Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë: “Odgovor na knjigu: Noell Mallkollm, Kosovo, kratka istorija”. (“Përgjigje ndaj librit të Noel Malkolmit, ‘Kosova, histori e shkurtër’”), Beograd, f. 189.
Prof. dr. Hakif Bajrami
Vitet 1941-1999 janë objektivizuar me shkrime të dokumentuara nga historianët shqiptarë sa i takon pozitës së tyre nën regjimin gjakatar titist-millosheviqist 1945-1999. Ekemçiqi dhe ekipi i tij nuk ndalen ta objektvizojnë faktin pse shqiptarët në Shqipëri quheshin zyrtarisht “allbanci”, ndërsa këta në Shqipërinë kontinentale nën robërinë jugosllave quheshin “shiptari” (në shumë vende ‘Shiftari’). Dhe për zbulim të së vërtetës, u paska faj Akademik Ali Hadri dhe doktorantët e tij Liman Rushiti dhe Hakif Bajrami. Brengoset Gjorgje Borozan pse një studim i imi (H. B.) po qarkulluaka nëpër internet. Po pse nuk e lexojnë studimin e popëve dhe të kolegëve të tyre shovinistë dhe rrenacakë fillim e mbarim: “Zaduzhbine Kosova”, Beograd, 1989, në 1200 faqe, ku rrena dhe oligarkia e rrenës vlon pa vaj në akull. Dilni akademikë serbë dhe shpifni, por më nuk u shiten rrenat mesjetare. Nuk ju shitet më propaganda e popit Nikollaj Velimiroviqit, kur deklaronte më 1935 se “çka po bën sot Hitleri me hebrenjtë, ka bërë Shën Sava në mesjetë me joserbët”. E joserbët në Dardani ishin shqiptarët vendës, për të cilët Sava kishte këtë kriter shtetëror dhe kishtar: “Nëse ndonjë arbanas ose vlleh vetëm deklaron se kullosa ose toka ka qenë e tij do të dënohet 500 copë dele” (lexojeni Jireçekun, Istorija srba, 1981, nuk po jua them faqen sepse duhet të lodheni e të lexoni bizari të tjera!). Ja edhe një. Në Kodin e Dushanit tekstualisht thuhet se joserbët “nuk guxojnë të flasin në familje dhe rrugë gjuhën e tyre”. Nuk i thonë këtij qëndrimi parafashizëm. Por, vakuumi le të mbetët plot tragjedi për kombin tim dhe po dal më 1945 kur Tito-Rankoviq-Gjillas e vendosën diktaturën ushtarake në Kosovë, më 8 shkurt 1945, në origjinal shkruan se: “shqiptarët nuk guxojnë të falsin shqip në vendet publike”. A nuk ishin këta monstrum nuspordukt i Savës mesjetar?! Kështu thuhet edhe për hungarezët në Vojvodinë, të cilët u shfarosen sepse i denominuan për nacistë, kurse neve për “shiftari”. Ja kjo është nacionalçlirimtarja antifashiste për Shqiptarët nën robërinë jugosllave.
Zemërohet ekipi i Ekemçiqit edhe për faktin se kur u riaktualizua çështja e planprogrameve të historisë më 1981-1986, që nuk kemi lejuar të shkohet kah shkrimi i historisë së njësuar(unike) jugosllave. E vërteta: po këtij Ekemçiqit dhe bandës së tij ia kam thënë me 1982 në Beograd: “Histori të përbashkët ballkanike, evropiane, pra edhe shtetërore mund të kemi. Por histori të njësuar (unike) pansllavo-shqiptare, kurrën e kurrës, pa vdekur të gjithë shqiptarë, jo, jo. Ne nuk jemi sllavë, ne jemi shqiptarë”. Më keni akuzuar se në librin “PKJ në Kosovë 1919-11941”, Prishtinë 1983 f. 238, “kam kërkuar Republikë”. Asgjë nuk kam trilluar përpos që e kam cituar publikimin : “Istorijski Arhiv KPJ, tom II, Kongresi i zemaljske konferencije KPJ 1919-1937, Beograd 1949. f. 163, ku tekstualisht më 1928 thuhet: “Partija izjavljuje solidarnost revolucionarnih radnika i seljaka ostalih nacija Jugoslavije, a pre svega Srbije, s albanskim nacionalno-revolucionarnim pokretom u licu Kosovskog Komiteta i poziva radniçku klasu da svestrano pomazhe borbu raskomadanog i ugnjetanog albanskog naroda za NEZAVISNU i UJEDINJENU ALBANIJU”. Më keni akuzuar se kam kërkuar që për Kosovën të realizohet ajo që është vendos në Konferencën e V të PKJ-së në Zagreb, në tetor 1940, në të cilën mbështetet Dushan Llukaç, Radniçki pokret u Jugosllviji i nacionalno pitanje 1918-1941, Beograd 1972, f. 367/8. Kur një shkencëtar në Beograd guxon ta citojë se në Konferencën e V të PKJ është kërkuar që Kosova të ndërtohet në të ardhmen si Republikë punëtore-fshatare, e tipit sovjetik, kur Kosova aty lidhet drejtpërdrejtë me KQ PKJ, sikurse njësitet tjera krahinore, atëherë pse unë nuk guxojë ta citojë atë dokument. Sa kritere janë këtu në këtë shtet “ku lulëzon barazia” (e thënë më 1984)? “, “po meri nacionalne pripadnosti”?! Ishte kjo një politikë raciste serbe (jugosllave), antishqiptare në çdo nivel. Dhe, kur prokurorit në Prishtinë, tek i cili me keni akuzuar Ekmeçiqa ia përplasa faktet e Partisë (PKJ) në tavolinë, ai (N. Burgideva) vetëm u ndal dhe tha: “Të lumtë për guximin, do të jesh formalisht në bllokun privat nën hetime”! Ja të tillë jeni ju historianët serbë, të shkollës së Panta Sreçkoviqit, Vasa Qubrilloviqit, Millorad Ekemçiqit e kompani. Dhe kur nuk mundët me fakte, ta sajoni “historinë” e juaj të rrenave, e keni përdorë UDB-në dhe çdo mjet tjetër, për të na likuiduar. Kur e humbët çdo të “drejtë”, në kulmim e kampanjës suaj çetnike-komuniste kundër shqiptarëve, që e kërkonit ju në Simpozium (çetnik-komunist) më 15 maj 1985 në Beograd, humbjen katastrofale para argumenteve tona, para faktorit shkencor ndërkombëtar, humbjen e shndërruat në zejtarinë e juaj, na sulmuat në pikë të natës (3 ora) me polici, si banues legal në Hotelin “Ekzelcior”. Turp për tërë inteligjencën serbe. Ju nuk jeni njerëz, shkencëtarë serbë si në orkestër politikanët i këshilloni vetëm në luftëra gjakësore, ju dhe popët e juaj nuk ngiheni aromë gjaku kundër të gjithë fqinjëve, kurrë. A turpëroheni tash kur vetëm për juve është themeluar Tribunali i Hagës dhe aty dergjen politikanët e juaj, që kanë vrarë fëmijë me nënat ngryk, kanë vrarë pleqë e plaka, gra shtatzëna, për ta kënaq sadizmin e juaj që e keni mbjellë nga Akademia e deri në foshnjore, nga kisha e deri në Parlament dhe parti e qeveri marionete. Aty, në Sheveningen e la fryma hitleriane kasapin e juaj i quajtur S. Millosheviq, të cilin e fetishizonit. Ju kujtohet kur Ivan Stambolliqi iu drejtua juve, kompani e Ekmeçiqit, Kresiqit, Qosiqit, Macurës e kompanisë: “Hakif Bajrami vama je drzhio leksije o objektivnoj istoriji” më 15 maj 1985. Historianë serbë, vetëm kur të kthjelloheni dhe ta leni këtë zejtari të qelbur shoviniste, populli i juaj do të jetë i lumtur sikurse popujt tjerë evropianë. Nuk ju ka fare faj Noel Malkolmi, e as historianët shqiptarë, pse jeni të ngarkuar me ideologji fashiste, e cila u është shndërruar në religjion. Shikoni si silleni në sport. Shikoni se çfarë fjalori ka përdorë rinia juaj në Beograd kundër Kombëtares Shqiptare më 2015. Brengosëse është ardhmëria e juaj me këtë rini profashiste që po dëshmon vet se është e degjeneruar në shovinizëm. Droni shqiptar, ka dalë në skenë 23 minuta më vonë se sa publiku i juaj në kontinuitet kërkonte: “Vrani shqiptarët…”. Reaguat ju për këtë akt bizar fashist. Jo, ju doni t’i likuidoni shqiptarët, “jo nëpër etapa, por përnjëherë”. Këtë e propagandon kisha juaj e “popullit qiellor”, që e ka profesion rrenën. Zbritni në tokë ore njerëz të dehur në rrena dhe megalomani mesjetare. Turp, turpi dhe ksenofobia ua ka mbështjellë trurin me rrenat mesjetare dhe po kujtoni se jeni në favor të kohës së kryqëzatave. O tempora, o mores!
Ekemçiqit dhe kompanisë ia paskan prishë qetësinë duke shkruar referate fashiste, kundër librit të Noel Malkolmit, më 24 mars 1999 avionët e NATO-s. ‘Gjynah’ (mëkat). Po qetësia e shqiptarëve për njëzetë vjet 1981-1999 nga bombat, avionët dhe diktatura ushtarake serbe e vendosur për tetë herë, gjatë kësaj kohe në Kosovë, kanë pas ndonjë kthesë e të ngritën historianët serb e të thonë: “Ngadalë pushtetarë, edhe këta ‘shiftarët’ janë njerëz dhe nuk duhet t’i lajnë ma muret e burgjeve dhe korridoret e UDB-ve me gjakun e tyre. Mjaftë është”. Jo, Ekmeçiqa nuk e keni bërë asnjë analizë të këtillë dhe i turreni një anglezi (Noel Malkolmit), pse e ka thënë të vërtetën, pse është thirr në shkrimet e historianëve shqiptarë. Turp, për një Akademi, së cilës i vjen era temjan, aromë kancerogjene të mbjellë urrejtje me të gjithë fqinjët. Atij institucioni i vjen era shovinizëm fashist qe dy shekuj. Aty burojnë projektet dhe planet ogurzeza, erërat erozive të moralit tuaj të mykur, nxitjet terroriste me u vra në mes veti, së pari dhe me i vra të tjetër pastaj, vetëm pse nuk mendojnë si ju, vetëm pse nuk janë te fesë, politikës-ideologjisë dhe kombit si ju. Ekemeçiqa, si i keni vrarë: Zoran Sokolloviqin, që ishte një kriminel, Zhivorad Igiçin që nuk ka lërë gjë të zezë pa bërë në Kosovë, Zoran Gjingjiqin në qendër të Beogradit. Arkivat sekrete ju presin. Shkolla e juaj e vrasjeve dhe helmimeve duhet të zbulohet nga ata që i posedojnë dokumentet. Vetëm kur të dihen rrenat dhe intrigat e juaja, populli u juaj do të jetë i lirë dhe sovran. Me juve, me shkollën e Panta Sreçkoviqit, gjithmonë do të jeni humbës. Për këtë mizori shekullore nuk ju ka faj Noel Malkolmi, as shkolla e Akademik Ali Hadrit. Vet i keni filluar luftërat, vet do të digjeni në to. Fatkeqësi edhe për juve edhe për neve që ju kemi fqinjë bukë përmbysës.
Ekemçiqi dhe ekipi i tij harrojnë të thonë se sa janë sot në Serbi: vlleh, malazezë, boshnjakë, hungarezë, rumunë, bullgarë, ciganë, shqiptarë, pas 4 korrikut 1992, kur Badinteri deklaroi se Jugosllavi ma nuk ka. Po, keni mbet nja 4 500 000 serbë (ose zhuplanë si ju quan literatura e fqinjëve të juaj perëndimor dhe lindor). Kah të doni serbë kthehuni, ju jeni ngatërrestarët kryesorë në Ballkan. Dhe çdo e keqe që ndodhë në Evropë, ka nxënë shtat e po quhet “ballkanizëm”, me fajin e juaj shovinist, ekstrem dhe mosdurues të ndikuar nga kisha, politika dhe shteti në këmbë të qelqta në çdo kohë. Prodhuesit e librave shqip, nuk e kanë asnjë pëllëmbë toke të huaj nën shqyrtim. Do të shkruajmë vetëm t’i shporrim prangat, kuptohet me luftë të drejtë që e bëri UÇK-ja, tjetër asgjë nuk kemi çfarë të humbim, përpos robërinë.
No comments:
Post a Comment