Rreziku nga mbërritja e virusit të Gripit të Shpendëve në vendin tonë dhe masat paraprake që duhen ndërmarrë, ka detyruar sot zëvendësministrin e Bujqësisë, Roni Telegrafi dhe Drejtuesit e Shërbimit Veterinar dhe Sigurisë Ushqimore, që të mbledhin përfaqësuesit e stabilimenteve të rritjes së shpendëve.
Zëvendësministri i Bujqësisë , Roni Telegrafi
Zëvendësministri i Bujqësisë , Roni Telegrafi bëri një rezyme të shkurtër së situatës së përhapjes së këtij virusi në Evropë dhe që nuk është shumë larg vendit tonë.
“Të gjithë e dimë, ne dhe ju, që jemi të rrezikuar. Interesi është maksimal, i joni dhe juaj, për të marrë masa, me qëllim që, nëse ky virus vjen edhe në vendin tonë, dëmet të jenë sa më të pakta në industrinë tuaj, por që njerëzit të mos preken në asnjë mënyrë”, tha Telegrafi.
Flamur Laze
Nga ana e tyre, Flamur Laze, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Bujqësore dhe Edi Fero, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Veterinar theksuan se, rreziku është serioz, për shkak të përhapjes së këtij vitusi nga shpendët shtegtar. “Për shkak të stinës, jemi vend potencial i ardhjes së virusit nga vendet e prekura, sepse siç e dimë, kjo është periudhë e migrimit të shpendëve të egër drejt lagunave tona”, iu tha Fero Shoqatës së Pularive, sipas të cilit, “ju të gjithë e dini se sa shumë dëme shkakton ky virus”.
Edi Fero
“Ajo çfarë është pozitive, është fakti që, ky virus nuk është i panjohur për ju, por është hera e dytë që vjen, ndryshe nga sëmundja e gjedhit (LSD) e cila u shfaq për herë të parë. Pra, ju të gjithë i dini masat që duhet të merrni, por në këtë situatë, duhet të dhjetëfishoni gatishmërinë e punën tuaj për parandalimin e saj dhe të përhapjes, pasi e godet fort sektorin tuaj. Kjo na godet edhe ne si ministri, por konsumatori shqiptar, me punën e të gjithë ne, nuk duhet të preket në asnjë mënyrë. Ndaj duhen shumëfishuar, në mënyrë urgjente, masat për biosigurinë”, theksoi Fero.Më pas, ai iu kërkoi industrialistëve të shpendëve, që çdo drejtues teknik i kompanive të tyre duhet të jetë në gatishmëri dhe çdo makinë transporti, duhet të jenë të gjëndje të mirë, të kontrollohet kur hyn e del dhe të gjitha rregullat e transportit duhet të zbatojnë rregullat.
Nga ana e tyre, sipërmarrësit, duke garantuar angazhimin maksimal, kërkuan që në këtë situatë të monitorohen edhe shpendët e gjalla që vijnë nga importi, me qëllim parandalimin e ardhjes së virusit.
********
Nga Floripress:
Ç’eshte Gripi i Shpendeve
Gripi i shpendëve eshte sëmundje ngjitëse, e shkaktuar nga virusi u tipit A (H5N1).Gripi i shpendëve dallon nga gripi i zakonshëm vetëm për nga intensiteti më i madh i simptomave.
-Periudha e inkubacionit: Eshte 1-4 dite, zakonisht 3-7 dite.

-Burimi i semundjes: Shpendet pulat, patat, bibat, thellenzat, lejleket, derrat.
-A eshte i lehte per tu perhapur ky lloj virusi: Deri më tani janë regjistruar më shumë se 100 raste te njerëzit.Ky është numër i vogël në krahasim me numrin e madh të zogjëve të prekur.
-Si bartet gripi i shpendeve tek njerezit: Gripi i shpendeve perhapet prej shpendeve te semura, tek njeriu , permes kontaktit direkt apo indirekt. Ju mund te semureni nese keni kontakt me shpendet e semura (manipulimi me duar, rjepja, puna ne ferme,etj). Nese struktura gjenetike e virusit nderron (peson mutacion gjenetik) atehere perhapja e gripit behet permes ajrit prej nje personi ne tjetrin me nje shpejtesi te madhe.
-Cfare mund te bej une ne qoftese dalloj disa simptoma ne organizmin tim : Te shumë njerëz shfaqen infeksione te rrugeve te frymemarrjes, përditë dhe besueshmëria që simptomat tuaja te jene te gripit shpendeve eshte shume e vogel.Por nese keni ndonje nga simptomat e lartepermendura,duhet te kerkoni keshillat e mjekut menjeher.Por mbani mend se simptomat tuaja ka shume pak gjasa qe te jene te shkaktuara nga gripi i shpendeve.
-Kush eshte grupi me i rrezikuar: Te gjithe ata qe jane te kontakt me shpendet e infektuara, por me se shumti femijet, per shkak te kontaktit te mundshem me shpendet dhe jashteqitjet e tyre.
-Diagnostikimi i semundjes: Ne rastet e para te dyshimta te semundejes duhet te behen testet laboratorike per identifikimin e virusit te gripit te shpendeve H5N1.Ne rast te epidemise/pandemise mjeket mund te diagnostikojne semundejn baze te shenjave dhe simptomave klinike.
A jemi te sigurt ne qoftese konsumojme mishin dhe vezet: Po. por të gjitha ushqimet nga shpendët shtepiake duke i llogaritur edhe vezët duhet të zihen mire në temperaturë mbi 70 C.KJo temperaturë e shkaterron virusin.

Disa keshilla se si duhet ta pergatisim ushqimin: Ndajeni mishin e pazier prej ushimit te zier apo te gatshem per ngrenie per te shmangur kontaminimin: Te mos perdoret thika e njejte. Mos i perdor te dy llojet e mishit, atij te gjalle, dhe atij të zier, pa pastruar duart ndermjet perdorimit te tyre dhe mos e hidh mishin e zier ne enen apo siperfaqen ne te cilen ka qene para zierjes.
Mos përdor vezët e gjalla apo gjysmë të ziera ne pergaditjen e ushqimit,i cili nuk do të piqet apo zihet. Pas manipulimit me shpendet e semura dhe produkteve te tyre,lani duart me sapun, siperfaqet dhe enët që kanë qenë në kontakt me mishin e gjallë. Zjeni mirë mishin e shpendëve në temperaturë mbi 70*C.
No comments:
Post a Comment