani




Nxitur nga shumë miq nga mbarë hapsirat shqiptare, famullitari i Stubllës së Kosovës,
Lartë mardhërija e Tij- Dom Albert Jakaj, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës Kulturore dhe Shkencore “Dom Mikel Tarabulluzi” në Stubëll, Republika e Kosovës ju është drejtuar juve Zt. Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani, me propozimin për ti dhënë Dekoratë kombëtare zt. Engjëll Koliqi,profesor nga Stublla,Republika e Kosovës.

Unë si studiues shkencor (autor i 40 librave  letrare,publicistike  dhe shkencore )mbështesë fuqishëm propozimin për dekorimin e Engjëll Koliqit, nga Presidenti shqiptar Bujar Nishani.

Zt.Engjëll Koliqi , është lindur më 10 nëntor të vitit 1956 në Stubëll të Karadakut(Kosovë), aty ku është vatra e parë e Shkollës Shqipe në Kosovë, për të cilën edhe ka hulumtuar , studjuar e shkruar.

Shkollen fillore e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën e mesme (gjimnazin shkencor-matematikor) e ka filuar në Viti, e ka vazhduar në Ferizaj dhe e ka mbaruar në Viti.

Ka frekuentuar Fakultetin Universitar të Shkencave të Edukimit dhe është diplomuar në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, ku ka fituar titullin akademik – profesor i pedagogjisë.

Plot 8 vjet ka dhënë mësim në shkollën fillore në vendlindjen e tij (Stubëll) e një vit shkollor ka qenë asistent–edukator edhe në Itali – në kolegjin e famullisë në Firmozë (Acquaformosa) të Kozencës, në Kalabri.

Nga regjimi pushtues-diktatorial i Beogradit, është dënuar për motive politike (vetëm për fjalë), me një vit burg (1978/1979), por pas nëntë muajsh është liruar.

I kualifikuar nga regjimi pushtues, si person i rrezikshëm kundër “sistemit socialist jugosllav”, i është hequr e drejta e mësimdhënies në shkollë, për plot gjashtë vjet (1978 – 1984).

I lodhur nga presionet permanente të atij regjimi, në mars të vitit 1990 ka qenë i detyruar të emigrojë në Itali, ku jeton ende dhe zhvillon veprimtari gazetarie, duke punuar për Radio Vatikanin, për Radiotelevizionin Shqiptar të Tiranës, për Radiotelevizionin e Maqedonisë të Shkupit, për Radiotelevizionin e Kosovës të Prishtinës dhe për radiotelevizione të ndryshme private në gjuhën shqipe.

Ka shkruar për të përditshmet kosovare “Rilindja”, “Bujku”, “Bota Sot”, “Lajm ekskluzive”, “Pavarësia-news” dhe të tjera.

Ka bashkëpunuar për vite të tëra e bashkëpunon edhe më me gazeta shqipe në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në diasporë (Koha Jonë, Panorama, Rilindja Demokratike, Gazeta 55,Agjencioni Floripress etj).

Nëpër revistat shqiptare, si dhe në diasporë ka botuar qindëra poezi në gjuhën amtare dhe italiane.

Gjatë luftës së Kosovë, ishte gjithnjë në radhët e para, në ndihmë popullit të vet, nga Italia.

Gati çdo ditë ishte i pranishëm në studiot televizive të RAI-t dhe të Mediaset-it, sikurse edhe duke folur përmes mikrofonëve të shumë radiostacioneve e duke shkruar në gazetat italiane: “Corriere della Sera”, “La Repubblica”, “Il Messaggero”, “Il Mattino”, “La Stampa”... duke njohur dhe sensibilizuar kështu opinionin italian me të vërtetën për Kosovën dhe për popullin e tij.

Mbas luftës në Kosovë, afër dy vjet ka punuar në IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionet), në Romë – në projektet për Kosovën dhe Shqipërinë.

Në vitin 2002 është transferuar nga Roma në Lecco, ku jeton me familjen e tij.

Në vitet e fundit ka filluar të shkruajë edhe italisht dhe bashkëpunon me revista të ndryshme kushtuar poezisë.

Ka marrë pjesë në dy konkurse letrare (në Livorno dhe në Kozencë) dhe poezitë e tij janë kualifikuar në finale. Në Konkursin e Dytë Ndërkombëtar “Autorët për Europën 2005” të Shtëpisë botuese “IBISKOS di A. Ulivieri”, nga 156 pjesëmarrës është kualifikuar në mesin e 20 finalistëve.

“Shekulli im quhet dashuri” është libri i tij i parë italisht dhe e sheh dritën e botimit si finalist.

Është pjesëmarrës në disa antologji poetike, të botuara në Tiranë dhe në Bukuresht.

Merret shumë edhe me organizimin e diasporës shqiptare në Itali. Gjatë këtij viti, kryesisht po vepron në Brazil, ku ka lobuar për Kosovën, deri te kreu i federatës - Presidenti i Brazilit - Lula.

Ka hapur dyert e bashkëpunimit në shumë fusha të jetës, në mes Brazilit dhe Kosovës.

Në Brazil tashmë është i njohur dhe shumë i kërkuar si shkrimtar e gazetar me një vizion të mrekullueshëm, që parasheh dhe këmbëngul ta realizojë ndryshimin e botës me dashuri!

Në tetor të vitit 2011, në Tiranë, nga Federata Ndërkombëtare e Paqes, është shpallur Ambasador i Paqes, kurse që nga fillimi i vitit 2014 është anëtar me të drejta të plota i Akademisë Europiane të Arteve, me seli në Paris.

Engjëll Koliqi ka ndërmarrur një hap shumë të guximshëm patriotik - historik: Ai mbas afër 23 vitesh ka lënë përfundimisht mërgimin dhe është kthyer në vendlindjen e tij, në Stubëll të Karadakut (komuna e Vitisë në Kosovë), ku që nga gjysma e janarit po ushtron detyrën e mësuesit, aty ku e ka lënë në mars 1990 (mësuesi i vjetër na është bërë mësues i ri).

Koliqi deri më tani ka botuar këta libra:

1. Il mio secolo si chiama amore (poezi italisht), IBISKOS, Empoli 2005.

2. Sentimento de luz (Ndjenjë drite) (poezi portugisht), PROTEXTO, Curitiba / Brazil 2007 .

3. Sentimento di luce (Ndjenjë drite) (poezi italisht), BOOPEN, Napoli 2008 .

4. Madre Teresa - um amor sem limites (Nënë Tereza - një dashuri e pakufishme), O LUTADOR, Belo Horizonte - Brazil, 2008 .

5. Să schimbăm lumea cu iubire (Ta ndërrojmë botën me dashuri) (poezi rumanisht), Botimet e  Revistës Albanezul , Bukuresht, 2009.

6. Ylli i Dardanisë rrezaton tokë e qiell (Nënë Terezës), RUGOVA ART Prishtinë, 2010.

7. Trokitje të heshtura (poezi), GLOBUS R, Tiranë, 2010 .

8. La stella di Dardania irradia terra e cielo (alla Madre Teresa), TRISAURO dhe ADMINISTRATA E KOMUNËS SË STRIGARIT (vendlindja e Serembes) Kalabri, 2010 .

9. Dr Ibrahim Rugova - arkitekt i Dardanisë së Re - Republika e Kosovës, RUGOVA ART Prishtinë, 2011 .

10.Për një jetë më të mirë (ese, reportazhe dhe...), BOTIMET ADA Tiranë, 2011
.
11.Nën kurorën e lisit plak (poezi), RUGOVA ART Prishtinë, 2011.

12.Njëqind lule për Nënën (vëllim poetik kushtuar Shqipërisë, në 100 Vjetorin e Pavarësisë), BOTIMET VLLAMASI Tiranë, 2012 .

13. Miku i Madh i shqiptarëve, i Lumturuari (Shenjti) Papë Gjon Pali II, Botimet "Rugova Art" dhe "Drita" Prishtinë, 2013.

Engjëll Koliqi ka edhe disa libra në dorëshkrim dhe vazhdimisht po mbledh shkrimet e tij nëpër vite, për t'i mbarështruar në libra të rinj.

Së shpejti do të dalë me romanin e parë, me shkrepëtima humoristiko-satirike, por edhe me botime shkencore, sidomos nga historia e arsimit shqip. Shkruan edhe për fëmijë.


Me respekt ,

Flori Bruqi, Studiues letrar, shkrimtar nga Prishtina

(Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Sh.B.A)


Në Prishtinë,01.12.,2016