Flori Bruqi
Librin e autorit Flori Bruqi “Nëse kam ditur të guxoj” mund ta shkarkoni falas në sektorin „Literaturë“
ZIGMUND FROJDI DHE NDIKIMET E TIJ NË TEORITË SEKSUALE SI DHE NË LETËRSI
E kisha tё vёshtirё ta kuptoja atё libёr, pasi jo vetëm njohuritё e mija nё gjuhёn italiane ishin nё hapat e para, por dhe e pamundur tё kapja thelbin e problemeve. Megjithatё ai hyri nё subkoshjencёn time pёr tё qёndruar nё pёrgjumje deri nё vitet e fakultetit. Por asnjё pedagog nuk merrte kurajon t’na sqaronte rrolin e madh qё luante Frojdi dhe psikoanaliza frojdiane nё zbulimin dhe mjekimin e njё sёrё sёmundjesh, qё lindnin nё thellёsi tё materjes trunore dhe qё manifestoheshin nё trajtёn e neurozave. Nga ana tjetёr, asgjё nuk mё pengonte tё kёrkoja e tё thelloja dijet e mija, por ishte e pamundur tё shtija nё dorё libra tё tij apo tё psikoanalistёve tё tjerё si Fromm, Serain, Morgan, Jung, Breuer, Maeder, Bahofen, Sharko, Niçe, etj. Frojdi nё kohёn e tij donte tё provonte se neurozat (dukuri qё çonin nё disekuilibёr individual) vinin nga ndrydhja e dёshirёs seksuale, sepse seksi ishte tabu, dhe sikundёr thotё Cvajgu “instiktet nuk lejojnё t’i shtypёsh dhe ёshtё e kotё tё supozosh sikur i shtyp. E shumta mund t’i ndrydhёsh duke i kaluar nga vetёdija nё pavetёdije. Por ato duke ju nёnshtruar kёsaj shmangje tё rrezikshme, grumbullohen nё thellёsi tё shpirtit dhe duke fermentuar vazhdimisht, krijojnё shqetёsim nervor, çrregullime dhe sёmundje.”Sa herё e kam takuar neurozёn histerike nё praktikёn mjekёsore.
I joshur nga Frojdi dhe teoritё e tija, duke e parё histerizmin si pengesё tё jashtme ose tё brendshme, si njё mangёsi nё plotёsimin e vёrtetё tё kёnaqёsive erotike, qё Silvia V. Finzi e konsideron patologji tipike femёrore, kёtё aspekt interesant tё jetёs e trajtova nё dy tregime. Njё fshatare nga rrethi L, rreth njёzetedy vjeçe, prej katёr vitesh e martuar, shfaqte shenja tё çuditshme. Ku e kishte bazёn ajo dukuri neurotike? Tek i shoqi, minatorё nё njё minierё kromi.
Ai vinte rradhё nё shtёpi, i lodhur sa nuk kishte fuqi tё qёndronte nё kёmbё dhe harronte qё gruaja e priste. Kёshtu nusja e re e gjeti rrugёn e zgjidhjes, manifestime e shenja neurotike, tipike pёr klinikёn e histerisё. Ajo mori kurajon, dhe ashtu sikundёr e pёrshkruan tradhёtinё e gruas Anton Çehovi te tregimi “Hakmarrja e njё gruaje”, iu dha mjekut, duke plotёsuar nevojёn fizike dhe kёnaqёsinё shpirtёrore.Rasti i dytё ishte njё grua nga Azia e Mesme, qё qёndronte mbyllur brenda katёr mureve tё apartamentit ku banonte. Ajo ishte e re nё moshё, ndёrsa i shoqi midis tё pesёdhjetave ose tё gjashtёdhjetave dhe nuk arrinte tё kuptonte se çfarё ajo donte, e i trembur kёrkonte ndihmёn e mjekut. Nё rastin e parё kishim tё bёnim me njё çift nё moshё deri tridhjetё vjeç, kur seksi bёhet çdo natë dhe çdo mëngjes; kurse nё rastin e dytё, gruaja ishte nё moshёn qё e kёrkonte bashkimin gjinor dy herё nё ditё, ndёrsa i shoqi qёndronte midis dy periudhave kohore, kur seksi bёhej sipas mundёsisё ose Zoti e di se kur. Kёtё aspekt tё jetёs nuk e kam pranuar si stimulim, por sikundёr thotё Frojdi “si sёmundje tё shpirtit, si mё interesanten, sepse ёshtё mё plastikja nga tё gjitha dhe dёshmon se krizat e kulmet e saja janё pasojё pёrmbysjesh tё brendёshme dhe duhet tё kenё shkaqe objektive”.Rasputini, fshatari nga Pokrovskoje nё Uralet e largёta, mё mbёrthente me forcёn e tij hipnotizuese.
Pjesë nga libri "Nëse kam ditur të guxoj"
http://www.sa-kra.ch/nesekamditurteguxoj.htm