Hipotezat mbi origjinën e zhurmës janë të ndryshme: se pari është se ajo shkaktohet nga një shoqëri minerare që bën kërkime hidrolokatore. Megjithatë, e vetmja kompani që ka pasur interesa në këtë fushë, prej vitesh nuk ndodhet më aty dhe mohon që të ketë lidhje me zhurmën. Hipoteza tjetër është ajo e ambientalistëve, që për të eliminuar peshkun ka vënë objekte që janë në gjendje të çlirojnë sinjale akustike për të trembur peshkatarët: edhe në këtë rast organizata më e madhe ambientaliste në Kanada mohon përfshirjen e saj dhe gjëja më e pabesueshme është se askush prej banorëve, nuk ka parë anije të dyshimta që lundrojnë në ato dete.
Kështu Kanadaja mendoi që t’i drejtohej ushtrisë, që ka shkuar për të hetuar prejardhjen e kësaj zhurme misterioze. U nis me anijet e saj, për të kuptuar origjinën e zhurmës, por ndërkohë që ishte atje, ushtria nuk e dëgjoi kurrë atë, përveç se gjeti disa balena. Fakti që nuk dëgjoi asnjë zhurmë, ushtria zyrtarisht deklaroi se ka vendosur që të tërhiqet dhe të mos kryejë hetime të tjera. Misteri mbetet: dikush mendon për projekte sekrete, dikush tjetër për koncesione të veçanta, por fakti është se askush nuk e di origjinën e zhurmës natyrale. Shpresa e tyre është se po të njohin problemin, do ta kenë më të lehtë që të gjejnë përgjegjësit dhe se do të ndalen së bëri atë që po bëjnë. Ndërkohë, mungesa e peshkatarëve në det po i vë në një provë të vështirë banorët e rajonit të Nunavut.
S.Muça
No comments:
Post a Comment