Përveç shtypit nga Kosova që vjen jo rregullisht në Preshevë dhe ate me vonesë, në disa qoshqe prapa stacionit të autobusëve shitet shtypi i përditshëm serb.
Mafak Aliu, shitës në një nga kiosqet e Preshevës ka deklaruar për Titulli.com se shtypi serb vjen me kohë në orën 8 të mëngjesit dhe se ka lexuesit e rregullt të kësaj kategorie.
“E blejnë intelektualët dhe çka është më me rëndësi vjen me kohë, që nga ora 8.00 e mëngjesit dhe janë të gjitha llojet e gazetave. Edhe çmimi është i arsyeshëm, fillon nga 25 dinarë e më e shtrenjta është 40 dinarë”, deklaroi Aliu.
Sipas tij gazeta më e shitur ditore është gazeta “Blic” e Beogradit.
Një lexues i rregullt i gazetës “Blic” në gjuhën serbe që deshi të mbetet anonim për lexuesit B.A nga Presheva thotë se ai e blen çdo ditë për të mësuar rreth ngjarjeve aktuale në vend.
“Shtypi nga Kosova nuk është i sigurt që vjen, dhe se shitet vetëm në qoshkun kryesor në qendër dhe të dielën mungon, pra nuk vjen fare dhe kështu e marrë çdo ditë “Blicin”, theksoi lexuesi me inicialet B.A.
Sipas gazetashitësve shtypi i përditshëm mbetet akoma interesim vetëm i gjeneratës së vjetër sepse mosha e re përdor teknologjinë bashkëkohore dhe me shumë shfletohen mediat online që janë më pakë të kushtueshme
No comments:
Post a Comment